• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MADAM SECRETARY AND THE ALBANIAN MADELEINE

March 28, 2022 by s p

By Rafaela Prifti/

– She was a trailblazer in her service to this country not in spite of her non-American origin but because of it. Madeleine Albright’s figure is projected as an example of what can be achieved in America. Yet her achievements speak more to the purpose she chose to assign to her life as a citizen and woman in the free world than the promise of opportunities. 

– Albright’s larger than life figure stands as a role model and an inspiration for Albanians, who have embraced her humanity wholeheartedly.

Madeleine Albright, who made history as the first woman to be Secretary of State, has died at 84. 

In 1997, she was the highest-ranking woman in the history of US government which made her fourth in line to the presidency. Like two of her predecessors Henry Kissinger and Zbigniew Brzezinski she would not have been able to fill the role, not being a natural born US citizen as defined in the Constitution. Yes, she had been a refugee of war. Born in Prague in 1937, Albright fled to London with her family after the Nazis invasion of Czechoslovakia in 1939. She came to the US in 1948. She was raised Catholic and only decades later discovered her parents were Jewish and a few of her family members were murdered in the Holocaust.

In light of her bio, Madeleine Albright’s figure is projected as an example of what can be achieved in America. Yet her achievements speak more to the purpose she chose to assign to her life as a citizen and woman in the free world than the offering of opportunities. 

In the early 90s when she first served as President Clinton’s Ambassador to the United Nations prior to being the top diplomat of his administration, the dominant foreign policy themes were the aftermath of the collapse of the Soviet Union, including the wars in the former Yugoslavia, the quest for peace between Israel and the Palestinians and the rise of fundamentalist Islam in the years before 9/11.

There is no doubt that Kosovo war is part of Albright’s legacy as a diplomat and politician, with deep implications for the US foreign policy as well as the military alliances particularly NATO. The current and future dynamics of the alliance are dominant topics in view of the month-long Russia’s invasion of Ukraine. President Biden resonated that moment in his tribute to Albright: “As the world redefined itself in the wake of the cold war, we were partners and friends working to welcome newly liberated democracies into NATO and confront the horrors of genocide in the Balkans.”  

In the grip of a brutal war raged by a sadistic nationalist like then-Serbia’s President Milosevic, Kosovo’s Albanian population, and perhaps many a-oppressed people, saw in Albright the promise of a free and better future. Madam Secretary of State Albright projected the hope they needed to stand their ground and by her own example encouraged them to dream. It is why Albanians say with certainty that they feel that she understood them. 

In 2000, she was the first senior US figure to meet the Russian leader in Moscow. She recalled her impressions of Vladimir Putin in a New York Times column where she laid out an accurate assessment of the events that unfolded afterwards. 

As Kremlin was amassing Russian troops at the border, she said in a recent interview that if Putin ordered an invasion of Ukraine, he would make a historic mistake. 

Albanians have experienced the cost of a previous mistake by then-Serbian ruler, Slobodan Milosevic and its military forces. The Albanian population had suffered the high costs of an inhumane war in terms of lost human lives, expulsions, refugees, internal displacement, property destruction and more. 

There is particular resonance with the over-twenty-years-ago war that ravaged Kosovo and was fueled by the dangerous ideology of a strongman backed by Russia. In her salute to Albright, Hillary Clinton, a successor as secretary of state, echoed the impact of Albright’s work in that particular context: “So many people around the world are alive and living better lives because of her service.” 

The very present threat of authoritarianism is the subject of Albright’s last book: Fascism – A Warning. In it, she writes “Democracy is not the easiest form of government.” “It does require attention and participation and carrying out the social contract. And it doesn’t deliver immediately. What we have to learn is how to get democracy to deliver because people want to vote and eat.”

Recalling the years-long campaign of the Pan-Albanian Federation of America Vatra in support of the US efforts to liberate Kosova, former Vatra Chairman Dr. Gjon Bucaj said that Alright was a gifted diplomat for the US foreign policy, while simultaneously being a beacon of hope for all of us.” He commented that her background made her unique and uniquely human. “Albanians will always appreciate Madeleine Albright as their biggest advocate for freedom and democracy,” said Dr. Bucaj. 

My longtime interpreter colleague Mirlinda Angoni and I have had the opportunity to see Secretary Albright’s diplomacy in action at a conferences focusing on developing a strategy for Kosovo hosted by the US State Department. 

New York based senior journalist and Vatra member, Beqir Sina, who has covered events related to Kosovo war recognized Albright’s prominent role in US diplomacy and highlighted her figure as a model for generations of young women and youth in general. 

Vatra’s President Elmi Berisha recalled the ceremony marking the 5th anniversary of Kosova’s Liberation on 12 June 2004, where Albrightt was honored with the Golden Medal of Freedom by President Ibrahim Rugova (1944-2006). In September 2018, there was a square-naming ceremony in Prishtina, Kosovo’s capital. A year later, both Albright and President Clinton attended the unveiling of her statue in Prishtina. 

Paying tribute to her role at another critical moment in history, President Biden said: “Hers were the hands that turned the tide of history.” Albanians manifest this sentiment in small and big ways. The statues dedicated to and squares named after Madam Secretary Albright present public displays of affection. But Albanians also have internalized her humanity in a literal sense. Albright was not only a refugee. She was proud of it. She had been where thousands of them had been during the Kosovo war and she overcame the odds. Albright stands as a role model and an inspiration. She was a trailblazer in her service to this country not in spite of her non-American origins but because of it. 

While there is only one Madeleine Albright, there are many Albanian girls named “Medlin” in Kosovo – an easier pronunciation in the Albanian language. Her name lives on, quite literally, among Albanians.

Filed Under: Analiza

“PËRMENDORE” PËR MIKUN TONË TË SHTRENJTË Prof. MURAT GECAJ

March 27, 2022 by s p

Kadri Tarelli/

Më 23 mars, 2022, në ditëlindjen e prof. Murat Gecaj, në Tiranë u organizua një veprimtari përkujtimore, ku morën pjesë familjarë, miq, shokë, krijues dhe lexues të veprës së mikut tonë të paharruar. Me këtë rast u përurua edhe libri “MIKU YNË I SHTRENJTË, prof. MURAT GECAJ”. Artikuj, esse, vargje poetike, kushtuar prof. Murat Gecaj. 

Libri u përgatit nga Viron Kona dhe Sejdo Harka.

Redaktor: Bardhyl Xhama

Recensentë: Xheladin Mjeku dhe Eliverta Kanina, (Eli).

Korrektor gjuhësor: Muhamet Cenko 

E thjeshtë gjetja e këtij motivi për t’u mbledhur. Njerëzit e mëdhenj, krijuesit, studiuesit, shkrimtarët e poetët, ku bën pjesë edhe profesori ynë, kanë vetëm ditëlindje.

Që në fillim më duhet të përshëndes dhe të shpreh mirënjohje për dy autorët e këtij libri, Z. Viron Kona dhe Sejdo Harka, të cilët ishin ideatorët dhe nismëtarët për të grumbulluar shkrime e kujtime, kushtuar jetës dhe veprës së profesorit të nderuar. 

Të dy autorët, në shenjë modestie, nuk e vunë emrin në ballinë, por u mjaftuan me shënimin: “Kjo përmbledhje shkrimore është përgatitur në respekt dhe nderim të shokut, mikut dhe kolegut tonë të shtrenjtë, prof. Murat Gecaj dhe veprës së tij të madhe publicistike, studimore, arsimore, kulturore e kombëtare. Me bindje, se përmbledhja do të pasurohet vazhdimisht me studime dhe artikuj të tjerë shkrimor”. Kështu ata u mjaftuan me 35 autorë, të cilët hodhën në letër kujtime dhe përjetime, që në ditët e para të ngushëllimit për ndarjen nga jeta të prof. Muratit.

Vetë libri është një “Monografi” nga shumë autorë, pena mjaft të njohura publike, si brenda vendit ashtu edhe nga trojet arbërore, nga Suedia, Norvegjia, Italia, Greqia, SHBA, Britania e Madhe, etj, ku shprehet nderimi dhe adhurimi për “Misionarin” tonë, si njeri fisnik, si mësues, gazetar, veprimtar, krijues dhe studiues i përkushtuar ndaj dijes kulturës dhe çështjes kombëtare.

Pa e tepruar, po përzgjedh pak copëza jete, kujtime, vlerësime, shkrime dhe vargje, ku ndjehet përjetimi i çastit dhe miqësia mes miqsh: 

Deivis Agolli (nipi nga vajza): ”Dy fjalë zemre për gjyshin tim të shtrenjtë”. “Për mua dhe motrën time Dorelën, gjyshi ynë ka qenë jo vetëm gjysh i dashur dhe shumë i dhimbshëm, por edhe një mësues e profesor i përkryer….”.

Bardhyl Xhama. “Mësues i merituar” dhe shkrimtar. Tiranë. Në shkrimin “Murat Gecaj nga Tropoja, burim pena, mjaltë goja”, shkruan: “Sa më tepër kalonin ditët, muajt dhe vitet, aq më shumë do ta admiroja si njeri fjalëpakë, por me humor të këndshëm, si njeri të ditur dhe tepër punëtor…..”.

Bashkim Saliasi. Publicist dhe shkrimtar. Në shkrimin “Fjala jote xhevahir”, thur pak vargje: “Hije rëndë si Korabi,/ I qeshur si Valbona,/ xhevahir fjala jote,/ i pavdekshëm në zemrat tona”.

Eliverta Kanina, (Eli). Mjeke dhe poete. Tiranë. Në shkrimin: “Trupi plaket pa lejen tënde, shpirti plaket kur ti e lejon”, shprehet: “Ai, (prof. Murati) nuk ia lejoi kurrë shpirtit asnjë rrudhë, asnjë thinjë dhe asnjë ofshamë, edhe pse jeta e tij u sfidua gjithë kohën…..”

Ganimete Thaçi. Poete. Tiranë. në shkrimin: “Dritarja e çdo të riu…”, shkruan: “Pa pritur dëgjoj një zë, që brenda meje përcolli ndjesinë e të ndjerit si në shtëpinë time. “-Unë jam Murat Gecaj, vij nga Tropoja. Faleminderit që  ke ardhur për të ndjekur aktivitetin”. Dhe vazhdon: “Askush  më shumë se një arsimtar dhe një artdashës, s’do të ishte kaq afër të rinjve, sa profesori”.

Fatos Çafka, poet, Greqi. Në poezinë: “Murat Mecaj, tropojani”, i kushton këto vargje: “E ku s’të ka vajtur nami,/ E ku ti nuk hodhe dritë,/ Murat Gecaj tropojani,/ edhe natën e bën ditë”.

Ndërsa gazetari Fiqiri Shahinllari, në shkrimin: “Murati na buzëqesh nga parajsa”, thotë: “Megjithëse në moshën që kam, sytë nuk më urdhërohen si dikur, u ula të shkruaj këto radhë, për mikun tim të punës, familjarin, buzagazin dhe të mençmin Murat Gecaj… Ai nuk ishte politikan, por ishte mendimtar, atdhetar, studiues e publicist”.

Ibrahim Hajdarmataj. Publicist dhe shkrimtar, Zogaj-Tropojë, në shkrimin “Murati ishte njeri i surprizave”, kujton disa ndodhi të këndshme: “ – Sot nuk do të pimë kafenë e mëngjesit, – më thotë Murati, dhe vijoi: – A e ke pasaportën me vete?… Bëhu gati se do të nisemi pas dite, për në Preshevë”.

Hysen Ibrahimi. Kryetar i shoqatës së shkrimtarëve dhe artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI. Albani”, në Suedi, dërgon: “Telegram ngushëllimi për mikun tim dhe tonin, prof. Murat Gecaj”, ku përmend: “Në 10 numra të librit “Thesari Kombëtar i mërgatës shqiptare në Suedi”, janë botuar 22 shkrime të prof. Murat Gecaj…… Për gjithë këtë kontribut, ne e kemi shpallur “Anëtar nderi të shoqatës së shkrimtarëve dhe artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI. Albani”, në Suedi”.

Ermira R. Jusufi. Poete. Kosovë. Në shkrimin “Dy fjalë dhimbjeje”, thur disa vargje: “Dita nuk e kish asnjë vlerë,/ as stina s’do niste mbarë,/ pa dashurinë vëllazërore,/ të babushit zemërbardhë”.

Foto Toti. Prof. Dr. dhe “Mjeshtër i madh”. Në shkrimin “Kur kujtoj mikun tim të hershëm”, sjell ndërmend: “Murt Gecaj, edhe pse ka më shumë se një vit që është ndarë nga jeta, sa herë që mblidhemi bashkë për kafe, me shokët e përbashkët, na duket sikur e kemi të gjallë në ballë të tavolinës.”.

Fran Nikoll Brozi. (Ushtarak): “Nderim për profesorin”. Shkruan: “Murati ishte njeri me shumë kulturë e dije. Fjalë ëmbël, zemërmirë e punë mbaruar, që i donte njerëzit, vendlindjen, shkollën dhe gazetarinë”.

Fuat Memeli. Publicist. Boston. “Në vend të një buqete me lule”, frymëzohet për këto vargje: “Më del shpesh në fotografi,/ sikur thotë “Aty më keni,/ Për mua po t’ju marrë malli,/ në kujtime do më gjeni”.

Fran Ukcama. Poet. Fier. Thur pak vargje: “Jeta e rruga e tij nuk qe asfalt,/ dimër, verë mbi përvëlim,/ mbi pengesa, brigje të thyeme,/ i përballi me guxim”.

Emine S. Hoti. Stiliste dhe poete. Norvegji. Në shkrimin “Respekt dhe nderim për mikun tonë të paharruar”. shprehet: “Fakt është se prof. Murati na ka lënë një vepër të gjerë publicistike dhe studimore, e cila lexohet sot me dëshirë, por kam bindjen se do të lexohet edhe në të ardhmen”. 

Këze Kozeta Zylo. Shkrimtare, publiciste. New Jork. “Mirësia dhe humanizmi i tij ishin virtyte që do të ngelen gjatë në kujtesë. Një shembull i atij brezi intelektualësh, që punuan me përkushtim dhe sakrifica”.

Nuredin Lushaj. Studiues. Nga poezia “Vatra jonë lindi burra…”, po  shkëput disa vargje: “I patër si qelibar,/ Misionar i pashoq,/ i ditur e zemërzjarr,/ rrallë i gjen sot në botë”. 

Përparim Hysi. Poet dhe tregimtar. Megjithëse i afërt nga mosha, e thërret “Babush!”. “Sa vështirë që e ndjej veten, kur nis të shkruaj për ty. E di pse? Se të shkruash për jetën e një njeriu, do të thotë ta rindërtosh atë”.

Pierre-Pandeli Simsia. Studiues. New Jork. “Është në nderin dhe kënaqësinë time të isha mik me profesorin. Kultura e tij e lartë, inteligjenca, buzëqeshja, urtësia, ishin veti karakteristike të atij intelektuali, që do na mungojë shumë”.

Pjetër Meta. Madhërisht shkruan: “Dhe një lisi madh i Nikaj-Mërturit, ra….”, duke shtuar: “Prodhimi intelektual i Prof. Muratit ka filluar që në shkollën e mesme dhe ishte i pandërprerë deri në fund të jetës”.

Qatip Mara. Publicist New Jork. Shkrimi: “Nderime kujtimit të ndritur të profesorit”. Sjell mbresa që përjetohen gjatë: “Murat Gecaj ishte i veçantë me plot vlera dhe virtyte. Prezenca e tij në çdo takim të jepte shumë shpresë të kuptoje, se ishte njeri i rrallë”.

Raimonda Moisiu. Publiciste SHBA. Kozeta Zavalani. Publiciste.  Tiranë. Në krijimin: “Edhe pas reve të ikjes, hija e malit shquhet!, shkruajnë: “Prof. Murati ishte njeriu modest dhe fisnik i bjeshkëve të Tropojës, që fitoi respektin e inteligjencës dhe qytetarisë shqiptare në të gjitha trojet arbërore”. 

Sadulla Zendeli-Daja. Leksikograf. Poet. Suedi. “E njoha prof. Muratin në panairin e librit në Tiranë. M’ u duk sikur njihesha prej kohësh, vlerë kjo e njerëzve të ditur dhe plot kulturë. U bëmë miq….. dhe mbeti për mua ndër miqtë e rrallë”.

Shaban Ali Haxhiaj. Ushtarak. “Gjurmë nëpër udhë”, Ditët dhe vitet të mbetur në kujtesë, shkruan: “Arritjet dhe sukseset e profesorit i kam përjetuar me kënaqësi. Është krenari të kesh pasur një mik dhe shok si Murati”.

Trëndafile Molla (Baja). Poete. Itali. Ne titullin e shkrimit, “Miku i vlerave dhe i letrave shqipe”, shprehet: “Iku prof Murati. Iku lart ne qiell, pa u takuar me ne këtë verë. Nuk doja ta besoja. …..Ti nuk ke vdekur! Ti jeton në kujtimet tona.”. 

Vera Istrefaj. Poete. Kukës. Letrarisht gjen titullin “Zemërdiellit”, si grimcë kujtimi për të nderuar Profesorin. “Ishte vërtet zemrdielltë! Një minierë e vërtetë informacioni e mirësie. Ai jeton në çdo arritje të tim biri, jeton në çdo mendim mirënjohës timin”.

Vilhelme Vranari-Haxhiraj. (Vivra). Shkrimtare. “Mjeshtre e madhe”. Vlorë. Fitim Haxhiraj. Koreograf. Vlorë. Në shkrimin “Miku i shkrimtarëve, prof. Murt Gecaj”, me dhimbje theksojnë: “Iku njeriu i mirë. Iku fizikisht, por ai ka lënë duart dhe mendjen jashtë. Emër që gjendet dhe do t lexohet nëpër bibliotekat dhe libraritë e vendit”.

Xhelatin Mjeku. Studiues. Shkrimtar. Poet. Prishtinë. i kushton poezinë “Bën ftohtë në Tiranë”. Ja disa vargje: “Sa ftohtë bën, shumë ftohtë bën këtu në Tiranë,/ këtu as dielli nuk e paska fuqinë e tij,/ mes miqsh që më shoqërojnë qëndroj si i dehur,/ shpirti pa ngrohtësinë e fjalës së tij po më ngrin”. Më pas shkruan: “Ditëdhimbja e 16 Korrikut, të vitit 2020, mbetet përgjithmonë dita e lamtumirës për njeriun që e deshëm dhe do ta duam, po aq sa do ta kujtojmë me nderim të lartë, i cili la mbresa të pashlyera në shoqërinë dhe botën intelektuale…, të cilat e rreshtojnë në mesin e intelektualëve të atdheut, krah emrave të dëshmuar të jetës shkencore dhe kulturore”. 

Sejdo Harka. Studiues dhe publicist. Tiranë. Krahas shumë krijimeve te tjera, na sjell këtë shkrim, “Murat Gecaj. Një emër i spikatur i gazetarisë, i veprimit dhe krijimtarisë…”. Më tej mediton: “Dhe them me vete: Ç’ rëndësi ka që ai nuk është fizikisht mes nesh?! …. Ai flet edhe me heshtjen e mungesës së tij. Ai rron në kujtesën, imagjinatën dhe botën e gjallë të librave të tij të shumtë, që la pas”.

Viron Kona. Shkrimtar. Studiues, publicist. Sjell një shkrim të veçantë: “Murat Gecaj, shoku ynë i dashur dhe i paharruar. (Bisedë e zgjeruar, dhënë gazetarit Jaho Margjekaj, në Radio Tirana, më: 26 Korrik, 2020. Mes të tjerave thotë: “Miku ynë shumë i dashur është ndarë nga jeta, por ne nuk duam ta besojmë, na duket sikur do na marrë në telefon dhe do të vazhdojë bisedat e lëna përgjysmë…. Më tej shprehet: “Janë rreth 300 portrete, autore femrash, që shkruajnë poezi e prozë, që ai i ka portretizuar në disa libra dhe, siç mendoj unë, meriton me këtë vlerë të madhe, të futet deri edhe në librin “Gines”….”.

Edhe unë Kadri Tarelli, si mik i vjetër, i kam kushtuar “Heroit” tonë, disa shkrime. Po ndaloj në krijimin e hedhur në këtë libër, me titull: “Një vit pa profesorin e nderuar, mikun tonë Murat Gecaj”, ku nënvizova këto pak radhë: “Profesori fizikisht prehet në parajsë, por me veprat që na ka lënë do të jetë kurdoherë mes nesh,….si model dhe udhërrëfyes i përsosur. Ai, në letrat shqipe i ngriti vetes edhe piedestalin edhe monumentin, ndërsa ne më shkrimet tona vetëm e kujtojmë, e përshëndesim, e ledhatojmë, e përkëdhelim dhe e nderojmë në përjetësi”.

Them se paskam pasur të drejtë. Koha e pranoi mendimin tim. Sepse kemi në dorë një libër, që do të jetë në shumë shtëpi, shkolla dhe biblioteka në të gjitha trojet arbërore, madje edhe nëpër botë ku ka shqiptarë. Një “përmendore” që u gdhend nga 35 pena të njohur studiuesish, shkrimtarësh, poetësh, krijuesish dhe lexuesish nga mbarë vendi.

Më pëlqen ta theksoj: Veprimtaria dhe libri, janë homazhi më i bukur që i bëhet njeriut të ditur, gazetarit dhe studiuesit Murat Gecaj, që la pas vlera për gjeneratat që vijnë, duke u kujtuar në përjetësi.

Kadri Tarelli

Mars. 2022.

Filed Under: Analiza

Kosova ditë zie, nderon Madeleine Albright – ish Sekretaren Amerikane të Shtetit

March 25, 2022 by s p

PRISHTINË, 25 Mars 2022-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/ Në Kosovë sot është ditë zie. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka shpallur ditën e premte (25 mars 2022), ditë zie në nderim të mikes së madhe të Kosovës, Madeleine Albright, ish Sekretares Amerikane të Shtetit.

“Në shenjë respekti shtetëror, dita e premte, datë 25 mars 2022, shpallet ditë zie në Republikën e Kosovës për të kujtuar miken e madhe të Kosovës, Madeleine Albright e cila u nda nga jeta dje. Zonja Albright e njohu dhimbjen e popullin tonë sepse edhe vet e kishte përjetuar persekutimin qysh në fëmijëri, prandaj qëndroi e vendosur kundër Millosheviqit deri në ndaljen e gjenocidit të tij në Kosovë. E përkrahi pareshtur Kosovën deri në frymën e fundit, prandaj populli i Kosovës do ta kujtojë përjetësisht”, ka thënë Presidentja Osmani.

Me vendim të Presidentes Osmani, flamujt shtetëror ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Dje, Seanca e veçantë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në të cilën u shënua 23 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë,  filloi me një minutë heshtje, në nderim të figurës së ish-Sekretares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright.

Në seancë u shfaq një video lidhur me rolin e ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright në luftën e Kosovës, në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të popullit të saj.

Në seancë u theksua se populli i Kosovës gjithmonë do ta kujtojë me respektin më të lartë zonjën Albrigh

Filed Under: Analiza

VATRA URON TË GJITHË BESIMTARËT SHQIPTARË BEKTASHI: GËZUAR FESTËN E  SULLTAN NEVRUZIT

March 22, 2022 by s p

Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra uron të gjithë besimtarët shqiptarë bektashi: Gëzuar festën  e  Sulltan Nevruzit. Kjo festë e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe ardhtë e begatë dhe e bekuar për çdo familje shqiptare. Sot më shumë se kurrë lutemi për paqe dhe për shpresë. Le të triumfojë Dashuria mbi urrejtjen, zhvillimi e paqja mbi luftën, e mira mbi të keqen, progresi mbi regresin, gëzimi mbi trishtimin, vëllazëria mbi konfliktin. Në këtë ditë feste të bëkuar, lusim Zoti ti pastrojë mendjet dhe zemrat e mbushura me urrejtje, smirë, karrierizëm, egoizëm, xhelozi dhe të jetë një pranverë e jashtëzakonshme pastrimi, lulëzimi, zhvillimi e përparimi për çdo besimtar dhe për çdo shqiptar.

Gëzuar nga zemra

Kryetari i Vatrës

Elmi Berisha

Filed Under: Analiza

Fundi i Luftes ne Ukraine- Epilogu i Putinit ne Rusi

March 21, 2022 by s p

Nga Jani Gjoni

Po behet gjithnje e me e qarte se perpjekja e Rusise per pushtimin e plote te Ukraines eshte pothuajse e pamundur. Arsyet jane te shumta por ato qe me me duken me tedomethenese jane: ekonomia ruse nuk eshte e e afte tembeshtese forcat ushtarake ne kete angazhim ushtarak ne Ukraine; rrezistenca e suksesshme e Ukraines; mbeshtetjanderkombetare per Ukrainen; morali i ulet i forcave ruse; filozofia ushtarake ruse, pergatitja e trupave, planizimi dhelogjistika nuk jane dinamike dhe larg realitetit ne fushe beteje.Si cdo lufte edhe kjo natyrisht do te kete nje fund, po cili eshtefundi i saj?

Shume analiste ne bote kane dhene mendimet e tyre dhe ndoshtaaty ne mes tyre eshte edhe pergjigjja me e arsyeshme. Duke ndjekur me kujdes keto vleresime mendoj te parashtrojperqasjen time per fundin e ketij konflikti. 

Putini kercenon me zgjerimin rajonal e global te luftes dheperdorimin e armeve berthamore duke treguar gjene e fundit qe ika ngelur ne dore. Nese forcat ruse ne Ukraine do te kishinsukses ai nuk do ta permendte kurre arsenalin berthamor qedihet boterisht. 

Vazhdimi i metejshem I fushates ushtarake per pushtimin e plotete Ukraines po e rrenon cdo dite ekspediten ushtarake me humbje njerezore, material e morale. Viktimat e shumta ne te dyanet e konfliktit po e shpejtojne fundin e kesaj aventure terrezikshme me izolimin e plote te Rusise. 

Situata e brendshme ne Rusi nuk duket premtuese per pushtetinoligarkik. Peshen e gjithe luftes do ta mbaje populli rus, shumeshpejt embargo nderkombetare do te japi rezultatet e synuara per bllokinin e gjithanshem te ekonomise. Papunesia e larte do tedemoralizoje njrezit, varferia do te coje ne humbjen e besimit ne pushtetin e Putinit si dhe do te ndeze tensionet e brendshme. Tegjitha keto do krijojne kushtet per rrezimin e tij nga pushteti. 

Mendoj se gjithe perpjekjet e Putinit kane vetem nje qellim teruaje pushtetin dhe asgje tjeter. Kerkesat ultimative te tij per Ukrainen dhe komunitetin nderkombetare jane  rrugedalja qe ai kerkon per te dale si fitimtar, por ato nuk jane pranuar ngaaskush. Negociatat me Ukrainen e bejne ate te vogel dhe kjo nuki interson ne publikun e brendshem per te justifikuar coston qeka krijuar lufta. Ai kerkon te dale fitimtar perpara popullit rusper te konsoliduar pushtetin personal, nje lloj kulti qe ai ka ngritur per nje kohe te gjate. Historia e kulteve eshte e njohurdhe perfunimet e tyre jane tragjitke si Hitleri, Stalin, Sadam, Kadafi etj., prandaj mendoj se Putin po kerkon nje dalje per teruajtur fytyren tij. Ai do te mundohet, ne rast deshtimi te plote tefajesoje keshilltaret e tij, do te denoje kedo qe i duhet per tujustifikuar ne publik, do te ndertoje propoganden e tradhetarevejo vetem kunder tij por kunder Rusise, do te vrase e zhduk kedoqe i kercenon pushtetin. 

Por a do te kete sukses?  

Une mendoj se JO. Diktaturat e kane humbur potencialin sisistem ne kete realitet global qe kemi sot. Diktaturat kerkojneizolim, veterregullim, nenshtrim, pushtet absolute dhe kjo eshtepothuajse e pamundur sot. Potencialin global, politik, social, ekonomik, financiar, ushtarak sot e ka perendimi, tregu kapitaldhe sistemet e hapura shoqerore.

Putini dhe oligarkia e tij do te rrezohen ne kete kombinacion tepresionit te jashtem me rrevolten e brendshme te popullit rus. A mund te ndodhe ndonje puc elitar ose ushtarak? Ndoshta, kjo do ta pershpejtonte fundin dhe ndalonte dhimbjet qe po krijonmarrezia e Putinit. 

 ————————-

*) Jani Gjoni është ish padagog në Akademine Ushtarake në Tiranë, tani jeton në Çikago, SHBA.

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 199
  • 200
  • 201
  • 202
  • 203
  • …
  • 975
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IBRAHIM RUGOVA: BURRËSHTETASI QË E SFIDOI DHUNËN ME QYTETËRIM 
  • Mbi romanin “Brenga” të Dr. Pashko R. Camaj
  • Presheva Valley Discrimination Assessment Act Advances
  • Riza Lushta (22 JANAR 1916 – 6 shkurt 1997)
  • Krimet e grekëve ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Luftën Italo-Greke (tetor 1940 – prill 1941)
  • Masakra e Reçakut në dritën e Aktakuzës së Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë
  • FATI I URAVE PREJ GURI MBI LUMIN SHKUMBIN
  • Skënderbeu, Alfonsi V dhe Venediku: në dritën e Athanas Gegajt
  • Abaz Kupi si udhëheqës ushtarak i çështjeve kombëtare
  • “Lule e fshatit tim” – Poezi nga Liziana Kiçaj
  • Çfarë është një peizazh tingullor?
  • Populli dhe trojet shqiptare në gjeopolitikën e re euro-atlantike
  • Analizë strukturore e sovranitetit, krizës së konsolidimit shtetëror dhe implikimeve gjeopolitike
  • Arti popullor në kryeqytet si ajerngopja në malet e larta
  • “Pjesëmarrja në Bordin e Paqes, vlerësim dhe pëgjegjësi e shtuar për RSh”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT