• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DEGA QËNDRORE E VATRËS ZGJEDH DELEGATËT PËR KUVENDIN E PËRGJITHSHËM ZGJEDHOR

January 10, 2022 by s p

Dielli

Dega Qëndrore e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA zgjodhi delegatët për në Kuvendin e Përgjithshëm Zgjedhor të datës 26 Shkurt 2022. Në mbledhjen e mbajtur në Selinë Qëndrore të Vatrës u votua për propozimet e të pranishmëve dhe Delegatët e zgjedhur janë: Elmi Berisha, Agim Rexhaj, Nazo Veliu, Asllan Bushati dhe Marjan Cubi.

Filed Under: Analiza

Kosova dhe ligji i munguar për Qeverinë

January 10, 2022 by s p

Shqiprim Pula/

Kosova e pas pavarësisë, e ka pasur obligim të draftoj dhe miratoj ligjin për Qeverinë, ku mes tjerash do përcaktoheshin qartë përbërja e Qeverisë përkatësisht sa zv.Kryeministra, sa Ministra, sa zv.Ministra dhe përbërja e kabineteve të tyre poashtu, pastaj do të specifikoheshin përgjegjësitë e Qeverisë me legjimitet si dhe Qeverisë së dorëhequr apo Qeverisë së shkarkuar; ngase, kemi pasur situata të tilla por nuk kemi pasur të përcaktuara me ligj veprimet për secilën situatë!. Prandaj, duke mos pasur një ligj për Qeverinë, nuk ka pasur as edhe specifikim se ҁfarë janë përgjegjësitë e Qeverive kur janë të dorëhequra apo të shkarkuara, sa janë të ligjshme dhe legjitime vendim-marrja e tyre kapitale, gjatë fazës kalimtare. Por, në anën tjetër, duke mos pasur një ligj për Qeverinë, nuk e ka pasur të ndaluar edhe të marr vendime gjatë një faze kalimtare. Tashi, Qeveria e Republikës së Kosovës e miratoj draft-ligjin për Qeverinë, me këtë përfundimisht po plotësohet korniza ligjore e nevojshme dhe do të qartësohen përbërja, veprimtaria dhe situatat e ligjshme dhe legjitime, të funksionimit të Qeverisë. Ne jemi dëshmitarë të formimit të Qeverive mbi arsyen e koalicioneve të shumta, përkatësisht ndarjes së dikastereve sipas pazareve ‘politike’ e që shpeshherë, ishin veҁse barrë financiare për buxhetin dhe fare pak për efikasitetin e mirëfilltë të Qeverisë për vendin. Të gjithë e kujtojnë, kur një subjekt me dy (2) deputetë mori disa dikastere Qeveritare, sepse ishin po ato vota në Kuvend që mbanin Qeverinë në këmbë!. Në atë përbërje gjithëҁka mund të kishte… vetëm patriotizëm për vendin nuk kishte. Sepse, dilnin në sipërfaqe kushtëzimet e caktuara, të cilat, secila veҁ-e-veҁ ishin veҁse barrë për shtetin, ndërkaq knaqësi për politikanët që donin të ishin pushtetarë. E gjitha kjo, sepse nuk kishim ligj për Qeverinë. Andaj dhe, herë pas here, rritej edhe numri i ministrave e zv.Ministrave, madje në një formacion Qeveritar kishte mbi njëzet (20) Ministra e mbi shtatëdhjetë (70) zv.Ministra!. Francezët do thoshin; c’est la vie politique au Kosovo, fatkeqësisht. Sidoqoftë, tani kur Qeveria aktuale, ka miratuar draft-ligjin brenda kabinetit Qeveritar pritet që i njëjti pas vlerësimit dhe kalimit nëpër trupat funksional të Kuvendit, të miratohet edhe nga ana e deputetëve të Republikës, në mënyrë që në të ardhmën, formimi i Qeverive të bëhet mbi bazën e fuqisë politike elektorale dhe programeve e vizioneve për të ardhmën e qytetarëve të vendit, e jo pazareve apo thënë ndryshe korrupsionit politik.

Filed Under: Analiza

MENDIME TË TRISHTA NË NJË DITË SULMI…

January 9, 2022 by s p

Visar Zhiti/

Nuk them dot: “Fali, o Zot, se nuk dinë çfarë bëjnë!”, kur ata, besoj, e dinë se ç’bëjnë. Vetëm se ndodh të mos e parashikojnë fundin e një akti e ndodh ajo që meritohet. A mund ta themi dhe këtë?Ajo që ndodhi ashtu në selinë e Partisë Demokratike, bunkerizimi dhe sulmi dhe kundërsulmi, humbja dhe dëmi, e gjitha mes demokratëve të acaruar, ishte përtej parashikimit të kujtdo dhe dêshpëruese për të gjithë, megjithëse e di që s’janë dëshpëruar të gjithë, përkundrazi. Dhe prandaj ndodh, se nuk dëshpërohemi bashkarisht se dhe humbjet nuk janë të pêrbashkëta, as fitoret, as heronjtë, as gëzimet, as pêrfitimet, as të pasuruarit, as dinjiteti e as varfêria, kjo po është shumë e përbashkët, e as liria, etj, etj, dhe të gjitha janë arritur duke i dëmtuar ato, të tjerët dhe veten. Një sociolog bashkëkohës thoshte se demokracia të zhgënjen, por nuk të tradhton. Ne, shqiptarët, dukemi si të tradhtuar nga demokracia jonë…Sot u kalua në një absurd tjetër tronditës, në një “banalizim të ri të së keqes”, u bë përplasja zululandase se cilët do të zotëronin ngrehinën e një partie, kur ajo, duket, se u përket palëve të asaj partie, kur parti s’duhet të jenë muret, as poltrona e kryetarit, madje as kryetari. Partia mund të mos ketë seli fare, do t’i mjaftonin mendjet, ideali, vizionet. Ndoshta ngjan me atë gjakun që rrodhi nga balli i atij që u godit me gurë në turmën protestuese. Partia është Shqipëria dhe antarët e saj janë shqiptarët.Po pse u grindën sot aq keqas dhe kur nuk duhej, për selinë e zbrazët të partisë? Eh, shkaqet dhe konflikti janë të tjera, gjetiu, mund të thotë shumëkush. Që pasardhësi nuk duhej t’ia bënte atë paraardhësit. E di. Por s’e di pse m’u kujtua dëmshpërblimi që iu bë ish të burgosurve politikë nga qeveritë e ashtuquajtura të djathta apo të majta, u katandis në lekë me këste të zgjatura, fyese kjo, kur dëmshpërblimi i vërtetë i persekutimit të madh, e kam thënë, do të ishin drejtësia, kujtesa me frymën e lirisë dhe demokracisë, ndarja me të kaluarën dhunuese, dinjiteti i vuajtjes, meritokracia, prosperiteti i pêrbashkët, etj. Dhe nuk do të vinte dita të grindeshim për selinë e partisë, as të dëshpëroheshim gjysma dhe as të gëzoheshim gjysma tjetër për atë…Që të kuptohemi më mirë, gjej një shpjegim që më ndihmon të kuptoj jo vetëm shkakun, por dhe kohën. Duhet pak letërsi, ca fantazi borgesiane, them me vete. Se ajo ndërtesë ka qenë shtëpia e oficerëve të ushtrisë së diktaturës, (unë kam nderim për oficerët e vërtetë të atdheut), por ç’nuk kanë dëgjuar ato mure: komunizëm shqiptar, enver… heqje gradash… karrierë koti… luftë imperializmit perëndimoro-amerikan dhe revizionizmit botëror… komplote… tradhti… pushkatime puçistësh të paqenë… ajri është plot me thashetheme kriminale, te kafet ka mbetur surrogatoja e helmit ideologjik, etj, etj, dhe shtëpia e oficerëve të diktaturës hakmerret për ndryshimin… e Shqipërisë… Si? Me alarmet që jepen, me rikrijim të komandës, zbatim taktikash ushtarako-demo(n)kratike, sulmet, kundërsulmet, çadrat, nishanet, portreti i udhëheqësit, fantazmat e tij, nostalgjia, bombat tymuese, gazi lotësjellës, megjithëse populli qan dhe pa to, ylli i kuq, supa e kazanit madhështor, poezia ushtarake, komploti që ndonjërin prej uniformave të na e emëronin president, etj, etj, dhe kêshtu e shkuara bëhet e ardhme… ‘45… ‘84 orwelliane… ‘97… tanket… tanku i parë në botë ka qenë Kali i Trojës, sipas James Joyce… po kur ra Troja, ç’bënë fitimtarët me Kalin? Monument? Jo, e dogjën… siç ndodh dhe sot… e ai, Dimitrovi, komunisti bullgar, çfarë thoshte, që levizjet komuniste nuk fitojnë dot vetë, por të futemi si “Kalë Troje” në luftrat nacional-çlirimtare, etj, etj. Edhe selitë e partive ngjajnë me “Kalë Troje” me kryesitë në bark… Na ka marrë malli për një kalë prej vërteti e një livadh a park, që s’po betonizohet… po mua ç’pati që më erdhën mendime kësisoj, s’është faji im, o Zot, por na e fal se s’dimë se ç’bëjmë!Roselle, IL. 08. 01. 2022

Filed Under: Analiza

MOTRA MARIJE, QË PËRLOTI PAPA FRANÇESKUN NË TIRANË, SHKOI NË AMSHIM…

January 8, 2022 by s p

Frano Kulli/

Po, po, pardje e kemi përcjellë për në banesën e fundit, në varrezën e përbashkët të Motrave Stigmatine në Vorret e Rr’majit, në Shkoder, Motren Marije. Shkodranë e ma shumë pistullorë, banorë të vjetër e të ri , besimtarë e shumta, por edhe të tjerë laikë, ndërmjet të cilëve e me të cilët ajo kishte bashkëndá rreth shtatëdhjetë vite të jetës së saj. Të përlotun , që nuk do ta kishim ma mes nesh Shejtneshën e gjallë. Se rrallë ndodh e ndoshta kurrë; asnjëherë nuk ka ndodhë që përreth një njeriu të përmblidhet vetëm e vetëm dashuri e respekt e aspak, po assnjë grimë shpërfillje e le mâ urrejtje. Porse besimtarët, në kapërcim të dhimbjes tokësore, të bindur se ajo tash e masandej , përjetësisht do të lutej për ta atje në qiell e kanë forcen e kapërdirjes të lotëve, që ua jep besimi. -Nuk kam ardhë të lutem për të – më tha dom Gjergj Meta, Ipeshkvi i Rrëshenit, mbas meshës së Dritës në Pistull, pranë arkëmortit të Motrës Marije, po kam ardhë t’i lutem asaj që tash sodit fytyren e bukur të dhëndërrit hyjnor, të cilit i qëndroi besnike në kohë të vështira, që të lutet për ne. E sigurisht që më përmalloi mua e të tjerët e pranishëm, miku i çmuar, dom Gjergji me kumtin e vet. Të nesërmen, në meshën e salikimit, që u dha në Kishën e vogël të Motrave Stigmatine, (e jo në Katedrale) në Shkoder ishin përsëri ata, pistullorë të ardhur prej katundit e shkodranë besimtarë, adhurues të shejtneshës së gjallë. Meshen e bashkëcelebroi Imzot Massafra, Arqipeshkvi i Shkodrës, me dy Ipeshvijtë e Sapës e të Rrëshenit. Syri të kërkonte në një rast si ky edhe françeskanët, bashkëvëllezërit e Motrës nga Kustodia françeskane…Edhe nga Nunciatura Apostolike, gjithashtu. Po Atit të Shejtë, Papa Françeskut, thua t’ia kishin bërë me dije ??… Në meshën e Pistullit, Dom Simoni, Ipeshkvi i Sapës, të cilin murgesha e kishte pagëzuar në kohën e diktaturës e ripërsëriti në predikimin e vet, ndjesinë që kishte përjetuar kur vetë Papa Françesku, në njërën prej audiencave i kishte bërë pyetjen retorike : ty të ka pagëzuar Motra… në kohën e diktaturës ? Kurse nga Presidenca e Shqipërisë, nga aty ku përditë jepen dekorata gjithfarësh nuk kishte, të paktën një mesazh ngushëllimi. Po as nga Zotëria e tij Edi Rama. Si kryeministër i Shqipërisë, po as si katolik i shpallur. E as nga Kuvendi i Shqipërisë, po ashtu….Si duket rastin për të nderuar vehten e institucionet e shtetit shqiptar me një homazh për një heroinë të heshtur të besimit të shqiptarëve e kishin shpërfillur. Kurse nga mediet pareshumta që përditë përdhosin vetëemrimin e tyre kombëtare me trushpërlarjen e shqiptarëve edhe pritej mungesa, në raste si ky ku gjëndet e nderohet virtyti…Ata na e vërtetojnë përditë se s’është ky as qëllimi e as destinti i tyre… Mjerimi i shoqërisë sonë ky ! Dhimbja jonë e përbashkët kjo ! Po kush ishte Motër Marije Kaleta ? Ishte ajo murgesha, që me rrëfimin e saj më 21 shtator përloti edhe vetë Papa Françeskun në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, ia ka kushtuar herët jetën besimit te Zoti. Që nga momenti i shfaqjes së thirrjes, në Kuvendin e motrave stigmatine në Shkodër dhe pas pak vitesh e nxjerrë jashtë me dhunë, në marsin e vitit 1946 bashkë me simotrat e tjera stigmatine, nuk është shmangur për asnjë çast nga kjo rrugë. Prej aty kthehet në Pistull, në fshatin ku familjen e saj, dy prindërit Ejllin dhe Shuken së bashku me të, i kishte sjellë dom Ndoc Suma, xhaxhai i saj i caktuar famullitar në atë fshat. Aty ajo ka përcjellë pastaj gjithë ditët e vitet e saj deri sot, më shumë të vrazhda se të kthjellëta; aty ka vdekur i pari prift i kthyer nga burgimi dhe vuajtja e tmerrshme dhe dy-tre muaj më pas edhe i ati… Pa arritur në mesomoshën e saj, aty ka bërë pastaj, nga pak e përditë, gjërat e zakonshme të mbijetesës, duke filluar nga gjërat e vogla… Lutja ka qenë e para, e përditshmja, e përmbrëmshmja e përhershmja dhe e përjetshmja e saj, e ngrirë në gjunjë, me shikimin e sytë lart drejt Hyjit… Janë disa prej përjetimeve të mia në fëmijërinë e hershme, kur familja e saj, tashmë e firuar në dy gra, ajo dhe e ëma, për rreth një vit kanë bashkëjetuar me ne në shtëpinë e prindërve të mi…E prej blêjve të gramatikës së italishtes së shkollës së saj të Stigmatineve a fjalorit të Cordigniano-s, kemi mërmëritur fjalët e para të gjuhës së huaj. Marija nuk ishte feniksi që u ngrit nga hiri, jeta e saj ka qenë si jetët e të tjerëve, kushtuar besimit në Zotin pa asnjë thyerje edhe në kohën e anti-Zotit, e gatshme për t’u flijuar e martirizuar, ashtu si axha i saj dhe si shumë e shumë prelatë të tjerë përpara tij. Ka pagëzuar fëmijë e ka bërë të gjitha sakramentet që i lejonte petku (rroba) i murgeshës (tashmë i përshtatur) e kujdesshme, por e pafriguar, e dhënë e gjitha Zotit. Ajo ka bashkëjetuar mrekullisht edhe me të ndryshmit, ua ka bërë të gjithëve pa dallim, kush i ka dëshiruar ritet sakramentare të fesë, aq të frikshme për kohën, me një devocion të madh. Rrëfimi i të vërtetave të saj e pati mallëngjyer derisa e ka përlotur vetë Papa Françeskun, në mbrëmësoren me rregulltarët e rregulltaret e Kishës shqiptare në Katedralen e Tiranës, në vizitën e tij të 21 shtatorit të vitit 2014… Dhe ky çasti i saj fatlum e ka shpërfaqur shpirtin e madh të murgeshës së vogël në vëmendjen e shpërndarë të botës. Në librin e tij “Viandanti” [Shtegtarë] (enti botues “Gjergj Fishta, 2009) italiani nga Ferrara, Domenico Bedin, shkruan për Marijen: “Ha ormai 80 anni, piccolina e asciuta come madre Teresa, ma lei é dritta come un fuso ed il suo sguardo é insieme assorto e volitivo. Lavoró tutta la vita in campagna nelle cooperative; ogni tanto, clandestinamente, si trovava con Adelaide e altre amiche da un prete, per celebrare la Santa Messa e confessarsi. Nel suo villaggio e nei paesi intorno tutto sapevano di questa donna segretamente suora, ma nessuno la denunció. Maria divenne il punto di riferimento di ciascun cristiano che di notte o di giorno, con la scusa di scambiare qualche uovo o delle verdura, si recava a casa sua per pregare, ricevere un benedizione, dire il rosario o addirittura far batezzare un figlio”.(Është tashmë 80 vjeçe, trupvogël dhe e dobët si Nënë Tereza, por ajo është e drejtë si një bastun dhe shikimi i saj është i zhytur në mendime (i përhumbur) e në të njëjtën kohë i vendosur. Punoi gjatë gjithë jetës në fshat nëpër kooperativa; herë pas here, në mënyrë klandestine, takoheshin me Adelaiden dhe me shoqe të tjera te një prift, për të celebruar Meshën e Shenjtë dhe për t’u rrëfyer. Në fshatin e saj dhe në vendet përreth, të gjithë e dinin që kjo grua ishte fshehtas një murgeshë, por askush nuk e denoncoi. Maria u bë pikë referimi për çdo të krishterë që natën apo ditën, me pretekstin se donte të shkëmbente ndonjë vezë apo perime, shkonte në shtëpinë e saj për të marrë një bekim, për të thënë rruzaren apo madje edhe për të pagëzuar një fëmijë.) …Paç dritën e amshueme Motra Marije. Lutu për ne !

Filed Under: Analiza

Gëzuar Krishtëlindjet!

January 7, 2022 by s p

Robert Dako -Qiriazi


Në këto ditë feste për komunitetin Ortodoks Shqiptar familja Dako (Qiriazi) që është pjestare e këtij komuniteti dëshëron t’i bëjë urimet më të mira të gjithë besimtarëve ortodoksë, të kalojnë një Krishlindje në paqe e në harmoni. Në periudha të ndryshme historike nuk ka qëne aspak e lehtë të qënit ortodoks shqiptar o një besimtar/e ortodoks/e dhe familja jonë me historinë e saj transgjeneracionale ka dëshmuar këtë aspekt të historisë kombëtare. Shprehja e identitetit ortodoks shqiptar gjatë periudhave të ndryshme është përjetur duke gërshetuar sferën individuale e familjare me fatin e kombit. Mbi të gjitha, në një periudhe të caktuar, ka qënë shprehje e një angazhimi të gjatë për themelimin e një kishe ortodokse kombëtare shqiptare që, nga fjalët e gjyshes time Sevastisë, ka rrënjë të hershme:“My father was a born leader, so it was but natural that he should become the head of the Albanian Orthodox community of Monastir. At that time in Monastir, the Christian Albanian families were few but prominent and had a big share in the improvement of the Christian community, but they were called Greeks because they belonged to the Eastern Orthodox Church. Monastir was a cosmopolitan town, and we used many languages there. Because our tongue was not yet reduced to writing, we read Greek, or we transliterated Albanian into the Greek letters.”Babai im ishte një udhëheqës i lindur, kështu që ishte e natyrshme që ai të bëhej kreu i komunitetit ortodoks shqiptar të Manastirit. Në atë kohë në Manastir, familjet e krishtera shqiptare ishin të pakta, por të shquara dhe kishin influencë të madhe në zhvillimin e komunitetit të krishterë, por ata i thërisnin grekë sepse i përkisnin Kishës Ortodokse Lindore. Manastiri ishte një qytet kozmopolit ku përdornim gjuhë të ndryshme. Duke qenë se gjuha jonë nuk kishte ende një sistem shkrimi, lexonim greqisht ose përdornim shkronja greke për të transkriptuar shqipen.The mania of the Eastern Orthodox Church to consider every Orthodox to be Greek without regard to his nationality is five centuries old. This has been the cause of deep hatred, many conflicts, and much bloodshed. Its history, briefly stated, will help to show clearly many of the aspects of the Balkan tangle. Strange as it may seem, the immediate results of the Turkish conquest in 1453 had been beneficial to the Greek Patriarchate. Mohammed II, the conqueror of Constantinople, taking advantage of the hatred that existed between the Pope and the Patriarch, was delighted to teach the Eastern Orthodox Church to regard him as her benefactor and protector…Mania e Kishës Ortodokse Lindore për të konsideruar çdo ortodoks si grek, pa marrë parasysh kombësinë e tij, ka zgjatur pesë shekuj. Kjo ka shkaktuar urrejtje të thellë, shumë konflikte dhe gjakderdhje. Kjo histori, e përshkruar me dy fjalë, tregon qartë shumë aspekte të ngatërresave ballkanike. Sado e çuditshme të duket, pushtimi turk më 1453 dha menjëherë rezultate të dobishme për Patriarkanën greke. Muhamedi II, pushtuesi i Kostandinopojës, duke përfituar nga urrejtja që ekzistonte midis Papës dhe Patriarkanës, ishte mëse i kënaqur të konsiderohesh nga Kisha Ortodokse Lindore si bamirës dhe përkrahës i saj…The spiritual despotism of the Patriarchate was worse than the political tyranny of the Turks. Those who dared to defy it were boycotted, anathematized, excommunicated, and denounced to the Turkish authorities as seditious rebels against the Turkish government. They were liable to imprisonment or exile, for the Turkish authorities cooperated openly with the bishop in repressing the national spirit of the Christian Albanians and in keeping them under the religious yoke of the Patriarchate.Despotizmi shpirtëror i Patriarkanës ishte më keq se tirania politike e turqve. Ata që guxuan t’a sfidonin u bojkotuan, u përjashtuan, u shkishëruan dhe u denoncuan tek autoritetet turke si rebelë kryengritës e kundërshtarë të qeverisë turke.Ata kishin përgjegjësi në masat e burgimit ose mërgimit, sepse autoritetet turke bashkëpunonin hapur me peshkopin për të shtypur frymën kombëtare të shqiptarëve të krishterë dhe për t’i mbajtur nën zgjedhën fetare të Patriarkanës.In spite of this, the Albanians proved that they could not be assimilated, and when the time came, they did show the patriotic feeling which was burning in their hearts.Pavarësisht nga kjo, shqiptarët, në fakt, nuk u asimiluan dhe kur erdhi koha, ata treguan ndjenjën patriotike që vlonte në zemrat e tyre.”Sot bashkohemi komunitetit ortodoks dhe Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare që festojnë lindjen e Krishtit me devotshmëri e me liri të plotë.
Gëzuar Krishtëlindjet!
Robert Dako -Qiriazi

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 213
  • 214
  • 215
  • 216
  • 217
  • …
  • 975
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SHBA dhe arkitektura e re e paqes globale: Diplomacia strategjike dhe ndërtimi i rendit të ri ndërkombëtar në epokën e demokracive të avancuara
  • Isa Boletini, Rënia si Akt Themelues i Ndërgjegjes Kombëtare dhe Alarm i Përhershëm i Historisë Shqiptare
  • Kongresi i Lushnjës dhe periudha përgatitore për Luftën e Vlorës 1920
  • GJON MILI DHE EKSPOZITA MЁ E MADHE FOTOGRAFIKE BOTЁRORE E TЁ GJITHA KOHRAVE
  • Rezoluta-6411,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe  zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare
  • IBRAHIM RUGOVA: BURRËSHTETASI QË E SFIDOI DHUNËN ME QYTETËRIM 
  • Mbi romanin “Brenga” të Dr. Pashko R. Camaj
  • Presheva Valley Discrimination Assessment Act Advances
  • Riza Lushta (22 JANAR 1916 – 6 shkurt 1997)
  • Krimet e grekëve ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Luftën Italo-Greke (tetor 1940 – prill 1941)
  • Masakra e Reçakut në dritën e Aktakuzës së Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë
  • FATI I URAVE PREJ GURI MBI LUMIN SHKUMBIN
  • Skënderbeu, Alfonsi V dhe Venediku: në dritën e Athanas Gegajt
  • Abaz Kupi si udhëheqës ushtarak i çështjeve kombëtare
  • “Lule e fshatit tim” – Poezi nga Liziana Kiçaj

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT