• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqipëri, mbyllet numërimi, PS fituese me 74 mandate

April 28, 2021 by dgreca

Në Shqipëri, rezultati përfundimtar, konfirmoi fitoren e tretë radhazi të Partinë socialiste të Kryeministrit Edi Rama. Kjo forcë politike ka siguruar 74 mandate. Në krahun tjetër, Partia Demokratike dhe koalicioni që ajo udhëhoqi siguroi 59 mandate. Ndërsa aleatja e saj kryesore, Lëvizja Socialiste për Integrim, LSI, mundi të arrijë, vetëm 4 vende në parlamentin e ardhshëm.

Diferenca mes dy krahëve është prej 11 mandatesh, por ajo mund te shkojë dhe përtej, pasi Partia Socialdemokrate e cila mori në mënyrë surprizë 3 mandate, ka shprehur publikisht gatishmërinë për të bashkëpunuar me socialistët.

Harta e 12 qarqeve të vendit, sheh Veriun e Shqipërisë të kontrolluar nga opozita, e cila kryeson në qarqet e Shkodrës, Kukësit, Lezhës si dhe Dibrës.

E gjithë pjesa tjetër, në 8 qarqe, rezulton të jetë fituar nga socialistët që kanë marrë më shumë deputetë.

Presidenti Ilir Meta tha të martën se ndjehej “i lumtur, që 25 prilli mund t’i shërbejë demokracisë dhe stabilitetit të vendit. Tani është koha për të përmbyllur me qetësi dhe në respekt të ligjit procesin zgjedhor dhe më pas të gjithë të reflektojnë deri në shtator, kur krijohen – institucionet e reja, që burojnë nga vota e 25 prillit”, – u shpreh zoti Meta.

Socialistët shpallën fitoren të martën në mbrëmje, ndërsa u mblodhën duke festuar në Sheshin Skënderbej. Për kryetarin socialist Rama “kjo ishte fitorja më e vështirë, më e madhja dhe më e bukura e Partinë Socialiste”, ndërsa ju drejtua kryetarit demokrat Lulzim Basha që të pranonte “humbjen me dinjitet dhe bindjen se nuk bëre dot çfarë deshe, por bëre gjithë sa munde”.

Zoti Rama i kushtoi më pas pjesën më të madhe të fjalës së tij, nevojës për bashkëpunim mes palëve, për të lënë pas shpine traditën e konfliktit të ashpër politik. “Me apo pa Bashën, ne e kemi të qartë se opozita është PD dhe fitorja jonë e madhe dhe e thellë e bën më të madh detyrimin për t’i shtrirë dorën e një bashkëpunimi të sinqertë pa asnjë kufizim” – tha zoti Rama.

Por pak pas tij, përgjigja që erdhi nga kryetari demokrat Lulzim Basha ishte ajo e akuzave të rënda ndaj procesit zgjedhor të 25 Prillit.

Bashkimi Europian i kërkoi të martën forcave politike shqiptare që të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve.

“Çdo parregullsi e pretenduar duhet të sillet me vëmendje të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe autoriteteve të tjera kompetente, dhe rastet duhet të hetohen siç duhet, përfshirë blerjen e votës”, saktësonte deklarata e përbashkët e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Josep Borrell dhe Komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhelyi. Të hënën, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se “Shtetet e Bashkuara presin nga kandidatët dhe udhëheqësit e Shqipërisë që të pranojnë vendimin e votuesve kur të përfundojë numërimi i votave.(Sipas Zerit te Amerikes)

Filed Under: Analiza Tagged With: Mbyllen Zgjedhjet

Edi Rama Declares Victory in Albanian General Elections

April 27, 2021 by dgreca

Albanian Prime Minister Edi Rama declared victory for his Socialist Party and called for a public celebration as the counting of votes from the weekend’s bitterly-contested parliamentary elections draws to a close.

By Fjori Sinoruka*

Edi Rama wrote on Facebook on Tuesday that his party has won the parliamentary elections and called on his supporters and “whoever wants to join us celebrate the victory” to attend a celebration in the evening in Tirana’s central square despite concerns about the spreading of the coronavirus.

According to the latest results from Albania’s Central Election Commission, CEC, after around 95 per cent of the votes have been counted, Rama’s Socialist Party, which has stayed in power for the last eight years, has won 72 to 73 seats in the 140-seat parliament.

This gives Rama another slight majority in parliament, as the Socialist Party takes an unprecedented third term in the country since its first multi-party elections three decades ago.

Lulzim Basha’s main opposition Democratic Party, which led an election alliance of several smaller parties called the Alliance for Change, as well as the Social Movement for Integration, led by Monika Kryemadhi, the wife of the Albanian president, Ilir Meta, seem set to remain in opposition.

Together these two opposition blocs, which have announced a possible post-election alliance should they win, are projected to have 63 to 64 seats.

President Ilir Meta, who was the head of the Social Movement for Integration before he was elected president in 2017, and sided with the opposition during the tense election campaign, called for “prudence and calm” while waiting for all the votes to be counted.

“Although I was alone in the face of all the captured institutions, I managed to make [election day on] April 25 a quiet, peaceful day, without scenes of violence and with your massive participation to exercise the right to vote. Although it seemed an impossible challenge, I am happy that April 25 could serve the democracy and stability of the country,” Meta said on Tuesday.

Despite an election campaign that was marred by confrontational rhetoric and violence, including the murder of a local politician, only minor incidents were reported by police on polling day on Sunday.

The relative surprise in the election was a small party called the Social-Democratic Party, which was led by Tom Doshi, who has collaborated with Rama in the past.

The Social-Democratic Party is projected to win three seats in parliament. But after Doshi’s surprise resignation from the party helm on Monday, the seats it won are expected to boost Rama’s majority.

Doshi has been mentioned several times by the US ambassador to Tirana, Yuri Kim, as a politician who is banned from entering the US due to allegations of “significant corruption”. Rama was previously urged not to collaborate with Doshi, as he has resigned, the path to collaboration with the Social-Democratic Party seems open.

A report by international election monitors from OSCE/ODHIR said the voting on Monday and the counting process were accompanied only by smaller omissions and incidents. However, the report noted that vote-buying remains a serious problem in Albania, among other issues.

“The tone of the language used during the campaign by some leading politicians was confrontational, and at the same time, the media did not provide essential information for the voters to make their choice. The prevalence of vote buying throughout the country was also of concern,” it said.

The turnout in the elections haven’t been published yet, but according to the election commission’s last update, it was higher than at the 2017 general elections.

*Balkan Insight

Filed Under: Analiza Tagged With: Declares, Edi Rama, Victory

PARTI – ENVER (Edvin), JEMI GATI KURDOHERË !

April 27, 2021 by dgreca

Nga Asllan BUSHATI/

Vllezër në Shqipëri, a u kënaqët gjatë fushatës zgjedhore  me: batuta të bukura, sharje  të zgjedhura  nga  fjalori i  rruges,  aktrim teatral politik, rikuizitë veshjesh me brekë e pa brekë,  me fustane e brekushe,  me atlete e këmishë larushe? Në se jo tamam, mos u shqetësoni se shoku Edi do të ju gajasi edhe katër vitet e ardhëshme me disa gjetje të reja shumë domethënëse.

A ju kujtohet se Shoku Enver pas Luftës Dytë Botrore ju drejtoi  për të qenë në shoqëri të ngushtë me lindorët: Titon, Stalinin e Mao Ce Dunin?  Mos u shqetësoni se prap  me Shokun Edi do të jeni me Vucicin, Erdoganin dhe Muhametin e Emiratëve.

A ju kujtohet kolektivizimi si përqëndrim efikas për shtimin e prodhimit, nën shembullin e kolkozeve sovjetike? Mos u shqetësoni se Edi ka biseduar me dhjetë oligarkë dhe ata do ta mbajnë nëntëdhjetë përqind të ekonomisë në duart e tyre të sigurta.

A ju kujtohet thënia brilante e Enverit se “edhe barë do të hame,  por parimet nuk i shkelim”. Ashtu do të jetë prap. Me borxhe tek dyqani i bukës, tek markata, tek komshiu e farefisi, por me zell pas ideve të shokut Edi.

A ju kujtohet se kur vërtetë u rrezikuam të hamë edhe barë , mësuam zanatin e vjedhjes  tek kooperativa, ndërmarrja, e tek shteti. Këtë zanatë e këthyem në profesion edhe tek votat.

A ju kujtohet  thënia se: ne jemi diktatura e proletariatit dhe do të ju shtypim kokën armiqve të klasës? Mos u shqetësoni se diktaturë  do të jetë përsëri. Ajo, në emër të partisë dhe  me urdhër të Shokut Edi  të njejtën gjë do të bëjë.

A ju kujtohet se arma e sigurimit është konsideruar si syri i mprehtë i partisë për ruajtjen e rendit e qetësisë sipas porosive të partisë e të ushëheqësit? Mos u shqetësoni fare se prap ashtu do të jetë. Patronazhistët do të vëzhgojnë cdo gjë dhe drejtësia do të dënojë sipas porosive të partisë e të udhëheqësit.

A ju kujtohet këngë e vjetër thotë:” Ore Pasha me shumë aletë , sic e lype ashtu e gjete”. Edhe ju vllezër në Shqipëri ,me shumë halle e me shumë derte, Ramën kërkuat dhe Ramën gjetët.

Kurse ju opozitar të Edvinit, shihni më së pari vehten tuaj. Në gjykimin tim keni bërë të paktën tri gabime fatale: dalja në bllok mga Parlamenti, mos pjesmarrja në zgjedhjet lokale, dhe mos dalja në zgjedhje me një listë të vetmë si bllok opozitar. 

Tani vuajeni atë që se bëtë  dhe që nuk qetë në gjendje të parandalonit masakrën zgjedhore  e cila u ble me para, thaës  me miell e trasta me ushqime, jo ditën e zgjedhjeve, por më shumë se një muaj përpara saj.

Zhgënjimi është i madh, dikush duhet të paguaj një cmim për të.

Filed Under: Analiza Tagged With: asllan Bushati, Parti Enver-Edvin

Demokraci dhe pseudo

April 27, 2021 by dgreca

Nga Astrit LULUSHI/

Shqipëria ka një sistem por me dy emra, Demokratik dhe Pseudo-Demokratik – i pari është emri zyrtar, tjetri përdoret kur analizohet rendi.
Po ashtu, shqiptarët krenohen me Flamurin me Shqiponjën dykrenare, për kuptimin e së cilës spekullohet, por flitet, jo-zyrtarisht, se përfaqëson ndarjen e kombit në dy e më shumë copa a shtete. Flamuri amerikan, p.sh., përmban 13 shirita që simbolizojnë numrin e shteteve themeluese, dhe 50 yje, për numrin e shteteve që janë sot në Federatë. Pra, flamuri është simboli i ecurisë së një kombi.
Po nga Marksi, a keni lexuar ndonjë gjë? Ai ishte i gabuar për shumë gjëra, përfshirë kritikat që i bënte traditës. Marksi thoshte se kultura shërben për të justifikuar pabarazinë shoqërore. Sipas tij, tradita supozonte se sjellja njerëzore përcaktohet nga besimet dhe vlerat, por zbeh rolin e luajtur nga gjendja materiale dhe ekonomike në formësimin e aftësive dhe aspiratave. Pra, në vend që të përpiqemi të reformojmë shoqërinë duke bindur njerëzit të përvetësojnë besime dhe vlera të ndryshme, ne, thoshte Marksi, duhet të marrim kontrollin e mjeteve të prodhimit dhe t’i përdorim ato për të eleminuar konkurrencën, pabarazinë, shfrytëzimin, varfërinë, dhe dominimin në përgjithësi.
Në botën pas-skamjes, sipas Marksit, njerëzit do të formonin besimet dhe vlerat e duhura për ta trajtuar njëri-tjetrin si të lirë dhe të barabartë. Debati moral dhe politik nuk do të ishte më i nevojshëm dhe shteti përfundimisht do të pushonte së ekzistuari.
Një problem me teorinë e Marksit është se besimet dhe vlerat nuk përcaktohen plotësisht nga të mirat materiale; një tjetër problem është se krizat ekonomike kapitaliste nuk janë të pashmangshme dhe shteti mund të zbatojë politika për t’i zvogëluar kur ato ndodhin; gjithashtu mungesat nuk mund të eliminohen, kështu që nuk do të jetë e mundur të çrrënjoset plotësisht konkurrenca dhe pabarazia. Për këtë arsye, do të ketë një nevojë të vazhdueshme për të debatuar besimet dhe vlerat tona, d.m.th. një nevojë e vazhdueshme për politikë, moral, ligj dhe rregull.
Marksi gjithashtu e dinte që liria kërkon jo vetëm kushte politike por edhe ekonomike. Nëse një industri nga e cila varet një komunitet shkatërrohet, siç ndodhi me shumë uzina e fabrika në Shqipërinë pas-komuniste, sepse shteti nuk ishte në gjendje t’i mbante siç kishte bërë regjimi i diktaturës për t’i treguar botës se ishte shtet i industrializuar, atëherë komuniteti i nënshtrohet vullnetit arbitrar. Liria e vërtetë është e papajtueshme me këtë lloj varësie.
Marksi gjithashtu e kuptonte tendencën e grupeve për të identifikuar interesat e tyre me  mirëqenien e përgjithshme. Ndërsa klasa borgjeze u ngrit në Evropë, ai supozoi se borgjezia ishte e prirur ta imagjinonte veten shumë më altruiste se sa ishte në të vërtetë.
Fatkeqësisht, komunistët e frymëzuar nga Marksi bënë saktësisht të njëjtin gabim – vetëm me pasoja të pallogaritshme më shkatërruese. Të gjitha qenieve njerëzore, jo vetëm borgjezia, u pëlqen të besojnë se ajo që është e mirë për ta është e mirë për të gjithë. Të armatosur me instrumente shtrënguese të shtetit (sigurim, polici, burgje, kampe internimi) dhe të bindur se forcimi i fuqisë së tyre llogaritej gjithashtu si një kontribut në krijimin e utopisë komuniste, komunistët vranë dhjetëra miliona njerëz gjatë shekullit të 20-të.
Në “Essay on Liberation” (1969), filozofi gjermano-amerikan Herbert Marcuse ilustron konfuzionin e interesit personal me atë të shoqërisë në tërësi. Për Marcuse, qytetarët e zakonshëm janë të lidhur me mënyrën e tyre të jetës për shkak të “indoktrinimit”, dhe kjo e bën të pamundur arritjen e ndryshimeve të vërteta në mënyrë demokratike:
Nëse demokracia nënkupton vetëqeverisjen e njerëzve të lirë, atëherë realizimi i demokracisë do të presupozonte heqjen e pseudodemokracisë ekzistuese, Opozita e ndodhur përballë rezistencës së maxhorancës do të bëhej jashtë-parlamentare, pra nuk mund të mbetej e ligjshme. Sipas Marcuse, sapo Opozita të forcohej dhe të impononte vullnetin e saj mbi pushtetin, njerëzit do ta kuptonin se ajo kishte të drejtë. Dhe kur të këputej zinxhiri i qeverive të së kaluarës, shumica do të ishte e çliruar nga kontrolli, dhe e lirë të gjykonte qeverinë e re në lidhje me interesin e ri të përbashkët.
Në çdo rast, mendimi themelor është i qartë: interesi i elitës është identik me interesin e shoqërisë, kështu që çdo gjë që ata bëjnë për të marrë ose ushtruar pushtet është e justifikuar.
Marcuse ishte kritik ndaj kapitalizmit, teknologjisë moderne, komunizmit të llojit sovjetik, dhe kulturës së argëtimit, duke argumentuar se ato përfaqësojnë forma të reja të kontrollit shoqëror.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, Demokraci dhe pseudo

E meritoni regjimin!!!

April 27, 2021 by dgreca

E MERITONI !!!!…Ne që nuk e meritojmë, na latë pa atdhe!!!…Mëshirë për JU!!!!

Nga Alma LIÇO/Gazeta Dielli-USA

Ti votues i vazhdimësisë së korrupsionit dhe bandave që të katandisën qytetarin më të varfër dhe pa dinjitet të Europës!!!

Ti mjeran që duke shitur votën, shite nderin, shite të ardhmen e fëmijëve, vrave konceptin për lirinë dhe demokracinë !!!

Ti militante tru-shplarë që edhe nëse do vdisje për bukë, do votoje shkaktarët e urisë dhe mjerimit tënd!!!

Ti grua trutharë që preferon të rrish pa ujë e drita, vetëm që në pushtet të vazhdoje të votohet partia e zemrës dhe mëndjes tënde të indoktrinuar!!!

Ti banor i Astirit që t´u premtua legalizimi , por që t´u shemb shtëpia, mundi dhe djersa e një jete të tërë. Pasi kullat e oligarkëve duhet t´i zëvendësojnë ato!!!

Edhe ti qytetar i thjeshtë që fëmijët e tu ja mbathën në emigracion, në pamundësi për të punuar e jetuar në atdhe!!!

Ti neglizhues i papërgjegjshëm që nuk denjon të ushtrosh të drejtën e votimit dhe fajëson gjithë të tjerët për rezultatin!!!

Ti komisioner/numërues që me urdhër të partise zhgarravit/bën të pavlefshme votën. Dhunon të drejten e votuesit dhe deformon kësisoj rezultatin!!!

Ti intelektual/analist/gazetar që për qëllime të ulta pragmatiste mbron hajdutërinë, arrogancën e pushtetit. Ndonëse nuk i përket kategorisë së atyre që janë të uritur, je edhe më i skllavëruar se ata!!!

E MERITONI!!!!…Ne që nuk e meritojmë, na latë pa atdhe!!!…Mëshirë për JU!!!!

Filed Under: Analiza Tagged With: Alma LIÇO, E meritoni regjimin!

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 269
  • 270
  • 271
  • 272
  • 273
  • …
  • 971
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT