• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

REPORT: Trump Campaign Paid Organizers of Pre-Riot Rally $2.7 Million

January 22, 2021 by dgreca

Center for Responsive Politics announced that former President Donald Trump’s campaign paid more than $2.7 million to individuals and firms that organized the Jan. 6 rally that led to violent rioters storming the U.S. Capitol.
The payments, as reported by the Associated Press, span Mr. Trump’s re-election campaign, showing an ongoing financial relationship between the rally’s organizers and Trump’s political operation. They were all made through Nov. 23, the most recent date covered by Federal Election Commission filings, which is before the rally was publicly announced.
After then-president Trump encouraged his supporters at the rally to march on the Capitol, they stormed the building, disrupting the count of Electoral College votes in an event that killed five people. Lawmakers and Vice President Mike Pence, who was presiding over what is normally a ceremonial event, were forced to flee.
The biggest recipient of campaign funds according to the report, was Event Strategies Inc., which was paid more than $1.7 million by Mr. Trump’s campaign and joint fundraising committee. The firm’s owners, Justin Caporale and Tim Unes, served as rally production manager and stage manager, respectively. Women for America First, the nonprofit organization that requested the permit on Nov. 24, originally for an event to be held on Jan. 23, had a financial relationship with America First Policies, the pro-Trump nonprofit formed to advance his agenda shortly after he took office, according to the report.
Senate Majority Leader Chuck Schumer said on Friday that House Speake Nancy Pelosi is sending the article of impeachment against former President Trump to the Senate on Monday, paving the way for a trial.

The House of Representatives this month voted to impeach Mr. Trump for the second time in his presidency for “incitement of insurrection” after a mob of his supporters besieged the Capitol on Jan. 6 in a failed attempt to stop the certification of then-President-elect Joe Biden electoral college win. (R.P)

Filed Under: Analiza Tagged With: Report

JANE DESHMORET E PARTISE,JO TE ATDHEUT

January 21, 2021 by dgreca

Nga Ilir Levonja/ Ligji për marrjen e statutit Dëshmor i Atdheut është ndryshuar pafundësisht. Kjo në kuptimin e shtimit të neneve me nënpika të tjera. I fundit rezulton në dhjetorin e vitit 2018-të. Mban firmën e kryetarit aktual të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Ish ministër i Brendhsëm i diktaturës komuniste. Dhe një ndër të akuzuarit direkt për vrasjen e 4 studentëve në 2 prill 1991 në Shkodër.  Dhe kjo është e kuptueshme. Manipulimi me statutin në fjalë është i pa fund. Ndofta në Shqipëri mund të jetë ligji më i kapur me duar, sidomos në diktaturë pasi duheshin fryrë shifrat e atyre që ranë për lirinë e vendit. Kjo është një punë që u takon konstitucionalistëve, por që në vendin tim ata janë më të politizuar se Enver Hoxha, më të deformuar se Ramiz Alia, Sali Berisha, Fatos Nano dhe së fundi Edi Rama. Ata janë po aq bastardë sa shefat e tyre politikë. Madje shkelin syrin kur ndryshojnë çdo paragraf, mjafton që të rriten gradat shkencore. Megjithëse nuk bëjnë shkencë, por vegjetojnë kancerin social. Kështu që çdo shef nuk e ka problem se kë, ku dhe kur mund të shpallë Dëshmorë të Atdheut. Studentët e Shkodrës dhe të gjitha ata që humbën jetën në përmbysjen e regjimit, duhet të ishin mirëfilli Dëshmorë të Atdheut. Por nuk janë. Ata janë venduar me titullin Dëshmorë të Demokracisë.  Se sa e rregullt është qasja, këtë mund ta thonë ata konstitucionalistët, jo hartuesit e një ligji. Por vendit tim ata i mungojnë. Madje më e pështira është edhe mungesa e mikrofonave të shtypit tek ndonjë të fundmit mohikan të ndërshëm konstitucionalist i mbetur. Shtypi sot është vetëm një kamarier i pamoralshëm. Studiot po ashtu. Ka një devijim total nga thelbi i Shqipërisë. Gjithçka zien vetëm në replikat personale të njëshave dhe ndihmat me qese vunerabël për fisnikët e varfërisë. Ose ata që janë, janë pjella të politikës, jo etikës hirearkike të rracës së drejtësisë. Institucionit më të domosdoshëm për një vend. Ndaj në vendin tim një ligj ka pafundësisht nene, pafundësisht pika. Madje një lidhëz shtuese, mund të bëj mrekulli. Kështu edhe me ndryshimet e radhës. Katër miltantë partie shpallen  Dëshmorë të Atdheut. Kokat e thinjura heshtin. Ore Zotëri, ata u vranë për karriken tënde. Jo për Atdheun e shkretë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Deshmore te Partise, Ilir Levonja

NËSE SHBA TËRHIQEN EVROPA RREZIKON

January 20, 2021 by dgreca

Nga DANILO TAINO-Përktheu:Eugjen MERLIKA/ Ishte njëherë imperializmi amerikan. Por prej më se dhjetë vitesh përfytyresa ndërkombëtare e Shteteve të Bashkuara është në tërheqje dhe në këtë 2021 sprapsja e mbifuqisë nga udhëheqja e përgjithëshme lajmërohet jashtë të gjithë caqeve. Aq sa do t’I hapen dyert rreziqeve të konflikteve të dhunëshme: siç është parë në kohët e fundit e shpesh në histori, kur fuqia zotëruese nuk e siguron më rendin ndërkombëtar, të tjerë Kombe nxitojnë të mbushin zbrazësirën e pushtetit që mbetet e fillon një garë ndërmjet atyre që duan të pohojnë mbizotërimin e tyre, në shkallë botërore ose në shkallë rajonale. Rreziqet e luftërave shtohen në mënyrë të konsiderueshme.

            Që nga shëmbja e Bashkimit Sovjetik, në fillimin e viteve 90, Shtetet e Bashkuara kanë një politikë të jashtëme të pavendosur, që ndryshon shpesh mendim. Por më shumë së fundi, në presidencat e Barack Obamës dhe pastaj të Donaldit ata kanë filluar të mbyllen në vetvete. Sot Joe Biden gjëndet në kushte vështirësish shumë të mëdha për të hartuar një strategji të jashtëme të çfarëdo lloji. Në muajtë e shkuar, ai dhe skuadra e tij kanë propozuar t’i japin një hov të ri marrëdhënieve me bashkëpuntorët e përhershëm, n’Evropë e n’Azi. Sulmi mbi Capitol Hill më 6 janar ka shkatërruar një pjesë të mirë të mundësive për të ndërmarrë nisma ndërkombëtare serioze. Me gati dy të tretat e votuesve republikanë, të bindur se zgjedhjet presidenciale janë tjetërsuar, zotimi kryesor i Biden-it nuk mund të jetë tjetër veçse tërësisht i brëndshëm, një orvajtje paqësimi që nuk do të jetë e shkurtër. “Si gjithmonë, çdo politikë e jashtëme fillon në shtëpi” ka kujtuar në këto ditë Richard Haas, njëri nga diplomatët amerikanë më të ndigjueshëm. Me Shtetet e Bashkuara në një pështjellim politik që mund të rritet në javët e ardhëshme, qëndra e vatrës do të jetë tërësisht shtëpiake. 

I pari që është futur në kuadrin ndërkombëtar në një çrregullim të plotë dhe me Washingtonin të hutuar, ka qënë udhëheqësi më i lartë i Koresë së Veriut Kim Jong-un, që ka kërcënuar Shtetet e Bashkuara se don të zhvillojë një strategji të re të papëcaktuar, me gjasë bërthamore. Çasti i dobësisë amerikane është regjistruar gjithandej, nga Pekini në Moskë: i a jep rastin një Amerikë e lidhur nga ndodhitë e brëndëshme. Kina e Xi Jinping-ut është gjithënjë e më shumë e gatëshme të duket n’atë që e quan sferën e saj t’influencës: Hong Kongun, bazat në Detin e Kinës Jugore, në mënjanimin ndëshkues kundër Australisë, tensionet e kufirit me Hindinë. Shumë analistë pyesin se çfarë synimesh ka Xi në drejtim të Taivanit, ishullit që Pekini prej kohësh kërkon t’a verë nën komtrollin e tij: presidenti kinez ka sqaruar se gjëndja nuk i duhet lënë trashëgim brezave t’ardhshëm. Një trysni m’e madhe kineze mbi Taivanin, për të mos thënë një ndërhyrje e drejtpërdrejtë e ndonjë tipi, do të vinte në vështirësi të pamatëshme Washingtonin dhe do t’i jepte fund politikës amerikane të “dykuptimësisë strategjike” në drejtim të mbrojtjes së ishullit: duke u përgjigjur me rreziqe shumë të mëdha, apo t’i dorëzohet në fakt fitorja Pekinit që do të ndryshonte githë barazpeshat n’Azi, do të zhyste në krizë Japoninë dhe do të shtrinte hijen e Kinës edhe mbi Evropën?

Aftësia e Vladimir Putinit për të kryer veprime oportuniste kur sheh një zbrazësirë pushteti është e duartrokitur. Është parë në Ukrainë, në Siri, në Libi. Nga Biellorusia në Lindjen e Mesme Moska do të përfitojë nga çdo hapësirë e lejuar nga mungesa amerikane pë të pushtuar pozita ndikimi. Më të lirë për të respektuar një rend të pikturuar në Washinton do të ndjehen të tjerë ”burra të fuqishëm”, nga Rexhep Taip Erdogani në Turqi, tek ajatollahët iranianë, nga Abdel Fattah al Sisi n’Egjypt tek Nikolas Maduro në Venezuelë.

            Në këtë paqëndrueshmëri të mëtejshme dhe përballë rreziqeve në rritje të luftërave e t’atyre civile, Evropa natyrisht nuk mund t’i lejojë vetës rolin e sehirxhiut dhe t’atij që nuk kupton se kërcnimet e vërteta nuk vijnë nga Shtetet e Bashkuara – ku politika është jashtzakonisht e ndarë, por ku demokracia ka qëndruar – , por vijnë nga autokratët. Aleanca me Shtetet e Bashkuara, me gjithë ngërçet e tyre, është ende e vetmja mundësi që Evropa ka të mbrojë vlerat e saj, institucionet dhe ekonominë e saj, ndoshta më shumë se dje. Shënja miqësie të drejtpërdrejta Amerikës do të bënin mirë në Washinton. Ursula von der Leyen kishte premtuar se Komisioni i saj do të kishte qënë gjeopolitik. Deri tani nuk ka pasur asnjë gjurmë, madje marrëveshja mbi investimet sapo e përfunduar me Kinën bën të mendohet se BE vazhdon të kujtojë se në lojën e fuqive të mëdha të sotme mund të bëhen allishverishe pavarësisht zgjedhjeve politike. Të pranohet se nuk është ashtu është më shumë se e rëndësishme, tashmë është jetike.

            “Corriere della Sera”, 16 janar 2021       Përktheu Eugjen Merlika 

Filed Under: Analiza Tagged With: Nese SHBA terhiqet, perktheu Eugjen Merlika

Ramush Haradinaj paska sigurar postin e Presidentit të Kosovës !

January 19, 2021 by dgreca

Opinion nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI/

Ramush Haradinaj paska sigurar postin e Presidentit të Kosovës !

Sepse   të gjithë votuesit  patriotë shqiptarë, që e duan dhe e mbështesin bashkimin kombëtar, pa dyshim se,  do t’ia hedhin votën e tyre në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit 2021.

Nëse Ramush Haradinaj e mbështet me Referendum bashkimin kombëtar, atëherë e ka të siguruar postin e Presidentit të Kosovës. Urime Ramush !

Prandaj, votoni Ramushin President të Kosovës, si dhe të gjithë që janë dëshmuar me vepër konkrete se e duan, dhe po punojnë ditë e natë për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Vetëm ata që mbështesin projektin strategjik historik, politik dhe gjithëkombëtar të bashkimit, janë të aftë , të guximshëm dhe largpamës, që në Kuvendin dhe në Qeverinë e Kosovës, të mos ketë serbë të “Lista srpska”, ata që e kanë vrarë UÇK-në, popullin e pafajshëm me mbi “11.800” shqiptarët, të cilët pranojnë t’i marrin pagat, por jo edhe ta njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran të tyre, por vetëm shtetin e Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale (1912-1999).

 Të lumtë Z. Gjeneral, Ramush Haradinaj:

“DO TË BËJ REFERENDUM PËR BASHKIMIN KOMBËTAR ME SHQIPËRINË” !

-Unë jam me Ty, dhe me të gjithë ata, që janë dëshmuar, se janë në këtë rrugë për liri dhe për bashkim kombëtar, ashtu sikurse UÇK-ja me Kryekomandantin e saj historik gjithëkombëtar shqiptar, ADEM JASHARI, që së bashku me  60 jasharë të tjerë luftoi heroikisht në Kullën e tij kundër “3000 forcave” çetniko-fashiste barbare serbe (të cilit nuk i shkoi në ndihmë asnjë ushtri dhe, asnjë shqiptar  ashtu sikur luftoi dikur në shekullin XIX, OSO KUKA në Kullën-Kala të tij në Malësinë e Madhe kundër “3000 ushtarëve barbarë malazezë, të cilët kishin mësyrë për të pushtuar Shkodrën (1862)”. Por, duke falënderuar heroizmit të Oso Kukës dhe të 24 ushtarëve të tij, që dogjën  veten dhe piromanët  pushtues, hodhi Kullën në erë për të mos rënë Shkodra në duart e çetnikëve barbarë  pushtues malazezë.

“Vërtet,  Nuk kemi me pranu me mbet as konflikt i ngrirë e as nuk kemi me pranu me na nda, por kemi me shku në referendum për bashkim me Shqipërinë, mbane mend këtë, jo se na po duam, por qe 20 vjet i kemi dhënë fjalën perëndimit që po duam me respektuar një vizion të përbashkët për një Kosovë euro-atlantike me hy në BE me shku në NATO, me u bë anëtare e OKB-së, me na njohë Serbia, dhe me dashtë BE-ja me i bindë pesë vendet me na njoh jo me na lënë kështu vjerrë gjatë, deshi Amerika na ndihmoi me marrë njohjen e Izraelit, ndërsa ku janë partnerët tanë evropianë, pse na mbajnë kështu të izoluam, pse na lënë me pritë, e kohë pas kohe na thonë se e keni këtë faj e atë faj. A nuk pat asnjë faj Serbia dhe vendet tjera fqinjë, ata të përkryer apo? Nuk mund të rrimë vjerrë derisa dikush ta ketë disponimin me u kry çështja e Kosovës”. (Shih në: https://www.kosovarja-ks.com/ramush-haradinaj-do-ta-beje-referendumin-per-bashkim-kombetar-me-shqiperine/

 Ata që frikësohen nga Serbia, nga armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm, nuk e kanë vendin as në Presidencë, as në Qeveri e as në Parlament të Kosovës. Prandaj, hiq, pa asnjë hamendje, mos i votoni ata, se për popullin atyre “bash nuk iu ha palla”, sikurse këtu e 20 vjet më parë.

Posaçrisht, atyre që, në çfarëdo forme janë dëshmuar dhe  deklaruar kundër bashkimit kombëtar, mos ua hidhni asnjë votë, sepse ata deri më sot nuk kanë bërë asgjë të mirë dhe të dobishme për POPULLIN,  vetëm se e kanë varfëruar, e kanë braktisur dhe përbuzur, e kanë  lënë të papunë, pa strehë, pa ekzistencë, duke e përzënë nga Kosova në vendet e ndryshme të Evropës , të Amerikës etj. për të fituar një krodhe buke sa për të ekzistuar  “as i gjallë, as i vdekur”, sot për nesër sikurse nomadët e shkretë të paplang dhe të pa shtëpi nëpër geto të paemër buzë qyteteve të huaja të Ballkanit dhe të Evropës.

Bashkimi Kombëtar është opsioni i vetëm për dekolonzimin e shqiptarëve në Ballkan

*** Së pari, REFERENDUM për bashkim kombëtar, pastaj kompromis me Serbinë.  

–Mund të bëjmë kompromis paqësor me Serbinë, nëse RFERENDUMI MBARËKOMBËTAR THOTË PO,-japim Nishin për Preshevën, për Bujanocin dhe për Medvegjën shqiptare.

Ky është i vetmi opsion për arritjen e kompromosit politik mes Serbisë dhe Kosovës. Mirëpo, kjo nuk varet nga Prishtina, as nga bisedimet e udhëheqësve të saj në kuadrin e Dialogut  të Brukselit (2011-2018), por direkt nga Tirana zyrtare, përkatësisht nga Shqipëria, e cila në bazë të së drejtës historike dhe të Kushtetutës në fuqi të vitit 1998 (premabula, ku flitet për bashkimin kombëtar) ka të drejtë që të iniciojë shqyrtimin dhe rindërkombëtarizimin e kufijve të kontestuar territorialë me shtetet fqinje siç është edhe Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia.

Nëse Tirana zyrtare (në bazë të së drejtës historike dhe të Kushtetutës në fuqi të viti 1998, si dhe të së drejtës  së vetëvendosjes për shkolonizimin e shqiptarëve dhe të territoreve të tyre nga vendet kolonialiste sllave ballkanike) merr përsipër zgjidhjen përfundimtare dhe të drejtë të problemit kolonial të shqiptarëve të Preshevës, të Bujancit dhe të Medvegjës nga Serbia,KËRKESA e saj për arritjen e kompromisit historik me Serbinë, duhet të jetë-kthimi i Preshevës, i Bujanocit dhe i Medvegjës Shqipërisë etnike, pa prekur asnjë pëllëmbë të territorit të Veriut të Kosovës. KY ËSHTË KOMPROMISI PAQËSOR!

Mirëpo, për të arritur ky kompromis historik mes Shqipërisë dhe Serbisë,  shqiptarët me Tiranën zyrtare në krye, nevojitet të marrin një vendim të vështirë dhe të dhimbshëm historik, politik, kombëtar dhe shtetëror, sepse për Preshevën, për Bujanocin dhe për Medevgjen, duhet të heqin dorë nga e drejta historike mbi territoret indigjene të Shqipërisë etnike : Kurshumlia, Bllaca, Leskoci, Prokupla, Vraja, Nishi, Novi Pazari, ku që nga viti 1878, kur Serbia ka kryer spastrimin etnik dhe gjenocidin mbi 1 milion shqiptarë, në këto territore shqiptare nuk jeton më  ASNJË SHQIPTAR.   

NJë vendim i tillë i rëndësishëm politik, do të mund të merrej vetëm pas mbajtjes së REFERENDUMIT në shkallë gjithëkombëtare në hapësirat e Shqipërisë etnike dhe në diasporën shqiptare. Nëse  i gjithë populli shqiptar, do të votonte,  që territoret e theksuara të  zbrazura nga shqiptarët si rrjedhim i  gjenocidit serb(1878-2018) t’i liheshin Serbisë si kompensim për rikthimin e Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës brenda kufijve historikë dhe gjeopolitikë të Shqipërisë etnike.

Ky është kompromosi paqësor historik. Nuk ekziston tjetër kompromis, sepse Veriu i Kosovës, është territor i Shqipërisë etnike, jo i Serbisë së madhe kolonialiste. Në këtë pikëvështrim, nuk mund të ketë kurrfarë kompromisi tjetër gjeopolitik me Serbinë, pavarësisht çfarë  thonë dhe çfarë “vizatojnë” gjeometrat hashimë,  isa ,ramushë,  muratë dhe bulliqë, të cilët  Malit të Zi ia falën “8200 kilometra” territor të Shqipërisë etnike.  Kësi “specialistë”  për “tëkurrjen” e territorit shqiptar, nuk i duhen as Kosovës e as Shqipërisë etnike.  

Pra, nëse Serbia do paqe me shqiptarët, Beogradi, duhet të arrijë kompromis  me Shqipërinë për statusin e Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës, jo për Kosovën, e cila dikur ishte vetëm koloni e saj (1912-1999), kurse sot, është vetëm shtet fqinjë i Serbisë, sepse që nga 17 shkurti 2008, është shtet i pavarur dhe Sovran, i njohur  nga më se 100 shtete të OKB-së.  Në këtë kontekst, nuk ka se çfarë të debatohet me Serbinë kolonialiste për statusin e mbyllur të Republikës së Kosovës.

Sa  më sipër, Tirana dhe Prishtina të negociojnë me Beogradin për zgjidhjen e problemit kolonial të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës, POR JO për Kosovën, sepse kjo me t’u pavarësuar që nga 17 shkurti 2008 nuk është kurrfarë çështje e bendshme e as e jashtme e Serbisë.

Nëse një REFERNDUM i tillë, do të përfundonte me sukses,  që territoret autoktonte  të Shqipërisë etnike, sot të pabanuara me shqiptarë, t’i jipen Serbisë, në mënyrë që kjo të  eqë dorë nga sundimi kolonial 140-vjeçar  mbi Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën.

Po qe se  serbët, duan që me paqe  ta mbyllin konfliktin historik me shqiptarët, ky do të ishte i vetmi opsion për arritjen e kompromisit politik me  shqiptarët dhe me Shqipërinë, JO me Kosovën, sepse Kosova është pjesë integrale dhe e ligjshme e Shqipërisë, jo më KOLONI e Serbisë imperialiste.

Prandaj, nëse Beogradi zyrtar do kompromis, paqe  dhe marrëdhënie të mira miqësore me shqiptarët dhe me Shqipërinë, atëherë serbët dhe Serbia, do të duhej të përqafonin dhe të ngelnin të kënaqur me këtë lloj kompromisi historik dhe paqësor  të shqiptarëve, sepse po ua falin territoret e aneksuara dhe gjenocidin e kryer mbi shqiptarët e këtyre territoreve (1878 – 2018).

Ndryshe, brenda një kohe shumë të shkurtër, Serbia do të jetë e detyruar, që të heqë dorë nga sundimi kolonial 140-vjeçar, Jo vetëm nga Presheva, Bujanoci dhe Medevegja, por edhe nga: Nishi, Novi Pazari, Kurshumlia, Bllaca, Prokupla, Vraja, Leskovci etj., sepse të gjitha këto janë territore të Shqipërisë etnike, të spastruara etnikisht si pasojë e shfarosjes, e masakrave, e reprezalieve dhe e shpërnghuljes masovike  nga soldateskat serebëve të Obrenoqviqëve, të Karagjorgjeviqëve, të Pashiqëve…etj.

Nëse Serbia nuk pajtohet me këtë kompromis, që nuk është kompromis, por falje e territorit të Shqipërisë etnike, atëherë, Tirana zyrtare, duhet patjetër, urgjentisht, të kërkojë një KONFERENCË NDËRKOMBËTARE PËR BALLKANIN, ku fjalën kryesore, do ta ketë Amerika dhe fuqitë e mëdha botërore, Jo Serbia, e cila nuk do të pranojë kurrfarë kompromosi politik, që të heqë dorë nga territoret e Shqipërisë etnike.

Së fundi, duhet rikujtuar të gjithë ata që deklarojnë ose shkruajnë kundër bashkimit, ata janë aleatë besënikë të amalgamës  sllavo-bizantine ballkanike kundër antikolonializmit të forcave progresive patriotike shqiptare.  Për më tepër të gjithë ata “kalemxhinj” dhe liderë politikë, që për interesa të tyre pushtetore, pasurore, karrieriste etj., po e frikësojnë popullin  nga bashkimi, ata nuk meritojnë të kenë vend as në qeveri, as ne parlament, as në presidencë, as në universitet, as në akademi e as në shkolla të nivelit të mesëm dhe fillor, sepse haptazi janë armiq të popullit dhe të Shqipërisë Etnike.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ramush Haradinaj

Dështimi i suksesshëm i vitit shkollor 2020-2021

January 19, 2021 by dgreca

Nga Qemal CEKU/ Do të nisë apo jo viti shkollor në 14 Shtator 2020 është debati më i madh i këtyre ditëve. MASR ditët e fundit ka publikuar një udhëzim rreth fillimit te vitit shkollor 2020-2021, por problematikat e hasura në këtë udhëzim janë jo të pakta. Duke qenë se MASR është prej kohësh me pushime ka krijuar një konfuzion të madh kryesisht te mësuesit. Në udhëzim thuhet që orët do të jenë 25 ose 30 minuta, por nuk sqarohet nëse do të vazhdojë me sistemin tre lëndë në gjashtë orë. Nëse do të vazhdohet me të njëjtin sistem atëherë mësuesit ngarkohen me dyfishin e ngarkesës ose sistemi do të ketë nevojë për mësues shtesë. Në rast se ngarkesën do ta mbulojnë mësuesit a do ju paguhen orët shtesë dhe mbi çfarë kriteresh? Në rast se do të rekrutohen mësues shtesë mbi çfarë kriteresh do të rekrutohen dhe si do të paguhen? Për të mos përmendur faktin që as është menduar për rritje rrogash për mësuesit edhe pse punojnë në kushte të vështira e do të punojnë në kushte akoma dhe më të vështira. Në të dyja rastet nevojitet një buxhet shtesë të cilin MASR nuk e sqaron se sa është. Në një nga pikat e udhëzimit thuhet që: drejtori i IA ka dorë të lirë për rregullimin e orarit. Edhe ne këtë pikë lihet një hapësirë e madhe për abuzim nga ana e drejtorit të shkollës. Duke marrë parasysh dhe faktin që shumica e drejtuesve të IA janë pazarxhinj dhe të paaftë për të organizuar dhe menaxhuar një situatë të tillë. MASR në asnjë pikë nuk përmend se si do të veprohet nëse në ndonjë shkollë zbulohen raste pozitive me COVID-19. MASR ka publikuar dhe planet mësimore të unifikuara me të cilat pretendohet të punohet gjatë pandemisë, por MASR nuk ka marrë parasysh faktin që shkollat punojnë me altertekst dhe temat mësimore nuk përputhen për të gjitha shkollat. Pa përmendur faktin që janë lëshuar për t’u shitur planet e mësuesve “ekspertë” të babëzitur e institucioneve trajnuese. Ministrja e Arsimit pasi bëri plazh e vizitoi kanionin e Holtës del në një videokonferencë dhe ju jep përgjigje disa pyetjeve të “dërguara” në rrjetet sociale, por nuk tha se kush do i mbulojë shpenzimet e shtuara të prindërve tashmë në vështirësi ekonomike; për dezinfektantë, maskat apo dorezat që do të përdorin nxënësit gjatë orarit mësimor. Po për mësuesit kush i mbulon shpenzimet për dezinfektant, maska apo doreza që do të përdoren gjatë orarit mesimor? Se mos thoni që bashkitë respektive do i sjellin nëpër shkolla e do i “menaxhojnë” drejtorët se ju jap fjalën që do të përfundojnë në treg te zi. Çmendurirat në këtë sistem të dështuar nuk kanë të sosur. Me një urdher të paprecedent ministria urdhëron që regjistrimet për në arsimin parauniversitar të bëhen vetëm deri më datë 15 korrik. Lind pyetja po me nxënësit që nuk kishin mundësi të regjistroheshin deri në datën e caktuar çfarë do të bëhet? Pa përmenduar faktin që ky urdhër i hap rrugën një abuzimi shumë të madh sepse regjistrimet do të bëhen dhe në shtator, por kundrejt një haraçi (një 5000-she) të vogël që i jepet drejtorit. Sapo u mbyll java e parë e gjysëm fillimit të shkollës. Të gjithë kemi parë radhë të gjata për të marrë librat falas dhe të plotësuar, njerëz që rrinë grumbull për të regjistruar fëmijët në shkollë e deri dhe kacafytje për të prënotuar një vënd në kopësht ose çerdhe. Masa për COVID-19 asgjëkundi. Në çdo institucion ka një neglizhencë totale ndaj masave COVID-19 kryesisht nga drejtuesit. Zot ruaji shqiptarët nga shqiptarët!

Filed Under: Analiza Tagged With: deshtimi i suksesshem, Qemal Ceku

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 303
  • 304
  • 305
  • 306
  • 307
  • …
  • 975
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Një ishull, një gabim: Investimet e huaja janë të mirëpritura—por jo me çdo çmim
  • Z. Shpëtim Tim Qorraj hapi fushatën për t’u zgjedhur në Parlamentin e Nju Jorkut 
  • Gjyshi i Ismail Qemalit, Ismail Bej Vlora e shihte perspektivën e një të ardhmje të pavarur të shqiptarëve
  • ATHANAS GEGAJ PER ORIGJINEN E ARBNIT
  • VAZHDON KRIMI SHTETËROR NDAJ AT GJERGJ FISHTËS: I PËRJASHTUAR NGA SHTETI QË AI MBROJTI
  • SHQIPTARËT DHE MAQEDONIA E VERIUT MIDIS UNITARIZMIT DHE DEMOKRACISË KONSENSUALE
  • ATË BERNARDIN PALAJ, FRATI QË I “RRËMBEU HARRESËS” KËNGËN SHQIPTARE
  • Garancia Publike për Emigrantët
  • Nëntë njohje de-facto për Kosovën
  • RIZGJEDHJA E PRESIDENTES OSMANI ËSHTË INTERES SHTETËROR DHE KOMBËTAR
  • Stuhi dimërore historike në SHBA: Mbi 10 mijë fluturime të anuluara, miliona qytetarë nën akull, borë dhe të ftohtë ekstrem
  • KELETI UJSÁG (1931) / “NJË MUAJ PRANË MBRETIT ZOG, THEMELUESIT TË SHQIPËRISË MODERNE…” — INTERVISTA ME MÁRTON HOSSZÚ, PIKTORIN NGA KOLOZSVÁR-I
  • Si “Albanian Mafia” zëvendësoi Cosa Nostra-n dhe po rrezikon Shqipërinë
  • Për vendlindjen, komunitetin e kombin…
  • Kur liria e njërit, bëhet burgu i tjetrit 

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT