• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Vrasësit e vërtetë të 14-vjeçarit

November 20, 2024 by s p

Nga ROLAND QAFOKU/

I vetmi lajm që përmbysi dje sherret politike, bëmat e bosëve të krimit dhe lakuriqësitë e ekraneve televizive dhe rrjeteve sociale ishte vrasja me thikë në zemër të një 14-vjeçari në oborrin e shkollës “Fan Noli” në qendër të Tiranës. Në pak orë u duk sikur Shqipërisë i doli dehja. Ajo rutina e përditshme u duk sikur u pre në mes. Të gjithë të shokuar dhe të gjithë të traumatizuar iu qepën si tutkall televizioneve, aparatit të celularit, Facebooku-t, Youtub-it, Instagram-it dhe Tik-tokut për të mësuar kush u vra, si u vra, si e vranë, me çfarë e qëlluan dhe përse e vranë atë djalë engjëll të cilit iu ndërpre jeta pa e nisur mirë atë. Në fakt prej 24 orësh e gjithë Shqipëria ndjehet e vrarë. Të gjithë ndjejmë po atë dhimbje që kanë në këto momente prindërit dhe të afërmit e atij djaloshi. Është pak të themi jemi shokuar. Ndjehemi të vrarë në shpirt dhe pikë. Por ç’po ndodh me Shqipërinë tonë? Si ka mundësi që ndodh me aq lehtësi një ngjarje e tillë në mes të kryeqytetit, e pasuar kjo edhe nga tre-katër të tjera gati me të njëjtin skenar, ndodhur muaj më parë në cepat e Shqipërisë? Vërtetë autori është ai që sipas policisë nguli thikën, por vrasësi i vërtetë i 14-vjeçarit nuk është ai. Vrasësit e atij engjëlli janë shumë më shumë dhe nisin që nga shoqëria shqiptare që po degradon, te familja që po shthuret, të prindërimi që po dështon, te shkolla që mëson por nuk edukon, te policia që vetëm siguri në në shkolla nuk garanton e deri te përdorimi i rrjeteve sociale që kanë dalë jashtë kontrollit dhe vret vetëm me një touch.

1.Së pari mendoj dhe besoj se shoqëria shqiptare është e zhytur në krizë të thellë. Kanë humbur vlerat më të mira të saj dhe prej dekadash ka pësuar deformacione nga më të rënda. Shoqëria jonë po rend drejt të keqes, të ligës dhe negatives dhe ka kthyer veset në virtute. Shoqëria jonë i thur didirambe të fortit të qytetit, të fortit të lagjes, të fortit të pallatit. Shoqëria jonë nderon kriminelët dhe bëmat e vrasësve i tregon so model suksesi. Shoqëria jonë pëlqen dhe vlerëson hajdutin, maskarain, atë që shkel ligjin dhe atë që nuk pyet për kërrkënd qoftë ai polic, prokuror a gjykatës. Shoqëria jonë quan të zotë atë që vjedh dhe vlerëson milionerin që i ka bërë paratë ose me drogë ose duke vjedhur shtetin. Shoqëria jonë vlerëson atë që i bën milionat pa mundim por që tërheq kartmonedha në bankomat pa derdhur asnjë pikë djersë. Shoqëria jonë është larguar githnjë e më shumë nga shembulli poziviv dhe ndaj të mirit dhe të paqtit. I miri në shoqërinë tonë cilësohet njeri koti, i dobët dhe I pavlerë. Atë që zbaton ligjin dhe që respekton shtetin dhe ligjin shoqëria jonë e quan frikacak. Me pak fjalë, kjo shoqëri vret. Është kjo shoqëri që vrau edhe atë 14-vjeçarin. Nëse do ishte një shoqëri e mirë, pa këto cene që renditëm vrasja nuk do kishte ndodhur. Por në një shoqëri me kaq shumë defekte edhe një vrasje e tillë quhet normale. Dhe kjo është pjesa më e rëndë akoma e kësaj ngjarje.

2.Së dyti, familja shqiptare ka pësuar goditje të mëdha në dekadat e fundit. Familja jonë po shthuret. Si qeliza bazë e shoqërisë, familja shqiptare po pasqyron dhe po rrezaton të gjithë atë që ne shohim me sy në çdo orë e çdo ditë. Kjo duket qartë kur burri rreh gruan, kur djali rreh prindërit kur vëllai vret vëllanë dhe kur krimi në familje nuk përbën më lajm. Familja jonë ka humbur vlerat më të mira. Familja jonë ka bërë kapërcime të mëdha morale teksa ka zëvendësuar edukimin e fëmijëve me pasurimin e fëmijëve. Është e dhimbshme por e vërtetë që në shumicën e rasteve, babai, nëna, vëllai, motra, gjyshi, gjyshja e deri të afërmit nuk kanë më për bazë edukimin e më të vegjëlve, por garën mes tyre se kush ka më shumë llogari bankare, apartamente luksoze, shtëpi në plazh, vila, resorte, hotele, biznese e deri te prona jashtë Shqipërisë. Të gjithë në familje konkurojnë se kush bën më shumë jetë qefi të shfrenuar dhe jo kush të jetë më i ditur. Në familje tani bëhen gara kush ka udhëtuar më shumë në botë dhe jo kush ka ka lexuar më shumë libra nga autorë të botës. Shoqëria jonë tenton të krijojë lehtësira dhe orienton fëmijët drejt qefit dhe jo drejt vlerave. Kjo ka sjellë shthurje të strukturës bazë, familjes. Statistikat flasin se Shqipëria ka gjithnjë e më pak familje, ndërsa familjet ekzistuese kanë gjithnjë e më shumë probleme sociale që nisin që nga përdorimi i drogës e deri te martesat brenda të nëjtin seks. Dhe në një farë mënyre, kjo lloj familje që rrethon këdo, krijon një presion negativ ndaj kujtdo. Ndërsa ai fëmijë që nuk i disponoin këto ndjehet keq, është i mënjanuar dhe i frustuar. Me pak fjalë, kjo lloj familje vret.

3.Së treti, por që në fakt është e para është fakti që prindërimi në Shqipëri ka pësuar devijacion të paimagjinueshëm. Ai nis nga divorcet që krijojnë traumat te fëmijët. Më pas vijon te synimi për një jetë luksi që babi dhe mami ia injektojnë fëmijës që në vegjëli. Jemi të rrethuar nga shumica baballarë dhe nëna që vetë bëjnë një jetë luksi dhe qefi dhe nuk investojnë për dije e kulturë as për vete e as për fëmijët. Mjaftojmë të shikojmë djem dhe vajza të rinj e të reja në timon. Syrri tërr, vozitje me 120 kilometra në orë dhe egërsi me atë që para dhe prapa duke drejtuar një makinë me kosto 100 mijë Euro. Si mund të jetë ndryshe një fëmijë 20 vjeç që babi dhe mami kanë investuar te ai apo ajo duke i dhuruar një makinë të tillë? Si mund të jetë jeta e një fëmije kur vetë babi dhe mami e kanë mendjen vetëm të jeta e luksit në bare, restorante dhe hotele me 5 yje dhe në udhëtime të shfrenuara për të parë bukuritë nga Maldives në Oqeanin Indian deri në Aruba të Karaibeve se këto në Shqipëri nuk quhen. Për ta, libri, teatri, kinemaja, sportet janë të huaja, por luksi dhe jeta e qefit janë jeta normale. Këto shndërrohen në modele aq negative se çduhet të bëjnë fëmijët. Dhe ky lloj prindërimi vret. Vret edhe atë fëmijën e atyre që e nxisin këtë jetë, por edhe të atyre që nuk e arrijnë dot këtë jetë. Ky lloj prindërimi është degradimi që çdon në çdo pasojë negative për fëmijët.

4.Së katërti, shkolla në Shqipëri është kthyer në vendin ku mësohet por jo në vendin ku edukohet. Për shkollën edukimi i fëmijëve është bërë gjithnjë edhe më i largët. Para, gjatë dhe pas mësimit, duket sikur shkolla lan duart dhe nuk ka të bëjë me fëmijët. Ndërsa puna e sociologut dhe psikologut në shkolla duket si një vend pëllumbash që dikush është punësuar vetëm për të marrë një rrogë duke mos bërë asnjë punë. Vrasja zbuloi shumë anë negative të shkollës. Nuk mund të rrimë pa thënë se stafi mësimor dhe jo vetëm, në shkollën “Fan Noli” ka dështuar në ekstrem. Jo vetëm nuk ka bërë fare atë që duhet të bënte por ngjarja përfundoi me një krim tejet të rëndë. Duket hapur që sherri mes të rinjve është marrë lehtë dhe duke mos e vlerësuar çoi në një krim që sigurisht që mësuesit dhe drejtoria e ndjejnë, por tashmë është shumë vonë. Është irrituese kur mëson detaje se si një debat fëmijësh u kthye në një krim të rëndë dhe stafi nuk mundi të bëjë asgjë. Nëse do ketë ndo pak lehtësi në këtë histori trishtuese është që përgjegjësit e stafit mësimor që nga mësuesit e deri te drejtuesit nuk duhet të jetë më pjesë e arsimit. Kjo do ishte më e pakta. Më tej, ristrukturimi dhe hartimi i një stradegjie të re në këtë drejtim do ishte më normalja.

5.Së pesti policia në këtë ngjare ka dështuar si në shume raste të këtij lloji. Togfjalëshat “siguria në shkolla”, “perimetri i sigurië” “mbrojtja e fëmijëve” janë të zhverësuara plotësisht. Me këtë që ndodhi ato planet e masave janë vetëm propagandë e dalë boje. Jam i bindur që pas kësaj ngjarje do merren masa, por jam po aq i sigurtë që ato do jenë qesharake. Kam një thirrje: Ore zotërinj, ju jeni aty për të parandaluar ngjarjet, jo për të mbledhur kufomat. Nuk e di se çdo bëjë ministri i ri Ervin Hoxha. Por nëse vërtetë është ashtu siç e tregojnë, i ndershëm dhe i rreptë, duhet që atë zinxhirin drejtues të asaj strukturës “siguria në shkolla” duhet ta shkrijë të gjithë. Një polici kur nuk arrin të parandalojë një ngjarje të tillë dhe aq më keq të mos shkojë shpejt në vendin e krimit që këkron ndihmë, ajo jo vetëm është e dështuar, por është fajtore në krim. Nëse dikush e kundërshton këtë kam një pyetje: Përse policia shkon për 30 sekonda te një makinë që ka parkuar gabim në rrugë? Kaq. Sigurisht që unë nuk e kam fjalën për të gjithë policinë. Por për ata policë përgjegjës që nuk kanë bërë asgjë për të shpëtuar jetën e 14 vejcarit. Këta policë dhe kjo lloj policie vret.

6.Rrjetet sociale janë kthyer një një burim krimi dhe me pasoja të rënda. Përdorimi i tyre nga fëmijët dhe të rinjtë është jo vetëm jashtë kontrollit, por pikërisht aty ka zanafillën dhe merr udhë çdo problem social. Sigurisht që kjo nuk është sëmundje vetëm shqiptare. Por në Shqipëri duket se ka një “over dose” deri në harlisje. Se ç’mund të pësojë një fëmijë vetëm 10 vjeç që ka llogari në tik-tok dhe instagram e kuptojmë të gjithë. Ai ka predispozitën të jetë viktimë e çdo problemi abuzimi. Por komunkimi i tij mund të jetë edhe indicie për çdo sherr dhe që më pas kthehet në ngjarje kriminale si ajo me 14-vjeçarin e “Fan Nolit”. Prandaj shteti duhet ta shikojë me shumë seriozitet raportin e fëmijëve dhe adoleshentëve me kanalet e komunikimit. Rrjetet sociale vrasin!

Filed Under: Analiza

TRAGJI-KOMEDIA SHQIPTARE NË 79 VITE

November 19, 2024 by s p

Alfons Grishaj/

Nisja dhe bitisja tragji-komike

Atë ditë që vdiq Enveri, vdiq “patriotizmi”. Gojët e liga thonë se para vdekjes, Enverit iu shfaqën lakuriq, Aleksandra Kollontai dhe Clara Zetkin. Ndërsa Mehmeti, iu fanit duke rrahur një trumë të qelqtë që në vend të ujit rridhte gjak, bash mbi “pemën e miqësisë” që pat mbjellur Enveri, Krushovi dhe vetë ai. “Haluçinacioni” i frymës fundit të mëkatarit sjell evokime të jetuara që vë në siklet dhe më mizorin. Por britma e Enverit nuk erdh nga Mehmeti mbi trumë, por nga foto e ngjallur e Dom Nikoll Gazulli, i cili me një buzëqeshje hyjnore vijëzonte me shkop hartën e ferrit ku do kalonte diktatori. Dukej sikur i thoshte:“Askush nuk është i përjetshëm, përveç Hyut të gjithpushtetshëm!” Enveri me sy të zgurdulluar ra nga shtrati duke thirrur: “Ah, Gazull tradhëtari!” Nexhmia, duke fshirë hundët dhe lotët e kristalta si zhigu i votrës, iu drejtua të pranishmëve: “Shokë, siç e shihni, Enveri dhe në momentet e fundit të jetës lufton me armiqtë!” Ramizi dhe shokët e partisë shikuan njëri-tjetrin! Mbase shoqja Nexhmie kish roitur? Aty nuk ishte asnjë njeri veç shokëve të partisë…

Po ç’rëndësi kishte se kush iu shfaq Enverit, ndërsa Shqipëria u mbush në lot. Kordoneve  të frymorëve u dalloheshin brinjët dhe organet si harllucave kur nuk i sheh dielli, të cilët ulërinin  për vdekjen e “legjendarit”. Dhimbja kish pushtuar Shqipërinë, Dardaninë dhe viset e tjera. Oh, dhimbje që e ke emrin mjerim! Vdiq “Heroi i Popujve të Jugosllavisë”(dekoratë e dhënë nga Tito), udhëheqësi që kishte një makinë dekorata prej Rusisë, Kinës, Jugosllavisë, Bullgarisë, Rumanisë etj. Njeriu që pas luftës gëzoi gradën Gjeneral- Kolonel pa qenë asnjë ditë në shkollë ushtarake dhe pa shkrehur asnjë pushkaliqe! Njeriu që pati shumë shokë: Qemal Stafa, Vasil Shanto etj, por më të dashurit mbetën, Miladini dhe Mugosha. Aderencë e çapkënllëkut francez, Enveri ia dhuroi Dardaninë Titos, me një zemërgjerësi të paparë, sikur të kish falur rrethinat e Zallit Kirit. Mbase prapa këtij vendimi qëndronte fjala e popullit: “Më mirë i pari në fshat se i fundit në qytet?

Udhëheqësi “legjendar” nuk pyeti për imperialisto-revizionistët e planetit, sepse pati pas vetes, “ushtrinë e popullit ushtar”, të cilët ishin stërvitur ndër beteja të mëdha (imagjinare)

qindra milionëshe. Mjaftonte bilbili i harabelit që trimat të zinin llogoret. Muskujt e tyre skalitur ndër aksione mund t’i kishte zili Hollyood, Wallt Disney dhe teatrot e kukullave që po t’i pikasnin do i  punësonin menjëherë kundrejt pagesave marramendëse.

Sa ish gjallë Enveri, u kujdes me “dhimbje”  atërore për të gjithë shokët e tij, duke i çuar një e nga një pranë Luciferit, për t’ia mbushur mendjen Engjëllit rebel se udhëheqësi i partisë dhe popullit do i bëhej shpejt krahu tij i djathtë në luftë kundër Zotit.

Ç’nuk bëri heroi? Një ndër gjërat më të arritura ish lufta e hapur kundër të shkolluarve në perëndim. Ai u erdh hakut se e “meritonin”. I futi nëpër galera dhe porsa u vinte dita për të dalur së andejmi ua shtonte lejeqëndrimin me një zemërgjerësi të paparë. Të shkolluarit në perëndim ishin drita e dijes, por Enveri i quante, “terri i kllasës kapitaliste”. Po i hante partia ato dokrra? Po ç’u duhej fshatarëve drita e mendjes kapitaliste kur partia u solli dritën komuniste në skajet më të larta, bash në shtëpitë e tyre ku nxinte kandili i vajit të gurit? Mos harroni! Terri kish sjellë aksidente në familje. Bile raste flagrante…ku disa teze u ankuan për dhëndurët…E pra, partia zgjodhi njëherë e mirë që aksidente tilla të mos ndodhnin më.

Pas vdekjes Enverit, komunistët dhe inteligjenca  ishin të shqetësuar si do i vente halli  Shqipërisë që do pushtohej nga imperialisto-revizionistët, dhe të mirat që solli socializmi do të mungonin: tavolinat e bollshme, gomerët, mushkat dhe qerret do zëvendësoheshin me rolls-roysat, benzat, maseratit etj. Gjalpi i dalë nga dybeku do zëvendësohej me gjalpin Irlandez pa shije që përdorej nga gjithë armiqtë e socializmit. Buka e shëndetshme me këmbë dhe bishta minjësh do zëvendësohej me pogaçe dhe llojra buke të stilit Italian dhe atij francez.

O booboo, krosantet e rrezikshme me çokollatë dhe gjalpë do helmonin fëmijët, rininë dhe të moshuarit! Gradaçelat e trashëguara nga komunizmi prej 70-80 metër katrorë do zëvendësoheshin me karakatina që hyn e nuk del dot pa shenja dalluese. Parfumi origjinal i djersës traktoristëve dhe bujqërve (punëtorëve dhe intelektualëve që ndrisnin nga aksioni në aksion), do zhdukej nga parfumëra artificiale, ku kllasa zgjedhur do tërbohej nga neveria e kudërbimit marramendës. Paraja do zëvendësohej me monedha të shtrembëra pakuptim. S’do shihej më drapër e çekan,punëtorët me grurë, as bukuria përrallore e portreteve dhe peisazheve socialiste që mbanin gjallë artet vizuale. Por më keq akoma, koha do të shkonte prapa me orën e perëndimit. O pikë e zezë! Po a do durohej ky çnderim?

Enveri i dinte të gjitha. Një ndër tre persona i kishte hafije, por përsëri nuk ishte i sigurtë, prandaj bëri një buker të madh 28 mijë kilometra katrorë që shqiptarët të jetonin grumbull në harmoni në një koloni të vetme, stil jetese eusociale si bubërrecat. Siguria e kolonisë kishte dhe një arsye tjetër: qoftëlarg dhe të bëhej ndonjë mëkat, ngelej brenda kolonisë. Gratë dhe meshkujt ishin kurdoherë nëpër aksione, fusha, male e këneta.

Të rraskapitur nga lodhja binin në shtrat pa u përqafuar, pa bërë dashuri! Ama fëmijët lindnin të shëndetshëm! Në familje bëhej llogaria e muajve dhe baballarët dilnin borxh…

Fjala e Trockit, kish zënë vend duke çliruar shumë gra komuniste nga sindromi fajit: “Në komunizëm, gratë duhet të jenë të lira se nuk janë pronë e askujt”. Pra, kështu partia krijoi,“Njeriun e Ri!” Megjithatë, gratë shqiptare tradicionale talleshin me aforizma të tilla, të cilat me kujdesje shqiponje (shqiponjat janë monogame) ruajtën familjen në standartin më të lartë moral njerëzor. 

Po si do adoptohej “Njeriu i Ri” pa tela e kufi në kapitalizmin mizor dhe të pamëshirshëm? Tmerri që kishin përfshirë ekranin e TV shqiptar, i cili shfaqte vuajtjet e popullit kapitalist: pabukë, të paveshur, të palarë, paujë e drita, terr nëpër rrugët NY, London, Paris, Romë etj. A nuk ishte Çarli Çaplin, që shfaqte në beze tmerrin e kapitalizmit? Po sa vuajti ai burrë për bukë misri?…Vetëm biografët dhe historianët e kinematografisë i dinë sakrificat e tija, sidomos kur ai zieu shollin e këpucëve dhe e hëngri. E tmerrshme! Artistët e Hollivudit vuanin shumë… një nga ata qe dhe Çaplin! Biles dhe sot  ca aktorë duan të largohen nga“fashisti” Trump, që u zgjodh me 4 milion e ca vota më tepër se Kamala, apo siç i thonë Indianët,“Lotus”, ku fatmirësisht s’ka asgjë të  përbashkët me definicionin e këtij emri (lules Lotus), i cili mbetet simbol i pastërtisë, fuqisë dhe rilindjes.

Frika më e madhe shpërtheu nga informacioni i tmershshëm që, 70-800 persona në 100,000 frymë, vuanin burgjet e kapitalizmit. O booboo! Në Amerikë, në 50 vite u ekzekutuan 1594 të burgosur për krime “kot”. Kurse vëllau i madh Kina, ekzekutonte 8000 të burgosur në vit. Shqipëria jonë e madhe komuniste ishte prapa me planin që kishin realizuar vëllezërit kinezë dhe imperialistët amerikanë. Në atë kohë të artë, Shqipëria mezi dënoi 700-800 mijë të burgosur në dy milionë banorë…Jo si në perëndim që, në 50 vite (siç shkrojta më lart), Amerika dënoi me vdekje 1594 persona, e cila ishte një shifër katastrofike për një popullsi “të vogël” si Amerika. Kurse partia jonë e madhe me një popullsi të stërmadhe, në 47 vite, me kujdes human dënoi me vdekje , 5500 persona! Ku pyeste partia jonë heroike për 36000 të burgosur dhe 5500 vrasje politike kur shumica tyre ishin analfabetë dhe nuk dinin ku i binte politika me shtëpi? Dhe më tepër, si një vend i civilizuar socialist, përse partia duhej të shqetësohej për 700,000 të burgosur “ordinerë” që hapnin tarraca, këneta dhe punonin brenda galerive për të ndërtuar socializmin fitimtar?! Gojët e liga thonin, ishte strategji e partisë për të disiplinuar një popull dembel që dhe t’i paguaje me para, asnjëri nuk do shkonte për të lulëzuar kënetat dhe nxjerrë minerare nga malet kokëforta që jetonin kayundarët dhe malokët e pagdhendur. Plani për të ndërtuar “Socializmin me forcat tona” punoi për bukuri. Askujt nuk i ra ndërmend që shumica atyre kokëderrave mëkatarë ishin dhuratë e planit.Kanalet,arat,galeritë u mbushën me lotë, djersë e gjak. Po përse komunizmi duhej të pyeste për hajdutët dhe politikanët e rrezikshëm? Ordinerët dhe politikanët në përgjithësi kishin bërë namin,duke thyer ligjet e diktaturës proletariatit, si, p.sh. kishin vjedhur lule dielli,shalqi, pronën e vet të konfiskuar nga partia, bukë si Zhan Val Zhani, kobure të ndryshkura, një palë goma këpucësh, një burrofresko, dy paketë cigare, një kile vaj, një byrek. Kurse për huliganët që binin në dashuri me komuniste, thyenin ndonjë xham, godisnin me grushte apo pinin dy gota raki thumbash, persona të tillë i sikterisnin në internime ose burg me afat të shkurtër.

Po t’i pyesje në burg ajkën e raskapitur “politike”,çfarë do të thotë politikë?…98% e tyre nuk dinin fare ku i binte me shtëpi kjo fjalë, porse politikë kishin bërë ama! Ata ishin armiq të rrezikshëm të partisë, sepse shpreheshin nën jorgan me fjalë të poshtra anti-komuniste si, “bukë e keqe”, “përditë aksione”, “nuk di çfarë tu jap fëmijëve për darkë”, “brigadier i poshtër”, “poezi hermetike”, “s’kam ku të shkoj tjetër,ose të vras veten ose ti bie kufirit” etj…Po a kish shprehje më të mëdha politike se këto…që nuk gjindeshin asgjëkundi në tekste, katedra dhe shkollat më të famshme politike në planet?

Rrezikshmëria e theksuar shoqërore qëndronte në “diplomat” e universitetet e fushave, maleve dhe arnaut kalldrëmit!

Arma sigurimit ndihmoi shumë në sterilizimin  popullsisë të tillë politike e ordinere. Gjithmonë sypatrembur e vigjilentë, rryp zhbërthyer rrinin të gatshëm për të ndëshkuar armiqtë e kllasës, ku nganjëherë zbulonin armiq dhe  njëri-tjetrin! Po si do të ruhej Shqipëria Socialiste ndryshe me një popullësi miliona e miliona banorë që pothuajse të gjithë e njihnin njëri-tjetrin?

Civilizimi ynë ishte për tu pasur zili : ekzemplar marksist-leninist, ateizëm, altruizëm neronian, klemencë sadiste, luftë klasash, bjeri i fortë të ligut. Vulgu Marksist vegjetonte… Dhe pse Marksi shau dhe shaloi popullin shqipfolës duke lartësuar serbët dhe sllavët, ai u adhurua përulshëm për mjekrën e argjendë dhe bishtalecat e zinj që i zbukuronin fytyrën. Thuhej se duheshin dy berberë për t’ia qethur e rruar mjekrën, prandaj ai e la fole morrash. Kish gjë më magjepse se kjo?!

Prandaj dhe morrizmi ishte kujdesi i socializmit kundër kapitalizmit, ku vuanin dhe vuajnë ende miliona njerëz pashtëpi, pabukë duke vdekur rrugëve. Viktima ushqyese për qentë dhe minjtë që shëtisin pa teklif nëpër qendra urbane. Epidemi që nuk ekzistonte në Shqipëri. Jo more! Partia i kish marrë masat duke mos lënë këmbë qeni e sorre. Sorrat ngjallnin zi, kurse qentë ulërinin netëve duke u paraprirë lajmeve për vdekjet gjatë territ ku fluturojnë shpirtërat…Po durohej kjo gjendje?  Organizatat bazë ngritën grupe pushkatimi nëpër lagje për të ekzekutuar qej e sorra! Trimat që merreshin më këtë detyrë të vështirë, vendosnin gjahun në një tel ku u lakohej pas shpine dhe varej mbi gjoks si dekorata. Sa krenari ndihej në mesin e pushkatarëve që e quanin detyrë mbi detyrat. Punë që fitonin pikë me spastrimet e qenëve, sorrave, maçokëve e maceve të përdala. Pati dhe raste që në vend të qenit vritej ndonjë kopuk që endej nëpër kazana, por askush nuk mërzitej. Përkundrazi ndodhira të tilla kishin bonus për gjahtarët që mburreshin: “Ekzekutuam një tradhëtar në kufi!” Kështu, ata merrnin dekoratë trimërie,ndonjë mijë lekë (Një Dollarë) që për atë kohë ishte gjysma e rrogës së një punëtori.

Enveri qe largpamës se, e mbajti popullin shqiptar brenda në fortifikata, rrethuar me tela e bunkerë që të mos depërtonin huliganët politikë të kapitalizmit e soj e sorollop huliganësh që do ua nxirrnin sytë shqiptarëve për lugët e floririt,diamantët që popullësia i posedonte me shumicë. Largpamësia e tij shkoi deri aty sa bëri tufëzimin e bagëtive ku nuk mbeti lopë, gjel, pulë e derr në oborre private. Kjo solli një pastërti sterile që e lakmonin të gjithë kundërshtarët e perëndimit. As Hitleri s’e bëri dot me hebrejtë atë çfarë bëri Enveri me gjënë e gjallë që i mbante frymën popullit me thikë në asht.

Ish-Drejtori i “Shtëpisë Qëndrore”, Pirro Lena, tregonte që, Enveri thoshte :“Unë e njoh mirë këtë popull!Ky popull do dajak dhe një kafshatë bukë se, po u bënë zengjinë…na piu e zeza!”

Rrëfenja e tufëzimit

Atë kohë, në një fshat të Shkodrës ndodhi një akt i papreçedent i një katundari që kishte shumë fëmijë dhe nuk dinte si t’i ushqente në dimër. Prandaj fshatari kish vendosur të mbante një derr brenda në shtëpi kundër ligjit në fuqi. Komshiu, “dera e xhenetit”, e diktoi dhe informoi operativin. Atë ditë në zyrën e operativit ndodhi dhe sekretari i partisë R.S. , një person liberal që babain e kish pasur nxënës të Harri Fulsit (armik i betuar i partisë). Sekretari Partisë e lajmëroi fshatarin se sigurimi do t’i bënte reprezalje dhe nëse gjendej derri ai do përfundonte në burg. Fshatari në hall të madh e pyeti shokun sekretar se si mund t’ia dilte mbanë.Ai (sekretari që e kishte shumë qejf rakinë) pamëdyshje e mësoi, ti jepte derrit për të pirë dy dopjo raki dhe pasi t’a bënte tapë t’a fuste brenda në bauel. Fshatari që kishte frikë se me dy dopjo mund t’a vriste derrin dhe fëmijët mund t’i mbesnin pa ngrënë gjatë dimrit, i dha një dopio raki dhe jo dy siç e këshilloi sekretari.

Ditën tjetër, policia i hyri brenda në shtëpi fshatarit duke e kontrolluar. Sekretari një shpirt njeriu, u ul mbi bauel dhe ndezi një cigare për të pritur përfundimin e kontrollit. Mirëpo derrit filloi t’i  dilte pija dhe filloi të godiste lehtë kapakun e baules mbi të cilën ishte ulur R.S. Sekretari i zënë në bef filloi të ngrinte zërin, duke folur për luftën e Partisë kundër armiqve etj. Me një ton autoritar që ia jepte pozicioni iu drejtua policëve :“E shikoni, ju thashë se ky burrë këtu nuk i fsheh gjë partisë…jo më një derr!” Njëri nga policët e pa sekretarin që nuk po i rrinte prapanica rehat ngaqë derri godiste lehtas kapakun e baules ku rrinte ai,prandaj polici kurioz pyeti: “ Shoku sekretar, më duket se nuk po ndihesh rehat mbi bauel?” Sekretari iu përgjigj, “kam një majasil akut që s’po më lë rehat!” Polici hapi sytë me habi(se ishin “policë të shkolluar” atëherë) dhe deshi të thoshte diçka, por sekretari ia mbylli, duke i urdhëruar që të dilnin jashtë se përveç thashethemit dashakeq (që shqiptarët e kishin me shumicë gjatë kohës partisë) nuk kish asgjë tjetër në atë shtëpi. Reprezalja e policisë përfundoi me duar bosh. Të nesërmen, sekretari “tradhëtar” e kritikoi ashpër fshatarin për dozën e vogël të rakisë që i kish dhënë derrit, i cili mund t’i mirrte në qafë të dy. Në atë kohë,shumë komunistë ishin të tillë, ku dhe pse partia u kish besuar,  ata ia dridhnin partisë…Hëm, jazëk!

Një rast tjetër i ngashëm ndodhi në Xhabie, Shkodër. Pas informacionit nga hafijet e lagjes, policia u pregadit seriozisht me skafandra dhe qen kufiri,automatikë e antiplumba. Për siguri, policët morën dhe një makinë të blinduar, sepse Informacioni ishte i pastër si drita e diellit që derri ishte sa një kalë dhe mund t’u sillte telashe të mëdha. Në sekret të plotë, policët  mbërritën në katin e pestë ku jetonte Rr.Sirma,pronari i derrit. Ai si njeri i regjur i bëmave, kish pikasur lëvizjet e dyshimta, dhe pa menduar dy herë e hodhi derrin nga ballkoni i katit të pestë, që për fat binte nga ana e kundërt e rrugës ku ishin parkuar makinat e policisë. Derri dha frymën e fundit prej fluturimit spektakolar të pronarit. Pasi policia u largua më duar bosh. Rr…u ul me vrap mbi derri e gjakosur e pajetë. E vajtoi, pastaj e përkëdheli duke i shpëtuar dy pika lot. I detyruar nga rrethanat bëri gostën e derrit (tradicion kristian) para se të vinte dimri. Derri i vrarë në mënyrë hollivudiane u shijoi aq shumë familjes sa, Rr… filloi humorin shkodran….Pasi pinë dhe nga një dopjo Juniperus, uruan policinë që shpejtuan gostën e derrit. Ndodhira të tilla ishin të përditëshme në atë kohë bollëku që nuk kishte çfarë hante maçoku pas darke…

Shpresa që vdiq rrugës

Ardhja Ramizit, krijoi një shpresë si shkëndia e drurit të keq. Porsa erdhi në fron, frymëzoi dhe njëherë “batalionet”, duke iu betuar popullit: “Bar do hamë,por marksizëm-leninizmën nuk e tradhëtojmë kurrë!” Inteligjenca brohoriste,“Parti-Enver jemi gati kurdoherë!” Po kur plasën  ambasadat…askush nga brohoritësit nuk ndejti të shijojë të mirat e socializmit envero-ramizist. Të gjithë ikën! Aty u nervozua keq “gjeniu” Kadare, i cili ua tha troç shqiptarëve: “Jeni jashqitje!”Bravo i qoftë. Mençuria, humanizmi e besnikëria shfaqen pikërisht në raste tilla. Ai ishte dhe mbeti besnik i Enverit dhe Partisë.

Pas vdekjes, partia e shpërbleu duke ulur flamurin në gjysmë shtizë tri javë (më falni, tri ditë) moreeee! Sa prekëse?!

Injorantët kur hasin narrative laksative binë në dashuri me Djallin, sepse Zoti u duket legjendë përtej besimit dhe arsyes. Kjo ngjason me  pemën me rrënjë të shkurta që thahet pa njohur hijen e vet.

Lëvizja Demokratike filloi me 14 Janar 90 në Shkodër,vazhdoi me 8 Dhjetor në Tiranë, dhe vdiq po në Shkodër me, 2 Prill 1991. Pas ardhjes PD-së në pushtet, u bënë ndryshime thelbësore: qeveria u fali shqiptarëve apartamentet që paguanin prej vitesh gjatë regjimit komunist, hapi kufinjtë, futi Shqipërinë në të gjitha organizmat ndërkombëtare dhe më pas, NATO. Qeveria PD bëri shqiptarët të dalin pa viza si qytetarë të Europës lirë.

Pati dhe nga ata që bënë plaçkë…Erdhën me çorape të shqyera dhe zdralë në thembra , u bënë me vila e  mercedezë. Por ata qenë të pakët, por që fatkeqsisht kompromentuan gjithë klasën politike të djathtë, ku shumë prej tyre mezi nxirrnin bukën e gojës. Atëherë lind pyetja: po socialistët çfarë bënë për popullin? Asgjë !Përveç privatizimit (plaçkitjes) të çdo gjëje me vlerë të atdheut tonë të mjeruar. Lidershipi i PS ra në dashuri me Aleksandra Vuçiqka dhe Aleksia Sorra, duke u kthyer shpinën vëllezërve e motrave dardanas dhe popullit shqiptar.

Pyetja është e thjeshtë: “Të jenë vallë shqiptarët kaq teveqelë sa përulen para gjithkuj?

I puthin dorën herë grekëve, herë serbëve, herë turqëlinjve, herë digli-majmunit, por asnjëherë nuk i shtrijnë dorën vëllezërve të vet shqiptarë të opozitës?!

Tragjedi  në penelatë

Kjo tragji-komedi vazhdon prej 79 vitesh! Shqipëria ende  nuk po e gjen dot fillin e humbur.A ka pamje më të pastër, narrativë më dinake dhe ndjesi më të trishtë se kjo?

Kur t’a kuptojnë shqiptarët vaskën e dryshkur, dritaret kryeulur dhe dyert e mbyllura, pasioni dhe brohoritjet do u kthehen në vaj. Peneli i piktorit do jetë gozhdë në derën e çdo shqiptari ku bastunet dhe trastat e të huajve (për një jetë të “detyruar”) do varin xhaketat bash në gozhdën e pabesisë që pikon gjak-arratie. Fyelli i tjetërsuar baritor do psonisë konglomeratë në rrugë, duke lënë pas mijëra vite krenari. Rraca jonë e pastër do kryqëzohet në kufirin e instiktit dhe jo traditës. Inteligjenca e shitur për një copë bukë nga flip-flapet e pista të rehatisë momentale do jetojë banalitetin e psonisur deri në pleqeri ku fshikullon kamxhiku i kompleksit të fajit dhe frika e ndëshkimit të Zotit.

Tani qeveria sorrasiane e Tiranës, zvarritet mallkim kalldrëmeve dhe asfalteve, duke hyrë plasave dyerve si në kohën e Moses në Egjypt. Mallkim që shqiptarët e pranojnë prej vitesh me përulësi tragji-komike. Piktori ka marr hijen e Genghis Khan, i cili thoshte:“The greatest happiness is to vanquish your enemies, to chase them before you,to rob them their wealth,to see those dear to them bathed in tears, to clap to your bosom their wives and daugters”. Prandaj “Temuxhini” jonë zhgërryhet në idera delirante, duke u bërë  në të njëjtën kohë, i rrezikshëm dhe qesharak!

Para disa javësh, Gen.Wesley Clark, bëri një takim në Michigan për të endors Harris.

I pyetur për piktorin delirant, General Clark, u shpreh:“Ai është i papërgjegjshëm! Na detyroi të largohemi nga Shqipëria, sepse ua dha kinezëve biznesin tonë. Clark,kur mori vesh për izolimin e Sali Berishës, tha:“Po më habisni!Sali Berisha është burrë i madh. Kjo është fatkeqësi për demokracinë atje!” Po këtë nuk e tha dokushdo, por ai që luftoi për Dardaninë, një ndër burrat më të famshëm të ushtrisë amerikane.

Por Temuxhini jonë nuk ndalet! Për të futur sherrin në sheriatë dhe hequr vëmendjen nga Dardania, ikja biblike, vuajtja dhe mungesat e mëdha jetike në Shqipëri, Temuxhini hodhi idenë: “Teqe Bektashjane Enklavë.” Sipas Naltmadhnisë tij (që po e lartëson Shqipërinë me shejtanë e kurva, oborrtarë-e, plaçkitur atdheun tonë të mjeruar), i cili jep lajmin që, në Shqipërinë e madhe duhet dhënë një pëllëmbë qivur “Baba”Mondit, ëndërrimtarit për t’u bërë Pasha, i cili në Shqipëri, do luaj “Propaganda Fide” (që dikur të krishterët, “Propaganda Fide”e përdorën për të mbrojtur vlerat e katolicizmit…), ku aksidentalisht apo me qëllim…kjo lloj përpjekje minimizon vlerën e Islamit në Shqipëri. Por ja që shpirtërorët besimtarë të vërtetë Bektashianë si, Baba Dr.Eliton Pashai etj, nuk janë me orën e Baba Mondit, por me shpirtë-shejtninë e Haxhi Bektashit, i ndritë shpirti!

Ky rast, kalon “biological boundary” që nuk e kalojnë dot as kafshët, as shpendët dhe as peshqit, por vetëm marruqët tanë që bëjnë veprime mbikafshërore. Për me keq, ata thejnë rëndë KODIN PENAL, ku në një shtet normal do rrezikonin burgim të përjetshëm. Po pyet Temuxhini ? Ai merr përpara kafshë e fosile, dinozaura, njerëz e rrugë, gradaçela e kasolle, të mbjella e të korra, dete e male, sidomos politikanët kundërshtarë, duke lënë në livadhin e tij, vetëm delet që blegërijnë, beeeee!!

Përpjekjet e dështuara, vërtetohen mësëmiri me futjen në burg të Salianit, djaloshit me të ardhme politike, lider i ri në shpresën e ndryshimeve të mëdha. Raste të tilla e bëjnë më të trishtueshme situatën. Mendoj se, në politikë, kundërshtari dinjitoz duhet të respektohet si rregullator i vakumit, korrektor i gabimeve dhe rrëshqitjes politike, frymëzim i ardhmënisë më të mirë, vizionit të balancave të drejtave lirisë dhe hapësirës civilizuese njerëzore. Thyerja e këtyre rregullave bazë të demokracisë dhe prosperitetit, përmblidhen me një fjalë: renegatizëm. Siç kam shkrojtur dhe më parë, renegatët janë figura shumë të dobëta, të cilët, për të mundur kundërshtarin përdorin të gjitha format për t’ia arritur qëllimit…si, në rastin e futjes në burg të, Sali Berisha dhe demokratit të ri Saliani, duke lënë jashtë hekurave kriminelë me damkë. Arrestimi i ish-Presidentit dhe Kryeministrit Meta, shënoi nivelin më të ulët të civilizimit dhe profesializmit policesk në Shqipëri.

Ilir Meta mund  të jetë gjithçka, po kurrë kriminel dhe vagabond, siç e trajtoi qeveria e Temuxhinit. Ai ishte President dhe Kryeministër, Kryetar Parlamenti, Ministër i Jashtëm, prandaj duhet të trajtohej si një personalitet deri në momentin që gjykata t’a cilësojë fajtor. Nëse prokuroria kërkon të bëjë rolin e akuzës dhe gjykatësit, drejtësia merr fund dhe shteti ligjor vdes. Padrejtësi të tilla gjenerojnë revolta, dhe si pasojë,logjika politike kthehet në produkt rruge, ku në shenjë proteste digjen karriget para parlamentit. Nesër mund të digjet dhe Shqipëria, mund t’i bëhet dhe ndonjë atentat kriminelëve në pushtet. Po kujt do i sherbejë kjo katrahurë përveç Serbisë dhe armiqve të kombit? Në bazë të experiencës, dhuna ndjell dhunën, e cila mund të sjellë gjithçka, mbase dhe rrëzimin e pushtetit absolut, po kurrë demokraci! Sepse dhuna ka prapa praktikat e kohës shkuar, të asaj kohe që solla më lart…ku ndryshoi përgjithmonë psikologjia e popullit më të vjetër në planet!

Dy këshilla dhe një thirrje

Përfaqësuesit e opozitës me në krye PD duhet të jenë më të vëmendshëm në takimet e diasporës, të cilës duhet t’i shtrohet një draft i detajuar si për kulturën e votimit (që është thelbësore), por dhe për rrugëtimin e bashkëpunimit, ku përfshihet përqindja e përfaqësimit në të gjitha organet politike, parlamentare e qeveritare. Kështu, serioziteti i përfaqësimit bëhet rregullator në marrdhëniet diasporë-atdhe.

Prandaj, opozita duhet të tregojë fuqinë e vet gjeneruese konstruktive për të treguar forcën e demokratëve dhe të djathtës shqiptare në organizime superiore, duke dhënë përgjigjen e duhur farsës brigando-renegatëve.

Mos harroni! Nëse brigando-renegatët shohin lidershipin e fortë, zbythen! Po e pikasën në lëngim, mblidhen si krimbat për t’ia ngrënë mishin dhe palcën. Veprime të tilla nuk krijojnë habi, sepse këtë tradicion ua kanë lënë të parët që erdhën nga mjerimi i urrejtjes, shkrojtur nga Eugen Pottier (Internacionalja), dhe kompozuar nga Pierre De Getyer. Ndërsa patriotët e vërtetë duhet të shpëtojnë çfarë është e mundur prej katilëve. Duhet të jenë sa më të kujdesshëm për të ruajtur pjesën e atavismes kundërshtare shartuar në kohën mëkatare…Kjo jo për mëshirë, por për të ruajtur emrin e shqiptarit, genin e gjakut tonë. Plaçkitësit, le të ulërijnë mbi shpinë të vegjëlisë në jargavitjen e monitoruar. Le të bëjnë presione dhe le t’i thurin lëvdata vetes për përjetësi. Definicion i lirisë tonë ndaj ligësisë do të jetë gjaku jonë i pastër që do bëhet imperative i zgjimit dhe kurajos civile në një Shqipëri pa brigando-renegatë dhe kleptomanë! Prandaj vota e ndërgjegjshme, shpirtërore e morale e çdo qytetari në emigrim dhe atdhe është një armë e fuqishme demokratike për të ndryshuar planet ogurzeza të një klani amoral dhe skizofrenik që zhvirgjëroi Shqipërinë, plaçkiti çdo pëllëmbë tokë turistike (që ishte perlë botërore), abuzoi dhe abuzon me tendera dhe çmime tre fish më të larta se rrugët e Europës.

Krimi më i pafalshëm për këtë qeveri të degraduar, mbetet dhënia e pensioneve qesharake pleqve sa për një darkë të varfër bash atyre që u rreshkën dhe u mpakën duke djersitur në çdo cep të atdheut. Kjo nuk ka të bëjë me krahun e majtë apo të djathtë, por me vlerësimin e djersës dhe shpirtin e humbur të një populli që u skllavërua nga një klan monstruoz për t’u plaçkitur dhimbshëm nga klani tjetër kleptokrat.

Prosperiteti banal i “Shllavarisë”, implimentuar në Shqipëri nga Temuxhin dhe të tjerë, mbetet aktakuza më e madhe krimiale e shekullit XXI, e cila një ditë do të ekzekutohet nga shqiptarët e dinjitetshëm patriotë.

Mendoj se, nuk janë darkat politike dhe deklaratat e varfëra për lustër të politikanëve të huaj që tregojnë vizionin dhe personalitetin e një udhëheqësi, por vetëm prosperiteti dhe standarti i jetesës së popullit që ai përfaqëson tregon natyrën reale të lidershipit.

Mallkuar qoftë i majtë dhe i djathtë që nuk zgjohet nga gjumi për t’i thënë stop kësaj katrahurë delirantësh të madhështisë tragjike-komike që lundron prej 79 vitesh!

Miqtë tanë shprehen: “Shpresa të vogla…Jo memorje! Korrupsioni është bërë kancer për Shqipërinë, ndërsa shqiptarët ndihen komod më këtë fenomen që rrezikon ekzistencën e popujve.”

Kombet rriten dhe qytetërohen nga vizioni e politika afrimit dhe krijimit të mundësive për të jetuar, jo nga politikat e frikësimit për të nesërmen, depresionit dhe papunësisë që matematikisht sjell shpopullimet në udhëkryqin ogurëzi. Çdo zgjim në kohë sjell shpresën për ndryshimin e madh historik. Vonë është vetëm ateherë kur mbi tokë perëndon dielli përgjithmonë!

Këpucët më komode të lënë në rrugë pas një kohe, jo më opingat apo shkarpat!

Filed Under: Analiza

KUJTOJMË FOTOGRAFIN E SHQUAR DHE  ANËTARIN E VATRËS, GJON MILI, NË 120  VJETORIN E LINDJES

November 18, 2024 by s p

Nga libri në qarkullim, GJON  MILI.

Qemal Agaj/

Fëmija i parë i çiftit , Vasil Mili dhe Viktori Çekani, Mili lindi në Korçë në 28 Nëntor, 1904. Kater vjet më vonë sëbashku me nënën shpërngulen në Bukuresht, ku babai jetonte.

Në pranverën e vitit, 1917, kur Ai ishte vetëm 13 vjeç, babai ndrroi jetë. Mili kujton varrimin e të jatit dhe kur u kthyen në shtëpi e vendosën në krye të dhomës të priste ngushëllimet sipas zakonit në Shqipëri.

Mbaroi shkollën e mesme në, Georghe Lazar National College. Ndërtuar në 1860 dhe i vendosur në qendër të Bukureshtit, është institucioni i edukimit më me prestigj në Rumani.           Ndërkohë ndërroi jetë xhaxhai Kristo, i cili kishte qën ndërmjetës në martesën e prindërve të tij. Në atë vaki erdhi nga Bostoni dajua, Koço Çika. Ishte kjo vizitë e dajos, që i dha drejtim jetës së djaloshit Mili. Ai i ofroi sponsorizimin e udhëtimit për në Amerikë dhe dy vjet më vonë, 1923, u nis drejt Amerikës në kërkim të një kariere.

Mili – në atë kohë një djalosh 19-20 vjeçar – në kujtimet e Tij shkruan, ‘’Jo shumë kohë pas arritjes në Amerikë u prita ngrohtë nga Faik Konica. Një bashkëatdhetar i moshuar , një shkrimtar i shquar , humanist i suksesshëm dhe intelektual i mprehtë, Konica u përpoq të zgjeroj interesimin tim në artet, sidomos kinematografinë , të cilën ai e pëlqente dhe e konsideronte të ishte një formë arti e veçantë. Ai tërhoqi vëmendjen time me një artikull nga G.K. Çhesterton në gazetën London Illustrated News, duke lavdëruar vlerat e filmit… Idetë e Chesterton hapën sytë e mi. Tashmë kisha filluar të merresha me fotografi. Unë shtova optikën dhe ndriçimin në Inxhinierinë Elektrike.

Pasioni i Milit për artet vizuale nuk ishte e vështirë të zbulohej nga Konica, Ai vetë ishte një njohës dhe admirues arti. Por brenda tij nuk fshihej vetëm pasioni për artet pamore. Ishte Akoma student kur për here të pare dëgjoi të inçizuar një concert të violinçelistit të shquar spanjoll, Pablo Kazals (Casals). Aq shumë u mahnit nga interpretimi, sa Mili kujton, ‘’Unë u mbërtheva në inçizimet e Tij dhe i dëgjoja ato për orë të tëra. Preva fotografinë nga gazeta dhe e vara në mur – unë e kam atë akoma.Për mua që atëherë Ai qëndron si një mrekulli.’’ ( LIFE, 11 Nëntor, 1966.) Kjo u bë shkak të abandonoi oboe-n  dhe të ushtrohet në piano.

Pas mbarimit të studimeve, në 1928 fillon punë në Westinginghhouse Electric and Manufaktoring Co. dhe më vonë në, Westinghouse Lamp Division deri në vitin, 1938. Gjatë kësaj periudhe botoi shumë artikuj teknik mbi kërkimet e tij në projeksionin e dritës, optikës dhe fotografinë. Zhvilloi llampën me dopio filament (bipolare), më e ndritshmja llampë atëherë në përdorim. Në vitet 1930- 35, Mili zhvilloi teknikën e ndriçimit, përdorur gjerësisht në fotografinë me ngjyra me intensitet të lartë ndriçimi dhe me Photoflash lamp.

Takimi me bashkëkohësin e tij student në M.I.T., Prof. Harold Exherton (Edgerton) në një simpozium për ndriçimin në fotografi në 1937, ndërroi kursin e jetës së tij. Ky takim përshkruhet  në libër si më poshtë :

‘’ Gjatë Marsit të vitit, 1937, Prof. Exherton dhe Unë ishim folës në një simpozium për ndriçimin në fotografi në M.I.T. Unë fola për burimet e dritës artificiale atëhere në përdorim dhe Prof. Exherton diskutoi zhvillimin e Tij të ri, të electronic flash, me një kohëzgjatje shumë të shkurtër     1/ 100.000 të sekondës. Fotot më tronditën. Për here të pare kuptova që koha në të vërtetë mund të ndalej, tekstura mund të ruhej, me gjithë lëvizjet e furishme të papritura… Kur mbaroi takimiu kthyem në zyrën e Prof. Exherton për një bisedë. Ai më pyeti: ‘’Çfarë mund të bëjmë sipas mendimit Tuaj me këtë burim drite?’’ Unë shpërtheva: Më jepni dhjetë herë më shumë dritë dhe unë do të largohem nga Westinghouse.

Është kurioze të mendosh, vazhdon Mili, si kjo bisedë e paplanifikuar në zyrën e Exherton ndërroi drejtimin tim. Ishte e qartë për mua, që drita e re elektronike  do të revolucionarizonte fotografinë në lëvizje. Dukej si një shpikje e vërtetë. Por nuk ishte e thjeshtë të ndaheshe nga Westinghouse pas dhjetë vjetësh, duke len mbrapa ndjenja dhe sigurinë e jetës. Unë vazhdova të bindja veten se për një periudhë kohe do të isha i vetmi fotograf në gjendje të përdorja këtë burim drite. Fusha e re e fotografisë ishte e gjallë, po zhvillohej shpejt dhe premtonte aventurë, interes dhe mundësinë për të përparuar në diçka tërësisht të re. Unë doja të kontribuoja në të, të isha pjesë e saj.’’       

Pasi siguroi dritat elektronike brenda disa javësh nga Prof. Exherton, filloi eksperimentet në një kishë të abandonuar në Montkler, Nju Xhersi ( Montclear New Jersey). Pas gjashtë muajsh eksperimentesh me paisjet e reja,  me një numur fotografish u paraqit në LIFE, në atë kohë më Spak se gjashtë muaj në qarkullim, po mbizotëronte stendat e gazetave. 

Në 5 Shtator, 1938, fotografitë e kampionit të Tenisit, Bobby Rigs u botuan në LIFE. Ky ishte fillimi i bashkëpunimit të Milit si fotograf pa kontratë ( freelance ) me këtë revistë, që zgjati deri në fund të jetës së Tij, 14 Shkurt, 1984.

E P I L O G.

     Sipas zbulimit  të fundit të stjudjuesit Kristaq Balli në rregjistrat e Kishës Ortodokse, Korçë , Mili është është rregjistruar me emrin, Joan. Emrin Gjon, po sipas studjuesit Balli, Mili e adoptoi nga influenca dhe lidhjet me Faik Konicën, i cili vetë kishte shkruar me këtë pseudonym.

Dalip Greca ( Ish editor i Diellit) në Dielli, 12 Shkurt, 2015 shkruan – “ Gjon Mili ndeshet në kronikat e Diellit, 1927 -1935. Ai herë del si reporter, herë si sekretar i Vatrës i degës, 42 në Pitsburg, PA., herë Chairman, herë sekretar ose fondmbledhës i komisioneve kulturore.

Rasti I Gjon Milit konfirmon edhe një herë faktin se gazeta  Dielli ka qenë një shkollë e vërtetë për t’i edukuar shqiptarët me frymën kombëtare , siç ka qenë mësues i duruar për t’u mësuar emigrantëve shkrim e këndim në gjuhën shqipe. Një ndër shembujt që tregon se gazeta ishte shkollë për të mësuar shqipen e shkruarështë Gjon Mili. Dielli e prezanton Gjon Milin në nr. botimin e vet të 25 Majit, 1928. Prezantimi e merr shtysën nga një përrallë me titull  ‘’ Ëndërr’’ që Mili ka përkthyer nga Rumanishtja në gjuhën shqipe.

…Është shkruar, vazhdon D. Greca, se,  Gjon Mili shkruante tregime, që i botonte në Dielli dhe në Studenti i Torinos. Nuk ka asnjë tregimtë botuar në Dielli me emrin e Gjon Milit. Është vetëm rasti  botimit të dy përrallave, njerën prej të cilave, “ Ëndërr “  e mori dhe e botoi pa lejen e autorit dhe Diellit revista e Torinos. Madje qëndrimi i Diellit ndaj këtij akti ishte i ashpër. Në nr. E 25 Marsit, 1930, nën titullin ironik, “ Një tjetër sjellje e bukur,”  Dielli shkruante : “ Ca njerëz që i thonë vetes së tyre student botojnë një revistë shqip në Torino. Në një nr. u ribotua një përrallë e bashkëpuntorit tonë, inxh. Gjon Mili. Kjo përrallë u mor nga Dielli nr. 4075, Maj 1928, jo vetëm pa leje të autorit, por pa zënë aspak në gojë Diellin… “

Filed Under: Analiza

Albanian American Heritage Month

November 18, 2024 by s p

AALEA/

November is a special time for Albanian Americans, as it marks Albanian American Heritage Month, a celebration of vibrant culture, rich traditions, and the remarkable contributions of the Albanian community in the United States. This month aligns with Albania’s National Independence Day on November 28th, a day that holds deep significance for Albanians worldwide.

Honoring History and Legacy

The roots of Albanian American Heritage Month stretch back to the late 1800s and early 1900s, when waves of Albanian immigrants arrived in the U.S., bringing their unique traditions, values, and dreams. Over time, these pioneers faced challenges, including discrimination, but their resilience and determination paved the way for future generations.

Today, over 1 million Americans trace their heritage to Albania, a testament to the enduring impact of Albanian immigrants on American society. The month serves as a heartfelt tribute to their journey, celebrating their lasting contributions to the nation’s cultural, professional, and social fabric.

A Time to Celebrate

Throughout November, communities across the United States honor this heritage through events and festivities showcasing Albanian music, dance, art, and cuisine. These gatherings promote cultural understanding and appreciation, bringing people together to share in the richness of Albanian traditions.

This celebration is not only about reflecting on the past but also about inspiring future generations to carry forward the legacy of Albanian culture, language, and values.

The American Albanian Law Enforcement Association (AALEA) proudly supports these celebrations, highlighting the unity and achievements of Albanian Americans and their role in building stronger communities.

For more information, visit AALEA. www.aalea.us

Let’s take this month to celebrate the achievements and enduring spirit of Albanian Americans, honoring their unique contributions to the diversity of the United States.

Filed Under: Analiza

“Trump 47”, aksidenti i parashikuar i liberalëve

November 17, 2024 by s p

Fatmir Konja/

“Aksident historik”, e pati cilësuar presidencën e parë të Donald Trump, një nga bashkëautorët e teorisë së neoliberalizmit në marrëdhëniet ndërkombëtare, akademiku Joseph Nye. Që nga viti 2020 e në vazhdim teza u përhap gjerësisht nga qarqet liberale në mbarë botën. Të njëjtat e “diagnostikuan” presidentin Trump “të paparashikueshëm”. Si për t’ua vërtetuar “diagnozën”, Donald Trump u përball në katër vite me një mori akuzash në një maratonë gjyqësore, i mbijetoi një atentati dhe arriti të zgjidhej sërish president i SHBA. E tani, akademiku Nye, (ish-ndihmës i Sekretarit të Mbrojtjes) thotë se “paparashikueshmëria është një nga armët kyçe të Trumpit”. Dhe ideologu i “soft power” sjell si argument ndër të tjera mundësinë që Trump do të përdorë tarifat tregtare si mjet presioni në marrëdhëniet ndërkombëtare. Çfarë do të ishte e parashikueshme më “soft” se kaq?

Për më tepër, nëse premtimet elektorale të Trump, ballafaqohen me sjelljen e tij gjatë mandatit të parë, nuk gjendet kurrfarë “paparashikueshmërie”.

Sanksionet ekonomike në përgjithësi dhe mjete të tilla, si tarifat në veçanti janë përdorur rregullisht nga të gjitha qeveritë amerikane dhe këtu Trump nuk ka dalë jashtë logjikës së marrëdhënieve ndërkombëtare të SHBA-ve, përveçse mund të ketë qenë më i vendosur. Pritet që të ndjekë të njëjtën logjikë dhe në këtë mandat të ri dhe këtu nuk ka asgjë të cilën të interesuarit nuk e kanë parashikuar. Nëse qëndrojmë në hullinë e pritshmërive, na rezulton e njëjta parashikueshmëri edhe për shumë çështje të tjera. Trump ka kundërshtuar ashpër qasjen e qeverisë Biden ndaj emigracionit të paligjshëm. Afërmendsh që do ta trajtojë me rigorozitet zgjidhjen, ose së paku zbutjen e këtij problemi, pasi angazhimet e tij në këtë drejtim morën një mbështetje të gjerë popullore në zgjedhje. Krejt brenda parashikueshmërisë për politikat konservatore shkojnë edhe premtimet për përmirësimin e ekonomisë, e në veçanti për qytetarët e thjeshtë amerikanë, ku spikat heqja e taksave për punën “overtime”, paralel me shfryrjen e administratës dhe mirëmenaxhimin e fondeve publike. Çështjet gjinore, të abortit, të familjes, janë trajtuar nga Trump brenda pritshmërive tipike të politikës konservatore. Çfarë tjetër?

Përsa u takon marrëdhënieve ndërkombëtare, liderë të vendeve të ndryshme të botës kanë një shqetësim të përligjur (gjithsesi jo për aktet), se sjellja dhe qëndrimet e Trump mund të jenë të paparashikueshme dhe për këtë mbase do të mjaftonin shembujt gjatë mandatit të parë që vetë ai i ka bërë publikë, ku për hatër të buzagazit vlen të përmenden telefonata me Macron, apo “butoni më i madh i kuq” që i tregoi liderit koreanoverior. Duhet përmendur ndërkohë fakti, se pikërisht presioni, asokohe i paparashikueshëm i presidentit Trump ndaj vendeve të NATO-s për normën 2% të GDP për mbrojtjen, po rezulton mjaft i goditur, marrë parasysh situatën aktuale gjeopolitike. Kreu i aleancës, Rutte e konfirmoi këtë javë nga Varshava, të cilën e përgëzoi që po shkon në nivelin e 4.7% e GDP për mbrotjen.

Së fundi, krejt brenda parashikimeve pritet qëndrimi i presidentit Trump lidhur me luftën në Ukrainë, apo në Gaza. Ai është tërhequr tashmë nga deklarata pompoze se do ta mbyllte luftën në Ukrainë brenda ditës dhe nga ana tjetër nuk ka shfaqur asnjë shenjë të uljes së mbështetjes për Ukrainën, apo më keq akoma të favorizimit të agresorit rus. Lidhur me Gazën, Trump i ka kërkuar Netanjahut që lufta atje të ketë përfunduar para se ai të hyjë në zyrë. Lidhur me pritshmërinë e një qasjeje të ashpër ndaj Kinës, Iranit apo Venezuelës, ashtu si në mandatin e parë, flasin më mirë emërimet për qeverinë e ardhshme të Trump. Në thelb, nuk pritet të ketë ndryshim të paparashikuar të objektivave të politikës së jashtme, por ndoshta të qasjes ndaj vendeve jomike, ku vendosmëria për arritjen e objektivave do të shkojë paralel me aktivizimin e mjeteve. Trump thotë se i ka dhe se mund t’i përdorë. Jomiqtë, që e njohin vendosmërinë e tij, e dinë dhe e parashikojnë se përveçse i ka edhe mund t’i përdorë.

Legjenda e paparashikueshmërisë së veprimeve të Trump pasi të rihyjë në Shtëpinë e Bardhë, duket se po thuret nga ideologët e liberalizmit për të zbutur pasojat e humbjes dhe nxitjes së shpresës për ringritje të demokratëve amerikanë. Në fakt, fitorja e Trump në këto zgjedhje u paralajmërua hiç më pak se në forumin e Davosit, në janar të këtij viti. Kreu i ri i fondacionit “Shoqëria e hapur”, Aleks Soros u shpreh atje se “këtu Donald Trump është president dhe kjo është gjë e mirë se konsensusi i Davosit është gjithmonë gabim”. Shtoi se e dinte që “Trump nuk do të tërhiqet të pushojë në ndonjë plazh, por do të përfundojë o në burg, o në pushtet”. Pikërisht në janar, sponsori më i njohur i qarqeve liberale, jo vetëm në SHBA por në mbarë botën, fondacioni Soros dha 60 milion dollarët e parë në mbështetje të demokratëve. Gjyqet ndaj Trumpit vijuan krahas primareve. Ndodhi edhe atentati.

Demokratët ecën përpara për një mandat të dytë të Biden, deri në debatin trishtues të qershorit. Për të ndalur, çfarë nuk po mund të ndalej, elita demokrate u paraqiti zgjedhësve, pa i pyetur, kandidaten e re, Kamala Harris. Duke kapërcyer rrjedhën e fushatës, procesit zgjedhor dhe rezultateve, vijmë menjëherë tek deklarata e fundit e Aleks Soros. “Demokratët po luftojnë me njëri-tjetrin për taktikat elektorale, sepse këtë e kanë më të lehtë se të pranojnë që e nënvlerësuan Trumpin, i cili ishte një super kandidat që e rriti mbështetjen elektorale përtej pritshmërive të demokratëve dhe republikanëve”. Pranimi i këtij realiteti, së pari nga vetë i riu Soros, na lejon të gjykojmë se çfarë liberalët e quajtën dikur “aksident historik”, kësaj radhe e kishin parashikuar që do t’u ndodhte për së dyti, por nuk mundën ta ndalnin. E për t’iu fshehur kësaj të vërtete, e gjithë armata e mendimtarëve liberalë të ushqyer nga “Shoqëria e hapur” në mbarë botën, po përdor pa kursim cilësimin “i paparashikueshëm”, për presidentin e 47-të të SHBA, Donald Trump. Padyshim, se krahas ngushëllimit të demokratëve me shpresat e rreme se “Trump do të gabojë meqë është i paparashikueshëm”, po përcjellin edhe qortimin për zgjedhësit, të cilët nuk ua vunë veshin në vendimin që morën. Zgjedhësit i dhuruan dafinat atij që u rrëzua, u ngrit, luftoi dhe fitoi. Liberalët janë të lirë ta përjetojnë sërish si aksident, por së paku kësaj radhe e kishin parashikuar.

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 53
  • 54
  • 55
  • 56
  • 57
  • …
  • 974
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ABAZ KUPI – NJË FIGURË QËNDRORE E MBRETËRISË SHQIPTARE
  • “Skanderbeg in American Prose and Press”
  • Reçak and the Unfinished Business Between Kosovo and Serbia
  • Boshti i Kujtesës dhe i Udhërrëfimit: Nga Skënderbeu te Gërvallët dhe Kadri Zeka
  • Kryezoti
  • Evropa përballë një realiteti të ri sigurie; gjeneralët nuk po frikësojnë – po paralajmërojnë
  • Groenlanda, nyja strategjike e sigurisë globale dhe prova e realitetit të fuqisë amerikane
  • Muzika si art i komunikimit njerëzor
  • Keqkuptimi i mendimtarëve afatgjatë nga Shqipëria
  • “KUR SHTETI SULMON ZËRIN E VET”
  • Amerika dhe Rendi i Ri Botëror: Forca, Përgjegjësia dhe e Ardhmja e Perëndimit
  • Këmbana lufte – “Gruaja që Vinte nga Mjegulla” botohet në gjuhën angleze
  • The Last Besa…
  • FRANG BARDHI ME VEPRËN E TIJ, APOLOGJI E SKËNDERBEUT MBROJTI ME BURIME TË SHEK.XV E XVI, ORIGJINËN SHQIPTARE-ARBËRORE  TË SKËNDERBEUT
  • Ismail Qemali, 16 janar 1844 – 24 janar 1919

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT