• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Deprimimi i shumicës dhe klasa politike jo civilizuese

September 3, 2017 by dgreca

Nga Skënder MULLIQI/

Të gjithë po jemi deshmitarë të jetës monotone dhe po jemi deshmitarë së shumica e njerëzve në Kosovë janë deprimuar , së shumica nuk kan disponim të mirë.Këtë mund ta shohim në rrugë , ne biseda , në locale dhe kudo tjetër.Kësaj epidemie të disponimit të keq  zor është ti përballon  njeriu. Kjo gjendje  e mbrendshme shpirtërore e cila ka shumë emertime , është duke e thyer njeriun tonë qdo ditë e më shumë .Kjo gjendje shpirtërore dhe kjo gjendje emocionale jo disponuese po bënë që njerëzit të ligshtohen së tepermi, dhe të demoralizohen nga jeta jo e mirë të cilën po e bëjnë në Kosovë.Njerëzit janë thyer shpirtnisht, së nuk po ndihen rehat në lekurën e tyre.Po kan dhimtë të mëdha fizike e shpirtërore . Edhe pse shumë kush është bërë imun nga kjo gjendje deprimuese, shumica janë duke përjetuar ditët dhe nëtët më të vështira të jetës së tyre, të kthyera mbrapsht nga këta kriminelë dhe mafioz politikë në krye të shtetit .Njeriu bie në gjumë dhe zgjohet nga gjumi I lodhur dhe I rraskapitur së nuk ka ku tia nisë punës .Gjithnjë e më shumë po ndihen keq, po ndihen të rrezikuar fizikisht , po ndihen të atakuar nga  sëmundjët vdekjeprurëse. Nese dikush edhe ka ilaq për sëmundje nuk ka mundësi materjale të shërohet, vuan në shtrat deri sa ti vjen vdekja .Kjo gjendje shpirtërore dhe emocionale ku njeriu nuk është I lumtur më jetën të cilën po e bën në Kosovë, është ajo që nuk I ka mbetur fuqi dhe nuk po gjën mënyra që gjendjën ta ndryshon për të mirë. A ka gjë më tragjike së kur njeriu gjithmonë zgjohet më ndenjen e pa sigurisë , kur zgjohet I deprimuar dhe nuk din si ti lidhë dy skajët e muajit ?  A ka gje më tragjike dhe më e rëndë së kur njeriu nuk gëzohet kurrë në jetë? A ka gjë më të rrezikshme  për një popull kur në krye të pushtetit vijnë gjithfarë bajlozësh politik? Na zgerdhihen gjithë ditën në media sikur të ishin të qmendur .A ka gjë më keq së edhe ata që punojnë nuk kan disponim të mirë më paga mizerable.Nuk ka së si të ketë njeriu ynë disponim të mirë, kur qdo ditë i vjedhet djersa dhe mundi .Këta hileqarë që na janë ngjitur në poste të larta pushtetare po jetojnë sikur të ishin mbretër mbi këtë tokë. Këta matrapazë politikë as nuk lodhën për atë punë së qdo ditë e plaqkitin popullin e vet.Nuk mërzitën pse po jetojnë buzë greminës sociale .Nuk kan ndjenja për fëmijët të cilët kontenjerët janë bërë programi i tyre social. Gjithqka po funksionon sipas ligjit të të fortit. Jeta po bëhët në mënyrë selekcionuese. Kur njeriu është pa disponim nga gjendja e pa shpresë e cila është krijuar , bëhët agresiv karshi familjës, ndodhin vrasjët , shtohet dhuna… Kur njeriu e humb shpresën për jetë ai bëhët I rrezikshem për rethin ku jeton dhe bëhët I rrezikshem edhe për mbarë shoqërinë. Agresiviteti i tij i kalon caqët e sjelljës normale. Nuk ka së si të ndodhë ndryshe kur po jetojmë në një shoqëri të pa organizuar dhe gjithnjë e më shumë të deprimuar…Kjo gjendje e njeriut të thjesht po i bëhët gjithnjë e më shumë barrë e rëndë në shpinë. Me njerëzit e tillë të lën pas dore  gjithnjë e më i vështirë  po bëhët edhe komunikimi.E kan humbur durimin më shumë arsye.

Kjo klasë politike më sjelljet dhe veprimet e veta po tregohet e pa civilizuar .Kjo klasë politike nuk po tregon interesim që gjendja ekonomike dhe sociale të përmiresohët. Po intersohen vetëm për pasurimin e tyre të pa fund dhe pa asnjë mund.Na janë bërë njerëz më maska.  Lufta kunder të keqijave të cilat e kan katandisur njerin e këtij nënqilli, bëhët vetëm atëherë kur shumicës I kthehet disponimi dhe vullneti për një jetë më të mirë dhe shumë më të begatshme .Kur të gjithë jetojnë në një shoqëri  shumë më pozitive …

Filed Under: Analiza Tagged With: Deprimimi i shumicës, dhe klasa politike, jo civilizuese?!

HARAÇI I BASHKËSISË ISLAME NË PLAVË GUCI

September 2, 2017 by dgreca

1 Plave GuciNGA ESAD GJONBALAJ/

Kësaj vere ne vendlindje përpos rasteve te gëzimit e te qenurit në vendlindje pata rastin te marr pjesë edhe në disa raste mortore. Nga takimet me bashkëvendësit dhe pjesëmarrësit në këto raste mortore dhe në komunikim te ndërsjelltë kuptova për ballafaqimet ne raste te kësaj natyre. Bashkësia Islame e Plave Gucisë sikur kushtimisht ua zënin priten atyre qe ballafaqoheshin me humbjen e ma te dashurve te tyre. Rast konkret dhe ne komunikim me bashkëvendësin tonë zt.Naser Bajram Ulaj kuptova se me rastin e vdekjes se nënës se tij Xhemiles, Bashkësia Islame e Plavë Gucisë i kishin kërkuar qe zt. Naseri te paguante anëtarësinë për 25 vitet e shkuara ne shume totale 500 euro, plus 130 euro shërbim i hoxhëve te varri dhe 100 euro për hoxhënicen. Ne komunikim te ndërsjelltë zt Naser Ulaj me pjesëtarët e bashkësisë Islame te Plave Gucisë ,  ua bën me dije atyre se mund te bënte zgjidhje alternative duke ftuar hoxhallarë nga Kosova, njeri nga hoxhallarët e Plave-Gucisë e kërcënon Naserin duke I thënë se nëse bën një veprim te tillë ne do vijmë me “Maric”(automjet i UDB-se kohës se Jugosllavisë) për ti arrestuar hoxhallarët nga Kosova ne ceremoninë e varrimit. Duke ditur se rastet e vdekjes janë momente te rënda për çdo familjar, dhe duke llogaritur ne bujarinë dhe fisnikërinë tonë si komb heshtim, thuajse asgjë nuk flasim për hirë te modestisë dhe kodit te pa shkruar “mos fol”,  dua te shtjellojë një problematikë qe çdo njëri nga ne e kemi për hise. Po te njëjtin rast gjatë ditëve te fundit kishte edhe zt. Binak Ulaj, atij i kushtëzohet pagesa e anëtarësisë në shumë prej 1200 euro nëse dëshiron qe në ceremoninë e varrimit te merrnin pjesë hoxhallarët me ritualet e tyre fetare. Na vije mire qe zt.Binaku si atdhetar i përkushtuar qe është refuzoj një kushtëzim te tillë dhe te pa pranueshëm te Bashkësisë Islame te Plavë Gucisë dhe bëri zgjidhje alternative. Këto sjellje te Bashkësisë Islame te Plavë Gucisë janë ne veçanti te theksuara ndaj mërgimtarëve dhe atyre qe nuk jetojnë ne Plavë e Guci. Kushtëzimet me pagesa te anëtarësive për Bashkësinë Islame për 20-30-40 vite është abuzim dhe haraç i llojit te vet. Vlerësoj se ne vuthjanet dhe shqiptarët e Plavë Gucisë por edhe te tjeret duhet te kemi një qëndrim te përbashkët dhe unik rreth kësaj mënyre abuzive te Bashkësisë Islame te Plavë Gucisë. Bashkësia Islame e Plavë Gucisë është përfituese edhe e fondeve të shtetit të Malit të Zi që ndanë për këto institucione fetare. Shtrohet pyetja nëse Bashkësia Islame po kërkon te paguhet anëtarësia edhe neve bëjmë një pyetje te thjeshtë çka investoj Bashkësia Islame ne objektet fetare ne vuthaj ndonjëherë . Përgjigjeja është e qartë ZERO, atëherë vallë për çka i kërkojnë mjetet ne raste vdekjeje të ma te dashurve tanë? Duke u nisur nga parimi im qe nuk preferoj te merrem me çështje dhe tema fetare, megjithatë konsideroj se kjo mënyrë e sjelljes se Bashkësisë Islame te Plavë Gucisë është më shumë se anëtarësi: HARAC ne raste shumë te ndieshme ne familjet tona. Duke ditur se aspekti fetar është ne baza vullnetar dhe i pa imponime, atëherë vallë si është e mundur te kushtëzohet pjesëmarrja e hoxhallarëve me një anëtarësi te prerë dhe te pa bazë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Esad Gjonbalaj, HARAÇI I BASHKËSISË ISLAME, ne Plave-Guci

Të gjithë folëm, veç Skënderbeut!

September 2, 2017 by dgreca

5-Ilir-levonja-2-288x300-1

Nga Ilir Levonja/

Ngjarjet janë aq masturbuese tek ne, sa e dyta e vdes të parën. Dhe kështu me radhë. Përshembull të enjten u shqyem me indinjatën sociale se si një burrë, vret ish gruan në mes të rrugës. Krejt gjakftohtë, i fut dy plumba kokës. Dhe triumfator i tha botës se ishte burrë. Të shkallonte nga nervat vrulli i indinjatës. Ashtu sikur të shkordhte çdo lloj arsye, debatet, apo komentet me i lumtë dora, ai është burrë. Vendosi nderin në vend. I tha Allahu dhe ai e bëri. Nga ana tjetër një habi e pakuptimtë, pasi nuk ka sikur edhe një të vetëm prej nesh, që mos ta dij se gruaja në Shqipëri punon, frymon a jeton nën mendësinë që ekziston vetëm t’i shërbej mashkullit. Jo burrit, mashkullit…. se burrat kanë kanë që kanë humbur. Çfarë nuk të dëgjonte veshi e të shikonte syri. Si për Kanunin, si për Kuranin etj. Megjithëse po t’i futesh faqeve të atij Kanuni, për kohën, burrat etj…, gruaja është një model që e sotshmja as nuk e ka, as nuk e prodhon dot, pasi mungon thelbësorja respekti. Po kështu edhe me Kuranin, e besimtarëve myslimanë.

Puna është se tek ne çelsat e shoqërisë i kanë marrë në dorë të paaftit. Mjafton të dëgjosh se si flet një hoxhë Kosove, a hoxhë Tirane. Kështu edhe në besimet e tjera. Aq sa sot për shkak të mendësive fondamentale, mendojmë si fondamentalë, urrejmë si të tillë dhe jetojmë po ashtu.
Kur Shqipëria kishte veç perënditë mbretëronte një e vetme, ishte shqiptari. Kurse sot me ca kaurrë radikalë, me ca myslimanë fondamentalë, me ca vullnetarë revolucionesh që nuk njohin asgjë veç vetes dhe pordhëve të tyre plot erë, është një mishmash social. I cili lutet e falet latinisht, arabisht, greqisht, sllavisht, e veç në shqip jo.
Ky masturbim kolektiv është shanc për të kuptuar se sa është larguar shqiptari nga të qënit shqiptar. Për të reflektuar. Por të gjitha ndodhin, veç reflektimi jo. Përkundër shoqërive të tjera ne marshojmë të lumtur në masturbimin tone.
Nuk e kuptoj pse duhet kaq indinjatë, kaq vulgaritet sharjesh, apo patriotizmi me rënien dëshmorë etj…,për ato dy ekrane në një tubim fetar. Eshtë absrude kur dëgjon një intelektual që thotë unë jam krenar të bëhem hero duke zbuluar Skëndërbeun. Mos mbuloni Skëndërbeun etj. Ne shquhemi për heronj të rremë. Zot na ruaj kemi ca me shumicë. Na mjaftojmë për të kuptuar se sa të ndarë jemi. Sa na kanë vrarë e përçarë bindjet dhe suprioriteti fundamental. Sapo e bëm dhe një ballist për një banderole. Shqiptaria, shqiptaria, dhe veç emigrantë. Nuk e di pse na shqetëson kjo punë e heroizmës me ndjenjën e pushtuesit, të huajit, kur ne kemi kohë që e kemi pushtuar evropin dhe botën. Veç me fare kosi. Kemi pushtuar edhe veten.
Po ta quajmë mbulim… a e dini se sa ka pare ai shesh. Se sa here e kanë zhvendosur para e mbrapa Skëndërbeun. I kemi vënë klasikët e mraksizmës, çizmet e policëve, shkopinjtë e gomës. Kemi demaskuar në sytë e tij. Jemi shqyer duke ngrënë tamël, torte kolektive. Nuk ka thënë gjë Skënderbeu…
Ne Skënderbeun e duam për pordhë. Ashtu si shumë dashuri të tjera patriotike. Si devotshmëri të tjera fallco.
Megjithatë u duhet thënë edhe besimtarëve myslimanë ajo që…., mjaft më falje publike. Mjaft më, me syfyre a iftare publike. Nganjëherë metodat a startegjitë të kthehen për kokë. Por I japin edhe shkas absurditetit. Zotin mund ta duash në shumë mënyra. Në shumë këndëvështrime. Dhe ndofta dashuri të tilla janë më të virtytshme se rreshtat publik.
Unë përshembull dy herë e kam adhuruar islamin. Një here kur lexoja Leon Tolstoin, tek Haxhi Murati. Dhe kur lexoja Nagip Mahfuzin tek E bekuar qoftë mbrëmja jote…
Siç e shikoni jo prej tubimeve a iftareve publike.
I duhet thënë shoqërisë së besimit islam, që, krejt ndryshe nga politika ta zhvilloj aktivitetin e saj në strehën e Allahut. Festime të tilla janë imponime ose dhunë. Kur jetoj e lindi Allahu dëshmonte zemra, fryma, jo ekranet a shou publik. Tirana nuk është Meka. Shqiptarët pavarsisht të gjithave, nuk e meritojnë mjekërzimin, festet, transformin nga shqiptarë në xhihadistë. Feja nuk është komb. Të gjitha këto e të tjera, krahas një depresioni social, drogës, vrasjeve publike për nder mashkullor, sjellin pikërisht këtë masturbim kolektiv në gjithçka. Aq sa sot ju ndjeheni viktima. Dhe meshkujt patriotë. Kjo është absurde. Por e vërtetë. Ndodh në Shqipëri. Duheni Allahun shqiptarçe, nëse jeni a ndjeheni të tillë. Shqiptarë…

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja, Të gjithë folëm, veç Skënderbeut!

Shqipëria në kohën e drogës, drogmenëve dhe demagogëve!

August 31, 2017 by dgreca

5-Ilir-levonja-2-288x300-1

Nga Ilir Levonja/Florida/ SHBA/

1) Vitin e kaluar si kjo kohë ndodhesha në Shqipëri. Dhe në një tavolinë mes miqve, diku në Tiranë. Shtrova një pyetje naïve. Vërtet, kaq shumë drogë po mbillet maleve tona?

Nuk kaloi shumë dhe një nga bashkëbiseduesit se me kë foli, a teksti diku. Dhe vërshuan sms-të. Pashë ca foto që më kujtuan fermat e kartelit të drogës në Kolumbi. Njerëz që koha jonë a demokracia jonë i kishte çuar drejt një lloj skllavërimi me ndërgjegje. Gjysmë lakuriq, me ca peshqira kokës, qeshje. Me ca kova të vogla nën ca tenda degësh të thara.

Parcela mes dushqeve a rrëpirave, ku këmba e shqiptarit civil a ushtar mund të kishte gati tridhjetë vjetë pa shkelur. Karvane të rinjsh që kishin marrë malet, jo për në Greqi. Greqia as që bëhet më fjalë. Por, ku e ku më thellë Shqipërisë, pasi tregu i kanabisit ishte më fitim prurës se ai i emigrimit jashtë shtetit. E kam përmendur shkarazi këtë fakt. Në një nga opinionet e vjetshëm. Duke e aluduar se droga mund ta çoj një vend deri në ndarje territoriale, për shkak të fuqizimit të karteleve, paralizimit të ekonomisë ose të të ardhurave të pakta, informalitetit dhe syrit mëshirues nga vendet perëndimore. Pse jo në një lloj lufte dhëmbësh e gjoja bindjesh. Siç është sot Kolumbia, një vend i madh ku kartelet nën emrin e armatave marksiste mbajnë territore të tëra, krahina, ku nuk shkel dot kurrë këmba e shtetit. Në këto territore nuk bëhet asgjë tjetër, veç prodhimit të kokainës. Dhe shance për dasime të tilla, sigurisht i kanë vendet ku klima politike është tepër e nxehtë. Ku me një sigurisht më të forte akoma, Shqipëria jonë nuk bën përjashtim.

2) Kërkush nuk ka heshtur tjetër gjatë viteve 2015, 2016 -të, për punën e kanabisit se qeveria dhe mediat e saja. Kërkush? Madje edhe kur aleatët si LSI-ja, për ndonjë qejfembetje a përplasje për post, pohonin se droga ekzistonte. Prapë qeveria ngërdheshej. Ndofta ishte një luftë e heshtur për zonat e kultivimit midis tyre. Kutadish? Vetë km-ja shikonte vëngër dhe nga lartësia e gjatësisë së tij, i aludonte atij apo asaj, sipër kokës dhe me nënqeshje se kishte marrë informata të gabuara nga Shqupi. Ata kaçatorrë ishin mushkonja, me një lloj tallje bythe me mentalitetin e kohës së babë Dullës, i cili para mikrofonave e quante Myzeqenë hambar. Kurse darkave, sallonëve të dhunës, vendin e malarjes dhe malarikëve. Ndaj gjahun e tij e çonte atyre anëve në internim. Kërkush nuk ka heshtur pra, se kjo qeveri. Kërkush tjetër? Megjithatë shqiptarët e votuan. Ndofta të bindur se droga nuk ekzistonte. Se me paratë e saj nuk u shit apo u ble ndonjë vote. Ose më e fundit, ishin edhe vetë pjesëmarrës aktiv në këtë fushatë të kanabizimit të Shqipërisë, gjatë viteve 2015, 2016-të. Dhe kjo nuk përjashtohet. Ndaj e solla shembullin e fotove. Në fund të fundit, (se e kam përsëritur shpesh) strategjitë apo platformat, nuk mund të bëhen vetëm. Duan njerëz, popull etj. Enveri përshembull nuk vrau vetëm, po me nje njerëz, me popull, në emër të popullit. Dhe ky padyshim që është një faj kolektiv. Dhe mjerë ato familje, ku ndonjë nga bijtë apo bijat, është nën efektin e drogës, ku me siguri dhuna është duke punuar me qejf. Aty nuk ka gjë tjetër, veç grindje, rrahje, sherre dhe si përfundim ndarje.

3) Sot i duhet thënë LSI-së, Monës, me që është dhe nënë e tre fëmijëve. Si edhe ideuse e programit për kultivimin shafranit etj. Po edhe si ish pjesëmarrëse në qeveri. Se është pikërisht ajo që ka shancin e madh të tregojë e para, fushatën e kanabisit. Se vitet 2015, 2016-të, do mbahen mend gjatë, për djegjen e Lazaratit me metodën e çobenëve, se vënia e zjarrit u shërben përtëritjeve të kullotave. Pra, pikërisht për këtë fushatizimin e bimëve narkotike. E ka shancin se duke qënë brenda një kabineti, mund të tregojë të vërtetën e madhe të një lloj qeverisje butaforike që tashmë është bërë rutinë për shqiptarët. Madje nga këtu mund të nisi vërtet një opozitarizëm tjetër. I cili do prishi përfundimisht këtë realitet të drogës, drogemenëve dhe demagogëve. Askush tjetër se një pjestar i shtëpisë nuk i di dertet e saj. Ndaj nëse e ka seriozisht opozitarizmin i duhet ta bëj publikisht. Këto dy vite kanë plot data e fakte dhe fotot e avionët kaçatorrë janë akoma memories së internetit. Këtë mund ta bëj edhe çdo shqiptar, kushdo që mendon se nuk ka qënë pjesëmarrës në fushatën e mbjelljes, korrjes, së kanabisit. Eshtë një problem social që sapo ka filluar, lëreni entuziazmin e Edi Ramës që, thotë se e kapi drogën. Eshtë si puna atij që pasi i vuri flakën shtëpisë, doli i bërtiste fqinjëve, ejani më ndihmoni.

Ndaj një nga aludimet më naïve, është hedhur si virus në internet. Dhe pa diskutim me yshtjen e webe pro Edi Ramës. Një lloj bah-ije habie, se, në Shqipëri nuk u mboll aq shumë drogë sa thuhej nëpër lajme. Se në Shqipëri nuk kish aq shumë kanabis, sa shtypi përreth të na cilësonte si një Kolumbi e vogël e ballkanit perëndimor etj. Se ato pamjet me avionat e vegjël ngecur dherishtave e ranishtave sa në Ishëm e Divjakë. Ato haluçinacione njerëzish nga fushat e zbrazëta të Myzeqesë ku u shkonin e uleshin papritur kaçatorrët e ajrit dhe nga ana tjetër afroheshin furtunë ca fuoristrada me thasë plasmasi të zinj, etj. Kaçatorrët e ajrit që kryeministri i cilësonte si mushkonja, Të gjitha paskan qënë zhurmë. Dhe ja fakti, konkret, që policia a shteti e bllokoi menjëherë drogën. Pra shumë shpejt. Sepse pak ishte etj.

Përkundrazi tani ka filluar. Dhe ato që policia ka kapur, nuk janë gjë tjetër veç ca koka turku të sojit armiku i klasës.

Një fakt kokëfort që Shqipëria është plotësisht në kohën e drogës, drogmenëve dhe demagogëve.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja, në kohën e drogës, shqiperia

KOSOVE, VONESA E KRIJIMIT TE INSTITUCIONEVE….

August 31, 2017 by dgreca

….SI SFIDE PER PROCESET INTEGRUESE TE KOSOVES/

6-lulzim-mulliqi-250x283.

NGA LULZIM MULLIQI/SHBA*/

Jane bere me shume se dy muaj,qe nga publikimi i rezultateve te zgjedhjeve te parakohshme parlamentare ne Kosove,mirepo krijimi i institucioneve te reja ende nuk eshte duke ndodhur.

Faktoret politike,perkatesisht lideret e partive politike dhe vendimet e tyre jane shume te rendesishme per tejkalimin e bllokades politike dhe konstituimin e institucioneve te reja,pas zgjedhjeve te qershorit.Cfaredo vonese ne konstituimin dhe funksionalizimin i institucioneve te reja  ne vend do te jene si sfide per proceset integruese per Kosoven.Keshtu te njejtat sugjerime i kane adresuar autoriteteve politike ne Kosove edhe perfaqesuesit me te larte te Bashkimit Evropian si dhe ambasadoret e vendeve mike ne Prishtine.Ata kane theksuar se Kosova,ka nevoje per institucione legjitime dhe te qendrueshme te cilat do te mund te negocionin dhe te nenshkruanin pa kufizime marreveshje me institucionet e ndryshme financiare nderkombetare.Perkunder,mbajtjes se disa seancave konstituive te Kuvendit te Kosoves dhe disa tentimeve per te konstituar kuvendin, nuk eshte arritur ende nje pajtueshmeri ne mes partive politike per konstituimin e ketij institucioni me te larte perfaqesues dhe ligjvenes te Kosoves.Keshtu koalicioni PAN kishte munguar ne disa seanca qe ishin parapare per konstituimin e Kuvendit,ku sipas Kushtetutes kane te drejten per ta propozuar kandidatin e tyre per kryetar te Kuvendit.Ndersa LDK,parti kjo ne koalicion me AKR-ne dhe Alternativen si dhe Levizja Vetevendosje vazhdojne me kritikat e tyre ndaj koalicionit PAN per ngercin poltik,duke thene se nuk i kane numrat e nevojshem per krijimin e institucioneve.Sidoqofte,krijimi i institucionit me te larte perfaqesues dhe legjislativ te popullit,e qe eshte Kuvendi i Kosoves,i cili perbehet prej 120 deputeteve te zgjedhur ka rendesi dhe pergjegjesi te madhe juridike,politike dhe institucionale ne vend sic jane:Kuvendi zgjedh Kryetarin,si dhe Kryesine e kuvendit.Miraton ligje dhe rezoluta ne fushat pergjegjesise institucionale,pastaj merr vendime per emrime te tjera.

Kuvendimiraton ose refuzon kandidatin per Kryeminister,se bashku me listen e ministrave te Qeverise se propozuar nga kandidati per Kryeminister,pastaj udhezon qeverine per pergatitjen e projektligjeve,vendos mbi mocionet e mosbesimit ndaj Qeverise,miraton Rregulloren e punes se Kuvendit dhe te komisioneve te tij dhe ajo me rendesishmja Kuvendi merr parasysh dhe miraton marreveshje nderkombetare te propozuara brenda fushes se pergjegjesive te tij.Prandaj lideret politike duhet te gjejne nje ujdi te perbashket per tejkalimin e kesaj bllokade politike,kur dihet se sa i rendesishem eshte konstituimi sa me pare i Kuvendit te Kosoves dhe institucioneve te tjera demokratike ne vend.Ne rast se do te kete perseritje te seancave konstituive,ku partite politike do ta bojkotojne njera-tjetren dhe nuk do te arrijne nje ujdi te perbashket per konstituimin e Kuvendit te Kosoves, atehere ngerci politik vazhdon pa fund deri ne zgjedhje te jashtezakonshme.Per kete arsye eshte shume e nevojshme dhe e domosdoshme qe sa me pare te ndryshohet ligji per partite politike,pastaj sistemin zgjedhor,zgjedhjet parlamentare dhe ligji per Gjykaten Kushtetuese.Ne fakt,Kosova me nuk duhet t’i lejoje vetes te shkoje ne zgjedhjet te ardhshme me kete sistem zgjedhor qe ne vete mbart shume zbrastesira juridike dhe shmange vleren e votes se lire te votuesit dhe te  elektoratit.Kushtetuta duhet te modifikohet ne menyre qe te mos kete situata paradoksale kufizuese demokratike,por duhet bere nje zgjidhje politike per krijimin e institucioneve qe vendi te ece perpara.

*Mr.Sc.Lulzim Mulliqi-ekspert i ceshtejeve juridike dhe mardhenieve nderkombetare.

Filed Under: Analiza Tagged With: Lulzim Mulliqi, te Institucioneve kosovare, Vonesa e krijimit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 548
  • 549
  • 550
  • 551
  • 552
  • …
  • 971
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT