• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NA MUNGON NJE UDHEHEQES ME VIZIONIN E RUGOVES

August 6, 2017 by dgreca

Ne gjithe hapesiren shqiptare sot nuk kemi asnje udheheqes qe te frymezon, qe i jep shprese kombit. Dikur e kishim Ibrahim Rugoven./Berisha-selami-bashaNga Sadik ELSHANI/ Filadelfia/

Me 25 qershor u zhvilluan zgjedhjet per Kuvendin e Shqiperise (zgjedhjet parlamentare). Dhe si zakonisht dhe qe eshte fare e logjikshme, ne keto zgjedhje fiton nje parti apo koalicion partish, nje krah apo krahu tjeter, “te majtet” apo “te djathtet”, por kurre nuk fitojne kombetaret, nuk fiton kombi, nuk fiton Shqiperia. Arsyeja per kete eshte e thjeshte: Ne shqiperi nuk kemi asnje parti qe ka nje program kombetar, nje platforme, strategji kombetare – parti qe mbron interesat kombetare te Shqiperise dhe kujdeset e lufton per mireqenjen e popullit shqiptar kudo qe jeton ai. Eshte fatkeqesi kombetare qe partite politike kryesore te Shqiperise, si per nga ana organizative, ashtu dhe menyra sesi e ushtrojne veprimtarine e tyre, me teper u perngjajne grupimeve klanore, mafioze. Qe ne fillim dua te sqaroj se nuk i perkas asnje partie, asnje grupimi politik, as ne Shqiperi dhe as ne Kosove. Qysh ne rinine time te hershme jam percaktuar vetem per nje parti: Kombin dhe ideologjine e tij, shqiptarizmin. Gjithmone do ta perkrah ate parti qe vjen ne pushtet me voten e lire, qe punon per kombin dhe jo per interesat e klaneve te tyre. Ngjarjet qe po zhvillohen para syve tane po na deshmojne qart se asnjera nga partite politike kryesore te Shqiperise as qe e çane koken per interesat kombetare, per mireqenjen e popullit.

Shpresat e mia u ngjallen pak me ardhjen e zotit Lulzim Basha ne krye te Partise Demokratike te Shqiperise. Mendova se nderrimi i gardes se vjeter me garden e re ndoshta do te sillte diçka te re ne skenen politike te Shqiperise. Thene te drejten, nuk kam pritur edhe aq shume, por si nje udheheqes i ri, i edukuar ne nje universitet perendimor, ai do te sillte diçka te re ne jeten politike te partise se tij dhe te Shqiperise. Nga zoti Basha eshte pritur qe ai te qendroje mbi nivel dhe jo te leshohet ne nivele te uleta si dikur homologu i tij kur ishte ne opozite, apo paraardhesi i tij. Dikush duhet te beje hapin e pare, levizjet e para per te dale nga ky rreth vicioz qe po ia ze frymen Shqiperise, ta zbuse pak klimen e ashper politike. Eshte pritur qe ai te sjelle energji positive, stil te ri, qasje te reja ne politiken shqiptare. Te perdor gjuhen e kompromisit, bashkepunimit dhe jo gjuhen e perçarjes, grindjes. E di, per tango duhen dy, por dikush duhet te prije.

Por zoti Basha beri te kunderten nga ajo qe pritej prej tij. Partia Demokratike i humbi zgjedhjet e vitit 2013, pastaj edhe ato vendore. Kur ndodh diçka e tille, atehere çdo parti duhet te beje nje analize, autopsi, se pse ndodhi kjo, cilet ishin faktoret qe sollen humbjen e papritur dhe si duhet te menjanohen te metat gabimet qe çuan drejt ketyre humbjeve. Çdo parti serioze, çdo udheheqes serioz do ta bente kete, por ja qe zoti Basha nuk e beri fare. Ne vend se te ndertonte partine, te perpilonte nje program bindes qe do ta gezonte perkrahjen e gjere, ai zgjodhi rrugen e ulet te kacafytjes, grindjes, sharjeve e fyerjeve. Me sharje e fyerje nuk mund ta mposhtesh kundershtarin tend politik, por me pune serioze, veprime bindese, duke ua paraqitur votuesve nje program te detajuar sesi do t’i permbushesh premtimet tua zgjedhore (elektorale).

Zoti Basha nuk ishte pergatitur fare per zgjedhjet e vitit 2017, edhe pse ai e ka ditur qysh ne vitin 2013 se do te kete zgjedhje pas kater vitesh. Ai nuk beri asgje per ta riorganizuar, pertrire partine e tij, per ta ngjallur, shtuar entuziazmin e anetareve te partise se tij. Duke e ndier thelle ne vete se do t’i humbiste zgjedhjet, ai zgjodhi rrugen tjeter: retoriken demagogjike, rrugen e kercenimit, kacafytjes – metoda keto tipike bolshevike. Hapi vdekjeprues ishte ngrehja e tendes (çadres) mu ne qender te Tiranes, duke bllokuar nje nga pjeset me te gjalleruara te kryeqytetit shqiptar. Ai dhe perkrahesit e tij u mbyllen ne çader dhe leshonin deklarata helmuese, duke kercenuar me mosbindje qytetare, lufte vellavrasese, kaos, shkaterrimin e shtetit. Dhe keto veprime po ndodhnin pikerisht ne njezetvjetorin e ngjarjeve te mbrapshta te vitit 1997. E perse? Vetem per t’i arritur (sipas tij) qellimet e tij politike qe perndryshe nuk mund t’i arrinte ne kutite e votimit. Zoti Basha si nje njeri i edukuar ne perendim dhe si ish minister i Puneve te Brendshme duhet ta dinte mire se trazirat fillojne lehte, por nuk mbarojne lehte dhe gjate kohes se zhvillimit te tyre ndodhin shume gjera tragjike, deme njerezore e material. Me keto veprime ai e shnderroi veten e tij ne nje figure tragjiko – komike, per te ardhur keq ta shikoje me sy ne kete gjendje. Eshte per t’u habitur se askush nga perkrahesit e tij nuk i tha se ajo qe ai po bente ishte teper gabim, rruge e verber (qorre) qe nuk te shpie askund, por qe mund te çonte drejt gremines politike, ashtu edhe siç ndodhi ne zgjedhjet e 25 qershorit. Me siguri edhe ai e ka ditur se kjo eshte gabim, por si te dilte tani nga ky qorrsokak?! Nga ky donkishotizem ate e shpetoi marreveshja e 18 majit me kryeministrin e Shqiperise, zotin Rama. Zoti Basha me te drerjte e kritikonte qeverisje e deshtuar te zotit Rama, por qe ja tani ai pranoi te jete pjese e kesaj qeverisje te cilen çdo dite e kritikonte. Hipokrizi e marrezi! Dhe ai mendonte se kjo hipokrizi e marrezi do t’ia zbardhte atij fytyren e marrur. Me kete marreveshje zoti Rama e beri zotin Basha te dukej si njje piun shahu, ndersa vete dukej si mbret (shahu) ne kete loje te çmendur shahu politik.

Pastaj zoti Basha i acaroi marredheniet me figurat kryesore te Partise Demokratike. Tamam si nje figure autoritariane, si nje diktator, ai vete i perpiloi listat e kandidateve per deputete, duke futur emra te panjohur dhe duke i eliminuar figurat kryesore qe kishin dhene ndihmesen e tyre ne ngritjen e kesaj partie. Ky refuzim, kjo mosperfillje solli edhe perçarje ne Partine Demokratike, demoralizimin e anetaresise dhe perkrahesve te tyre qe si rrjedhim pati humbjen katastrofike te Partise Demokratike ne zgjedhjet e 25 qershorit. Sikur edhe nje bari te ishte ne krye te Partise Demokratike nuk do te ballafaqohej me kete humbje katastrofike. Zoti Basha çdo gje e beri ashtu siç nuk duhej bere. Me veprimet e tij ai u tregua se nuk eshte nje drejtues, strategjist, udheheqes i mire, udheheqes largpames.

NJe udheheqes serioz e i ndergjegjshem merr pergjegjesi per veprimet, deshtimet e veta dhe nuk i fajeson te tjeret.Ne vendet perendimore nje udheheqes qe do te pesonte nje humbje te tille te thelle, menjehere do te jepte doreheqje. Kryeministri i Britanise se Madhe, David Cameron, dha doreheqje pas rezultatit te Brexit-it. Askush nuk duhet ta kryqezoje zotin Basha per veprimet e tij, por edhe askush nuk duhet te na paraqese ate si nje udheheqes te rralle siç bejne disa servile e militante te partise se tij. Ne nje shkrim te saj, dr. Albana Deda e quan Bashen “investim serioz kombetar”, “personalitet shume serioz politik”. Por realiteti tregon dicka tjeter: Zoti Basha mund te jete nje aparatçik, byrokrat i mire, por jo nje udheheqes, prijes i mire. Ai po te kishte nje fije ndergjegje do te jepte doreheqje dhe jo te kandidohej e te zgjidhej perseri kryetar i Partise Demokratike. Ne kete çast ai eshte nje politikan i lenduar, qe nuk gezon autoritet dhe si i tille nuk mund te jete nje prijes i pershtatshem per te vazhduar udheheqjen e partise, per t’u ballafaquar me sfidat neper te cilat eshte duke kaluar partia e tij. Percaresi nuk mund te jete bashkues i partise. Me sjelljet e tij zoti Basha po deshmon se eshte nje poltikan tipik ne kuptimin negativ te kesaj fjale, qe kujdeset vetem per veten e tij. Nese zoti Basha e do partine e tij, nese e do Shqiperine, atehere ai duhet te jepe menjehere doreheqje nga pozita e kryetarit te Partise Demokratike dhe t’ua leshoje rrugen te tjereve. Me kete veprim ai do te sillte diçka te re ne politiken shqiptare: ndjenjen e pergjegjesise dhe venjen e interesave kolektive, kombetare, mbi ato vetjake (personale).

  1. S.

Ne kete shkrim u perqendrova ne figuren e Lulzim Bashes, sepse siç theksova ne fillim, nga ai eshte pritur shume, eshte pritur te sjelle dicka te re ne politiken shqiptare. Ndersa per qeverisjen e zotit Rama para dy vitesh (gusht, 2015) kam botuar nje shkrim ne gazetadielli.com me titull: “Shkelqimi i Kryeministrise dhe mjerimi i popullsise – qeverisje kozmetike”, ku nder te tjera kam thene: “Kandidati Rama premtoi edhe sherbim/sigurim shendetesor falas, por tani Kryeministri Rama as qe e ze ne goje kete çeshtje. Gjate ketyre dy viteve te fundit nuk eshte ndertuar asnje veper madhore ne shkalle kombetare. Siç u njoftua diteve te fundit ne shtypin shqiptar, edhe grumbullimi i te ardhurave nga tatimet dhe doganat jane nen nivelin e parashikuar. Krimi ne rruge, krimi ekonomik, krimi i organizuar, pasiguria e qytetareve, korrupsioni i larte jane duke ia zene frymen shoqerise shqiptare. Kanabisimi i Shqiperise eshte nje dukuri mjaft shqetesuese, shume e rrezikshme (fjali e shtuar tani). Por qeveritaret tane nuk shqetesohen fare, ndoshta atyre keto dukuri shume negative u duken krejt normale! Ujku do mjegull, thote nje fjale e urte.

Me premtime te zbrazeta (boshe), me deklarata demagogjike, me arrogance e injorance, nuk mireqeveriset vendi. Deshiroj qe çdo qeveri shqiptare te jete e suksesshme, sepse kur deshton qeverisja e mire, deshton Shqiperia, vuan populli. Askush te mos i ferkoje duart e t’i gezohet deshtimit te nje qeverie, sepse kembana bie edhe per ta”.

 

Philadelphia, 6 gusht, 2017

Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.

Filed Under: Analiza Tagged With: Lulzim Basha, mungon Rugova, Sadik Elshani

Vuçiç thyen një tabu-Kosova e humbur për Serbinë

August 4, 2017 by dgreca

1 FrankfurterNë një artikull të gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” analizohet eseja e presidentit serb, Aleksander Vuçiç për Kosovën, ku ai kritikon heronjtë serbë që nga kafenetë mbrojnë Kosovën. Vuçiç thyen një tabu.

Një ese e Vuçiçit e hedhur në kulmin e verës nga gazeta beogradase “Blic” ka bërë të debatojë jo vetëm Serbia, por të drejtohet edhe vëmendja e mediave gjermane ndaj konfliktit Kosovë-Serbi. Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan të premten (04.08), se Vuçiç shkel hijen e rëndë të historisë serbe, dhe ajo që shkruan ai është si të thotë Erdogani, se pranon që ka pasur gjenocid osman ndaj armenëve.

Kosova e humbur për Serbinë

“Ai i kërkon bashkëkombasve të tij, që Kosova, e cila e shpalli pavarësinë me ndihmën amerikane dhe perëndimore është e humbur për Serbinë, pa futur këtu veriun me shumicë serbe. Ky qëndrim është i përhapur mes shumë serbëve…por liderë serbë nuk kanë guxuar deri më tani të përmendin me emër gjërat, nga frika e pakicës intelektuale nacionalistë, peshkopëve ortodoksë dhe demagogëve të tjerë.”

“FAZ” vëren se, nëse ka një politikan, i cili mund të kapërcejë këtë frikë është pikërisht Vuçiçi. “‘Ka ardhur koha që ne si popull të mos e fshehim më kokën në rërë dhe të përpiqemi të jemi realistë”, shkruan Vuçiçi në esenë e tij duke kërkuar nga bashkëkombasit e tij ‘të mos presim që të na bjerë në prehër, ajo që kemi kohë që e kemi humbur.'”

Kritikat e Vuçiçit

Presidenti serb nuk ka kursyer me kritika në esenë e tij të botuar nga gazeta serbe “Blic” edhe pseudointelektualët e gazetarët bulevardeskë, shkruan FAZ. “Ata që e shohin Ballkanin nga gota e Slivovitcit dhe e mbrojnë Kosovën me fjalë të mëdha nga tavolinat e kafeneve. Këta janë njerëz, sipas Vuçiçit që nuk e dinë, ‘as ku bie Kosova, nuk kanë qenë atje dhe as nuk kanë për të jetuar në atë vend….por që me dëshirë do të çonin atje të tjerë për të mësuar historinë e përgjakshme të vendit të tyre.”

FAZ vazhdon më tej duke theksuar se “Vuçiç ia doli me këtë të arrijë ‘dialogun e brendshëm’ për Kosovën, në të cilën të thyhen tabutë e vjetra, sidomos mes intelektualëve dhe akademikëve. Megjithatë i “njëjti Vuçiç para pak ditësh ka theksuar, se do të bëjë gjithçka për të penguar pranimin e Kosovës në UNESCO. Për momentin provokimet e Vuçiçit ndaj shpirtit serb janë vetëm fjalë, por fjalë që deri më tani nuk janë dëgjuar kështu në Beograd”, përfundon “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

40.000 vetë nga Ballkani gjejnë punë në Gjermani

Ndërsa të premten (04.08) po gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” në artikullin me titull “Jashtë Tirane me Agjencinë Federale”, theksohet se konsultuesit gjermanë në Kosovë, Shqipëri e Serbi kanë ndihmuar për gjetjen e punës ndërkohë 40.000 vetë – një formë e re për të mos ardhur nga Ballkani si refugjatë.

“Vendimtare ishte që dy agjenci shtetërore, Shoqëria Gjermane për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, GIZ dhe Agjencia Federale e Punës, BA filluan bashkëpunimin për të treguar rrugë legale për ardhjen e njerëzve nga Kosova, Shqipëria e Serbia.” Thea Decker nga Agjencia e Punës thotë, se ‘ka nevojë’. “Fjala nuk është vetëm për numrin e madh të aplikuesve, por edhe të punëdhënësve të interesuar nga Gjermania…Në rast se ata regjistrohen në agjenci dhe ajo gjen punë, atëherë aplikuesit marrin një leje pune, me opcionin e shtyrjes. Ofrohen vetëm punë me siguracione sociale, thekson Agjencia Federale e Punës.”

Sipas Agjencisë Federale “nuk bëhet fjalë vetëm për vende pune bosh në Gjermani, por edhe për t’u treguar njerëzve nga Ballkani se rruga e azilit jo vetëm kushton, por në fund nuk ia vlen, sepse nuk ka shanse për azil.”

Filed Under: Analiza Tagged With: e humbur, per Serbine, Vuçiç thyen një tabu-Kosova

PELLGU I “REVOLUCONIT KULTUROR”

August 1, 2017 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

 1 Fritz Radovani

PAPA GJON PALI II ka thanë: “Ajo që ka ngja në Shqipni, të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit…”/

■Fjala pellg në fjalorin e gjuhës shqipe ka disa kuptime. Jam kenë fëmijë në fshatin e Dajçit të Bregut të Bunës, kur një fshatarë i quejtun Palok Gjushi na mori bashkë me tim vlla per me shkue tek një pellg i familjes së tyne gati në Sukat e Dajçit. Ishte hera e parë që njoha fjalen pellg! Në dukje ishte një brrakë e madhe me ujë të ndejun vende – vende ngjyrë jeshile dhe plot me grumbuj mushkajash që shetisnin siper atij ujë të pistë…

Aty kishte shumë kallama dhe lule kënete plot me ngjyra. Paloka nuk më la me hy me kambë tek ai ujë se pernjëheresh të sulmonin ushujzat, të cilat, fshatarët i pastronin nder shishe me ujë të paster rreth 20 ditë, dhe i perdornin per mjekime të ndryshme.

Pak ma larg nder disa stomije dheu kishte edhe gjarpinjë të mëshefun, që veç kur i sheh tue kercye dhe tue u zhytë në pellg me kokat thumuese siper drejt brigjeve tjera…

■Shqipnia – një nga vendet ma të bukra të Ballkanit e pse jo, t’ Europës, ishte vetizolue dhe kthye në një pellg ku kullonin ujnat e ndejuna të kampit socialist, që andrronte prej kohësh Nikita Hrushovi: “RPSSH – Kopshti i lulzuar i socializmit në Ballkan!”

Nder vendet komuniste dhe socialiste atëherë dhe sot edhe pse çensura ishte e plotë dhe pa asnjë lëshim, jo vetem nder gazeta apo organe kryesore po, edhe nder disa të dorës së tretë apo të katert kishte edhe kontroll të çensurës, me errsim të plotë të së “vërtetes”!

Shqipnia në të gjitha shtetet socialiste të Botës asht kenë shteti ma i izoluem, ma shumë se të gjithë të tjerët i shtypun dhe i shkallmuem nga diktatura e “luftës së kllasave”, ma i varfer se të varfërit e Afrikës dhe t’ Azisë, ma i mbytuni në gjak nga qeveritarët që nuk lëshonin asnjë post në qeverisje, ma i shfrytzuemi per pasunimin e drejtuesve kryesor, ma fanatiku anadollak i mbrojtun nga filo – ortodoksia sllave, e cila me Gjenocid arrijti me zhdukë krejtësisht Kulturen Europjane Perëndimore, Gjuhen Gegnishte Shqipe, të gjitha Burimet e lavdishme të Historisë dhe Letersisë Shqipe, tue fillue nga Betejat e Lavdishme të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, Formulës së shkrueme të Pal Engjullit, Shkrimtarët Atdhetarë Shqiptar të Veriut, Rilindjen e Papersëritshme Kombtare, gjurmët e Shkollave të Para Shqipe, Perpjekjet per Liri e Pavarsi të Lidhjes së Prizrenit, një nga Etapat ma të Lavdishme të Historisë së Popullit Shqiptar nder të gjithë shekujt: Ngritjen e Flamurit në Deçiq nga Heroi Kombtar Dedë Gjo’ Luli, me 6 Prill 1911… Dhe të gjitha faktet Historike të Lavdishme që Shqipnia e Veriut solli me “Memorandumin e Gerçës”.

■Të gjitha ngjarjeve të papersëritshme dhe të lavdishme Historike deri në ngritjen e Flamurit Kombtar në Vlonë, me 28 Nandor 1912 dhe Shpalljes së Pavarsisë, u ka prij me vetmohim Burrnia dhe Fisnikia e Veriut, e cila po mos t’ ishte e pranishme në të gjitha Betejat Historike e të shkrueme me gjak Herojsh, as sot Shqipnia nuk do t’ njihej Shtet!

U vranë tradhtisht tue fillue nga Dedë Gjo’ Luli me djelmë, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi, Bajram Curri, Hasan Prishtina, Avni Rrustemi, Gjelosh Luli, Gjergj Vata e Bajraktarët e Maleve me sa e sa Trima të pashoq që na lanë një Histori me shkronja t’ arta, e sot me paturpësinë e pashoqe “Akademia e Shkencave e RSH”, pret udhzime nga turqit per me ba ndryshime dhe me shkrue “Një Histori të vertetë”! Gjarpijt e djeshem të pellgut të ndytë të “Shqipnisë socialiste”, perpara se me folë mendohen se çka me mashtrue: “Unë kam shkrue per dhimbjen e madhe të vdekjes së Enver Hoxhës me 11 Prill 1985, po ju as sot nuk i kuptoni ata rreshta, ku shprehej me ironi ajo ‘dhimbje!…” E bash këta tradhtarë nder skuta e strofulla gjarpijsh qeshen tue i shterngue duertë njenitjetrit: “Ua hodhëm!”

■Vetem mos harroni me pyet veten: “Kush ua porositi librat, kush ua botoi, kush ua perkthei, kush ua shperndau dhe kush ua pagoi paret!??.. E, cila ishte djersa e juej?” Mbasi ti mendoni këto pyetje provoni me u pergjegjë buzë atij pellgu ku jetoni…

Dhe, do të kujtoheni se, nuk jemi të gjithë të droguem që presim “ringjalljen” nga ju!…

Mos harroni me kujtue se kush ua dha të drejtat e studimit, pse ua dha pikrisht ju dhe, cilat ishin kushtet e shperblimit nga ana e juej, nga familjet e krijueme nga ju e pasuesit?

Ju shetitshit nder lundra tek pellgu, zhyteshit mbrenda dhe kur nxirshi koken jashtë, asnjë nuk ndryshojshi nga gjarpijtë që ju thumonin dhe ju pajisnin me helmin e urrejtjes së perjetshme ndaj mikut e deri tek vllau i juej, ndersa sot mundoheni me na mashtrue se “nuk ishin të gjithë gjarpijtë njëlloj”… Kishte edhe nga “ata me helm të mirë…”

Se cili ishte helmi “i mirë” i dy drejtuesve vrasës të “Revolucionit Kulturor të 1967” këte, e provon ma sëmiri Martiri Havzi Nela, i varun në vitin 1988 në Kukës nga Ramiz Alia.

■Pa hy në zhdukjet e pabesa të tiranve të Popullit Shqiptar nga viti 1944, vetem shikoni kush vrau e vari në “Revolucionin Kultural” dhe cili ishte objektivi i këtyne masakrave?!

Edhe sot janë të gjakosuna piramidat kufitare të Shqipnisë “socialiste” nga mashtruesit terroristë të Rinisë Shqiptare me “ndryshime ligjësh të arratisjes” nga Ramiz Alia, që asnjëherë nder damart e tij të pistë nuk ka pasë asnjë pikë gjak shqiptari, boshnjaku po!

Ka 70 e sa vite që u shembën Kishat e Kullat e Maleve të Veriut, u vranë e u qiten fare të gjithë Klerikët dhe Bajraktarët Trima të Bjeshkëve të Nêmuna, u dhunuen Kanune e ligjë Malesh, u zhduken Fise e pinjollë të “Besës, Burrnisë e Bujarisë” së Maleve tona kreshnike… E, tradhtarët me sllavokomunistët anadollakë të “konferencës islamike” të Ramiz Alisë me pasuesit e vet, edhe sot, ua kanë friken e dridhen si qejt nga “Vetëtimët” e Vargjeve të “Lahutës së Malcis” së të Pavdekshmit Poet Kombtar At Gjergj Fishta!

■Kanë kalue sa vjet që Eshtnat e At Fishtës janë të shkaperdame në Varrezat e Rrëmajit, dhe ju e vetem ju, trashigimtarët e pellgut të pistë, keni frikë me i mbledhë në një thes!

Ka plot 76 vjetë që Shqipninë e shkretë ua keni lëshue në dorë homoseksualëve tue e fillue grumbullimin e pisllekut të PKSh me 8 Nandor 1941, nga sllavet Miladina me pleha dhe tue u tregue sllavëve se, ua kalojmë edhe me veset ma të flliqta që trashigojmë nga turqit “vëllezërit e gjakut” nga pushti Enver Hoxha, Ramiz Alia e deri ku të doni ju, tek trashigimtarët e tradhtarëve të betuem tek sllavët, e tue mbushë xhepat e bankat nen flamurin e ngulun të Esad Pashë Toptanit në varrezat e Parisit…

■Po bahen 105 vjetë që Europa ua ka hapë një dritare nga Perëndimi! Ende nuk keni gjetë as sot një Shqiptar Katolik per President apo Kryeminister… Edhe Ata që ishin i keni vra! Mundohen trashigimtarët e vrasësve të djeshem me tregue se “janë Pagzue!”, por “fatkeqsisht” u rritën në Bllokun e Udhëheqësve, e sot mbi 50 vjeç nuk dijnë me ba as Kryq, edhe pse nder shtatë ditët e javës, dy ditë i nisin gratë e veta tek Erdogani…

Po, a kujtoni se ka luejtë mendësh Europa me mbushë salonet me homoseksualë?

■Kujtoni mirë thanjen e Plakut Grisë…, per “qenin që han robt’ e shtëpisë së vet”!

                                 SHQIPNIA ASHT TRUELLI I GJERGJ KASTRIOTIT !

■Edhe pse Varrezat e Atdhetarëve tanë, ka gati 550 vjetë që i boshatisni…Tue fillue nga i MADHI GJERGJ KASTRIOTI e deri tek At Gjergj Fishta e Don Kolec Prennushi, Ata e kanë një varr, edhe pse pa Kryq e Emen, po, Toka Arbnore asht me “Emnin e Tyne” !

“Shqipnia e Gjergj Kastriotit e Flamuri i Tij ishte Ajo që u pranue në NATO” !

■E sot, po mos të ishte ALFABETI I AT GJERGJ FISHTËS, edhe unë do të kishe shkrue me shkarravinat e Titos, Stalinit, Mao Ce Dunit apo të Erdoganit…

E po mos të kishe Bekimin dhe edukaten e fitueme nga Don Kolec Prennushi, do t’ishe një kokerr spijuni i sigurimit të shtetit, po ishte Urata e kujdesi i Tij që më ka shpetue!

Kur iku Don Koleci heren e fundit që nuk u kthye ma në Dajç, në Qershor të vitit 1950, kishe qejfë me e percjellë deri tek Lisi në Vorr ku e priste karroca per Shkoder. Ishte një ditë e nxehtë. Ai mu afrue dhe në vesh më tha: “Fritz, rri këtu e ruej qelen, se po vijnë komunistat e më vjedhin librat e bibliotekës!” E, unë ndeja aty e nuk shkova me Ate…

Porosia që më la Daja… Ishte një porosi e perjetshme: “Me u ruejtë nga hajdutët…” Janë pikrisht ata komunistë vrasës që sot kerkojnë me krijue “Jugosllavinë e Re, Ballkanin Perëndimor apo Republiken e Re… E ndoshta, me drogë me na e ringjallë edhe njëherë “Enverin e 1941”!! Po, a mund të besohet se krahinat që ishin Shqiptare nder shekuj, sot me punue per Mosken, Beogradin, Athinen apo shkombtarizimin e Trojeve të Gjergj Kastriotit, tue shkrrye Flamurin e Tij që edhe sot asht i mberthyem per parzem të Atij Burrit të Hotit, që derisa serbët e toptanët e varrosen në Token e Bekueme Shqiptare,  bash pranë Atyne Françeskanëve Miqve të Tij, që sllavokomunistët i lane pa vorre!

Mos harroni edhe Ramizin e masakrave të Tivarit dhe Mehmetin vrastar të Kelmendit!

■Mbi varret e tyne të qelbuna vazhdojnë me u shkrrye edhe sot “tituj e dekorata”!

Perçarësit e Popullit Shqiptar janë vetem renegatët e hajdutët që sot kerkojnë me ruejtë me dhunë kolltukët e pushtetin e gjakosun, janë ata trashigimtarë që vrasësit e djeshem  i quejnë “heronjë”, janë tradhtarët e sotem shovenistë sllavë: “Besnikë të Stambollit”!

***

VLLAZEN E MOTRA SHQIPTARË !

“Ajo që ka ngja në Shqipni.., nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit…

  Europa duhet t’a dijë…!!”

Po, këte thanje a e kujtoni kush e ka thanë dhe, në cilin vend ?!..

■50 VJET: Ju lutem kujtoni VITIN 1967. Mos e harroni 6 SHKURTIN !

Ata qinda e mija të vramë e të mbytun pa varre e pa Shenja tek koka, dhe mos mendoni se i kanë “harrue ata”.., që i thurin lavdi diktatorëve, torturuesve e vrasësve të Tyne !?

■I shihni naltë ata kafshë tue pi ujë tek pellgu? Shikoni edhe njëherë…Ata pijnë ujë… ■Vetem me freskue tradhtarët tanë, kur të zhyten në llomin tek pellgu i mnershem i  

  FJALIMIT PROGRAMATIK: “6 Shkurt 1967”!

            Fund…

Melbourne, 31 Korrik 2017.

Filed Under: Analiza Tagged With: Fritz radovani, I “REVOLUCONIT KULTUROR”, PELLGU

BALLKANI PERËNDIMOR DHE DYERT E MBYLLURA TË BE-së

July 30, 2017 by dgreca

1Xhelal Zenjeli

Nga Xhelal Zejneli/ Vende të Ballkanit Perëndimor konsiderohen: Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Bonja dhe Hercegovina dhe Serbia. Vendet e sipërthëna i takojnë Gadishullit Ballkanik dhe që të gjitha kanë qenë nën sundimin e Perandorisë Osmane.

Duhet theksuar se Kroacia dhe Sllovenia kanë qenë nën sundimin e Perandorisë Austro-Hungareze. Këto dy vende, as gjeografikisht dhe as në pikëpamje kulturore-historike, nuk i përkasin Gadishullit Ballkanik. Që të dyja janë anëtare të strukturave euro-atlantike. Duhet theksuar se Kroacia ka lidhje historike të ngushta me Gjermaninë dhe rrjedhimisht gëzon edhe mbështetjen e madhe të Berlinit.

Dy vendet e tjera të rajonit – Rumania dhe Bullgaria, po ashtu janë anëtare të strukturave euro-atlantike, përkundër faktit se nuk i plotësojnë standardet për të qenë pjesë e BE-së. Këto dy vende ia dolën të bëhen pjesë e saj, për dy arsye:

– e para, gjeografikisht janë afër Rusisë dhe si të tilla, paraqesin interes strategjik për Uashingtonin dhe Berlinin;

– e dyta, që të dyja këto vende, në historinë e kohës më të re, kanë pasur lidhje me Gjermaninë, ndaj Berlini që i prin BE-së, i kooptoi pa kusht në gjirin e familjes evropiane. Duhet shtuar se Rumania, gjeografikisht nuk i takon Gadishullit Ballkanik.

Karakteristika të vendeve e Ballkanit Perëndimor janë:

  • shkalla e ulët e zhvillimit ekonomik;
  • shkalla e lartë e papunësisë;
  • problemet e theksuara sociale;
  • niveli i ulët i demokracisë;
  • mediumet e kontrolluara, përkatësisht mungesa e mediumeve të pavarura;
  • niveli i lartë i korrupsionit;
  • mungesa e shtetit ligjor;
  • partizimi dhe politizimi i skajshëm i institucioneve publike dhe i administratës shtetërore, si në nivel qendror, ashtu edhe në atë vendor;
  • polarizimi i skajshëm ndërmjet partisë në pushtet dhe opozitës politike;
  • denigrimi i oponentit politik me fjalë dhe shprehje pezhorative, që s’e has dot as në vendet afrikane;
  • shkalla e lartë e kriminalitetit, vjedhjet, vrasjet, reketimet, trafikimi i armëve, i lëndëve narkotike dhe i qenieve njerëzore dhe abuzimet e llojeve të ndryshme;
  • nëntoka urbane dhe ndërtimet pa leje.

 

* * *

Vendet e të ashtuquajturit Ballkan perëndimor, kanë ndër vete mosmarrëveshje të mëdha, madje edhe historike.

Serbia është në konflikt pothuajse me të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor, si për shembull:

– ndaj Kosovës ka pretendime territoriale dhe nuk e njeh pavarësinë e saj;

– Malin e Zi e konsideron krahinë të vet, ndërsa malazezët – serbë; në Mal të Zi e ka edhe kolonën e pestë të vet;

– në Bosnjë dhe Hercegovinë i mbështet tendencat secesioniste të entitetit serb, d.m.th. të Republikës Serbe;

– Kishës Ortodokse Maqedonase nuk ia njeh autoqefalinë.

Duhet theksuar se Serbia ka pretendime territoriale edhe ndaj Kroacisë. Po ashtu duhet shtuar se Beogradi ndjek politikë diskriminuese ndaj shqiptarëve të Kosovës lindore (Preshevë, Bujanovc, Medvegjë), ndaj myslimanëve të Sanxhakut si dhe ndaj hungarezëve të Vojvodinës.

Ëndrra për Serbi të madhe jeton e gjallë sot, po aq sa edhe në kohën e Naçertanies (1844) së Ilia Garashaninit. Serbia vazhdon të jetë satelite politike e Rusisë dhe vazhdimisht i kanoset Perëndimit se do ta sjellë Rusinë në gadishull.

* * *

Bosnja dhe Hercegovina është shtet me dy enitete dhe me tre popuj shtetformues. Entitete janë Federata Musliman-Kroate dhe Republika Serbe, ndërsa popuj konstituivë janë: myslimanët që identifikohen si boshnjakë, serbët dhe kroatët. Ndërmjet dy entiteteve ka mosmarrëveshje të mëdha. Republika Serbe që ka për kryeqytet Banja-Llukën, në asnjë pikëpamje nuk i bindet Sarajevës dhe ajo haptazi manifeston tendenca separatiste dhe secesioniste, duke synuar t’i bashkëngjitet Serbisë.

Serbia ndërkaq, përhap propagandë nëpër kancelaritë evropiane:

– se në Bosnjë dhe Hercegovinë ka fundamentalizëm islamik;

– se myslimanët e BH-së, përçojnë në rajon dhe në Evropë interesin turk, arab  apo iranian;

– se myslimanët e BH-së funksionojnë me sistem oriental të vlerave dhe jo me sistem perëndimor vlerash;

– se nga BH-ja rekrutohen të rinj për të luftuar në Siri dhe gjetkë, në radhët e ISIS-it.

Myslimanët e BH-së apo boshnjakët, siç e quajnë ata veten, e fajësojnë Beogradin për luftën e përgjakshme të viteve 1992-95 si dhe për gjenocidin e kryer nga serbët.

* * *

Mali i Zi është vend me probleme të caktuara, si:

– shqiptarët në këtë vend janë plotësisht të diskriminuar;

– në Mal të Zi ekziston kolona e pestë serbe, e cila në mënyrë permanente vepron për destabilizimin e saj;

– në Mal të Zi, në mënyra të ndryshme, synon të penetrohet Rusia, por edhe duke blerë prona në brigjet e Adriatikut.

Sipas një barcolete, çdo i treti qytetar i Beogradit është malazez.

* * *

Maqedonia është shteti më i nacifikuar në Evropë. Ajo ka probleme të shumta, si:

– kriza e identitetit e popullit sllavo-maqedonas;

– problemet ndëretnike midis shqiptarëve dhe sllavo-maqedonasve, që janë pasojë e çështjes shqiptare të pazgjidhur;

– nacionalizmi i skajshëm që është pjesë thelbësore e programit politik dhe partiak të VMRO-së;

– identiteti i mohuar i sllavo-maqedonase nga Bullgaria, sipas së cilës, sllavo-maqedonasit nuk janë veçse bullgarë;

– mosmarrëveshjet me Serbinë, e cila e mohon kishën sllavo-maqedonase;

– problemet me Athinën rreth emrit.

Ideologjia e VMRO-së dhe pretendimet e saj për lidhjet e sllavo-maqedonasve me maqedonasit antikë të kohës së Filipit dhe të Lekës së Madh, paraqesin pretendime territoriale ndaj Maqedonisë së Egjeut në Greqi si dhe Maqedonisë së Pirinit në Bullgari.

* * *

Kosovës i kërkohet nga Brukseli:

– demarkacioni me Malin e Zi, në dëm të vet, dhe

– krijimi i bashkësisë së komunave me shumicë serbe, po ashtu në dëm të saj.

* * *

Shqipëria ndërkaq, nuk ka probleme të theksuara me vendet e Ballkanit perëndimor. Me Greqinë ende është në fuqi gjendja e luftës të cilën Athina nuk tregon gatishmëri ta suprimojë, ndërsa çështja çame vazhdon të injorohet nga grekët.

Brukseli, përkatësisht perëndimorët vërejnë te shqiptarët:

– dukuri të fundamentalizmit apo të radikalizmit islamik;

– pjesëmarrjen e një numri të caktuar të shqiptarëve nga Shqipëria, nga Kosova dhe nga Maqedonia në luftërat e huaja, si në Siri dhe në Irak.

– ndikimin, në segmente të caktuara të shoqërisë shqiptare në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni – të vendeve të caktuara islamike, si p.sh. të Turqisë dhe të disa vendeve arabe.

– ndërtimin e një numri të madh të xhamive me mbështetjen financiare të vendeve islamike.

Shqiptarët duhet ta dinë se kauza shqiptare nuk është problem fetar. Shqiptarëve u duhet zhvillim ekonomik, sistem arsimor bashkëkohor, sistem shëndetësor modern, infrastrukturë moderne, ndërmarrje prodhuese, krijim vendesh pune, rritje e përqindjes së punësisë, parandalimi i shpërnguljes masive të të rinjve dhe jo objekte fetare, xhami apo kisha, ngase të tillat nuk mungojnë.

*  *  *

Brukseli duke i parë problemet e sipërthëna të vendeve të Ballkanit perëndimor, nuk është e interesuar t’i pranojë ato në gjirin e vet. Por, Brukseli kurrë s’u thotë atyre se nuk do të pranohen në union. Mësuesi i mirë, edhe nxënësit më të dobët, kurrë s’i thotë se nuk mund të arrijë më shumë. Si pedagog që është, e këshillon që të punojë, të angazhohet e të mësojë më shumë dhe se suksesi nuk do të mungojë. Kurrë si thotë: ti s’di, ti je për kurrkund, ti do të përsëritësh, ti duhet të ngelësh.

Brukseli çdo vit u dërgon vendeve të Ballkanit perëndimor raporte vjetore në të cilat jep vlerësime për punën e bërë. Një pjesë e vlerësimeve janë pozitive, sa për t’i  kënaqur qeveritarët. Por jepen edhe do sugjerime për angazhim më të madh, sa për t’ia bërë qejfin edhe opozitës. Raportet vjetore të Brukselit dërguar vendeve që aspirojnë BE-në, janë shndërruar në klishe.

Sot si duket, dyert e Brukselit për vendet e Ballkanit perëndimor duken të mbyllura. Këtyre vendeve u sugjerohet të krijojnë njëfarë tregu të përbashkët, që do t’u  mundësonte atyre integrim ekonomik rajonal. Brukseli nuk dëshiron t’i pranojë në gjirin e vet vendet e Ballkanit Perëndimor, edhe për arsye të tjera, si:

– frika nga shpërngulja masive e të rinjve të këtyre vendeve drejt Perëndimit;

– pranimi i këtyre vendeve në BE, paraqet për Brukselin ngarkesë financiare të jashtëzakonshme;

– popujt e vendeve, anëtare të BE-së, janë të ngopur me emigrantë, ndaj nuk duan të dëgjojnë për të tjerë;

– pranimi në BE i vendeve të Ballkanit perëndimor i forcon partitë e ekstremit të djathtë dhe nxit ksenofobinë;

– pranimi në BE i vendeve të Ballkanit perëndimor mund të ngjallë sindromin e Brexit-it edhe ndër vendet e tjera anëtare.

Ka të tillë që pandehin se pranimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE mund të shkaktojë ballkanizimin e Evropës.

*   *   *

Si mund ta pranojë Brukseli Serbinë në BE, përderisa Beogradi i është betuar Moskës se kurrë s’ka për të hyrë në NATO. Brukseli dhe Uashingtoni nuk të lënë të rrish në dy karrige: edhe anëtare e BE-së, edhe aleate strategjike e Rusisë. Serbia në BE do të ishte Kalë Troje i Moskës.

Kur është fjala për integrimin në strukturat euro-atlantike, vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë asnjë alternativë. Dikur ekzistonte Traktati i Varshavës dhe Këshilli për Ndihmë Ekonomike të Ndërsjellë. Anëtare të tyre kanë qenë – kundër vullnetit të popujve të vet – vendet e Evropës lindore apo kampi socialist. Me prishjen e murit të Berlinit, këta dy organizma, që kontrolloheshin nga Moska, u zhbënë. Lidhja me Rusinë sot, e ndonjë vendi ballkanik, do të ishte për të, gabim strategjik dhe historik.

*   *   *

Shqipëria dhe Kosova nuk e kanë vendin në atë farë tregu të përbashkët rajonal. Bie në sy se në një union të tillë do të bënin pjesë katër ish-republika të Jugosllavisë së dikurshme: Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia. Në një union të tillë, pamëshirshëm do të dominonte Serbia. Një zonë e tillë kurrë s’ka për t’u themeluar. Në një union të tillë në të cilin bëjnë pjesë popujt sllavë të jugut, shqiptarët s’kanë ç’të kërkojnë. Ky farë unioni, s’ka sesi të mos quhet mini Jugosllavi. Shqiptarët, që nga viti 1912 e këndej luftuan për t’u shkëputur nga bashkësia e sllavëve të jugut, ndërsa sot, në shekullin XXI, u dashka t’i rikthehen asaj!! Popujt që kanë luftuar ndër vete, s’mund të krijojnë union, qoftë edhe ekonomik. Serbët nuk kanë dhënë prova se janë për Evropë. Vili Branti u përul para viktimave të nazizmit, ndërsa Nikoliqi, Vuçiqi dhe Daçiqi e mohojnë se ekzekutimi i 8000 vetëve në Srebrenicë ka qenë gjenocid.

Kroatët qëmoti kanë thënë se kurrë nuk kanë për të hyrë në ndonjë union ekonomik rajonal, duke shtuar prerazi: Aty ku janë serbët, ne  s’jemi.

*   *   *

Vonimi i shqiptarëve për t’u bërë pjesë e BE-së paraqet dështim për klasën politike të tyre. Është dështim edhe i inteligjencies shqiptare. Brenda 27 vjetëve, ajo që quhet klasë politike shqiptare, nuk ia doli të tregojë kapacitet shtetformues të duhur, nuk arriti të krijojë shtet ligjor, demokratik dhe të konsoliduar.

Shqiptarët duhet të dinë se nuk mjafton të maten apo të ndeshen me njëri-tjetrin. Perëndimi i ka kriteret e veta të matjes. Shqiptarët duhet të maten, jo me vetveten, por të përgatiten për të dalë në arenë dhe të maten me të tjerë, të paktën në shkallë rajoni. Nuk mjafton të thuhet: Jemi popull i lashtë, jemi autoktonë, pasardhës të ilirëve, kemi histori të lavdishme, jemi popull vital, kemi Skënderbeun, jemi bij të Kastriotit, shqipja është gjuhë e lashtë, inspirim yni janë rilindësit, Nënë Tereza – krenaria jonë, kolosi Kadare…

Një popull duhet t’i përvesh krahët, të punojë me nder dhe të ballafaqohet me realitetin, pa mite dhe legjenda. Pasurimi brenda natës i oligarkëve, shpie, jo në familjen evropiane, por në  unionin tregtar serbo-sllav. Për çdo dështim nuk mund të fajësohet e kaluara dhe historia. Njeriu, fajin për fatkeqësinë e vet, duhet ta kërkojë në vetvete. (Sartre). Fitorja i përket atij i cili shkon çdo ditë në luftë për të – thotë Gëte.

Midis ballkanizmit të Evropës dhe evropianizimit të Ballkanit, Brukseli, duke sugjeruar krijimin e tregut të përbashkët rajonal për vendet e Ballkanit Perëndimor, tregon se është përcaktuar për të dytën, pra për evropianizimin e Ballkanit dhe jo për ballkanizmin e Evropës.

Filed Under: Analiza Tagged With: BALLKANI PERËNDIMOR DHE, DYERT E MBYLLURA, Shell Zenjeli, të BE-së

MENTALITETI“TARIGUZ”SERB

July 28, 2017 by dgreca

1-adil-fetahu-300x180Nga Adil FETAHU/Me nocionin mentaliteti, nënkuptohet  tërësia e strukturës shpirtërore, mënyra e të menduarit, të kuptuarit, të prirjes dhe disponimit të njeriut, po edhe të rendit shoqëror, të gjeneratave e brezave të një populli. Është edhe fenomen social, që manifestohet  në karakterin e njeriut, në forma të ndryshme të psikës së tij ndaj rrethit, si: xhelozia, urrejtja, lakmia, zilia, pabesia, frika, koprracia, shpirtëngushtësia, zemërimi, gëzimi, keqardhja, dhembshuria, pikëllimi, turpi…Këto forma të manifestimit të karakterit të njeriut kanë të bëjnë me individin. Po a vlejnë këto për një popull si tërësi? Gjithësesi po, sepse popullin e përbëjnë individët. Dhe varësisht se çfarë karakteri kanë shumica e individëve, çfarë sjellje mesatare e çfarë mentaliteti ka  shumica e një populli a një shoqërie, apo pjesa dërmuese elitare e tij/saj gjatë historisë, asi karakteri, asi mentaliteti e aso vlere mund t’i atribuohet tërë atij populli e atij shteti.  Mentaliteti i gjeneratave e brezave krijohet nga funksionimi i karakterit të elitave politike, fetare, asimore-edukative të shoqërisë së caktuar, të popullit e shtetit të caktuar.

Për mentalitetin e popullit serb, kam hasur një shkrim  në të cilin thuhet: “Mentaliteti dhe sjellja mesatare e serbëve gjatë historisë karakterizohet dhe funksionon sipas parimit ‘TARIGUZ”. Kjo fjalë “Tariguz” përbëhet prej akronimeve, ku secila shkronjë, paraqet nga një fjalë  apo një emër, në gjuhën serbe): T – terorizam (shq. terrorizëm), A – atentati (atentatet); R – ratovi (luftërat); I – izbeglice (refugjatët); G – genocid (gjenocidi); U – umisljaj da  su nebeski narod (mendimi për vete, se është popull qiellor/hyjnor);  dhe  Z – zafërkavanje  sa celim svetom (tallje me tërë botën). Përveç shpjegimit të asaj se çka simbolizon secili akronim, nuk kishte shpjegim tjetër. Unë, pastaj mora “për detyrë”, që këtë fjalë me akronimet “Tariguz”, për  mentalitetin serb, ta shkoqis e ilustroj me të dhëna e fakte të pamohueshme, duke iu përmbajtur renditjes së akronimeve.

T – T e rr o r i z m i

Në dyqint vjetët e fundit, Serbia është e njohur për  terrorizëm e organizata të ndryshme terroriste që janë formuar dhe kanë vepruar, qoftë brendapërbrënda shtetit serb, sidomos kundër popujve joserbë  (shqiptarë, boshnjakë, turqë, gjermanë, hebrejë, etj.), qoftë në përmasa ndërkombëtare. Serbia ka qenë dhe është strofull e terrorizmit burimor serb, që edhe ka eksportuar terrorizëm. Orgazniatat terroriste në Serbi i formojnë, ushtrojnë e udhëheqin përfaqësuesit nga pozitat më të larta të shtetit, qofshin ata në funksion apo në pension. Mentaliteti terrorist në Serbi është kultivuar nga qarqet shtetërore, ushtarake, policore dhe kishtetare, dhe terrorizmi kishte karakter politik, etnik dhe fetar, gjithmonë në funksion të projektit të Serbisë së Madhe.  Qysh në vitin 1860, ishte formuar organizata terroriste serbe, e quajtur  “Srpski nacionalni pokret” (Lëvizja Kombëtare Serbe) e cila, përveç terrorit të ushtruar për t’i përzënë qytetarët joserbë, deri vitin 1867, duke djegur fshatra të tëra dhe duke minuar e shkatërruar objekte të ndryshme, pothuajse nuk  la asnjë  gjurmë të kulturës materiale a shpirtërore myslimane (turke, shqiptare, boshnjake) në principatën e Serbisë. Organizata terroriste “Ujedinjenje ili smrt” (Ose bashkim, ose vdekje), e formuar në vitin 1903, prej së cilës në vitin 1911 doli dega e saj, e njohur me emrin “Crna ruka” (Dora e zezë), asokohe ishte organizata e gjashtë në botë, nga dhjetë sosh më brutalet. Në kohën më të re, para, gjatë dhe pas Luftës së  Parë dhe asaj të Dytë Botërore, e sidomos gjatë luftërave në ish-Jugosllavi 1991-1999, organizatat tërroriste në Serbi janë shumëzuar si këpurdhat pas shiut, shumë prej tyre me karakter klerofashist dhe të terrorizmit shtetëror, si: “Mlada Bosna” (Bosnja e Re), “Srpski cetnicki pokret” (Lëvizja Çetnike Serbe), “Srbi na okupu” (Serbët e Bashukuar).  Shumica prej atyre që janë themeluar gjatë luftërave të fundit (1991-1999),  veprojnë legalisht,  si organizata paramilitare të partive politike, apo si organizata joqevritare, janë të regjistruara dhe financohen nga burime të ndryshme legale dhe ilegale, vendore e ndërkombëtare. Ja disa prej tyre: “Srpska oslobodilacka armija” (Armata Çlirimtare Serbe), “Srpsko nacionalno vece” (Këshilli Kombëtar Serb), “Pokret za odbranu  Kosmeta” (Lëvizja për Mbrojtjen e Kosmetit),  “Garda cara Lazara” (Garda e Car Llazarit), “Srpski izvor” (Burimi Serb), “Obraz” (Fytyra), “Grobari” (Varrmihësit), “Nacionalni stroj” (Fronti Kombëtar), “Krv i cast” (Gjaku dhe Nderi), “Beli orlovi” (Shqiponjat e Bardha), “Gvozdeni puk” (Regjimenti i hekurt), “Cuvari mosta” (Rojat e Urës), “Razbijaci” (Shkatërruesit), e shumë të tjera, të njohura e të panjohura për opinionin, por të njohura mirë dhe përkrahura nga shteti serb! Shumë prej tyre e kanë selinë në pjesën veriore të Kosovës (Mitrovicë, Zveçan, Leposaviq, Zubinpotok), por edhe nëpër enklavat tjera serbe anembanë Kosovës, ndërsa aktivitetin e tyre në Kosovë e shtrijnë  edhe ato që selinë e kanë në Serbi.

A – A t e n t a t e t

Duke pasur parasysh numrin e madh të organizatave terroriste serbe, është e kuptueshme që ato kanë kryer atentate të panumërta, brënda dhe jashtë shtetit të Serbisë, por që të gjitha kanë qenë në funksion klerofashizmit dhe të politikës hegjemoniste serbomadhe. Në historiografinë e Serbisë janë emrat e 12 princërve, mbretërve e kryeministrave të vrarë me atentate, qoftë për motive politike apo për motive hakmarrje. Ndër më të njohurit janë: princi Mihaillo Obrenoviq (1868), princi Aleksandar Obrenoviq dhe gruaja e tij Draga Mashin (1903),  mbreti Aleksandar Karagjorgjeviq (1934), Millan Nediq (1941), Ivan Stambolliq (2000),  Zoran Gjingjiq (2003). Po organizatat terroriste serbe kanë krye atentate edhe kundër personaliteteve udhëheqëse të shteteve të jashtme. Në vitin 1914, në atentatin e Sarajevës u vra princi austriak Franc Ferdinand, që u bë shkak i shpërthimit të Luftës së Parë Botërore. Në vitin 1928, në Skupshtinën (Kuvendin) e Jugosllavisë u krye atentat kundër deputetëve kroatë, në të cilin u vranë tre dhe u plagosën katër tjerë. Në vitin 1986 atentatori serb vrau kryeministrin e Suedisë, Ulof Palme, ndërsa në vitin 2003, një tjetër atentator serb,  vrau me thikë ministren e punëve të jashtme të Suedisë, Anna Lindh, që shokoi  gjithë Suedinë. Sa atentate kanë bërë organizatat terroriste serbe mbi shqiptarët dhe kroatët në emigracion, si Enver Hadrin, vëllezërit Gervalla e Kadri Zekën, etj. Një tentim grushtshteti dhe atentat kundër kryetarit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviqit, u bë gjat zgjedhjeve parlamentare në atë shtet fqi (tetor 2016). Thuhet, se ndaj Josip Broz Titos ka pasur 50 tentime atentati, brenda e jashtë shtetit, por që kanë dështuar?!

R – L u f t ë r a t

Në enciklopedinë Wikipedia, gjendet regjistri me të dhëna për luftërat në të cilat ka marrë pjesë Serbia, si fise të ndara a të bashkuara, si principatë, si mbretëri a si republikë, që nga viti 848 e deri në vitin 1995. Regjistri është ndarë në shtatë periudha, dhe sipas tij janë  evidentuar 135 luftëra në të cilat ka marrë pjesë Serbia. Aty nuk janë përfshirë edhe lufta e fundit në Kosovë (1998-99), dhe lufta me UÇPMB-në (2001).

Historianja e njohur serbe, Llatinka Peroviq, në një shkrim të saj (e-novine, 29.09.2008), thotë se  “prej vitit 1876 deri më 1990, Serbia ka zhvilluar tetë luftëra. Pas Luftës Ruso-Turke (1877/78), Serbia u zgjërua me territor dhe fitoi pavarësinë. Pas Luftës Ballkanike (1912) Serbia e rriti territorin, duke marrë Kosovën dhe Maqedoninë, me ç’rast i ashpërsoi marrëdhëniet serbo-shqiptare, të cilat zgjatën tërë shekullin e njëzet, duke shtypur me gjak kryengritjet e shqiptarëve, duke kolonizuar Kosovën, duke aplikuar regjim ushtarak, duke i trajtuar shqiptarët si pakicë kombëtare edhepse ata ishi më shumë se tri kombet tjera: Sllovenët, Maqedonët dhe Malazezët”. Nga goja e kësaj historianeje serbe, demantohet thënia e kryetarit të Serbisë (Tomisllav Nikolliq), i cili thoshte: “Serbia gjithmonë ka qenë në hartën e secilit pushtues, por vet kurrë nuk ka bërë luftë pushtuese”. Ndërkaq, gjithë bota e di, se Serbia të gjitha luftërat i ka bërë për pushtim të territoreve të hueja dhe për të krijuar Serbinë e Madhe e për të dalë në Adriatik, që është projekt i përjetshëm i saj. Po, luftërat që ka bërë Serbia, janë më brutalet, që përveç karakterit pushtues, kanë  të gjitha tiparet e gjenocidit dhe të pastrimit etnik. Brutalitetin e luftërave të Serbisë e ka provuar populli shqiptar, qysh prej mesit të shekullit 19 e deri në fund të shekullit 20. Gjenocidi as lufta nuk është patologji e individëve, por e idesë që i shtynë ata në gjenocid, ndërsa te serbët kjo ide është zhvilluar përmes miteve  të kishës e të shtetit, për “Serbinë hyjnore”. Kriza morale e mentale-civilizuese në të cilën është zhytur Serbia, pasojat tragjike dhe dështimi i projektit të Serbisë së Madhe, mbahen me mite e gënjeshtra tradicionale të kishës e të letërsisë serbe. Revista “Gllas crkve” (Zëri i Kishës,1990), shtronte me titull të madh dilemën: “Evropsko zemaljsko blago, ili nebesko kosovsko carstvo” (Begatinë evropiane të kësaj bote, apo mbretërinë qiellore të Kosovës”, dhe natyrisht për mjekërroshët e kishës serbe, dhe jo vetëm për ata,  prioritet i prioriteteve është Kosova.  Në këtë frymë,  ministri serb Aleksandar Vulin, në një ceremoni në Selanik (1 tetor 2016), deklaroi :”Nuk mund të betohemi se nuk do të ketë më luftë në Serbi…Nuk mund t’i turpërojmë të rënët dhe të parët tanë”! Ishte ky një kërcënim i haptë dhe i drejtpërdrejtë, se Serbia do të zhvillojë luftë të re për ta ripushtuar Kosovën. Ky monstrum sot është ministër i mbrojtjes së Serbisë! A thua rastësisht?!

Shumicën e luftërave që ka bërë Serbia gjatë historisë, i ka humbur, bile edhe atëherë kur e ka ndihmuar nëna Rusi. Dhe jo vetëm se i ka humbur, por edhe është koritë. Gjenerali rus, i cili komandoi luftën kundër Turqëve, në Gjunis afër Aleksincit (1876), në të cilën kishte 123000 ushtarë serbë e rus ,  pasi e humbi luftën, i shkruante Petersburgut: “Të gjithë rusët u vranë, të gjithë serbët ikën”!

Ushtria “heroike” serbe, është “trime” vetëm me civilët duarthatë, fëmijë, gra e pleq, se ballëpërballë me ushtarë të armatosur, kurrë nuk ka treguar ndonjë trimëri a heroizëm. Ka mbetë e shkruar në analet e luftërave,  kur kapiteni i SS divizionit, Fric Klingenberg, vetëm me gjashtë ushtarë e kaloi Danubin, hyri në Beograd,  zhvilloi ca përleshje sporadike, e takoi kryetarin e qytetit dhe me shantazh, e bindi të urdhërojë ushtrinë të dorëzojë armët, ndërsa 1400 ushtarë “të zënë rob” nga shtatë gjermanë, u detyruan jo vetëm t’i dorëzojnë armët, por edhe të ngujohen brënda objekteve, si rob lufte. Edhe ushtarët tjerë nga rrethina e Beogradit, u detyruan të vijnë e t’i dorëzojnë armët! Ndodhi kjo më 12 prill 1941. Komanda e Rajhut kishte planifikuar që pas dy javë bombardimi, të dërgonte pesë divizione këmbësorie për ta okupuar qytetin, por nuk pati nevojë, se vetëm pas  pesë ditë bombardimi, kapiteni Fric me gjashtë ushtarë, vet e okupoi Beogradin! Kur e kishin pyetur Fricin, se si e okupoi kryeqytetin e një shteti,  vetëm me 6 ushtarë, ai përgjigjej, me shpoti: “Nuk isha shumë i zënë me punë tjera ato ditë, prandaj duhej të bëja diçka”! Kaq, për luftërat dhe trimërinë e ushtrisë “heroike” serbe.

I – Refugjatët

Për shkak të luftërave të ndyta e shkatërrimtare që ka bërë çdoherë soldateska kriminale serbe gjatë historisë, sipas parimit të tokës së djegur dhe spastrimit etnik të tokave të pushtuara, vrasjes masive e mizore të civilëve, pa kursyer moshë as gjini,- në të gjitha luftërat ka shkaktuar valë të refugjatëve të shumtë. Ky ishte program kombëtar serb, qysh prej vitit 1830 e këndej. Në kryengritjet dhe luftërat për Pashallukun e Beogradit (1804 – 1867), pastaj në luftën për zgjërimin e atij Pashalluku edhe me katër nahijet tjera (1876-1878), nga territoret e pushtuara, përmes krimeve më të llahtarshme Serbia dëboi popullsinë myslimane: shqiptarë, boshnjakë e turqë. Këto dëbime shkaktuan valë të refugjatëve, nga të cilët shumë u vranë rrugës ose vdiqen në kushte të vështira të dimrit, ndërsa ata që shpëtuan gjallë, u vendosën në Kosovë, Sanxhak, Bosnje, Turqi, Maqedoni e Shqipëri.

Në katër luftërat e fundshekullit të kaluar në ish-RSFJ (1991-1999), në të cilat “Serbia nuk ka marrë pjesë”, por që të gjitha i ka humbur,  përveç 140 000 të vrarëve, e poaq të plagosur (në Kosovë mbi 13000 të vrarë, e për të plagosur as që ka shifra të sakta), mbi 4 milionë njerëz janë çvendosur e shpërngulur prej vendbanimeve të tyre të përhershme, prej të cilëve mbi 2 milionë refugjatë kanë ikur jashtë shtetit të vet, ndërsa 2 milion tjerë ishin refugjatë brëndapërbrënda shtetit të vet. Në Kosovë llogaritej se ishin 1200000-1400000 refugjatë, prej të cilëve jashtë shtetit ishin shpërndarë afër 1 milion (HRW, Human Right Wach jep shifren prej 862979) shqiptarë të Kosovës, u shpërndanë si refugjatë në shtete të ndryshme të botës.

Po luftërat e fundit i shkaktuan edhe mbi 200000 refugjatë i popullit serb. Nga aksioni i ushtrisë kroate për çlirimin e Kninit me rrethinë, nga bandat ushtarake serbe (gusht 1995), kolona e refugjatëve serbë, së cilës iu bashkuan edhe 24000 ushtarë “trima” të ashtuquajturës “Republika Srpska Krajina”, me gjithëfarë mjete të transportit, nepër Bosnje arritën në Serbi, shumë prej të cilëve shteti serb i përcolli e vendosi në Kosovë, me qëllim të ndryshimit të strukturës etnike. Kështu, kategoria e refugjatëve është pjesë e luftës dhe mentalitetit “Tariguz” serb!

G – Gjenocidi

Kush e di historinë e shtetit serb, nuk ka se si të mos fitojë bindjen se mentaliteti gjenocidal është pjesë e gjenit, karakterit dhe DNK-së nacionale serbe. Sa herë populli  (shteti) serb ka zhvilluar lufta e ka pushtuar territore, ka bërë masakra e gjenocid mbi popullsinë vendore të territorit të pushtuar, dhe këtë më së tepërmi mbi popullin shqiptar. Mentaliteti gjenocidal në Serbi është kultivuar nga qarqet shtetërore e ushtarake, nga elitatat intelektuale, kulturore e kishtare, përmes projekteve e programeve për zhdukjen e shqiptarëve,  të përshkuara me një urrejtje patologjike ndaj shqiptarëve, në baza raciste- etnike e fetare (Cvijiq, Çurbilloviq, Andriq, Moleviq, Ekmegjiq,etj.). Disa valë gjenocidi ka bërë, duke filluar prej shpërnguljes së shqiptarëve nga Pashalluku i Beogradit, pastaj nga Sanxhaku i Nishit, për të vazhduar gjatë luftërave ballkanike: në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri,  Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, për të kulmuar në luftën e fundit në Kosovë në vitet 1998-99, kur mendoi se i qëroi hesapet me shqiptarët e Kosovës njëherë e përgjithmonë, por që nuk i doli ashtu. Gjenocid ka bërë gjithashtu edhe ndaj popullit boshnjak e gjerman. Ndaj shqiptarëve gjenocid kanë bërë edhe Greqia dhe Mali Zi.

Për mizoritë e kryera ndaj shqiptarëve, me të gjitha tiparet e gjenocidit, ka prova e dokumente të shumta, të vërtetuara edhe nga personalitete serbe: Dimitrije Tucoviq, Kosta Novakoviq, Dushan Popoviq, etj,  pastaj nga personalitete të hueja: Miss Edit Durham, edhe raporte të Komisionit Ndërkombëtar për Hulumtimin e Shkaqeve dhe Zhvillimin e Luftërave Ballkanike (1914),  edhe të reporterëve të luftës si Lav Trocki, Leo Freundlich, gazetarë e repoterë tjerë. Në librin e tij  “Lufta e fshehtë e Serbisë, propaganda dhe mashtrimi” (Sarajevë,1996), Filip Xh.Kohen, ndër të tjera, shkruan: “Fashizmi serb është më i hershëm se fashizmi i Hitlerit, se fashizmi serb ka filluar në vitin 1804, të cilin dyzet vjet më vonë e ka formësua Ilija Garashanin, në “Naçertanien” e tij , dhe qysh atëherë është shfaqur nocioni i pastrimit etnik, dhe se gjenocidi serb mbi popullsinë josereb po zgjatë qe dyqint vjet”. Dr Mijo Milas, në revistën javore “7 dnevne” (5 nëntor 2016), ndër të tjera shkruan: “ Gjenocidin e parë në Europë e ka kryer Serbia, në vitet 1912-1913, por heshtja për këtë zgjatë edhe sot e kësaj dite”. Edhe historianja serbe, Dubravka Stojanoviq, në një shkrim autorial, me titull “Genocid Srba nad Albancima 1844-1912” (Gjenocidi serb mbi Shqiparët, www.info.ks.net), shkruan për mizoritë që ka bërë Serbia mbi Shqiptarët në dy shekujt e fundit. Kryeministri aktual i Maqedonisë, Zoran Zaev, derisa ishte në opozitë, kishte nënshkruar një marrëveshje me partitë shqiptare, sipas së cilës Maqedonia do ta paditë Serbinë për gjenocid ndaj Shqiptarëve, derisa e ka pasur Maqedoninë nën sundim. Për gjenocidin serb ndaj shqiptareve, di gjithë bota, por heshtë, madje heshtin edhe vet shqiptarët!

U – Kisha serbe ka krijuar mitin propagandistik-luftënxitës për popullin serb, si popull hyjnor-qiellor, dhe këtë mit e lidhë me Luftën e Kosovës (1389), sipas të cilit: “kushdo që jep jetën për Kosovën, siç e kanë dhënë Obiliqi e Llazari, bëhet banor i qiellit”. Mitin për Kosovën e ka përhapur kisha, ndërsa e kanë mbështetur e përdorur udhëheqësit politik, kishtarët, ushtarakët, historianët, shkrimtarët, artistët. Dhe ky mit ka shërbyer si impuls për ekspansion të Serbisë në luftërat për pushtimin e tokave të hueja dhe për pastrimet etnike, në rend të parë të shqiptarëve, por edhe të tjerëve (boshnjakë e gjermanë). Këtë mit nuk e lëshon prej goje edhe patriarku aktual  i KOS, Irinej. Marrina  të shndërruara në mite, për serbët si popull qiellor mund të gjeni në qindra libra, në këngët e në mediat serbe. Sipas tyre, serbët janë më të civilizuarit e më të lavdëruarit; të gjithë popujt e Evropës e të botës e kanë prejardhjen prej Sorabëve (të parët e serbëve!); katër “S” në flamurin serb nuk janë shenjë e kryqit, por simbolizojnë katër anët e botës, në të cilat janë shpërndarë serbët pas Fundosjes së Madhe para 7000 vjetëve,- e përralla të tilla fantastike. Po ta lexoni shkrimin (www.intermagazin.rs) “Da li smo nebeski narod” (a jemi popull qiellor),  e shumë shkrime tjera, do të bindeni se  budallallëku i miteve serbe është më i pafund se vasioni!

Z – Manovrimi e manipulimi me mite, me gënjeshtra e gjysëm të vërteta, shtrembërimi i fakteve, i historisë dhe realitetit, janë specialitet i mentalitetit serb, që shfrytëzohet nga kisha, shteti, politika, historia, diplomacia serbe. Publikisht, politika e përgjithshme serbe mbështetet në parimin: “Me të gjithë mirë, me askend sinçert”. Vet “babi shpirtëror” i popullit serb, shkrimtari e akademiku Dobrica Qosiq, e ka lënë të shkruar në një roman të tij (“Deobe”), se në mentalitetin serb gënjeshtra konsiderohet si formë e patriotizmit dhe vëretim i inteligjencës së lindur serbe.  Atë që flasin, nuk do të thotë se mendojnë as se do ta zbatojnë ashtu. Tjetër thonë haptas, e tjetër punojnë fshehtas. Luajnë role të dyfishta: me të vegjlit paraqiten si (lider) të mëdhenj, me të të mëdhenjtë paraqitën si viitimë (e konspiracionit). Nuk janë të besueshëm, as nuk kanë besim ndaj askujt (madje as ndaj nënës Rusi!). Në raport me Kosovën, tallen me do marrëveshje që i nënshkruajnë gjoja për noramlizim të marrëdhënieve, kurse në praktikë bëjnë çmos për destabilizim të brendshëm, e për izolim dhe bllokim të jashtëm. Këso politike tallëse Serbia aplikon edhe në raportet me BE-në, NATO-n e shtete tjera,  derisa flerton me Rusinë. Sa kohë është tallur me Tribunalin e Hagës, lidhur me ekstradimin e kriminelëve që ia kërkonte ajo gjykatë!

Nga të gjitha këto shkoqitje të akronimeve, del qartë se mentaliteti serb mbështet në parimin – “tariguz”.

Filed Under: Analiza Tagged With: Adil Fetahu, MENTALITETI “TARIGUZ”, SERB

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 555
  • 556
  • 557
  • 558
  • 559
  • …
  • 971
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT