• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PRESIDENTI THACI:MORA PERKRAHJE NGA REPUBLIKANET

January 13, 2017 by dgreca

SHBA001Presidenti Thaçi falënderoi qeverinë demokrate, mori mbështetje nga republikanët për Kosovën/SHBA04Prishtinë, 13 janar 2017-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka përmbyllur vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku takoi zëvendëspresidentin Biden dhe senatorë e kongresmenë të shumtë demokratë dhe republikanë.SHBA02

Njoftimi i dërguar thekson se, gjatë vizitës në Shtëpinë e Bardhë, presidentit Thaçi i është rikonfirmuar mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga zëvendëspresidenti Biden për zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës dhe integrimin e plotë euroatlantik.Por, mbështetje për integrimin dhe zhvillimin e shtetit tonë, presidentit Thaçi i është premtuar edhe nga senatorë e kongresmenë të partisë demokrate dhe asaj republikane.SHBA03Presidenti Thaçi në Uashington është takuar edhe me senatorin dhe ish-kandidatin republikan për president, Bob Dole, i cili ditë më parë u emërua zëvendësshef i ekipit transitor të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump.Në fokus të bisedës së presidentit Thaçi me senatorin Dole ishin zhvillimet aktuale në Kosovë dhe nevoja që SHBA-ja të vazhdojë të luajë rol udhëheqës në të gjitha proceset e rëndësishme në Kosovë dhe në rajon.Pas takimin me senatorin Dole, presidenti Thaçi u prit edhe nga presidenti i Këshillit Atlantik, Frederick Kempe, me të cilin bisedoi për aspiratën e qytetarëve të Kosovës për t’u bërë pjesë e familjes euroatlantike.Kreu i shtetit në Uashington u prit edhe nga senatori Bob Corker, i cili njëherësh është Kryesues i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin amerikan.Në këtë takim, senatori Corker i ka rikonfirmuar presidentit Thaçi përkrahjen e SHBA-së për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës dhe anëtarësimin në Partneritetin për Paqe të NATO-s.Gjatë qëndrimit në SHBA, presidenti Thaçi takoi edhe ish-sekretaren amerikane Madeleine Albright, e cila ishte përkrahëse e madhe e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.Gjithashtu, presidenti Thaçi zhvilloi një takim edhe me ish-zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit dhe presidentin e “Brookings Institute”, Strobe Talbott.Me tej, presidenti Thaçi takoi edhe anëtarin e Dhomës së Përfaqësuesve, kongresmenin Eliot Engel, kurse pas tij edhe senatorin John McCain.Me senatorin McCain, presidenti bisedoi për të gjitha zhvillimet në rajon dhe më gjerë, duke u përqendruar në nevojën që SHBA-ja të vazhdojë me rolin e saj udhëheqës në Kosovë.Një takim të rëndësishëm, presidenti Thaçi kishte edhe me senatoren Joni Ernst nga shteti i Iowas, ku biseduan për bashkëpunimin mes Kosovës dhe shtetit të Iowas, si dhe për përkrahjen e vazhdueshme të senatores Ernst në cilësinë e anëtares së Komitetit për Shërbimet e Armatosura në Senatin amerikan.I pari i vendit në Uashington takoi edhe kongresmenen nga Teksasi, Sheila Jackson Lee, njëherësh anëtare e Komitetit për Siguri Kombëtare.Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidenti Thaçi ka zhvilluar takime edhe me personalitete të tjera të jetës politike atje, kurse vizitën zyrtare e ka përmbyllur me ish-senatorin republikan, JimDeMint, që tash është president i “Heritage Foundation”, si dhe me kongresmenin Mike Turner, i cili njëherësh është Kryesues i Asamblesë Parlamentare të NATO-s./b.j/

Filed Under: Analiza Tagged With: :MORA PERKRAHJE, NGA REPUBLIKANET, Presidenti Thaçi

Merkel: Nuk ka garanci të përjetshme për bashkëpunimin SHBA-BE

January 13, 2017 by dgreca

Kancelarja gjermane ka thënë se do të ishte “naive” nga ana e BE që ta konsiderojë gjithmonë të sigurtë mbështetjen e SHBA. Ajo bëri thirrje për më shumë solidaritet brenda BE pas Brexit dhe fitores së Donald Trumpit.1 Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel kërkoi në një fjalim të mbajtur të enjten në Bruksel që Bashkimi Evropian “të marrë më tepër përgjegjësi” në politikën botërore. Kjo thirrje bëhet në një kohë, kur në Evropë janë shtuar shqetësimet për angazhimin ndaj bashkëpunimit transatlantik të Presidentit të zgjedhur të SHBA, Donald Trump.

“Nga këndvështrimi i disa prej partnerëve tanë tradicionalë- dhe me këtë kam parasysh edhe marrëdhëniet transatlantike – nuk ka garanci të përjetshme për një bashkëpunim të ngushtë me ne, evropianët”. Kështu u shpreh Kancelarja Merkel para të pranishmëve në Bruksel, pasi kishte pranuar më parë tituj si doktore nderi nga universitetet prestigjoze belge, Leuven dhe Ghent.

Kancelarja nuk e përmendi me emër Donald Trumpin. Por fjalët e saj duket se u referoheshin vërejtjeve të liderit të ardhshëm amerikan, se ai do të shqyrtojë kontributet financiare të një vendi në aleancën e NATO-s përpara se të nisej ta ndihmonte atë vend. “Evropa po përballet me sfidat më të mëdha në dekada”, tha Merkeli duke përmendur konfliktet në kufijtë e Evropës si atë në Ukrainë.

Merkel merr titullin doktor nderi në BelgjikëNe Foto: Merkel merr titullin doktor nderi në Belgjikë/

Ajo shtoi se do të ishte një qëndrim “naiv ta konsiderosh të sigurtë se të tjerët do të zgjidhin problemet në fqinjësinë tonë.”Merkeli tha se vota shokuese e Britanisë së Madhe për t’u larguar nga Bashkimi Evropian e ka rritur rëndësinë e solidaritetit brenda pjesës tjetër të bllokut. Kjo ka dalë në pah edhe në diskutimet që janë bërë për të intensifikuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe në çështje të tjera.”Këtë vendim ne duhet ta shohim si një shtysë për të bashkëpunuar (për synimin) e mbajtjes së Evropës të bashkuar, për ta përmirësuar atë dhe për ta sjellë atë sërish më pranë qytetarëve”, tha ajo. Në takimin e nivelit të lartë në dhjetor, Bashkimi Evropian ra dakord që të ndërmarrë hapat e parë drejt zgjerimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes.Kancelarja Merkel, e cila kërkon të rizgjidhet në post këtë vit është kritikuar në Evropë për politikën e saj ndaj refugjatëve sirianë. Të enjten ajo tha edhe se Evropa duhet ta përshpejtojë punën e saj për miratimin e një regjistri të hyrjeve dhe të daljeve në BE, për t’i kontrolluar në këtë mënyrë më mirë kufijtë e Bashkimit Evropian.

Filed Under: Analiza Tagged With: brenda unionit, merkel, SHBA-BE, unitet

Lushnja e preshit

January 12, 2017 by dgreca

2 Ilir-196x300Nga Ilir Levonja/Herë më herë Lushnja e preshit, shfaqet në opinione të ndryshme si vendi habi i protestave të vitit 1997-të. Herë më herë, si vendi që damkosi karrierën politike të Tritan Shehut. Ajo pengmarrja e tij në ambjentet e stadiumit të qytetit. Herë më herë si qetësia e humbur e myzeqarit të urtë. E Myzeqesë së shtruar. E cila në kryqëzimin e zhvillimit të demokracisë shqiptare. U dogj e u vra brenda vetit, aq sa do duhen gjenerata të tëra, për të riparuar këto vrasje e pengmarrje. Fise të vjetra morën arratinë. Ashtu sikur edhe fise të reja u shuan. Lufta nuk kishte asnjë lloj morali, veç atë të shfarosjes së njëri-tjetrit. Për ta dalluar këtë, nevojitet një vizitë njerëzore në varrezën e qytetit. Një shëtitje mes qivureve që veç mermerit të kuq, kangjellave etj. Të tmerrojnë me datimet dhe emrat e fiseve.

Nuk e di pse duhej t’i ndodhte një qyteti aq të kulturuar e bujar. Vendit ku nuk mbeti këmbë e ”armikut të popullit” pa u strehuar. Ose më saktë…, nuk e di se si e humbi urtësinë qyteti im. Se si ra preh e mllefeve të luftës politike. Aq sa më shumë aty dukej sikur kishte demokratë e komunistë, se sa qytetarë. Por ja që i ndodhi.
U përfshi nga idinjata kolektive. Përballë një pushteti që arrestoi bosin e fajdeve etj. Dhe sot plot nëna, motra, gra shamizeza rrinë e dëgjojnë dënglat e të paprekshmëve. Retorikën në distancë të ishëve, që na rrëfejnë si një herë e një kohë, si Enver Hoxha kujtimet me Stalinin. Por nuk ke se çfarë i bën. Kështu është kur në një vend që pretendon se ka një shtet demokratik. Merret me nxjerrjen e bojës së sojit për sojin. Kaq. Dhe nga ana tjetër, njerëzia e griposur i gëzohet borës. Në një vend ku drejtësia është ngrehina më e kapshme. Dhe se në kronikat e lajmave dominojnë fytyrat e të paprekshmëve. Dhe kontigjentet me tonelata drogë të kapura nga policia italiane dhe ajo greke. Pasi e jona, e kallkanosur me rekrutë partish. Fërkon duart dhe i shton dru oxhakut. Duke postuar statute me begati mirëqënie të bindur se janë më të ndershmit në botë.
E para, jo Tritan Shehu…, por edhe vet perëndia të vinte aty. Atë ditë në Lushnje. Do merrej peng. Tritani erdhi si deputet dhe si njeri që kishte vite që kontribuonte, të paktën në fushën spitalore të qytetit.
Erdhi me dëshirën e mirë. Tjetër gjë se demokratët ngrenin supet. Kishin paketuar valixhet etj. Në fakt lushnjarët ishin të revoltuar për shkak të arrestimit të bosit të fajdeve. Një lushnjari që quhej Rrapush Xhaferri. Kërkonin lirimin e tij për tu siguruar për shumat e depozituara pranë fondacionit. Kjo është e gjitha.
E dyta, eshtë një fatkeqësi e jona që merremi gjithmonë me denigrimin e çështjeve. Madje kam parë e dëgjuar luftë të ashpër fjalësh në studiot televizive të vendit. Se kush i filloi së parthi protestat. Cili qytet, Lushnja apo Vlora?
Ndofta është kjo arsyeja që tek ne është bërë e modës. Këto vite demokraci. Të mos ketë fajtorë. Por vetëm të paprekshëm që japin intervista nga distanca. Nga vatra e oxhaqeve. Herë si demokratë rilindas. Herë si ëngjuj të mashtruar nga ish padronët.
Ndërkohë që vet lushnjarët, jetojnë në dyzimin e hasmërive dhe epitetit si Lushnja e preshit.
E treta, të paprekshmit rrëmbyen tanke. Urdhëruan hapjen e depove të armëve. Armatosjen e popullatës etj. Rrëmbyen paratë e Xhaferrit. (Tonat lekë gjaku…) Dhe ne i shpallëm nder i kombit.
Të paprekshmit sot jetojnë në vilajete e sanxhakë. Pronar trashgimtarë nga prindër teserash. E tri turnesh… Dhe ne u përgjërohemi në ekzsistenëcn e tyre. Në luftën e tyre në distancë.
Luftë që zhytë përditë e më shumë në vrasje e çfarë vjen pas.
Ne u ofrojmë sofrën e fjalës. Magjepsemi sepse asnjëherë nuk shkojmë nga varrezat. E, nuk i kujtojmë ata që i humbëm.

12 janar 2017

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja, Lushnja e preshit

Amza skllavodashëse…

January 12, 2017 by dgreca

1 Rexhep Kasumaj 2

Nga Rexhep KASUMAJ/ Berlin/Vetëm ngulmëria principiale, kultura ime leximore, do t’më shtyjë ti shkoja deri në fund romanit “Nënshtrimi” të Michel Houellebecq-ut. Më ngjante sikur shfletoja një pamflet të “Pegidas” dresdenjane. Pa art, pa bukuri, pa dhimbje dhe pa notën e letërsisë së deshpërimit…
1.
Nuk është ëndje e fshehtë dëshirake, aventurë fantaste, fluturim i magjishëm letrar. Një luftë civile parandjehet e, biles, kushtrimohet të ndodh shpejt midis “identitarëve europianë” dhe ardhësve islamistë që nxijnë si laraskat në motin me stuhi. “Ne nuk duam vërshimin e mallrave kinezë, praninë shfytyruese të kulturës amerikane, emigrantët myslimanë. Ky është trolli ynë dhe duam ta zotnojmë atë”. Kështu thotë kryerrëfimtari i librit (përmes fjalës së një sigurimsi të lartë në Shërbimin inteligjent). I tronditur e plot ankth.
Mirëpo këmbana e tij nuk është e re. As e vetmuar. I kanë rënë asaj dhe të tjerë para tij. Ndaj, vjen ajo si komponim harmonik me britmën e Thilo Sarrazin-it që alarmon: Gjermania po idiotizohet nga aziatët muhamedanë, kulturalisht të paaftë dhe biologjikisht inferiorë.
Edhe Marine Le Pen e skandalizuar pse gjermanja Angelë pranonte mijëra sirianë, që pikërisht armët e saj ua kishin rrënuar jetën, ironizonte: ah, gjermanët nëvojisin robër. Po si kështu? Franca nuk vuan më këtë nëvojë, këtë sindrom, këtë afsh të egër? Aq më tepër që është mësuar dhe s’mund të rrojë pa përuljen e tyre!
Në këtë vështrim ajo s’është veçse një nxënëse e dobët e Kamysë që në “Letra mikut gjerman” shkruante: Ne nuk i dhuruam botës skllevër. Po kujt ia thoshte ai e, më pas, kujt ia përseriste ajo këtë trill?
2.
Kuptoj e përfill n’plotëri, me ndjesi e arësye, sentimentin e njeriut europian. Është dhe sentimenti im. Tmerrin e të bardhit që pakësohet, ankthin gërryes nga programi i hixhra-emigrantëve që ia mësyjnë të kthejnë Dar El-Kufrin e nëmur në Dar El-Islamin e bekuar, evokimin frymëzues të betejave për të dëbuar myslimanët nga Europa e hershme…
Por, sërish, të gjithë bashkë sikur harrojnë lehtësisht një mësim të thjeshtë: ligjin e pamëshirshëm të kauzalitetit ose shkak-pasojën e dialektikës historike. Ç’kërkonte, pra, njeriu francez në Amerikë, në Magreb, në Afrikë dhe në gjithë botën? Kush e ftoi që të vriste, grabiste, poshtëronte e robnonte? Kush? Athua vetë të shtypurit, t’skamurit, të përbuzurit e Franz Fanonit? Ata që kishin mall e nëvojë për të qenë skllevër? Që i biri të shalonte nënën, që të hanin jashtëqitjen e tyre dhe të shërbenin si ushqim për peshq të uritur apo qen grindavecë vetëm për zbavitjen barbare të tij?!
Ende sot ai nxitë kryengritje, shuan rebelime, kontrollon burime, rrëzon e fronson tiranë dhe provon armë e doktrina ndër popujt “adoleshentë” a “natyrorë” në errësirën e tyre kronike..!
3.
Marsejeza, revolucioni i egalite-libertesë janë gjithnjë fanar zgjimi nga diktaturat a pushtimi i huaj. Ndoshta dhe i atyre që, madje në Europë, figurojnë në listën e Shoqatës së popujve të robnuar…Por, me gjasë, frëngu e kishte menduar atë për vete. Jashtë dhéut të tij, duhej të kishte ligje të ndryshme jete. Jean-Paul Sartre thoshte, po me këtë cinizëm, se komunizmi është i mirë për të tjerët, por jo për ne. E donte larg Francës së tij. Në stepat eksperimentale të Rusisë. Që këtej askush, veç britëve, nuk prodhoi skllevër më shumë se Franca në historinë e re të botës. Si për të plotësuar mozaikun,
Bernard-Henry Levy, mbanë tjetër, shkruante dinakshëm se Europa kristiane shpëtoi nga zhbërja myslimanët e Kosovës. Ç’vështrim i mykur që vinte pikërisht nga amza e rezervuar robdashëse. Shqiptarët e Kosovës nuk u gjenociduan dhe as nuk u mbrojtën si myslimanë. Ndryshe, përse aherë do të përgjakeshin mes vete kroatë e serbë, të dy të krishterë? Jo. Nuk kje “alfabeti shpirtëror” shtysa e ndjeshmërisë. Ishte interesi serbian për territor, resurse e qasje në det (për dalje nga “burgu” i Cvijiqit) që, tash njëqind vjet, përpiqet me hekur e gjak të gjej trollëzim.
Duke mbetur gjithnjë brenda llojit, Houellebecq shkruante në “Platfomë-n” e tij se me bombardimin e Jugosllavisë, dmth. Serbisë, në fundshekullin e ikur, e drejta dhe drejtësia humbëm përfundimisht kuptimin e vet. Ndërkaq, nëse të mos bombardoje Serbinë ishte njësoj sikur të kundroje duarkryq fortifikimet ariozofike të Rajhut të tretë – a nuk bënte aherë ky mendim levën intelektuale të ideologjisë së prodhimit të skllevërve?
Fundja dhe arresti i Ramushit, Luftëtar i lirisë së Kosovës, nuk është veçse pjesë e kësaj tradite të pasur skllavoprodhuese të Europës latine. Të Francës, veçanërisht!

Filed Under: Analiza Tagged With: Amza skllavodashëse..., Rexhep Kasumaj

Trump faces media amid Russia reports

January 11, 2017 by dgreca

In his first press conference in nearly six months, Donald Trump has said he thinks Russia was behind US election hacking. The US president-elect also said he handed over “complete” control of his business to his sons.

1 Trum Press Conference

Responding to questions about several intelligence scandals involving Russia, President-elect Donald Trump told reporters on Wednesday that he believes it is advantageous for the United States if Russian President Vladimir Putin likes him.

“If Putin likes Donald Trump, I consider that an asset, not a liability, because we have a horrible relationship with Russia,” Trump said at his first press conference in nearly six months.He also admitted that he believes Russia was behind the election hacking, but said that other countries have hacked the US as well.

Trump also called it “disgraceful” that US intelligence agencies allowed an unverified report – claiming that Russia gathered information on Trump to blackmail him – to be published. He also alleged that intelligence agencies themselves leaked the unverified dossier on Russia, and likened the experience to “Nazi Germany” – echoing one of his earlier Tweets.

‘Complete’ business control to sons

During the press conference at Trump Tower in New York City, Trump announced that he “turned over complete control” of his company to his two adult sons, Donald Trump Jr. and Eric Trump.

Trump will put his business assets in a trust and the company will abstain from making foreign deals while Trump is in office, said Sheri Dillon, a lawyer who worked with the Trump Organization on the plan.

The company will, however continue to make deals in the United States – contradicting a Tweet from the president-elect last month in which he said “no new deals” would happen while he was in the White House.

Previously, government ethics experts urged Trump to sell his assets and put the cash in a blind trust overseen by an independent manager – as previous presidents have done.

The plan presented on Wednesday appeared to fall short of experts’ reccomendations, but Dillon said Trump “should not be expected to destroy the company he built.” She also said Trump plans to donate money spent by foreign governments at his hotels to the US Treasury.

Trump maintains ‘no conflict of interest’

While describing how he would minimize conflicts of interest while in office, the president-elect repeated his claim that he is not required to take the measures to distance himself from his business.

“I could actually run my business and run government at the same time. I don’t like the way that looks, but I would be able to do that if I wanted to,” Trump said.

Indicating that he is still currently still actively involved in his business with just nine days to go until his inauguration, Trump said he rejected a reportedly $2 billion (1.9 billion-euro) deal in Dubai last weekend.”I didn’t have to turn it down because as you know I have a no-conflict situation because I’m president,” he said.

Border wall to be ‘reimbursed’ by Mexico

Trump also pledged to forge ahead with plans to build a wall on the southern border with Mexico soon after taking office.

He said that Congress will pay for the wall at first, but that Mexico will be forced to reimburse the costs later.

“Mexico in some form – and there are many different forms – will reimburse us and they will reimburse us for the cost of the wall,” said Trump, adding that it will likely come in the form of a tax.

Following the president-elect’s remarks, the Mexican peso fell 0.9 percent, trading at 22.20 pesos per US dollar. On Tuesday, the peso hit a historic low at 22 pesos per dollar.

Firestorm over unverified Trump-Russia report

An unverified report first reported by CNN and then published by BuzzFeed on Wednesday overshadowed Trump’s press conference, which was supposed to primarily address the incoming president’s plans to divest his business interests.

The 35-page document alleges that Russia gathered intelligence on Trump and contains unverified charges, including details about Trump’s sexual and financial activities in Russia, as well as claims that Trump officials met with Russians during his presidential campaign.

Earlier on Wednesday, Trump took to Twitter to deny the claims. He branded the reports “fake news” and likened them to what happened in “Nazi Germany.”

“Intelligence agencies should never have allowed this fake news to ‘leak’ into the public,” Trump wrote in a series of tweets.(DW)

Filed Under: Analiza Tagged With: media amid, Russia reports, Trump faces

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 601
  • 602
  • 603
  • 604
  • 605
  • …
  • 971
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT