• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova, Ligji për Veteranët e Luftës së UÇK-së

December 31, 2016 by dgreca

-Me ndryshime e plotësime të miratuara mbrëmë në seancën plenare të Kuvendit, me të cilën u përmbyll sesioni vjeshtor, ndërsa pranverori do nisë në 16 janar 2017/

-Viti 2016 në Kuvendin e Kosovës edhe me mungesa kuorumi/

1-kuvendiPRISHTINË, 31 Dhjetor 2016-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Ligji për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar, u miratua mbrëmë pas shqyrtimit të dytë në Kuvend me shumicë – 44 pro, 8 kundër e 11 abstenime në votimin me 63 deputetë pjesëmarrës. Ky ishte një votim i përsëritur, pasi më parë Ligji nuk mund të kalonte me 58 deputetë pjesëmarrës në votim, që ishin më pak se gjysma dhe nuk përbënin kuorumin,  e ku 45 ishin pro, 6 kundër e 7 abstenuan. Me këtë seancë u përmbyll sesioni vjeshtor dhe puna e vitit 2016 e Kuvendit të Kosovës,  ndërsa sesioni i ri, pranverori, do të nisë në 16 janar të vitit të ri 2017.

Në seancën tjetër të jashtëzakonshme, më parë, po mbrëmë Kuvendi i Kosovës 120 anëtarësh me 58 vota pro e 4 abstenime miratoi në parim pas shqyrtimit të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe u paralajmërua se në procedurën e përshpejtuar Kuvendi do mblidhej përsëri mbrëmjen e djeshme në një seancë tjetër të veçantë për leximin e dytë.

Seanca ishte e ftuar për pardje pasdite, por nuk u zhvillua në mungesë kuorumi, i cili mungoi edhe dje pasdite për miratim të Projektligjit në fund të debatit, derisa opozita lëshoi seancën.

Procedura e votimit e shqyrtimit të parë u përsërit mbrëmë pasi u arrit që në sallën e seancës  plenare të Kuvendit të Kosovës të jenë dy më shumë se gjysma e deputetëve – 62, e për kuorum duhen së paku 61.

Grupi parlamentar i Listës Serbe ka vazhduar edhe dje “ngrirjen” e pjesëmarrjes në Kuvend prej më shumë se dy muaj e gjysëm, nga 9 tetori 2016, dhe në mungesë edhe të opozitës dhe disa deputetëve të maxhorancës nga partitë shqiptare kalimin e Projektligjit e mundësoi prania dhe vota e grupit parlamentar të komunitetev e pakicë joserbe Gjashtë Plus.

Gjatë vitit 2016 Kuvendi i Kosovës kishte edhe seanca tjera me mungesa kuorumi.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ka arsyetuar ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi. Ai theksoi se qëllimi i projektligjit është kategorizimi sipas periodave kohore i kontributit të individëve në luftën e UÇK-së: kategoria I, nga 1991 deri në përfundim të luftës; II, nga 1998 deri në përfundim të luftës dhe III, nga marsi i vitit 1999 deri në përfundim të luftës. Pjesëtarët e UÇK-së do të përfitojnë paga, sipas kategorive respektive , në vlerë prej 250 euro, 170 euro dhe 120 euro. Ai ka theksuar se lidhur me Projektligjin Ministria është konsultuar edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar-FMN, i cili institucion ka kërkuar që vlera financiare për kontributin veteranëve të UÇK-së të mos kalojë 0.7 për qind të brutoproduktit vendor, si dhe ka përmendur dy-tre shqetësime të FMN-së lidhur me projektligjin e propozuar,e që konsistojnë me gjysmën e pagës për pjesëtarët e UÇK-së, që punojnë në bizneset private dhe për pagën e trashëgimtarëve të veteranëve të vdekur.

Kryeministri, Isa Mustafa, ngutjen për shqyrtimin e Projektligjit e ka arsyetuar me insistimin e FMN-së që çështja të përmbyllet brenda këtij viti Duke e përmendur numrin e shtuar të veteranëve të luftës , ai ka pohuar se sipas rekomandimeve të FMN-së mund të sigurohen rreth 38 milionë euro, ndërkohë që nga numri i veteranëve të certifikuar kërkohen rreth 60 milionë euro. Për shkak të listave të fryra të veteranëve të luftës, Mustafa ka pohuar se Kosova ka humbur 195 milionë euro donacione , si dhe ka shprehur brengosjen e tij se nëse çështja nuk rregullohet Kosova rrezikon të humbë edhe investime të mëdha nga kredi dhe grante ndërkombëtare.
Kryeparlamentari, Kadri Veseli, ka shfaqur kënaqësinë që Kuvendi i Kosovës po e përmbyll këtë sesion me miratimin e plotësimit të Ligjit për Veteranët e UÇK-së. Ai ka pohuar se projektligji i ofruar nuk i zgjidh të gjitha problemet e veteranëve , por ka mbajtur qëndrim se megjithatë është më mirë që çështjet të zgjidhen hap pas hapi. Ai e ka vlerësuar modeste ndihmën prej 250 euro për familjarët e veteranëve që nuk janë gjallë, ndërksa ka kërkuar që me këtë projektligj veteranët e luftës së UÇK-së të mos eliminohen nga tregu i punës në Kosovë. Veseli ka falënderuar përfaqësuesit e shoqatave të luftëtarëve të lirisë për kontributin e dhënë për hartimin e projektligjit.

 

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e zhvilluar dje, u ftua pasi pasditen e një dite më parë qeveria e Republikës së Kosovës zhvilloi mbledhjen e 124-të të rregullt, të 56-tën në vitin 2016, në të cilën miratoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Qëllimi i nxjerrjes së këtij projektligji ishte kategorizimi i veteranit luftëtar të UÇK-së, si përfitues i pensionit dhe benificioneve të tjera, që përcaktohen në përputhje me kohën e mobilizimit dhe shërbimit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Kryeministri Isa Mustafa tha se ky projektligj është dakorduar me përfaqësuesit e veteranëve, gjatë një takimi edhe me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, sa i përket nevojës që për veteranët të ndahen 0.7 për qind të GDP-së vjetore.

Filed Under: Analiza Tagged With: Behlul Jashari, e Luftës së UÇK-së, kosova, Ligji për Veteranët

VENDI QË IKËN

December 31, 2016 by dgreca

Shkruar nga Sheila Kamerman, Nrc Handelsblad, Hollandë/

1-eugjen-merlika-225x300E përktheu nga italishtja  Eugjen Merilka/

Ilir Cani, 22 vjeç, arrin me motorrin e kuq të vëllait të madh. Është gjithë muskuj e i nxirë nga dielli, jo sepse shkon në plazh apo në palestër, por sepse punon si murator shtatë ditë në javë. Ulet në një karrige plastike para një kafehaneje të ndotur të Kamzës, një lagje e kryeqytetit Tirana. Si je ? Kërkon të iki.

Në maj Cani hipi në një aeroplan  nga Rotterdami në Shqipëri. Në fluturimin çarter të organizuar enkas për ta ishin tridhjetë shqiptarë që kishin kërkuar të punonin ilegalisht në Vëndet e Ulta apo në Britaninë e Madhe. Cani ishte arrestuar në Europort, porti i Rotterdamit, ku po hipte në një kamion të drejtuar për n’Angli. Në aeroplan çdo shqiptar ishte i shoqëruar nga dy policë, madje kishte edhe një skuadër policësh të stërvitur për të mbajtur në fre cilindo që kundështonte. Deri atëherë asnjëri nuk bëri qëndresë, por nuk dihet kurrë.

Qëllimi i fluturimit dhe i reklamës që i u bë ishte të shërbente si frikësues. Në tetë muajt e parë të 2016, së paku 1351 shqiptarë kanë kërkuar strehim në Vendet e Ulta, grupi më i madh mbas sirianëve dhe eritreasve. Por nuk kanë të drejtë t’a fitojnë, sepse Shqipëria quhet një Vend i sigurtë ku nuk ka as luftëra dhe as përndjekje.Bën pjesë në Nato dhe është kandidate të hyjë në Bashkimin evropian. Për shqiptarët, ashtu si edhe për të tjerë evropianë të Lindjes, kërkimi i strehimit në muajt e fundit është bërë pothuaj i pamundur. Kthehen mbrapsht me një proçedurë të përshpejtuar dhe, gjatë qëndrimit në qendrat e grumbullimit, kanë vetëm ushqim e banesë, jo para. Së fundi Qeveria hollandeze ka vendosur të përjashtojë shqiptarët nga shuma prej dyqind eurosh, që ishte një nxitje për t’u kthyer n’atdhe, e me të cilën mund të paguanin fluturimin e kthimit.

Për shqiptarët dhe të tjerë strehimkërkues t’ardhur nga Ballkani Perëndimor, ishte fshirë një kontribut që jepej për të rifilluar jetën në Vendin e origjinës. Shqiptarët që arrijnë në Vendet e Ulta në kërkim të punës si Cani, me gjasë janë shumë më tepër se shtrehimkërkuesit. Mbi puntorët e parregullt nuk ka të dhëna sepse nuk janë të regjistruar.

Dyqind euro

Por përse kaqë të rinj lënë Vendin ? Shqipëria është vërtetë një vend kaq i frikshëm ? Për Canin përgjigja është e thjeshtë. Në Shqipëri nuk mund të bësh asgjë nëse nuk ke paratë ose miqtë e duhur. Gjëja më absurde, thotë, është fakti se askush nuk zemërohet. Duket se të gjithë janë nënështruar ndaj faktit se vetëm me paratë apo njohjet mund të gjindet ndonjë punë, e se aftësitë vetiake nuk vlejnë aspak. Shqipëria është një vend i varfër : ka afër 2,7 milion banorë, pak a shumë sa të njëjtët e provincës së Amsterdamit, por PPB i saj është sa një e dhjeta. Në treguesin e korrupsionit të përceptuar nga Transparency international, që mat besimin e qytetarëve në qeverinë e tyre, Shqipëria është pothuaj në vëndin e fundit ndër Vendet evropiane : vetëm 33% e shqiptarëve beson tek politikanët, kundrejt 83% të hollandezëve.

Simbas Canit do t’ishte e lehtë të ndalohej ikja e të rinjve shqiptarë : “Nëse do të fitonin të gjithë dyqind euro më shumë në muaj, askush nuk do të ikte”. Ai e don Vendin e tij. Gjindja është shumë më e përzemërt se n’Evropën perëndimore. Klima është e butë, plazhet janë të bukur e peisazhi i shkëlqyer. Është krenar që është shqiptar. Por problemi është e ardhmja : nëse njeriu mund të ketë projekte nuk mund t’i sendërtojë. Cani fiton gati dhjetë euro në ditë.

Të rinjtë shqiptarë thonë të gjithë të njëjtën gjë : politikanët mendojnë vetëm për interesat e tyre. Një shëmbull është sheshi qëndror i Tiranës, një hapësirë vezake e bllokuar nga një trafik histerik. Duket se nuk ka një kod rrugor, vlen vetëm ligji i më të fortit. Gjatë rrugëve që çojnë në shesh janë edhe pistat e kuqe të biçikletave, të sapondërtuara, të kopjuara nga ato të Vendeve t’Ulta, përfshirë edhe biçikletën e famshme të bardhë të vizatuar me bojë vaji n’asfalt. Pistat fillojnë diku nga asgjëja dhe kur arrijnë në shesh, pikërisht aty ku do t’ishin më të dobishme, papritmas ndërpriten : më tutje çiklistët duhet të rregullohen vetë. Si gjithë të tjerët.

Shqiptarët flasin me ironi dhe nënështrim. Pistat çiklistike janë një ndër aqë projekte, që përdorin politikanët për t’u reklamuar, por që nuk duhen gjë. Megjithatë nuk janë të hidhëruar. Në trafik askush nuk shan. Shoferi i taxisë sonë ngre gishtin e madh të dorës kur ndonjëri i kalon para pa i gërvishtur karrocerinë. “Me një shtet më pak të korruptuar mund të ishim si Zvicra”, thotë. Punon dymbëdhjetë orë në ditë. Kur zbret nga taxia hipën vëllai i tij, që bën dymbëdhjetë orë të turnit të natës. Mbas një jave shkëmbehen. Për të fituar mesatarisht treqind euro në muaj.

Prapambetja e Shqipërisë varet, mbi të gjitha, nga e shkuara komuniste. “Pesëdhjetë vite kemi jetuar n’errësirë”, thotë Simon Mirakaj, 72 vjeç. Është i ulur në tryezën e tij të punës, në një zyrë me pluhur në qendrën e Tiranës, muret e së cilës janë të mbushur me portrete gjysëm trupi. Është kryetari i një shoqate të viktimave të diktaturës së Enver Hoxhës, që u ngjit në pushtet mbas luftës së dytë botërore dhe nuk kishte mëshirë për kundërshtarët e tij, siç ishte babai i Mirakajt që iku në male.Dy javë mbas lindjes Simoni hyri në një kamp riedukimi komunist së bashku me nënën e tij. Kur doli nga kampi ishte 44 vjeç.

Komunizmi ka lënë trashëgim një etikë të mangët politike e, për pasojë, korrupsion. Mbas dhjetëvjeçarësh, në të cilët fati i njerëzve  kishte qënë në dorën e shtetit, në vend mungon një shoqëri civile, një shtyp vërtetë i paanshëm, organizata të vullnetarizmit, një kulturë me peshë dhe një elitë intelektuale e politike, e vendosur  të luftojë për idealet.

Kalimi nga komunizmi në kapitalizëm në fillim, të viteve nëntëdhjetë nuk ka qënë aspak pozitiv. Shqiptarët vunë të gjitha kursimet e tyre në fonde investimesh të një origjine të dyshimtë, që premtonin interesa prrallore. Në fund të djetëvjeçarit sistemi u shëmb dhe Vendi u zhyt në një kaos të tillë sa që qe e nevojshme ndërhyrja e një fuqie ndërkombëtare ushtarake, për të rivendosur rendin e për të shpërndarë ndihmat ushqimore.

Kështu Shqipëria hyri në shekullin e njëzetenjëtë pre e një zhgënjimi, me pothuaj asnjë reformë shoqërore të kryer. Ishte një shoqëri kryesisht bujqësore, ku ligjet diktoheshin nga klanet. Një pjesë e vogël e popullsisë është pafundësisht e pasur, shumica dërmuese zotëron pak ose asgjë.

“Në Shqipëri pasuria varet ende nga prejardhja e familjes”shpjegon Mirakaj. “Klasa drejtuese rrjedh e gjitha nga të njëjtat familje. Me rrogat e tyre politikanët nuk mund të kishin vilat e shkëlqyera në të cilat banojnë. Por në këtë Vend paraja u shkon atyre e gjitha, jo për të siguruar rroga më të larta e pensione më të mira”. Për të ndryshuar këtë gjëndje, thotë Mirakaj,  duhet një brez i ri politikanësh guximtarë e të drejtë.

Në shërbim

Ata politikanë të drejtë duhet të godasin edhe trafikun e drogës. Malet, thotë Mirakaj, janë të mbushura me plantacione mariuhane, të mbarështuara nga banda kriminelësh, shpesh të lidhur me familjet më të fuqishme. Në fshatra të gjithë shohin mikrobusët që sjellin puntorët në male në mëngjez e i marrin në mbrëmje. Por banorët bëjnë sikur nuk i shohin , kur nuk hipin edhe ata vetë në to. Në fshatrat mungojnë ende kanalizimet e ujrave të zeza dhe korrenti elektrik, dhe nuk ka shumë alternativa.

Mirakaj i është nënështruar faktit se nuk do të jetë i pranishëm në reforma serioze. Shpreson që i biri 21-vjeçar, në vitin e tretë të juridikut, të shohë përmirësimet. Por tani të rinjtë shqiptarë me ndonjë synim gjinden përballë zbrazësirës së lënë nga komunizmi. Janë të gjithë krenarë që janë shqiptarë, por ky patriotizëm nuk mjafton për të shpërblyer mungesën e mundësive.

Fjorida Dida dhe Genada Xurre, 18 vjeçe, janë shtrirë mbi barin e një parku të Tiranës. Mbas pushimeve verore do të shkojnë në universitet, Fjorida të studjojë kimi dhe Denada psikologji. Natyrisht, do të donin të studionin jashtë, por është e pamundur ekonomikisht : vetëm më të mirët mund të synojnë në një bursë studimi. Ҫfarë duan të bëjnë më vonë ? Buzëqeshin me një vështrim të humbur. Sigurisht, nuk presin të gjejnë punë si kimiste e si psikologe. Këtu vajzat bëhen operatore kall centeri dhe djemtë kamarierë, shpjegon Fjorida. “Pjesa dërmuese e taxistëve kanë dy mastera “.

Edison Shahu, 22 vjeç, punonte në një bar, por tani kalon tetë orë në ditë në një agjensi bastesh, duke futur parashikimet në kompiuter. Banon në të njëjtën lagje të Ilir Canit. Edhe ai në maj ishte në atë fluturim kthimi nga Vendet e Ulta. Po kërkon një punë të dytë : mendon të arrijë të punojë 16 orë në ditë. Kështu, së paku, mund të verë mënjanë ndonjë gjë për një tjetër udhëtim n’Evropën Perëndimore e për të larë borxhet e udhëtimit të shkuar. Shahu e Cani, për disa ditë, kanë ndarë së bashku qelinë në një komisariat të Rotterdamit. Shahu kishte ardhur në Hollandë duke fluturuar nga Tirana në Bruksel së bashku me dy kushërinj. Dy ditë më vonë janë kapur ndërsa kapërcenin rrethimin e Europortit. Ishte përpjekja e tyre e dytë. Në Mbretërinë e Bashkuar do të kishin kërkuar punë në ndërtim.

Në gjithë kafet e hapura në Kamëz të rinjtë flasin për alternativat që kanë. Të shkojnë në Vendet e Ulta është mjaft e lehtë : nuk duhet të ndërmarrin asnjë rrugëtim të rrezikshëm si sirianët, thjesht mund të marrin një autobuz. Por parapëlqejnë të shkojnë në Mbretërinë Bashkuar. Gjetja e një pune në të zezë në Hollandë është e vështirë, sepse punëdhënësit janë më të matur se kolegët e tyre britanikë. Gjobat për sipërmarrësit e zënë në faj janë të larta.

Të kaluarit ilegalisht të La Manche-it po bëhet gjithënjë e më i vështirë. Kudo ka më shumë kontrolle, jo vetëm për shkak të puntorëve jo në rregulla, por edhe për frikën e terrorizmit. Të gjithë kanë ndonjë kushuri, një shok apo një të njohur që ja ka dalë mbanë sipërmarrjes, por ka qenë kohë më parë me ndihmën e ndonjë trafikanti ose një fati të mbarë. Të gjithë njohin ndonjë që fushon prej muajsh në Dieppe, në Francë, në pritje të ndonjë mundësie. Ka kohë që Calais nuk është më një opsion.

E pra, para një gote rakije tregohen qyfyre dhe hartohen plane të marra. Të martuarit me një grua hollandeze apo britanike është në krye të listës. Metoda më e fundit është të gjindet një patentë e rreme kamionisti dhe të kalohet La Manche si shofer rezervë mbi një tir. Pastaj kamioni kthehet me vetëm një shofer, por asnjëri nuk i vë re. Shahu njeh njerëz të ndryshëm që i kanë dalë mbanë me këtë sistem. Pastaj është historia e tifozëve të futbollit : pesëdhjetë shqiptarë kanë shkuar në Londër, duke bërë sikur donin të shihnin ndeshjen Itali – Angli. Ka ndodhur vite më parë, por tregohet ende.Për t’organizuar gjithshka i kishin paguar trafikantëvet nga dymijë deri në tremijë euro. Sot punojnë të gjithë n’Angli, thotë Shahu me pamje triumfuese. Ose së paku kështu thuhet. Këtë verë, mbas evropianit në Francë, kishte menduar të përzihej me tifozët anglezë gjatë rrugës së kthimit, por nuk kishte para.   

Edisoni llogarit se pesëdhjetë shokë të tij e kanë lënë Shqipërinë. “Shpesh kur dal nuk e marr celularin, këtu nuk ka më asnjeri” thotë. Zgjedhja është ndërmjet mërgimit dhe kriminalitetit. Ai parapëlqen mërgimin, kriminaliteti i duket më i rrezikshëm. Po të hapë një ndërmarrje të tijën ? Përgjigjet me një buzëqeshje të çiltër : në këtë Vënd as nuk mund të bisedohet. Në pak ditë konkurrenca të hedh n’erë lokalin, e ndërkaq mund të besojë në mbrojtjen e ndonjërit.

Por në Shqipëri ka ende ndonjë që ka besim në t’ardhmen. Shkojmë në Bashkinë e Tiranës për të folur me kryetarin. Para derës janë dy roje t’armatosura. Njëra hyn për të paraqitur kërkesën. U desh të prisnim pak minuta në karriget e hyrjes, më pas u futëm në zyrën e madhe të bojatisur me ngjyrë të verdhë në okër të qytetarit të parë.

Shumë filozofë

Erion Veliaj, 37 vjeç, ka pamjen e një djaloshi dhe, gjë shumë e rrallë në Shqipëri, flet përsosmërisht gjuhën angleze. Ka studjuar shkenca politike në Shtetet e Bashkuara. Gjëja e habitëshme, thotë, është se pastaj u kthye në Shqipëri. Përse ? Sepse beson tek Vendi.

Veliaj është socialist dhe kërkon të arsimojë popullin e tij. Është i bindur se duhet të kthehemi e të mësojmë zanatet : hidraulik, elektriçist, zdrukthëtar, guzhinier, pastiçier. Prandaj është e nevojshme të krijohen përsëri shkollat profesionale. Sot të rinjtë studjojnë filozofi ose sociollogji : “Për çfarë do të filozofojnë të gjithë ata ?” Shqipëria është e mbushur me universitete, nga më të këqijat. Shumë prej tyre janë mbyllur dhe të tjerët do të kenë të njëjtën fund.

Kryebashkiaku don të mbështetet mbi brezat e rinj. Nuk është aspak i kënaqur për sistemin e ndërresave mësimore para dhe mbas dite në shkollat, sepse mungojnë godinat. Nuk duhet të mësojnë vetëm gjuhën shqipe dhe matematikën, por edhe të mos hedhin plehrat në rrugë, të thonë “të lutem” e “faleminderit”, të ndalohen kur semafori është i kuq.

Veliaj beson se jeta në bashkësi është thelbësore. Don që njerëzit të çojnë përsëri në rrugë karriget për të biseduar me gjitonët. Kujton se nën karrigen e sallës së ngrënies së prindërvet ishin gdhendur shkronjat e para të emrit e mbiemrit të babait, kështu sillej në shtëpi ajo e duhura. Jeta në bashkësi ishte dhe Veliaj don t’a risjellë. Po korrupsioni ? Ai ka të bëjë me sistemin e pushtetit, jo me karakterin e njerëzve, thotë kryebashkiaku. “Un dua të përballoj sistemin. Të gjithë duhet të paguajnë taksat, të gjithë. E gjithshka duhet të bëhet me kompiuter, kështu asnjeri nuk do të mund të favorizojë shokët. Por duhet kohë. Më jepni kohë”.

Shkrimtarja dhe gazetarja Flutura Açka, 50 vjeçe, do të donte t’i besonte fjalëve të bukura të kryetarit të bashkisë. Në fillim i ka besuar atij, siç i kishte besuar parardhësit të tij, Edi Rama, piktori që në 2000 u zgjodh kryetar bashkije i Tiranës e sot është kryeministër. Janë njerëz që me karizmën dhe optimizmin e tyre i kanë dhënë shpresa shqiptarëve. “Ne ishim të gatshëm t’i jepnim kohë”, thotë Açka. “Por  na kanë zhgënjyer. Kryeministri banon në një gated community jashtë qytetit. Janë vila të rrethuara që kushtojnë milionë. Shumë politikanë  jetojnë në vende të tilla”.

Açka përmend rastin e ndërmarrjes së grumbullimit të plehrave të Tiranës, që bën pjesë në një sistem të ri të pastrimit qytetar e për të cilën kryebashkiaku është krenar. U zbulua se punonin në të të mitur, kur një djalë 17 vjeç u vra nga një eskavator. Gazetarja që botoi lajmin u hoq nga puna menjëherë. Edhe Açka që ka një blog shumë të njohur, pengohet në të gjitha mënyrat, tregon. Por është e martuar me një hollandez e kështu e gjen rrugëdaljen : gjysmën e kohës banon në Utrecht. Të tjerë zëra kritikë e kalojnë shumë më keq.

Megjithatë Açka nuk është vetëm pesimiste. Me brezin e ri do të vijnë edhe mundësi të reja. Biri i saj, gjashtëmbëdhjetë vjeç vazhdon Shkollën Ndërkombëtare të Hilversum-it në Vendet e Ulta. Nëse nga brezi i tij do të dalë një grup politikanësh të ndershëm, gjërat mund të fillojnë të ndryshojnë.

Një javë mbas bisedës Shahu më dërgoi një mesazh në Whatsapp : “A mendon se mund të më gjejsh një grua hollandeze ?”.

Marrë nga e përjavëshmja italiane “Internazionale” 1180 , 18 nëndor 2016

E përktheu nga italishtja  Eugjen Merilka/

***

NJË PASQYRIM OBJEKTIV

Shkrimi i gazetares hollandeze Sheila Kamerman, i botuar në një nga katër gazetat më të njohura  të Vendeve t’Ulta, Nrc Handelsblad, me një tirazh prej 200.000 kopjesh, i përkthyer e botuar në revistën e përjavëshme italiane të politikës ndërkombëtare, “Internazionale”, mendoj se vlen të lexohet edhe nga shqiptarët, si një pasqyrim objektiv i realitetit shqiptar të ditëve tona. Është shëmbull i gazetarisë hetuese, që kërkon t’a prekë të vërtetën me dorë e t’a paraqesë pa e gjykuar, mbasi misioni i gazetarit nuk është ai i gjykatësit por i treguesit të saktë të ngjarjeve, mjediseve, dukurive.

Sheila Kamermani takon vetë personazhet e realitetit për të cilin është e interesuar, bisedon me ta, përpiqet të hyjë në psikologjinë e tyre, të bindet për vërtetësinë e pohimeve, t’i verë përballë njëri tjetrit argumentët, të hyjë në brendësi të tyre, për të dhënë të plotë idenë. Për t’arritur synimin ajo zgjedh një rreth të gjërë bashkëbiseduesish të moshave e profesioneve të ndryshme. Krahas të rinjve që janë objekti kryesor i hetimit të saj, për të zhbiriluar t’ardhmen, ajo bisedon me Kryetarin e njërës nga shoqatat e ish të përndjekurvet politikë, me një shkrimtare e blogere 50 vjeçare, me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, me një shofer taksije, të dashuruar me një lidhje të lashtë përfytyresash Shqipëri – Zvicër, duke përcaktuar jo vetëm konturet e Shqipërisë bashkëkohore, por duke u munduar të depërtojë, qoftë edhe vetëm me mendim, në t’ardhmen e saj. Përfundimi është zhgënjyes deri në dëshpërim.

Edhe mbas një të katërt shekulli regjimi mbetet i pranishëm në jetën reale, jo vetëm nëpërmjet njerëzve që drejtojnë, por edhe të mendësisë e të metodave. Pasojë e këtij vendqëndrimi është klientelizmi, që trashëgohet e zhvillohet në të njëjtin hullì, n’atë të parapëlqimit të pushtetit, i cili si dikur, ka në dorë gjithshka. Prandaj, simbas të riut murator Ilir Cani, që me punën e tij fiton vetëm 10 euro në ditë, “Në Shqipëri nuk mund të bësh asgjë, nëse nuk ke paratë dhe miqtë e duhur”, mbasi ”…. aftësitë vetiake nuk vlejnë aspak”. A është kjo vetëm një përshtypje vetiake e një djali të ri, që ëndërron një punë të thjeshtë në zanatin e tij n’Evropë, apo një tregues i së vërtetës shqiptare ? Vështirë të kundërshtosh djaloshin kur, në të gjitha hallkat e jetës politike e shtetërore, janë gjithmonë të njëjtat fytyra që prej 25 vitesh.

Cili është ndryshimi i këtyre 25 viteve në treguesit ekonomikë e shoqërorë ? Po të bëjmë krahasimin me 1990, sigurisht ai është i madh, sepse n’atë fund regjimi ishte arritur edhe fundi i honit. Por a duhet të mjaftohemi me këtë lloj krahasimi, nëse duam të jemi të vetëdijshëm për aftësitë tona në arritjen e synimeve të standarteve të një bote,  të cilën, fatmirësisht, e kemi pranuar të gjithë si objektivin tonë ? Gazetarja hollandeze na ve përpara shifrat që, në lakuriqësinë e tyre, nuk na lenë shteg vetëkënaqësie : “Shqipëria është një vend i varfër : ka rreth 2,7 milion banorë, pak a shumë sa ata të provincës së Amsterdamit, por Ppb i saj është një e dhjeta”. Për pasojë edhe t’ardhurat janë n’atë raport. Pa u zgjatur në arsyet e kësaj dukurie, që janë të hershme, por edhe të vona, kjo prapambetje e theksuar ka në psikën e përgjithëshme të banorëve efektin e saj, i cili shprehet në prirjen për t’ikur, por edhe në mosbesimin e tyre kundrejt poltikës, që, me të drejtë apo jo, mbetet në përfytyresën e përgjithëshme përgjegjësja kryesore. Simbas Trasparency international, vetëm 33% e shqiptarëve shprehin besim tek politika, kundrejt 83% të hollandezëve. Gazetarja hollandeze duket se i jep të drejtë atyre, sepse treguesit e korrupsionit  e rendisin Shqipërinë në vendin e parafundit n’Evropë.

Sheila Kamerman bisedon në një zyrë të njërës nga shoqatat e ish të përndjekurve politikë, me Kryetarin e saj, një njeri që ka thyer “rekordet” e qëndrimit në kampet e internimit të socializmit shqiptar me 44 vjet të pandërprera!!! Ndër të gjitha bisedat që zhvillon në kryeqytetin shqiptar, ajo me Simon Mirakajn konsiderohet prej gazetares si më interesantja, jo vetëm për përmbajtjen e saj por edhe për faktin se prek me dorë një relike të gjallë të përbindshmërisë së regjimit komunist në një Vend evropian. Kryetari i ish të përndjekurve mundohet t’i argumentojë një përfaqësueseje të shtypit të lirë evropian se sa vazhdon të peshojë e shkuara mbi Shqipërinë e sotme e sa shumë e kushtëzon ecjen e saj përpara sepse “… mungon një elitë intelektuale e politike e vendosur të luftojë për idealet”    

Në krahasim me të shkuarën komuniste, shoqëria shqiptare ka bërë një hop të madh përpara, nëpërmjet shkollimit të rinisë së saj. Por ky hop gjen një pasqyrim shumë të zbehtë në hallkat e ndryshme të Shtetit e të politikës, ku meritokracia është një mizë e bardhë. “Në Shqipëri pjesa më e madhe e taksistëve ka dy mastera” thotë Fjorida, një aspirante kimiste. Nuk dij sa është i vërtetë ky pohim, por mbiprodhimi i kuadrove të larta është një fakt, që mund të interpretohet në mënyra të ndryshme, simbas këndvështrimit nga i cili shihet. Nuk e di sa ka të drejtë Kryetari i bashkisë, kur vërsulet kundër “universiteteve shumë të këqija” e kur ve në thumbin e kritikës studentët e filozofisë e të sociologjisë, sigurisht ka të drejtë kur kërkon ringritjen e arsimit të mesëm profesional.

Mungesa e drejtpeshimit mes aftësive dhe mundësive që ofron tregu dhe shteti, pa dyshim është një tjetër pamje problematike e realitetit shqiptar. Në përballjen mes sfinksave të shtetit dhe një brezi, të cilit ëndërrat i janë reduktuar në “mrekullinë” e kalimit të La Manche-t, ngrenë krye dukuri që shumëzojnë me zero ëndërrat e synimet fisnike. Paligjshmëria, pasurimi i marramendshëm nëpërmjet trafiqeve, ligjësimi që tërthorazi politika i njeh këtyre imituesve të pjesës më të keqe të shoqërisë së globalizuar në rang botëror, përbëjnë jo vetëm pengesën më të madhe që gjen formimi moral i rinisë së sotme shqiptare, por edhe pikëpyetjet më të forta për qëndrueshmërinë e vetë sistemit.

Sheila Kamerman ka meritën të mos tërhiqet në diagnozën e saj nga këto dukuri, aq më pak t’i përgjithësojë, por as që t’i quajë anësore e të parëndësishme. Në vlerësimin e saj ajo është shumë dashamirëse me shqiptarët, mbasi përceptimi i opinionit që fiton nga bisedat me të rinjtë, i krijon bindjen se shumica dërmuese e tyre janë njerëz të ndershëm e të punës. Ka një evolucjon të dobishëm mendimi në këta 25 vite, në të cilët shqiptarët janë shpërndarë nëpër botë, mbasi ata i a kanë arritur të përmbysin përshtypjet e viteve të para, kur njëjtësoheshin me parazitë, dembelë, trafikantë, keqbërës, kontigjente të krimit, në faqet e shtypit evropian. Ilir Cani, Edison Shahu, Fiorida Dida, Denada Xurre e bashkëmoshatarët e tyre janë të rinj që e duan Vendin e tyre e janë krenarë për vlerat e tij. Por nuk mjafton vetëm atdhedashuria, për të ndërtuar jetën në të, duhet edhe baza konkrete e mundësive për të sendërtuar projektet jetësore të s’ardhmes. Atyre do t’u mjaftonin edhe vetëm dyqind euro më shumë në muaj, për të jetuar në Vendin e tyre, pa kthyer sytë nga bota e madhe.

Por…. përfundimi i gazetares është se për ta “zgjedhja është ndërmjet mërgimit dhe kriminalitetit”. Është një pohim tepër i hidhur, pika kulmore e rrëfimit të saj mbi Shqipërinë e ditëve tona. Akoma më i hidhur bëhet ai konstatim kur të tjerë të mërguar edhe më të hershëm se shqiptarët, sot kthehen në Vendet e tyre që quhen Poloni, Republika Ҫeke, Hungari, Sllovaki. Në ndryshim nga Erjon Veliaj apo shkrimtarja Flutura Açka, gazetarja hollandeze nuk sheh dritë në fundin e tunelit të kalesës shqiptare dhe largohet me dhimbje nga ata njerëz “që janë shumë më të përzemërt se sa gjindja në Evropën Perëndimore”. Por, si një vërejtëse e hollë e atij realiteti, nuk mungon të verë pikat mbi “i”, të ngacmojë me brishtësinë e evropianes së kulturuar, klasën politike shqiptare që mbetet arkitektja  kryesore e godinës së Shqipërisë pas komuniste.

Dhjetor 2016 Eugjen Merlika    

Filed Under: Analiza Tagged With: Eugjen Merlika, Nrc Handelsblad, Sheila Kamerman, VENDI QË IKËN

Ngjarjet kryesore në Shqipëri per 2016-ën

December 30, 2016 by dgreca

2-vatikan-shen-tereza-300x200

  • Viti 2016- Një ngjarje e cila do të mbetet në histori është shenjtërimi i Nënë Terezës…../

1-martiret

  • ndërkohë që për Kishën katolike shqiptare do të ketë edhe dy lajme të tjera me peshë: Lumturimi i 38 martirëve të saj dhe…./1-ernest-troshani-2 emërimi Kardinal I Dom Ernest Troshanit…/

1-sheshi_skenderbej_2013Nga Armand Mero*/Si rrallë ndonjëherë, një çështje e vetme mbizotëroi që nga fillimi deri në fund të vitit: Reforma në Drejtësi kushtëzoi debatin e brendshëm, ndërsa pesha e saj do të jetë përcaktuese për një marrëdhënie të re me Brukselin. Por ndërsa tema të tjera si dekriminalizimi, përhapja e marijuanës, apo dhe zhvillimet e përplasjet brenda forcave politike do të lënë gjurmët e tyre, një ngjarje që do të mbetet në histori do të jetë shenjtërimi i Nënë Terezës.

REFORMA NE DREJTESI

Në fillim të vitit palët kishin në tavolinë opinionin e ndërmjetëm të Komisionit të Venecias. Ekspertët e nivelit të lartë në Komisionin e posaçëm parlamentar ishin angazhuar për të rishikuar ndryshimet. Por opozita e kundërshtoi duke folur për një tekst të njëanshëm dhe hodhi idenë e një zgjidhjeje politike mbi çështjet e debatueshme. Kjo ide u mbështet nga Presidenti Bujar Nishani, por dhe ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili më 5 Janar deklaroi: “Ne jemi në Republikën e Shqipërisë dhe jo në Republikën e ekspertëve”. Pak ditë më pas edhe kryetari i LSI-së Ilir Meta do të këmbëngulë për të njejtën tezë: “Eshtë koha e çeljes së dialogut politik parlamentar”.Por socialistët kërkuan që puna të vazhdojë me ekspertët, të cilët më 11 Janar, deklaruan se kishin përfunduar rishikimin e ndryshimeve kushtetuese. Opozita këmbënguli në rrezikun e kapjes së sistemit nga qeveria. Më 15 Janar Komisioni i posaçëm votoi dërgimin në Venecia të tre drafteve, përfshirë variantin e PD por dhe një tjetër të LSI-së.

Opinioni përfundimtar i Venecias

Përpara se të shpreheshin përfundimisht, një grup ekspertësh të Komisionit të Venecias ishte në Tiranë në Janar. Opinioni u bë publik më 27 shkurt, ndërsa u miratua përfundimisht më 12 Mars. Komisioni vlerësoi pozitivisht variantin e rishikuar të ndryshimeve kushtetuese, i cili sipas tij, ishte “gjerësisht koherent dhe në përshtatje me standartet europiane”. Ndërsa la në zgjedhjen e palëve në Shqipëri të problemit të debatueshëm 2/3 apo të 3/5, duke ofruar dhe formula alternative.

Për kryetarin e komisionit të Posaçëm Fatmir Xhafaj, opinioni “qartësisht dhe pa asnjë ekuivok, ka rikonfirmuar pozitivitetin e iniciatovës kushtetuese për të reformuar sistemin e Drejtësisë”. E kënaqur dhe opozita sipas së cilës shqetësimet e saj “adresohen gjerësisht pothuajse në të gjithë paragrafet e draft-Opinionit të Komisionit të Venecias”, deklaroi deputeti Eduard Halimi.Palët do të debatojnë fort për mënyrën se si do të ecet më tej, ndërkohë që opozita renditi të paktën 10 pika të cilat sipas saj duhet të merreshin parasysh. Ideja e negociatave në nivel politik u rishfaq. Por për kryetarin e Komisionit Fatmir Xhafaj, duhet të ishin sërish ekspertët që të bënin rishikimin sipas Komisionit të Venecias

Trysnia ndërkombëtare

Më 26 Janar, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Donald Lu do të saktësojë dhe një herë se “unë kam udhëzime shumë të qarta nga shefat e mi më të lartë në Departamentin e Shtetit dhe në Shtëpinë e Bardhë se përparësia kryesore e qeverisë amerikane në Shqipëri, është të mbështesë reformat, në mënyrë që Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin europian. Dhe cila është reforma kryesore e nevojshme në këtë proces? Qartazi është Reforma në Drejtësi”.Edhe në vizitën e tij në Tiranë më 14 shkurt sekretari amerikan i Shtetit John Kerry do t’i kushtojë vëmendje kësaj çështjeje: “Jam shumë i inkurajuar nga paketa e Reformës në Drejtësi që është duke u shqyrtuar për të përmirësuar gjyqësorin dhe për të lejuar një goditje më të madhe ndaj korrupsionit”. Një temë e cila u trajtua dhe në takimet e kryeministrit Edi Rama në Shtëpinë e Bardhë në Prill.Në Tiranë ambasadori amerikan Donald Lu, do të njoftojë se “Qeveria e SHBA-së u ka ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara disa gjykatësve të korruptuar, duke u refuzuar apo anulluar vizat. Ky është vetëm fillimi”.Së bashku me homologen e tij të Bashkimit europian Romana Vlahutin ai u angazhua gjatë gjithë vitit në përpjekjen e vështirë për të afruar qëndrimet e palëve. Brukseli dhe Uashingtoni janë në sintoni për çështjen e Reformës. Në 3 Mars, në parlamentin shqiptar, Përfaqësuesja e Lartë e BE Federica Mogherini duke vlerësuar reformën, ju referua dhe opinionit të Komisionit të Venecias duke bërë thirrje që “bazuar në të, miratojeni reformën”.

Por komunitetit ndërkombëtar do t’i duhet të harxhojë shumë energji në muajt që do pasojnë, ndërsa çështja e Reformës ndërthurret dhe me problemet e politikës së ditës. Në fillim të Majit ekspertët ndërkombëtarë të EURALIUS-it dhe OPDAT-it do të paraqesin tekstin e shkruar prej tyre mbi bazën edhe të propozimeve të palëve. Ambasadorët Lu e Vlahutin do të jenë në krah të tyre. “Do të dështoni nëse kërkoni ta bllokoni këtë Reformë”, u shpreh ambasadori Lu duke ju drejtuar anëtarëve të Komisionit. Në të njejtën linjë dhe ambasadorja Vlahutin: “BE dhe SHBA-ja janë këtu sepse jemi të interesuar për Shqipërinë e nuk do të lejojmë që politika e ditës të cënojë të ardhmen e vendit”.

Pak ditë më pas, me një lëvizje të paprecedent, të dy ambasadorët do të organizojnë takime me grupet parlamentare shqiptare, ndërsa në Komisionin e Posaçëm u miratuan në parim ndryshimet kushtetuese.

Megjithatë, një javë më vonë, më 18 Maj, PD paraqiti një draft paralel” Partia Demokratike ka tashmë një draft të konsoliduar që do të përbëjë dhe bazën e negociatave tona”, pohoi kryetari demokrat, Lulzim Basha. Por për shumicën kjo lëvizje është kthim në pikën ZERO. Dhe dy ditë më pas, propozimet do të rrëzohen në Komision.

Më 27 Maj, kryeministri Edi Rama ftoi sërish kreun e opozitës për një takim, i cili do të mbahet më 6 qershor. Opozita ofroi ndërkohë formulën e “Vendeve të Rezervuara” sipas së cilës emërimet nga parlamenti në institucionet e drejtësisë të kryhen sipas përfaqësimit të palëve në sallë. Kryeministri Rama nga ana e tij deklaroi se do të pranonte propozimin fillestar të opozitës, atë të formulës së 2/3-ve.

Sytë dhe vëmendja u përqëndruan në takimin e 6 Qershorit, ku ekspertët ndërkombëtarë kishin ofruar një formulë kompromisi. Por dhe ky takim nuk do të sjellë asnjë rezultat. “Pas këtij takimi Reforma do të niset drejt e për në sallën e Parlamentit”, tha në përfundim të bisedimeve kryeministri Rama. Por kreu i opozitës paralajmëroi, pak minuta më pas se “çdo akt i njëanshëm i dërgimit në parlament i një pakete të parakorduar me opozitën, do të takohet atje me dështimin e sigurt”.

Dy ditë më pas ambasada amerikane do të shprehet e zhgënjyer për dështimin duke theksuar se “Qeveria shfaqi fleksibilitet, por, në fund, opozita nuk bëri të njëjtën gjë” e duke mbështetur dërgimin në parlament të ndryshimeve. Sërish në sintoni me të dhe Bashkimi europian. Të dyja palët i bëjnë thirrje përgjegjësisë personale të deputetëve. Opozita reagoi duke deklaruar se varianti i vendeve të rezervuara ishte ofruar nga ekspertët ndërkombëtarë

Më 10 Qershor do të zhvillohet dhe një takim mes zotit Meta dhe Basha. Edhe ky pa rezultat konkret. Ndërsa më 14 Qershor Komisioni i posaçëm miraton pa opozitën projektin e ndryshimeve kushtetuese. Ambasada amerikane do të përshëndesë miratimin, ndërsa reagimeve të mëpasshme të opozitës ambasadori Lu do t’i përgjigjet më 27 Qershor, duke deklaruar se “tri herë që prej 4 majit SHBA-t e BE-ja, kanë ofruar propozime të arsyeshme për kompromis . Shumica i ka pranuar këto propozime. Zoti Basha ka gjetur gjithnjë dicka për të refuzuar”. Ky i fundit reagon duke u shprehur se “propozimet kanë qenë e njejta prerje por me veshje të ndryshme”

Drejt votimit

Në seancën e 30 Qershorit parlamenti përfshiu në rendin e ditës miratimin e reformës me 21 korrik, ndërsa vazhdojnë përplasjet përmes variantesh të ndryshme që hidhen në diskutim

Më 10 Korrik në Tiranë mbërrin ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit Victoria Nuland. Pas takimeve mes palëve ajo njofton për “një propozim hybrid i cili përmban elementë nga idetë e qeverisë dhe elementë nga idetë e opozitës, i cili është plotësisht në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias”

Ndërsa e majta pranoi formulën e ofruar, demokratët, më 13 Korrik, kundërshtuan kompetencat që i njihen misionit ndërkombëtarë i cili do të angazhohet për vleresimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. “Jo kompetenca kushtetuese dhe as quasi kushtetuese”, u shpreh kryetari Basha. I menjëhershëm reagimi i kryeministrit Rama: “Nuk i do partnerët strategjikë të Shqipërisë apo ‘të huajt’ nëpër këmbë”.

Ambasada shprehet sërish e zhgënjyer dhe dy ditë më pas ambasadori Lu do të deklaronte: ”I thashë zotit Basha se propozimi I tij ishte i papranueshëm për Shtetet e Bashkauara dhe se tregon se ka thyer zotimin e tij të dielën ndaj ambasadores Nuland”. Ai i bëri thirrje udhëheqësve politik të mbyllen deri në gjetjen e një zgjidhje, përndryshe parlamenti të votonte në favor.

Kryetari i Parlamentit Ilir Meta, i cili në të kundërt këmbënguli gjatë për nevojën e miratimit me konsensus bëri më 17 Korrik, një propozim të papritur: “Rruga më e mirë do të jetë ndërtimi I një qeverie ekspertësh e cila pas miratimit të Reformës e çon vendin në zgjedhje”.

Me ftesë të zotit Meta të nesërmen zhvillohet një takim tresh me kryeministrin Rama dhe zotin Basha. Pas takimit palët angazhuan përfaqësuesit e tyre të rinisnin bisedimet. Ambsadorët nuk morën pjesë “ përsa kohë në tryezë nuk ishte përfshirë propozimi i zonjës Nuland”, dhe një ditë më pas, më 19 Korrik, ambasadori Lu, bëri një paralajmërim të fortë: “Do të ketë pasoja specifike negative nga SHBA-të për ata udhëheqës politik që do të votojnë kundër kësaj Reforme”.Një ditë para votimit, palët brohorasin për arritjen e një marrëveshjeje pas ndërmjetësimit të Komisionerit për Zgjerimin Johannes Hahn. Ngërci u rikthye sërish në mbrëmje ndërsa elementët e dakortësuar do të duhet të integroheshin në tekstin e ndryshimeve kushtetuese.Seanca për votim nisi me tone të acaruara. Zoti Meta deklaroi se nëse opozita nuk e voton reformën “unë do të iki nga Kryetar i parlamentit. Do të votoj Reformën dhe do të iki, Pse do të iki? Sepse nuk mund të qëndroj në një parlament që voton nën presione, nën shtanzhe, me sms-ra, një Reformë që duhet ta votojë me bindje”. Më pas kryetari i parlamentit ftoi palët të vazhdonin bisedimet: “Duke filluar nga unë, ambasadori Lu të sqarojmë me zotin Basha dhe të gjithë aktorët e tjerë çështjen”.Zgjidhja do të vijë në mbrëmje vonë kur në favor të reformës do të ngrihen të 140 kartonat e deputetëve. Duartrokitjeve që mbushën sallën i bashkohen nga llozha dhe ambasadorët Lu e Vlahutin të ngritur në këmbë për të përshëndetur rezultatin e shumëpritur.

Beteja e re për ligjet

Miratimi i reformës nuk mbylli hendekun mes palëve. Një betejë e re nisi për paketën e ligjeve që i hapnin rrugë zbatimit të Reformës. I pari në listë ishte ligji për vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Opozita paraqiti që në fillim të Gushtit një sërë vërejtjesh të cilat u morën në shqyrtim nga ekspertët e Euralius-it dhe OPDAT-it. Përgjigja e tyre erdhi me 17 Gusht. Ata vlerësuan t’i qëndronin tekstit të tyre duke i mëshuar faktit se “roli e misionit ndërkombëtar nuk mund të reduktohet” si dhe duke përcaktuar vijat e kuqe, tejkalimi i të cilave do të bënte të pamundur angazhimin financiar dhe teknik të BE-së.

Në mbledhjen e radhës më 23 GUSHT Komisioni miraton variantin e ekspertëve ndërkombëtarë. Opozita parlajmëron ankimim: “Ky projektligj që kaloi sot shumica në Komisionin ad hoc është antikushtetues. Ne jemi të sigurt se nuk do të mund t’i qëndrojë dot testit kushtetues përpara Gjykatës”, deklaroi zoti Bylykbashi.Seanca e votimit do të jetë më 30 gusht. Opozita paraqet një dokument të plotë me vërejtjet e saj duke njoftuar se nuk do e votojë “këtë projektligj i cili ka ardhur pa konsensus, që dhunon kushtetutën dhe standartet më të mira euroatlantike. Ju faleminderit. Ne po largohemi”, tha deputeti Eduard Halimi.Ligji kalon me 88 vota. Gjatë muajit shtator do të diskutohen dhe 6 ligjet e tjera. Opozita dha konsensusin vetëm për ngritjen e Prokurorisë speciale antikorrupsion, dhe Byrosë kombëtare të Hetimit, ndërsa më 5 Tetor ankimoi në Kushtetuese vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Për kryeministrin Edi Rama ky veprim opozitës ishte “në aleancë të hapur me korrupsionin dhe me krimin e mafian që mban peng sistemin e Drejtësisë”.Gjykata Kushtetuese do të vendosë më 25 Tetor, pezullimin e ligjit dhe ju drejtua Komisionit të Venecias për një opinion. Në përgjigjen e cila mbërriti në Dhjetor theksohej se sipas Komisionit “dispozitat e ligjit nuk shkelin nenet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut apo shfaqin probleme për çështjet e ngritura nga Gjykata shqiptare”. Vendimi i Kushtetueses u mor më 22 Dhjetor. Me 6 vota kundër dhe 2 pro, kërkesa e opozitës u rrëzua.Në ndërkohë, po në Gjykatën Kushtetuese kanë përfunduar edhe dy ligje të tjera, pjesë e paketës emergjente për zbatimin e Reformës, njëri i ankimuar nga dy shoqata e gjyqtarëve dhe një tjetër po nga Partia Demokratike.

HAPJA E BISEDIMEVE ME BRUKSELIN

Përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit europian kishin përsëritur disa herë se miratimi i Reformës në Drejtësi do të ishte shtysa e nevojshme për një rekomandim pozitiv nga ana e Komisionit europian për hapjen e bisedimeve më Shqipërinë.Në shtator, duke përfituar nga mbledhja e Këshillit të Stabilizim Asocimit, kryeministri Edi Rama shkoi vetë në Bruksel për të marrë pjesë në takimin ku ndodhej edhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federica Mogherini dhe komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn. Kryeministri nënvizoi se Shqipëria e kishte kryer pjesën e saj dhe se i takonte tanimë Komisionit të mbante premtimin.

Më 9 Nëntor Komisioni vlerëson miratimin e Reformës në Drejtësi dhe përparimet e qëndrueshme për 5 prioritetet kyçe, duke theksuar se mbetet ende punë për të bërë. “Kjo është arsyeja pse rekomandimi ynë është i kushtëzuar me progresin e besueshëm dhe të prekshëm në zbatimin e Reformës në Drejtësi. Në këtë kontekst, rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve do të jetë thelbësor për besueshmërinë e procesit, dhe ne këtu duhet të shohim rezultate”, nënvizoi komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn.

Fjala përfundimtare i takon vendeve anëtare. Autoritetet shqiptare u vunë në lëvizje për të siguruar mbështetjen e tyre. Italia dhe Austria organizuan më 14 Nëntor, një takim me Grupin e Miqve të Shqipërisë, ku shumica e 28-shes përfaqësohej me ministrat e Jashtëm. Në fund të Nëntorit Kryeministri Edi Rama do të pritet dhe nga kancelarja Angela Merkel.

Më 13 Dhjetor, vendet anëtare, rikonfirmuan rekomandimin e Komisionit dhe lanë të hapur mundësinë e një raporti të ri, pa pritur paketën e zakonshme të Zgjerimit, nëse vendi do të dëshmojë se ka bërë përparim. “Ka një marrëveshje të qartë. Ne nuk do të kemi nevojë të presim raportin e ardhshëm të komisionit, në pranverë të vitit 2018, por ka një angazhim të Komisionit që të informojë apo të rishqyrtojë ecurinë e Shqipërisë, sa me shpejt apo kur të ketë përparim të prekshëm. Pra unë mendoj se ky është një rezultat i qartë dhe pozitiv dhe se Shqipëria duhet të jetë e kënaqur”, deklaroi ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajcak, në emër të presidencës së BE-së.Ndërkohë Këshilli, kërkoi që vendi “të garantojë zbatim të qëndrueshëm, të gjithanshëm dhe gjithëpërfshirës të 5 prioriteteve kyçe përpara hapjes së negociatave”

RIKTHIMI I MARIJUANES

Ndërsa u duk se ndërhyrja në Lazarat dy vjet më parë do të mjaftonte si një sinjal i fortë kundër kultivimit të marijuanës, në verën e këtij të viti fenomeni u rikthye me një përhapje të gjerë thuajse në të gjithë vendin.“Droga është kthyer në minierën e floritit të zyrtarëve kanabist, të partisë kanabiste, të qeverisë kanabiste”, do të akuzonte me 15 shtator në sallën e parlamentit ish kryeministri Sali Berisha. Përgjigja e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri nuk vonoi: “Tani kusht është karteli i drogës në këtë sallë? Ne që sot që shkatërrojmë 99.6 për qind, apo këta që shkatërronin 7 përqind?”, u shpreh zoti Tahiri duke ju drejtuar opozitës.

Debatet për kultivimin e marijuanës do të jenë thuajse të zakonshme në sesionet e parlamentit gjatë vjeshtës, ndërsa njoftimet e policisë flisnin çdo ditë për mijëra rrënjë të shkatërruara, fakt i cili sipas saj, ishte dëshmi se fenomeni po goditet. Opozita në disa dalje të njëpasnjëshme akuzoi me emra drejtuesë policie të përfshirë drejtpërdrejtë. Ministria e Brendshëme I hodhi poshtë akuzat por përmendi dhe hetime brenda radhëve të uniformave blu.

Raporti Guardia di Finanza-s italiane, mbështetur në të dhënat nga vrojtimet ajrore, ishte një konfirmim i shtrirjes së fenomenit. Në vitin 2013 vetëm sipërfaqja e mbjellë në Lazarat llogaritej të ishte 319 hektarë. Dy vjet më pas, në 2015, kur ky fshat ishte fshirë nga harta e marijuanës, sipërfaqja ishte 44,7 hektarë, ndërsa këtë vit mbi 213 hektarë. Edhe sasia e shkatërruar nga policia, mbi 2.4 milion rrënjë, deri në tetor, ishte tre herë më e madhe se ajo e vitit të kaluar.

“Qeveria është brenda, Edi Rama dhe Saimir Tahiri, janë brenda në organizatën më të madhe të drogës që është vetë qeveria”, deklaroi zoti Basha duke reaguar pas raportit të Guardia di Finanza-s.

Për përfaqësuesit e policisë italiane fushata e fluturimeve ajrore duhet të vijojë edhe vitin e ardhshëm duke nisur me herët që në maj.

Shqetësim për përhapjen e fenomenit do të shprehë dhe ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, sipas të cilit nëse do të ishte e nevojshme në luftën kundër fenomenit mund të përfshihej dhe ushtria: “Ose do të ndahemi tani, sa ka filluar, ose kur të ndahemi pastaj do të jetë shumë vonë dhe shumë e dhimbshme”, u shpreh zoti Manjani më 14 Tetor.

Në javët që do pasojnë deri në fund të vitit njoftimet për sasi të tjera marijuana të sekuestruara apo zbulime dhe magazinash ku depozitoheshin tonelata të tëra, do të jenë të shpeshta, sikundër dhe përpjekjet për trafik drejt Italisë dhe Greqisë. Një fakt që u konfirmua në dhjetor dhe nga prokurori i antimafias italiane në Lecce Cataldo Motta gjatë vizitës në Tiranë më 1 Dhjetor: “Situata është e tillë që kërkon një intensifikim të bashkëpunimit më shumë se në të kaluarën sepse është rritur trafiku si, ai me origjinë nga Shqipëria ashtu dhe nga rajone të tjera”

SHENJTERIMI I NENE TEREZES

Por nuk ishte vetëm politika ajo që dominoi përgjatë vitit 2016. Një ngjarje e cila do të mbetet në histori është shenjtërimi i Nënë Terezës, ndërkohë që për Kishën katolike shqiptare do të ketë edhe dy lajme të tjera me peshë: Lumturimi i 38 martirëve të saj dhe emërimi Kardinal I Dom Ernest Troshanit.Ishte ora 10.40 e së dielës së 4 shtatorit kur Papa Francesco lexoi në latinisht formulën e shenjtërimit të Nënë Terezës përpara më shumë se 100 mijë të pranishmëve që kishin mbushur Shehin e Shën Pjetrit në Vatikan.

Shqiptarja Gonxhe Bojaxhi kishte bërë botën të fliste për të dhe veprën e saj, duke u thyer në një simbol të dhembshurisë dhe ndihmës ndaj të braktisurve. E për këtë dhe Papa Francesco u shpreh se “ndoshta do ta kemi pak të vështirë ta therrasim e Shenjta Terezë. Shenjtëria e saj është kaq e afërt me ne, kaq e dashur e bujare san ë mënyrë spontane do të vazhdojmë ta thërrasim Nënë Tereza”.Më 5 Nëntor në një ceremoni të posaçme në Katedralen e Shkodrës, do të kryhet Lumturimi i 38 martirëve të Kishës katolike, të vrarë gjatë rregjimit komunist, ndërsa me herët në tetor, të vetmin dëshmitar të gjallë që i mbijetoi burgjeve të diktaturës, dom Ernest Troshanin, Papa Francesco e kishte emëruar Kardinal. Ceremonia do të mbahet në Vatikan në 11 Nëntor.

Në dhjetor ai do të jetë i ftuar i parlamentit shqiptar. Në fjalën e tij të shkurtër ai do t’u kujtojë deputetëve: Bëni që politika të jetë shërbim dhe jo përfitim. Dhe vetëm atëherë keni për të patur respektin e thellë të njerëzve të thjeshtë që kanë patur besim te ju”.* Zeri i Amerikes.

 

Filed Under: Analiza Tagged With: ne Shqiperi, Ngjarjet kryesore, per 2016-ën

Kryeministri Mustafa:Jo përfaqësimit të politikave të Serbisë në Kosovë

December 28, 2016 by dgreca

-Kryeministri Isa Mustafa: Ministrat dhe deputetët serbë kosovarë duhet t’i përfaqësojnë interesat e qytetarëve të Kosovës, e jo politikat e një shteti tjetër/

1-mustafa-11-qeveria-fyndviti2-mustafa-konf

-Qeveria e Kosovës mbledhje dhe konferencë shtypi të fundvitit, edhe me bilanc ndryshimesh/PRISHTINË, 28 Dhjetor 2016-Behlul Jashari/ Ministrat dhe deputetët serbë kosovarë duhet t’i përfaqësojnë interest  qytetarëve-serbëve të Kosovës, e jo politikat e një shteti tjetër, Serbisë, tha kryeministri Isa Mustafa sot në konferencën për shty të fundvitit, ku ka folur edhe për ndryshimin më të ri në qeveri shkarkimin e një ministri serb dhe emërimin e një ministrje serbe.Në 16 dhjetor, kryeministri i Kosovës shkarkoi Lubomir Mariçin nga detyra e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal dhe njëkohësisht emëroi në këtë detyrë Mirjana Jevtiçin, e cila deri tani ishte zëvendësministre e Punës dhe Mirëqenies Sociale.“Këto vendime janë marrë me propozimin dhe në konsultim me përfaqësuesit e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës”, theksonte njoftimi nga Kryeminsitria, ndërkohë që nga një pjesë e  Listës Serbe në institucionet kosovare dhe nga zyrtarë në Beograd pati reagime kundërshtimi.Ministrja Jevtiç mori derisa prej më shumë se dy muajsh, nga 9 tetori 2016, Lista Serbe kishte deklaruar “ngrirjen” e pjesëmarrjes në qeverinë e Kosovës dhe në Kuvend, në kundërshtim të Ligjit për Trepçën, lidhur me të cilin iu drejtua edhe Gjykatës Kushtetuese, e cila në 31 tetor  shpalli vendimin se ky ligj është kushtetues. Kryeministri Mustafa sot në konferencën për shtyp tha se, sa i përket Listës Serbe, gjithnjë do angazhohem që të kthehet sa më shpejtë në Kuvend që të normalizohet puna e saj, që ministrat serbë t’i kemi në qeverinë e Republikës së Kosovës, por jo me çdo kusht individë të caktuar. “E, sa i përket ndryshimeve, Mariç është shkarkuar si ministër dhe shkarkimi i tij sa i përket këtij mandati është i përhershëm dhe në asnjë rast nuk do vie në shprehje që ne të pendohemi për vendimet, sepse nuk e kam pru vendimin që ta rikthej, por që ai të shkojë dhe më mos të kthehet, sepse nuk e ka merituar të jetë anëtar i qeverisë”, theksoi kryeministri Mustafa.Ai tha edhe se, sa i përket ministrave që emërohen është në vullnetin e tyre se a duan apo jo të jenë anëtarë të qeverisë, por edhe se nuk mund të qëndrojnë në qeveri nëse nuk e bëjnë punën si u takon.“Unë mendoj se ‘shkrirja’ dhe ‘ngrirja’ e pozitës së Listës Serbe është e pakuptimtë edhe për neve dhe poashtu nuk është në interes të tyre. Një shkas që ata e kanë shfrytëzuar ose e kanë marrë si motiv për ta ‘ngrirë’ aktivitetin ka qenë Trepça, Ligji për Trepçën, por unë kam konsideruar dhe konsideroj se është nga ligjet më të mira, ofron zgjidhje afatgjate, stabilitet për punëtorët shqiptarë e serbë dhe për herë të parë i bën punëtorët bashkëaksionarë të një koorporate”, u shpreh kryeministri i Kosovës.Ai theksoi se, serbët kosovarë duhet të kenë parasysh se ata duhet të shfaqin dhe të realizojnë interest e tyre në Kosovë dhe brenda Kosovës, jo që deputetët dhe ministrat serbë të realizojnë dhe përfaqësojnë në Kosovë politikat e pushtetit serb, sepse ne nuk do të pajtohemi në asnjë rast që këtu të përfaqësojnë politikat e një shteti tjetër, Serbisë, përmes përfaqësuesve të tyre në qeveri ose në Parlamentin e Kosovës.“Serbët mund t’i përfaqësojnë interest e tyre në Parlamentin e qeverinë Serbisë ata që jetojnë në territorin e Serbisë, ata që jetojnë në territorin e Kosovës duhet t’i përfaqësojnë interest e banorëve, qytetarëve të Kosovës në Parlamentin e qeverinë e Kosovës, qofishin ata shqiptarë, serbë, turqë, malazezë, boshnjakë, etj”, tha kryeministri MustafaPrandaj, vijoi kryeministri i Kosovës, në këtë aspekt pozicionimi i qeverisë së Beogradit është shumë i gabuar, është tepër destruktiv, është i papranueshëm.“Dhe, këte ne do t’ia bëjmë me dije edhe një herë Bashkimit Evropian që kemi të bëjmë me një qeveri dhe me një shtet, i cili nuk po i respekton marrëveshjet elementare që ne po i bëjmë, nuk është i interesuar të stablizojmë relacionet dhe të normalizojmë dhe çdo ditë po merr veprime të cilat e binë në pyetje seriozitetin e saj në dialog”, tha kreu i qeverisë kosovare.Kryeministri Mustafa sot mbajti një konferencë shtypi, ku shpalosi rezultatet e punës njëvjeçare të qeverisë që e drejton. “Unë vlerësoj se qeveria e Republikës së Kosovës ka arritur suksese të jashtëzakonshme, jo vetëm karshi situatës me të cilën jemi ballafaquar, por edhe karshi sfidave të cilat kanë qenë këtë vit”, theksoi ai.Këtë, vijoi kryeministri Mustafa, e mbështes në fakte, e mbështes në rritjen ekonomike më të lartë në rajon për dy vite me radhë, në buxhetin më të lartë në histori të Kosovës mbi 2 miliardë euro, në uljen rekorde të papunësisë nga 35 % në vitin 2014 në 26 % në vitin 2016, në nënshkrimin e MSA-së, në përmbushjen e kritereve dhe marrjen e rekomandimit për liberalizimin e vizave, në marrjen e kodit telefonit, në rritjen më të madhe të pensioneve dhe përkrahjes sociale që ka ndodhur ndonjëherë mbi 25 % deri në 70 %  për pensionet, në adresimin e çështjes së veteranëve e cila është zgjidhur pas 17 viteve, në anëtarësimin në UEFA dhe FIFA, në vlerësimet më të larta ndërkombëtare të FMN-së dhe Bankës Botërore lidhur me qëndrueshmërinë makroekonomike dhe buxhetore.“Por, konsideroj se një prej sukseseve është që kemi demonstruar stabilitet institucional e shtetëror dhe lidership politik për të mos lejuar zhytjen e vendit në kaos dhe anarki”, theksoi kryeministri i Kosovës.

Qeveria e Kosovës e kryeministrit Isa Mustafa zhvilloi sot edhe mbledhjen e 55-të të rregulltë në vitin 2016, të 123-tën që nga zgjedhja në dhjetorin e para dy viteve, ku miratoi vendime nga fusha e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.Qeveria e Kosovës, e koalicionit të dy partive më të mëdha, PDK e LDK, ku përfshihen edhe parti të vogëla dhe minoritetet, është zgjedhur në 9 dhjetor 2014 në Kuvendin kosovar të konstituuar një ditë më parë, gjashtë muaj pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit. Mbledhja e parë e kësaj qeverie është mbajtur në 12 dhjetori 2014.Qeveria e Kosovës e kryeministrit Mustafa gjatë dy viteve dhe në fillimin e vitit të saj të tretë ka pasur edhe ndryshime tjera, para shkakrimit e emërimit të fundit në këtë dhjetor, në përfaqësimin e komunitetit serb.Ndryshimi paraprak ndodhi në 27 tetor 2016, kur në postin e zëvendëskryeministrit në qeverinë e Kosovës është emëruar Ramiz Kelmendi, i cili sapo kishte kaluar në LDK derisa ishte deputet një kohë pa grup parlamentar, po me mandat të fituar si kandidat i PDK.Në 9 shtator dha dorëheqjen ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, për të shkuar në kabinetin e Presidentit të Republikës. Ministria e Integrimeve vazhdon të jetë pa ministër.Më herët, në mbledhjen e qeverisë, në 25 gusht, kryeministri ka njoftuar lirimin nga detyra e zëvendëskryeministrit të Kujtim Shalës, me kërkesën e tij, që t’i përkushtohet tërë kohën Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ku është ministër.Gjatë kësaj kohe në qeverinë Mustafa ka pasur edhe disa ndryshime tjera dhe më i rëndësishmi ishte dorëheqja e zëvendëskryeministrit të parë e ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçi, pasi në 26 shkurt 2016 u zdhodh President i Republikës në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.Në qeveri, në vend të Thaçit, në pozitën e zëvendëskryeministrit të parë u emërua Hajredin Kuçi, e në vend të tij në krye të Ministrisë së Drejtësisë u emërua Dhurata Hoxha, ndërsa ministër i Jashtëm u emërua Enver Hoxhaj.Në qershor 2016, kryeministri Mustafa e ka liruar nga detyra ministrin e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, me kërkesën e tij “deri në momentin e shpalljes së pafajësisë së plotë” pasi prokuroria kishte ngritur aktakuzë për korrupsion ndaj 64 personave, ku përfshihej edhe ai. Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit e Planifikimit Hapësinor aktualisht është Ferat Shala, që ishte zëvendësministër.Ndryshimi i parë në qeverinë Mustafa u bë më pak se dy muaj pas zgjedhjes së saj në Kuvendin e Kosovës. Në 3 shkurt 2015 kryeministri i Kosovës shkarkoi ministrin serb për Komunitete dhe Kthim, Aleksandar Jablanoviç, pasi deklarata e tij ku protestueset në Gjakovë, familjare të personave të zhdukur gjatë luftës, i kishte quajtur “egërsira” shkaktoi shumë reagime dhe protesta, madje edhe të dhunëshme. Dalibor Jevtiç, po nga Lista Serbe,  u emërua në pozitën e ministrit për Komunitete dhe Kthim në 24 prill 2015, pasi  serbët i dhanë fund bojkotit institucioneve kosovare  që po vazhdonte në muajin e tretë si reagim kundërshtimi pas shkarkimit të ministrit Jablanoviç.

Filed Under: Analiza Tagged With: Kryeministri Mustafa:.Jo përfaqësimit të politikave, ne Kosove, të Serbisë

US Retreat from Syria

December 28, 2016 by dgreca

By David L. Phillips/

1-david

Russia and Turkey are systematically excluding the United States from events in Syria. The US must either demand a seat at the table, shaping negotiations, or cede diplomacy to Russia and Turkey, knowing they will act in their narrow national interests to the detriment of Syrians.Collusion between Russia and Turkey has been underway since August 8 when Vladimir Putin and Tayyip Erdogan met in St. Petersburg to normalize relations. Their collusion intensified after the assassination of Russia’s Ambassador to Turkey, Andrey Karlov.

Russia and Turkey coordinated their response to Karlov’s killing, calling it a provocation “to spoil Russia-Turkey ties” and undermine “the peace process.” They announced a joint commission to investigate the assassination.

Russia and Turkey orchestrated the evacuation of eastern Aleppo — without informing the US.

The foreign ministers of Russia, Turkey and Iran endorsed the “Moscow Declaration.” Neither Secretary of State John Kerry nor UN officials was invited to discuss the road-map to end Syria’s civil war at the conference in Moscow on December 20.

Today’s announcement that Russia and Turkey are working towards a cease-fire is no surprise. It merely formalizes what was apparent.

It’s time for a steely-eyed assessment: Tayyip Erdogan is at best an uncertain ally; Vladimir Putin is a strategic adversary. Both are unprincipled pragmatists, colluding to advance their national interests at the expense of the United States.

Erdogan was initially committed to overthrowing Syria’s President Bashar al-Assad. Turkey provided logistical support, weapons and money to radical groups such as the Islamic State. However, Russia’s entry into the war turned the tide against the proponents of regime change.

In response, Erdogan shifted Turkey’s priority from overthrowing Assad to constraining the Syrian Kurds. He fears that the establishment of contiguous Kurdish territory in Syria along Turkey’s border would destabilize Turkey, inspiring greater demands by Turkish Kurds.

Turkey’s launched “Operation Euphrates Shield,” invading Jarablus and pushing south to Al-Bab. Turkey called it a counter-terrorism operation, but the invasion of Syria is really intended to block Kurdish ambitions.

Russia and Turkey have reached an understanding. Turkey would be silent in the face of Russia’s actions in Aleppo. It would abandon demands for regime change in Damascus, and end support for certain jihadi groups threatening Assad. In turn, Russia would turn a blind eye to Turkey’s illegal occupation aimed at establishing a “safe zone” inside Syria.

Putin was furious when Turkey downed a Russian Sukhoi-24 in November 2015. He called it a “stab in the back” and launched an economic embargo. The boycott was short-lived. When Putin and Erdogan met on August 8, they agreed to resume economic cooperation and normalize relations.

Putin and Erdogan have adopted their own cynical real-politic. On the 100-year anniversary of the Sykes-Picot Agreement, which carved up the Ottoman and Habsburg empires between Western Powers after the First World War, Russia and Turkey have agreed on spheres of influence in Syria.

The Obama administration’s response has been muted. Without boots on-the-ground, America has little leverage in Syria. Russia and Turkey have filled the gap, aligning their interests to the exclusion of the United States.

Russia and Turkey have marginalized and maligned the United States. Erdogan pronounced at the UN Security Council, “The world is bigger than five.” Turkish officials suggested that Washington was behind Karlov’s killing in order to drive a wedge between Russia and Turkey. Russia’s Foreign Minister Sergey Lavrov disparaged the Obama administration for “idle chatter.”

America’s marginalization has been ongoing since 2012, when President Obama disappointed Assad’s opponents by refusing to get militarily involved.

What about America’s future role? President-elect Donald J. Trump is enamored with Putin. National Security Adviser Michael Flynn is a bedfellow of Erdogan. Given their affinities, Russia and Turkey can expect free reign to entrench Assad’s rule and target Sunni rebels.

Declaring peace does not mean there is peace. Count on the Islamic State to keep fighting. US-backed Syrian Democratic Forces, which include Arab and Kurdish militias, are engaged in a battle for Raqqa, the ISIS capitol. They are not about to lay down their weapons and have a tea party with Islamic State hard liners. Too many have sacrificed too much to simply surrender and wave a white flag.

Surrendering the field to Russia and Turkey would be a blow to US strategic interests. Emboldened by Turkey’s fealty, Putin could test NATO commitments in the region, seizing lands in Eastern Ukraine and threatening Poland and the Baltic States. Would Turkey block NATO’s response? Will it deny access to Incirlik Air Force Base on NATO’s eastern flank? Europe’s security architecture will be in shambles if Turkey allies with Russia.

In addition, Russia and Turkey risk a spiral of deadly violence domestically. About 14 percent of Russia’s population is Sunni Muslim. Kurds represent at least 20 percent of Turkey’s population. Both are embittered by indiscriminate counter-insurgency measures targeting Sunnis and Kurds in Syria.

Turkey’s realignment with Russia would also have an economic cost. Siding with Russia would indefinitely delay Turkey’s EU membership. Turkey could turn to the Shanghai Cooperation Organization as a substitute for European integration, but no windfall will come from business with cleptocracies.

There is no military solution to Syria’s civil war. Fighting will only stop through negotiations that preserve Syria’s sovereignty and devolve power from Damascus to Syria’s regions with security and political guarantees from the international community.

The US is at a fork in the road. Will Washington retreat, confirming its decline? Syria is a proving ground, testing US leadership in the Middle East and around the world.

Mr. Phillips is Director of the Program on Peace-building and Rights at Columbia University’s Institute for the Study of Human Rights. He served as a Senior Adviser and Foreign Affairs Expert at the US Department of State during the Clinton, Bush and Obama administrations.(Kortezi; The Huffington Post)

 

Filed Under: Analiza Tagged With: David L Philips, US Retreat from Syria

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 604
  • 605
  • 606
  • 607
  • 608
  • …
  • 971
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT