• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Gjuha dhe hapi ynë mbi realitetin !

December 6, 2015 by dgreca

Nga Kastriot BUSHI-Kaçanik/Jetësimi si praktikë e dëshmisë ,për ta paraqitur bindshëm veprimin politik ka mundësuar që çdo njëri të merret me të mirën e përgjithshme . Kjo ka të bëjë ekskluzivisht për personat që duke u keqinformuar dhe duke qenë aspak të edukuar politikisht, të marrin guximin pa vetëdije , dhe të futën në ujërat që vetëm koha mund t’i kalkulje saktësisht . Mendimi i pastër gati se asnjëherë nuk ka derivuar zgjedhje për disa probleme sepse ndoshta personi që ka marrë interpretimin ,kurrën e kurrës nuk është ndarë nga mentaliteti i robit apo edhe emocionet e ngjizura nga klani që e kanë rritur e bëjnë atë të vogël në llupën e kritikëve të cilët e kontestojnë çdo gjë të dyshimtë.

Ndryshimet politike në rajon , shikohen vetëm si “hapsirë”, për të qenë më të lirë në komentimet e tyre, sepse asnjë për të gjitha këto lidhje nuk besojnë se ka një “nerv”, i cili e bënë të dokumentueshëm çdo problem që edhe neve na prekë si shqiptarë . – E gjithë rruga e edukimit politik nuk e ka kaluar vetvetën asnjëherë nga asnjë parti politike ndër shqiptarë, ndoshta për arsyen e vetë historikut të” lindjes-gjenealogjisë” që kanë të gjitha, kush më shumë e dikush më pak! Në natyrshmërinë njerëzore nuk vetëm bilogjike parimet për të ndryshuar sa janë mekanike dhe të derivuara për të pasur mundësinë që çdo here të jenë në pikën e vëmendjes, kjo e bënë nganjëherë humbjen e misionit të kanë në botën e Demokracisë .Shqiptarët duhet të hulumtojnë zingjirin e hallkave ,të cilat në trajtimin e çështjes së pazgjidhur kombëtare brenda hapësirës kombëtare kanë gjetur rrugëzgjidhje dhe alternative veprimi të cilat në momente të theksuara e kanë nxjerrë gjendjen poltike shqiptare në nivel më të lartë, më ndryshe. Kjo është edhe e dokumentuar me një shembull,sa për të kujtuar natyrën e qasjes, kemi shembullin e Mit’hat Frashërit diplomatit dhe intelektualit atëdhetar i cili shkriu gjithçka për të ngjizur idenë e mishërimit të shqipërise etnike për shqiptarët kudo në botë . Ai kishte dërguar një letër më datën 14 nëntor 1896 , i kishte dërguar dr. Ibrahim Temos, Mit’hat Frashëri, ndër të tjera, shkruante :” Në këtë breg ku ndodhemi sot ,na është e prerë të dalim me pushkë në dorë, sot për sot. Por ,në vend të armës, të marrim pendën, e në vend të gjakut , të derdhim myreqepin”-ngjyrën .

Një trajtim i cili përshkruan gjendjen e atëhershme dhe mundësinë për të shikuar dritën e cila i kishte verbuar shumë shqiptarë atëkohë, por edhe sot, problemet më të mëdha janë në popull se sa në elitën e cila në vend se të zgjojë ndërgjegjien për veprime të cilat e tejkalojnë vetë gjendjen , e ngarkojnë më tej duke qenë të bindur se kjo duhet të ndryshon nga jashtë . Kur problemi është brenda, edhe zgjidhja duhet të gjindet brenda, pamvarësisht pozicioneve poltike që përfaqësojnë e nuk përfaqëson dikush ! Gjendja politike e shikuar si një “matematikë, e interpteuar që çdo çështje shikohet si politike atëherë edhe çdo politikë është bërë çështje .

I gjithë rrugëtimi në politikë ka kushtin e humbjes së besimit në popull, po e humbe këtë identitet atëherë çfarë dhe cilën rrugë do të ecësh . Do të jetë i vështirë kthimi në rrugën që jemi mësuar të ecim. Dhe nder më të vështirat mendojmë se është guximi për ta pranuar fajin, pika dhe gjuha që të mbanë në rrugë!

Kastriot Bushi – Kaçanik

Filed Under: Analiza Tagged With: Gjuha dhe hapi ynë, Kastriot Bushiu, mbi realitetin

Kosova, një vit nga zgjedhja e qeverisë

December 6, 2015 by dgreca

-Pas zgjedhjes, qeveria e Kosovës, e koalicionit të dy partive më të madha PDK e LDK, ku përfshihen edhe minoritetet, për vitin 2015 kishte paraparë të përgatisë dhe të dërgojë për miratim në Kuvend rreth 100 ligje/-Qeveria e dy partive më të mëdha, PDK e LDK, ku përfshihen edhe komunitetet pakicë, përballje me kundërshtimet e opozitës edhe me bllokime në Kuvend e protesta/

Behlul Jashari/ PRISHTINË, 6 Dhjetor 2015/Qeveria e re aktuale e Kosovës, me kryeministër Isa Mustafën, javën e ardhëshme bën një vit që nga zgjedhja në 9 dhjetor 2014, në Kuvendin kosovar të konstituuar një ditë më parë, gjashtë muaj pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit.

Pas zgjedhjes, qeveria e Kosovës, e koalicionit të dy partive më të madha PDK e LDK, ku përfshihen edhe minoritetet, për vitin 2015 kishte paraparë të përgatisë dhe të dërgojë për miratim në Kuvend rreth 100 ligje.

Këtë javë, në 4 dhjetor, qeveria e Republikës së Kosovës, në një deklaratë të dërguar bënte të ditur se, deri më tani, gjatë këtij viti, ka miratuar 68 projektligje.

Kronologjia drejt zgjedhjes së qeverisë së re të Kosovës ishte kjo: Pas zgjedhjeve të parakohëshme të 8 qershorit, seanca konstituive e Kuvendit kishte nisur dhe ishte ndërprerë në 17 korrik, ishte rindëprerë në 18 shtator dhe shtyrë në 2 tetor, gjatë zhvillimeve kur koalicioni parazgjedhor nuk kishte numrin e mjaftueshëm të votave për të zgjedhur kryeparlamentarin, ndërsa koalicioni paszgjedhor nuk kishte të drejtën për të propozuar kandidatin, sipas aktgjykimit të Kushtetueses.

Kuvendi i Kosovës, i legjislaturës së kaluar, të katërt, u vetëshpërnda në një seancë të jashtëzakonshme në 7 maj 2014 dhe menjëherë u shpallën zgjedhjet e parakohëshme parlamentare.

Dy ditë pas zgjedhjeve, në 10 qershor u nënshkrua marrëveshja për koalicion paszgjedhor LDK-AAK-Nisma, të cilat subjekte në 10 shtator nënshkruan edhe marrëveshjen e parimeve me VV-në dhe zhvilluan disa takime së bashku, të fundit në 14 nëntor, pa marrëveshje të re.

LDK kërkonte ridizajnim të marrëveshjes së 10 qershorit, që t’i takonte asaj posti i kryeministrit, për të cilin ishte nominuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pasi zbatimi i plotë i marrëveshjes u  pamundësua nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i 26 gushtit 2014, e cili anuloi zgjedhjen e pas ndërprerjes së seancës konstituive të 17 korrikut të  liderit të LDK-së, Isa Mustafa, për kryeparlamentar, edhe për faktin se të drejtën për të propozuar kryetarin e Kuvendit e kishte vetëm fituesja e zgjedhjeve.

PDK, fituesja e zgjedhjeve në koalicionin parazgjedhor, nuk arriti numrat për kandidatin e saj për kryeparlamentar, Arsim Bajramin, në vazhdimin e seancës konstituive në 18 shtator, e cila u rindërpre.

Rivazhdimi i seancës konstituive i thirrur pastaj për 2 tetor me axhendë për të tretën herë zgjedhjen e Kryetarit e nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës u shty dhe nuk u thirr më nga kryesuesja, deputetja më e vjetër Flora Brovina, pa u arritur një marrëveshje mes partive nga koalicioni parazgjedhor që kishte të drejtën të propozojë kryeparlamentarin por nuk i kishte numrat dhe nga koalicioni paszgjedhor që i bëri numrat, por nuk kishte të drejtën.

Kryesuesja, në njoftimin dërguar deputetëve theksonte se shtyrja e rivazhdimit të seancës konstituive bëhej “me qëllim të krijimit të hapësirës së mjaftueshme për tejkalimin e krizës politike dhe institucionale, në mënyrë që seanca të përfundojë me sukses”.

Në këtë situatë të “ngrirjes” politike, në mbrëmjen e 19 nëntorit, dy partitë më të mëdha kosovare, PDK dhe LDK arritën pajtimin në parim për ndërtimin e koalicionit ndërpartiak që hapi mundësitë për krijimin e institucioneve të vonuara të Kosovës të zgjedhjeve 2014, të vlerësuara ndërkombëtarisht një hap përpara në konsolidimin e demokracisë.

Në Kuvendin e Kosovës 120 anëtarësh, 100 shqiptarë e 20 të komuniteteve pakicë, prej tyre 10 serbë, sipas rezultatit të zgjedhjeve të 8 qershorit 2014, grupi më i madh parlamentar doli subjekti i PDK-së dhe koalicioni i tij me 37 deputetë, i pasuar nga subjekti i LDK-së me 30, VV me 16, AAK me 11, Srpska Lista me 9, Nisma për Kosovën 6, Koalicija Vakat 2, Kosovo Demokratik Tyrk Partisi 2, ndërsa Partia Liberale Egjiptiane, Partia Demokratike e Ashkalinjëve të Kosovës, Progresivna Demokratska Stranka, Kosovski Nevi Romani Partia, Nova Demokratska Stranka, Koalicija za Gora dhe Partia e Ashkalinjëve për Integrim përfaqësohen me nga një deputet.

Qeveria e re e Kosovës, në fillim të këtij viti u përball me protesta të opozitës, që ishin edhe të dhunëshme, pasi një deklarate të ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandar Jablanoviç, nga Lista Serbe, i cili protestueset në Gjakovë, familjare të personave të zhdukur gjatë luftës, i kishte quajtur “egërsira”. Ministri Jablanoviç u shkarkua në 3 shkurt nga kryeministri Mustafa, ndërsa pasoi reagimi i Listës Serbe me vetëlargimin e  përfaqësuesëve të saj nga qeveria e Kuvendi i Kosovës deri në rikthm në fund të prillit.

Edhe pas katër marrëveshjeve të 25 gushtit me Serbinë dhe marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, qeveria e Kosovës po përballet më kundërshtime të opozitës, të manifestuara në forma të ndryshme,  me bllokim të Kuvendit edhe me hedhje të gazit lotsjellës, edhe me protesta ku ka pasur edhe dhunë, të lënduar e të arrestuar. Në këto zhvillime pati të arrestuar edhe 5 deputetë opozitarë të Kuvendit të Kosovës.

Filed Under: Analiza Tagged With: Behlul Jashari, kosova, nga zgjedhja e qeverisë, nje vit

The Drama Of Albania

December 6, 2015 by dgreca

BY Jaime Pozuelo-Monfort/

Since I deliberately landed in Albania this past Sunday 30-August I have met about one hundred of the country’s most relevant personalities, including Ministers, Deputy Ministers, members of parliament, Presidents and CEO’s of the largest business conglomerates, University Rectors, Vice Rectors, Deans and Professors, NGO Leaders and Executive Secretaries, Ambassadors and Honorary Consuls, Foundation Directors, Writers, Painters, Museum Theater and Opera Directors, Mayors, Actors, Movie Directors, journalists, reporters, Presidents of Orders and Associations and Intellectuals. In fact I challenge anyone to find a foreign Author who in less than three months has recently met with more relevant authorities. Many are asking me what I think about the small and dynamic Balkan republic. My diagnosis must be brutal: the system has failed in Albania. My diagnosis is not personal but belongs to the one hundred of the country’s most relevant personalities whom I have met thus far. World Bank and IMF missions last a few days. You can only grasp a country’s reality under the appropriate circumstances and an accurate sampling strategy in three months.

Difficult it is for me to ascertain the convenience of being brutally honest. But I must. Otherwise I would be not abiding by a code of ethics which intends to make a contribution to the country’s future prosperity. In order to improve we must first be brutally honest with our weaknesses and identify the reasons why institutions and policies are failing. We must then design solutions which with vision, courage, discipline, leadership and determination shall be implemented for the sake of Albanians. I will leave the specific drawbacks of the system in Albania for later analysis. I would like to focus on the fundamentals addressed by the Experts related to why the system failed in the small Balkan republic after only 25 years of improvised and somewhat chaotic reforms driven and oftentimes imposed by the international agents and donors.

In 1991 Albania left behind the world’s most tight and closed communist regime dominated by Enver Hoxha until his death in 1985. Many areas in the previous regime worked better then than they do today. Market economy and democracy have brought chaos, corruption and improvisation to the young and dynamic republic. To be remembered institutions, public transportation, the educational system in the three levels primary, secondary and university all worked much better during the communist regime. Even culture was better funded and society was characterized by a total absence of corruption. Nobody questions the necessity and convenience of embracing a well-functioning market economy within a smoothly-ran democracy. This is not the case for today’s Albania where the need to embrace radical policy making is manifest.

I talk to the Albanian elites who might read my analysis. Many will be surprised even astonished by the clarity and brutality of my words. Do not be surprised. Be warned. These are not my words. These words, these statements that I make explicit today belong in the mouths and the offices of the country’s most relevant personalities. There is no room for optimism. The situation is dramatic. Albania must change the course of its path to change the course of history. The country can continue to move as fast as a steam wagon or become a maglev train. Be warned, in both scenarios we will be moving ahead with a perception of progress. The current elites lack the insight and the technology to accelerate changes so that relative improvement is feasible.

Albania is today a country ran by a myriad of political parties ran by a zillion of mediocre politicians. There are -as always- exceptions to the rule. Endogamy and nepotism feed the ranks of the public administration, where connections, money, or traffic of influence rules who is hired and who is turned down, within Ministries, the Central Bank, City Halls, Public Hospitals, Schools and Universities. A total absence of meritocracy encourages everyone to call a friend or acquaintance when trying to “place” sons and daughters in the public administration. Large corporate tycoons control a radically polarized and segmented media which according to the Western model purely broadcasts garbage entertainment full of irrelevant chartalan-based politics and violence which matters little next to the the country’s and the World’s real challenges. Undoubtedly and unwittingly, citizens become the miserable victims of a 1984-George Orwell’s big brother which contaminates the gossip with biased priorities.

Albania is today a country where corruption is manifest in every single level of society, from the individual to the group, from the poorest to the richest. Everyone without exception tries to find the shortcut to obtain an unfair competitive advantage exploiting the system at its best and most. Pressure from parents in the schooling system forces teachers and professors to inflate the grades of the children of the better off and the powerful. Members of parliament run private universities of questionable quality selling diplomas the youth will never be able to exploit while using the proceeds to finance their children’s education at top institutions abroad. Youth unemployment and a buoyant informal economy challenge the nation’s ability to raise taxes. Unable to raise taxes properly the political establishment chooses to engage in a rising taxes policy. Those living in rural areas migrate to the city in search for a better living which they shall not find. Those in Tirana who realize the lack of opportunity is here to stay choose to migrate abroad where they will usually remain underemployed in the services sector. In the meantime politicians try to dictate how society should be without excelling by example. There are no role models to follow or be inspired with.

The baby boomers born in the aftermath of the communist regime fall encounter a terrible job market in which their best aspirations consist in finding a job in a call center serving the Italian market. The lucky ones who do get a job exploit whatever connections they may have. The total lack of competitiveness makes Albanian Universities the worst choice possible, even the private ones. Those who can send their kids to study abroad, and to remain living abroad to avoid the country’s fallacy of apparent leadership and prosperity.

The international institutions are only worsening the scenario doing a disservice to the Albanian society by acknowledging the validity of accountability of the current elites. Everyone who has a vested interest in the system cannot speak up. I choose to speak up because I am a foreigner with nothing to lose and no conflicts of interest when it comes to being blunt and blatant with a reality which is impossible to digest any longer. A World citizen rather than a foreigner who by the way feels at home in Albania.

Yes there are many reasons to be optimistic when looking at the country’s progress since 1991. But there is enough room to be seriously concerned. The macroeconomic indicators could and should be much better starting with per-capita incomes, GDP growth, unemployment rate, foreign direct investment or public debt-to-GDP ratio.

In the meantime Western countries continue to export an obsolete economic model based on the inundation of unnecessary and redundant multiple-choice and programmed obsolescence products and services which by the way Western countries manufacture and export for the sake of their developed economics and their highly-educated personnel. Albanians continue to love Mercedes Benz and I-Phones, surprisingly abundant for a country with a per capita income under the USD 10 000 mark. Politics-based governance articulated according to the fragmentation of the ideological spectre is ruining the possibility of uniting society along an axis different from nationalism and football, which may bring apparent and temporary joy and pride but never progress or prosperity. And by the way in spite of the appearance of the left-wing or right-wing dress, all political parties exert a same ideology in the very center of the vast range of possibilities.

Albania and Albanians may be making absolute progress. But what matters in today’s world is relative progress compared to more developed nations. If relative progress is slow Albania will continue to fall and not climb in the international rankings. The drama, the orgy of bad governance, the pandemics of corruption, the evils of nepotism and connections will destroy a country and a society already confused, tired, lost in a transition to nowhere where the light is being shadowed by partisan and spurious domestic and international interests. Subsequent to Enver Hoxha’s death, Albanians opened Pandora’s box when they looked at the West as a benchmark to copy and follow. Western countries are the foremost example of what not to copy or embrace as standards for the developing World. Canada and The United States would not be what they are today in the absence of the massive diasporas of qualified personnel landing on their shores. Western Europe would not be what it is today in the absence of centuries of excessive and sometimes abusive colonization and annihilation of remote territories where societies were massacred and imposed upon systems and standards that simply did not fit.

Albania must change the course of its governance and leadership to change the course of history. The country must embrace extreme cooperation with its neighbors including Kosovo but also Macedonia and Serbia. A large market shall benefit everyone in the Balkans. The country’s protagonists and intellectuals must hear my call and join our efforts to launch post-politics as an alternative governance paradigm. The mediocre and corrupt must either resign or embrace radical change. Aggregate interest must prioritize individual interest until Albania reaches a reasonable level of prosperity well beyond its current level.

My due diligence is accurate, exact and fair. It portrays in a straightforward and descriptive narrative the central part of the distribution of opinions I have incorporated from circa one hundred personalities. Whoever wishes to challenge me can confront the domestic protagonists who have welcomed me and my presence in Europe’s friendliest republic. I feel confident and comfortable with my analysis. Statistically speaking I cannot be wrong or biased after speaking and spending hundreds of hours with the countries’ real insiders and visionaries.

I speak onto you Albanians. There is still time to re-route our journey towards the best possible future. You must be bold and brave. Together we can do it with the help of the Expert Dreamers. Europe’s most beautiful and friendliest republic can accomplish the dream, but not with the current players and stakeholders.(Courtesy- Hoffington post )

Filed Under: Analiza Tagged With: Jaime Pozuelo-Monfort, The Drama Of Albania

Kosovë-Ndarjet pozitë-opozitë duken ende të thella

December 5, 2015 by dgreca

-Jahjaga: Ne nuk mund të lejojmë që dialogu të zëvendësohet me dhunën dhe as me refuzim institucional. Nuk mund të lejojmë që të imponohen zgjidhje jashtinstitucionale/

*President Jahjaga’s speech at the Fifth Annual Conference of the Judiciary in Kosovo/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 5 Dhjetor 2015/ “ Ne nuk mund të lejojmë që dialogu të zëvendësohet me dhunën dhe as me refuzim institucional”, tha Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në në Konferencën e Pestë Vjetore të Gjyqësorit, që po zhvillohet sot në Prishtinë.

“Nuk mund të lejojmë që të imponohen zgjidhje jashtinstitucionale, sepse institucionet e shtetit të Kosovës janë mundi dhe sakrifica e brezave të tërë”, theksoi ajo.

“Nuk mund të lejojmë që demokracinë ta sfidojmë çdo ditë, sepse atë po e ndërtojmë me shumë punë dhe me shumë mund. Dhe, prandaj dialogu i sinqertë dhe i hapur, duhet të vendoset në vend, përpara se mirëqenia e qytetarëve të rrezikohet, përpara se e ardhmja e tyre të vihet në rrezik”, u shpreh Presidentja e Kosovës.

“Unë kam përgjegjësi kushtetuese dhe politike që të ndihmoj në gjetjen e rrugës së dialogut, që ta lehtësoj atë dhe, mbi bazën e kompetencave të mia kushtetuese, të bashkërendoj gjetjen e zgjidhjes ndërmjet atyre që e duan këtë vend, që e duan këtë popull dhe që duan ta shohin Kosovën vend të lirë dhe demokratik”, theksoi Presidentja Jahjaga.

Ajo deklaroi kështu, ndërkohë që në Kosovë, ndarjet pozitë-opozitë duken ende të thella, edhe pasi “ajo që na ndan është shumë më e vogël përballë asaj që na bashkon”, ka shprehur bindjen kryeministri Isa Mustafa, duke njoftuar për ftesën zyrtare për dialog drejtuar opozitës për t’i trajtuar së bashku “të gjitha çështjet e ngritura nga spektri opozitar lidhur me Marrëveshjen për Parimet Themelore për Themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe Marrëveshjen për Shënjimin e Kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi”.

 Kryeministri ka thënë se, qeveria ka mirëpritur vendimin e Presidentes së Republikës për të proceduar Marrëveshjen për Bazat Themelore për Themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Gjykatën Kushtetuese, që të vlerësojë nëse kjo marrëveshje është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

“Siguroj se ky Asociacion mund të bëhet vetëm në përshtatshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me ligjet e Kosovës, ashtu siç është përcaktuar edhe me Marrëveshje”, është shprehur Mustafa, duke përkujtuar edhe se, “obligimi për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, derivon nga Ligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë Ndërkombëtare për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, e cila Marrëveshje është ratifikuar me Ligj në vitin 2013”.

Ndërsa, sa i përket shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi, qeveria e Kosovës është e gatshme që të angazhojë një grup ekspertësh ndërkombëtarë, të cilët, së bashku me përfaqësuesit e Komisionit Shtetëror dhe përfaqësuesit  e spektrit opozitar, do të kenë qasje të plotë në procedurën dhe tërë dokumentacionin e shfrytëzuar, lidhur me shënimin e kësaj vije kufitare, për t’u siguruar lidhur me mbarëvajtjen e këtij procesi.

“Këtë proces, ne do ta realizonim në bashkëpunim edhe me Malin e Zi, e cila është palë në marrëveshje, dhe deri në përmbylljen e këtij procesi, qeveria nuk do të procedonte me ratifikimin e marrëveshjes në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, është shprehur kryeministri Mustafa.

Kru i qeverisë i ka propozuar opozitës që takimi të zhvillohet në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, më datë 7 dhjetor në ora 14:00, apo në ndonjë datë dhe kohë tjetër, që mund t’iu përshtatet partive opozitare.

“Për këtë takim jam konsultuar edhe me Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe po ashtu kam informuar edhe partnerët tanë ndërkombëtarë”, bëri të ditur kryeministri Mustafa dje pasdite në konferencë shtypi.

Ndërsa, përgjigja e opozitës me jo ftesës së kryeministrit ka qenë e menjëhershe: “Nga kjo situatë ka vetëm një rrugëdalje, ajo është që të anulohen këto marrëveshje”.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas takimit me liderin e  VV-së, Visar Ymeri, dhe të Nismës, Fatmir Limaj, ka deklaruar: “Qëndrimi ynë është ky: Ky propozim i këtillë ka pasë kuptim më 26 gusht, një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjeve të dëmshme për vendin, ende pa ndodhë ato që kanë ndodhë. Në ditën e sotme ky propozim është i thatë, jopërmbajtësor, është formë vetëm. Përndryshe, ne kemi një propozim prapa për kryeministrin, propozimi është i thjeshtë: anulimi i dy marrëveshjeve dhe lirimi i të gjithë atyre që janë arrestuar apo janë trajtuar për shkak se i kanë kundërshtuar këto marrëveshje”.

Pas këtyre zhvillimeve të djeshme, shtypi kosovar në titujt e ballinave të pesë gazetave sot thekson: “Mustafa e Thaçi duan dialog, opozita refuzon”, “Opozita refuzon dialogun me qeverinë”, “Mustafa fton, opozita refuzon”, “Kush do të fitojë në dialogun pushtet-opozitë!? A po evitohet dhuna!”, “Qeveri teknike, dekriminalizim dhe zgjedhje të reja”.

Në deklarata, opozita, por edhe opinionistë, si rrugëzgjidhje kanë edhe alternativën e zgjedhjeve të reja të parakohëshme parlamentare që do zhvilloheshin në vitin 2016 në Kosovë, ndërkohë që po bëhet një vit që nga zgjedhja e qeverisë së re kosovare në Kuvendin e Kosovës në 9 dhjetor 2014, gjashtë muaj pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit.

Opozita e bashkuar kosovare, VV, AAK e Nisma, kanë parlajamëruar për sot në Gjakovë manifestimin e dytë të përbashkët pas atij të 28 nëntorit në Prishtinë, në kundërshtim të marrëveshjeve për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi.

Datë: 4 dhjetor 2015

 

Fjalimi i Presidentes Jahjaga në Konferencën e Pestë Vjetore të Gjyqësorit në Kosovë

Sistemi ynë i drejtësisë ka bërë përparime në konsolidimin e legjislacionit përkatës dhe në ndërtimin e kapaciteteve të nevojshme. Këto përparime tashmë duhet të tregojnë rezultate të prekshme. Bashkëpunimi i organeve të drejtësisë është i domosdoshëm. Çdo ngecje eventuale e njërit institucion reflekton në ngecje të përgjithshme për të ndërtuar një sistem efektiv të sundimit të ligjit.

Ne po bëjmë përpjekje për të ndërtuar një sistem të pavarur të drejtësisë në Kosovë, në shërbim të qytetarit dhe në shërbim të shtetit ligjor. Një shtet ligjor me sistem vlerash, me njerëz të përgjegjshëm dhe profesionistë, që nuk lejojnë askënd të jetë mbi ligjin. Një shtet ligjor që është i barabartë për të gjithë. Një sistem që nuk njeh etni por qytetarë, dhe një sistem funksional, që nuk njeh preferenca apo favore.Gjatë tërë këtyre viteve qytetarët tanë kërkojnë më shumë rezultate nga ne. Ata kërkojnë një drejtësi të papolitizuar dhe efektive. Qytetarët e Republikës së Kosovës kërkojnë një sistem të drejtësisë të pakompromis ndaj krimit të organizuar dhe ndaj korrupsionit. Dhe ne duhet të tregojmë se është fuqia e institucioneve dhe shoqërisë së Kosovës ajo që do të ndryshojë këtë situatë e një drejtësie me sfida dhe ta kthejë besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit të tij, në veçanti në institucionet e drejtësisë.

Ne kemi forcë dhe vullnet për ta bërë këtë: duke i thelluar reformat gjithëpërfshirëse në sistemin e drejtësisë, për të qenë më i orientuar kah rezultatet dhe duke mos u ndikuar nga asnjë fuqi politike. Kemi forcë për të dëshmuar se jemi të guximshëm kur e luftojmë korrupsionin, sepse zbatojmë ligjin, mbi të cilin nuk mund të jetë askush. Në këtë kohë kur vlerat e lirisë dhe demokracisë po sfidohen nga ekstremizmi i dhunshëm gjithandej, Kosova ka për obligim që të jetë partner global në luftën kundër këtij kërcënimi. Ne kemi përmirësuar legjislacionin në këtë fushë dhe kemi treguar rezultate në zbulimin dhe arrestimin e personave që konsiderohen të jenë kërcënim për sigurinë kombëtare.

Kjo luftë nuk përfundon këtu dhe ne duhet të jemi edhe më efektivë në parandalimin dhe reagimin ndaj ekstremizmit të dhunshëm. Kjo kërkon koordinim më të afërt të policisë me prokurorinë dhe ndërtimin e rasteve të cilat do të çonin drejt gjykimit dhe dënimit meritor.

Kosova kurë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë asnjëherë vatër e ekstremizmit dhe nuk do të lejojmë asnjëherë që këto elemente të prishin harmoninë fetare dhe të rrezikojnë sistemin tonë kushtetues.

Forcimin e shtetit ligjor duhet ta bëjmë sepse e kemi obligim ndaj qytetarëve tanë. Për më shume, kemi hyrë në një periudhë të rëndësishme për vendin, përmes vendosjes së marrëdhënies kontraktuale me BE-në – Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit – që kërkon më shumë angazhim dhe më shumë rezultate.

Rrjedhimisht kërkon punë më të madhe për të dëshmuar se qytetarët e Kosovës e meritojnë të jenë pjesë e familjes evropiane dhe, mbi të gjitha, që ne meritojmë të lëvizim lirshëm në Evropë. Kjo do të thotë se nuk do të jemi peng i moszbatimit të ligjit dhe nuk duhet të jemi.

Ne kemi kryer detyrat tona sa i përket kritereve që janë kërkuar, por ne kemi punë për të bërë – që të vendosim standardin – se sundimi i ligjit është jetik për të ardhmen e vendit dhe se me të nuk mund të bëhet pazar.

Kjo rrugë nënkupton dialog dhe marrëveshje ndërmjet nesh: të gjithë neve që sot përfaqësojmë institucionet, dhe vullnetin e qytetarëve të vendit, pra të gjithë shoqërisë së Kosovës. Ne nuk mund të lejojmë që dialogu të zëvendësohet me dhunën dhe as me refuzim institucional; nuk mund të lejojmë që të imponohen zgjidhje jashtinstitucionale, sepse institucionet e shtetit të Kosovës janë mundi dhe sakrifica e gjeneratave të tëra.

Nuk mund të lejojmë që demokracinë ta sfidojmë çdo ditë, sepse atë po e ndërtojmë me shumë punë dhe me shumë mund. Dhe prandaj dialogu i sinqertë dhe i hapur, duhet të vendoset në vend, përpara se mirëqenia e qytetarëve të rrezikohet, përpara se e ardhmja e tyre të vihet në rrezik.

Unë kam përgjegjësi kushtetuese dhe politike që të ndihmoj në gjetjen e rrugës së dialogut, që ta lehtësoj atë dhe, mbi bazën e kompetencave të mia kushtetuese, të bashkërendoj gjetjen e zgjidhjes ndërmjet atyre që e duan këtë vend, që e duan këtë popull dhe që duan ta shohin Kosovën vend të lirë dhe demokratik.

Të nderuar pjesëmarrës, gjyqtarë dhe gjyqtare,

Ne kemi shumë punë për të bërë së bashku. Ne duhet të orientohemi drejt sistemit të drejtësisë që është efektiv, i drejtuar kah rezultatet dhe i paanshëm duke sublimuar frymën e të drejtave të njeriut.

Barra e funksionimit dhe suksesit të sistemit të drejtësisë bie mbi ju dhe kjo është përgjegjësia që duhet ta bartni, me llogaridhënie, me profesionalizëm dhe me përkushtim. Kjo përgjegjësi e punës së sotme do të tregojë në të ardhmen se sa i vlefshëm është shteti ligjor për gjeneratat e reja dhe për vizionin e tyre në shtetin që ata e meritojnë.

Kemi përgjegjësi të përbashkët, por edhe privilegj, që të tregojmë patriotizmin tonë, duke zbatuar ligjin, duke qenë të pakompromis në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe duke ndërtuar shtetin e së drejtës, atë shtet për të cilin të gjithë ne jemi betuar.

*****

Datë: 4 dhjetor 2015

President Jahjaga’s speech at the Fifth Annual Conference of the Judiciary in Kosovo

Our justice system has made advances in consolidation of respective legislation and in building of necessary capacities. These advances must now show tangible results. Cooperation of the bodies of justice is of utmost necessity. Every single eventual delay of a respective institution reflects in overall delay in building of an efficient rule of law system.

We are endeavouring to build an independent system of justice in Kosovo, in service to its citizens and in service to the state of law. A state of law with a system of values, with responsible and professional individuals who do not allow anyone to be above the law. A state of law which is equal to everyone. A system which recognizes no ethnicity and a functioning system which recognizes no preferences or favours.

During all these years our citizens have been asking for more results from us. They are asking for a non political and efficient justice. Citizens of the Republic of Kosovo are asking for a system of justice which is uncompromised to organized crime and corruption.

And we must show that it is the strength of the institutions and of the society of Kosovo that will change this situation of a challenged justice, regain the trust of the citizens in institutions of the country, especially in the institutions of justice.

We have the strength and the will to do this: by deepening of the all encompassing reforms in the system of justice, by being more result oriented and by not being influenced by any political power. We have the strength to demonstrate that we are brave when we fight corruption, because we apply the law, and no one can be above the law.

 

At the time when the values of freedom and democracy are being challenged by violent extremism all around the globe, Kosovo is obligated to be a global partner in fighting of this threat. We have improved legislation in this field and we have shown results in identification and arresting of persons considered to be a threat to national security.

This war does not end here, and we must be more efficient in prevention and reaction to violent extremism. This requires a closer cooperation of police with prosecution and building of cases which will lead to successful conviction and deserved punishment. Kosovo has never been and shall not be a source of extremism and we will never allow these elements to destroy the religious harmony and to threaten our constitutional system.

Strengthening of the state of law must be achieved because it is an obligation of ours to our citizens. Even more, we have now entered an important stage for our country, through the establishment of contractual obligations with EU- Stabilization- Association Agreement-which requires more engagement and much more results.

Consecutively, it requires more work to demonstrate that citizens of Kosovo deserve to be a part of the European family and above all that we deserve to move freely in Europe. This means that we will not be hostages of non-implementation of the law.

We have concluded our tasks in relation to required criteria, but there is still work ahead of us- to establish the standard- that rule of law is essential to the future of the country and that it is not an issue to bargain with.

This path means dialogue and agreements between us; all of us who today represent the institutions and the will of the citizens of the country, of the whole society of Kosovo. We cannot allow that dialogue is substituted with violence or institutional refusal; we cannot allow that non institutional solutions are imposed, because the institutions of Kosovo are the toiling and the sacrifice of many generations.

We cannot allow our democracy to be put to test every single day, because we are building it through very hard work.  And for this reason, an open and sincere dialogue must be established in the country, before the wellbeing of the citizens is endangered and their future is put to risk.

I have constitutional and political responsibility to help in finding of the path of dialogue, facilitate it and, based on my constitutional capacities, coordinate finding of solution between those who love this country, who love this nation and who want to see Kosovo as a free and democratic country.

Honourable participants,

We have a lot to do together. We must direct ourselves towards a system of justice which is efficient, result oriented and unbiased, sublimating the spirit of human rights.

The burden of success and functioning of the system of justice falls upon you and this is the responsibility you must carry, with accountability, professionalism and dedication.  This responsibility for today’s work will show how valuable the state of law is in the future to young generations and their vision for the state they deserve.

We have joint responsibility, but also a privilege, to show our patriotism though implementation of the law, by being uncompromised in fighting of organised crime and corruption and building of a state of law.

Filed Under: Analiza Tagged With: duken, ende të thella, Kosovë-Ndarjet pozitë-opozitë

Mavraj , Kardinali dhe shteti i Kosovës

December 5, 2015 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/Daniel  Serwer   ( i qendrës për studime të avancuara ndërkombëtare në shkollën “John Hopkins” në Washingtons ) e njeh  humë mirë situatën në vend, thotë se Kosova s’duhet të mbetet e izoluar, por ka si shqetësim gatishmërinë e kosovarëve për t’iu bashkuar “Shtetit Islamik”. Thotë se Kosova dikur ishte sekulare dhe se sot kjo po ndryshon. Personalisht, më duket se po shohim një rritje dramatike të kosovarëve që janë të gatshëm për të luftuar për një kauzë që unë e cilësoj të tmerrshme, por atyre po u duket tërheqëse. Mungesa e mundësive për punësim, izolimi, financimi nga të huajt ekstremistë, zhgënjimi nga përfitimet e pavarësisë, zhgënjimi me qeverisjen e korruptuar, të gjitha këto luajnë një rol frymëzues për rekrutim në “Shtetin Islamik”.(Zëri.info)
Thotë se Kosova dikur ishte sekulare dhe se sot kjo po ndryshon ?
Si është e mundur që një bandë radikalesh islamik të ndërron mendjen e gati  një populli në Kosovë?
Si u bë që argatët më të fortë të shkatërrimit të ardhmërisë së Kosovës të përkrahen nga një masë aq e madhe e popullsisë së Kosovës ? Si u bë që askush nga politikanët e Kosovës që nga  Ibrahim Rugova  e deri sot te  Isa Mustafa ( për 16 vjet çlirim të mos dalin publikisht kundër një të keqeje që e frikëson edhe Europën ? Kush e gjeti  “leverdinë” personale për humbjen e vitalitetit të një shteti të ri ? Kush e gjeti “leverdinë” personale ne fatkeqësinë e New Bornit
A janë të përzier në këtë “ leverdi “ edhe politika dhe  udhëheqësit fetar ; edhe mediat pamore , të dëgjuara dhe elektronike ? Sa e sa pyetje kishin për t`u bër  ,por të cilave nuk deshtëm publikisht t`iu përgjigjemi kurrë.
Miku i Kosovës Daniel Serwer me qindra herë na ka  shpjeguar se : Kosova dikur ishte sekulare dhe se sot kjo po ndryshon ! E kjo sot është që 16 vjet të pas luftës.
Pas këtyre,tërthorazi qëndron udhëheqja e Kosovës në bashkëpunim me klerikët islamistë,mbi nëntëdhjetë për qind e hoxhallarëve,janë spiuj të Serbisë e vegla të shitura të Iranit’ më thot një komentues në postimet e mia.
Po opozita ,ku qëndron ? Kur VV- ja foli kundër të keqes kombëtare ?
“ISIS-i po planifikon të sulmojë Britaninë brenda disa javësh ‘ shkruante sot në shtypin  e Europës . Po mirë, kush nga britanikët  nuk dyshon që ne atë grup nuk do të ketë dhe shqiptar nga Kosova ose nga Maqedonia ose nga Shqipëria?
Op-pO ( opozitë-pozitë ) , ju ka shkuar mendja të pyesni vetën : pse Bosnja mbeti kështu pa zgjidhje , me “kufij te garantuar” por me një pushtet jo funkcional ? Jua them unë .Kush i besonta Alija Begoviqit se nuk do ta sillte Iranin në pushtet ? Edhe Ballkani është Europë !Fajet qe rendojnë mbi Kosovën;

1-Op-pO ndërtojë xhamia rekord, për 10vite 750, ( që 16 vite) edhe asnjëherë nuk e burgosi asnjë hoxhe radikal , edhe çka i burgosi i lëshojë, me shpejt se sa i arrestoje

2-Op-pO  për 10 vite beri qe nga Kosova te ikën 230 000 te rijnë, kur filluan te ikin te rinjtë gjate vitit te ri u akuzua Pozita, edhe u ndërtuan skema Amerike-Rusi-Greqi

3- Op-pO vjedh, edhe e zhvillon korrupsionin

4-Op-pO  e ndryshoje Historinë e popullit shqiptare, duke i bërë turqit Çlirimtare

5-Op-po i qoje 400 djem tone ne Siri, duke i bere reklama, antiamerikane Kosovës

7-Op- Po , të vetëdijshëm apo jo , ia përgatisin terrenin Serbisë .

8-Njerëzit me te mire që  janë ne Op=pO ata janë “ proamerikan”. E pse janë “Pro Amerikan?!-“Xhamit  e shpojnë qiellin, Propaganda antiamerikane lulëzon nëpër xhamia, populli varfërohet çdo here e ma shume, ike populli ne Perëndim sa me tepër, hoxhallarët, e hajnat, mafia, e kanë fjalën kryesore neper televizionePopulli duhet te flejë, ti shikoj punët e veta, edhe te jete i dëgjueshëm, ka shtete tjera edhe është Op-pO  ajo qe neve na udhëzon edhe na orjentonë , tekefundit  Kosova nuk duhet te jete vend i perjetësisë
Vazhdojmë: “Është lufta globale kundër terrorizmit, mirëpo aty jemi pak të rëndësishëm»  …. .. “Samet Imishti u arrestua një ditë më parë nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet italiane, për dyshimet mbi terrorizëm dhe për tentim për tu bashkuar në konfliktet e jashtëm. Por, sot dikush është lajmëruar nga facebook’u i tij dhe ‘siguron’ për pafajësinë e 48 vjeçarit, i cili dyshohet se bashkë me tre të tjerë ishin duke përgatitur sulm për ta vrarë Papën, transmeton Gazeta Express. Imishti nga fshati Rezhancë e Hanit të Elezit, nuk është i vetmi kosovar i arrestuar të martën për terrorizëm. Edhe dy familjarët e tij, vëllai Ismail Imishti dhe nipi Mërgim Imishti kanë përfunduar në pranga nga një tjetër aksion policior i kryer në Itali. Ata u arrestuan në të njëjtën kohë në Kosovë dhe Itali përmes aksioneve të koordinuara të të dy autoriteteve të sigurisë Italiane dhe atyre kosovare.Europa nuk i frikohet nacionalizmi shqiptar të Kosovës ,por ka frikë nga shteti islamik i Kosovës !  Prandaj  ta themi troç !

Filed Under: Analiza Tagged With: dhe shteti i Kosovës, Fahri Xharra, Kardinali, Mavraj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 719
  • 720
  • 721
  • 722
  • 723
  • …
  • 975
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KELETI UJSÁG (1931) / “NJË MUAJ PRANË MBRETIT ZOG, THEMELUESIT TË SHQIPËRISË MODERNE…” — INTERVISTA ME MÁRTON HOSSZÚ, PIKTORIN NGA KOLOZSVÁR-I
  • Si “Albanian Mafia” zëvendësoi Cosa Nostra-n dhe po rrezikon Shqipërinë
  • Për vendlindjen, komunitetin e kombin…
  • Kur liria e njërit, bëhet burgu i tjetrit 
  • Eleganca në mërgim – gruaja me mantelin e Shqipërisë
  • Çfarë na ka mbetur nga trashëgimia e Ismail Qemal Vlorës?
  • Përkujtojmë në ditën e lindjes poetin, shkrimtarin dhe dramaturgun e shquar Viktor Eftimiu
  • 𝐖𝐢𝐧𝐬𝐭𝐨𝐧 𝐂𝐡𝐮𝐫𝐜𝐡𝐢𝐥𝐥 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐞𝐭𝐚𝐧𝐭𝐚 𝐋𝐢𝐧𝐝𝐣𝐞-𝐏𝐞𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐢𝐦
  • DËSHMI LETRARE E NJË KOHE TRAGJIKOMIKE  
  • SHBA dhe arkitektura e re e paqes globale: Diplomacia strategjike dhe ndërtimi i rendit të ri ndërkombëtar në epokën e demokracive të avancuara
  • Isa Boletini, Rënia si Akt Themelues i Ndërgjegjes Kombëtare dhe Alarm i Përhershëm i Historisë Shqiptare
  • Kongresi i Lushnjës dhe periudha përgatitore për Luftën e Vlorës 1920
  • GJON MILI DHE EKSPOZITA MЁ E MADHE FOTOGRAFIKE BOTЁRORE E TЁ GJITHA KOHRAVE
  • Rezoluta-6411,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe  zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare
  • IBRAHIM RUGOVA: BURRËSHTETASI QË E SFIDOI DHUNËN ME QYTETËRIM 

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT