-Jahjaga: Ne nuk mund të lejojmë që dialogu të zëvendësohet me dhunën dhe as me refuzim institucional. Nuk mund të lejojmë që të imponohen zgjidhje jashtinstitucionale/
*President Jahjaga’s speech at the Fifth Annual Conference of the Judiciary in Kosovo/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 5 Dhjetor 2015/ “ Ne nuk mund të lejojmë që dialogu të zëvendësohet me dhunën dhe as me refuzim institucional”, tha Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në në Konferencën e Pestë Vjetore të Gjyqësorit, që po zhvillohet sot në Prishtinë.
“Nuk mund të lejojmë që të imponohen zgjidhje jashtinstitucionale, sepse institucionet e shtetit të Kosovës janë mundi dhe sakrifica e brezave të tërë”, theksoi ajo.
“Nuk mund të lejojmë që demokracinë ta sfidojmë çdo ditë, sepse atë po e ndërtojmë me shumë punë dhe me shumë mund. Dhe, prandaj dialogu i sinqertë dhe i hapur, duhet të vendoset në vend, përpara se mirëqenia e qytetarëve të rrezikohet, përpara se e ardhmja e tyre të vihet në rrezik”, u shpreh Presidentja e Kosovës.
“Unë kam përgjegjësi kushtetuese dhe politike që të ndihmoj në gjetjen e rrugës së dialogut, që ta lehtësoj atë dhe, mbi bazën e kompetencave të mia kushtetuese, të bashkërendoj gjetjen e zgjidhjes ndërmjet atyre që e duan këtë vend, që e duan këtë popull dhe që duan ta shohin Kosovën vend të lirë dhe demokratik”, theksoi Presidentja Jahjaga.
Ajo deklaroi kështu, ndërkohë që në Kosovë, ndarjet pozitë-opozitë duken ende të thella, edhe pasi “ajo që na ndan është shumë më e vogël përballë asaj që na bashkon”, ka shprehur bindjen kryeministri Isa Mustafa, duke njoftuar për ftesën zyrtare për dialog drejtuar opozitës për t’i trajtuar së bashku “të gjitha çështjet e ngritura nga spektri opozitar lidhur me Marrëveshjen për Parimet Themelore për Themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe Marrëveshjen për Shënjimin e Kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi”.
Kryeministri ka thënë se, qeveria ka mirëpritur vendimin e Presidentes së Republikës për të proceduar Marrëveshjen për Bazat Themelore për Themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Gjykatën Kushtetuese, që të vlerësojë nëse kjo marrëveshje është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.
“Siguroj se ky Asociacion mund të bëhet vetëm në përshtatshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me ligjet e Kosovës, ashtu siç është përcaktuar edhe me Marrëveshje”, është shprehur Mustafa, duke përkujtuar edhe se, “obligimi për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, derivon nga Ligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë Ndërkombëtare për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, e cila Marrëveshje është ratifikuar me Ligj në vitin 2013”.
Ndërsa, sa i përket shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi, qeveria e Kosovës është e gatshme që të angazhojë një grup ekspertësh ndërkombëtarë, të cilët, së bashku me përfaqësuesit e Komisionit Shtetëror dhe përfaqësuesit e spektrit opozitar, do të kenë qasje të plotë në procedurën dhe tërë dokumentacionin e shfrytëzuar, lidhur me shënimin e kësaj vije kufitare, për t’u siguruar lidhur me mbarëvajtjen e këtij procesi.
“Këtë proces, ne do ta realizonim në bashkëpunim edhe me Malin e Zi, e cila është palë në marrëveshje, dhe deri në përmbylljen e këtij procesi, qeveria nuk do të procedonte me ratifikimin e marrëveshjes në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, është shprehur kryeministri Mustafa.
Kru i qeverisë i ka propozuar opozitës që takimi të zhvillohet në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, më datë 7 dhjetor në ora 14:00, apo në ndonjë datë dhe kohë tjetër, që mund t’iu përshtatet partive opozitare.
“Për këtë takim jam konsultuar edhe me Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe po ashtu kam informuar edhe partnerët tanë ndërkombëtarë”, bëri të ditur kryeministri Mustafa dje pasdite në konferencë shtypi.
Ndërsa, përgjigja e opozitës me jo ftesës së kryeministrit ka qenë e menjëhershe: “Nga kjo situatë ka vetëm një rrugëdalje, ajo është që të anulohen këto marrëveshje”.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas takimit me liderin e VV-së, Visar Ymeri, dhe të Nismës, Fatmir Limaj, ka deklaruar: “Qëndrimi ynë është ky: Ky propozim i këtillë ka pasë kuptim më 26 gusht, një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjeve të dëmshme për vendin, ende pa ndodhë ato që kanë ndodhë. Në ditën e sotme ky propozim është i thatë, jopërmbajtësor, është formë vetëm. Përndryshe, ne kemi një propozim prapa për kryeministrin, propozimi është i thjeshtë: anulimi i dy marrëveshjeve dhe lirimi i të gjithë atyre që janë arrestuar apo janë trajtuar për shkak se i kanë kundërshtuar këto marrëveshje”.
Pas këtyre zhvillimeve të djeshme, shtypi kosovar në titujt e ballinave të pesë gazetave sot thekson: “Mustafa e Thaçi duan dialog, opozita refuzon”, “Opozita refuzon dialogun me qeverinë”, “Mustafa fton, opozita refuzon”, “Kush do të fitojë në dialogun pushtet-opozitë!? A po evitohet dhuna!”, “Qeveri teknike, dekriminalizim dhe zgjedhje të reja”.
Në deklarata, opozita, por edhe opinionistë, si rrugëzgjidhje kanë edhe alternativën e zgjedhjeve të reja të parakohëshme parlamentare që do zhvilloheshin në vitin 2016 në Kosovë, ndërkohë që po bëhet një vit që nga zgjedhja e qeverisë së re kosovare në Kuvendin e Kosovës në 9 dhjetor 2014, gjashtë muaj pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit.
Opozita e bashkuar kosovare, VV, AAK e Nisma, kanë parlajamëruar për sot në Gjakovë manifestimin e dytë të përbashkët pas atij të 28 nëntorit në Prishtinë, në kundërshtim të marrëveshjeve për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi.
Datë: 4 dhjetor 2015
Fjalimi i Presidentes Jahjaga në Konferencën e Pestë Vjetore të Gjyqësorit në Kosovë
Sistemi ynë i drejtësisë ka bërë përparime në konsolidimin e legjislacionit përkatës dhe në ndërtimin e kapaciteteve të nevojshme. Këto përparime tashmë duhet të tregojnë rezultate të prekshme. Bashkëpunimi i organeve të drejtësisë është i domosdoshëm. Çdo ngecje eventuale e njërit institucion reflekton në ngecje të përgjithshme për të ndërtuar një sistem efektiv të sundimit të ligjit.
Ne po bëjmë përpjekje për të ndërtuar një sistem të pavarur të drejtësisë në Kosovë, në shërbim të qytetarit dhe në shërbim të shtetit ligjor. Një shtet ligjor me sistem vlerash, me njerëz të përgjegjshëm dhe profesionistë, që nuk lejojnë askënd të jetë mbi ligjin. Një shtet ligjor që është i barabartë për të gjithë. Një sistem që nuk njeh etni por qytetarë, dhe një sistem funksional, që nuk njeh preferenca apo favore.Gjatë tërë këtyre viteve qytetarët tanë kërkojnë më shumë rezultate nga ne. Ata kërkojnë një drejtësi të papolitizuar dhe efektive. Qytetarët e Republikës së Kosovës kërkojnë një sistem të drejtësisë të pakompromis ndaj krimit të organizuar dhe ndaj korrupsionit. Dhe ne duhet të tregojmë se është fuqia e institucioneve dhe shoqërisë së Kosovës ajo që do të ndryshojë këtë situatë e një drejtësie me sfida dhe ta kthejë besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit të tij, në veçanti në institucionet e drejtësisë.
Ne kemi forcë dhe vullnet për ta bërë këtë: duke i thelluar reformat gjithëpërfshirëse në sistemin e drejtësisë, për të qenë më i orientuar kah rezultatet dhe duke mos u ndikuar nga asnjë fuqi politike. Kemi forcë për të dëshmuar se jemi të guximshëm kur e luftojmë korrupsionin, sepse zbatojmë ligjin, mbi të cilin nuk mund të jetë askush. Në këtë kohë kur vlerat e lirisë dhe demokracisë po sfidohen nga ekstremizmi i dhunshëm gjithandej, Kosova ka për obligim që të jetë partner global në luftën kundër këtij kërcënimi. Ne kemi përmirësuar legjislacionin në këtë fushë dhe kemi treguar rezultate në zbulimin dhe arrestimin e personave që konsiderohen të jenë kërcënim për sigurinë kombëtare.
Kjo luftë nuk përfundon këtu dhe ne duhet të jemi edhe më efektivë në parandalimin dhe reagimin ndaj ekstremizmit të dhunshëm. Kjo kërkon koordinim më të afërt të policisë me prokurorinë dhe ndërtimin e rasteve të cilat do të çonin drejt gjykimit dhe dënimit meritor.
Kosova kurë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë asnjëherë vatër e ekstremizmit dhe nuk do të lejojmë asnjëherë që këto elemente të prishin harmoninë fetare dhe të rrezikojnë sistemin tonë kushtetues.
Forcimin e shtetit ligjor duhet ta bëjmë sepse e kemi obligim ndaj qytetarëve tanë. Për më shume, kemi hyrë në një periudhë të rëndësishme për vendin, përmes vendosjes së marrëdhënies kontraktuale me BE-në – Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit – që kërkon më shumë angazhim dhe më shumë rezultate.
Rrjedhimisht kërkon punë më të madhe për të dëshmuar se qytetarët e Kosovës e meritojnë të jenë pjesë e familjes evropiane dhe, mbi të gjitha, që ne meritojmë të lëvizim lirshëm në Evropë. Kjo do të thotë se nuk do të jemi peng i moszbatimit të ligjit dhe nuk duhet të jemi.
Ne kemi kryer detyrat tona sa i përket kritereve që janë kërkuar, por ne kemi punë për të bërë – që të vendosim standardin – se sundimi i ligjit është jetik për të ardhmen e vendit dhe se me të nuk mund të bëhet pazar.
Kjo rrugë nënkupton dialog dhe marrëveshje ndërmjet nesh: të gjithë neve që sot përfaqësojmë institucionet, dhe vullnetin e qytetarëve të vendit, pra të gjithë shoqërisë së Kosovës. Ne nuk mund të lejojmë që dialogu të zëvendësohet me dhunën dhe as me refuzim institucional; nuk mund të lejojmë që të imponohen zgjidhje jashtinstitucionale, sepse institucionet e shtetit të Kosovës janë mundi dhe sakrifica e gjeneratave të tëra.
Nuk mund të lejojmë që demokracinë ta sfidojmë çdo ditë, sepse atë po e ndërtojmë me shumë punë dhe me shumë mund. Dhe prandaj dialogu i sinqertë dhe i hapur, duhet të vendoset në vend, përpara se mirëqenia e qytetarëve të rrezikohet, përpara se e ardhmja e tyre të vihet në rrezik.
Unë kam përgjegjësi kushtetuese dhe politike që të ndihmoj në gjetjen e rrugës së dialogut, që ta lehtësoj atë dhe, mbi bazën e kompetencave të mia kushtetuese, të bashkërendoj gjetjen e zgjidhjes ndërmjet atyre që e duan këtë vend, që e duan këtë popull dhe që duan ta shohin Kosovën vend të lirë dhe demokratik.
Të nderuar pjesëmarrës, gjyqtarë dhe gjyqtare,
Ne kemi shumë punë për të bërë së bashku. Ne duhet të orientohemi drejt sistemit të drejtësisë që është efektiv, i drejtuar kah rezultatet dhe i paanshëm duke sublimuar frymën e të drejtave të njeriut.
Barra e funksionimit dhe suksesit të sistemit të drejtësisë bie mbi ju dhe kjo është përgjegjësia që duhet ta bartni, me llogaridhënie, me profesionalizëm dhe me përkushtim. Kjo përgjegjësi e punës së sotme do të tregojë në të ardhmen se sa i vlefshëm është shteti ligjor për gjeneratat e reja dhe për vizionin e tyre në shtetin që ata e meritojnë.
Kemi përgjegjësi të përbashkët, por edhe privilegj, që të tregojmë patriotizmin tonë, duke zbatuar ligjin, duke qenë të pakompromis në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe duke ndërtuar shtetin e së drejtës, atë shtet për të cilin të gjithë ne jemi betuar.
*****
Datë: 4 dhjetor 2015
President Jahjaga’s speech at the Fifth Annual Conference of the Judiciary in Kosovo
Our justice system has made advances in consolidation of respective legislation and in building of necessary capacities. These advances must now show tangible results. Cooperation of the bodies of justice is of utmost necessity. Every single eventual delay of a respective institution reflects in overall delay in building of an efficient rule of law system.
We are endeavouring to build an independent system of justice in Kosovo, in service to its citizens and in service to the state of law. A state of law with a system of values, with responsible and professional individuals who do not allow anyone to be above the law. A state of law which is equal to everyone. A system which recognizes no ethnicity and a functioning system which recognizes no preferences or favours.
During all these years our citizens have been asking for more results from us. They are asking for a non political and efficient justice. Citizens of the Republic of Kosovo are asking for a system of justice which is uncompromised to organized crime and corruption.
And we must show that it is the strength of the institutions and of the society of Kosovo that will change this situation of a challenged justice, regain the trust of the citizens in institutions of the country, especially in the institutions of justice.
We have the strength and the will to do this: by deepening of the all encompassing reforms in the system of justice, by being more result oriented and by not being influenced by any political power. We have the strength to demonstrate that we are brave when we fight corruption, because we apply the law, and no one can be above the law.
At the time when the values of freedom and democracy are being challenged by violent extremism all around the globe, Kosovo is obligated to be a global partner in fighting of this threat. We have improved legislation in this field and we have shown results in identification and arresting of persons considered to be a threat to national security.
This war does not end here, and we must be more efficient in prevention and reaction to violent extremism. This requires a closer cooperation of police with prosecution and building of cases which will lead to successful conviction and deserved punishment. Kosovo has never been and shall not be a source of extremism and we will never allow these elements to destroy the religious harmony and to threaten our constitutional system.
Strengthening of the state of law must be achieved because it is an obligation of ours to our citizens. Even more, we have now entered an important stage for our country, through the establishment of contractual obligations with EU- Stabilization- Association Agreement-which requires more engagement and much more results.
Consecutively, it requires more work to demonstrate that citizens of Kosovo deserve to be a part of the European family and above all that we deserve to move freely in Europe. This means that we will not be hostages of non-implementation of the law.
We have concluded our tasks in relation to required criteria, but there is still work ahead of us- to establish the standard- that rule of law is essential to the future of the country and that it is not an issue to bargain with.
This path means dialogue and agreements between us; all of us who today represent the institutions and the will of the citizens of the country, of the whole society of Kosovo. We cannot allow that dialogue is substituted with violence or institutional refusal; we cannot allow that non institutional solutions are imposed, because the institutions of Kosovo are the toiling and the sacrifice of many generations.
We cannot allow our democracy to be put to test every single day, because we are building it through very hard work. And for this reason, an open and sincere dialogue must be established in the country, before the wellbeing of the citizens is endangered and their future is put to risk.
I have constitutional and political responsibility to help in finding of the path of dialogue, facilitate it and, based on my constitutional capacities, coordinate finding of solution between those who love this country, who love this nation and who want to see Kosovo as a free and democratic country.
Honourable participants,
We have a lot to do together. We must direct ourselves towards a system of justice which is efficient, result oriented and unbiased, sublimating the spirit of human rights.
The burden of success and functioning of the system of justice falls upon you and this is the responsibility you must carry, with accountability, professionalism and dedication. This responsibility for today’s work will show how valuable the state of law is in the future to young generations and their vision for the state they deserve.
We have joint responsibility, but also a privilege, to show our patriotism though implementation of the law, by being uncompromised in fighting of organised crime and corruption and building of a state of law.