*Por, në pyetje është; se a do të përfitojë edhe Kosova!? dhe deri kur……?/
* Ka disa pasuri të ish Jugosllavisë vetëm në Nju Jork(Sic është dhe kjo ndërtesë në Park Avenue-Shih foton)), që në bazë marrveshjeve për ndarjen nga shpërbërja ka marrë hisen e tyre, 5 ish Republikat përbërse të asaj që dikur quhej Jugosllavi e cila u shkërrmoq dhe nuk egziton më./
*Media njujorkeze shkruan se “Një marrëveshje që para katër vjetëve, e ka shitur pasurinë e ish “Jugosllavisë” në New York në tregun e shitëblerjes së pasurive të patundshme amerikane Real Estate./
Nga Beqir SINA – New York/
BENSONHURST – NEW YORK : Përveç trashëgimit të një pjese të borxhit ndërkombëtar para viteve të 90-ta, Kosova do duhej të kishte hise edhe në pasurinë e ish-Jugosllavisë thonë përfaqësues politikë dhe njohës të çështjeve ekonomike në vend.
Megjithatë, sipas tyre, Kosova nuk do të marrë përsipër edhe borxhet që burojnë gjatë periudhës së regjimit të Slobodan Milosheviqit brenda periudhës 90-99 të shekullit të kaluar.
Në bazë të aneksit 6 të Pakos së Ahtisarit, në nenin 1.1, thuhet se Kosova do të marrë përsipër pjesën e vet të borxhit ndërkombëtar të Republikës së Serbisë.
Borxhi ndërkombëtar, i cili do të ndahet, sipas kësaj pike, përfshinë ndër të tjera, borxhin ndaj Bankës Botërore dhe të kreditorëve të Klubit të Parisit dhe Londrës.
Në anën tjetër, vitin e kaluar një ekspert i ekonomisë, Lumir Abdixhiku , për radion Europa e Lirë pati deklaruar se “Kosova ka të drejtë trashëgimie në pasurinë e ish-Jugosllavisë. Mirëpo, sipas tij, vendi me të drejtë mund të refuzojë marrjen përsipër të borxhit pas periudhës së viteve të 90.
“Me negociatat e Vjenës dhe me vet Pakon e Ahtisaarit, Kosova ka marrë përsipër pjesën e borxhit të ish-Jugosllavisë të para viteve 90-ta, para të cilat janë investuar në ndërmarrjet e Kosovës apo në infrastrukturën tjetër të dedikuar për Kosovën”.
“Gjithsesi, duhet theksuar se Kosova ka të drejtë trashëgime edhe në pasurinë e ish-Jugosllavisë, meqë përderisa merr përsipër borxhet do të duhet të marrë përsipër edhe trashëgiminë”, ka thënë Abdixhiku për Europa e Lirë
Sipas institucioneve të huaja financiare, shifrat e borxhit që ka trashëguar Kosova nga ish-Jugosllavia arrijnë deri në 1 miliardë e 100 milionë dollarë.
Në pyetjen se a do të përfitojë edhe Kosova, nga pasuria e ish “Jugosllavisë ? Ka disa pasuri të ish Jugosllavisë vetëm në Nju Jork, që në bazë marrveshjeve për ndarjen nga shpërbërja ka marrë hisen e tyre, 5 ish Republikat përbërse të asaj që dikur quhej Jugosllavi e cila u shkërrmoq dhe nuk egziton më.
Ish “Jugosllavia” e vdekur, ka qenë “zhurmë e zhurmshme” e medias edhe ameriakne, gjatë këtij çerek shekulli të shpërbërjes së saj, vëç atyre luftërave dhe masakrave dhe krimeve të luftës, por edhe për disa objekte të ish Jugosllavisë – në SHBA, ku Sllovenia, Koracia, Maqedonia, Bosnja dhe Mali i Zi i kan zgjidhur problemet e tyre me gjykatë ndërkombëtare.
I tillë ka qenë edhe problemi i ndarejes së pasurisë së një pallati në një lagje të New Yorkut në rrugën e pasanikeve të Amerikës, Park Avenue, ndërtesa 730 Prak Avenue duplex në Manhattan – NYC.
Një pallati që i përkiste ish-“Jugosllavisë” i cili 4 vjet më parë nxjerrë në treg për 20 milion dollar – pas 19 vjet grindje midis vendeve që bënin deri , atëhere ish republikën, që krenohej me pasurinë e popujve të tjerë , grabitur dhe shfrytëzuar për vete në mes të metropolit të botës, New York-ut.
Kjo ndërtesë shumë katëshe në një nga rrugët më të shtrejta në qytetin e Nju Jorkut, ku shumica e banorve të tyre, janë vetëm pasanikë, e ka rritur vlerën e saj tani në 30 milion dollar, sipas shtypit lokal.
Media njujorkeze shkruan se “Një marrëveshje që para katër vjetëve, e ka shitur pasurinë e ish “Jugosllavisë” në New York në tregun e shitëblerjes së pasurive të patundshme amerikane Real Estate.
Po sipas medias thuhet se Serbia ka paguar 12.000 dollar në vit çdo muaj për ta mirëmbajtur atë, dhe taksën vejtore.
Shtypi i New Yorkut, ka aluduar se “Ndoshta, pasuria e Ish “Jugosllavisë” në New York, 730 Park Avenue duplex është blerë nga Rusia.
Mbasi aty Putini dhe Medvedevi sa her që vinë në New York, akomondohen aty dhe e kan bërë atë Bromansion e tyre në qytetin e New York-ut
Sipas shtypit njujorkez, thuhet se ish- Jugosllavia, e kishte blerë atë pallat në këtë lagje luksoze në New York,(Park Avenue dhe rruga 5th Avenue) në vitin 1975, për 100.000 dollar atëhere.
Një katë i këtij pallati, me të gjtha dhomat, atëhere, pra 40 vjet më parë “u pushtua” nga Ministria e Jashtme e Serbisë, dhe shërbimi i tyre informativ UDB-ja, u vendosen me zyra aty së bashku me rezidencën e Ambasadorit serbë deri në vitin 1992.
Deri sa kur vendi shpërbëhet në atë që është sot, ka ka mbetur vetëm Serbia.Kështu, që ajo ndërtesë shërbeu deri sa ish 4 republikat “Jugosllave” përfshirë edhe Kosovën, pra Sllovenia, Bosnja, Kroacia dhe Maqedonia u shkëputën përfundimisht dhe fituan pavarësinë.
Ndërkaq simbas shtypit njujorkez “Për aq kohë sa statusi i banesës së pronësisë midis atyre vendeve, të ish Jugosllavisë, që nuk egzitonë më pas shkërrmoqëjes së saj, pra ai pallat në Park Avenue “730 Prak Avenue-duplex”, ishte i blerë për 100 mijë dollarë, atëhere, i cili sot në tregun e banesave në New York, ka vlerën afro milion dollarë, simbas çmimeve të tregut të shitblerejes së pasurive të patundshme Real Estatet
Pra, në pyetje në se i takon ligjërisht si pjesë e asaj pasurie të ish Jugosllavisë edhe Kosovës, pse të mos marrë pjesën e saj edhe Kosova?
Simbas shtypi të kohë thuhet se “Ajo ndërtesë e blerë nga Beogradi, ishte bërë “kafazi i sipunazhit” ose “zyra e avokatisë” në New York – Kombet e Bashkuara, ku krimi dhe gjenocidi ndërshtetror, i Beogradit, mori jetën e më shumë se 500 mijë njerëzve, në ato luftëra kur republikat kërkuan pavarësinë e tyre , përfshirë edhe Kosovën ku të gjithë ata ish qytetar të asaj që ashtuquhej dikur -ish “Jugoslllavi”.
Mirëpo, sot edhe ashtu si ka mbetur, pra e vetme si Serbi, kërkon t’a vëri në treg – madje dhe të marrë 40 përqind të fitimit, duke përjashtuar, padrejtësishtë, as edhe me një qindrakë Kosovën, të cilë e pati shfrytëzuar edhe më shumë se rebulikat.
“Jugosllavia”, emri i së cilës u bë simbol i së keqes – aqsa u ngritë dhe Gjykata Ndërkombëtare për Krimet në ish-Jugosllavi, përfaqësohet në atë emër, sot gjegjësisht, për të marrë pasurit, nga Serbia, e cila duhet të jap llogari dhe jo të përfitojë sot nga djersa e mundi i kombeve të tjera.
Hugo Grotius — në librin e tij mbi ligjin e luftës dhe paqes — thotë se për krimet dhe masakrat janë përgjegjës jo vetëm ata që i kryen krimet, por edhe ata që i planifikuan, ndihmuan, i mbështetën, i fshehën ose nuk u përpoqën të parandalonin krimet.. E tillë pra është vetem Serbia, sot e pas Millosheviqit.
Për këtë, Bashkësia Ndërkombëtare, sot duhet të kishte filluar me denazifikimin e Serbisë, duke hequr të gjithë të drejtat asaj për të përfituar edhe tash në pasurinë e ish asaj që dikur na ishte quajtur “Jugosllavi”.
Atij vendi që kanë qenë të lidhur me dhënien e ndihmës, planifikimin dhe urdhërimin e krimeve në Kroaci, Bsonje dhe veçanërishtë në Kosovë, ku ka pasur edhe një spastrim etnik dhe një masakër të paparë.
Në Kosovë u bë me të vërtetë një luftë e egër dhe e padrejtë, që dikush duhet të përgjigjet .
Në një rast të tillë, si Kosova – patjetër që do të vendosej dhe drejtësia në vend dhe Kosova do të përfitonte jo vetëm nga ish pasuria e saj e grabitur dhe e shfrytëzuar nga Serbia, për më shumë se gjysmë shekulli, por edhe drejtësia do të triumfonte njësojë si praktikë që është e njëjtë me atë të Nurembergut.
Dhënia e vendimit dhe dënimi në Nuremberg, nuk u ndal vetëm me ata të akuzuar dhe të sjellë ata në gjyq, por u akuzuan dhe quajtën kriminel që të gjithë që ishin të lidhur me ta, dhe që duhej të silleshin në gjyq.
Mirëpo, ja që akoma falë një palo marrëveshjeje të vendosur në vitin 2001, prona në pronësi të ish “Jugosllavisë” që nuk egziston më, që janë për t’u shitur, fitimet duhet të ndahen në mesin e pesë vendeve ( ish 5 republikave) dhe Serbia të marrë 40 përqind të fitimit, duke përjashtuar padrejtësisht Kosovën si ish pjesë e saj.
Kjo ka qënë e përcaktuar, sespse, sipas tyre deri në arritjen e asaj palo marrëveshje, Kosova nuk kishte statusin që ka sot – shtet i pavarur i njohur ndërkombëtarisht nga 111 vende përfshirë shtetet më të mëdha dhe më të fuqishme të botës – SHBA, Anglinë, Gjermaninë, Italinë, Francën, Kanadanë dhe Japoninë..
Mirëpo, nëse kjo marrëveshje thotë se Serbia duhet të marrë rreth 40 për qind të të ardhurave, natyrishtë në pyetje është se sa i takon Kosovës të marrë.
Lidhur me pasuritë e Kosovës nën ish Jugosllavinë, ish ministri Bogdanoviq ka thënë se është arritur marrëveshja për suksesion, e cila është nënshkruar në vitin 2001 ndërmjet ish – republikave, për ç’arsye Kosova, siç ka thënë ai, si krahinë autonome, nuk ka marrë pjesë prandaj edhe nuk mund të marrë pjesë në ndarjen e pasurisë.
Ky i ashtuquajturi ish ministër për Kosovën Goran Bogdanoviq ka deklaruar, sërish se Kosova – nuk ka të drejtë dhe as që mund të marrë çfarëdo pasurie, që e ka qoftë në Serbi ose kudo tjetër në ish – “Jugosllavinë” e pesë republikave.
Bogdanoviq ka thënë se marrëveshja për suksesion është nënshkruar në vitin 2001 ndërmjet ish – republikave për ç’arsye Kosova, siç ka thënë ai, si krahinë autonome, nuk ka marrë pjesë prandaj edhe nuk mund të marrë pjesë në ndarjen e pasurisë, sipas tij.
Kosova në tri dekadat fundit ka marrë rreth 30 miliardë dollarë, të cilat Serbia i ka investuar atje, ka thënë ai për Radio Televizionin e Serbisë.
Natyrisht, as sot, dhe kurrë prej këtij Bogandoviqit dhe zyrtarëve të tjerë serbë, Kosova nuk ka për të marrë diçka nga ajo pasuri e grabitur, por duhet që Bashkësia Ndërkombëtare t’a vendosë drejtën në vend.
Sepse, Bogandoviqi dhe politikanët e tjerë të Serbisë, sot nuk kan treguar se sa Serbia ka marrë dhe ka plaçkitur në Kosovë, kur ajo e sundoi Kosovën për më shumë se 60 vjet, prej se kur qeveria komuniste e Josiph Broz Titos, dhe të tjerat me kryekriminelin e Ballkanit Millosheviqin, e rropën Kosovën sa që edhe vetë në atë kohë, ata thonin se “Trepca radi Beograd se gradi – Trepca punon Beogradi ndërtohet”.
Besiana Kadre: Kosova drejt votës finale për UNESCO
-Sa i përket Asamblesë së Përgjithshme që do të mblidhet në muajin nëntor, ku do të merret vendimi final për anëtarësimin e Kosovës, Ambasadorja e Shqipërisë në UNESCO Besiana Kadare u shpreh optimiste se tashmë 2/3-at e votave, të cilat kërkohen për të miratuar propozimin e Këshillit Ekzekutiv, janë siguruar/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 22 Tetor 2015/ “Nuk do të lëmë gur pa rrotulluar duke kërkuar përkrahje për votën finale për Kosovën në UNESCO”, ka paralajmëruar zëvendëskryeministri i pare në qeverinë kosovare, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi.
Paralajmërimin e ka bërë nga Parisi, pasi dje në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën, Bordi Ekzekutiv i kësaj agjencie të specializuar të KB-së ka miratuar me 27 vota pro, 14 kundër dhe 14 abstenime, propozim-rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Bordi Ekzekutiv përbëhet nga gjithsej 58 shtete anëtare prej të cilave 32 tashmë e kanë njohur Kosovën.
Ndërsa, mbetet që Asambleja e Përgjithshme e kësaj organizate, në nëntor, të votojë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.
“Fitohet beteja e parë drejt UNESCO-s”, “Kosova një hap larg anëtarësimit në UNESCO”, “Kosova, afër anëtarësimit në UNESCO”, janë titujt e ballinave të shtypit të sotëm në Prishtinë.
“Besiana Kadare anëtarësimin në UNESCO e quan fitore për Kosovën dhe Shqipërinë”, është një nga titujt e mëngjesit të sotëm në portalet kosovare, ku “Do të thosha që është shumë e rëndësishme që të gjitha vendet europiane, anëtare të Këshillit Ekzekutiv me përjashtim të Spanjës, votuan ‘pro’ Kosovës” , citohet ambasadorja e Shqipërisë në UNESCO.
“Sa i përket Këshillit të Përgjithshëm që do të mblidhet në muajin nëntor, ku do të merret vendimi final për anëtarësimin e Kosovës, Kadare u shpreh optimiste se tashmë 2/3-at e votave, të cilat kërkohen për të miratuar propozimin e Këshillit Ekzekutiv, janë siguruar”, citon media kosovare median shqiptare.
Kosova bën hapin e parë drejt anëtarësimit në UNESCO, deklaronte në12 shtator Minsitria e Jashtme kosovare në një konferencë të jashtëzakonshme shtypi, ku zv/ministri i Jashtëm Petrit Selimi vlerësonte se Shqipëria kishte një rol thelbësor për shtyrjen e procesit përpara.
“Kërkesa për aplikim është dorëzuar nga Shqipëria dhe është nënshkruar nga 44 shtete anëtare të UNESCO-s që përbën një numër rekord në historinë e re të UNESCO-s”, theksonte ai.
Qeveria e Kosovës ka siguruar se, “nëpërmes anëtarësimit në UNESCO, do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim etnie ose religjioni dhe do të avancohet edhe më tutje bashkëjetesa, si një traditë qe e kemi ruajtur dhe kultivuar ndër shekuj”.
Po ashtu ka theksuar se, “me anëtarësimin në UNESCO, Kosova do të rrisë standardet e ruajtjes dhe të garantimit të trashëgimisë kulturore, përshirë respektimin e statusit, të trashëgimisë dhe të pronës së Kishës Ortodokse Serbe”.
KOSOVA, SOT NE SYTE E MI
NGA ASLLAN BUSHATI/
Duke ndjekur këto javët e fundit ,mediat e poratalet on line për Kosovën,kam një përzierje mendimesh e ndjenjash deri ne kakofoni britjesh e thirrjes të brendëshme, që më trazojnë shpirtin e qetësin sa më bëjnë të thërras,të bërtas e të uluras deri në kup të qellit se cka po ndodh ,cpo bëhet dhe ku po shkojmë me avanturizmin dhe prakticizmin foshnjarak.Kjo më trysnon po ashtu të mendoj se investimi që kanë bërë disa brezni para nesh, që brezi yne dhe ndërkombëtarët kanë bërë për Kosovën, është apo nuk është produktiv dhe kombëtar? I kompleton aspiratat dhe ndiesitë e kombit apo i dyzon dhe i dyshon ato? Po shkojmë drejt demokracisë e shtetit ligjor në Kosovë, apo derejt një autokracije që mund ti veshë cdo emër, por që më i pranueshmi do të ishte autoritarizëm primitive i kohëve modern.
Duke patur para syshë faktin që pas zgjedhjeve te qershorit të 2014-tës pati pështjellim, pati një vakum pas zgjedhor qeverisjeje për gjashtë muaj dhe me shumë vështirësi u gjet nga ndërkombëtarët një formulë gjysëm e pranueshme ( qeverisja LDK dhe PDK), tregon se zgjidhja ndërkombëtare ka brenda qefmbetje opozitare dhe mllefi i sotëm politik është pjesë e kësaj zgjidhjeje pas zgjedhore. Por qefmbetja e opozitës ka dhe emra të vecantë si Mustafa e LDK të cilat i konsideron tradhëtare të kauzës opozitare, kurse Thacin e PDK-në tradhëtare të interesave të Kosovës. Madje ka disa që Zotin Mustafa pas 9 dhjetorit 2014 e quajnë “ ish Mustafa” sikur kemi të bëjmë me një dyftyrësi të pa imagjinueshme që e ndanë një datë e vetme sic është 9 dhjetori i 2014-ës.
Por le ti marrim gjerat me radhe dhe ti shohim nga këndshikimi i sejcilit aktor dhe nga interesi publik. Po e nisim me opozitën e cila ka zbritur në sheshbetejë me trysninë për tërheqjen e dokumentave të firmosura për të ashtuquajturat “zajednica” ose e thënë ndryshe “Bashkësia e komunave serbe në Kosovë”. Sipas saj ky document tradhëton interest kombëtare të Kosovës sepse krijon një shtet serb brenda shtetit të Kosovës, i cili me këtë marrveshje i merr Kosovës gati tridhjetë përqind të sipërfaqes së saj.N.q.se është tërësisht kështu, shqetësimi i opozitës është legjitim dhe mbron interesin publik. Problemi i dytë që opozita ngre është ai i “demarkacionit” (vija kufitare midis Kosovës dhe Malit të Zi). Sipas saj Kosova nga firmosja e kësaj marrveshje ka humbur nje sasi të konsiderueshme kilometrash katrore. Edhe nga kjo qasje në se është tërësisht keshtu, opozita ka të drejtë.
Por, ndërkombëtarët, qeveria dhe shumica parlamentare thonë se cdo marrveshje midis Kosovës dhe Serbisë është e paraparë nga përmbajtja e Kushtetutës së Kosovës.Po ashtu dihet se Kushtetuta e Kosovës, sipas projektit të Ahtisarit, ka cungimet e veta për arsyet që dihen e që nuk mund të ribëhen sot në një Kosovë të pa formësur mirë organizativisht e demokratikisht. Marrveshjet janë zgjidhje praktike ku asnjera palë (kosovare apo serbe) nuk ka përfitimet maksimale, por përfitimet janë optimale , që u lejon palëve të bëjnë pak lëshime, por të ndërtojnë urat e së ardhmes për në Eoropën e Bashkuar. Po ashtu ata thonë se tërheqja nga një marrveshje e nënshkruar është absurditet, sepse ajo është një fakt i kryer dhe i pa tjetërsueshëm. Por shtojnë se marrveshjet nuk mund të hyjnë në fuqi pa një vendim të Parlamentit të Kosovës dhe në këto kushte pozita thotë hajdeni ta diskutojmë në parlament. Edhe marrveshja për vijën kufitare me Malin e Zi është bërë sipas kushtetutës së 1974-ës të ish Jugosllavisë ,document sipas të cilit Kosovën e njeh dhe e administron Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Parë nga ky këndshikimi edhe pozita dhe ndërkombëtarët kanë një farë të drejte.
Të gjitha palët interin e përgjithëshëm,kërkojnë ta bëjë pronë të tyre. Ka përqasje që thonë shiheni përputhjen e plotë dhe identike të vijës e qëndrimeve tona politike me interesat kombëtare të Kosovës , duke aluduar se e palës tjetër është anti kombëtare.Por nga ana tjetër veprimtaria normale e parlamentit është e bllokuar, mungesa e respektit reciprok është në kulm, përdori i masmedias për etiketime perspnale është këthyer në modë të përditëshme, përdorimi i mjeteve zhurmuese vend e pa vend e deri tek përdorimi i gazit lotsjellës brenda sallës së parlamentit, nuk janë fenomene të castit e për dy problemet që pikësohen këto javët e fundit, por mendoj se janë grumbullime të mllefeve politike të së shkuarës jo të largët. Sepse edhe parlamenti si tempull i demokracisë jo rrallë ka dhunuar me maxhoritetin e kartonave duke mos i lënë hapsirën e nevojëshmë mendimit alternative e duke votuar ligje për të cilat ka patur kontestime që lidhen me interesat jetike të Kosovës. Po tu shtosh këtyre edhe korrupsionin masiv, papunësinë e madhe, mungesën e hapsirave perspektive për të ardhmen, dhe keq qeverisjen pothuaj në të gjitha nivelet e deri tek përdorimi jo rrallë i pushtetit si armë kundër kundërshtarëve , po e cojnë Kosovën në prag të një kolapsi , fundi i të cilit mund të jetë drithërues.
Nisur nga të gjitha këto, por edhe për shumë të tjera, ndjehem tërësisht i shqetësua,sepse shoh që klasa politike në Kosovë po humbet shumë kohë për ta bërë Kosovën shtet demokratik e veprues. Ajo me paaftësinë që tregon në drejtim, po e shtynë vetë me duart e saja kohën e integrimit në strukturat euro-atlantike. Në gjykimin tim kjo situatë nuk mund të vazhdojë gjatë kështu,sepse kjo po e con Kosovën në destabilitet të pa shmangëshëm.Përgjegjësia mendoj se është e të gjithë aktorëve veprues pa përjashtim në pozitë e në opozitë,nga Presidentja, Qeveria, Parlamenti e deri tek të zgjedhurit vendor.
Personalisht mendoj se është koha për refleksion të menjëhershëm. E përkrah veprimin e Presidentes Jahjaga për bisedimet që bëri me krerët e partive politike dhe shpresoj e besoj të ketë patur sukses. Por hapi më i rëndësishëm është, normalizimi i veprimtarisë së parlamentit. Populli duhet të dëgjojë argumentat dhe kundër argumentat e të dyja palëve. Prej debatit duhet të dilet në disa përfundime të përbashkëta qe përbëjnë caqet e interesave kombëtare të periudhës afat mesme të Kosovës, caqe të cilat nuk mund ti shkeli askush dhe për asnjë lloji arsyeje. Po ashtu mendoj se ngërci politik mund të zgjidhet nëse lihet mënjanë mllefi politik i grumbulluar, i cili është gërryes i unitetit e paqëtimit të brendëshëm dhe bariera kryesore e ecjes përpara.
Për ata që bënë luftën në Kosovë, populli ju ka ngritur lapidare e ju a ka njohur të githa meritat deri në maksimalizim, por askush nuk duhet të abuzojë me to dhe askush prej tyre nuk është gjeni, i jashtëzakonshëm, gjithfuqiplotë e i pa zëvëndësueshëm dhe i destinuari i përjetëshëm për të qënë në krye të Kosovës. Sot është koha për të bërë paqen, demokracinë, ekonominë dhe lumturinë e njerëzve. Edhe opozita ka gjithë mundësitë për të vepruar në përputhe me Kushtetutën,ligjin dhe rregullat e miratuara dhe prej tyre të korrë sukseset që dëshiron. Jo të marrë vezët në dorë e të qellojë me to kush i del perpara në rrugë të madhe i shoqëruar me gra e femijë duke krijuar kështu përshtypjen e rrugacrisë. Si hap i pare ajo le të pranojë diskutimin në parlament. Në se humbet me forcën e kartonave le ta cojë ceshtjen në Gjykatën Kushtetuese. Në se nuk e fiton edhe atje të mbjedh firmat per referendum. Në referendum eshte vota e popullit dhe ajo do ti thotë gjithkujtë se me kë është e drejta.
Autori është zv/Kryetar i Vatrës
KOSOVA, RREZIKU I IZOLIMIT
-Delawie- Veseli: Kosova rrezikon të izolohet nga komuniteti euro-atlantik/
-Ambasadori i SHBA: Për ata njerëz që sjellin armë në Kuvendin e Kosovës dhe i përdorin kundër kolegëve të tyre, unë kam një mesazh: Ju po e lëndoni ekonominë e Kosovës, ju po rrezikoni që Kosova të izolohet nga komuniteti euro-atlantik, ju po vëni në rrezik shanset e Kosovës për liberalizmin e vizave, ju po i vononi shanset e Kosovës për njohje të reja/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 22 Tetor 2015/ Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, prit sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës.
Ambasadori amerikan konfirmoi përkrahjen e tij për kryetarin Veseli në vazhdimin e seancës së nesërme plenare, duke e konsideruar të rëndësishme që Kuvendi i Kosovës të vazhdojë punën dhe të miratojë ligje që janë qenësore për Kosovën.
“Unë jam këtu për të shprehur përkrahjen time për Parlamentin e Kosovës. Ne kemi biseduar se sa e rëndësishme është për Kuvendin që të mbajë seancë nesër, në mënyrë që të miratohen ligje që janë të rëndësishme për mirëqenien e qytetarëve të Kosovës”, tha ambasadori Delawie, në adresimin para gazetarëve.
Duke i konsideruar veprimet e partive opozitare si të dëmshme për vendin dhe demokracinë e Kosovës, Delawie kërkoi nga deputetët e tyre që të qëndrojnë në Kuvend dhe të mos përdorin dhunë. Ai tha se investitorët po i shohin imazhet e dhunës, dhe se kjo nuk është gjë e mirë për Kosovën.
“Duhet të them se njerëz nga mbarë bota, janë duke parë në televizor imazhe të dhunës dhe kaosit në institucionet më të rëndësishme dhe demokratike të Kosovës. Kjo nuk është gjë e mirë për Kosovën. Për ata njerëz që sjellin armë në Kuvendin e Kosovës dhe i përdorin kundër kolegëve të tyre, unë kam një mesazh: Ju po e lëndoni ekonominë e Kosovës, ju po rrezikoni që Kosova të izolohet nga komuniteti euro-atlantik, ju po vëni në rrezik shanset e Kosovës për liberalizmin e vizave, ju po i vononi shanset e Kosovës për njohje të reja”, theksoi ambasadori amerikan.
Ai përsëriti se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë për qëllim ta ndihmojnë Kosovën që të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, ndërsa shtoi se të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë dhe të trajtohen të barabartë para ligjit.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se është një shqetësim i të gjithë miqve që kanë ndihmuar në shtetndërtimin e Kosovës se me veprimet e fundit demokracia e saj po dëmtohet. Kryetari Veseli falënderoi ambasadorin amerikan për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të tij për Kosovën dhe veçanërisht Kuvendin e saj, duke shtuar se Kosova do të jetë storie e suksesit, si një shtet ligjor dhe demokratik.
Ai u bëri thirrje deputetëve të opozitës që të kthehen në Kuvend dhe që së bashku të punojnë për të mirën e vendit. Kryetari Veseli theksoi se Kuvendi nuk ka nënshkruar asgjë dhe nuk duhet të jetë pjesë e bllokimit, por vend i diskutimeve dhe debatit, nga i cili nuk do të prodhohen skenarë që destabilizojnë vendin.
Kryetari i Kuvendit i konsideroi të dobët dhe që nuk ia duan të mirën këtij vendi të gjithë ata të cilët krijojnë situata dobësie dhe konflikti në Kuvendin e Kosovës.
“Unë dëshiroj të sigurojë ambasadorin e SHBA-së se investimi i partnerëve tanë, veçanërisht i SHBA-së në ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe demokracinë kosovare ka qenë i drejtë dhe Kosova do të jetë storie e suksesit, një shtet ligjor, stabil, demokratik dhe i zhvilluar ekonomikisht”, tha kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Mbledhja plenare e Kuvendit, e ndërprerë më 15 tetor, do të vazhdojë të premten, më 23 tetor, në orën 16:00, ka vendosur Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen ku ishin prezentë edhe kryetarët e grupeve parlamentare, kurse munguan ata të partive opozitare.
“Thirrja e seancës së Kuvendit të Kosovës është provokim dhe papërgjegjëshmëri politike”, ka deklaruar opozita kosovare.
Opozita paralajmëron se, “nuk do të ketë vazhdim të seancës për sa kohë që nuk ka tërheqje nga marrëveshjet”.
“Protestën nuk do ta ndalim pavarësisht se në çfarë ore mbahet seanca dhe sa kërcënuese është policia e pushtetit. Qeveria e ka sjellur këtë situatë jashtëzakonshmërie në Kosovë. Ne si deputetë të Opozitës as nuk do të zbrapsemi e as nuk do të pushojmë deri sa të tërhiqen marrëveshjet që e cungojnë Republikën dhe territorin e saj”, thuhet në deklaratën e opozites.
Kuvendi i Kosovës pa asnjë seancë të përfunduar në sesionin vjeshtor është i bllokuar nga opozita. “Aksionet simbolike” të opozitës, me “rrethime” të foltores e kryesuesëve, fërshëllima, gjuajtje vezësh e gazi lotësjellës në sallën e seancave të Kuvendit, janë pjesë e kundërshtimeve, edhe me protesta në rrugë dhe me një peticion me rreth 200 mijë nënshkrime deri tani, të 4 marrëveshjeve të 25 gushtit me Serbinë dhe marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
KORRUPSIONI DHE MORALI
NGA ILIR HASHORVA-New York/
Duke përdorur një shprehje matematike, mund të themi se korrupsioni dhe morali kanë korrelacion negativ: kur ulet njëri, ngrihet tjetri: kur ulet morali, korrupsioni ngrihet.
Në universitetin Luigj Gurakuqi të Shkodrës një pedagog i fakultetit juridik, për të kaluar një student në dy provime, kërkoi dhe mori prej tij 500 euro. Një turp i shumëfishtë, së pari, se pedagogu ishte jurist dhe, së dyti, sepse ishte arsimtar. Në një vend normal, në çast ministri i Drejtësisë do të ndiente përgjegjësi dhe do të jepte dorëheqjen dhe, po ashtu, edhe ministri i Arsimit. Por vendi ynë nuk është normal dhe të dy ministrat vazhduan punën, sikur të mos kishte ndodhur gjë. Po ashtu, opinioni publik, që mund të dëgjohet përmes shtypit, heshti. Heshti, ose sepse skandale të tilla tashmë konsiderohen si ngjarje të rëndomta prej të cilave jemi imunizuar dhe nuk na bëjnë përshtypje, ose sepse nuk arrimë të kuptojë pasojat e tyre.
Pedagogu i universitetit të Shkodrës mund të jetë një jurist i përkryer, një profesionist i mbaruar, por profesionalizmi i tij, edhe në qoftë se e ka, gjë që unë nuk besoj, me sjelljen që bën, jo vetëm që nuk shërben, por dëmton. Një pedagog i drejtësisë që shet provimin bën dy herë krim: së pari, sepse i prish moralin një studenti, një njeriu të së ardhshmes dhe, së dyti, sepse ai student, që nesër do të bëhet jurist dhe do të gjykojë të tjerët, edhe sikur të dojë, do të jetë krejt i paaftë për të gjykuar mirë e drejtë.
Me rastin e ardhjes në Tiranë të shahistit Gari Kasparov ca kohë më parë, i cili u prit me nderime të mëdha nga zyrtarë të lartë të qeverisë, duke përfshirë edhe kryeministrin, Edi Rama, dhe ministren e tij të Arsimit, Lindita Nikolla, dhe, siç e kemi zakon kur entuziazmohemi, bëjmë deklarata të bujshme të cilat i harrojmë që të nesërmen, aty për aty vendosën që lojën e shahut ta vinin në programet shkollore. Për këtë ngjarje bëra një shkrim në të cilin theksoja se në shkollat tona, për kushtet ku ndodhemi, duhen vënë, përveç të tjerave, jo shahu, por lëndë të tilla si edukata morale dhe ajo qytetare. Shkrimi u përkrah, por edhe u kritikua. Një ndër kritikuesit, shkruante: “Cfare kujton autori (domethënë, unë) se ne Korene e Jugut nxenesve u mesojne rregullat e miresjelljes ne restorant, apo si te kuptojne pikturat e Pikassos dhe muziken e Stravinskit? Jo or jo, u mesojne matematike, fizike, kimi, elektronike, programim kompjuterash etj kesisoji dhe po u teproi kohe, ose vete nxenesit sipas prirjeve dhe deshirave perfshihen ne kurrikula opsionale per formimin e pergjithshem kulturor”. Ky është sot mendim dominues në shoqërinë tonë: “të ngrihemi profesionalisht”, sepse “ashtu përparojmë dhe përfitojmë”, të tjerat nuk kanë rëndësi. Por, siç thotë Ajnshtajni, pa moral, nuk ngrihemi dot as profesionalisht, sepse “Cilësitë morale të personaliteteve të shquara janë shumë më të rëndësishme, sesa arritjet e tyre intelektuale. Madje edhe arritjet intelektuale janë të varura më shumë nga ç’mendohet nga karakteri i personit”.
Sot, me që kemi një rast të pastër korrupsioni, si pasojë e një morali të dobët shoqëror, po sqaroj sepse mendoj se edukimi moral i njerëzve është i një rëndësie të dorës së parë sidomos, duke pasur parasysh edhe se vendet më të pastra moralisht, vendet më pak të korruptuara, janë edhe vendet më të zhvilluara dhe më të lumtura të botës dhe se vendet më të korruptuara janë edhe vendet më të prapambetura dhe më të zymta të botës.
Sipas Transparency International, korrupsioni është një problem për të gjitha vendet, ndonëse jo njëlloj për të gjitha, madje me ndryshime të mëdha, dhe ka të bëjë me ryshfetin, me mosdënimin e të korruptuarve, me marrëveshjet e fshehta midis atyre që kanë në dorë fatet e vendit etj. Korrupsioni jo vetëm që shkakton vjedhjen e të ardhurave të pjesës më të lëndueshme të popullsisë, por minon drejtësinë dhe zhvillimin ekonomik të vendit si dhe dëmton besimin publik mbi qeverinë dhe udhëheqësit e saj. Po sipas Transparency International, në vitin 2014, ndër 174 vende të botës, vendet e para për mungesë korrupsioni i zinin këto 7 shtete: Danimarka, Zelanda e Re, Finlanda, Suedia, Norvegjia, Zvicra, Singapori. Këto janë njëkohësisht edhe nga vendet më të zhvilluara, më të pasura dhe më të lumtura të botës. Shqipëria në atë renditje zinte vendin e njëqind e dhjetë, pra shumë poshtë mesatares botërore.
Për moralin në Korenë e Jugut, vend të cilin e përmend edhe kritikuesi i shkrimit tim, si dhe për atë në Japoni, po them se, para se të bëheshin vende të zhvilluara, patën kujdes ngritjen morale të popullsisë së tyre dhe për këtë po tregoj dy ngjarje domethënëse e tepër të çuditshme, sidomos për ne, që kanë lidhje me moralin.
Në Korënë e Jugut (sipas gazetës “Finacial Times, 29.12.1997 dhe sipas BBC, 15.1.1998)
Koreja e Jugut është një shtet që në 50 vitet e fundit, ka arritur të shtojë rreth 17 herë të ardhurat për frymë, duke arritur një nivel të lartë jetese si dhe një prodhim global të konsiderueshëm. Në disa degë prodhimi ajo është udhëheqëse botërore. Kohët e fundit, për shkak të disa të metave të politikës së saj ekonomike e financiare (është fjala për vitet 1997-1998), sidomos në investimet e huaja në ekonominë e saj, politikë e cila pasi i siguroi Koresë një prodhim, bollëk dhe fitim të jashtëzakonshëm për gjysmë shekulli, e hodhi sot në një krizë të përgjithshme monetare. Koreja e Jugut iu drejtuar disa organizmave financiare botërore si FMN dhe BB për ndihmë. Por, ja se ç’ndodhi:
Populli korean e ndjeu veten të fyer që qeveria e tij iu drejtua organizmave ndërkombëtare për ndihmë financiare. Ai e konsideroi këtë si një turp kombëtar i cili duhej shlyer me kontributin e të gjithë popullit. Kështu, populli vendosi të ndihmonte shtetin e tij me çdo gjë të çmuar që kishte. U hapën kudo qendra të pranimit të kontributeve të qytetarëve. Njerëzit zunë radhën në këto qendra për të dorëzuar te shteti, tek i cili, natyrisht, kishin besim të plotë, sendet e vyera që kishin: gratë e vajzat dorëzuan bizhuteritë, sendet e zbukurimit, apo ato që marrin vlera të shenjta kur kalojnë nga një brez te tjetri, apo kur dhurohen nga një njeri i dashur; sportistë dorëzuan kupat e arta, medaljet e arta, trofetë dhe suveniret e ndryshme; biznesmenët e të moshuarit dorëzuan çelësat e artë, simbole koreane të suksesit ose të jetëgjatësisë.
Sa popull krenar! Për një vend tjetër, sigurimi i huave nga FMN-ja apo nga BB-ja do t’i paraqitej popullit si një sukses i qeverisë dhe populli do të kënaqej për këtë.
Në Japoni (sipas gazetës Corriere della Sera, 14. 12. 1997):
Ky vend, i ngritur mbi katër ishuj relativisht të vegjël shkëmborë, pa asnjë pasuri natyrore, me një dendësi të madhe popullsie, zë vendin e dytë (sot të tretin) në botë për prodhim të përgjithshëm dhe është udhëheqës botëror në shumë degë të teknologjisë e të kërkimit shkencor. Popullsia e tij është tepër nacionaliste e tradicionaliste. Ai vend vetëm në shekullin e kaluar u hap ndaj botës. Tregimi që po japim dëshmon për një veçanti në moral që mund të jetë shkak për një mori të tjera dallimesh me rëndësi kundrejt popujve të tjerë, që ndikojnë pastaj në zhvillimin e atij vendi dhe të atij populli. Ky tregim i vërtetë dëshmon për një popull që nuk e njeh dhe nuk e pranon hilen, mashtrimin, dredhinë, frikën, egoizmin, madje i lufton rreptë ato.
Në vitin 1939, vdiq në Japoni me zemër të thyer, tepër i dëshpëruar nga përbuzja dhe braktisja Masabuni Hosono. Ishte i vetmi burrë japonez që u ndodh në të famshmin “Titanik” dhe shpëtoi nga vdekja natën e vitit 1912, kur bashkë me anijen, u mbytën dhe rreth 1500 pasagjerë.
Në një nga varkat e fundit të shpëtimit që lëshoi Titaniku, pasi zunë vend gratë dhe fëmijët, ngelën edhe dy vende bosh. Marinari që drejtonte varkën kërkoi që të ziheshin edhe ato dy vende. Një burrë u hodh i pari dhe zuri një nga vendet. Hosono, japonezi, u hodh i dyti dhe zuri vendin e fundit të lirë. Japonezi shpëtoi së bashku me 705 persona të tjerë, kryesisht gra e fëmijë. Një gazetë amerikane e kohës shkroi për këtë ngjarje një artikull me titull “Japonezi me fat”. Ai japonez u bë në Japoni një nga më fatzinjtë. Sipas moralit japonez, ai vërtet shpëtoi jetën, por humbi nderin dhe jeta pa nder nuk i duhej kujt. Hosono nuk iu shmang dot për gjithë jetën përbuzjes së popullit dhe të afërme të tij. Ata nuk e falën kurrë atë, sepse, duke qenë burrë, kishte shpëtuar jetën e tij e cila u takonte vetëm grave dhe fëmijëve. Ai kishte tradhtuar sensin japonez të nderit. Ai për ta ishte bërë shembull i gjallë i një sjellje të poshtër, një sjellje frikacaku e egoisti të cilën nuk do ta pranonte asnjë japonez tjetër. Me shpëtimin që siguroi duke u hedhur në varkën e shpëtimit, ai tradhtoi shpirtin e vetësakrifikimit që dallonte një “samurai japonez” dhe që i jepte atij një vend nderi mbi atë të një njeriu të zakonshëm. Kur Hosono vdiq në vitin 1939, ishte kthyer në një njeri krejtësisht të dërmuar. Edhe familja e tij ndjehej e turpëruar për atë që kishte bërë ai: për mbijetesën e tij “të turpshme”.
E, pra, me popuj të edukuar në masë me moral, etikë e atdhedashuri si këta që përmendëm, vendi mund të bëjë çudira. Janë rregulla të shkruara e të pashkruara, por të zbatuara, etike e morale, të vendosura nga filozofë, moralistë e nga vetë shteti që përpunojnë moralisht mendësinë e njerëzve dhe që bëhen shkak më pas për shumë veprime të tjera me rëndësi të dorës së parë në zhvillimin dhe përparimin e përgjithshëm të një populli dhe që e bëjnë atë që të zërë një vend nderi midis popujve të tjerë të botës.
Kur unë sugjeroja që në shkollat tona të rivihej si lëndë mësimore morali, ashtu siç kishte qenë dikur, dhe duhet të pranojmë që të parët tanë kanë qenë me moral shumë më të ngritur se ne, fëmijët e tyre, nuk pretendoja se ai do të ndryshonte gjendjen plotësisht dhe menjëherë. Ajo lëndë do të ndihmonte natyrisht, por janë edhe plot mekanizma të tjerë që ka në dorë shoqëria dhe shteti të cilat duhen venë në lëvizje, në mënyrë që gjendja të ndryshojë. Por vendosja e asaj lënde, do të tregonte, të paktën, se kemi një problem dhe se duam të ndryshojmë, se duam të bëhemi më të mirë, se duam të bëhemi më të moralshëm, se duam të dimë të dallojmë të mirën nga e keqja, gjë që sot edhe këtë e kemi vështirë ta bëjmë.
Nju Jork, 15.10.2015 Ilir Hashorva
- « Previous Page
- 1
- …
- 741
- 742
- 743
- 744
- 745
- …
- 975
- Next Page »