• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dosjet- Per cilin bien kemboret?

February 19, 2015 by dgreca

Shkruan: Prof. Sami Repishti/
Ridgefield,CT.USA.- Nga leximet ne shtypin shqiptar verehet nji rritje e interesimit publik per “dosjet”, zbulimin e “sekreteve”, dhe “lustracionin”, eliminimin- jo fizik!- te individeve qe per bindje, jo me detyrim, jane “komprometue” rande ne akte kriminale te “diktatures se proletariatit” 45 vjeçare ne Shqiperi.
Ky interesim per zbulimin e se vertetes te mshehun per dekada te gjata duhet çmue, dhe inkurajue. E verteta duhet te zbulohet. Ajo bien drite! Drita gjalleron, largon erresinen ku mshehet e keqja, zhvillohet tortura, dhe mbretnon vdekja.
Ajo qe ashte shqetesuese ne kete situate ashte “qellimi” i kerkeses per hapje dosjesh. Te gjithe e dime se çfare “misteri” permbajne dosjet e ish Sigurimit te Shtetit, ose te ish Partise Komuniste te Shqiperise, (dhe PPSH-se) Te gjithe jemi te ndergjegjshem per spiunazhin, arrestimet, burgosjet, torturat dhe ekzekutimet e vuejtjet ne burgje e kampet e debimit komuniste qe “dekoruen” peisazhin e vendit tone, ne moçalishte e miniera, e ne çdo sektor pune te rande dhe te rrezikeshme. Te gjithe jemi te informuem per kampet e debimit per dhjetra mijera familjare te prindeve “reaksionare” te detyrueme me vegjetue atje, qe nga ditet e para te vendosjes se regjimit komunist,1944, deri ne ramjen e turpeshme te pushtetit te urise dhe terrorit, ne 1991. Katerdhjete e pese vjet te gjata dhe pa nderpremje…. sikur te kishin gjuejte Zotin me gure!…. per fajin e vetem sepse gjyshi, babaj, vellau ose kusherini kane qene “armiq te popullit”. Groteske! Koncepti i “individit”,“persona” pergjegjes i vetem per fajin e kryem, nuk ekziston ne diktature.
Sot, te gjithe kerkojme me dite ma shume mbi “vuejtjet” dhe sidomos mbi “persekutuesin” qe vrau me gjyq e pa gjyq, qe torturoi deri ne çmendje, sidomos te rinjte “rebele”, qe denoi me uri e jetese ne baltat e Myzeqese pleq, gra e femije per dekada te gjata e per nji “qellim” te vetem: mbajtjen me dhune te “pushtetit popullor”, qe gjithçka mund te ishte por jo i nji populli te pa fajshem dhe te reduktuem ne nji mase pa mbrojtje, e te skllavrueme.. Ne pamundesi me fitue me arsye, ose me fitue zemrat e popullsise, komunizmi erdhi ne fuqi me dhune, u mbajt me dhune dhe u permbys me turp nga nji popullsi e dhunueme. Plaga e rande e se kaluemes kerkon sherim me kujdes te madh, “hic et nunc”.
Kerkesa per “hapjen e dosjeve” (1944-1991) ashte nji çeshtje me randesi te jashtezakonshme per vete natyren e saj, si dhe per rrjedhimet e paevitueshme. “Kerkesa” nuk mund te jete me plotesue “kuriozitetin” e lexuesve qe kenaqen me intrigat e Sherlock Holmes-it. Nji kuriozitet i ketill ashte banal, dhe nji fyemje e rande per viktimet. “Kerkesa” duhet te kete karakterin solemn te çlirimit nga ankthi i se kaluemes, te zbulimit te vertetes, dhe qellimin mbarenjerezor me evitue perseritjen e nji gjenocidi te ri ne vendin tone, perseritje qe do te ishte nji vetevrasje kombetare. Kerkesa duhet te synoje aspektin praktik te denimit te “fajit” dhe te denoncimit te “fajtorit” tue pamundsue veprimtarine e tij helmuese ne shoqenine tone te traumatizueme. Senatori amerikan, Herbert Pell, deklaronte ne 1945:”…ne se duem me evitue nji masaker te pergjitheshme, duhet te plotesojme kerkesen popullore per drejtesi”.
Nji qendrim i ketill ashte realizue sidomos me sjelljen e ish-te persekutuemeve qe ne vitin 1991; ata nuk u versulen me thika e sopata me vra e coptue…kriminelet komuniste. Tue kontrollue zemrimin plotesisht te justifikuem, ata mbeshteten kerkesen e tyne ne drejtesine e njohun nga ligji. Megjithese mbeten thellesisht te shgenjyem nga nji autoritet shtetnor i shurdhet – baza morale e te cilit ishin ata vete!- ata jetuen per 24 vjet ma rradhe me shpresen se do te vinte dita e “zbulimit” te sekreteve te tmerrshme ku ata vete ishin “personazhet e viktimizueme”. Sot, ajo qe mbetet per keto viktima, te vdekun apo ne prakun e vdekjes, ashte fitorja e madhe morale – historike!-, sepse ata me gjestin e tyne te perbuzejes se hakmarrjes dhe besimit te tyne ne ligjesi dhane nji shembull te shkelqyeshem te nji shoqenie te qytetnueme, dhe te perqafimit te shtetit ligjor…me gjithe se ne veshet e tyne tingellojshin akoma thirrjet komuniste “Ne litar! Ne litar!” Ata keputen zinxhirin e hakmarrjes, e per kete, duhet te jemi mirenjohes perhere.
Mbas nji konfuzioni njizete e kater vjeçar duket sikur kemi arrijte ne perfundimin se ky problem i “dosjeve” dhe “lustracionit” nuk zgjidhet me “forcat tona’. Fatmiresisht, pranojme shembullin e nji shtetit europian te qytetnuem, si Gjermania. Projekt-ligje ne kete drejtim jane paraqite para Kuvendit te Republikes se Shqiperise, per diskutim dhe aprovim.
Por, nuk ashte aq e thjeshte. Imitimi i shembullit gjerman, sado i deshirueshem qe te jete, permban nji “caveat” thelbesor: Shqiperia sot nuk ashte Gjermania! Çdo ngjarje historike – dhe hapja e dosjeve e lustracioni jane “historike”- ka parametrat e vet: vendin ku ngjet, dhe kohen kur ngjet. Rasti gjerman:
Me 9 maj 1945, u festue dorezimi pa kushte i Gjermanise naziste. Ushtrite aleate angleze, françese, amerikane dhe sovjetike pushtuen Gjermanine dhe me “marreveshje” e ndane territorin ne kater “zona pushtimi”. Nga Konferenca e Londres, 1945, u vendos krijimi i nji Gjykate Nderkombetare per Denimin e Krimeve te Luftes dhe te krimineleve kryesore naziste. Qyteti Nuremberg ishte ne “zonen amerikane”.
Si hap i pare ishte vendosja e rendit dhe qetesise. Gjate periudhes maj-gusht 1945, u arrestuen 52 kriminele kryesore naziste, dhe u burgosen ne Monsdorf (Nuremberg). Ne fund te vitit, arrestimet arrijten numrin 450.
Sherbimi i pare per te burgosunit ka qene ai fetar, “…ne nji beteje me shpetue shpirtin e atyne qe jetojshin me litar ne gryke.” Pergjigja ishte: “Na duhet te urrejme mekatin, por duhet te duem mekatarin!” Çdo njeri ka mundesi “me u ringjalle”! Ushtria amerikane kishte instruksione me ba te pamunduren me lehtesue vuejtjen, dhe me dhane ngushellim fetar per ata qe do te vdisnin.
Denimi me gjyq i krimineleve naziste (ne vend te ekzekutimit ne grup pa gjyq, ashtu si kerkonte Stalini dhe Churchilli) u ba me kerkesen e Presidentit Roosevelt. Arsyet e dhanuna, simbas juristit amerikan Gordon Dean, kane qene: qe te mos harrohen krimet e vertetueme publikisht, te edukohen brezenite e reja, te dekurajohen kriminelet e mundshem ne te ardhmen, te japim nji gjykim te drejte qe te mos flliqemi me arbitraritetin e diktatures, dhe te japim denime kryesisht per krimet kunder popullsise – e jo per shperdorime, vjedhje e tjera…!
Ideja “ligjore” e “konspiracionit kriminel nazist” ka qene me provue fajsine e organizatave naziste; ne se keto organizata gjykohen me qene fajtore per krimet qe akuzohen, dhe faji i “organizates” vertetohet, atehere çdo anetar i ketyne organizatave konsiderohet “fajtor”. Nga Gjyqi i Nurembergut u gjeten fajtore dhe u denuen me vdekje, ekzekutim ne litar: Goering (u vetehelmue) Ribbentrop, Keitel, Kalterbrunner, Frank, Sauckel, Rosenberg, Frick, Streicher, Jodl, Seys-Inquart. Ekzekutimi u ba me 3 tetor 1946 . Para ekzekutimit, shumica kaloi nji periudhe instraspeksioni. Disa u kthyen kah Zoti!
Deri ne dhetor 1947, ushtria amerikane ne sektorin e saj solli para gjyqit 1,676 kriminele naziste te rangut te dyte. Numri i te hetuemve ne ish Gjermanine ka qene afer 3 miljone. Vetem Gjykata e kampit Dachau procedoi 1,672 naziste. Nga keta, 1.090 u denuen si fajtore; 426 u denuen me vdekje, shifer qe provon se komandantet dhe rojet e thjeshta te kampeve naziste jane denue pa meshire. Ne pergjithesi, u zhvilluen 545 procese gjyqesore, me nji personel gjykues prej 22.000 vetesh. Megjithe amnistine e shpallun, 930.000 persona dolen para gjyqeve aleate, 1.549 fajtore te medhaj, 21.000 fajtore te kategorise se dyte, 104.000 fajtore per krime ma te vogla, 475.000 fajtore “perkrahes”, ma shume se 500.000 u denuen me gjobe, 122.000 u pushuen nga puna, 25.000 u shpronesuen, 22.000 u denuen pa te drejte pune shtetnore, 30.000 u denuen me pune te ndryshme…. Gjykatat vune ne dukje se faji per krimet ashte “personal”…! Keshtu u thye definitivisht kurrizi i nazismit ne Gjermani. Ne vitin 1991, kjo nuk ngjau ne Shqiperi!
Prokurori britanik Sir Hartley Showcross shkruente:” Besnikeria politike dhe bindja ushtarake jane dy cilesi te shkelqyeshme; por, as njena, as tjetra nuk justifikojne zbatimin e tyne ne akte qellim-keqia. Ekziston nji kufi ku njeriu duhet te refuzoje bindjen ndaj udheheqsit, ne qofte se mendon me i pergjegj ndergjegjes”. “Urdhenat nga eproret, qofte edhe per ushtarin e thjeshte, nuk mund te merren parasyshe si faktor lehtesues ne rastin e krimeve tronditese dhe monstruoze qe jane krye.”(Nga Gjyqi i Nuremberg-ut) Gjuha e ligjit ashte e qarte!
Me okupimin e Gjermanise. Aleatet fitimtare moren persiper mbrojtjen e jetes dhe fatin e popullsise gjermane. Ne zonen amerikane filloi menjihere procesi i denazifikimit. Aleatet arriten ne perfundimin se gjermanet vete nuk do te ishin ne gjendje me plotesue denazifikimin e vendit te tyne. Nazismi kishte rranje te thella ne psikologjine e popullsise.
Policia naziste u shpernda. Vetem ne qytetitn e Nurembergut u mobilizuen 500 persona “te paster”. Burgjet u reparuen. Bankat u hapen. U krijue agjensia e transporteve urbane, dhe 38 shoqeni sigurimesh. Qindra kuaj te ish ushtrise gjermane u falen fermiereve ne rrethe. U formuen kater parti politike. Filloi botimi i gazetave, u hap zyra e taksave e filloi vjelja e tyne. 70 perqind e banesave te shkaterrueme filluen reparimin. Ish-mesuesit naziste u pushuen nga puna te gjithe. Tekstet shkollore u demokratizuen. Mesues te ri u pergatiten intensivisht, e mbas gjashte muej pune, ne nandor 1945, 25.000 nxanes filluen mesimet ne shkolla te qytetit. “Sherbimet kritike” si gazi per ngrohje, drute e qymyri per dimen, dhe ushqimi per popullsi mori randesi prioritare. Vetem gjashte muej mbas mbarimit te luftes qyteti i Nurembergut filloi jeten e re me elektricitet, uje, e kanalizime. Mijera telefone, zyrtare e private, u instaluen. Klinikat shendetsore u hapen. U ba imunizimi i femijve e qyteti u pajis me ma shume shtreten se kishte ne vitin 1939. U hapen dy kinema dhe ne sallat e teatrit filluen çfaqjet. Administrata ushtarake amerikane tregoi me sukses per popullin gjerman rrugen e rimekambjes.
Rasti i dyte: me 3 tetor 1990, u ba bashkimi formal i dy Gjermanive. Lufta e Ftohet mori fund ne Europe. Filloi periudha e re e paqes, e perparimit, e zhvillimit ekonomik. Filloi edhe procesi i ramjes se shteteve satelite ish komuniste, dhe i Shqiperise. Procesi i dekomunizimit ne ish Gjermanine lindore filloi, vazhdoi dhe perfundoi me sukses per hir te ndihmes se madhe qe dha Gjermania Federale (afersisht 100 miljarde dollare ne vit), dhe te eksperiences se vitit 1945. Hapja e dosjeve dhe procesi i lustracionit u ba ne menyre te rregullt, i organizuem dhe i mbikeqyrun nga organet e Qeverise Federale Gjermane, nji shtet i pasun, dhe me aftesi te dores se pare.
***
Pervoja e se kaluemes komuniste duhet te na rikujtoje se tirania na nxjerre nga bota e humanizmit, dhe perfundon ne vdekje, morale e fizike. Sot, bindja e jone ma me randesi duhet te jete ”… njohja e dinjitetit tone njerezor, dhe e barazise se te drejtave te pa tjetersueshme per te gjithe pjesetaret e familjes se vetme njerezore , si themeli i lirise, drejtesise, dhe paqes ne bote “(UN Deklarata Universale)
Do te vije nji dite kur kujtimet e shtypjes, dhunes, terrorit te ushtruem nga kryekriminelet sadiste do te veniten ne kujtesen e popullit shqiptar. Me parafrazue kryeprokurorin ushtarak amerikan, Robert H.Jackson, ne se kemi kultivue ne boten tone shqiptare idene se “lufta e klasave”, kriminele e agresive, ashte rruga qe shpie agresorin ne banken e te akuzuemit e jo ne listen e nderit, atehere mund te themi se kemi dhane nji kontribut ne perpjekjen tone me ba jeten ma te sigurte. Me pune sistematike ne mbledhjen, paraqitjen e fakteve, na i bajme te qarte popullit shqiptar se jane kriminelet komuniste ata qe filluen kete proces, dhe pergjegjes per te gjitha rrjedhimet fatale,…. e jo ne! Ata jane persekutueset, ata jane fajtoret. Na jemi viktima, na jemi te pafajshem. Dhe per kete, ne kemi te drejten e plote morale me fole, me akuzue, dhe me kerkue reparimin e padrejtesive te bame ne kurrizin tone e te familjeve tona.
Tue marre parasyshe te kaluemen tone tragjike nen “diktaturen e proletariatit”, nji çmenduri komuniste e shekullit XX, te ushtrueme me egersi nga udheheqes injorante deri ne dhimbje, e te çveshun nga çdo cilesi qytetare te respektit te jetes dhe dinjitetit te “qytetarit” qe mendon ndryshe, njeriu pyet veten:
Çfare qendrimi duhet marre ne gjykimin e nji sjellje te ketille, sot kur Shqiperia kerkon te ballafaqohet me te kaluemen, te denoje ate, dhe te nxjerre mesimet e nevojshme per rindertimin moral te shoqenise sone, kryenalte per identitetin e saj dhe e denje per anetaresim ne Bashkimin Europian, vlerat e tij qytetnuese, e mireqenejen ekonomike qe na ofrohet?
Perpjekjet me denue te kaluemen komuniste kane qene te pakten jo serioze, te shumten ofenduese per viktimat. Para nji situate te ketill,
A jemi sot ne pozite qe ne “kontraten sociale” te shoqenise sone akoma te pa afirmueme, te harrojme gjithçka, dhe te vazhdojme ne “rrugen pa krye”, sikur asgja nuk ngjau ne kete boten tone?
A jemi te sigurte se me nji qendrim te ketill, konfliktet ekzistuese do te “eliminohen”, te veniten nga koha, sikur nuk ngjau gja ne kete boten tone? Çka mbetet atehere nga koncepti i “pergjegjsise qytetare para ligjit”, dhe respektimit te ligjit symbol i lidhjeve nderqytetare dhe lidhjeve te popujve ne kete planet tonin?
A duhet te pranojme se ushtrimi i “pushtetit te pakontrollueshem” don te thote se nuk ekziston nji detyrim me randesi ndaj shoqenise shqiptare te heshtun? A kemi ra sot ne nji pozite, thellesisht komprometuese, me pranue qe “me muratoret e ferrit do te ndertojme parrizin”? E te pranojme shprehjen franceze per Bourbonet “nuk mesuen gja, dhe nuk harruen gja”? Cila ashte e ardhmja e jone?
Nji pyetje e veshtire! Nji problem thelbesor qe kerkon nji zgjidhje te perhereshme. Nuk mund te vazhdohet ma gjate keshtu. Flitet per “hapje dosjesh” e “lustracion”, nji zgjidhje jo vetem e vonueme, por edhe e pa pergatitun me kujdes. Na ofrohet “modeli gjerman” rruga e ndjekun nga nji popull europian e perparimtar. Por Shqiperia sot nuk ka as perkrahjen e “aleateve perendimore” ashtu si Gjermania e viti 1945, as perkrahjen e Gjermanise Federale per Gjermanine lindore si ne vitin 1990-2000, as vullnetin e duhun per nji zgjidhje te drejte qe synon denimin e “mekatit” e jo vetem hakmarrjen kundrejt “mekatarit”.
Dy sprova personale! Ne vitin 1951, erdhi ne burgun e Shkodres nji i ri 21 vjeçar, ish oficer Sigurimi, i denuem sepse u trondit nga trajtimi kriminal i klerit katolik shqiptar. Nji dite u afrue e vullnetarisht filloi me u rrefye. “Duhet ta dini, me tha, se ne rast permbysje, ne kemi pergatite dy lloj dosjesh: njena, Dosja A, permban veprimtarine tone kunder jush; kjo Dosje do te digjet para se te largohemi. Dosja e dyte, Dosja B, ashte dosje per ju, e elementit te komprometuem, e do te mbetet e pa prekun. Kur te hapet do te shihni sa thelle kemi hyre ne rrethin tuej familjar. Atehere do te ziheni njeni me tjetrin…e do te na harroni ne”. Ashtu ngjau!
Mbas lirimit nga burgu, me vizitoi nji bashkevuejtes, i torturuem dhe tashti punetor krahu, baba i dy te rijeve gjimnaziste. “Kam ardhe me shkarkue nji barre te rande tek ti, me tha. Une jam nji kufome qe levize, sepse moralisht jam i vdekun. Me kane kercenue ne Sigurim se do te nxjerrin djelmet nga shkolla e do t’i detyrojne me ba pune krahu ne ndertime. Sot, nuk me ka mbete gja veçse grueja e smure e dy femijte. Ideja qe ata te rriten pa shkolle dhe punetore ne kantiere me tmerron. Me kerkuen “bashkepunim” si “informator”. Njizete e kater ore ma vone, pranova. Une kam vra veten moralisht me shpetue dy femijte nga nji katastrofe, me tha. Tashti, punoj me sigurue trisken e bukes per familjen…punoj ne tulla….! Kete sekret ta besoj ty…per hir te vuejtjeve te perbashketa….”
Nuk gjeta fuqi me thane nji fjale te vetme. I hodha krahet dhe perqafova kete shenjteni atnore. Pa fole, te perqafuem, dy viktima po jetojshim momente solemne te jetes sone te nxire, çaste cilesore te pa perseriteshme! I friksuem nga nji skenar i ketill, planifikova arratisjen time. Vdekja kishte humbe peshen e frikes qe e shoqenon….
Hapja e dosjeve, e te gjitha dosjeve, do te sjelle dhimbje te medha, vuejtje afatgjata, sidomos ne rradhet e viktimave te komunizmit. Si do te ndjehen dy te rinjte e bashkevuejtesit tim, krenare per sakrificen e atit te tyne ne burgje e kampe pune, kur te lexojne katastrofen morale te prindit te vdekun? Çfare kenaqsie do te nxirret nga dosja e ish-sigurimsit “te penduem”? E te mijera te tjereve te ngjashme me keto? Kjo do te ishte nji padrejtesi e madhe qe asnji ndergjegje njerezore nuk duhet te pranoje; dhe asnji shoqeni e qytetnueme nuk duhet te lejoje!
Dosjet duhet te hapen per te gjithe kriminelet e medhaj, te vegjel dhe “perkrahesit” qe kane perkrahe, dhe kane mbajte ne kambe me ndergjegje, e jo nga frika e persekutimit, diktaturen e kuqe. Le te çlirohemi njihere e pergjithemone nga “kercenimi i hapjes se dosjeve”, dhe le te eliminojme elementet e komprometuem me vullnet te lire, nga aparati shtetnor – dhe nga rrethet tona shoqenore.
Ne historine tone kombetare kemi mjaft trashegime, te mira dhe jo aq te mira, por qe jane pjese e pandame “e jona”. Bashkepunimi me okupatorin, dhe lufta e jone per liri; bashkepunimi me diktaturen komuniste dhe lufta e jone per demokraci, jane pjese e se kaluemes sone te veshtire. Nuk mund te shlyhen, as duhet te harrohen. Ata mund te shfrytezohen me nxjerre mesim per te ardhmen. Na do te dalim me sukses ne qofte se punojme ma shume per te ardhmen e femijve tone se per demonizimin e kundershtarit..…!
Edhe nji hap ma shume: “Mos lejoni fitoren e se Keqes mbi ju; por mundeni ate me nji te mire” (Romans, 12:21)

Filed Under: Analiza Tagged With: bien kemboret?, dosjet, Per cilin

Shteti dhe disiplinimi i ujrave siperfaqesore

February 19, 2015 by dgreca

Nga Illo Foto- New York-Studius/
Ndersa organizmi i gjalle , e rregullon vete ballancin ujor , ne toke ujet i neneshtrohet vetem forces se gravitacionit tokesor dhe atij te eneve komunikuse . Mbi bazen e ketyre dy ligjeve universale zhvillohet levizja e ujrav ne natyre . Me ane te veprave teknike dhe inxhinjerike te gjitha vlerat dhe fuqite e mineralit uje, vihen ne sherbim te jetes njerezore . Investimet , per crytezimin maximal te vlerave dhe fuqise se ujrave , quhen disiplinim i ujrave te nje treve te caktuar .
Investimet per disiplinimin e ujrave konsiderohen ngjarje te rendesishme historike . Disiplinimi i ujrave ne Ameriken e veriut vijoi disa dekada dhe quhet i perfunduar ne fillim te shekullit te 20 . Nen kete veper ujrat detyrohen te rrjedhin drejt lumenjve me te medhej te vendit. Mjeti lundrus hyn ne liqennin Michigan dhe brenda kontintetit , del ne Gjrin e Florides .
Jasht rrjedhjes se disiplinuar , forca ujore eshte shkatrrimtare . Populli kete fenomen e stigmatizon : Nuk behet shaka me ujin , zjarrin dhe qeverrine .
Keto dite , qe permbytjet ne zonen jugore te vendit mbaruan , po paraqes mendimet rreth tyre , sepse une kam ndjekur aktivisht, qysh nga viti 1960 e tehu , te tera permbytjet , qe kane ndodhur ne Ultesiren bregdetare shqiptare . Ne periudhen 1960 – 1990 , permbytjet i kam perjetuar si subjekt qe jam permbytur , te tera heret .
Permbytjet postmoniste i kam ndjekur me shume dhimbje , por ne rolin e spektatorit . Kur them me shume dhimbje , nuk dua ta paraqes veten me te ndergjegjshem , por kam mbi shpine permbytjet e 35 vjet jete , ne zonen e Ultesires shqiptare .
Ne kete shkrim , qe besoj te jete i fundit , per permbytjet , une do te tregoj se si i perballonim permbytjet ne dhe si jane zhvilluar permbytjet ne historine shekullore te Shtetit shqiptar . Gjat permbytjeve kam qene ne vijen e pare , per te mbrojtur gjene e gjalle , qe ne ish fermat perbenin nje nga pasurite me te medha te tyre dhe te vendit .
Fillimisht njohurite e mia per permbytjet , kane qene shume te cekta . Kur fillova pune ne ish fermen Levan , pervec dokumentave te shumta zyrtare , gjeta 3 programe te shkruara me kaligrafi , nga para ardhesi im , Latif Cela : Planin e zhvillimit te blegtorise bashke me ate te prodhimit , Progrmi i evakuimit te blegtorise ne rrast fatkeqesish natyrale dhe specifikisht , per prmbytjet, termetet , zjarret, rreshqitje toke, orteqet dhe programi i shtegetimit te dhenve . Njifja vetem planin e pare , per te dy te tjeret nuk e kisha idene , pse ishin dhe si do t’i zbatoja.
E kam thene shume here , se per gjera te pa qarta i drejtohesha Dr . Jakovit , qe kryente detyren e Kryespecjalistit ne ish fermen “Clirimi “ . Ai me dha njohurite e duhura , por me porositi , qe te bisedoja me te moshuarit , per te dy problemet , qe jane specifike , per sejcilen treve te zones se ulet . Konsulta me njerzit e moshur e bera praktike pune , dhe e zbatova , ne c’do ekonomi . Kam perballuar te tera permbytjet , ne ish fermat Levan , Hoxhare , Valare – Gjirokaster , ish fermen Lushnje ,si dhe ne gjithe fermat e veriut, kur punova ne Drejtorine e pergjithshme te fermave . Aktualisht , ndoshta jam i vetmi specjalist , qe kam perballuar me shume rraste permbytjesh ne Shqiperi .
Nga sa kam mesuar nga vendesit dhe nga pervoja ime ne teren , po paraqes pak epizote te permbytjeve , ne zonen e ulet . Pergjithesisht vendet ku shperthen lumi dihet nga banoret e moshuar,te cilet i riprodhojne te tera episodet , qe kane kaluar , ne perballje me kafshimin e lumit . Permbytjet perpara bonifikimit , qe eshte periudha perpara 1960 , ndodhnin cdo vit , por jo me te njejtin intesitet . Vitin e pare te largimit te ujrave kenetore , permbytjet ishin te furishme , sepse u krijua nje boshllek , qe e thithte ujin e lumit , edhe kur nuk kishte fryrje te madha . Permbytjet u shtuan dhe u bene me agresive. Eshte koha , kur shteti mori masen e ndertimit te pendave te fuqishme . Pendat u ndertuan, ne vijen ku lumi thyente tradicionalisht .
U frenuan shume lumenjte dhe per nje kohe po thuaj, u eliminuan vershimet e cmendura . Ne fillim te viteve 60 ndodhi permbytje masive , ne te tere zonen bregdetare . Ndertimi i digave te hidrocentraleve i frenoi disi vershimet e Drinit , por ne juge vijonte e njejta histori . Zona , qe eshte permbytur me shume ne Shqiperi eshte Lezhe – Shkoder ; zona e Cermave ne Lushnje dhe Boshtova , ne anen tjeter e lumit .Permbytjet e tjera jane episodike .
Shkumbini thyente vazhdimisht tek Ura e Rrogozhines . Cermanaket ishin familjarizuar me kete fenomen dhe shqetsoheshin , me teper kur nuk kishte permbytje ne dimer , sepse kur ndodhin ne prandvere shkaterronin krejt te mbjellat. Lumi pleheronte edhe tokat . Cermanaket bene shtepi 2 katshe . Gjene e gjalle e evakuonin ne koder , qe quhet Zhame . Rralle mund te ndothte , qe dikush te ndertonte shtepi te re , jasht vijes kufizuse tradicionale . Largimi nga venbanimi i babait , konsiderohet nje nga llojet e tradhetise . Ndoshta lidhet me besimin fetar .
Kryefamiljari largohej i fundit , nga banesa , po qe se ujet delte ne katin e dyte. Eshte momenti qe njeriu laget nga ujet e lumit dhe zgjohet i llahtarisur , per te nisur rrugen , qe nuk duket me . Ketu e ka origjinen aforizmi “ Kur te bie prapanica ne uje “ . Ne rrastin e nje emergjence te tille , nje cermanak nuk mundi te merrte rruge dhe hipi ne nje peme , me gjithe disa orendi dhe ushqime . Aty ndenji tre dite , deri sa u duk rruga . Keto i perkasin nje te kaluare te larget . Vdekjet , mbytjet e bagetive , demtimi i te mbjellave dhe orendive ishin ne kuotat me te larta . Varferia percaktohej nga niveli i permbytjes se radhes .
Pas ndertimit te digave , perfundoi bonifikimi hidraulik i fushes . Bonifikim hidraulik nenkupton , largimin ujit nga siperfaqja , por ne te tere thellesine e tokes kapilaret jane te mufatur . Ujrat freatike afrojne deri ne siperfaqe . Ne keto kushte , toka nuk vjen shpejt , per plugim . Shtrati i fares nuk favorizon mbirjen dhe zhvillimin bimor .
Kete problem e ngrinin specjaliste te ekonomive te asaj kohe , qe shquheshin per erudicion , por dhe drejtus te ekonomive bujqesore , qe kishin punuar me Fullcin . Keta ishin : Ali Ypi , Zyber Juka, Faik Barajaktari , Sami Hysi , Refat Toptani , Hysen Cobani , Dule Carcani , Ilo Prifti , Mentor Permeti , Mihal Daljani, Minella Xinxo , Irakli Leka , Kastriot Panariti , Petrit Kripa,Mihallaq Qirjako , Spiro Gushi , Demlush Thaci , Sule Gallai , Dhimo Liko, Profesoret e Institutit bujqesor , shkencetaret e insticjoneve te bujqesie .
Qeverria e kohes nuk bindej , se bonifikimi nuk po i sherbente teresisht prodhimit , qe kerkohej . Qeverria thoshte: Bonifikimi perfundoi , sipas projektit , kerkohet shlyerja e investimeve . U planifikuan rendimente te pa arritshme . Kontradikta teknike ishte e thelle , dhe ne opinion dukej se Qeverria kishte te drejte. Specjalistet dhe shkencetaret e mirnjohur nuk reshten , deri s u realizua bonifikimi bujqesor , i cili prepusopuzon ngritjen dhe uljen e ujrave freatike , sic e kerkojne interesat e plugimi te tokes dhe ato te zhvillimit bimor .
Per te arritur te bonifikimi bujqesor , u rishikua projekti , duke bere thellime te reja te kanaleve dhe ndertimi i hidrovoreve , qe kushtonin shume . Bonifikimi bujqesor vijoi gati 10 vjet , deri ne fillimt e viteve 70 te shekulli te kaluar . Ne ndryshim nga bonifikimi hidraulik , ky i fundit u krye me mjete te mekanizuara. Me kete operacion te kushtushem , tokat e ish kenetes u transformuan ne toka bujqesore te nivelit te larte . U rriten rendimentet , ne menyre progressive dhe se bashku me ujitjen , Ultesira bregdetare shqiptare , klasifikohej nje masiv bujqesor , qe konkuronte ne Europe , deri sa arriti te merrte , 48 kv/ Ha grur , 100 Kv / ha miser , 500 Kv / ha panxhar , 4000 litra qumusht per lope etj .
Efektin me te madh bonifikimi bujqesor e pati ne kufizimin drastik te efektit te permbytjeve . Se bashku me masat per pyllezime dhe luftes kunder errozionit , masat pr evitimin e permbytjeve ishin plotesuar . Toka bujqesore ishte e sigurte , lumejte leviznin brenda shtratit . Nuk kishte asgje c’ti shtoje masave per mirmbajtjen e tokes bujqesore . Ishte nje investim , qe vijoi mbi 30 vite ,per te dy fazat . Kushtoi shume vuajtje , djerse , gjak dhe pa diskutim vlera te medha monetare . Bonifikimi , mund te quhet nje veper monumentale , qe u krye kryesisht me punen e pa paguar dhe diskriminuse te te burgosrve politike te kohes . Pati shume te sakatosur dhe te vdekur . E meritojne , shtresa e te perndjekurve nje memeorial te larte , diku ne Terbuf dhe ne Maliq .
Edhe pas perfundimit te bonifikimit bujqesor kishte permbytje , por me intensitet shume me te ulet , por c’do 2-3 vjet kishte nje permbytje . Atbote nuk ekzistonte struktura e emergjencave civile . Strukturat e pushtetit shteteror nuk merreshin konkretisht me permbytjet . Behej nje lajmerim dhe pergjithcka pergjigjej ekonomija . Nuk merrej as fuqia puntore me kete problem , me perjashtim te njerzve, qe merreshin me ndonje kullim te prapambetur dhe punonjesve te blegtorise .
Ne pese vitet e fundit kane ndodhur permbytje katastofike ne veri dhe ne juge te vendit . Permbytjet kane krijuar stinen e tyre te peste . Shtetaret e tranzicionit kane problem me pa aftesine drejtuse . Keta i falen grekut , pjesen me te rendesishme te detit dhe i falen detit , pjesen me te rendesishme te tokes . Shqiptari nuk ka pse ta fali kete tradheti !
I gjithe vendi ka perjetuar dite ferri dhe deme te pa llogaritshm ne pasuri dhe gjene e gjalle . Ne keto kushte solla ne vemendje permbytjet , qe une kam kaluar ne jeten time professionale , ne fushat e Ultesires se vendit . Ne 35 vite te veprimtarise profesionale kam perjetuar 9 permbytje te ish ekonomive bujqesore, ku kam punuar . Gjat evitimeve te permbytjeve te kaluara , nuk mbaj mend te jete demtuar as nje koke bagetie e cfardo lloi . Bagetite , qe eventualisht mund te permbyteshin beheshin ngarkim personal . Zona e permbytur kishte pamjen e nje shtepije funerale . Nuk degjoheshin zhurma, vec asaj te ujit , ne se leviste . Kjo qetesi varri kushtezohej per faktin se duhesh te degjoheshin sinjalet , qe mund te jepeshin per rreziqe te shtuara. Qetesia presupozon ngushllim dhe solemnitet : Njerzit presin te shofin perpara syve , mynxyra ! Personalitete te Partise dhe Qeverrise , kurre nuk kishin vizituar zonat e permbytjeve, kur ishte ujet pa terhequr . Aty dukej vetem ndonje gazetar , por jo gjithnje . Vizitat beheshin fill pas lirimit te zones.
Jeten profesionale , nuk e kam jetuar vetem si specialist , por dhe si gazetar dhe autor librash bujqesore . Ky status me jep te drejten , jo vetem te gjykoj mbi permbytjet e viteve te fundit , por dhe te kritikoj ate pjese , qe nuk ka funksionuar normalisht , ne evitimin e pasojave. Ne krye te heres , duhet te pohoj me pergjegjesi , qe 9 permbytjet e perjetuara nga une , nuk krahasohen as me gjysmen e permbytjeve te ketyre 5 viteve . Shtetit te ketyre 25 viteve i ka rene prapanica ne uje !
I mbaj mend me hollesi te 9 permbytjet , sikur te kene ndodhur sot . Nuk di ta pershkruaj tmerrin. E kane parafytyruar ne format e perbindshit , nje prej tyre eshte situata e permbytjeve. Per te sjelle ate pervoje te hidhur , po pershkruaj permbytjet ne Bushat – Shkoder dhe Hoxhare – Fier , qe ka ndodhur, ne mesin e viteve 80 te shekullit te kaluar . Jam i sigurte , qe do kete lexus , qe kete pervoje nuk do ta pranojne , sepse eshte pervoje e fituar ne diktature . Ju sqaroj se ne Diktature , punojne dhe mendojne te shtypurit . Diktatori dhe besniket e tij te afert nuk mendojne , por vetem sundojne . Pjesen e trurit , qe mendon dhe ndien , diktatoret e kane te atrofizuar.
Une isha nje nga specjalistet e blegtorise ne Drejtorine e pergjithshme te fermave, ne vitet 80 te shekullit te kaluar . Ish Zv. Ministri Stavri Rista , me jep detyren , per t’u nisur ne Bushat , sepse Drini ka dhene shenja , per te care argjinaturen . Ujrat perparojne ne brendi te fermes . Ruaj gjkftoftesine , me porositi Stavri . Mbeshtetu te njerzit me pervoje dhe i ke te tera kopetencat , per te mobilizuar te tera ndermarrjet ne sistem te bujqesise, ne Shkoder dhe Lezhe , po te jete nevoja . Bashkepuno me Pushtetin lokal .Dy here ne dite , do njoftosh situaten te Drejtori yt , nga telefoni i Drejtorit te fermes , ose nga posta . Do te kthehesh , kur te bien ujrat , qe rrezikojne banoret dhe blegtorine . Raportin e hollesishem , me shkrim do tja paraqesesh Drejtorit tend ; aty do te perfshihet dhe vlera e demtuar , firmosur nga autoriteti i rrethit , qe eshte autorizuar . Vetura , qe te pret jashte , kur te arrish ne Bushat , te kthehet ne Tirane .
Ne Bushat gjithcka ishte ne alarm . ujrat kishin permbytur krejt fushen dhe po perparonin me shpejtesi , drejt qendres se banuar , me emrin , Rranxat . Situata dukej , qe kur hyje ne kufirin e Bushatit . Ishte e tmerrsme , perpara nesh ishte nje det i ri pa emer . Shoferat e Ministrise ishin njerez serioze dhe te vjeter ne detyre . Shoferi me tha se rreziku eshte ende larg , deri sa nuk ka uje , ne rrugen e Rranzave . Takova drejtorin e fermes Bushat , per te cilin kam shkruar ne librat e mi . Ishte nje agronom nga Malesia , relativisht i ri , por i zgjuar , i pjekur, shume energjik dhe njeri me llogjiken si dare. Me raportoi , per gjendjen , por nuk hezitoi te me thote se fusha eshte permbytur totalisht dhe siperfaqja e mbjelle me grur , eshte e pa reabilitushme. Kane shpres reabilitimi , gjysmat e parcellave te mjelle me jonxhe , ndersa terfilin do ta rimbjellim te gjithe ne pranvere . Simbas llogarive , investimet 9 mujore te mbjelljeve , ishin fshire nga defteri .
Ditet e tjera , natyrisht dhe netet , ndiqnim , te tere bashke dinamiken e levizjes se ujrave . Kishte shenja , ku duhet te vendosnim , per evakuimin e kafsheve , qe ne Bushat ishin lokalizuar ne nje komleks me 500 lope qumeshti dhe ne nje kompleks derrash , me 500 dosa prodhimi . Ne shtabin e emergjenes te ndermarrjes patem vendosur , qe perpara te dy komplekseve blegtorale dhe oficines , te krijonim barriera me plisa dheu dhe thase rere . Kjo pune behej dite- nate, me turne .
Ujet arriti te vinte ne barrjerat e reres . Evakuam nje stalle me gica te vegjel , brenda komleksit , nepermjet adoptimeve . Ne oficinen e ndermarries hyri nje shtrese uji , deri 10 cm, pavaresisht nje argjinature , qe adoptuam me plisa . Ujet nga territori i banuar , ku llogarit dhe ate te kafsheve , filloi te terhiqet pas dites se 4 . Une prita dhe dy dite , deri sa ujet arriti ne Rranxat . U ktheva ne Tirane dhe mbajta lidhje telefonike , per shume kohe , me fermen Bushat . Demi ishte kolosal , por vetem ne fushe .
E njejta gje u paraqit dy vite me von , ne Hoxhare te Fierit . I njejti ritual i thirrjes nga Zevendes Ministri . Drejtusit e fermes , punet i dinin shume me mire se une , por prisnin vetem te ndanin pergjegjesite me mua . I degjova dhe e ndjeva veten shume inferorior , per punet , qe na prisnin te terve bashke . Vazhduam te rritim bankinen perballe komleksit te vicave dhe ne menyre urgjente nisem per ne kombinat te mishit rreth 600 vica , pavaresisht se nuk kishin arritur peshen , por lehtesuam tufen nga shpenzimet dhe mundesite , per te evakuar lehtesisht , po te ishte nevoja . Ujet depertoi ne stallat e vicave , por e evituam evakuimin , me levizje te brendshme . Renia e ujrave filloi nga dita e 7 , ndersa fusha mbeti 20 dite nen uje . Permbytjen e evituan vendesit , pa shume zhurme dhe eufori por me sigurine dhe dinamizmin , qe te jep puna dhe devotshmeria , per te arritur ate , qe projekon .
I kam ndjekur me shume perpikmeri permbytjet e 5 viteve te fundit , por duke qendruar perballe ekranit te komjutrit . Mendoj se organizmi i krijuar , per emergjencat civile , eshte gjetja me e pershtateshme dhe me kopetente , per t’u bere balle situatave te veshtira . Thatesira , eshte e kunderta e permbytjeve , por nje lloj e demshme . Ultesira jane bregdetare , ndaj te dy ketyre dukurive eshte me e ndjeshme se c’do fushe ne Europe , vec Hollandes .
Kjo vecori e Ultesires lipset te na rrisi vigjilencen dhe pergjegjshmerine , per ta ruajtur dhe selitur kete pasuri kolosale te vendit . Nevoitet tjeter impenjim , ne kuadrin mendor , fizik dhe financiar, por jasht permbytjeve , ne kohe te thate . Permbytja e diteve te fundit , u analizua gjeresisht nga medjat , politika dhe shkenca . Te tere ishin te mendimit se “natyra na denoi ashper , per mangesite tona ndaj mjedisit natyror .” Kjo eshte arsyeja , qe permbytjet , behen gjithnje me agresive . Konkluzioni i medjave , per permbytjet eshte shume llogjik dhe kritike e baraspeshuar .
Nuk me la shije te mire nje shprehje e Ministrit Panariti , i cili theksoi se kete vit pastruam me shume kanale , prandaj efekti permbytjeve u kufizua . Ministri si dhe c’do specjalist, e dine fare mire , qe nuk ka bonifikim dhe kullim te pjeseshem, qe matet me disa kanale , por ka bonifikim bujqesor integral , ndryshe kullimi nuk realizohet . Une do t’i drejtoj disa pyetje Ministrit . Sa kohe do te presi fshataresia fushore , qe ujrat te disiplinohen nga Shteti ? Ju dhe paraardhesit e tu , i quani permbytjet fatkeqesi natyrore . A mund te kete fatkeqesi te pervitshme , qe vijon nje cerekshekulli ? Juve ju quan bota Minister bujqesie , por bujqesia zhvillohet ne toke edhe bimet e ujit kane kufizimet e tyre . Merrni mundimin dhe sqaroni shqiptaret , kur do te kufizohen keto kastrofa , qe nuk jene teresisht natyrore .
Nuk ka nevoje te behet shume zhurme ditet e permbytjeve. Ne ditet e permbytjeve duhet te degjoihet vetem zeri i Shemsi Precit .Respektohen te njejtat ligje si ne mbytjen e vaporreve . Te tjeret duhet t’i kerkojne atij edhe per evitimin e situatave tragjike edhe njoftimet zyrtare , per situaten . Keto pese vjet , kam vene re se te gjithe pushtetare , deputete, gazetare , politikane , zbresin ne zone ,pa sherbim te percaktuar ,thjesht per sehir . Po ju drejtoj nje pyetje te gjithe ketyre njerzve te shkolluar : C’fare ndreqet ne zonen e permbytur , kuja i sherbyet , a e justifikuat karburantin , qe dogji makina tuaj lluksoze ?
Shumica e vizitavet ne zone i konsideroj shetitje aerobike , per te realizuar tretjen e ushqimeve vitaminoze , qe konsumoje kuriozet dhe qe i kane prodhuar varfanjaket e permbytur . Shume me te hidhura ndihen shprejhet opozitare : Pse nuk mblidhet qeverria ne zone , Pse kryeministri nuk duket ne biseda me banoret ? Ka pasur dhe kerkesa me skandaloze : Pse nuk kini ndertuar konvikte dhe hotele per te evakuarit , pse nuk keni rezerva me bar per delet ? Nje nder cudite ishte qesendia ndaj njerzve , qe hane e pine, ne zone. Nuk di c’mund te nenkuptoi kjo qesendi , qe eshte totalisht e turpshme .
Shteti i tranzicionit , ka nje pergjegjesi te madhe mbi supe , qe nuk mund te shlyhet nga memoria kombetare . Pjesen me te mire te detit ja fali grekut dhe pjesen me te mire te tokes ja fali detit . Keto krime nuk shpjegohen shjesht me dilentatizem qeverrises .
Ne nje moment pashe disa djem , qe i quaj pa dyshim rrugace , qe kishin rrethuar deputeten Doda dhe zgerdhiheshin me dy gishshtat lart , gjoja protestonin. Kundra kujt protestonin dhe perse ? Rrugacet emajmur , te ardhur nga qyteti, dekurajonin fatkeqet e permbytjeve . Ne kete loje deshen te fusnin dhe Deputeten e nderuar . Kurrsesi nuk i besoj disa lajme se ata i kishte sjelle deputetja. Besoj se ata ju bashkengjiten vetures se Deputetes , qu udhetonte per arsye sherbimi . Keshtu dua te besoj . Veprimet rrugacore te ketyre te rinjve , duhet te ekspozohen ne shkolla dhe kudo ne komunitet , per te kuptur rinia e sotme , se prona nuk mund te percmohet ne kete fare feje , sic bene keta birbo , qe vala , rrastesisht i ka nxjerre mbi uje .
Ne konkluzion te ketyre dukurive te permbytjeve , dua te nenvizoj se Qeverria, Ministri dhe pushtetaret vendore , per permbytjet duhet te punojne 11 muaj te vitit, simbas specifikave te detyrave . Muajin e 12 zonen tja lene Sherif Precit, i cili do te kete gjithnje e me pak pune .
Sot , quhet e mbyllur permbytja e radhes- Shkurt 2015 . Fusha po merr pamjen natyrale , por kjo gjendje eshte provizore . Ultesira bregdetare shqiptare , kjo bukueoshe e fjetur , eshte gjithnje e kercenuar.Eshte pjesa me vitale e vendit, sepse nga Bistrica , deri ne Bune, jetojne 70 % e gjithe shqiptarve. Aktualisht shteti nuk ka kontroll mbi ujrat siperfaqesore te kesaj fushe . Ne dimer permbytet , ne vere zhuritet.Kjo gjendje ka 25 vite , qe perseritet . Sa do te vijoi ende te jete keshtu , as fushe as kenete ?
Medjat e kane analizuar gjeresisht dhe me shume pergjegjesi,kete problem kombetar.Drejtesia eshte e vonuar , per venien perpara ligjit te shkaketarve te anarshise bujqesore- mjedisore te vendit , qe eshte shkaku i varferise te pa justifikuar te shtreses fshatare.
NY – Shkurt 2015

Filed Under: Analiza Tagged With: i ujrave siperfaqesore, Illo Foto, Shteti che disiplinimi

Cfare zbulon Ukraina

February 19, 2015 by dgreca

Nga Zeno Jahaj/
Në një përpjekje të minutës së fundit për të evituar Luftën e Dytë Botërore, Kryeministri i atëhershëm anglez Çamberlein propozoi një konferencë të katër fuqive në Mynih për të diskutuar e pranuar një marrëveshje sipas një plani të “propozuar” nga Musolini për të ardhmen e zonave të diskutueshme, siç ishin, midis të tjerash, edhe Sudetet Çeke të pretenduara nga Hitleri. Kur anglezi u kthye në Londër, i kumtoi opinionit publik britanik se kishte arritur “një paqe me nder,” gjë që u sfidua menjëherë nga pasardhësi i tij Çërçill: “Ju patët shansin të përzgjidhni midis luftës dhe turpërimit. Ju zgjodhët turpërimin, por do të keni luftë.”
Tashmë rolet janë përmbysur: Gjermania, e cila atëherë duhet të menaxhohej, sot duhet të menaxhojë. Gjermania e atëhershme ishte një fuqi në rritje dhe arti i parandalimit të luftërave qëndron pikërisht në menaxhimin e fuqive në rritje. Në të kundërtën, sot duhet të menaxhohet Rusia, por jo se është fuqi në rritje. Përkundrazi, thjeshtë sepse është një fuqi në rënie.
Vite më parë Presidenti i sotëm rus do të konkludonte se shpërbërja e ish BRSS ishte “katastrofa më e madhe gjeostrategjike e shekullit të njëzetë.” Ndërhyrja ushtarake ruse për të bërë zap Gjeorgjinë tregoi se ky nuk ishte një konkluzion akademik, por një platformë veprimi për të sjellë botën në modelin dypolar apo shumëpolar. Në kulmin e zhvillimeve në dhe për Ukrainën ai e shpalli akoma më hapur: “Ka një përpjekje për të përmbysur rendin egzistues botëror…” dhe se ky rend botëror “kurrë nuk do t’i përshtatet Rusisë.”
Natyrisht Rusia është një fuqi dhe kjo lidhet me sipërfaqen e paanë, popullsinë relativisht të madhe, armët bërthamore dhe gazin. Ndaj sipërfaqes dhe popullsisë ruse dështoi Bonaparti, dështoi edhe Hitleri – dy fuqi të mëdha të atyre kohëve. Veçse do thënë: në luftëra konvencionale, ashtu siç do thënë se në botën e sotme nuk është më në fuqi rregulli i sipërfaqes apo i popullsisë si rregull fuqie. Prandaj zor se do të kemi këtu e tutje një luftë botërore apo edhe rajonale ku mizëritë njerëzore të ushtrive të zvarriten e kacafyten për të pushtuar hapësira tokësore e detare.
Fuqia ruse është arma bërthamore. Por fuqi do të thotë që të jesh në gjëndje të neutralizosh fuqinë e një tjetri – një mision që fuqia bërthamore nuk e njeh, sepse i shuan të gjithë. Pastaj, si çdo armë, edhe arma bërthamore e ka një kundërarmë. Ndërkohë, armën bërthamore e zotërojnë të paktën dhjetë shtete. Dhe më në fund, armën bërthamore mund ta përftojnë apo ta prodhojnë edhe persona e grupe terroriste. Por kjo nuk do të thotë se për këtë arsye, të gjithë këta këta duhet të përbëjnë klubin e të pyeturve për rendin e ri botëror.
Fuqia ruse është gazi rus. Por edhe kjo fuqi është me një efekt të dyanshëm: aq sa Rusia e mban atë si mjet presioni duke mos e shitur, po aq presion e nevojë ka edhe vetë për ta shitur. Siç dihet, sektori rus i energjisë përllogaritet të mbulojë afro dy të tretat e eksporteve dhe përbën rreth 30 përqind të GDP-së apo pothuajse gjysmën e të ardhurave të buxhetit federal.
Politika ruse e ka mbështetur kërcënimin pikërisht mbi faktorët e mësipërm të fuqisë. Po a janë të mjaftueshëm? Dihet se ka një marrëdhënie midis fuqisë dhe kërcënimit. Kërcënimi “pi ujë” vetëm kur mbështetet nga një fuqi proporcionale. Për më tepër që në kontekstin e rendit botëror të aspiruar nga Putini, kërcënimi duhet të jetë në koncert të paktën me një fuqi tjetër të botës. Kina do mund të ishte një fuqi e tillë, prandaj Rusia u kujdes aq shumë për të lidhur me Kinën një marrëveshje 30 vjeçare miliarda dollarëshe për furnizimin me gaz. Gjithsesi, zor se Pekini do të bëhej pjesë e një koncerti me Moskën. Nuk mund të harrohen mosbesimi dhe armiqësia historike midis Kinës e Rusisë. Në një reagim ndaj “referendumeve” të mbajtura kohë më parë në dy rajonet e Ukrainës Lindore, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, deklaroi qartazi se “Kina respekton sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Ukrainës”.
Presidenti rus e ka “hapur lojën” duke akuzuar Perëndimin për “komplot ndaj Rusisë.” Në botën e komuniste të shekullit të kaluar shpikeshin patjetër komplote për të justifikuar dështimet që natyrshëm sillte ai rend social e ekonomik. “Komplot perëndimor” u quajtën revoltat e atëhershme në Hungari, Çekosllovaki e Poloni. Por çuditërisht kohët treguan se as Hungarinë, as Çekosllovakinë dhe as Poloninë nuk i tërhoqi askush me zor apo në mënyrë komplotuese të përzgjidhnin modelin perëndimor të zhvillimit. Ashtu si carët e dikurshëm të Perandorisë Ruse, as udhëheqësit e sotëm rusë nuk do të mund t’i ndalojnë as rusët, të cilët, me vullnetin e tyre të lirë priren të përzgjedhin shkollat perëndimore për të shkolluar fëmiijët, të përzgjedhin bankat perëndimore për të vendosur kursimet dhe vendet perëndimore për të emigruar.
Propaganda ruse thotë se lufta në Ukrainë bëhet për sigurinë e popullsisë ruse në këtë vend. Natyrisht që interesi dhe interesimi për popullsinë ruse në Ukrainë është një e drejtë legjitime ruse, por kjo nuk i jep askujt të drejtën të përmbysë rendin e pranuar ndërkombëtar. Precedenti i Kosovës (që e ka aq shumë për zemër ta përmendë Presidenti rus) nuk është në të njëjtin plan të së drejtës ndërkombëtare me të ashtuquajturën Republikë e Donetsk-Krivoy-Rog. Kjo e fundit, historikisht është vetëm e vetëpohuar por jo e pranuar, as kombëtarisht, as ndërkombëtarisht dhe ndaj popullsisë ruse të saj nuk është ushtruar spastrim etnik sikurse u ushtrua nga regjimi i Millosheviçit ndaj popullit të Kosovës. Përkundrazi, janë pikërisht formacionet hibride të orkestruara nga Moska që kryejnë spastrim etnik ndaj popullsisë ukrainase. Praktikisht, ushtria ukrainase është inegzistente, ndërkohë që ushtria ruse e ka kthyer Ukrainën në një poligon ku eksperimenton llojet e luftimit, të armëve e mjeteve sipas mësimeve të nxjerra nga operacionet e demoduara në Gjeorgji.
Për të arritur “misionin” e tij Presidenti rus ka përzgjedhur dhunën dhe jo garën paqësore të zhvillimit, duke injoruar kësisoj faktin se ndryshimin në Luftën e Ftohtë nuk e bëri dhuna e Perëndimit ndaj Lindjes por efektiviteti i demokracisë si vlerë politike dhe ai i tregut si vlerë ekonomike. Dhuna është thjeshtë një instrument, një gjëndje psikologjike, një përzgjedhje personale, jo fuqi, as forcë. Përkundrazi, fuqia, në radhë të parë, është legjitimitet dhe, mbi këtë bazë, kërkon edhe mbështetje. Zor se dikush që pretendon të ndryshojë rregullin ndërkombëtar t’ia dalë vetëm me dhunë apo pa aleatë. Nëse këtë e arriti me Krimenë, kohët do tregojnë pse u hesht e po heshtet ndaj saj.
Për arritjen e këtyre qëllimeve nga pikëpamja ushtarake Putini ka përzgjedhur formën hibride të luftës, domethënë luftën në bazë të së cilës qëndron kaosi i mbajtur nën kontroll nëpërmjet gërshetimit të formacioneve të fshehta me uniformë ushtarake, zbulimit, informacionit e terrorit, të gjitha të bashkërenduara nga një qendër e vetme për të arritur qëllime strategjike. Në rrafshin gjeopolitik synimi është shkatërrimi i shtetit viktimë, përkatësisht i Ukrainës, neutralizimi i peshës së saj gjeopolitike, sakatimi i përmasave të saj shtetërore, i territorit, popullsisë, ekonomisë, fuqisë luftarake, statusit të saj në botë, degradimi i prestigjit të saj, etj. Gjithsesi, luftërat hibride mund të sjellin, e shumta, rezultate hibride.
Përhapja gjeografike dykontinentale dhe kompozita shumëkombëshe e detyron Rusinë ose të përzgjedhë një qeverisje e ekonomi rreptësisht të centralizuar, ose të rrezikohet të shpërbëhet nga tendencat nacionaliste. Shteti pothuajse sundohet nga vetëm një parti politike ku udhëheqësi bën ligjin dhe jo politikat e programet, ku oligarkia shtetërore, ekonomike e financiare transferon pushtetin në dy-tre individë të përjetshëm. Ndërkohë, një ekonomi e padiversifikuar, e mbështetur kryesisht në eksportin e gazit, veçse fuqi nuk është. Për më tepër, gjysma e GDP së Rusisë bashkëshoqërohet si produkt i drejtëpërdrejtë i korrupsionit, prandaj edhe vlerësohet se korrupsioni në Rusi nuk është thjeshtë një problem, por një biznes.
Në këto kushte, ndërmarrja e një lufte në terma klasikë do mund të kishte pasoja të paparashikuara në radhë të parë për vetë Rusinë. Gjeopolitikisht Rusia ndihet gjithnjë e pasigurtë dhe e izoluar në pikëpamje tregëtare për shkak të mungesës së aksesit në oqeane. Për më tej, Rusia nuk i ka aleancat dhe as mundësitë për aleanca të qëndrueshme, si për nga vlerat, ashtu edhe për nga numrat. Si rrallë ndonjë shtet tjetër, Federata Ruse, në jo pak raste, ka qenë e detyruar të shtypë me luftë vetë pjestarët e saj. Kësisoj nuk është fuqia, por rënia e saj që e shtyn klasën politike ruse drejt autoritarizmit në politikën e jashtme dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Prandaj kursi i Putinit nuk mund ta çojë Rusinë shumë larg. Prandaj ka pak gjasa që i dyti Minsk të dështojë me sukses si i pari.

Filed Under: Analiza Tagged With: Cfare zbulon, Ukraina, Zeno jahaj

“Kisha ortodokse serbe” në Prishtinë-Muze i holokaustit shqiptar!

February 18, 2015 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
Së pari objekti në fjalë nuk është kishë , sepse nuk i ka elementet që e vërtetojnë këte.
Nëse ne e dijmë se çka donin serbët , ndërtesa e pa përfunduar nuk e plotëson fundin e dëshirës së tyre. Ata mendonin që me shqiptar të Kosovës çdo gjë përfundoi dhe menduan që me ndërtimet e “kishave” të reja pravosllave t`i legjitimojnë dhe ato të vjetrat që ishi të gjitha shqiptare , si të vetat. Atyre me orientimin tonë të pa menduar mirë , po iu ndihmojmë që të dalin para botes se janë të parët e kësaj ane , sepse ne gojë e me shkrim po themi që historia e jonë fillon pas shekullit të 16-të.
Por bota e civilizuar vepron ndryshe , ata nuk humbin asgjë nga kujtesa : “Muzeumi në territorin e ish-kazermës Dosin në qytezën belge Mechelen në veri të Brukselit, ku në kohën e pushtimit gjerman kalonin trenat për në kampet e shfarrosjes, hapi portat për publikun të shtunën (01.12.2012). Ekspozita synon të nxjerrë në pah se si njerëzit u detyruan të përjashtojnë e madje të shfarrosin njerëz të dhe grupe njerëzish të tjerë.
Kampi SS i grumbullimit midis viteve 1942 – 1944 ishte epiqendra e deportimit të organizuar nga gjermanët nga Belgjika dhe veriu i Francës. Vetëm prej këtej, sipas të dhënave të muzeut, janë deportuar për në Aushvic-Birkenau rreth 25.500 hebrej dhe rreth 350 sinti e romë, shumica e të cilëve u vranë.( http://www.dw.de/muzeu-i-holokaustit-dhe -drejtat-e-njeriut )
Po shkruhet :”Kisha Ortodokse Serbe “Sveti Nikolla” (“Shën Nikolla”) e cila është e ndërtuar brenda oborrit të Universitetit të Prishtinës në kohën e regjimit të Millosheviçit, shumë herë është bërë temë diskutimi, herë për ndërtimin e imponuar nga regjimi, e herë për ndërtimin e paligjshëm.
Përderisa shumë shpesh është thënë se ajo duhet të rrënohet për shkak se nuk është e legalizuar, fati përfundimtar i saj do të vendoset pas pesë shkurtit. Nëse askush nuk aplikon për regjistrimin e këtij objekti, pas këtij afat, ai do të trajtohet si të gjitha objektet e tjera.”
Ky objekt ka dhe një problem tjetër. Për të paraqitur kërkesën për regjistrim, sipas nenit 16 të ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, me numër 04/L-188, Kisha Ortodokse duhet të ketë të bashkangjitur edhe pëlqimin e Universitetit të Prishtinës.
“Nëse aplikuesi i një njësie të ndërtuar pa leje në një ndërtesë në bashkëpronësi të ndërtuar me leje, paraqet një kërkesë për t’u përfshirë në regjistrin komunal të ndërtimeve pa leje, aplikacionit duhet ti bashkëngjitet pëlqimi i pronarëve i cili duhet të jetë i verifikuar tek organet kompetente”, thuhet në këtë nen. Ok , shumë mirë .
Por pse të rrëzohet . Pse nuk e bëjmë një muze , muze të holokaustit shqiptar ? A kemi fakte? Sa të duam, Kemi artistë , kemi arkitekta, kemi ide dhe ajo më e madhja e kemi ende të freskët luftën , masakrat, dhunime dhe përdhunimet A mjafttojnë këto për një muze ?

“Kisha ortodokse serbe shume e brengosur per fatin e njerezve dhe popave te tyre ne Kosove e Metohi. Para disa ditesh ne Kongresin amerikan eshte promovue monografija “Trashigemija e Krishterimit ne Kosove e Metohi: Qendra historike e shpirtnore e popullit serb” e zgjeruar dhe e plotesuar me nje botim libri ne anglisht dhe disa prkthyes kerkonin qe te ndalet shkatrrimi dhe demolimi i faltoreve ne Kosove e Metohi dhe qe te mbrohen manastiret e kishat serbe -lajmronte ABC NEWS dhe gazeta New York Post.
Libri eshte paraqitur ne biblioteken e Kongresit amerikan neWashington dhe ne promovim e ati libri Haris Grant udheheqesi i paraleles per librin e Evropes tha se eshte ndere per biblioteken ta kete nje liber te rralle kulturore te monografise historike te krishterimit serb. Publikimi i ketij libri me pare qenka bere ne Univerzitetin e Beogradit ne institutit Hierarhise se Kishes Ortodokse per Ballkan.”
Si t`i kundërvehemi kësaj ?
Historikisht shqiptarët nuk kanë rrënuar objekte të kultit,e aq më pak ato të kultit të krishter të cilat janë pushtuar dhe uzurpuar nga të ardhurit e më vonëshëm , shumë të vonëshem historikisht .. ATO ISHIN DARDANE..
Historia e jonë nuk fillon në shek 15, as 16 -të epokës së re , por dikur më herët kur “
“ lindi dielli dhe hëna “(Dhimiter Pilika ) .
Prandaj ndërtimi i një muzeu të holokaustit shqiptar nga serbet , më së i nevojëshëm.
Tjetra , ne Kosovë kishim shqiptar ortodoks.ata ose mëshifen nga ne ose kanë ikur.
Le të jetë objekt edhe si siguri për ata që duan të kthehen në trungun e vjetër kombëtar.
Por së pari , muze!

Fahri XHARRA 18.02.15 , Gjakovë

Filed Under: Analiza Tagged With: “Kisha ortodokse serbe” në Prishtinë-Muze, Fahri Xharra, i holokaustit shqiptar!

Qasje- Shqetësim me arsye

February 18, 2015 by dgreca

Nga Cenë Pushkolli/
Derisa Serbia në Kushtetutën e saj Kosovën e sheh si pjesë përbërëse të saj, dialogut nuk do ti kisha dhënë hapësirë as që kisha pranuar të bisedojë me serbinë. Zyrtarët e Kosovës të të gjitha niveleve institucionale si hapë të parë për me dialoguar me serbinë do të duhej që ajo(lexo: Serbia) fillimisht të kërkojë të falur për atë se çfarë i ka bërë Kosovës dhe popullit të saj gjatë luftës 98/99, të tregojë se ku janë (të gjallë apo të vdekur) robërit e luftës, pastaj të kryente obligimet ndaj fondit pensional të Kosovës, ti kthente të gjitha dokumentet kadastrale dhe jo vetëm ato, aty, ku i ka plaçkitur, atëherë kur të gjitha këto punë do ti kryente Serbia, atëherë do të pranoja të dialogojë me Serbinë. Bile-bile në fillim të bisedimeve do të kërkoja nga Serbia që menjëherë të heq dorë nga përkrahja dhe mbështetja e strukturave paralele të vendosura nga Serbia, pra të heq dorë prej të gjithë atyre që i kundërshtojnë institucionet e Kosovës, pastaj të vazhdojë dialogu
Qytetarët e Kosovës si ata pa pozita shoqërore si ata që merren me analiza të ndryshme janë të një mendimi: Me dialogue me çdo këndë madje edhe me Serbinë nëse është në interes të Shtetit të Kosovës, por në asnjë mënyrë të mos bisedohet me askënd pra as me Serbinë nëse preken interesat shtetërore të Kosovës. Ajo(lexo: Serbia) për pa i kryer të gjitha ato që u than më sipër, madje edhe pasi ti ketë kryer në asnjë mënyrë të mos bisedohet se si do të organizohet rregullimi i brendshëm dhe ai i jashtëm i Shtetit të Kosovës.
A ka kuptim dialogu Kosovë-Serbi në këto kushte? Në këto kushte dhe rrethana jo se jo, por nëse Serbia fillimisht do ti bënte të gjitha ato që u than më sipër, atëherë bisedimet do të kishin kuptim. Po, po dialogu do të kishte kuptim nëse do të bëhej vërtetë dialog i mirëfilltë, pra dialog me interes shtetëror, respektivisht dialog vetëm me karakter nacional. Marrëveshje të tilla do të ishin në të mirë të vendit e të popullit të saj. Marrëveshje që do të përfitonin edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës. Këto dhe marrëveshje të tilla të ngjashme i japin frymë dhe gjallëri dialogut me Serbinë. Përndryshe në rast se edhe më tutje dialogohet me serbinë për çështje të brendshme dhe të jashtme të Kosovës, nëse edhe më tutje dialogohet me serbinë pa pëlqimin e parlamentit të Kosovës jemi të bindur se pavarësisht se kush qëndron në anën e Kosovarëve të dialogimit është baras me tradhti kombëtare. Këtë që po e themi kemi parasysh këtë element: Në bisedimet e fundit të datës 9 shkurt na bindën se nuk pati vetëm dialog ndërmjet delegacionit të Kosovës e të Serbisë, por në ato bisedime i lejuan serbisë që të kërkojë kushte favorizuese për popullatën e vet, gjë që drejtpërsëdrejti Kosovës, Serbia iu përziu në punë të brendshme, pra ajo i diktoi Kosovës se si mund të organizohet në fushën e drejtësisë. Pas këtyre bisedimeve të dyja palët(lexo: Kosova dhe Serbia) deklaruan në mënyra çfarë atyre politikisht u duhet. Mjerisht Kosova mbante qëndrimin se me këto bisedime Kosova ka arritur që ta shtrijë sovranitetin në fushën e drejtësisë edhe në pjesën tjetër të Kosovës (lexo: pjesës veriore të qytetit të Mitrovicës.
Për të gjitha këto që u thanë deri më tash një është e sigurt, se me shkaun njëherë e përgjithmonë duhet ti ndajmë rrugët tona. Ne me serbinë mund të bashkëpunojmë vetëm atëherë kur ajo do ta njihte Shqipërinë Etnike, në kuadër të së cilës do të ishte edhe Kosova. Por për ta ribërë Shqipërinë Etnike fillimisht Kosova duhet të ndryshojë Kushtetutën e saj tek pika e organizmit të referendumit në mënyrë që populli i Kosovës të ketë mundësi të deklarohet se a dëshiron të rikthehet në “gjirin” e nënës Shqipëri. Ndonëse për Ribashkim Kombëtar nuk të pengon aspak Kushtetuta e Kosovës, Kushtetuta e Kosovës sipas nenit 3 të saj e pamundëson bashkimin me një shtet tjetër ose pjesë të shtetit tjetër, e pra derisa kjo (lexo: bashkimi kombëtar) qenka i ndaluar, Ribashkimi Kombëtar fare nuk përmendet, rrjedhimisht për Ribashkim Kombëtar, Kushtetuta nuk na pengon. Ndërkaq Kushtetuta e Shqipërisë Bashkimin Kombëtar nuk e pengon, përkundrazi i jep të drejt për Bashkim Kombëtar. Çka pra do të duhej të bënte Shqipëria Londineze? Ajo, pra klika politike e saj në krye me presidentin Nishani duhet që të tregojnë pak më shumë pjekuri politike si dhe dispëonim e dëshirë për me e jetësuar Kushtetutën e saj.
Rilindasi ynë i shquar dhe i pa vdekshëm dikur kishte pas thënë: ”Për Shqipërinë, ditë të mira do të vinë, lumë kush të rrojë e ta shohë… (Naim Frashëri), unë do të thoja: Lumë ai politikan shqiptar qoftë i Shqipërisë Londineze qoftë i Kosovës Historike, apo i Iliridës, respektivisht trojeve të tjera shqiptare, që do të angazhohej menjëherë dhe pa hezitime të punohet rrethe Ribashkimit Kombëtar.
Zaten ditëve të fundit dy kryeministrat shqiptar kur prenë shiritin e krijimit të rrethanave të reja doganore e bënë një hapë që domethënien e ka te Ribashkimi Kombëtar. Në këtë shkrim jo pa dashje i kam lënë pa i përmendur dobësit e politikanëve të ndryshëm me shpresë se ata do të kthjellen një ditë dhe do të punojnë në interes Kombëtar.
Cenë Pushkolli
cenpushkolli@hotmail.com

Filed Under: Analiza Tagged With: Cenë Pushkolli, me arsye, Qasje-, Qasje- Shqetësim me arsye, Shqetësim

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 830
  • 831
  • 832
  • 833
  • 834
  • …
  • 974
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ROMANI “NISHANI”, NJË HISTORI TRONDITËSE
  • “Amerika nën akull: Vorteksi Polar shkakton kaos 100 makina palë në Michigan”
  • Diaspora shqiptare e Kosovës – Gjuha si vijë mbrojtjeje
  • “Exodus” – rrugëve të Çamërisë
  • Prof.Ibrahim Osman Kelmendi, me penë e pushkë për liri
  • Kur historia flet me dinjitet: pasardhësi i Ismail Qemal Bej Vlorës ndan çmimin “Ikona e Diasporës” për Ambasadorin Rexhep Demiri
  • Liria e fjalës dhe besimit
  • MARTIN LUTHER KING DAY: DITA KUR KUJTESA BËHET PËRGJEGJËSI
  • “Eleganca e lotëve”
  • Nga cikli “Humanistë të shquar shqiptar shek XV-XVIII” Mikel Maruli (1451-1500)
  • PERSE SHQIPERIA MBYTET NE DIMER E DIGJET NE VERE?
  • Ohri dhe Diplomacia e Kosovës
  • DR. ATHANAS GEGAJ: GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBE
  • VENDI IM
  • RUGOVA E SHNDËRROI DURIMIN STRATEGJIK NË MEKANIZËM SHTETFORMUES

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT