• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kujtesa e shkurtër e shqiptarëve

February 11, 2015 by dgreca

Ne Foto:Pamje nga ish kampi i internimeve ne Gradishte te Lushnjes- Fotografia-Edi Salla/
nga Shpend Sollaku Noé/
Shqiptarët janë popull apo turmë? Nëse një bashkësi njerëzish jeton në të njëjtin truall që prej antikitetit, flet që atëherë të njëjtën gjuhë; mbi atë gjuhë ka hedhur themelet e ngrehinës së kulturës së tij të dallueshme lehtësisht nga të tjerët dhe, veçanërisht, ka arritur të ketë një ndërgjegje kolektive; atëherë kjo bashkësi mund të quhet popull. Nëpër kohëra që vazhdojnë deri në ditët e sotme, kjo bashkësi ka pasur tendencën të mblidhet në një shtet etnik: vendi ku populli përmblidhet e mbrohet politikisht e ekonomikisht nga kufijtë e veta etnike.
Në themel të këtij shteti qëndron kujtesa historike e popullit të tij.
Si paraqiten shqiptarët të vrojtuar në këtë prizëm?
Në këto pak rreshta nuk mund të pretendohet një revizionim sado i vogël i historisë së psikologjisë popullore shqiptare. Këto janë opinione dhe, si të tilla, pre e çakejve llafazanë të social-networkëve apo edhe të mediave zyrtare.
Si janë sjellë shqiptarët gjatë historisë? Si popull? Si turmë? Çfarë kanë pranuar si të pakundërshtueshme dhe çfarë kanë vënë vazhdimisht në diskutim? Çfarë kanë harruar shpejt e çfarë mbajnë mend pjesërisht?
Këtu unë nuk do të ndaj sjelljen e njeriut të thjeshtë që e quan veten popull sipas sjelljes së liderëve të tij nëpër kohëra, sipas logjikës: liderë të mirë – popuj të mirë; liderë të këqinj – popuj të këqinj. Në fund të fundit ata tipa udhëheqësish ky popull i ka merituar të gjithë, pasi, edhe nëse nuk i ka zgjedhur, i ka pasë duruar, i ka pasë pranuar, u është nënshtruar. Të paktën për njëfarë periudhe. Të shumtën për dhjetëra vjet. Me gjithë të drejtën për t’u vetëshpallur si popull i mirë apo popull i keq.
Sipas këtij arsyetimi, populli ynë ka ekzaltuar dhe ka mohuar vazhdimisht vetveten. Duke ekzaltuar liderin e porsaardhur, duke mohuar liderët e përmbysur. Duke bërë mishmash edhe historinë e tij. Në drejtim të lashtësisë së vet – pak të dokumentuar, shumë të turmëzuar, pa kërkuar më shumë informacion, pa u thelluar në studime – ky popull mbetet akoma peng i opinioneve. Edhe kur mundësitë për t’u dokumentuar nuk mungojnë, për shembull në drejtim të Rilindjes së vet, në lëmin e Pavarësisë, dhe aq më tepër në periudhën famëkeqe komuniste, ky popull sillet akoma si turmë: i nënshtrohet me shumicë liderit të porsangjitur mbi shalë. Duke bërë instinktivisht si të parën gjë, uljen në gjunjë para tij. Kjo ndodh edhe kur tentohet nga dikush të mbahen gjallë në kujtesë sidomos tragjeditë, që nuk duhen shlyer në asnjë mënyrë nga kujtesa e tij.
Dhe nuk ka tragjedi më të madhe që nuk duhet harruar sesa ajo e represionit komunist, që krodhi në gjak, në punë të detyruar, në burgime të panumërta që zgjatnin një jetë të tërë, në internime që zgjatnin edhe pas vdekjes, njerëz e familje të numëruara të paktën me gjashtë shifra; që zhveshi nga mendimi dhe injektoi ADN-në e skllavit edhe në pjesën e mbetur të shqiptarëve.
Të paktë janë ata që kanë ngritur si duhet zërin për moszhdukjen e dëshmive ngjethëse të diktaturës. Të shumtë për dreq, gjenden ata që janë të interesuar për zhdukjen e këtyre dëshmive, duke filluar nga të gjithë ata, që kanë qenë në krye të shqiptarëve në vitet e pas 1990-ës. Nuk po e quaj këtë periudhë postkomuniste, pasi, në të vërtetë, nëse komunizmi ra si sistem ekonomik, ai vazhdon të mbretërojë në Shqipëri si mënyrë të menduari e të vepruari. Ndryshe nuk ka sesi shpjegohen zhvillimet e sotme politike dhe kostumi shoqëror shqiptar i sotëm. Ndryshe nuk ka sesi shpjegohet qëndrimi ndaj ruajtjes së dëshmive më të prekshme të represionit: atyre të pazëvendësueshmeve, kampeve të internimit.
Dhe nuk ka vend me përqendrim më të madh në botë për to, sesa Lushnja.
I shtyrë nga ideja e njohjes së gjendjes reale të tyre, pak javë më parë vizitova ato kampe që, sipas meje, janë më përfaqësueset në atë arkipelag të dhimbshëm myzeqar: Savrën, Gradishtën e Çermë-Kampin.

Savra, lëngimi i mbetur pezull

Kur hyn atje, menjëherë të mbushen veshët me muzikë nga Përmeti apo Skrapari. Radiot apo stereot e kanë zërin të ngritur deri në fund, sikur konkurrojnë njëra-tjetrën. Një dukje normale. Me njerëz normalë, të cilët ngatërrojnë makinën tonë me atë të ndonjë qeveritari, që kush e di sa ka pa u kthyer atje. Dalin jashtë e fillojnë të paraqesin ankesat. Kur i themi kush jemi e përse kemi ardhur, ulin sytë përdhe. Na shpjegojnë se ku ndodhet rruga që kërkojmë, por askush nuk ofrohet si “ciceron”, edhe pas premtimit të një shpërblimi të vogël, që këtu do të thotë ndoshta një gjysëm pensioni, për ata fatlumë që mund ta gëzojnë. Kthehen në shtëpitë e tyre, ngrenë akoma më shumë volumin muzikës. Sikur ta përdorin si një “tobe estagfurllah” ndaj nesh që na konsiderojnë gjahtarë fantazmash.
Dhe fantazmat këtu duhet të gjenden me shumicë. Sepse ka patur shumë të vdekur të paqetësuar, larguar nga kjo botë të dëshpëruar e pa shpagim. Si ata që po shkojmë të rizgjojmë si turistë të pazakonshëm të krimit.
Një djalë i ri, që na shpjegon se nuk ka qenë internuar këtu, por që e njeh mirë atë zonë, ofrohet spontanisht, kur ne kemi marrë drejtimin për nga blloku i barakave të të internuarve. Quhet Gëzim Halili. Qëndroi me ne përgjatë gjithë kohës së hetimit, duke pyetur shpesh të tjerë rreth informacioneve që kërkonim. Informacione të cunguara, të dhëna me zor, nga njerëz të frikësuar prej zgjimit të fantazmave. Apo prej zemërimit të liderit aktual, që, si paraardhësit e tij, nuk ka dashur asnjëherë ballafaqimin me to.
Rruga e barakave ka një emërtim të ri, “Thoma Papano”, një emër që ua prish më shumë qetësinë fantazmave, të mohuara si qenie njerëzore gjatë të gjallit, të dënuara edhe pas internimit për të mbetur fantazma. Përpiqem të vjel në ajër shqetësimin e atyre. Dhe u dëgjoj zërin. I lehtë, por i mprehtë e revoltues: Ky që shihni si emërtim në rrugën tonë është askushi për ne. Pak mbiemra të shquar lënguan në këtë rrugë? Dhe nisin të m’i numërojnë: Deda, Hoxha, Markagjoni, Dine, Dukagjini, Kupi, Spahiu, Bajraktari, Mulleti, Mirakaj, Radi, Kolgjini, Plaku, Kulla… Kanë qenë shumë, por ne jemi fantazma, e na mbahet fryma nga lista e gjatë. Ah, shto këtu edhe mbiemrin Laholli… shto edhe Kokali… shto edhe…
Zyrtarisht kanë qenë shtatë baraka, tri në njërin krah dhe katër në tjetrin. Por në secilën prej tyre banonin vazhdimisht deri në gjashtëmbëdhjetë familje. Më e famshmja? Ajo me numër shtatë, atje ku edhe u martua i shumëvuajturi Ahmet Kolgjini, atje edhe ku u shua një nga figurat më të shquara çame, Rexho Plaku; atje ku u tret edhe Anton Dukagjini, atje kanë banuar edhe Vehip Hoxha, Mirakajt e sa të tjerë, të ndërruar në vite, sipas etjes gjakëse të më të zellshmëve të diktaturës. Dikush vinte nga burgimet e gjata, dikush kthehej pas hekurave, sipas një riti të kobshëm. Në cep të saj është përkthyer edhe “Orlando i çmendun”, vepër e Ludovico Ariostos e vitit 1532, prej mjeshtrit Guljelm Deda – çmim postum i vitit 2014.
U hedhim një sy barakave, ose më mirë të asaj që ka mbetur prej tyre. Sepse për mbetje mund të bëhet fjalë. Shumica, sidomos ato të pabanuarat, janë në grahmën e fundit. Dhe është një mrekulli që mbahen akoma në këmbë, falë kryeneçësisë së tyre dhe etjes për të dëshmuar. Por do të mjaftonte më pak se një tërmet, ndoshta edhe një erë e fortë, për t’i rrafshuar. Edhe ato pak që banohen akoma, nuk paraqiten më të shëndetshme: janë zënë nga njerëz të ardhur aq të varfër, që as nuk mundin t’i riparojnë. Për të mos përmendur ndërtimet e dikujt në mes të tyre, që do të jetë vështirë t’i shkulësh në rast se… në rast se…
Kjo gjendje mbetet e tillë deri në skaj të ish bllokut të të internuarve, atje ku dikur ndodheshin WC-të e përbashkëta, të rrafshuara që nga themelet. Të kthyera edhe ato në fantazma, me etjen për të dëshmuar diçka.

Çermë – turpi i fshehur

Prej të gjithë kampeve të Internimit, për atë të Çermës ndoshta është shkruar më pak. Ndoshta për faktin se atje nuk kish shumë baraka të mirëfillta që prej kohësh (kanë qenë vetëm tri, ndërtuar dikur, pas tharjes së Tërbufit, në mes të baltërave, si një vathë për të strehuar… ushtarakë), por të ashtuquajturat shtëpi të mbuluara në përgjithësi me tjegulla. Ndoshta sepse, në dukje, duke qenë më afër rrugës për në Divjakë, ishte më i dukshmi para syrit të popullit. Ndoshta…
Edhe pse në perëndim të tij ka qenë një karakoll i frikshëm, i lartë, syrit të të cilit ishte e vështirë t’i shpëtonte edhe zvarritja e urithëve.
Me gjithë këtë shëmbëllesë, ai nuk ishte më pak i tmerrshmi, jo vetëm për ndrydhjen e lirisë të familjeve të internuara, jo vetëm për demaskimet e turpshme dhe rrahjet e panumërta nga sigurimsat…
Zyrtarisht ka pasë qenë emërtuar Çermë Sektor nr. 2, në të vërtetë edhe nga banorët përreth është quajtur gjithmonë “Kamp”. Aty kanë pasë banuar pranë e pranë familje intelektualësh të internuar, fqinjësuar nga injorantë analfabetë bashkëpunëtorë të Sigurimit; emigrantë kosovarë të trajtuar si jugosllavë, përballë komunistësh që, edhe pas burgimeve, vazhdonin të donin komunizmin; poliglotë të dëgjuar pranë prostitutash.
Shumë kanë qenë të internuarit si individë, më pak familjet e internuara, të dërguara aty për t’u survejuar më imtësisht, jo vetëm prej atyre që u bënin apelin, por edhe prej bashkëpunëtorëve të padeklaruar të Sigurimit.
Kam pasë punuar si arsimtar në shkollën e mesme të Çermë-Shkumbinit dhe shumë prej të internuarve i kam pasë njohur personalisht, sidomos bijtë e tyre, që studionin në shkollën tonë. Janë të shumtë dhe nuk do të mjaftonin libra të tërë për të përshkruar vuajtjen, pasigurinë, frikën e përhershme në sytë e tyre, edhe pse, shpesh, ishin më të zgjuar e përgatiteshin më shumë sesa moshatarët e tyre pa “njollë” në biografi.
Lista e atyre që pësuan internimin më të rëndë në këtë kamp është e stërgjatë: Familja e Sefer Mujos – me Bajamen, Fatmirin, Eqeremin, Novruzin, gratë dhe fëmijët e tyre; Familja e Daut Sokolit – me Xhemilen, Kujtimin, Ritvanin, gratë e fëmijët e tyre; Familja e Islam Dobrës – me Xhemilen, dy djemtë Muhamet e Shefqet, gratë dhe fëmijët e tyre. Të gjitha këto familje i kanë pasur kryefamiljarët të arratisur jashtë vendit dhe djemtë nëpër burgje.
Më tej kujtojmë familjen fatkeqe Islami me Hajdarin, Nadiren, Klementin, Isabelën dhe Zamirën, të cilat më pas u arratisën në Amerikë; Familjen e Rrok Pjetrit – Nënë Nusha, Pjetri, Frani, Lazri, Lina, bashkëshortet e tyre, fëmijët; Familjen e Odise Tsollos – grek minoritar, me bashkëshorten dhe dy djemtë; Familjen e Theodhori Files – gruan dhe tre fëmijët; Familjen Kau – me plakun e urtë Xhemalin, Dejen, Paqon, bashkëshortja e djalit të tyre Shefqet Kau, i burgosur politik dhe fëmijët, Sajmirin e Flamurin; Familjen Gjuta – me Zaimin, Humën, Agimen, Avniun, bashkëshorten dhe fëmijët; Familjen e Gani Kodrës – me Ikbalen, dy djemtë, vajzën me dy fëmijë; Familjen e poliglotit në nivel ndërkombëtar Mitat Aranitasi; Familjen e poetit dhe intelektualit të shquar Ahmet Kolgjini, familjen e…, familjen e… Të gjitha familjet e mësipërme kanë pasur të paktën një person të familjes të burgosur politik.
Lista mund të zgjatet me “kosovarët” Hashim Toplica – 36 vjet burg, Nazmi Berisha – 20 vjet burg, autor i një libri me kujtime rreth burgimeve të tij; mandej me familjet e tjera prej Kosove: Mehaj, Prekllukaj, Çelaj, Hasa apo edhe me ato të “vendasve”: Bratko, Hoxha, Alla, Bezati, Kurti, etj., që, edhe pse zyrtarisht nuk qenë të internuar e nuk u nënshtroheshin apeleve, demaskimeve apo rrahjeve, nuk është se jetonin më mirë se “bashkëkampistët” e tyre. Nga koha në kohë aty kanë incizuar vuajtjet e tyre edhe të tjerë, që kujtohen më pak, si një farë Stavri, të cilit nuk i kujtohet mbiemri, por i mbajtur mend sidomos si një ish partizan që ka pasë pësuar rrahje të panumërta nga një demaskim në tjetrin. Ky personazh më kujton një tjetër minoritar të lagjes “Teqe” në Lushnje, që e pësoi vetëm pasi, kur dikush e kish pyetur “Ç’thotë puna?” ish përgjigjur: “Puna shuma, leka muta!”.
Të gjitha këto më vijnë ndërmend ndërsa vizitoj atë çfarë ka mbetur prej ish Kampit, pasi për mbetje mund të bëhet fjalë edhe këtu, ashtu si në Savër. Ajo çka shohim nga ish-banesat e të internuarve, mund të skedohet në dy grupe: njëri përbën atë të më të rrënuarave, shpesh të kthyera në magazina silazhi apo stalla; tjetri atë të të mbajturave më mirë, sipas mundësive të banorëve të rinj. Ish-banesa e Kolgjinëve për shembull nuk kish pësuar rrënime, edhe për shkak të kujdesit apo të mundësive të pronarëve të saj të ardhur nga Mokra. Kishte edhe më keq: Shtëpia e Dobrajve, dhe jo vetëm, ish kthyer në stallë të dikujt dhe kish filluar të rrënohej. Ajo e Islamëve, përndryshe, kish pësuar pak ndryshime, por ish në gjendje të mjeruar. Ndërsa po fotografonim pikërisht këtë shtëpi, dikush na u afrua dhe, pa u prezantuar, na the se kish qenë prezent kur, pas arratisjes së Isabelës, Klementit dhe Zamirës, policia kish bastisur banesën e tyre. Ndër të tjera, kishin gjetur rreth 800 mijë lekë të vjetra si edhe fotot e tre brezave të ruajtura me kujdes. “Ne i lamë në vend, na tha ai. Nuk morëm asgjë me vete.” Dukej se thoshte të vërtetën. Në fakt, qoftë prej atyre parave, qoftë prej fotove, Islamët më vonë nuk mundën të rekuperojnë asgjë. E dhimbshme, para së gjithash, ajo e humbjes së afekteve familjare.
Sidoqoftë, ajo që më bëri përshtypje më tepër, sidomos pas rrënimit të dëshmive historike, ishte ruajtja ende, jo vetëm në ndërgjegjen popullore, të emrit të kësaj skëterre të dikurshme: Kamp. Qe shkruar edhe në një emërtim pothuaj zyrtar: Qendra shëndetësore Çermë-Kamp. I ka shpëtuar censurës ky emërtim? Rastësisht? Qëllimisht?

Gradishta: një geyser rënkimesh

Për nga shtrirja, por sidomos për nga numri i shumtë i personave të kaluar nëpër sitën e internimeve të këtushme, pas 1969-ës e këtej, Gradishta mund të mbajë edhe një rekord, sa të trishtuar aq edhe tragjik. Një gulag tipik, ndërtuar në mes të baltës, shpesh po prej vetë të internuarve, pa kanalizime për ujërat e zeza (ato ishin gropa në qiell të hapur, që prisnin një qerre për t’u pastruar, që shpesh përziheshin me ujërat e mbetura prej larjeve të të internuarve, edhe kalonin nëpër kanale të cekët, mes barakave, por edhe anash rrugicës së ngushtë që ndante dy blloqet kryesore të banesave), pa ujë të rrjedhshëm (ai vinte i racionuar, me autobot, vetëm vonë u soll një çezmë e përbashkët, në radhën para të cilës nuk mungonin bërrylat, sherret dhe provokimet për të përçarë të dënuarit). Lista e emrave të familjeve të shquara të sjella këtu, të ripostuara gjetkë, apo të kthyera sërish, është e stërgjatë. Me pak, përjashtime, janë pothuaj ata që gjenden edhe në kampet e tjerë, por sidomos në Savër. Ndërkaq emrat që mungojnë gjenden në sektorët Plug, Gjazë, Çermë-Kamp e Savër. Ky i fundit, Savra, ka pasë qenë lëmi i grumbullimit dhe i shpërndarjes së “prodhimit armiqësor”, dhe mund të konsiderohet kampi mëmë. Që andej niste popullimi me skllevër i kampeve “bij”. Kjo mëmë sadiste i shpërngulte apo i rikthente, sipas ekzigjencave të survejimit, por edhe sipas nevojës së partisë për krahë pune në bujqësi.
Sapo mbërritëm në atë zonë, kërkuam të dimë se ku ishte kampi. Unë nuk kisha qenë atje qëkur ishim gjendur në kuadrin e një mitingu për demokracinë, në fillimin e vitit 1991, dhe e pata të vështirë të orientohem, edhe për shkak të degradimit të gjithanshëm të gjithë zonës përreth.
Këtu jemi në Ferras, më tha dikush, emërtimi kamp nuk ekziston. Dhe u përpoq të më shpjegonte diçka që në fakt e dija që më parë.
Ferras ka qenë quajtur ky vend para se të merrte emrin Gradishtë-Sektor. Ashtu siç u krijua emri Savër – Sektor, Çermë – Sektor (i mbetur pa emër tjetër edhe sot e kësaj dite), Çermë – Sektor nr.2, i mbetur me emrin që të fut drithmën “Kamp”; ashtu si Sektori – Grabian, Sektori – Plug, Gjazë etj.: kamuflim i vendeve të internimit si sektorë të ndërmarjes bujqësore.
Në ish sheshin kryesor të “sektorit” të degraduar, kërkuam dikë që të na shoqëronte. Kemi kryeplakun këtu, u hodh njëri prej frekuentuesve të klubit të atjeshëm. Edhe ai ka qenë i internuar. Unë iu drejtova grupit ku mund ta gjeja. Dikush prej tyre tha me zë të ulët: Do jenë gazetarë, nuk del gjë nga këta. Unë u prezantova dhe kërkova të flas me kryeplakun. Edhe ai u prezantua, ftohtë. Quhej Bajram Koloshi. Ishte pikërisht ai person që kish shprehur mosbesim në drejtimin tonë. I thashë përse kisha ardhur deri aty. Eh, sa gazetarë e qeveritarë kanë ardhur këtu, bëjnë intervista, premtojnë, e pastaj zhduken. Unë u përpoqa t’i them që nuk bëja pjesë në ato kategori, por ai ndërkaq ish larguar, por pasi t’i thoshte njërit prej burrave të pranishëm që të na ndihmonte. “Ciceroni” kësaj here quhej Agron Zaçe. Me të përshkuam të gjithë zonën e barakave të të internuarve.
Dhe dua të them që në fillim se në Kampin e Gradishtës gjendja ishte shumë më e keqe sesa në Savër apo në Çermë-Kamp. Këtu ishte kaluar nga mjerimi i barakave të dikurshme, në shkatërrim total. Përjashtuar ndonjërën nga barakat në të cilën jetonte akoma familja e Zenel Tërnakut, apo ndonjë tjetër bujtës, të gjitha të tjerat ishin vetëm mirazhe banesash të dikurshme, më të dhimbshme në këtë formë të re, si dëshmi në agoni. Sa më thellë të futeshe në atë realitet, aq më dramatik bëhej ambienti. Më të shpërfytyruarat baraka kishin në kujtesën e plagosur emrat e Lekë e Mojs Mirakës, Xhevdet e Bujar Kaloshit, Thanas Budës, Abdurrahman Kaloshit, Lek Pervizit… Menajt, Kupët, Dostët, Demajt, Herrajt… Staraveckët, Zevot, Resulët, Bylykbashët…
Gjithandej zot i vendit ishte degradimi: Çati eterniti duke rënë, mure prej qerpiçi e kallamash, të cilëve u kishin mbetur vetëm hunjtë e shtrembër, diku mbuluar nga barërat e këqija, diku shndërruar në stalla bagëtish, në magazina rrangullishtesh apo jonxhe, në strehë qensh.

Monumenti i dhunshëm i Lushnjes

Që shqiptarët e kanë kujtesën të deformuar, një shembull tipik e japin edhe lushnjarët. Nuk ka sesi të jetë ndryshe, kur durojnë, në sheshin e tyre kryesor – sa herë që bëjnë festa, sa herë që dalin nga klubet, apo në xhirot e mbrëmjes – monumentin më të lartë të këtij qyteti, atë të marrjes së tokave të fshatarëve. Duhej të ndërronin rrugë, por i sillen vërdallë indiferentë; duhet t’u vinin të vjellat para saj, por ata kanë stomakë të fortë, siç duket; duhet të ishin revoltuar për një kohë “no limits”, por ata heshtin.
Këtu e njëzet e tre vjet më parë, në gazetat “Ora e fjalës” dhe “Republika”, hodha idenë e dërgimit të atij monumenti në fonderi dhe ngritjen e një tjetri në vend të tij, atë të genocidit komunist. E meqenëse që atëherë asgjë nuk ka ndryshuar, po i përsëris të gjitha arsyet dikur prej meje të përmendura:
Ai monument i turpshëm është politikisht i dëmshëm, pasi kërkon të përjetësojë reformat më të përgjakura e tragjike të Myzeqesë. Pacipësisht është edhe quajtur “Toka jonë”. Toka e kujt? Ajo e atyre që ua morën? Ajo që e kolektivizuan? Ajo e atyre që zhveshën fshatarin deri në palcë? Që nuk ia shuan urinë as me bukë misri?
Duke qenë i ngritur nga komunistët atëherë kur po e kuptonin falimentimin e rendit të tyre antinjerëzor, pra shumë vonë, (në vitin 1987), ai monument u kuptua si tendencë e tyre për t’u përjetësuar. Sot, në një shtet të vërtetë demokratik, ai është edhe i rrezikshëm; është dhe, sa të jetë në këmbë, do të jetë burim tensionesh politike. Edhe pse për momentin të përgjumura.
Për arsyet e mësipërme, ai është edhe një monument historikisht i falsifikuar. Provoni të pyesni ata pak të mbijetuar të kohës së kolektivizimeve se me sa “gëzim” i kanë dhuruar tokat dhe bagëtitë! Shfletoni vetëm dokumentet e lëna pas po prej arkivave të diktaturës, lexoni shtypin shqiptar të atyre viteve, pyesni familjet e Fuat Kurtit, Demir Guberës, Hysen Bahos, Mitro Vulos, Hamdi Sefës, Veiz Kurtit, Rrap Qerretit, Naum Dajës dhe Jorgji Dajës, të dënuar me vdekje e sekuestrim të pasurisë. Nëse nuk ju mjaftojnë këto jetë të sakrifikuara, mund t’ju ofrojmë edhe ato të atyre me burg të përjetshëm… Të gjithë sepse ishin shpallur kulakë, pasi nuk u kish pëlqyer kolektivizimi.
Monumenti i turpshëm i Lushnjes duhet dërguar në fonderi edhe pse ai nuk është skulpturë me taban kombëtar (ky term i pëlqente shumë komunistëve). Përjashto bazamentin, ai kompleks në bronx është i punuar i gjithi sipas modeleve sovjetike. (Dhe kjo nuk është e vetmja skulpturë në Lushnje që vuan prej sovjetikërisë apo kinezërisë, shpesh edhe e kopjuar 100% prej “veprash” të atyre vendeve). “Toka Jonë” është edhe një vepër tipike sipas mësimeve të partisë: në njërën dorë kazmën e në tjetrën pushkën, apo sipas idesë standard të aleancës së “kllasës” punëtore me fshatarësinë kooperativiste.
Nga pikëpamja e realizimit artistik, kjo masë tre-figurëshe prej bronxi, me gjithë respektin për autorin Perikli Çuli, është tejet mediokre, prandaj me shkrirjen e saj nuk shoh as edhe më të voglën humbje për artin kombëtar.
Prandaj ky monument kaq poshtërues në përmbajtje, artistikisht mediokër, politikisht i dëmshëm dhe historikisht i falsifikuar, duhet zhdukur prej andej.
Me se mund të zëvendësohet? Me diçka të natyrshme, për të cilin Lushnjes duhet t’i njihet rekordi zyrtarisht: Me një kompleks monumental për persekutimin komunist.
Dhe jo vetë kaq. Lushnja ka nevojë edhe për një muze të këtij persekutimi të pashoq.
Po ashtu duhen bërë muzeale edhe kampet e internimit kudo që kanë qenë.
Sa nuk është vonë, sa mundet akoma të rekuperohen. Përveçse dëshmi të patjetërsueshme historike, ato fshatra – muze mund të jenë edhe burim biznesesh për popullsitë e atjeshme pasi, sigurisht, kanë për të tërhequr shumë vizitorë shqiptarë e të huaj.
Kryeqeveritari i sotëm, në premtimet e tij paraelektorale, sidomos në Amerikë, ka pasë premtuar që do të zgjidhte shumë probleme të ish të dënuarve e të persekutuarve politikë, madje e ka pasë paraqitur veten si i vetmi që mund t’i zgjidhte ato probleme. Pa asnjë paragjykim parafabrikat nga të tjerët, ai ka rastin të japë konfirmim edhe të këtyre premtimeve.
Le të shpallë një konkurs kombëtar më temën e monumentit të ri të Lushnjes, lë të përpiqet ta ndihmojë me fonde. Nëse do t’u kërkohet ndihmë edhe ish të persekutuarve, të ndodhur në Shqipëri apo diasporë, jam i sigurt që angazhimi i tyre nuk ka për të munguar.
Duhet rekuperuar kujtesa kombëtare, sa nuk është shuar akoma e gjitha. Pavarësisht nga partitë që mendojmë se përfaqësojmë. Që të mos vazhdojmë të mbetemi një gjysmëpopull, duke çnderuar vazhdimisht pjesët tona nga më të rëndësishmet. Që të arrijmë të bëhemi një komb i vërtetë, i plotë, që njeh tek lideri të gjithë vetveten, jo vetëm ndonjë gjymtyrë të saj.
(fotot nga Edi Salla)

Filed Under: Analiza Tagged With: e shqiptareve, Kujtesa e shkurtër, Shpend Sollaku Noe'

PERËNDI NDALE DORËN SHKATËRRIMTARE,NË MOS NDALE ZEMËRATËN E LUMENJËVE ATËHERË!

February 11, 2015 by dgreca

NGA GËZIM LLOJDIA/
1. Nga kinoditari i djeshëm te i sotmi
Një kinoditar i para viteve ‘90 shfaqte pamje nga përmbytja e Myzeqesë. Fusha dhe të mbjella nën ujë,aktualisht edhe kinoditarët e sotëm të TV-ve shfaqin këto pamje veçse me një ndryshim,fushat plotë ujë të turbullt, por më tepër banesa e vila që gjenden prej ditësh nën këtë pushtet. Në jug tërbimi i Vjosës sjell katastrofa. Në rreth 2o vjet Vjosa ka përmbytur ,fusha e banesa me bollëk, por dremitja shqiptare,ajo politike e qytetare mbetet tek një cak, humanizimi duke lënë pas krahëve ,arsyen e thellë që të vjen të ulurish. Ndërtimet buzë baseneve të lumenjve,gërryerjet nga marrje inerteve,prerja e pyjeve etj. Nëpër kafenetë e sotme këto artikulohen nga kushdo,mirëpo nesër që të mbajë moti,dhe dielli të shfaqet sërish do të harrohet sepse politika shqiptare pjell çdo javë nga një çudi të radhës. Pas kësaj askush nuk merret më me këtë histori të djeshme.
Vjosa gjithëherës këtë punë ka pas dhe do të ketë. Mirëpo nesër banorët do të rifillojnë sërish ndërtimet buzë basenit të Vjosës ,drurët do ti presin sërish nesër ,private do tu heqin hekurin për skrap sepse e djeshmja është harruar. Në këto kushte kur batërdia shfaqet lakuriq, a nuk duhet të lutemi:Perëndi ndale dorën shkatërrimtare,në mos ndale zemëratën e Vjosës atëherë!
2. Dremitja e fshatarëve në basenet buzë lumenjve
Si një ëndërr e pa ëndërruar. Janë zgjuar kështu banorët e komunës Novoselë të Vlorës , kur ndër pragje dhe dyer, kopshte, banesa, mullarë, sera, bodrume, ofiçina, bagëti stalla, ferma, ujët kishte nën pushtetin e tij gjithçka. Vërshimi i Vjosës kishte ngjarë të ishte hileqarë. Gjithmonë lubia me ujërat e turbullta dilte dhe përmbyste A mos thua kësaj here i hëngri në besë. Jo Vjosa kështu ka bërë. Dihet motivi i një lumit .Qëndron thelbi, te shprehja: Të gjithë lumenjtë derdhen në det. Edhe këtë herë vërhsimi i saj për në det ishte nisur dhe brenda shtratit e përtej tij,krijoi katastrofë. A harruat edhe në vitin 2013 ajo shkaktoi përmbytje e fundit.I laguri dhe mbyturi nga ujët e turbullta çfarë mund të thonë në kushtet kur pabesia e ujit dhe shtrirja e pushtetit të tij natën i mbyti. Banorët e kësaj komune janë përmbytur nga Vjosa dhe përmbytja më e madhe ishte në vitin 2005. Atëherë gjendja ishte alarmante sepse dimri ishte në fazën e parë të tij kur kërcëllinte dhëmbët i egërsuar, pra ishte janar dhe s’dihej se çfarë vinte prapa. Në këtë rast Vjosa, prurjet e saj të mëdha pas rrebesheve në Gjirokastër, Tepelenë kishte rritur në maksimum ujërat dhe vërshimi i saj në det do të sillte pasoja për banorët e Novoselës, arsyeja e thjeshtë aty lumi i turbullt ka pjesën fundore të zbrazjes në det.
Dihet që lumi Vjosë me prurjet e tij të mëdha 2000 l/s është dhe mbetet një rrezik potencial kur ajo del jashtë shtratit të saj. Vjosa ka bërë zarare madje në të shkuarën për këtë lum ka pasur edhe një këngë hidhërimi që këndohej në jug .
“Po vjen lumi turbull o /turbull lumi turbull o….
Kur Vjosa është e qetë është diçka më ndryshe. Arben Duka poet dhe Poni një këngëtare nga jugu e flokut, kanë një këngë të mrekullueshme, krejt ndryshe nga e para. Për lumin e Vjosës. Bukuria e këtij lumi shfaqet me tërë lakuriqin e saj në stinët e begata. Por në dimër Vjosa egërsohet shumë, dinake, kryeneçe dhe papërmbajtshme .Jo vetëm në Novoselë ka bërë zarare këtë dimër, por edhe tek bishti i malit në Selenicë .Ku mund Vjosa, bënë zarare.
Është një fakt i dhimbshëm, që përsëritet si nëpër filma. Përmbytjet janë katastrofa natyrore, por për të shmangur dhe minimizuar ato duhet të ndihet dora e njeriut atje ku mundet. P.sh nëse fshatarët nuk do të ndërtonin buzë lumit,nëse banorët vendas nuk do të prisnin drurët,nëse dot kishte prita etj etj ,fshatrat dhe pasuri të tëra, që do të humbasin nga balta do të kishin shpëtuar këtij ndëshkimi këtu është dhe duhet të ndihet dora e njeriut. Dora e pushtetit. Shqiptarët po vuajnë prej vitesh qeverisjet qendrore dhe lokale neglizhenca e të cilave shpie dëm sakrifica dhe hedh në lum miliona. Mirëpo si i thonë shqip :”doli pa lagur” në këtë vend askush nuk merr përgjegjësi për gjithshka ndodh.
Nëse shqip i thonë:”E gjecë nga mos e pandehsh” edhe me banorët e kësaj zone ka ngjarë kështu. Rranë për qejf të tyre në gjumin e perëndisë dhe u ngritën nën ujërat e lumit .Ishte ky mallkim apo një neglizhencë?Atje ku ka mundësi duhen shmangur katastrofat, atje ku nuk ka mundësi ka ndërhyrje emergjente shpëtimi. Në Shqipëri ndodh kështu. Sapo përfundoi përmbytja, ujërat tërhiqen dhe niveli i tyre bie, askush më nuk kujtohet për dëmet apo për masat që duhen marrë për të parandaluar përmbytjen e radhës. Të gjithë ne kujtohemi vetëm në një moment, kur ujët na vjen tek koka krevatit, atëherë brofin sirenat e alarmit, ngrihen pushtetarë, makina gulçojnë me uturi, në media deklarata bombastike, intervista me të përmbyturit dhe vjen një ditë, që të gjitha këto harrohen sepse ka dalë dielli dhe lumi është strukur në shtratin e vjetër. Ekranet HD mbyllen. Fakir-fukarenjtë askush nuk ika më në vëmendje .
-Natën e mirë! Do të rikthehemi sërish me kronika, zhurmë e bolori, ditën kur të ngjajë përmbytja e radhës.

3. Vjosa dhe lugina e saj me të dhëna historike

Të gjithë lumenjtë derdhen në det. Vjosa dhe lugina e saj, shtrihen në jug të vendit. Disa autorë italian kanë kryer studime me të dhëna historike. Vjosa (Voiussa) sipas autorit italian Roberto Almagià është lumi i Gadishullit Ballkanik, e cila u krijua (Pindos) në territorin grek, një lumë malor, me një kurs të thiktë ku shpërndahen me pellgje të vogla, hynë turmë e saj në territorin shqiptar Sarandaporos, dhe koka në një luginë gjatësore, mjaft të madhe, në këmbët e masivit gëlqeror e të thatë Nemerčka, më pas është gryka e ngushtë quhet Klisura(Klëcyra ) dhe lumi është rritur ndërkohë me Dhrino(Drino), kontribuues i madh i saj, i cili kalon pellgun e Gjirokastrës. Duke gjurmuar të dhënat për luginën e Drinosit thuhet se: Lugina e Drinos ka një nga përqendrimet më të mëdha të vendeve të lashta në të gjithë Shqipërinë. Ajo ka qenë gjithmonë një zonë e pasur dhe pjellore, një rrugë komunikimi me ngulime të rëndësishme. Që nga zona e Selosë, Dropulli i Sipërm në kufi me Greqinë, Melani dhe Sofratika, deri ne Lekël afër Tepelenës në pjesën veriore të luginës.
Një pak më tej dhe më poshtë kalon Vjosa( Voiussa) në Tepelenë duke e lënë zonën gëlqeror, hyn kështu në rajonin e kodrave terciare dhe pastaj, në rrëzë të fshatit Karbunarë derdhet në fushë bregdetare, ku shtrati është shumë i madhe dhe është e mbushur vetëm në mënyrë të plotë, këtu është arritur nga lumi i Vlorës, Shushica( Suscizza ).
Goja e lumit ka lëvizur disa herë në kohë historike: duket se në kohët e lashta lumi vrapoi përgjatë këmbëve e kodrave të Peshtanit deri në Apoloni, pastaj është kthyer direkt në perëndim në det. Në fillim të Mesjetës do të shkojë në jug, ku shtretërit e lumenjve të vjetër janë ende të dukshme në gryka, dega ku rrjedha aktive është rreth 4 km në veri.
Vjosa (Voiussa) ka një gjatësi prej 237 km dhe kullon një sipërfaqe ujëmbledhëse prej 6592 km katrore, nga të cilat 4357 në territorin shqiptar . Lumi sjell shumë çrregullime sidomos me përmbytjet në stinën e pranverës, që konsiderohen të dhunshme. Trungu ekstrem i parë në një planë ishte i lundrueshëm në kohët e antikitet, por sot ajo nuk është përdorur si e tillë, por Vjosa ( Voiussa) me luginën e saj të gjatë është mënyra më e mirë për të hyrë nga deti në Shqipërinë jugore, një rrugë që ishte për pjesën më të madhe natyrisht.
Një autor tjetër italian Gaetano De Sanctis duke shkruar për lumin Vjosa me emërtimin e lashtë të kohëve të antikitetit Aos në enciklopedinë italiane të vitit 1929 thotë se: “Lumi në pjesën veriore, sot( Voiussa) u zhvillua një betejë midis mbretit Filipit V të Maqedonise dhe romakëve. Në fillim të pranverës dhe verës të viti 198. Filipi, për të mbrojtur atë nga sulmet ,që romakët ishin të përgatitur nga bazat e tyre në Shqipërinë e sotme dhe në veçanti nga Apolonia, ai mori një pozicion mbrojtës në Vjosë (Aoos) afër Antigones,rrënojat e cilës shtrihen pranë Tepelenës. (Në fakt Antigoneja e themeluar nga Pirua gjendet në Gjirokastër)
Disa të dhëna të qëmtuara për Antigonen ku si burim është parku kombëtar Antigone: Antigonea, qyteti i dytë i provincës së Kaonisë, pas Foinikes, si nga përmasat edhe nga rëndësia, kontrollonte të famshmen Via Egnatia që lidhte Dyrrachium (Durrësin), Apolloninë dhe Orikumin, me malësitë e Janinës dhe Epirit Jugor. Për shkak të pozitës së rëndësishme gjeografike, në një kodër dominuese të quajtur Jerma, në mes të luginës së Drinos, Antigonea u bë e njohur si përfaqësuese e kulmit të zhvillimit ekonomik. Sqarim: Antigonea ka qenë një qytet i lashtë i ndërtuar në shekullin e III p. e. s. . Rrënojat e tij ndodhen në Shqipëri 14 kilometra nga qyteti i Gjirokastrës. Ishte një qytet jetëshkurtër, që jetoi veç rreth 150 vjet. Themelimi i qytetit lidhet me një nga emrat më të famshëm të antikitetit, mbretin Pirro të Epirit. Në fillim të shekullit III p. e. s Pirro u detyrua të shkonte në luftë në Egjipt, ku aftësitë e tij tërhoqën vëmendjen e Berenices, gruas së mbretit Ptoleme të Egjiptit, e cila i ofroi atij dorën e së bijës, Antigoneas. Si mirënjohje për vjehrrën dhe gruan e tij të parë, Pirro vendosi të ndërtonte një qytet të ri me emrin Antigonea. )
Një tjetër luginë e Vjosës ku bashkërrjedhje është edhe Drino. Pozicioni i Filipit, i cili është përkufizuar nga Livio me frazën latine “quae ad Antigoneam fauces sunt, stena vocant Graeci”, është kërkuar disi në rrjedhën e sipërme e moderne të bashkimit të dy lumenjve, në lindje i cili është më i afërt tek fshati Klisura( Këlcyra. ) Por ky pozicion mund të anashkalohet lehtë, dhe nuk mbulonë të gjithë rrugën nga Tepelena ku forcat ushtarake të udhëhequr në drejtim të Gjirokastrës, duke shkuar saktësisht në rrjedhën e Drinos. Prandaj, pozita e Filipit për të gjetur disi më në veri, në afërsi të Tepelenën, në mënyrë që ai mund të mbulojë të dy rrugët brenda, atë që pasoi Drino dhe ai që pasoi Vjosa (Aoo). Filipi u mbajt këtu në mbrojtje, në front nga Publius Villio Tappulo, pastaj nga Titi Quinctius, Flamininus.
Flamininus, pas dyzet ditëve të përdorura për të njohur vendin dhe përgatisin betejën se ai pretendonte të trajtohen të gjithë njohurit ushtarake, u përpoq me një sulm frontal. Por, pasi në këtë mënyrë nuk mund të merrte sukses, duke pasur parasysh forcën e pozitës dhe llogoret të cilat u forcuan, kur ai ka rinovuar sulmin, i dërgoi një departament të fortë prej rreth 5000 burrave në anashkalimin e pozicioneve të armikut. Sulmi frontal është kryer me kohë të ndryshme, kur Philipi i kthjellët në pjesën e prapme vihet re shkëputja romake. Së shpejti urdhëroi tërheqje dhe ishte në gjendje për të shkëputur me pak viktima (rreth 2. 000 meshkuj, gjatë një total prej ndoshta 20 ose 25 mijë ushtarë, shumë fuqi pothuajse të barabartë ose ndoshta më e madhe se ajo e dy legjionet të Flaminino), por duke e lënë kampin dhe të gjitha materialet e luftës në duart e armikut dhe në depresion nga fitorja e ushtrisë, që romakët kishin treguar pothuajse pa asnjë plumb të shkrepur…’thonë kronikat italiane për brigjet e këtij lumi që këtë dimër në Shqipëri bëri zarare të mëdha,mirëpo për çudinë e tij shumë vajza shqiptare dhe nga Kosova mbajnë emrin e bukur Vjosë. Po a ishte e bukur Vjosa këtë dimër me zararet e saj të mëdha?

Filed Under: Analiza Tagged With: ATËHERË!, Gezim Llojdia, NDALE ZEMËRATËN E LUMENJËVE, NË MOS, PERËNDI NDALE DORËN SHKATËRRIMTARE

Kriteret për liberalizimin e vizave sfidojnë Kosovën

February 10, 2015 by dgreca

“Qeveria e Kosovës, çështjen e liberalizmit të vizave duhet ta shndërrojë në prioritet nacional në mënyrë që qytetarët të lëvizin lirshëm në vendet e BE-së dhe jo ilegalisht siç janë duke vepruar”, kanë deklaruar të hënën drejtuesit e Grupit për Studime Juridike dhe Politike në Prishtinë.
Në një konferencë për media, ata theksuan nevojën e shpejtë të përmbushjes së kritereve të kërkuara nga Bashkimi Evropian, për liberalizmin e vizave.
Dren Doli nga ky Grup, tha se aktualisht janë tri çështje për të cilat Qeveria duhet të punojë shumë, e të cilat çështje, sipas tij, çojnë në drejtim të liberalizimit të vizave.
“Çështja e parë që duhet adresuar është se Qeveria e Kosovës, e ka të nevojshme që procesin e liberalizimit të vizave ta shndërrojë në prioritet nacional. Çështja e dytë e rëndësishme ka të bëj më migrimin dhe ndikimi që migrimi do të ketë në vendimin përfundimtar për liberalizim. Çështje tjetër e rëndësishme që lidhet me migrimin ka të bëjë me numrin e kërkesave për azil në vendet e zonës Schengen”, tha Doli.
Ai ka theksuar se kërkesat për azil në vendet e Bashkimit Evropian janë shumëfishuar dhe kjo sipas tij, do ta vështirësojë në masë të madhe mundësinë që Kosova të marrë një mesazh pozitiv nga Bashkimi Evropian.
Komisioni Evropian në korrik të vitit 2014, ka prezantuar raportin e tij të dytë për progresin e Kosovës në përmbushjen e kërkesave për udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.
Në raport është thënë se Kosova ka arritur progres, por kërkohen përpjekje të mëtutjeshme për të fituar udhëtimin pa viza për qytetarët e Kosovës.
Albana Merja nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka përmendur disa nga obligimet dhe detyrat që Kosova dhe institucionet e saj ende nuk kanë përmbushur, ashtu siç kërkohet.
“Që në fillim të këtij procesi të liberalizimit, ka qenë ri-integrimi dhe riatdhesimi. Ky është një proces i rëndësishëm, pasi të gjithë qytetarët që kthehen, duhet të arrijnë dhe të kenë një ri-integrim në shoqëri. Siç po shihet, ata pasi kthehen po tentojnë të migrojnë përsëri, pasi që nuk po arrijnë ta gjejnë veten në Kosovë dhe janë të papunë”, tha Merja.
Nga ana tjetër, zyrtarë të lartë të Ministrisë së Integrimeve Evropiane, i kanë hedhur poshtë deklaratat se nuk është duke u punuar në çështjen e riatdhesimit dhe ri-integrimit.
Ata thonë se korniza ligjore nacionale për ri-pranim është kompletuar.
Kosova deri më tani ka nënshkruar 20 marrëveshje dypalëshe të ri-pranimit me 22 vende: 18 shtete anëtare të BE-së, 2 shtete të asociuara me BE-në dhe 2 shtete të Ballkanit, kurse dy marrëveshje të tjera janë në proces e sipër.
Sipas tyre vetëm në tremujorin e parë të vitit 2014 janë ri-pranuar 1,034 persona.
Sa i përket ri-integrimit të qëndrueshëm, politikat janë përmirësuar vazhdimisht, kanë deklaruar zyrtarët e Ministrisë së Integrimieve për Radion Evropa e Lirë.
Ramadan Ilazi, zëvendësministër i Integrimeve Evropiane, nuk ka mohuar faktin se çështja e migrimit ilegal do të jetë një sfidë për Kosovën.
Ai duke folur për përmbushjen e kritereve për liberalizim, theksoi se raportet e fundit nga institucionet përgjegjëse kanë treguar se Kosova është në fazën përmbyllëse të përmbushjes së kritereve të udhërrëfyesit.
“Si hap i fundit në kuadër të këtij dialogu për liberalizim të vizave, Komisioni Evropian pret nga ne që të dërgojmë një raport me përmbushjen e rekomandimeve të fundit që ata na i kanë dhenë ne verën e vitit të kaluar. Është në interesin tonë që këtë raport ta dërgojmë vetëm atëherë kur ne jemi të sigurtë që kemi bërë gjera të nevojshme. Indikacionet janë që këtë ta bëjmë brenda pjesës së parë të këtij viti”, tha Ilazi duke shtuar se liberalizmi i vizave është prioritet nacional dhe shtetëror i qeverisë.
Komisioni Evropian ka lansuar dialogun për liberalizimin e vizave me Kosovën më 19 janar 2012. Udhërrëfyesi për viza i është dorëzuar autoriteteve të Kosovës më 14 qershor 2012. Ai paraqet një listë gjithëpërfshirëse reformash, të cilat Kosova është kërkuar t’i përmbushë.(RFL)

Filed Under: Analiza Tagged With: Kriteret për liberalizimin e vizave, sfidojnë Kosovën

EMIGRIMI NGA KOSOVA-Më pak autobusë për në Beograd?

February 10, 2015 by dgreca

Nga Arton Konushevci/
Interesimi i qytetarëve të Kosovës që të migrojnë në mënyrë të paligjshme në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian duket se ka nisur të shënojë rënie.
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, e pohojnë një gjë të tillë, por gjithsesi edhe në stacionin e autobusëve në Prishtinë deklarojnë se për dallim nga ditët e kaluara, interesimi për të blerë biletë për në Serbi, ka rënë.
Drejtori i stacionit të autobusëve, Nol Dedaj, i tha Radios Evropa e Lirë se numri i udhëtarëve për relacionin Prishtinë-Beograd është zvogëluar.
“Mbrëmë kemi pasur tre autobusë që kanë udhëtuar për në Beograd. Sa i përket relacioneve të tjera ndërkombëtare kemi kërkesa normale, si çdo herë tjetër”, tha Dedaj.
Bileta Prishtinë – Beograd ishte bërë e shumëkërkuar në dy muajt e fundit. Mijëra qytetarë thuhet të kenë shfrytëzuar kufirin e Serbisë me Hungarinë për të depërtuar për në vendet e Bashkimit Evropian, të nxitur nga shpresa për një jetë më të mirë. Numri i saktë i atyre që kanë migruar nuk dihet ende.
Dukuria e migrimit të paligjshëm ka bërë që autoritetet në Serbi të shtrëngojnë masat e kontrollit, duke vënë në funksion edhe xhandarmerinë e këtij shteti. Në planin e ri për një kontroll më të fuqishëm të brezit kufitar midis Serbisë dhe Hungarisë, janë angazhuar edhe përfaqësues të institucioneve të rendit nga Gjermania dhe Austria.
Të dyja këto vende thuhet të jenë destinacion për emigrantët e paligjshëm nga Kosova.
Gjatë janarit, për shkak të kalimeve ilegale të kufirit të Serbisë me Hungarinë, në Gjykatën komunale të Suboticës janë proceduar 550 raste.
Subotica është qytet në veri të Vojvodinës, i cili gjendet rreth 20 km larg kufirit me Hungarinë dhe ka shërbyer si vend-takim ndërmjet emigrantëve nga Kosova dhe kontrabanduesve.
Institucionet e Kosovës kanë shpeshtuar thirrjet e tyre drejtuar qytetarëve të Kosovës, që të mos marrin rrugën e paligjshme të migrimit.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar të martën në Tiranë se institucionet janë duke ndërmarrë masa për parandalimin e migrimit ilegal.
“Qytetarët e Kosovës duhet ta shohin perspektivën e vet në Republikën e Kosovës. Të gjithë bashkërisht, ata dhe ne si institucione duhet ta përmirësojmë gjendjen tonë dhe të kemi një Kosovë më të zhvilluar ekonomikisht. Në të njëjtën kohë të kemi edhe një perspektivë më të veçantë të jetesës sonë në Republikën e Kosovës”, tha Veseli, duke kërkuar më shumë durim nga qytetarët.
Qeveria e Kosovës javën e kaluar ka miratuar vendimin për themelimin e një komisioni, i cili do të shqyrtojë mundësinë për faljen e borxheve për personat fizik dhe juridik. Ky veprim nga ana e qeverisë është parë si një prej hapave që mund të ndikojë të ulë interesimin për migrim.
Falja e borxheve nga Qeveria e Kosovës, do të bëhet nga ana e institucioneve shtetërore dhe ndërmarrjeve publike, si dhe të gjitha borxhet që i kanë qytetarët deri më 31 dhjetor të vitit 2008.

Filed Under: Analiza Tagged With: Kosove, Më pak autobusë, për në Beograd

SI TA ZHDUKIM VARFËRINË EKONOMIKE?

February 10, 2015 by dgreca

Nga Prof. As. Dr. Vangjel Kici/Toronto/
Trojet tona janë shumë të pasura. Ne kemi fusha, kodra, male, lumenj, përrenj, liqene, dete. Këto terrene, dhe klima jonë e ngrohtë, janë shumë të favorshme për zhvillimin e bujqësisë dhe të blegtorisë. Këto terrene, dhe klima jonë, janë shumë të përshtatshme edhe për zhvillimin e turizmit. Nëntoka e Shqipërisë dhe e Kosovës është shumë e pasur me minerale, sidomos me krom, qymyr, naftë, gaz, plumb, zink, bakër, ar, argjënd, nikel, kobalt etj. Këto minerale gjënden në sasi të mëdha. Në këto kushte shtrohet pyetja: Pse populli ynë është shumë i varfër ekonomikisht? Pse ai po detyrohet, në Shqipëri dhe sidomos në Kosovë, të braktisë atdheun? Përgjigja është shumë e thjeshtë: Sepse neve na mungon qeverisja dhe organizimi shtetror i përshtatshëm për shfrytëzimin me nikoqirllëk të këtyre pasurive. Ne nuk kemi strategji të drejtë për zhvillimin ekonomik të vëndit. Cilat janë degët kryesore, që garantojnë zhvillimin ekonomik të vëndit? Ku duhen përqendruar investimet? Këto çështje nuk janë të qarta, ose nuk janë përcaktuar drejtë. Qeveria e kaluar rekomandonte kultivimin e pemëve arrore, por kjo nuk mund të siguronte aspak zhvillimin ekonomik të vëndit. Qeveria e sotme flet për një “model të ri ekonomik”, por ky model i ri nuk po shihet me sy. Ai nuk ekziston, ose është modeli i shitjes (privatizimit) dhe dhënies me konçensione (pa dyshim korruptuese) të të gjitha pasurive kombëtare. Cili shtet në botë e ka zbatuar me sukses këtë “model të ri ekonomik” dhe ka arritur zhvillim? Asnjë shtet. Ky model i shitjes (privatizimit) dhe dhënies me konçensione të të gjitha pasurive kombëtare pasuron vetëm pushtetarët, varfëron shumë popullin dhe rrit në kulm papunësinë. Tek ne këto rezultate tepër të hidhura i kanë treguar shumë qartë privatizimet dhe marrëveshjet e deritanishme konçensionare, që janë bërë në naftë, në miniera etj. Këto probleme kërkojnë zgjidhje nga ekonomistat tanë, por ata, fatkeqësisht, janë në gjum. Edhe kur zgjohen, ata, sikurse edhe qeveritarët tanë, merren vetëm me problemet e taksave, tatimeve, qirave, doganave, pakove fiskale etj. Ata nuk merren me probleme ekonomike, me probleme prodhimi, por veprojnë në përputhje me politikën qeveritare. Ata janë konformista. Unë nuk jam ekonomist, por gjeolog. Kam disa njohuri elementare mbi ekonominë, sikurse çdo kuadër i zakonshëm me arsim të lartë.
Më poshtë po paraqes disa mendime personale, mbi mundësitë e zhvillimit ekonomik të vendit tonë dhe zhdukjen e varfërisë ekonomike. Ndoshta këto mendime mund t’u shërbejnë, sado pak, qeveritarve tanë, nëse kanë qellime të mira për popullin tonë.
Degët kryesore të ekonomisë së vendit tonë janë: Bujqësia, industria dhe turizmi.
1- Bujqësia jonë nuk mund të zhvillohet duke u bazuar në parcela të vogla toke private, sikurse janë sot tek ne, pas prishjes së kooperativave bujqësore. Në këto kushte nuk mund të zbatohet mekanizimi dhe modernizimi i bujqësisë, që është shumë i nevojshëm. Pra, duhen krijuar sa më parë ferma private bujqësore, duke bashkuar parcelat e tokës. Nuk duhet bërë thirrje për formim kooperativash bujqësore, sikurse po bënë tani ministri ynë i bujqësisë, sepse tremben fshatarët, nga eksperienca e hidhur me kooperativat e të kaluarës. Në këto ferma të kultivohen ato lloje bimësh, që japin prodhimet e kërkuara nga tregu i brendshëm dhe ai i jashtëm. Tokat e veçanta janë të përshtatëshme për bimë të veçanta. Për shembull, fshati Jagodinë e ka marrë emrin (sllavisht) nga luleshtrydhet.
– Ne kemi burime ujrash të nxehta squfurore (në Llixhat e Elbasanit, në Peshkopi etj.). Në këto zona, me shpime shumë të cekta (10-30 m), mund të zbulohen edhe shumë burime të tjera ujore të nxehta. Këto ujra të nxehta squfurore mund të përdoren jo vetëm për qellime kurative, por edhe për ngrohjen e serave dhe prodhimin e perimeve gjatë gjithë vitit, pa shpenzime për ngrohjen. Në vazhdimin perëndimor të linjës së Llixhave të Elbasanit, në fushën e Cërrikut, në një pus kërkimi në vitet 1970 është zbuluar ujë i nxehtë squfuror me debite të larta. Ai pus mezi është mbyllur. Pse të mos rihapet ai pus dhe uji i tij i komanduar të përdoret për qellime kurative, dhe sidomos për ngrohjen e serave, për prodhimin e perimeve gjatë gjithë vitit? Këto prodhime do të furnizonin qytetin e Cërrikut dhe të Elbasanit, dhe kjo i shërben mirëqënies së popullit.
– Ne kemi shumë rezervuarë uji. Përveç ujitjes së bimëve bujqësore, këta rezervuarë mund të përdoren edhe për rritjen e peshkut krap (jo peshk ballëgjërë gjithë hala!). Aty mund të rriten edhe pata puploze, për mish dhe sidomos për pupla (për mbushje jorganesh dhe jastëqesh). Përvoja për këto punë është në Republikën Çeke.
– Ne mund të kultivojmë bimë mjeksore për eksport, sepse klima jonë është e përshtatëshme. Kështu mund të fitojmë më shumë sesa nga prodhimi i drithrave.
– Ne mund të kultivojmë bimë dhe lule për prodhimin e esencave të parfumerisë. Nga shitja e tyre mund të kemi të ardhura të mira.
– Për zhvillimin e pyjeve le të marrim shembull nga Austria, Gjermania apo Çekia. Në çdo pyll mund të krijohet një parcelë e vogël për mbjelljen e farave dhe rritjen e fidaneve. Pylli nuk është vetëm burim për lëndën drusore, por edhe për bimët mjeksore. Në pyll rriten kafshët e egra për gjuetinë, rritet fazani dhe mund të kultivohet rritja e kërmillit për eksport, rritja e kërpudhave etj.
2- Industria tek ne mund të zhvillohet në shumë drejtime, por investimet le të bëhen në drejtimet kryesore. – Të gjithë lumenjtë tanë të shumtë rrjedhin nga malet në lindje dhe vazhdojnë drejt fushave dhe detit në perëndim. Le të ndërtojmë shumë hidroçentrale, të mëdhenj dhe të vegjël, për prodhimin e energjisë elektrike. Në këtë rast kërkohet vetëm investimi fillestar, sepse më tej energjia fitohet nga rrjedhja e ujit, pa kosto. Me shitjen e kësaj energjie populli ynë mund të jetojë i lumtur. Për këtë qellim, të hiqen të gjitha liçensat, që u janë dhënë prej kohësh militantëve të partive, dhe nuk janë vënë në zbatim. Ndërtimi i shumë hidroçentraleve është njëra nga mënyrat për zhdukjen e varfërisë ekonomike të popullit tonë.
– Në Shqipëri të ndërtohet uzina për prodhimin e nikelit dhe kobaltit (ish uzina 12 e kombinatit metalurgjik të Elbasanit), sepse kemi rezerva shumë të mëdha të mineralit të hekur-nikelit dhe të nikelit silikat. Kjo kërkon riaktivizimin e minierave ekzistuese të hekur-nikelit. Në Kosovë të zgjerohet industria ekzistuese e ferronikelit. Nikeli dhe kobalti kanë çmime të larta. Ato janë shumë të kërkuar në tregun botror.
– Mbi të gjitha, Kosova ka dy pasuri shumë të mëdha natyrore, që mund ta bëjnë të lumtur jetën e popullit, dhe këto pasuri janë: Rezerva shumë të mëdha të qymyrit linjit (Kosova zë vëndin e pestë në botë!) dhe rezerva shumë të mëdha të polimetaleve (plumb, zink, bakër, ar, argjënd etj.). Kjo situatë kërkon të aktivizohen minierat e polimetaleve dhe të riaktivizohet kombinati Trepça. Në lokalitete të ndryshme të Kosovës të ndërtohen pajisje teknologjike për gazifikimin e qymyreve linjit të Kosovës. Ky gaz të përdoret për ngrohjen e qyteteve dhe të fshatrave, sikurse edhe për qellime të tjera. Në këtë drejtim të merret eksperienca gjermane, çeke, austriake etj. Të ngrihet një Institut modern Teknologjik për studimin e qymyreve linjite të Kosovës, sepse nga qymyri nuk nxirret vetëm gaz për ngrohje, por edhe nënprodukte të tjera.. Mbi të gjitha, minierat e polimetaleve, kombinati Trepça dhe qymyret e Kosovës të mos privatizohen dhe të mos jepen me konçensione. Ato të jenë pasuri shtetrore (pasuri kombëtare) dhe t’i shërbejnë vetëm mirëqënies së popullit.
– Shqipëria dhe Kosova kanë perspektivë shumë të madhe për naftë dhe gaz. Në Shqipëri është faktuar prej kohësh prania industriale e naftës dhe e gazit, por perspektiva më e madhe e tyre ndodhet në Shqipërinë lindore (brezi i Mirditës), që vazhdon pothuajse në të gjithë Kosovën. Brezi i Mirditës përfshin afërsisht 1/3 e sipërfaqes së Republikës së Shqipërisë. Brezi Mirditë-Kosovë, nga ana gjeologjike ngjan me brezin naftëgazmbajtës të Azerbajxhanit. Në të dy rastet kemi të bëjmë me basene pas-harkut vullkanik. Pres që së shpejti në këtë brez të zbulohet kjo naftëgazmbajtje e madhe, në thellësi të vogla deri mesatare (1500 deri rreth 4000 m). Kjo naftëgazmbajtje e madhe e pritëshme mund ta bëjë kombin tonë të pasur ekonomikisht, por me një kusht: Që nafta dhe gazi të jenë pasuri shtetrore (pasuri kombëtare), të mos na e marrin hajdutët vëndas në bashkëpunim me hajdutët e huaj, por t’i shërbejë vetëm mirëqënies së popullit tonë. Që të arrihet kjo, nga populli kërkohet trimëri dhe guxim, sepse për naftën shtetet e botës bëjnë jo vetëm presione, por shpallin edhe luftra. Pse nuk ia grabisin dot naftën dhe gazin Norvegjisë? Sepse nuk të lejojnë vikingët trima. Nafta dhe gazi të mos privatizohen dhe të mos jepen me konçensione, sepse këto privatizime dhe konçensione e kanë çuar ekonominë tonë në buzë të katastrofës. Nëpërmjet privatizimeve dhe konçensioneve hiqet përfundimisht ky shans i madh për zhdukjen e varfërisë ekonomike të popullit tonë! Prandaj, i bëj thirrje qeverisë shqiptare që ta tërheq vendimin për shitjen (privatizimin) dhe dhënien me konçension të gjithë naftës dhe gazit të Shqipërisë. Le të marrim shembull nga Norvegjia, që e ka naftën pasuri shtetrore. Nga shitja e gazit dhe e naftës ajo ka të ardhura të mëdha (ka superfiçit buxhetor dhe “nuk di ku t’i çojë paret!”). Populli norvegjez ka mireqënien më të lartë në botë. Nga burime qeveritare mësojmë se gjoja nafta dhe gazi nuk mund të bëhen pasuri shtetrore, sepse gjoja vendburimet e pazbuluara të naftës dhe të gazit tek ne ndodhen shumë thellë, dhe kjo kërkon shpime të thella me kosto të lartë, që shteti ynë nuk mund t’i përballojë. Kjo nuk është aspak e vërtetë, sepse tek ne ka struktura të pazbuluara, që ndodhen në thellësi të vogla, në thellësi mesatare dhe në thellësi të mëdha. Strukturat në thellësi të vogla shteti ynë, sado i varfër ekonomikisht, mund t’i kërkoj dhe shfrytëzoj vet, me shpenzime relativisht të vogla, pa vështirësi të mëdha financiare. Me të ardhurat e kësaj nafte mund të fillojë rigjallërimi i naftës shtetrore shqiptare dhe të rritet punësimi dhe mirëqënia e popullit tonë. Kjo është një mënyrë tjetër për zhdukjen e varfërisë ekonomike të popullit tonë. Dhënia e naftës me konçensione korruptuese një ditë do të dënohet rëndë. Askush të mos mendoj se nuk do të ndëshkohet.
– Mirëqënies së popullit tonë i shërben edhe mbrojtja e mjedisit. Në Tiranë, dhe në qytete të tjera të Shqipërisë, janë vendosur shumë kosha të mëdhenj për hedhjen e mbeturinave. Kjo është një gjë shumë e mirë, por nuk ka kosha me ngjyrë të veçantë dhe me mbishkrim për hedhjen e mbetjeve plastike. Prandaj, mbetjet plastike janë të përzjera me hedhurinat e tjera. Po krijohet një ndotje e tmerrëshme jo vetëm në Tiranë, por edhe në të gjithë Shqipërinë. Këtë e lejojnë kuadrot drejtues të papërgjegjshëm. Një shembull: Kryetari i Bashkisë së Tiranës i kushton shumë kujdes paraqitjes së tij të jashtme, dhe mirë bënë. Kjo është e drejta e tij. Ai është i paraqitshëm, por kujt i duhet kjo paraqitje e tij e jashtme luksoze, kur ai Tiranën po e lë të mbytet në plehra? Duke specifikuar koshat, kjo ndotje e madhe mund të shmanget, sepse mbetjet plastike, nga koshat e veçantë mund të çohen për riciklim.
– Mirëqënies së popullit i shërben edhe uji i ngrohtë në banesa. Vendi ynë, gjatë gjithë vitit, ka shumë ditë me diell. Prandaj, vendosja e paneleve diellore është shumë e leverdisshme nga ana ekonomike, sidomos në fshatra.
3- Lidhur me turizmin mund të merret shembull nga vendet fqinje, që kanë traditë (Greqia, Italia, Kroacia). Plazhet tona janë të ndotura. Për shembull, plazhi i Semanit ka qindra m gjerësi dhe shumë gjatësi, por rëra e tij është e ndotur me toptha bitumi, hedhurina plastike, rroba të vjetra, letra…Një ndotës i madh i plazhit, dhe i detit Adriatik, është kanali i madh, që derdhet në det, duke rrjedhur përmes pyllit të pishave të Semanit. Ky kanal është tepër i ndotur me mbeturina nafte dhe acide naftanike. Ai po ndot jo vetëm detin Adriatik, por edhe detin Mesdhe. Çfarë bëjnë qeveritë tona për këtë problem?
Këto janë disa nga mendimet e mija, zbatimi i të cilave mund të ndihmojë në zhdukjen e varfërisë ekonomike të popullit tonë. Ftoj të gjithë shqiptarët, kudo që janë, të shprehin mendimet e tyre se si të zhduket varfëria ekonomike e popullit shqiptar, dhe varfëria ekonomike e kombit tonë në përgjithësi në trojet etnike.

Toronto, 10 shkurt 2015.

Filed Under: Analiza Tagged With: Prof. As. Dr. Vangjel Kici, Si ta zhdukim, varferine

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 833
  • 834
  • 835
  • 836
  • 837
  • …
  • 974
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ROMANI “NISHANI”, NJË HISTORI TRONDITËSE
  • “Amerika nën akull: Vorteksi Polar shkakton kaos 100 makina palë në Michigan”
  • Diaspora shqiptare e Kosovës – Gjuha si vijë mbrojtjeje
  • “Exodus” – rrugëve të Çamërisë
  • Prof.Ibrahim Osman Kelmendi, me penë e pushkë për liri
  • Kur historia flet me dinjitet: pasardhësi i Ismail Qemal Bej Vlorës ndan çmimin “Ikona e Diasporës” për Ambasadorin Rexhep Demiri
  • Liria e fjalës dhe besimit
  • MARTIN LUTHER KING DAY: DITA KUR KUJTESA BËHET PËRGJEGJËSI
  • “Eleganca e lotëve”
  • Nga cikli “Humanistë të shquar shqiptar shek XV-XVIII” Mikel Maruli (1451-1500)
  • PERSE SHQIPERIA MBYTET NE DIMER E DIGJET NE VERE?
  • Ohri dhe Diplomacia e Kosovës
  • DR. ATHANAS GEGAJ: GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBE
  • VENDI IM
  • RUGOVA E SHNDËRROI DURIMIN STRATEGJIK NË MEKANIZËM SHTETFORMUES

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT