• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Diaspora midis unitetit dhe instrumentalizimit politik

April 14, 2026 by s p

Mihal Ciko/

Në ditët e zhvillimit të Samitit të IV të Diasporës, vëmendja rikthehet natyrshëm tek roli, funksioni dhe sfidat që përballin komunitetet tona jashtë vendit. Në këtë kontekst, lind nevoja për një reflektim të thellë mbi disa çështje themelore që lidhen me organizimin dhe drejtimin e shoqatave të diasporës. Së pari, është thelbësore të kuptohet se një shoqatë e emigrantëve në vendin ku ata jetojnë dhe integrohen nuk duhet të ketë karakter politik, por patriotik dhe kulturor. Qëllimi i saj duhet të jetë ruajtja e identitetit kombëtar, gjuhës, traditave dhe forcimi i lidhjeve ndërmjet anëtarëve të komunitetit. Në momentin që një shoqatë devijon drejt angazhimit politik partiak, ajo rrezikon të humbasë misionin e saj themelor dhe të shndërrohet në një instrument për interesa të ngushta. Një zhvillim i tillë jo vetëm që e deformon rolin e saj, por cenon edhe besimin e anëtarëve.

Së dyti, shoqatat e diasporës duhet të jenë hapësira gjithëpërfshirëse, ku çdo anëtar i komunitetit ndihet i përfaqësuar dhe i respektuar. Nuk duhet të ketë dallime mbi baza fetare, politike apo shoqërore. Ato duhet të funksionojnë si ura bashkimi dhe jo si arena përplasjeje. Brenda tyre nuk duhet të ketë opozitë politike në kuptimin partiak, pasi kjo do të sillte fragmentim dhe tensione të panevojshme. Megjithatë, kjo nuk nënkupton mungesë të mendimit kritik. Përkundrazi, diskutimet dhe debatet e brendshme duhet të zhvillohen në përputhje me statutin dhe rregulloren, duke garantuar transparencë dhe funksionim demokratik.

Së treti, një nga çështjet më të ndjeshme është raporti midis diasporës dhe politikës së vendit të origjinës. Përdorimi i diasporës për interesa elektorale është një fenomen i njohur, por me pasoja të dukshme. Ky veprim shpesh sjell përçarje brenda komuniteteve, duke importuar konfliktet politike të brendshme në një realitet që duhet të ishte i bashkuar. Në vend që të shërbejë si faktor uniteti dhe zhvillimi, diaspora rrezikon të shndërrohet në një zgjatim të polarizimeve politike.

Në këtë pikë lind një pyetje e rëndësishme: a duhet ta lejojë shteti pritës këtë lloj ndikimi? Në parim, vendet demokratike garantojnë lirinë e organizimit dhe shprehjes. Megjithatë, ato kanë gjithashtu përgjegjësinë të mbrojnë rendin shoqëror dhe integrimin e komuniteteve. Për këtë arsye, çdo ndërhyrje e jashtme që nxit përçarje apo përdor struktura komunitare për qëllime politike duhet të trajtohet me kujdes dhe, kur është e nevojshme, të kufizohet përmes mekanizmave ligjorë dhe institucionalë.

Në fund, zgjidhja nuk qëndron vetëm tek rregullat apo ndërhyrjet nga jashtë, por mbi të gjitha tek vetëdija e diasporës. Është vetë komuniteti ai që duhet të vendosë kufijtë, të ruajë unitetin dhe të refuzojë instrumentalizimin. Një diasporë e fortë nuk ndërtohet mbi ndarje partiake, por mbi vlera të përbashkëta, solidaritet dhe një vizion afatgjatë për të mirën e përbashkët. Vetëm në këtë mënyrë, diaspora mund të mbetet një aset i çmuar për kombin, dhe jo një fushë beteje për interesa të përkohshme politike.

Filed Under: Ekonomi

KOSOVA NË NATO DHE ASNJËHERË ASOCIACION SERB

April 12, 2026 by s p

Agim Aliçkaj/

Në organizim të Ambasadorit Blerim Reka, në zyrat e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, u zhvillua një takim ndërmjet Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, dhe drejtuesve të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane: Joe Dioguardi dhe Shirley Cloyes Dioguardi, Drejtorit Ekzekutiv Agim Aliçkaj, si dhe anëtarëve të Bordit – Ekuran Shehu, Zikri Meta, Hysen Ulaj dhe Behlul Gashi.

Z. Konjufca vlerësoi lart veprimtarinë e suksesshme dhe afatgjatë të Ligës në Washington, në shërbim të çështjes së Kosovës dhe interesave kombëtare shqiptare. Ai i informoi të pranishmit për zhvillimet e fundit nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, situatën politike në vend, si dhe përpjekjet e qeverisë për zhvillimin ekonomik dhe forcimin e shtetit përballë sfidave me Serbinë. Po ashtu, ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe unitetit në aktivitetet e ardhshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përfaqësuesit e Ligës, të udhëhequr nga Joe dhe Shirley, zhvilluan diskutime të thella me z. Konjufca mbi një sërë çështjesh me rëndësi. Ata e informuan atë rreth aktiviteteve të ardhshme, duke veçuar pjesëmarrjen në takimin vjetor të ish-anëtarëve të Kongresit Amerikan, ku marrin pjesë senatorë dhe kongresistë, si aktualë ashtu edhe të mëparshëm, për të shkëmbyer përvoja mbi qeverisjen e SHBA-së.

Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane shprehu mbështetjen e saj për punën e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Kryeministri Kurti, në luftën kundër korrupsionit, në zhvillimin e shtetit dhe në përballjen me hegjemonizmin serb. Gjithashtu, Liga u bëri thirrje të gjitha partive politike në Kosovë që të angazhohen në mënyrë parimore për zgjedhjen e Presidentit të vendit, duke theksuar se bllokimi i këtij procesi dhe shkuarja në zgjedhje të reja do të ishte e dëmshme për Republikën e Kosovës.

Gjatë takimit u diskutuan prioritete të ndryshme strategjike për Kosovën. Liga do të fokusohet veçanërisht në dy objektiva kryesore: kundërshtimin e çdo përpjekjeje për krijimin e një asociacioni serb që do të cenonte funksionalitetin e shtetit të Kosovës, si dhe përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane do të vazhdojë punën e saj me përkushtim në promovimin e interesave të Kosovës dhe të popullit shqiptar në Washington.

Agim Aliçkaj

KOSOVA IN NATO AND NEVER A SERB ASSOCIATION

Organized by Ambassador Blerim Reka, a meeting was held at the offices of the Consulate General of the Republic of Kosova in New York between the Deputy Prime Minister and Minister of Foreign Affairs of the Republic of Kosova, Mr. Glauk Konjufca, and the leaders of the Albanian-American Civic League: Joe DioGuardi and Shirley Cloyes DioGuardi, Executive Director Agim Aliçkaj, as well as board members Ekuran Shehu, Zikri Meta, Hysen Ulaj, and Behlul Gashi.

Mr. Konjufca highly praised the League’s successful and long-standing activity in Washington in service of the Kosova cause and Albanian national interests. He informed those present about the latest developments from the UN Security Council meeting, the political situation in the country, and the government’s efforts for economic development and strengthening the state in the face of challenges with Serbia. He also emphasized the importance of cooperation and unity in future activities in the United States of America.

The League representatives, led by Joe and Shirley, held in-depth discussions with Mr. Konjufca on a number of important issues. They informed him about future activities of AACL, highlighting participation in the annual meeting of former members of the US Congress, where senators and congressmen, both current and former, participate to exchange experiences on US governance.

The Albanian-American Civic League expressed its support for the work of the Government of Kosova, led by Prime Minister Kurti, in the fight against corruption, in state-building, and in confronting Serbian hegemonism. The League also called on all political parties in Kosova to engage in a principled manner in the election of the country’s President, emphasizing that blocking this process and going to new elections would be harmful to the Republic of Kosova.

During the meeting, various strategic priorities for Kosova were discussed. The League will focus particularly on two main objectives: confronting any attempt to create a Serbian association that would undermine the functionality of the state of Kosova, and accelerating the process of Kosova’s membership in NATO.

The Albanian American Civic League will continue its work with dedication in promoting the interests of Kosova and the Albanian people in Washington.

Filed Under: Ekonomi

RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË

April 11, 2026 by s p

Rreth veprës së Xhezo Canajt “Mustafa Maksut Shehu…” Tiranë 2026, me një vështrim vlerësues prej prof. dr. Bardhosh Gaçes

m

Nga Enver Lepenica 

Talenti, mosha dhe bukuritë e Tepelenës kishin ndikuar që profesor Xhezo Canën ende në moshë të re ti kushtohej poezisë duke dalë para lexuesit me dy libra në vitin 1999 dhe 2003,

Në vitin 2007 ai zbriti në Tiranë, ambienti intelektual këtu dhe dokumenti historik me të cilat ra në kontakt e frymëzuan për t’iu përkushtuar studimit të historisë, profesori matematikes këtej e tutje do te bëhej studiues serioz i historisë. 

Është edhe një fakt kryesor që e zhyten Xhezon në studimet historike: ai gjeti në dokumente se historia e vërtetë nuk ishte ashtu si ai e kishte mësuar në shkollë dhe arrin në përfundimin se historia që ai kish mësuar në shkollë ishte falsifikuar dhe ai i vihet punës jo pa sukses të hedhë dritë e të ndriçojë ngjarje dhe personalitete historike. 

Vepra e tij e parë s’kish si të mos ishte historia e vendlindjes, Vajari i Tepelenës dhe pas tij ai i kthen historisë Veli Vasjarin dhe kështu do të vazhdonte të botonte pothuajse një vepër historike në vit, me plotë 16 vepra të tilla, e fundit sapo ka dalë në qarkullim: “Mustafa Maksut Shehu”

*      *     *

Një lexues i zakonshëm kur lexon monografinë e Xhezo Canajt për Mustafa Maksutin, do të habitej e do të thoshte se si ky personalitet që paska qenë shqiptar, kur nuk kishte Shqipëri e paska qenë pothuajse i pa njohur për lexuesin e gjerë?

Pasi ashtu siç thotë edhe autori i librit “Historia e Mustafa Maksutit nuk është thjeshtë historia e një njeriu por edhe historia e Shqipërisë që nga viti 1912, kur u shpall Pavarësia, deri në vitin 1936, kur ai u nda nga jeta”.

Mustafa Maksuti kishte lindur në Gjirokastër në vitin 1881 dhe kreu studimet e larta në Stamboll e u titullua oficer. Ai si shumë oficerë patriotë do të arratisej nga trupat turke dhe do të ishte në krah të Ismail Qemalit për formimin dhe konsolidimin e shtetit  shqiptar, do të ishte në mbrojtje në tokës shqiptare nga andartët grekë në Jug dhe atyre serbë në Veri si dhe do jepte kontribut të madhe në udhëheqjen e Luftës së Vlorës më 1920, në krah të Komandantit të Përgjithshëm major Ahmet Lepenicës. 

Në vitet 1921 – 1924 ai do ishte deputet dhe si Ministër i Luftës ne vitin 1921. “ai pati fatin të ishte deputet në parlament me personalitete të njohura të historisë shqiptare, si me Fan S. Nolin, At Gjergj Fishta, Hasan Prishtina, Ali Këlcyra, Ahmet Zogu, Hil Mosi, Sulejman Delvina, Luigj Gurakuqi etj.”, thotë autori i librit. 

Mustafa Maksutin do ta rrëmbenin dallgët e trazuar të jetës shqiptare, duke qenë në komandë të kryengritjes antiqeveritare të vitit 1924 dhe duke vuajtur edhe pasojat e saj, ku emigroi në Itali e u kthye në Berat ku edhe i dha fund jetës së tij heroike në vitin 1936. 

*       *       *

Kjo është jeta e këtij patrioti të madhe të cilën autori ka ditur ta japë në këtë vepër jo si është bërë zakon sot me tregimet e gjyshes, por mbi bazën e dokumenteve historike shumë prej të cilave dalin në drite për herë të parë. 

Autori e tregon veprimtarinë e heroit të librit krahas ngjarje historike duke bërë analiza mbi bazën e dokumenteve dhe duke nxjerrë konkluzione. 

Asgjë që ka lidhje me jetën e veprimtarinë e Mustafa Maksutit nuk i shpëton syrit të studiuesit që nga origjina e prindërve prej familje shehlerësh tarikatit Halveti, nëna e tij, fëmijët etj. e çka bën që libri të lexohet me kënaqësi, intrigues dhe emocionues.

Libri është hartuar sipas kritereve shkencore, me renditje kronologjike të jetës dhe veprimtarisë së Mustafa Maksutit e lidhur dhe në harmoni me ngjarjet historike, prej të cilave autori nxjerr konkluzionet e duhura. 

Dokumenti historik është analizuar në harmoni me kohën dhe duke nxjerrë konkluzione.

Në fund libri është plotësuar me kapitullin e dokumenteve, bibliografinë, përfshi edhe shtypin e kohës. Indeksi i emrave të njerëzve e lehtëson përdorimin e veprës po ashtu pasqyrohen dhe emrat e vendeve. 

Rëndësia e këtij libri qëndron në faktin se historisë i kthehet një personalitet i madhe i lënë në harresë dhe vlerësimin e ndriçimin e shumë ngjarjeve historike si dhe personaliteteve historike me kontribute që kanë vepruar e luftuar në mbrojtje të interesave të popullit shqiptar në krah të Mustafa Maksur Shehu. 

Vlerësime të larta për Arte Prit e Artemisa Nako Tiranë për cilësinë e lartë të botimit.

E urojmë autorin dhe e vlerësojmë lartë që na dha këtë vepër dinjitoze, duke shpresuar për vepra të tjera, pasi Xhezua nuk di të bëjë pushim. Kohën e pushimit ai e kalon në arkiva e biblioteka. 

Filed Under: Ekonomi

REPUBLIKA E BARAZISË PARA LIGJIT

April 10, 2026 by s p

Sot, në Shqipëri nuk kemi të një debat politik normal. Politika shqiptare është një mekanizëm mbijetese për aktorë të konsumuar nga luajtja e të njëjtit rol. Me moton gatopardiste “gjithçka duhet të ndryshojë, që gjithçka të mbetet siç ishte”, politika shqiptare e ka humbur sensin e misionit si art i së mundshmes.

Në Shqipëri është ndërtuar një sistem ku pushteti nuk balancohet, por grumbullohet. Grumbullohet pushtet per të dominuar shtetin. Parlamenti është kthyer në një zgjatim të ekzekutivit. Deputetët nuk përfaqësojnë më qytetarët, por disiplinën e partisë. Ligjet nuk debatohen, thjesht votohen. Kush del nga rreshti, përjashtohet dhe izolohet.

Reforma në drejtësi, e cila u shit si shpëtim kombëtar, sot është kthyer në një strukturë të brishtë. SPAK vepron në një mjedis presioni politik të vazhdueshëm. Nëse SPAK do mbetet një ishull i izoluar, atëherë reforma e ka humbur betejën politike. Patjetër, që duhet lejuar drejtësia që të bëjë punën e saj, por duhet që edhe politika të distancohet nga modelet e zyrtarëve të degraduar deri në palcë. Dhe për këtë nuk është e nevojshme pritja e stërzgjatur.

Ndërkohë, institucionet e drejtësisë së re që duhet të garantonin pavarësinë e sistemit, janë kthyer në institucione të mbyllura. Aty mungon transparenca dhe besueshmëria publike. Ekziston rreziku i drejtësisë selektive. Ku disa goditen, të tjerët mbrohen. Pyetja që shtrohet sot në republikën tonë është, a jemi ne sot “të gjithë të barabartë para ligjit”?!

Modeli aktual po e sfilit Shqipërinë. Shqiptarët shohin një realitet me çmimet që rriten dhe emigrim masiv. Mungon shpresa. Kemi një ekonomi që funksionon vetëm për një grusht njerëzish.

Sot, ne kemi në skenë mjeshtra të xhonglimit në arenën e cirkut politik. Ato që na mungojnë janë kampionët e mëdhenj në fushë. Mungojnë ata që i japin shpirtin vetë lojës.

Media?! Një pjesë e madhe e saj mbahet në jetë nga interesat ekonomike të lidhura me pushtetin. Pak janë ata që flasin lirshëm. Më shumë janë ata që heshtin për të mbijetuar. Zërat kritikë ose izolohen, ose etiketohen. Kritika zbehet, ndërsa servilizmi shpërblehet.

Siguria?! Siguria kombëtare fillon nga karakteri i lidershipit. Shtetet nuk dështojnë vetëm nga armiqtë e jashtëm, por nga dobësia e tyre e brendshme. Dhe historia nuk i fal shtetet e papërgatitura. Ky është mësimi që duhet të marrim. Dhe këtu qëndron thelbi.

Ekonomia?! E përqendruar në pak duar. Koncesione, PPP, tendera të përsëritur, kompani të njëjta që fitojnë gjithmonë. Një kapitalizëm klientelist, ku suksesi nuk vjen nga konkurrenca, por nga lidhja me pushtetin. Transparenca është minimale. Llogaridhënia pothuajse zero.

Opozita?! E dobët, e përçarë, e pabesueshme. Lidershipi nuk është zhurmë, është nerv. Udhëheqësia ruan, nuk konsumon. Ne nuk kemi nevojë për njerëz që janë të gatshëm të djegin kombin deri në themel, me qëllim që të sundojnë mbi hirin e tij.

Kjo është arkitektura e sotme politike. Historia shqiptare na e ka treguar këtë film edhe më parë. Në vitet ’930, shteti u personalizua. Pas Luftës së Dytë Botërore, pushteti u absolutizua. Sot, rreziku nuk vjen nga ideologjia, por nga apatia. Nga ideja se “kështu janë gjërat” dhe se “nuk ndryshon gjë”. Sot, rreziku vjen nga një sistem i butë, i qetë dhe i sofistikuar. Aty gjithçka duket normale, por asgjë nuk funksionon siç duhet.

Stabiliteti pa lirinë e vërtetë është vetëm një formë tjetër kontrolli. Liria formalisht është aty, por frika dhe varësia e kufizojnë. Historia na mëson një gjë të thjeshtë, pushteti nuk vetëkufizohet kurrë. Ai ndalet vetëm nga shoqëria e qytetëruar.

Zgjedhjet tona janë pasqyra e shpirtit tonë. Një dhunti kjo e falur nga Zoti. Prandaj, kur pushteti nuk ka frikë, atëherë qytetari duhet ta rikujtojë. Jo me dhunë. Jo me kaos. Jo me zhurmë.

Demokracia nuk mbahet në këmbë vetëm nga vota. Ajo mbahet gjallë nga karakteri dhe morali i atyre që e ushtrojnë dhe mbrojnë atë. Sepse, arma më e fortë në historinë e njerëzimit është dedikimi moral.

Dr. Evarist Beqiri

Filed Under: Ekonomi

Kur gjuha sfidohet në auditore – cenimi i së drejtës kushtetuese në emër të provimit të jurisprudencës

April 10, 2026 by s p

Prof.Dr.Fejzulla BERISHA/

Gjuha shqipe nuk është kompromis: ajo është e drejtë e panegociueshme dhe themel i barazisë juridike. Gjuha është identitet. Për kombin shqiptar, ajo është më shumë se një mjet komunikimi – është vetë ekzistenca historike, kulturore dhe juridike e tij. Në këtë kuptim, çdo kufizim i përdorimit të gjuhës shqipe nuk është thjesht problem teknik apo institucional, por përbën cenim të drejtpërdrejtë të dinjitetit kombëtar dhe të rendit kushtetues.

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kjo e drejtë është sanksionuar qartë me Marrëveshja e Ohrit, e cila vendosi themelet e barazisë ndërmjet komuniteteve dhe transformoi strukturën kushtetuese të shtetit. Megjithatë, zhvillimet e fundit në fushën e arsimit juridik, konkretisht lidhur me mohimin apo kufizimin e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, dëshmojnë për një regres të rrezikshëm në zbatimin e këtyre parimeve.

Nga e drejtë kushtetuese në pengesë praktike – rasti i provimit të jurisprudencës

Dhënia e provimit të jurisprudencës nuk është një procedurë e zakonshme akademike. Ajo përbën:një filtër profesional për hyrjen në sistemin juridik;një kusht themelor për ushtrimin e profesioneve të lira juridike;një standard për funksionimin e shtetit të së drejtës. Nëse ky provim nuk mundësohet në gjuhën shqipe, atëherë kemi të bëjmë me:diskriminim të drejtpërdrejtë në bazë gjuhësore;kufizim të qasjes së barabartë në profesion;cenim të parimit të barazisë para ligjit. Në këtë kontekst, problemi nuk është vetëm arsimor – ai është thelbësisht kushtetues dhe juridik.

Shkelja e parimeve themelore kushtetuese

Moslejimi i dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe bie ndesh me disa parime themelore:

1. Parimi i barazisë para ligjit

Çdo qytetar duhet të ketë mundësi të barabarta për të hyrë në profesionet juridike. Kufizimi gjuhësor krijon pabarazi strukturore.

2. Parimi i mosdiskriminimit

Diskriminimi në bazë të gjuhës është i ndaluar si nga Kushtetuta, ashtu edhe nga standardet ndërkombëtare.

3. Parimi i sigurisë juridike

Një sistem juridik nuk mund të funksionojë në mënyrë të drejtë nëse një pjesë e qytetarëve përjashtohen në mënyrë indirekte nga ai sistem.

4. Parimi i efektivitetit të të drejtave

Një e drejtë e garantuar në Kushtetutë duhet të jetë e zbatueshme në praktikë, përndryshe ajo mbetet iluzore.

Marrëveshja e Ohrit dhe obligimi për zbatim të plotë

Marrëveshja e Ohrit nuk është vetëm një kompromis politik i momentit, por një akt me fuqi të vazhdueshme juridike.

Ajo obligon shtetin që:të sigurojë përdorim të plotë dhe efektiv të gjuhës shqipe;të eliminojë çdo pengesë institucionale;të garantojë barazi reale, jo vetëm formale.

Moszbatimi i saj në sistemin arsimor dhe profesional juridik përbën një shkelje të drejtpërdrejtë të rendit kushtetues.

Standardet ndërkombëtare dhe përgjegjësia e shtetit

E drejta për përdorimin e gjuhës amtare është pjesë e standardeve ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Institucione si:United Nations,Council of Europe,Organization for Security and Co-operation in Europe kanë vendosur qartë se shtetet duhet të garantojnë qasje të barabartë në arsim dhe në profesione, pa diskriminim gjuhësor. Në këtë kuptim, kufizimi i provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe nuk është vetëm problem i brendshëm, por edhe shkelje e detyrimeve ndërkombëtare.

Pasojat – nga diskriminimi individual te destabilizimi institucional

Mosrespektimi i kësaj të drejte prodhon pasoja të shumanshme:përjashtim të juristëve shqiptarë nga sistemi;ulje të besimit në institucionet shtetërore;krijim të pabarazive strukturore;tensione ndëretnike dhe politike.

Një shtet që nuk garanton barazi në qasjen në drejtësi, rrezikon të minojë vetë themelet e tij demokratike.

Gjuha nuk është pengesë, por e drejtë

Gjuha shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut është:e garantuar me Kushtetutë;e vulosur me Marrëveshja e Ohrit;e mbrojtur nga standardet ndërkombëtare;e lidhur drejtpërdrejt me barazinë dhe drejtësinë. Prandaj, moslejimi i dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe nuk është çështje teknike – është shkelje kushtetuese dhe diskriminim i hapur. Koha kërkon jo debat mbi të drejtat e fituara, por zbatim të plotë dhe të pakushtëzuar të tyre. Sepse një shtet i së drejtës matet pikërisht aty ku testohen të drejtat – dhe sot, ato po testohen në auditoret ku gjuha shqipe kërkon të drejtën e saj legjitime.

Filed Under: Ekonomi

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 232
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA PËRKUJTON PATRIOTIN ZEF BALAJ NË 4 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI
  • ATË QË KA MONOPOL GJENIU NUK MUND T’IA MARRË DOT NJERIU!
  • Idriz Balani, një nga mjeshtrat e skulpturës monumentale
  • HUNGARIA DHE ZËRA TË SHKRIMTARËVE TË SAJ NOBELISTË. FAJIN E KA…DHE LETËRSIA?!
  • Vatra Chicago ofron një mundësi të shkëlqyer për talentet shqiptare në futboll
  • President Franklin D. Roosevelt 1882-1945, Presidenti që e ktheu filatelinë në instrument solidariteti gjatë Luftës së Dytë Botërore
  • Diaspora midis unitetit dhe instrumentalizimit politik
  • KANUNORE E FEDERATËS VATRA 1926
  • Posta nga Haga – Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung, 12.04.2026
  • Bedri Dedja (20 nëntor 1930 – 13 prill 2004)
  • Aty ku historia nuk lexohet, por përjetohet…
  • Pafajësia kolektive…
  • Diaspora shqiptare në botë: Nga “Të ndërtojmë Amerikën” tek “Të ndërtojmë Shqipërinë”
  • Noli dhe Konica në dritën e “Diellit”
  • Personalitete kombëtare në New York nderuan jetën dhe veprën e Eliot Engel

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT