• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Oda Ekonomike, memorandum bashkëpunimi në Dubai

January 16, 2019 by dgreca

2 dubai-Oda Ekonomike e Kosovës nënshkrua memorandum bashkëpunimi me Federatën e Odave të Emirateve të Bashkuara Arabe/

1 a dubaiDubai, 16 Janar 2018-Gazeta DIELLI/ Në Oda Ekonomike e Kosovës në kuadër të Forumit Ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, që po mbahet në Dubai, nënshkruajti sot Memorandum të Bashkëpunimit me Federatën e Odave të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ky Memorandum ka për qëllim nxitjen e investimeve reciproke dhe avancimin e bashkëpunimit ekonomik tregtar si dhe raporteve miqësore në mes dyja vendeve.

Gjithashtu përmes këtij memorandumi synohet promovimi i bashkëpunimit në mes të komunitetit biznesor të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Kosovës.

Në këtë forum ekonomik po marrin pjesë edhe biznese kosovare nga sektor të ndryshëm të cilët në takimet B2B po shfaqin potencialin e tyre dhe po krijojnë lidhje biznesore me biznese nga EBA.

Ky forum duhet të shërbejë si pikënisje e bashkëpunimit reciprok me rezultate konkrete në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe fuqizimit të sektorit privat./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, Dubai, oda ekonomike

KOSOVË-2019-ta, VIT I EKONOMISË

January 16, 2019 by dgreca

1 Finaca

-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj: Agjencia Kosovare e Privatizimit, institucion i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit.  Drejtori menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolaj: Mbështetja e Qeverisë është shumë thelbësore/

1 ramo mbledh

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

PRISHTINË, 16 Janar 2019/ Viti 2019 është vit i ekonomisë, ka ritheksuar sot kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një vizite pune në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), ku është pritur nga Bordi Drejtues i kryesuar nga u.d. kryesuesi i Bordit, Skender Komoni dhe Drejtori Menaxhues i AKP-së, Valon Tolaj.
Njoftimi i dërguar nga Qeveria thekson se, kryeministri Haradinaj është njoftuar me aktivitetet dhe sfidat e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, poashtu udhëheqësit e Bordit prezantuan sfidat dhe vizionin për vitet në vazhdim, si dhe për asetet në pronësi shoqërore të cilat mund të trajtohen sipas Ligjit për Investime Strategjike.
Kryeministri Haradinaj, me këtë rast ofroi mbështetjen e Qeverisë së Kosovës, duke thënë se qëllimi i ardhjes në AKP është se AKP-ja është një institucion i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit, menaxhon me asete që janë publike dhe po ashtu të gjitha veprimet e saj mund të ndikojnë direkt në dinamikat që po ndodhin në zhvillim ekonomik.

“Atë që kemi deklaruar, që është vit i ekonomisë, do të vërtetohet, do të ndodhë një nxitje ekonomike edhe më e madhe sesa e planifikuar”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se edhe në takimin që pati me kryetarët e komunave, ishte zhvillimi lokal ekonomik, është këtu dhe do të vazhdojë çdo ditë kështu.Drejtori menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolaj, tha se mbështetja e Qeverisë për AKP-në është shumë thelbësore dhe në funksion të kësaj falënderoi kryeministrin Haradinaj për mbështetjen, duke shprehur njëkohësisht gatishmërinë dhe vullnetin, që përveç obligimeve ligjore, që AKP të jetë bashkëpunëtore dhe të japë kontributin e saj në funksion të zhvillimit ekonomik të konceptit që Qeveria e ka proklamuar.“Do të japim maksimumin dhe do të rritin dinamikën  e gjithë asaj që ne mund të ofrojmë në funksion vetëm të zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të punës, si dhe thithjes së investimeve, qoftë të jashtme apo të brendshme”, tha drejtori menaxhues i AKP-së, Valon Tolaj.Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP)  njoftonte në 26 nëntor 2018 se ka mbajtur një mbledhje të rregullt.“Në këtë mbledhje Bordi i Drejtoreve ka emëruar z. Valon Tolaj në pozitën Drejtor Menaxhues me mandat prej katër (4) vitesh. Mandati i z. Tolaj fillon me 26 nëntor 2018”, theksonte, mes tjerash, njoftimi i dërguar nga AKP.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, Kryeministri Haradinaj, Viti I Ekonomise

ARRIJNË DËRGESAT E PARA PËR KONKURSIN E GAZETËS “DIELLI

January 8, 2019 by dgreca

Njoftojmë lexuesit e Diellit se kanë nisë prurjet e para për Konkursin e hapur nga Gazeta “Dielli” me rastin e 110 vjetorit të saj. Konkuruesit e deritanishëm janë nga SHBA, Kosovë, Suedi dhe Itali. Ndërkohë është përcaktuar edhe Juria e Konkursit, e cila përbëhet nga gazetarë dhe studiues të njohur. Po ripublikojmë edhe një herë tekstin e shpalljes së KONKURSIT.

1 a Mbahu neno ok.JPG

GAZETA”DIELLI” SHPALL KONKURS ME RASTIN E 110 VJETORIT

Nju Jork, 29 Dhjetor 2018 – Viti 2019 përkon me 110 vjetorin e daljes të numrit të parë të Gazetës Dielli. Si gazetë e shoqërisë Besa-Besën numri i parë  i gazetës doli në Boston me 15 Shkurt 1909 me editor Fan S. Noli dhe menaxher Geroge Konda(Gjonleka). Nga tetori i vitit 1909, Editor u bë Faik Konica. Pronare dhe themelonjëse e gazetës  ishte Shoqata Besa-Besën, e cila qe krijuar që me 6 Janar 1907, duke patur si zyrtarë: Fan S. Noli-Kryetar; Goni Katundi-nën/Kryetar; Nini Fani Katundi-Sekretar; dhe anëtarë-(Pleq): John Gjoka, Mihal Panajot Katundi, Lazo Kozma, Nisi Konomi, dhe Lambi Josif.  Dielli, që zëvendësoi “Kombin” e Sotir Pecit,që u mbyll me 10 Janar 1909, ishte gazetë javore dhe e para e përditshme shqiptare më 1914 me Kostë Cekrezin Editor. Në mbledhjen themeluese të  Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA”  me 28 Prill 1912, gazeta Dielli u bë pronë e saj me editor Kristo Floqin dhe menaxher Kristo Kirkën. Në Kuvendin e parë të Vatrës pas themelimit të 14 Korrikut 1912, Editor u bë sërish Faik Konica, i cili kishte dhe postin e sekretarit të Përgjithshëm të Vatrës.

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA do ta festojë 110 vjetorin e Gazetës me një sërë veprimtarish, që do të bëhen të njohura në ditët në vijim. Gazeta në përkujtim të këtij përvjetori , dhe në nderim të Editorëve të saj për 110 vite, shpall Konkursin për gazetarë e studiues.

Preferohen libra të rinj, që janë botuar gjatë vitit 2018 dhe përgjatë vitit 2019(deri me 31 mars 2019); esse(shqip dhe anglisht), artikuj studimorë, Kritikë letrare, analiza, portrete, Dossier, Fejtone,  kushtuar  Vatrës, gazetës Dielli dhe editorëve të saj ndër vite. Cmimet do të mbajën emrat e editorëve më të shquar të Diellit.

Konkursi mbyllet me 31 Mars 2019. Fituesit do të shpallen me 6 Prill.

Së shpejti do të publikojmë edhe Jurinë, e cila tashmë është e përcaktuar dhe anëtarë të saj ajnë gazetarë.

Adresa ku dërgohen materialet: Email: gazetadielli@gmail.com

Adresa e Postimit:

VATRA

2437 Southern BLVD

Bronx, NY 10458

USA

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Konkursi i gazetes Dielli, vijne punimet

Kumti i dheut, përpjekjet e arbdheut dhe mos heshtja pranë sfidave kombëtare

January 3, 2019 by dgreca

Gjakova 5

Nga Nue Oroshi/Gjermani/

Dhënja e kumtit të dheut, përpjekjet e trollit të arbdheut për të mos e lënë heshtjen që t’i mbytë ecjakjët përpara për ta gjetur rrugën pranë panteonit të mbarë dhe të mrekullushëm duke lënë anash botën e qudirave, shpeshëherë lënë anësh rrugën shekullore të ngjitjes së shkallëve me kujdes.Shpeshëherë kumti i dheut pranë tokës së arbdheut përzihet me shtresat e betonuara dhe të ngjyrosura,të kokës së politikanëve që krijojnë mure të pa imagjinuara dhe që nuk ju thehen dot pa ju thyer kockat e kokës së tyre.Ngjyrimet politike dhe sarkazmat satanike për ta parë botën si kurë në pasqyrën diellore,pa e futur mendjën dhe trurin ne veprim,i japin shoqërisë tonë një theqafje e cila për tu korigjuar duhet kohë dhe veprim konkret.Të krijuarit e një imagjinate përmes një sarkofagu që do ta zavendsonte trupin e shendoshë me ecjakjet e rendomta bije shpeshëherë ndeshë me rrugën e krijimit dhe të veprimit shekullor.Politika si artë i së mundurës shpeshëherë përzihet me hezitimet për ta parë atë si kapërcim i ngjyrave të ylberit dikund thellë në mbrendësinë e prarimitë të diellit pa i parë edhe skuqjen e atyre shenjave që do të lanë në botën që jetojmë dhe pa u kujdesur për gjurmët e mbetura pranë panteonit njerëzor.Ta shkëputësh fijen e borës dhe ta gjesh fijen e lamshit nuk është njësoj.Bota ka shumë sfida ndërkohë që ne shqiptarët këto sfida gjithmonë i patëm dhe i kemi të dyfishuara.E para sfidë është se shpeshë herë gjatë ngjarjeve dhe proceseve historike na kryqëzuan dhe na betonizuan rrugën e ecjes përpara të tjerët që e patëm fatin e keq te rrethohemi dhe të pushtohemi nga dy llojë dhe dy soje të popujve me një gjen dhe kulturë primitive siç janë serbët dhe turqit.Ndërsa nga ana tjetër shpeshëherë gjatë tërë historisë i kemi krijuar edhe sfidë vetvetesë duke mos diturë se si te mbrohemi nga sulmet e fqinjeve tanë dhe pushtusve të ndryshëm dhe shumë herë kemi ra në tradhëtira të thella e sidomos elita politike e cila në vendë që ta ndjekte rrugën e arber dheut e ndiqte rrugën e pushtusve te atdheut,duke u bërë krahë për krahë me pushtuesin për ta vrarë dhe luftuarë idenë kombtare të trasheguar shekuj me radhë.Vetdisimi i popullitë shqiptarë dhe i elitës politike shqiptare se puna për të krijuar një komb të fortë shqiptarë është me e madhe sesa për ta krijuar një pasuri private që në të shumtën e rasteve do të bëhet edhe breng apo mollë sherri, për pasardhësit e tyre, është një sfidë e cila duhet të realizohet.Në të kundërtën kumti i dheut na sjellë përpjekjet e arbdheut për t’i futurë në veprim dhe për ta mobilizuar dhe aktivizuar rolin e qytetaritë shqiptarë se nuk duhet heshtur kur preken interesat e atdheut, për këtë na la porosinë Gjergj Kastrioti ynë i madhë i cili përmes shpirtit te dheut,ju kthye trollit të arbdheut dhe i dha popullit tonë shqiptarë orjentimin shekullorë që duhet ta kemi si pikëveprim se si duhet perballuar sfidat nëpër periudhat historike.(Foto: Nga tubimi ne Gjakove)

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Kumti i dheut, Nue Oroshi

KOSOVA MASËN 100% IA ZGJERON SERBISË…

December 28, 2018 by dgreca

-Qeveria e Kosovës, masë 100% edhe për markat, brendet e njohura ndërkombëtare që prodhohen në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë/

-Nismë Marrëveshje për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar/

1 qeveria-Mbledhja e 82-të e Qeverisë së Republikës së Kosovës, njëherit edhe e fundit për vitin 2018, ka nisur me një minutë heshtje në shenjë respekti dhe nderimi për pjesëtarin e Policisë së Kosovës, Izet Demaj/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

 

PRISHTINË, 28 Dhjetor 2018/ Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj, në mbledhjen e sotme miratoi vendimin për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit për masën prej 100% për produktet e importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina të datës 21 nëntor 2018, nga i cili hiqet paragrafi 2 i vendimit bazë, me të cilin përjashtohen markat, brendet e njohura ndërkombëtare të vendeve tjera, të cilat prodhohen në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë.

“Qeveria ka shprehur respekt të jashtëzakonshëm për sugjerimet e aleatëve që të mos vazhdohet me veprime të tjera, por është e papranueshme letra e kryeministres së Serbisë dërguar kryeministrave të vendeve që e kanë njohur pavarësinë që të tërheqin njohjen”, tha me këtë rast Kryeministri Haradinaj.

“Po ashtu, është e papranueshme heshtja e zyrtarëve të lartë të BE-së, në këtë rast e zonjës Mogherni dhe komisionerëve të tjerë, në ketë letër”, vijoi ai, i cituar në komunikatën nga mbledhja dërguar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës.
“Kjo është një vepër agresioni, por edhe përkundër kësaj ne nuk do të vazhdojmë me masa tjera shtesë ndaj produkteve serbe, por do ta respektojmë masën 100 për qind, ndërsa heqja e listës së brendeve është e karakterit tjetër”, tha Kryeministri Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

QEVERIA E KOSOVË, NISMË MARRËVESHJE PËR PIKA TË PËRBASHKËTA NË VENDKALIMET ME SHQIPËRINË

Qeveria kosovare në mbledhjen e sotme miratoi nismën për lidhjen e Marrëveshjes me Këshillin e Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar.

“Me këtë Marrëveshje, palët angazhohen për thjeshtësimin dhe përshpejtimin e verifikimeve kufitare, me qëllim lehtësimin e qarkullimit të shtetasve dhe mallrave”, u theksua në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kërkoi nga organet kompetente që të nisin të gjitha procedurat për ta konkretizuar në kohë vendimin e sotëm.

Në 2018-tën, në 26 nëntor, qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë në qytetin e Pejës zhvilluan mbledhje të përbashkët, të pestën, pas të parës historike në Prizren në 11 janar 2014, të dytës në Tiranë në 23 mars 2015 , të tretës në 3 qershor 2016 në Prishtinë dhe të katërtës në 27 nëntor 2017 në Korçë.

QEVERIA NJË MINUTË HESHTJE NË SHENJË RESPEKTI DHE NDERIMI PËR PJESËTARIN E POLICISË SË KOSOVËS, IZET DEMAJ

Sot, Mbledhja e 82-të e Qeverisë së Republikës së Kosovës, njëherit edhe e fundit për vitin 2018, ka nisur me një minutë heshtje nga Kryeministri Haradinaj dhe Kabineti Qeveritar në shenjë respekti dhe nderimi për pjesëtarin e Policisë së Kosovës, Izet Demaj, i vrarë dje në mbrojtje të rendit dhe ligjit në vend, për të vazhduar me vendimin e Qeverisë, që familjes së tij, t’i ndajë 15 mijë euro.
Dje, Qeveria e Republikës së Kosovës ka dënuar ashpër vrasjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës në Istog, Izet Demaj dhe ka ftuar organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit dhe rrethanat që kanë shtyrë deri në këtë akt qyqar.

Qeveria e Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Familjes Demaj dhe Policisë së Kosovës për humbjen e pjesëtarit të tyre.

Vepra heroike e flijimit për të shpëtuar jetët e pafajshme është dëshmi e radhës për profesionalizimin dhe humanizmin e Policisë së Kosovës dhe vecmas të pjesëtarit të saj, njëherit ish ushtarit të UÇK-së, Izet Demaj.Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh zotimin e saj se do të angazhohet me të gjitha mekanizmat për të krijuar ambient të sigurtë në Kosovë dhe se do të bëjë të pamundurën për luftimin e krimit dhe të dukurive negative në vend, duke kërkuar gjithashtu nga organet e rendit që të shtojnë masat e sigurisë që ngjarje të tilla të mos ndodhin dhe siguria e qytetarëve të jetë në nivelin e duhur.

Rastet si ky i sotmi, janë dëshmi se përkushtimi për fuqizimin e rendit dhe ligjit në vend, duhet të vazhdojë të jetë një nga prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe gjithashtu kjo vrasje nuk do të ndaloj organet e rendit që të kryejnë punët e tyre me përkushtim dhe me përgjegjësi institucionale në shërbim të të gjithëve dhe krijimit të një klime të qetë, theksohej në deklaratën e djeshme të Qeverisë së Kosovës.

PRESIDENTI SHPALL TË SHTUNËN DITË ZIE SHTETËRORE NË NDERIM TË POLICIT IZET DEMAJ

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas rënies heroike në mbrojtje të qytetarëve dhe në krye të detyrës të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Izet Demaj, ditën e shtunë më 29 dhjetor 2018, në shenjë nderimi shtetëror e ka shpallur ditë zie në Republikën e Kosovës.Në ditën e zisë shtetërore, në shenjë respekti për aktin heroik të policit Izet Demaj, në pajtim me legjislacionin në fuqi, flamuri shtetëror ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Bell Jashari, kosovo, Serbia, taksat

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 154
  • 155
  • 156
  • 157
  • 158
  • …
  • 229
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Hapet shkolla shqipe “7 Marsi” në Calcinato, Brescia të Italisë
  • Një mundësi e shkëlqyer për dashamirësit e librit dhe mbarë komunitetin shqiptar në Chicago
  • Join us on May 3rd for the 5th Annual Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Fair — a full day of Albanian pride, culture, food, music, and family fun!
  • Pse Josip Broz Tito nuk i dha Kosovës statusin e Republikës, por vetëm autonomi?
  • Kryeministrit i dhimset vila e Enverit dhe jo 6000 të zhdukurit e diktatorit!
  • NEXHMIJE ZAIMI: JETA, IDENTITETI SI REBELIM, DËSHMI DHE PËRFAQËSIM
  • Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Gjykata e Strasburgut regjistron padi kundër Serbisë
  • KUVENDI I LEZHËS, MODEL I RACIONALITETIT POLITIK PËRBALLË RREZIKUT EKZISTENCIAL 
  • When Washington Moves, Prishtina Stands Firm
  • TË GJITHË ATA QË PËRDORIN SHPATËN DO TË VDESIN PREJ SHPATËS (KRISHTI)
  • NJË PORTRET QË VAZHDON TË PASUROHET
  • Përkujtojmë sot, në përvjetorin e ndarjes nga jeta, rilindësin Jeronim de Rada
  • LETËR E HAPUR KRYEMINISTRIT TË KOSOVËS, Z. ALBIN KURTI
  • Skënderbeu në prozën dhe shtypin amerikan
  • Kur harrojmë historinë dhe rrënjët tona, rrezikojmë të humbasim vetveten

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT