• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHORTI PËR MONEDHËN E ARGJENDËT U HODH NË VATËR

February 19, 2018 by dgreca

-Gjovalin Nikçi & Friends, $3,011 .74 për Shokë Klase Përgjithmonë/

– SHOQATA RINORE “SHOKË  KLASE PËRGJITHMONË” PRANON NJË  DONACION NË  SHUMË  TË $3,011 .74/

1 esati3 short dritani3 medalioni

– Shorti për Monedhën e Argjendit të prodhuar me rastin e 500 vjetorit të Heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu,u organizua me 17 Shkurt 2018, në  Selinë e VATRËS.

– Fitues i Monedhës së Argjendët ishte donatori Adem Elezi-

NGA ESAD GJONBALAJ/ Foto Gazeta Dielli*

New York 17 shkurt 2018- Duke mos harruar bankat shkollore dhe duke parë rolin fisnik të shoqatës “Shokë Klase Përgjithmonë”-Classmates Forever- veprimtari i mirënjohur Plavë-Gucias, Gjovalin Nikçi, para ca ditëve filloi një aksion online për të përkrahur këtë shoqatë rinore që vepron në diasporën tonë prej disa vitesh. Nga ky aksion Gjovalini arriti që të siguronte saktësisht $3011.74.

Me këtë rast fituesi, gjegjësisht donatori i përzgjedhur, fitoi një monedhë argjendi e prodhuar në vitin 1968 me rastin 500 vjetorit jubilar të vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbut, përkatësisht sot 550 Vjetorit pavdekësisë së tij(2018-Viti i Heroit Kombëtar).

Fituesi fatlum i kësaj monedhe argjendi ishte donatori z.Adem Elezi, ndërkaq fituesin përmes lotarisë e përzgjodhi kryetari i Vatrës zt Dritan Mishto dhe artisti Fredrik Ndoci.

Dhurimi mjeteve të tubuara dhe ndarja e çmimeve fituese të lotarisë në kuadër të këtij aksioni u bë ditën e shtunë, me datën 17 shkurt 2018 drejtpërsëdrejti nga selia e Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA”, në New York.

Ky aksion u bashkërendua për të nderuar dhe njëkohësisht  festuar edhe 10 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Një ditë historike që do të mbetet në kujtesë.

  • Me shume fotografi i gjeni ne Facebook-dielli vatra

 

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: 3 mije dollare, Classmates Forever, Esad Gjonbalaj, Gjovalin Nikci

Kosova grant nga BE, modernizon herkurudhën nga jugu në veri

February 15, 2018 by dgreca

-Kosova përfiton nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor 38.5 milionë euro për projektin për Rehabilitimin e Linjës Hekurudhore 10, e cila është 148 kilometërshe nga Hani i Elezit, kufiri jugor i Kosovës me Maqedoninë, deri në Leshak, kufiri verior me Serbinë, duke kaluar nëpër Fushë Kosovë, afër Prishtinës, e nëpër Mitrovicë, ndërsa është e rëndësishme edhe për rajonin për lidhje evropiane/

 1 granti Hekurudh1 Treni Kosove1 Treni Kosove1 Marrveshja

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

PRISHTINË, 15 Shkurt  2018/ Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor ka ndarë për Kosovën 38.5 milionë euro për projektin e Rehabilitimit të Linjës Hekurudhore 10 të Kosovës, i cili projekt do të realizohet me mbështetje të Bashkimit Evropian, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bankës Investive Evropiane.Në ceremoni zyrtare sot u nënshkrua Marrëveshja për Grant për projektin për Rehabilitimin e Linjës Hekurudhore 10 të Kosovës, ndërmjet Republikës së Kosovës të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila do të implementojë grantin e Kornizës për Investimeve për Ballkanin Perëndimor.Me këtë rast, ministri Bedri Hamza tha se “Republika e Kosovës në 10 vite shtet ka arritur që të ndërtoj mbi 150 kilometra autostradë të cila përfshihet në korridoret trans-evropiane dhe në axhendën e ndërlidhshmërisë së Bashkimit Evropian, ku me plan programin e saj deri në fund të vitit 2021 synon të arrijë ndërtimin e korridoreve trans-evropiane të përcaktuara në axhendën e ndërlidhshmërisë në sektorin rrugor dhe hekurudhor”.

“Financimi i ndërtimit të linjës kryesore hekurudhore, e cila na lidh në të dy drejtimet me Bashkimin Evropian, do të realizohet me mbështetje të Bashkimit Evropian, BERZH-it dhe Bankës Investive Evropiane kapë vlerën prej 195. 5 milionë euro dhe do të realizohet në tre faza. Faza e parë e projektit e cila pritet të fillojë ndërtimin sivjet përshkon 64 kilometra nga Hani i Elezit deri në Fushë Kosovë. Bashkimi Evropian do të financojë 38.5 milionë me donacion, BERZH-i dhe Banka Investive Evropiane me nga 19.2 milionë kredi. Ndërsa për Fazën e dytë, e cila përshkon linjën nga Fushë Kosova deri në Mitrovicë me 35 kilometra, nga BE-ja janë ndarë mjete në vlerë prej 17.2 milionë euro për punët fizike dhe për këtë do të nënshkruajmë marrëveshje në muajt në vijim”, shtoi ministri Hamza.Ai bëri të ditur se Ministria e Financave bashkë me Ministrinë e Integrimit Evropian dhe Ministritë e linjës përmes Këshillit Kombëtar të Investimeve do të aplikojë për financimin e Fazës së tretë, e cila përshkon segmentin prej 42 kilometrave nga Mitrovica deri në kufi me Serbinë.“Vlera që do ta kërkojmë për fazën e tretë pritet të jetë mbi 24 milionë euro. Për realizimin e këtij projekti janë përfshirë shumë institucione. Me këtë rast duhet të falënderoj të gjitha institucionet për punën që keni bërë dhe veçanërisht të falënderoj taksapaguesit evropianë për mbështetjen në ndërtimin dhe zhvillimin e vendit tonë”, shtoi ministri Hamza.Ndërsa, Drejtori i Komisionit Evropian për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim Christian Danielsson, duke e vlerësuar lartë rëndësinë e nënshkrimit të kësaj Marrëveshje theksoi se kjo hekurudhë i mundëson Kosovës që të lidhet me vendet fqinje dhe Bashkimin Evropian.“Kjo hekurudhë lidh Kosovën me vendet fqinje dhe për këtë sot kemi nënshkruar një kontratë qe ka të bëjë më ndërlidhshmërinë e hekurudhës nga Prishtina në jug. Është pjesa e ndërlishmësisë me Ballkanin Perëndimor. Në momentin kur kjo linjë të jetë e instaluar do të lejojë lidhje më të mirë dhe mundësi të mira për njerëzit për ti mbajtur kontaktet”, tha ai.“Do të bëhet edhe i tërë rindërtimi i korridorit hekurudhor nëpërmjet Kosovës, Bullgarisë dhe Greqisë. E tëra kjo përfshinë një program ambicioz për tërë Ballkanin dhe per realizimin e këtij projekti  kemi dedikuar 1 miliardë euro për këtë qëllim specifik”, shtoi Danielsson.Drejtoresha Menaxhuese për Evropën Qendrore dhe Juglindore e BERZH-it, Charlotte Ruhe, theksoi se  kjo marrëveshje ka thelluar bashkëpunimin me Kosovën, me donatorët dhe BERZh-in si dhe do vazhdohet me nënshkrimin e marrëveshjeve të tjera.Sipas Ruhe, projekti hekurudhor 10 i Kosovës është pjesë e rrjetit hekurudhor kryesor të Ballkanit Perëndimor, një zgjerim i Rrjeteve Trans-Evropiane të Transportit, e cila është pjesë e përpjekjeve më të gjera të BE për të promovuar lidhjen e transportit në Ballkanin Perëndimor.“Modernizimi i infrastrukturës së transportit është një nga prioritetet kryesore të BERZH në Ballkanin Perëndimor, duke ndihmuar në përmirësimin e rrugëve tregtare brenda rajonit, në ndërtimin e ekonomive të integruara dhe në zhvillimin e bashkëpunimit ndërkufitar, si dhe në përmirësimin e jetës së njerëzve në Kosovë duke ofruar një lidhje më të  mirë me rajonin dhe Evropën gjerësisht”, shtoi  Ruhe.Ndërsa, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, theksoi rëndësinë e kësaj linje hekurudhore, jo vetëm si moment i ri i marrëdhënieve BE-Kosovë, por edhe leverdinë ekonomike që do të sjellë hekurudha.“Ngjarja e sotme është një tjetër moment i rëndësishëm në marrëdhëniet Kosovë-BE. Unë dua të falënderoj BE-në dhe në veçanti Komisionin Evropian për mbështetjen e financimit të rehabilitimit të Vijës hekurudhore X. Linja X do t’i sjellë qytetarët e Kosovës edhe më pranë BE-së dhe do të shërbejë si një nxitje më e madhe për ekonominë e Kosovës. Që nga fillimi i procesit të Berlinit kemi bërë një rrugë të gjatë. Në pak muaj ne do të kemi edhe më shumë të arritura. Dua ta falënderoj Ministrin Hamza, Znj. Ruhe si dhe ekipet e tyre për punën e madhe për ta bërë të mundur këtë sukses”, shtoi ministrja Hoxha.Marrëveshja u nënshkrua, në emër të Republikës së Kosovës nga Ministri i Financave, Bedri Hamza, në emër të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) nga  Drejtoresha Menaxhuese për Evropën Qendrore dhe Juglindore e BERZH-it, Charlotte Ruhe, ndërsa në emër të Komisionit Evropian nga  Drejtori Gjeneral i Komisionit Evropian për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim Christian Danielsson, në prezencën e Drejtorit menaxhues për Evropë dhe Azi Qendrore në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme (EEAS), Thomas Mayr-Harting, Ministres për Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha, si dhe Shefes së Zyrës së BE-së/Përfaqësuese Speciale e BE-së  në Kosovë, Nataliya Apostolova.Linja Hekurudhore 10 është 148 kilometërshe nga Hani i Elezit, kufiri jugor i Kosovës me Maqedoninë, deri në Leshak, kufiri verior me Serbinë, duke kaluar nëpër Fushë Kosovë, afër Prishtinës, e nëpër Mitrovicë, ndërsa është e rëndësishme edhe për rajonin për lidhje evropiane.Drejtori i përgjithshëm i Komisionit Evropian për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim, Christian Danielsson, dhe Drejtori Menaxhues për Evropë dhe Azi Qendrore në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme (EEAS), Thomas Mayr-Harting, kanë mbërritur dje psdite në vizitë dyditore në Kosovë, gjatë së cilës takohen me zyrtarët politikë, përfshirë kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj  dhe ministren për Integrime Evropiane, Dhurata Hoxha.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, grant hekurudhat, kosova, modernizm

Zv. Kryeministri Gashi, takim ne Banken Boterore

February 12, 2018 by dgreca

Zv. Kryeministri Gashi takon zyrtarë të lartë të Bankës Botërore në Washington – diskutojnë bondet për diasporën/

1 Gashi - Banka Boterore

Zv. Kryeministri / Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, z. Dardan Gashi në ditën e fundit të vizitës në ShBA ka takuar edhe drejtorin e programit për remitenca dhe migrim në Bankën Botërore, z. Dilip Ratha dhe znj. Sonia Plaza, ekonomiste e lartë me të cilët u diskutua rreth mundësive të bashkëpunimit në fushën e strukturimit në remitencave të diasporës dhe shndërrimit të tyre në një model të zhvillimit ekonomik dhe social.Ministri Gashi i informoi bashkëbiseduesit me projektet e Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, posaçërisht ato që lidhen me investimet strategjike.“Ne kemi një diasporë të madhe të shpërndarë në Evropë dhe ShBA dhe kontributi i kësaj diaspore në formën e remitencave është mbi një miliardë euro në vit. Ne i shikojmë ata si partnerë të rëndësishëm, investitorë serioz që mund ti kanalizojnë këto remitenca drejt projekteve të rëndësishme në Kosovë”, tha Gashi.

 Zyrtarët e lartë të Bankës Botërore në anën tjetër e informuan Ministrin Gashi për disa programe në të cilat janë duke punuar, e në veçanti atë të krijimit të bondeve për diasporën, një model i cili është duke u aplikuar që nga viti 1951 në Izrael, ndërsa së fundmi ka filluar të aplikohet edhe në Nigeri.“Ne mund të ju ndihmojmë duke ju ofruar ekspertizën tonë në krijimin e bondeve të tilla, regjistrimin e tyre, të kemi rol këshillëdhënës” theksoi z. Ratha.Në fund, ministri Gashi dhe zyrtarët e Bankës Botërore, u dakorduan që në takimet vjetore që organizohen nga BB, të jetë e ftuar tashmë edhe Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike për të prezantuar projektet dhe përvojat e deritashme.Ndryshe, Ministri Gashi, para përmbylljes së vizitës, ishte pjesë e ceremonisë së festimit të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës organizuar nga Ambasada e Kosovës në Washington D.C. dhe në pritjen e organizuar të Ambasadës së Shqipërisë në Washington për nder të kësaj dite.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: takim ne Banken Boterore, Zv. Kryeministri Gashi

Dështim i plotë i Pandeli Majkos në Michigan

February 4, 2018 by dgreca

2-Alfons-Grishaj1-250x300

Nga Alfons Grishaj/Takimi i shumëpritur i Qeverisë së Socialistëve në Diasporë mori goditjen e parë. Megjithse militantë të PS bënë me qindra telefonata për të mbushur një nga sallat e Troy Community Center, organizuesit u shtrënguan të përfundonin në një klasë të vogël prej pesëdhjetë personash, përfshi këtu kameramanët dhe gazetarët. Sqaroj se, komuniteti i shqiptarëve në Michigan, numëron mëse 200 000 persona që jetojnë dhe punojnë në këtë shtet. Diaspora në Michigan preferoi ta injoronte totalisht takimin e Majkos, që përveçse një farsë politiko-mediatike nuk premtonte shprehjen e ndonjë ideje apo vizioni lidhur me raportet e ardhshme të shtetit shqiptar me pjesët dhe potencialin e shkëputur nga trungu. Për më tepër, Diaspora shqiptare këtu në Amerikë, e tradhëtuar nga vota e shtetit të origjinës kundra USA në OKB, kishte të drejtën të mbante qendrim ndaj Ministrit të “Diasporës”, si antar i atij kabineti që ka katandisur në nivelin më të ulët marrëdhëniet mes dy shteteve që prej shembjes së diktaturës. Ky qendrim, bëhet kuptimplotë kur kujton se në Amerikë jetojnë më se gjysëm milioni shqiptarë, të cilët, duke qenë nënshtetas dhe të betuar për flamurin amerikan, ndjehen historikisht në mënyrë legjitime si ura kryesore që mban të lidhura këto marrëdhënie. Para takimit në Troy Community Center, Majko u mundua që të bënte takime kortezie në institucionet fetare dhe ishte habitur për formën dhe nivelin e lartë të organizimit, duke parë me sytë e tij, që shqiptarët në Amerikë, edhe për shkak të një tradite tashmë kohëgjatë por edhe sepse kanë ndjekur modelin amerikan, janë shumë më përpara nga qeveritë e Shqipërisë në shumë aspekte, dhe përveç respektit dhe një programi demokratiko-gjithëpërfshirës, nuk presin asgjë tjetër nga shteti i tyre. Ata janë organizuar rreth institucioneve fetare dhe partive tradicionale nacionaliste pa ndihmën e askujt. E vetmja “ndihmë” e qeverive komuniste ka qenë futja elementeve  përçarëse në diasporë.

Në Troy Community Center, Majkos iu bënë disa pyetje që e vunë “me shpatulla për mur”. Atij iu kërkua llogari për votimin e shumicës parlamentare që la jashtë procesit elektoral diasporën, cilësuar si një akt pushtetmbajtës në një demokraci që vetquhet bashkëkohore dhe gjithëpërfshirëse. Në këtë takim të Majkos, ish-zv/Kryetari i të Burgosurve Politik, Gjon Kaçaj, e akuzoi atë për rikthimin e simboleve komuniste, për heshtjen ndaj 29 viktimave që vdiqën me 9 Janar 2004 në kanalin e Otrantos, për vrasjen e të riut Ben Delaj nga RENEA në sy të prindërve dhe murgeshave me këshillë të Pandeli Majkos. Kaçaj, duke analizuar qëllimin e vërtetë të vizitës së ministrit, e pyeti: “A keni ardhur këtu me fytyrën e ëngjëllit, të diallit apo të Judës, dhe a do të jeni dhe ju me Ramën, Tahirin në rrjetën e Ambasadorit Lu?”. Majko u mundua t’i dredhonte pyetjes së tij, por Z. Kaçaj, i tha se ai nuk kish kthyer përgjigje për pyetjet duke e shtrënguar atë të kthehej në mënyrë të papritur duke pohuar: “Kam bërë gabim!”

Tjetër veprimtar në diasporë (pjesëmarrës me 2 Prill 1991 dhe ish-Kryetar i Unionit Studentor i Universitetit Luigj Gurakuqi), Valentin Lumaj, kërkoi nga antari i kabinetit që qeveria shqiptare të tregohej serioze në marrëdhëniet me shtetin amerikan që të mund të gëzonte statusin për të negociuar mbi fatin e emigrantëve të palegalizuar, të cilët, në rrethanat aktuale rrezikojnë të deportohen. Z. Lumaj, pyeti: “Zoti ministër, siç e thatë, ekziston një numër i madh emigrantësh të papajisur me leje qendrimi, sidomos këtu në USA. Nuk e di a jeni në dijeni për një fushatë deportimesh të ndërmarra nga administrata amerikane për emigrantët pa leje qendrimi. Ju si ministër i diasporës, a keni mundësi nëpërmjet pozitës apo kanaleve tua politike të ndërhyni në shtetin amerikan që të ndalet ky deportim i shqiptarëve dhe paisja me dokumentacion? Unë e kuptoj pozitën tuaj të vështirë, pasi qeveria shqiptare është pozicionuar kundër administratës së Presidentit Trump”. Në sallë plasi një ilaritet, që e vuri Pandeliun në vështirësi, sa u detyrua t’i ndërpriste fjalën Z. Lumaj: “Shqiptarët në Amerikë nuk duhet të mendojnë apo të kenë frikë se qendron një përçarje mes qeverisë shqiptare dhe asaj amerikane… Mos merrni për bazë një gafë apo një qendrim emocional të çastit të kryeministrit!”. Pasi e kuptoi shkarjen e tij, Majko iu lut kameramanëve me nënqeshje, që mos të publikonin fjalët e fundit, se mund t’i sillnin problem me shefin e tij…

Pyetjet që pasuan, ishin të porositura, pyetje mikluese socialistësh, të cilët u munduan ta gicilonin nën këpucë.

Takimi u mbyll me një dështim të plotë, së pari për shkak të numrit të ulët të pjesëmarrësve, nja tridhjetë socialistë, pesë gazetarë dhe ndoshta po aq kurreshtarë e demokratë… Por sigurisht, dështimin takimit ia garantoi vetë ministri, me një vizitë pa motiv, pa axhendë institucionale, pa mesazh dhe pa ndonjë dokument paraprak, duke e trajtuar ngjarjen më shumë si një vizitë private apo turistike.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: alfons Grishaj, Dështim i plotë, i Pandeli Majkos, ne Michigan

PRISHTINË-Masat konkrete për uljen e nivelit të ndotjes së ajrit

January 29, 2018 by dgreca

1 qeveria ndotjePrishtine- 29 janar 2018/Zyrtarë të Komunës së Prishtinës janë takuar sot ndaras me Ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, si dhe me Ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, me kërkesa konkrete për hapat që duhet ndërmarrë bashkërisht për të ndikuar kështu në uljen e nivelit të ndotjes së ajrit në kryeqytet.

Në takimin e përbashkët me këto institucione, të mbajtur në Komunë të Prishtinës, u dakorduam që nga 31 janari të fillojmë me zbatimin e masave emergjente, që janë të përkohshme deri në një vendim tjetër:-Reduktimi i numrit të makinave që qarkullojnë në kryeqytet, qoftë përmes ndaljes të të gjitha makinave që vijnë nga qytetet tjera, në hyrjet e kryeqytetit, në intervalet kohore 06:00-09:00 dhe 16:00-22:00; qoftë përmes seleksionimit të qarkullimit të makinave varësisht numrit të targave në të gjithë qytetin e Prishtinës (targat që numrin e fundit e kanë tek, qarkullojnë në datat tek; targat që numrin e fundit e kanë çift, qarkullojnë në datat çift). Do të sigurohen hapësira për parkim në hyrje të kryeqytetit, derisa të tejkalohet kjo fazë emergjente. Në të dyja rastet, do të shfrytëzohen pa pagesë autobusët e Trafikut Urban, që do të stacionohen në pikat më të frekuentuara.

-Subvencionimi i Trafikut Urban për këtë shërbim bëhet nga ana e Qeverisë së Kosovës.

-Ndalohet shitja dhe përdorimi i thëngjillit në Prishtinë – Drejtoria e Inspekcionit bashkë me Inspektorët e Ministrisë do t’i kontrollojnë bizneset që përdorin thëngjillin si lëndë djegëse, si dhe ekonomitë familjare, ashtu që të ndërmarrin masa në secilin rast ku tejkalohet norma e ndotjes.

Tashmë, gjashtë ekipe të Drejtorisë së Inspekcionit janë në terren për të kontrolluar dokumentacionin e automjeteve transportuese, dhe për të verifikuar nëse e kanë bërë kontrollimin sipas ligjit (çdo 6 muaj). Tri ekipe të tjera të Inspekcionit, janë aktivizuar në akset kryesore të hyrjes në Prishtinë, për t’i ndaluar taksitë ilegalë që vijën nga komunat e tjera.

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, do të angazhohet me të gjitha kapacitetet e saja për ta tejkaluar këtë situatë emergjente.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: ndotjes, Prishtina, ulna e novelist

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 170
  • 171
  • 172
  • 173
  • 174
  • …
  • 229
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Hapet shkolla shqipe “7 Marsi” në Calcinato, Brescia të Italisë
  • Një mundësi e shkëlqyer për dashamirësit e librit dhe mbarë komunitetin shqiptar në Chicago
  • Join us on May 3rd for the 5th Annual Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Fair — a full day of Albanian pride, culture, food, music, and family fun!
  • Pse Josip Broz Tito nuk i dha Kosovës statusin e Republikës, por vetëm autonomi?
  • Kryeministrit i dhimset vila e Enverit dhe jo 6000 të zhdukurit e diktatorit!
  • NEXHMIJE ZAIMI: JETA, IDENTITETI SI REBELIM, DËSHMI DHE PËRFAQËSIM
  • Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Gjykata e Strasburgut regjistron padi kundër Serbisë
  • KUVENDI I LEZHËS, MODEL I RACIONALITETIT POLITIK PËRBALLË RREZIKUT EKZISTENCIAL 
  • When Washington Moves, Prishtina Stands Firm
  • TË GJITHË ATA QË PËRDORIN SHPATËN DO TË VDESIN PREJ SHPATËS (KRISHTI)
  • NJË PORTRET QË VAZHDON TË PASUROHET
  • Përkujtojmë sot, në përvjetorin e ndarjes nga jeta, rilindësin Jeronim de Rada
  • LETËR E HAPUR KRYEMINISTRIT TË KOSOVËS, Z. ALBIN KURTI
  • Skënderbeu në prozën dhe shtypin amerikan
  • Kur harrojmë historinë dhe rrënjët tona, rrezikojmë të humbasim vetveten

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT