• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Për kë do të votojë minoriteti shqiptar në Shqipëri?

July 2, 2017 by dgreca

1 ahmet.siti_

Nga Ahmet Kolgjini/*

Që ka një minoritet grek në Shqipëri, kjo dihet; që ka gjithashtu, edhe një minoritet maqedonas a sllav, edhe kjo dihet. Por, që ka edhe një minoritet shqiptar, këtu, brenda në Shqipëri, kjo nuk dihet a dihet. Në këtë rast të dhimbshëm dhe unikal, vetë termi minoritet shqiptar këtu, brenda në Shqipëri duket paradoksal. Duket, por është real. Dhe me të vërtetë realiteti qenka më fantastik se fantastikja.
Atëherë mbetet vetëm për të sqaruar se cilët e përbëjnë këtë minoritet. Këtë minoritet e përbëjnë të gjithë ata, të cilët, për vite me radhë, kanë qenë objekt i luftës së klasave, të gjithë ata që u bënë viktima të kësaj lufte; të gjithë ata që u shtrënguan ta ndjenin veten të huaj në vendin e vet; të gjithë ata, mbi të cilët u zbatua parimi i mëkatit origjinal. Simbas një llogjike perverse nipat dhe stërnipat duhej të lanin mëkatet e gjyshëve dhe të stërgjyshëve. Janë të gjithë ata, të cilëve, me reformën arsimore të vitit 1968, u mohohej jo vetëm shkollimi i plotë, por edhe arsimi i mesëm profesional; të gjithë ata, të cilët, edhe detyrën e shenjtë ndaj atdheut, e kryenin jo si ushtarë, por si robër lufte, me shatë dhe me lopatë. Janë të gjithë ata që bënë me krahë – të rrethuar nga tytat e pushkëve, – bonifikimin e kënetave, që hapën kanalet e mëdhenj ujitës, që ndërtuan aeroporte, fabrika dhe uzina, spitale dhe banesa. Janë të gjithë ata që nxorën, me shpirt ndër dhëmbë, nga thellësitë e tokës kromin, bakrin, piritin. Janë të gjithë ata, të cilët për vite me radhë i janë shtruar arbitraritetit dhe imponimit për shkollë, për punë, për banesë; për të mos përmendur raste të tjera të paimagjinueshme dhe të pabesueshme. Edhe vdekja vetë nuk bën dallim ndërmjet njerëzve, kurse pushteti i popullit ka bërë dallim edhe ndaj të vdekurve. Të gjithë këta shqiptarë përbëjnë një masë të konsiderueshme, një kontigjent konsistent për nga numri, vlerat dhe qëndresa.
Me komunizmin, që dikur joshte njerëzit, ngjau si me ylberin që, i parë nga larg, të mahnit me gjithë spektrin e ngjyrave e të duket i mistershëm. Një mirazh që zë fill nga shkretira shpirtërore dhe mbaron me shkretirën shpirtërore dhe me shkretirën lëndore. Sot komunizmi shkakton alergji dhe është bërë gërdia a neveria më e madhja në këtë botë.
Dikur, komunistët predikuan dhe premtuan bashkimin dhe vëllazërimin, por mbollën përçarjen; premtuan begatinë, por sollën mjerimin; premtuan të vërtetën, por përhapën gënjeshtrën; premtuan drejtësinë, por zbatuan padrejtësinë; premtuan lirinë, por vendosën diktaturën; premtuan demokracinë, por vendosën autokracinë.
Në këtë agim të ndritshëm të lirisë së individit, njerëzit përditë po ndërgjegjësohen, prandaj një gjë është krejt e sigurt: ata që përbëjnë minoritetin shqiptar, këtu, brenda në Shqipëri, nuk do t’ia japin votën partisë që është tashpërtash në pushtet, sepse ajo i ka trajtuar për vite e vite rresht si kafshë barre për të mbajtur mbi shpatulla gurët e ngrehinës së pushtetit më autentik dhe pa precedencë në histori për mohimin, dhunimin dhe depersonalizimin e qytetarëve të vet.
Motra dhe vëllezër, që jeni marrë nëpër këmbë, le të besojmë në demokracinë dhe votat tona t’i japim vetëm për demokracinë, se ajo na mbron dinjitetin njerëzor. Te demokracia çdo shqiptar i vërtetë gjen vetveten. Vetëm demokracia përfaqëson dhe shpreh aspiratat mbarëkombëtare dhe jep mundësinmë e realizimit të tyre.

Mars 1991((Shkrim i pabotuem; – iu refuzue nga redaktori i asaj kohe i RD-së, mbas kambënguljes së Ahmetit që të botohej pa shkurtime!)

  • Nje shkrim qe e ruan aktualitetin edhe sot

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Ahmet Kolgjini, minoriteti shqiptar, ne Shqiperi, Për kë do të votojë

Delegacioni amerikan nga shteti Iowa-s, SHBA, viziton Rahovecin

June 30, 2017 by dgreca

Kryetari Vehapi priti në takim një delegacion nga shteti Iowa-s së SHBA/1 rahovec
Rahovec, 30 qershor 2017- Gjatë ditës së sotme, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi ka pritur në takim një  delegacion nga shteti i Iowa-s së SHBA, i kryesuar nga Sekretari për Bujqësi, Bill Northey. Në takim bisedohet për mundësin e bashkëpunimin në sektorin e bujqësisë në mes të Komunës së Rahovecit dhe shtetit të Iawo-s.
Kryetari Vehapi, ka falënderuar Bill Northey, Sekretari për Bujqësi në shtetin e Iowa-s dhe delegacionin të cilin e kryeson ai , për faktin se vendi i tij nuk na ka lënë vetëm në kohë të vështira, e që po na ndihmon edhe më tutje ta forcojmë e ta zhvillojmë Republikën e Kosovës, qytetarët e së cilës i janë mirënjohës përjetësisht. Poashtu Kryetari Vehapi ka thënë se shteti i Iowa-s, njihet si shtet me bujqësi shumë të zhvilluar, prandaj bashkëpunimi me këtë shtet mik të Kosovës, është i një rëndësie të veçantë për Komunën tonë. Me tokën që kemi dhe njerëzit punëtorë, edhe pse me territor shumë më të vogël, Rahoveci mund ta bëjmë që t’i ngjajë Iowa-s.
Bill Northey, Sekretari për Bujqësi në shtetin e Iowa-s, ka falënderuar Kryetarin Vehapi për pritjen dhe u interesua të di më shumë se si i marrin informacionet fermerët për këshillat për mbrojtjen e produkteve të tyre, si bëhet ujitja e tokave dhe shitja e perimeve nga fermerët e Komunës së Rahovecit.
Kryetari e njoftoj Sekretarin Northey, se fermerët kanë se ku ti marrin këshillat e nevojshme për mbrojtjen e produkteve të tyre, pasi që ekzistojnë zyre të veçanta për dhënien e këshillave, ndërsa për ujitjen e tokave tha se bëhet përmes sistemit të “Radoniqit” nëpër ato pjesë ku ka sitëm të ujitjes, kurse shitja e perimeve bëhet nëpër marketet në gjithë territorin e Kosovës.
Në fund të takimit Kryetari Vehapi, në shenjë respekti ndaj Bill Northey, i dhuroi emblemën e Komunës së Rahovecit.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Delegation amerikan, Iowa, Rahovec

Dy milionë kosovarë në një verë në bregdetin shqiptar

June 26, 2017 by dgreca

Kosovë-Shqipëri, fluks vere në vendkalimet kufitare/
1 Kufi Kosove shqip
 -Shtypi: Dy milionë kosovarë në një verë në bregdetin shqiptar/
 
PRISHTINË, 25 Qershor 2017/ Në  fluks vere këtë të diel, në dalje nga Kosova në Shqipëri në vendkalimin kryesor kufitar nëpër autostradën e kombit, në Vërmicë-Morin, në këto momente të paraditës  kalohet për 5-10 minuta në kolonë 50 deri 80 metra.  Në dy vendkalimet tjera, Qafë e Prushit dhe Qafë e Morinës kalohet pa kolona për 1 deri 3 minuta, bën të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
 Shtypi në Prishtinë shkruan sot se, shumica absolute e qytetarëve të Kosovës shkojnë për pushime verore jashtë vendit, ndërsa thekson se, vetëm të dhënat e Shqipërisë tregojnë se gjatë verës së vjetme më shumë se dy milionë kosovarë kanë qëndruar në brigjet e rivierës shqiptare./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Dy milionë kosovarë, në bregdetin shqiptar, në një verë

Sfida e Mijëvjeçarit, Kosova- 50 milionë dollarë

June 22, 2017 by dgreca

Kosova përfiton 50 milionë dollarë nga Korporata për Sfida të Mijëvjeçarit/

Prishtinë, 21 qershor 2017/

Qeveria e Kosovës u njoftua sot nga Bordi i Korporatës për Sfida të Mijëvjeçarit, që udhëhiqet nga Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, se kjo agjenci federale amerikane ka marrë vendimin për ndarjen e afër 50 milionë dollarë për programin “Threshold” në Kosovë. Këto mjete do të investohen në vitet e ardhshme në projekte të efiçiencës energjetike, ambientit dhe sundimit të ligjit.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me këtë rast deklaroi se “ky është një lajm i shkëlqyeshëm për popullin e Kosovës. Qeveria e Kosovës me punë intensive dhe në bashkëpunim me ekspertët amerikanë ka arritur një shumë rekorde të dedikuar nga Agjencioni Federal MCC për programet “Threshold” kudo në botë, dhe se Kosova është falënderuese për përkrahje të vazhdueshme të Qeverisë dhe popullit amerikan për zhvillimin ekonomik të Kosovës”.
Kryeministri Mustafa më tutje vazhdoi se “fokusi i investimeve amerikane që tashmë dihet se do të arrijnë 50 milionë dollarë, do të jetë në fusha shumë të rëndësishme për zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik si dhe krijimin e vendeve të reja të punës në fusha deficitare si energjia e ripërtëritshme, teknologjia, etj. Me këtë rast falënderoj ekipin e Zyrës së Sfidave të Mijëvjeçarit pranë Zyrës së Kryeministrit të udhëhequr nga Petrit Selimi për punë të zellshme dhe të shpejtë, që ka rezultuar me një paket optimal të granteve për Kosovën nga MCC-ja”.
Petrit Selimi, Koordinator Nacional i Zyrës së Sfidave të Mijëvjeçarit pranë Zyrës së Kryeministrit me këtë rast deklaroi se “vendimi i Bordit të MCC është një lajm i mirë për Kosovën, lajm i mirë për biznesin kosovar dhe për mijëra përfitues që do të përjetojnë impaktin e vërtetë të investimeve amerikane nga MCC. Institucionet e Kosovës kanë bashkëpunuar me shoqërinë civile, OJQ-të e shumta por edhe komunitetin e biznesit”.
Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit ka kualifikuar vjet në dhjetor Kosovën për ndihma të programit “Threshold”. Qeveria e Kosovës ka themeluar njësitin e veçantë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit për përpilimin e projekteve konform metodologjisë së përgatitur nga pala amerikane dhe tani pritet që Kosovës t’i derdhen 49.6 milionë dollarë mjete të pakthyeshme për të përforcuar reformat në fusha të rëndësishme si dhe për investime në projekte që përforcojnë kornizën energjetike të Kosovës, si dhe sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: - 50 milionë dollarë, Behlul Jashari, kosova, Sfida e Mijëvjeçarit

Qeveria e Kosovës vazhdon punën,…

June 15, 2017 by dgreca

-Qeveria e Kosovës e zgjedhjeve të para tre viteve zhvillon mbledhjen e parë të pas zgjedhjeve të së dielës së kaluar/1 Qeveria e Kosov-Pas zgjedhjeve të së dielës, subjektet politike mungesë numrash për qeverinë e re/

*Shtetet e Quint-it mbështesin këdo që formon qeverinë/

PRISHTINË, 15 Qershor 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Qeveria e Kosovës e zgjedhjeve të para tre viteve zhvilloi sot mbledhjen e parë të pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës së kaluar.

Mbledhja e qeverisë së Kosovës, e paraparë të mbahej dy ditë para zgjedhjeve, në 9 qershor, nuk u zhvillua për shkak të mospranisë së ministrave, të cilët do të duhej të prezantonin pikat e rendit të ditës, ndërkohë që fushata parazgjedhore vazhdonte në ditën e fundit.

Në 26 maj qeveria e Kosovës zhvilloi mbledhjen e 146-të, të 21-tën në 2017-tën, të dytën si qeveri në detyrë pasi u rrëzua në 10 maj në seancën e Kuvendit në mocion mosbesimi të propozuar nga opozita e me votat edhe të grupit parlamentar të partisë më të madhe të koalicionit qeverisës PDK.

Në Kosovë të dielën e 11 qershorit u votua,  pasi sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dita kur duhet të mbahen zgjedhjet e parakohshme duhet të jetë ditë e diel, jo më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga shpërndarja e Kuvendit.

Tash në largim pas mocionit të mosbesimit dhe zgjedhjeve të së dielës, qeveria e Kosovës, e koalicionit të dy partive më të madha, PDK e LDK, ku përfshihen edhe parti të vogëla dhe minoritetet, është zgjedhur në 9 dhjetor 2014 në Kuvendin kosovar të konstituuar një ditë më parë, gjashtë muaj pas zgjedhjeve të 8 qershorit, të cilat poashtu ishin të parakohshme.

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës, dhe as përfundimtaret që priten, nuk i mundësojnë asnjë subjekti të vetëm të formojë qeverinë e ardhshme të Kosovës.

Në Kuvendin e Kosovës 120 anëtarësh, sipas llogaritjeve të medias, koalicioni i PDK-së mund të ketë 39 deputetë, VV 31 e koalicioni i LDK 30. Koalicioni fitues i zgjedhjeve, i PDK, me Ramush Haradinajn kandidat për kryeministër, nuk mund të bëjë bashkë së paku 61 mandate, sa është minimumi i duhur për votimin e qeverisë së re, edhe nëse do të kishte mbështetjen e të 20 deputetëve të komuniteteve pakicë, 10 të serbëve e 10 të tjerëve.

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka bërë thirrje për bisedime për krijimin e qeverisë së re të drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje, subjekti politik i dytë në rezultatin e zgjedhjeve.

Subjekti i tretë, koalicioni i LDK-së së udhëhequr nga kryeministri në largim Isa Mustafa, i cili kandidat për kryeministër të ri kishte Avdullah Hotin, në një deklaratë sot hedh poshtë mundësinë e përfshirjes në një koalicion paszgjedhor me koalicionin parazgjedhor të PDK.

***

Kosovë-shtypi: Shtetet e Quint-it mbështesin këdo që formon qeverinë/

PRISHTINË, 15 Qershor 2017/ Shtetet e Quint-it kanë kërkuar nisjen e veprimeve të shpejta për konstituimin e institucioneve, shkruan sot  shtypi i Kosovës.Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka thënë se një gjë e tillë duhet të bëhet me mirëbesim, në mënyrë që udhëheqësit e zgjedhur të fillojnë punën rreth çështjeve të rëndësishme me të cilat përballet Kosova.

Në përgjigjen dërguar gazetës Koha Ditore, Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka kujtuar verdiktin e popullit më 11 qershor.

“Votuesit e Kosovës e kanë thënë fjalën e tyre. Procesi i formimit të Qeverisë së re duhet të fillojë shpejt dhe me mirëbesim, ashtu që udhëheqësit e sapozgjedhur të mundë të fillojnë punën rreth çështjeve të rëndësishme me të cilat ballafaqohet Kosova”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës amerikane.

Në 12 qershor, një ditë pas votimeve, ambasada e Shteteve të Bashkuara ka përgëzuar popullin e Kosovës për zgjedhjet demokratike të mbajtura të dielën.

“Votuesit e Kosovës e kanë thënë fjalën e tyre dhe tani procesi i formimit të qeverisë së re duhet filluar. Shpresojmë në bashkëpunim të ngushtë me këdo që formon qeverinë e re. Shpresojmë që të gjithë zyrtarët e sapozgjedhur të Kosovës pavarësisht përkatësisë partiake do të përkushtohen për të ndërmarrë hapa për të mirën e gjithë qytetarëve të Kosovës. Kosova gëzon mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në rrugëtimin e saj drejt integrimit të plotë Euro-Atlantik”, theksohej, mes tjerash, në deklaratë./b.j/

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, qeveria e Kosoves, vijon punen

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 180
  • 181
  • 182
  • 183
  • 184
  • …
  • 225
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞
  • LËVIZJA KOMBËTARE – NGA AUTONOMIA TE PAVARËSIA E SHQIPËRISË
  • “VATRA” në Boston ju fton në “Albanian Boston Community Center” më 17 janar 2026
  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT