• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Fabrikë e re e Ujit të pijshëm afër Prishtinës

March 17, 2017 by dgreca

-Kryeministri Mustafa: Po zgjidhim problemet vitale të qytetarëve, ujin, energjinë, ngrohjen/

1 Uji2 Mustafa Uj3 Uje4 Uje5 Uje

PRISHTINË, 17 Mars 2017-Gazeta DIELLI/Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në inaugurimin e Fabrikës së re të Ujit të pijshëm në Shkabaj të Prishtinës, nga funksionalizimi i të cilës do të furnizohen me ujë të pijshëm 24 orë banorët e Komunës së Prishtinës, Obiliqit dhe Fushë Kosovës, ndërkaq do të përfitojnë edhe komunat e Podujevës, Graçanicës, Drenasit, Lipjanit dhe Shtimes.Para të pranishmëve, kryeministri Isa Mustafa u shpreh i kënaqur që po merr pjesë në promovimin e një prej investimeve më të mëdha në Kosovë që ka të bëjë me ujin, në këtë rast të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.“Është kënaqësi e madhe që ne po zgjidhim problemet më të rënda të qytetarëve, problemin e ujit, problemin e energjisë, atë të ngrohjes, që nuk e kanë rënduar vetëm Prishtinën si komunën më të madhe të Kosovës dhe kryeqendrën e Kosovës, por kanë ngarkuar edhe komunat e tjera”, tha kryeministri.Më tej, kryeministri theksoi se me këtë nuk po zgjidhet vetëm problemi i furnizimit të rregullt me ujë të Prishtinës, por edhe të gjashtë komunave që janë të ndërlidhura me këtë ujësjellës rajonal, të cilat do të kenë ujë më shumë, për arsye të furnizimit më të madh.“Unë veçmas jam i kënaqur, sepse edhe mua më ka rënë hise para pesë viteve kur e kemi përgatitur dokumentacionin për këtë investim që të nënshkruajmë, që të përcaktojmë strukturën e financimit. Më vjen mirë që Komuna e Prishtinës i ka përmbushur të gjitha obligimet e veta në shumë prej pesë milionë eurove, programi IPA i Bashkimit Evropian, poashtu Banka Zhvillimore Gjermane prej 20 milionëve dhe kështu, kemi arritur që të realizohen dhe të kryhet përafërsisht në afatin e paraparë. Sot, po shfrytëzoj rastin që t’ju uroj juve, qytetarëve të Kosovës, qytetarëve të Prishtinës dhe veçmas të falënderoj shtetin gjerman, Bankën Gjermane, Komisionin Evropian për një investim shumë të rëndësishëm, sepse nuk ka gjë më të mirë se sa qytetarëve t’iu sigurohet uji dhe nevojat elementare te tyre”, tha kryeministri Mustafa.Të pranishmëve me nga një fjalë rasti i janë drejtuar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, përfaqësuesja e BE-së, Nataliya Apostolova, zëvendës shefja e Ambasadës Gjermane në Kosovë, Cristina Gehlsen, drejtori gjeneral i KfË-së, Roland Siller, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti si dhe udhëheqësi i Ujësjellësit Rajonal Prishtina, Ilir Abdullahu.Abdullahu, në fjalën tij e ka quajtur objekt me rëndësi të veçantë dhe nga më të mirët në regjionin e Ballkanit objektin e Fabrikës së Re në Shkabaj, duke i falënderuar të gjithë kontribuuesit që kanë bërë që ky projekt të arrijë në fazën finale.Ai, po ashtu, bëri të ditur se projekti i cili u përurua sot është vazhdimësi e projektit të fazës Prishtina – faza e parë, e dytë dhe e tretë.“Me lëshimin e punës me kapacitet të plotë të këtij impianti do të arrihet një furnizim i qëndrueshëm me ujë për banorët e Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit dhe indirekt do të përfitojnë Komuna e Podujevës dhe ajo e Graçanicës, por do të përfitojnë gjithashtu edhe komunat, të cilat ne i menaxhojmë, Drenasi, Lipjani dhe Shtimja. Para nesh janë edhe sfida tjera, si impiantet e trajtimit të ujërave të zeza, në mënyrë që të kemi një Kosovë shumë më të pastër”, tha Abdullahu.Qeveria e Kosovës ka dhënë 5 milionë euro për ndërtimin e kësaj Fabrike.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: afër Prishtinës, Behlul Jashari, Fabrikë e re e Ujit të pijshëm

Pazari i ri i tiranes dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan për zhvillim

March 15, 2017 by dgreca

Fondi Shqiptaro-Amerikan për zhvillim dha kontribut të rëndësishëm për ndërtimin e Pazarit të Ri të Tiranës/

papzaririri

Të Martën me 14 Mars 2017, në Ditën e Verës,u përua Pazari i ri i Tiranës. Ky Pazar përveç se një hapësirë e re publike për qytetarët përmban tre komponentë: tregun e fruta-perimeve, merkatën e peshkut dhe të mishit dhe sheshin e eventeve. Këtu qytetarët do të blejnë produkte të freskëta të zonës së Tiranës dhe gjithë Shqipërisë. “Në merkatën e gjelbër do të jenë tregtarët e fruta perimeve, ku janë 135 tezga dhe ku do të akomodohen 135 tregtarë. Përballë është merkata e mishit dhe peshkut, ku janë 25 njësi shërbimi, restorante dhe kafene. Është edhe sheshi rekreativ, ku do të organizohen evente të ndryshme”. Aktiviteti në këtë zonë do të vijojë gjatë gjithë 24 orëve, në varësi të shërbimeve. Po si do të funksionojë ky kompleks i ri, ku për herë të parë pronar do të jenë vetë tregtarët?

“Që nga momenti i hapjes, Pazari i Ri si kompleks do të regjistrohet si OJF, që do të jetë në pronësi të vetë tregtarëve. Gjithashtu, pazari do të ketë një administratë që do të kujdeset jo vetëm për mbarëvajtjen e punës këtu, por edhe për evente, apo për të sjellë turistët e huaj dhe vendas”, sqarojnë përfqasuesit e Bashkisë. Për ndërtimin e këtij kompleksi, Fondi Shqiptaro- Amerikan i Zhvillimit, Bashkia e Tiranës dhe qeveria kanë investuar 6.5 milionë euro, ndërsa vlera e pronës, sipas bashkisë është rritur në masën 40-50%.  Dy muaj më parë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj u shpreh se, kemi hyrë në një fazë të re të bashkëpunimit, ku nuk jemi aty thjesht për të kërkuar ndihmë, por si bashkëpunëtorë dhe partnerë. Kjo do të thotë se, Fondi Shqiptaro-Amerikan po financon pazarin, tregun e fruta-perimeve dhe sheshin, Bashkia e Tiranës po bën tregun dhe markatën e mishit dhe të peshkut, kurse qeveria qendrore me anë të FZHR-së, po na ndihmon me fasadat dhe rritjen e vlerës së gjithë pronave përreth”. Ditën e fillimit të punimeve, Drejtori i Bordit Drejtues të Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, zoti Michael Granoff theksoi se, ky është një projekt dhe një shembull jashtëzakonisht i mirë për të treguar se si puna në ekip mund të përmirësojë jetën e qytetit dhe qytetarëve. “Siç e shihni, ky është një projekt mjaft ambicioz, që ka mundësinë të transformojë, jo vetëm këtë zonë, por të fillojë gjithashtu transformimin e gjithë qytetit të Tiranës. Është një projekt goxha i madh, që askush nga ne nuk mund ta bënte vetëm dhe shembulli më i mirë që jep ky projekt është bashkëpunimi dhe partneriteti i krijuar midis Bashkisë, ekipit tonë dhe midis qeverisë qendrore, për të arritur një  përfundim dhe një rezultat sa më të mirë. Ky nuk është vetëm një projekt publik, është një projekt i një partneriteti publik dhe privat. Ideja është që të gjithë personat që jetojnë dhe punojnë këtu, të jenë pronarë të kësaj hapësire”, theksoi zoti Granoff. {Pergatiti per Diellin: Shefqet Kërcelli}

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Fondi shqiptar per Zhvillim, Pazari i ri i tiranes, Shefqet Kercelli

Nis Shfuqizimi i ‘Obamacare’, gati Plani i Repubulikanëve

March 7, 2017 by dgreca

 – Republikanët prezantojnë planin për kujdesin shëndetësor/

1 Obama Care

 Ashtu sikurse kishte premtuar edhe gjatë fushatës, Presidenti Trump ka nisur përpjekjet konkrete për shfuqizimin e Obamacare, ligjit për kujdesin shëndetësor, të miratuar gjatë administratës së paraardhësit të tij, Barak Obama. Republikanët e Kongresit kanë hartuar planin zëvendues të platformës aktuale, e cila do të diskutohet shumë shpejt për të kaluar më pas në proçesin e votimit. Legjislacioni i prezantuar së fundmi është kritikuar nga demokratët, të cilët shprehen se me këtë platformë, 30 milionë qytetarë do të humbasin kudjesin shëndetësor.

Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan kanë paraqitur planin e shumë-pritur për të shfuqizuar ligjin për kujdesin shëndetësor të miratuar gjatë administratës së Presidentit Barak Obama, i cili njihet si Obamacare.

Legjislacioni i propozuar parashikon një sërë ndryshimesh thelbësore, i cili është kritikuar menjëherë nga demokratët.

Këta të fundit janë shprehur se shfuqizimi i Obamacare do të bëjë që më shumë se 30 milionë qytetarë amerikanë të humbasin kujdesin shëndetësor.

Ata shtojnë se ndryshimet e legjislacionit aktual do të favorizojnë gjithashtu rritjen e çmimit të medikamenteve.

Megjithatë, nuk janë të të njëjtit mendim republikanët. Sipas tyre, Obamacare ka qenë një projekt i gabuar dhe se ka nevojë të shfuqizohet menjëherë.

Ndryshimet që do të vijnë nga projekti i konservatorëve amerikanë pritet të reduktojnë ndjeshëm rolin e qeverisë në sigurimet shoqërore.

Aktualisht republikanët kanë shumicën në të dyja dhomat e Kongresit Amerikan, gjë që mund të lehtësojë votimin.

Megjithatë, mes tyre ka një sërë qëndrimesh të ndryshme sa i përket pikave që duhet të tjetërsohen nga plani aktual, Obamacare.

Pavarësisht, mosmarrëveshjeve për çështje të caktuara, ekspertët shprehen se ndryshimet në legjislacion do të bëhen të mundura.

Obamacare, një prej platformave më të mëdha që ndërmori ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, bëri që 20 milionë persona më shumë të kishin akses në sigurimet shëndetësore.

Ky numër, natyrisht që pritet të reduktohet me ndryshimin e politikave nga administrata e Presidentit aktual, Donald Trump.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: gati, Nis Shfuqizimi i 'Obamacare', Plani i Repubulikanëve

Kosovë-Kroaci, marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë

March 6, 2017 by dgreca

-Gjatë vizitës zyrtare në Kroaci ministri Avdullah Hoti është pritur nga ministri i Financave i Republikës së Kroacisë, Zdravko Marie/1 Ministri Hoti Kroaci

PRISHTINË, 6 Mars 2017-Gazeta DIELLI/ Kosova dhe Kroacia nënshkruaan sot Marrëveshjen për shmangien e tatimit të dyfishtë. Kjo bëhet e ditur në njoftimin e dërguar nga Zagrebi, ku ministri kosovar i Financave, Avdullah Hoti, i shoqëruar edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri, gjendet për vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë.

Gjatë vizitës zyrtare në Kroaci ministri Avdullah Hoti është pritur nga ministri i Financave i Republikës së Kroacisë, Zdravko Marie, me të cilin diskutuan në lidhje me thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve me theks të veçantë në fushën e tatimeve, luftën e ekonomisë joformale, fushën e fiskalizimit, si dhe në fusha tjera.Me këtë rast, ministri Hoti dhe homologu i tij Marie kanë nënshkruar Marrëveshjen ndërmjet Republikës së Kosovës  dhe Republikës së Kroacisë për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin.Në kuadër të bashkëpunimit në fushën e fiskalizimit ministri kroat Zdravko Marie njoftoi ministrin Avdullah Hoti për gatishmërinë e shtetit kroat që të ofrojë përvojën e tyre për shtetin e Kosovës në fiskalizimin e bizneseve.Ministri Hoti  gjatë vizitës në Republikën e Kroacisë, i shoqëruar edhe nga homologu i tij kroat Zdravko Marie vizitoi Administratën Tatimore të Kroacisë, ku panë për së afërmi funksionimin e kësaj Administrate, si dhe u njoftuan nga stafi i saj me sistemin  fiskal të shtetit të Kroacisë./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: ministri Hoti, tatimi i dyfishte, vizite Kroaci

Kosovë-Oda Amerikane dhe ARDA, memorandum mirëkuptimi

March 3, 2017 by dgreca

3 odaPRISHTINË, 3 Mars 2017-Gazeta DIELLI/ Asociacioni i Agjencive Rajonale Zhvillimore (ARDA) dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë nënshkruan sot një Memorandum Mirëkuptimi i cili parasheh fuqizimin e partneritetit ndërmjet këtyre institucioneve në funksion të përmirësimit të zhvillimit ekonomik dhe social të vendit.

Memorandumi i Mirëkuptimit, i cili u nënshkrua ndërmjet Drejtoreshës Ekzekutive e ARDA Mrikë Macula dhe Drejtorit Ekzekutiv të Odës Amerikane Arian Zeka, mes tjerash parasheh koordinimin e aktiviteteve të zhvillimit, përkrahjes dhe promovimit të sektorit të  Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme -NVM-ve, krijimin e vendeve, përpilimin e analizave ekonomike, implementimin e përbashkët të projekteve zhvillimore dhe shkëmbimin e ekspertizave përkatëse në fushat specifike të ekonomisë.Me këtë memorandum, ARDA merr përsipër edhe ofrimin e mbështetjes për anëtarët e Odës Amerikane gjatë përpjekjeve të tyre për investim në rajonet e ndryshme të Kosovës, si dhe ofrimin e mbështetjes për investitorët potencialë amerikanë./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Memorandumi, Mirekuptimi, oda amerikane

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 190
  • 191
  • 192
  • 193
  • 194
  • …
  • 229
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJË PORTRET QË VAZHDON TË PASUROHET
  • Përkujtojmë sot, në përvjetorin e ndarjes nga jeta, rilindësin Jeronim de Rada
  • LETËR E HAPUR KRYEMINISTRIT TË KOSOVËS, Z. ALBIN KURTI
  • Skënderbeu në prozën dhe shtypin amerikan
  • Kur harrojmë historinë dhe rrënjët tona, rrezikojmë të humbasim vetveten
  • SHBA-ja dhe Izraeli nisën njё sulm të madh ndaj objektivave në mbarë Iranin
  • “Portret Historik” – Mehdi Frashëri: Një profil mes shtetformimit dhe historiografisë
  • Drejtësia ndërkombëtare, narrativat gjeopolitike dhe kohezioni shqiptar
  • EDITORI I DIELLIT DR. ATHANAS GEGAJ, PERSONALITET I VATRËS E SHQIPTARËVE TË AMERIKËS
  • Kosova’s Fight For Justice And Healing Starts In Albanian Homes
  • FILARMONIA E KOSOVËS  KONCERT FESTIV NË VJENË
  • Refat Gurrazezi, djaloshi nga Skrapari që drejtoi në SHBA për 11 vjet gazetën “Dielli” dhe për 14 vjet ishte sekretar i “Vatrës”
  • JAKUP KRASNIQI, MISIONARI I MADH LËVIZJES KOMBËTARE
  • Kush e bleu kokën e Ali Pashë Tepelenës: Fundi i luanit të Janinës
  • PËR LIBRIN E SHPENDI TOPOLLAJT “KADAREJA I PAVDEKSHËM”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT