• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Kroaci, marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë

March 6, 2017 by dgreca

-Gjatë vizitës zyrtare në Kroaci ministri Avdullah Hoti është pritur nga ministri i Financave i Republikës së Kroacisë, Zdravko Marie/1 Ministri Hoti Kroaci

PRISHTINË, 6 Mars 2017-Gazeta DIELLI/ Kosova dhe Kroacia nënshkruaan sot Marrëveshjen për shmangien e tatimit të dyfishtë. Kjo bëhet e ditur në njoftimin e dërguar nga Zagrebi, ku ministri kosovar i Financave, Avdullah Hoti, i shoqëruar edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri, gjendet për vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë.

Gjatë vizitës zyrtare në Kroaci ministri Avdullah Hoti është pritur nga ministri i Financave i Republikës së Kroacisë, Zdravko Marie, me të cilin diskutuan në lidhje me thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve me theks të veçantë në fushën e tatimeve, luftën e ekonomisë joformale, fushën e fiskalizimit, si dhe në fusha tjera.Me këtë rast, ministri Hoti dhe homologu i tij Marie kanë nënshkruar Marrëveshjen ndërmjet Republikës së Kosovës  dhe Republikës së Kroacisë për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin.Në kuadër të bashkëpunimit në fushën e fiskalizimit ministri kroat Zdravko Marie njoftoi ministrin Avdullah Hoti për gatishmërinë e shtetit kroat që të ofrojë përvojën e tyre për shtetin e Kosovës në fiskalizimin e bizneseve.Ministri Hoti  gjatë vizitës në Republikën e Kroacisë, i shoqëruar edhe nga homologu i tij kroat Zdravko Marie vizitoi Administratën Tatimore të Kroacisë, ku panë për së afërmi funksionimin e kësaj Administrate, si dhe u njoftuan nga stafi i saj me sistemin  fiskal të shtetit të Kroacisë./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: ministri Hoti, tatimi i dyfishte, vizite Kroaci

Ministri Hoti në Departamentit të Shtetit dhe Thesarit Amerikan

October 7, 2016 by dgreca

*SHBA-Kosovë, ministri Hoti takohet me përfaqësuesit e Departamentit të Shtetit dhe Thesarit Amerikan/

*Ministri Hoti takohet me zyrtarë të lartë të FMN-së në Uashington/

1-ok-hoti

1-hotiWASHINGTON, 7 Tetor  2016-Gazeta DIELLI/ Gjatë qëndrimitnë Washington, ministri i Financave në qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti u takua me Drejtorin e zyrës për Evropën Juglindore pranë Departamentit të Shtetit Matthew Palmer, me të cilin bisedoj rreth progresit që ka arritur Kosova në zhvillimin ekonomik.

Hoti e informoj Palmer lidhur me ecurinë e Programit SBA me FMN-në si dhe me projektet e Bankës Botërore. Po ashtu u bisedua edhe për bashkëpunimin me Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), si dhe për projektet të cilat priten të mbështetën nga Shtete e Bashkuara të Amerikës përmes kësaj Korporate.

Palmer e përgëzoj ministrin Hoti për të arriturat e Kosovës në fushën ekonomike si dhe premtoi mbështetjen e plotë të Departamentit të Shtetit në çështjet që ndërlidhen me zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Ministri Hoti po ashtu u takua edhe me Larry McDonald, përfaqësues i Thesarit Amerikan, me të cilin diskutoi mbi zhvillimet e fundit ekonomike e fiskale në Kosovë, si dhe për mbështetjen e Thesarit Amerikan dhënë Ministrisë së Financave. McDonald vlerësoi lart arritjet e deritanishme dhe u zotua që Thesari Amerikan do të vazhdoj të mbështesë Ministrinë e Financave, në veçanti në reformat që lidhen me borxhit publik./b.j/

***

Ministri Hoti takohet me zyrtarë të lartë të FMN-së në Uashington

2-hoti-zyrtar

1-hoti-zyrtar-okMinistri i Financave Avdullah Hoti po udhëheqë delegacionin e Kosovës në takimet Pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore(BB), që po mbahen në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Gjatë ditës së sotme Ministri Avdullah Hoti bashkë me Guvernatorin e Bankës Qendrore z. Bedri Hamza dhe delegacionin e Kosovës u takuan me Zëvendësdrejtorin Menaxhues të FMN-së z. Tao Zhang,  Drejtorin për Evropë të FMN-së z. Paul Thomsen, Drejtorin Ekzekutiv z. Ibrahim Canakci, si dhe përfaqësues të tjerë të FMN-së. Në këto takime u diskua për një numër çështjesh, duke përfshirë progresin e arritur në implementimin e Programit Stand-By, si dhe hapat që duhet të ndërmerren për të përmbyllur këtë program me sukses.Përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar vlerësuan arritjet e deritanishme, dhe u zotuan për të vazhduar  edhe më tutje me përkrahjen e reformave në Kosovë.Një çështje që u diskutua në të gjitha takimet me përfaqësuesit e FMN-së ishte ajo që lidhet me Veteranët e Luftës dhe nevojën mjaft urgjente që skema e pensioneve për këtë kategori të reformohet sa më shpejtë, për tu siguruar se kjo skemë është e qëndrueshme në periudhën afatgjate.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: ministri Hoti, ne Departamentin e Shtetit, SHBA, Thesarit

Presidenti Thaçi dhe presidenti i BERZH (EBRD) flasin për zhvillimin ekonomik

July 25, 2016 by dgreca

-Ministri Hoti priti në takim presidentin e BERZH-it Suma Chakrabarti/

Prishtinë, 25 korrik 2016 – Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot një delegacion të Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, të udhëhequr nga presidenti i kësaj organizate, Suma Chakrabarti.Presidenti Thaçi e uroi presidentin Chakrabarti për rizgjedhjen e tij në postin udhëheqës të EBRD-së dhe u shpreh i kënaqur për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë.

“Kam pasur kënaqësinë të bashkëpunoj me ju si Kryeministër i Kosovës dhe si Ministër i Jashtëm, kurse tash kam kënaqësinë që të vazhdojë këtë bashkëpunim edhe në detyrën e re”, u shpreh presidenti Thaçi.

Duke folur për punën e EBRD-së, presidenti Thaçi tha se “EBRD ka projekte të rëndësishme për Kosovën” dhe shtoi se janë gati 50 projekte që po zbatohen apo janë zbatuar në Kosovë deri më tani.Presidenti Chakrabarti e uroi gjithashtu presidentin Thaçi për zgjedhjen e tij President i Republikës së Kosovës dhe e njoftoi për angazhimin e organizatës që ai kryeson në Kosovë.“Është koha për strategjinë e re të zhvillimit. Do të përqendrohemi në përkrahjen për sektorin privat, në sektorin e energjisë dhe efiçiencës, si dhe në ndërlidhjen duke investuar në infrastrukturë, hekurudha dhe rrugë”, ka thënë presidenti Chakrabarti.

“Ekonomia e Kosovës po shënon rritje të vazhdueshme, përkundër sfidave”, u shpreh presidenti Chakrabati.Presidenti Thaçi vlerësoi përkrahjen e EBRD-së në zhvillimin e Kosovës dhe përkrahu përpilimin e strategjisë së re zhvillimore.“Roli i juaj në Kosovë është i pazëvendësueshëm”, u shpreh presidenti Thaçi.“Do të keni përkrahjen time të parezervë si president”, përfundoi ai./b.j/

***

BERZH, për zhvillimin ekonomik të Kosovës

-Ministri Hoti priti në takim presidentin e BERZH-it Suma Chakrabarti/

-“Dëshira ime është që në Kosovë të shohë biznese private të zhvilluara,  sepse zhvillimi i këtij sektori është e vemja rrugë zhvillimore e një vendi”, tha presidenti e BERZH-it/

PRISHTINË, 25 Korrik 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Ministri i Financave në qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti priti sot në takim presidentin e BERZH-it Suma Chakrabarti. Në këtë takim u bisedua për kontributin, marëdhënie e mira ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it si dhe vazhdimin e bashkëpunimit financiar ndërmjet dy institucioneve me theks të veçantë për zbatimin e projekteve të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Gjatë takimit u diskutua edhe për mbështetjen nga BERZH-i për financimin e projekteve kapitale të qeverisë, në veçanti për projektet infrastrukturore, në sektorin e transportit, ujitje dhe për zonat ekonomike si dhe mbështetja e skemës për garantimin e kredive.

Ministri Hoti duke i uruar mirëseardhje në Kosovë presidentit të BERZH-it Chakrabarti falënederoi atë dhe institucionin të cilin ai drejton për gadishmerinë për të ndihmuar Kosovën përmes invesitmeve në projekte të rëndësishme për vendin si dhe shprehi nevojën për bashkëpunim të mëtutjeshëm ndërmjet dy institucioneve.

Ai gjithashtu e njoftoi për procesin buxhetor, për të hyrat, politikat fiskale, bashkimin e ATK-së dhe Doganës në një agjenci të vetme tatimore, për hapat që po merrë qeveria e Kosovë për zhvillimin ekonomik të vendit si dhe për masat të cilat janë marrë për të  luftuar ekonominë jo formale të cilat kanë ndikuar dukshëm edhe në rritjen e të hyrave buxhetore në Buxhetin e Kosovës.

Ministri Hoti gjithashtu tha se Kosova është anëtar i ri në BERZH dhe deri më tani ka marrë mbështetje kreditore në vlerë prej 204 milionë euro për projekte të ndryshme për përmirësimin transportit hekurudhorë,  rrugorë dhe trafikun urban.

“Po ashtu jemi duke identifikuar edhe fusha të tjera të cilat  përmes projeteve do t’i zbatojmë në bashkëpunim me BERZH-in dhe  falenderoj z. Chakrabarti për gadishmërinë  e tij për të rritur bashkëpunumin edhe në të ardhmen”, tha ministri kosovar. Ai gjithashtu shprehi bindjen se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it do të vazhdojë sidomos në fushën e zhvillimit ekonomik dhe integrimit të vendit në BE.

Presidenti e BERZH-it, Suma Chakrabarti, duke falenderuar ministrin Hoti për pritjen vlerësoi lartë dhe mjaft pozitiv bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it. Ai gjithashtu shprehi gadishmërinë e institucionit të cilin drejton për të rritur edhe më shumë bashkepunimin në fushat të cilat krijojnë një perspektivë integruese të Kosoves në BE si dhe në fushat të cilat ndikojnë në rritjen e mirëqenies së qytetarëve në Kosovë.​

“Dëshira ime është që në Kosovë të shohë biznese private të zhvilluara,  sepse zhvillimi i këtij sektori është e vemja rrugë zhvillimore e një vendi”, tha presidenti e BERZH-it, Chakrabarti.

Presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Suma Chakrabarti mbërriti sot në Kosovë. Ai do pritet, sot pasdite, edhe nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa do zhvilloi edhe takime tjera.

Në gusht të verës së kaluar,kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka takuar në Vjenë presidentin e BERZH,  Suma Chakrabarti, i cili ka sigurar për  mbështetjen e mëtutjeshme për projektet konkrete në Kosovë.

 

 

Filed Under: Komente Tagged With: Berzh, ministri Hoti, Thaçi-Suma Chakrabarti, zhvillim ekonomik

Kosova drejt BE-së, zhvillime pozitive

June 30, 2016 by dgreca

-Ministri i Financave Avdullah Hoti në Vjenë: Procesi i integrimit të Kosovës në BE ka  ndikuar në përmirësimin e politikëbërjes në fushën e ekonomisë. Procesi i Berlinit është padyshim një shtyllë shumë e vlefshme e kredibilitetit të perspektivës evropiane dhe një mekanizëm udhëzues për përpjekjet rajonale drejt tranzicionit të nevojshëm të para-anëtarësimit/

PRISHTINË, 30 Qershor 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/Procesi i integrimit të Kosovës në BE ka  ndikuar në përmirësimin e politikëbërjes në fushën e ekonomisë, tha ministri i Financave Avdullah Hoti në Konferencën e Bankës Botërore “Dialogu i politikës së Ballkanit Perëndimor mbi Investimet, Vendet e Punës dhe Integrimin”, që u mbajt në Vjenë, Austri, bën të ditur njoftimi i dërguar sot.

“Për ne si vendimmarrës, gjetja e politikave që stimulojnë produktivitetin në ekonomi dhe  rezultojnë me rritje të punësimit dhe mirëqenies së përgjithshme, mbetet sfida më e madhe. Duke pasur parasysh këtë sfidë, unë do përpiqem të shpjegoj se si procesi i integrimit në BE, duke përfshirë këtu edhe bashkëpunimin rajonal, është duke kontribuar në përpjekjet e Kosovës për të formuluar politika që adresojnë kufizimet e rritjes ekonomike dhe pengojnë konvergjencën”, tha ministri kosovar Hoti.Ai theksoi gatishmërinë për të kontribuar edhe më tutje në atë që po bëhet një praktikë e mirë e komunikimit në mes të politikëbërësve, ekspertëve dhe partnerëve zhvillimorë të Ballkanit.

“Qëllimisht po e vendos bashkëpunimin rajonal nën ombrellën e procesit të integrimit evropian për të theksuar rëndësinë e perspektivës së integrimit në BE si shtytësin kryesor të përpjekjeve rajonale për arritjen e stabilitetit të nevojshëm për adresimin e vështirësive strukturore”, shtoi ministri Hoti.

Ai theksoi se, procesi i Berlinit është padyshim një shtyllë shumë e vlefshme e kredibilitetit të perspektivës evropiane dhe një mekanizëm udhëzues për përpjekjet rajonale drejt tranzicionit të nevojshëm të para-anëtarësimit.

“Si politikëbërës, ne e kuptojmë që ky tranzicion kërkon kohë dhe shumë punë, por duke pasur parasysh rrethanat e rajonit dhe duke pasur parasysh pasiguritë e fundit të zgjerimit, është me rëndësi të madhe që përkushtimi për zgjerim të sforcohet vazhdimisht dhe të komunikohet nga të gjitha palët”, u shpreh ministi i Financave i Kosovës.

Ndërsa, sa i përket përvojës së Kosovës me sfidat dhe përfitimet e procesit të Integrimit, gjatë prezantimit të tij ministri Hoti tha se, Kosova padyshim mbetet e mbingarkuar me probleme strukturore, por progresi në vitet e fundit ka qenë i konsiderueshëm.

“Në këtë drejtim, procesi i integrimit në BE ka qenë shumë i dobishëm në ndërtimin e një konsensusi kombëtar mbi qasjen strategjike për adresimin e nevojave të vendit – pavarësisht nga ciklet zgjedhore apo qasjet ideologjike ndaj zhvillimit. Në fakt, ky proces ka vendosur ekonominë në krye të diskutimeve për politikat e brendshme dhe i ka kontribuar në një kuptimi të gjerë se prosperiteti mund të rritet vetëm përmes rritjes së qëndrueshme ekonomike”, theksoi ministri kosovar.

Ministri Hoti bëri të ditur se ndikimi i procesit të integrimit në BE ka qenë veçanërisht i rëndësishëm në përmirësimin e politikëbërjes në fushën e ekonomisë, konkretisht në kapacitetet e qeverisë për planifikim strategjik më afatgjatë dhe për një qasje të strukturuar për adresimin e sfidave strukturore.

“Kosova ka përmirësuar së fundi sistemin e saj të integruar të planifikimit, me anë të të cilit politika jonë është funksionalizuar në një platformë me tre nivele: Së pari, ne kemi miratuar një Strategji të Zhvillimit afatgjatë që përcakton vizionin për zhvillim si dhe inkorporon synimin e konvergjencës përmes përmirësimeve të kapitalit njerëzor, mirëqeverisjes, aftësisë konkurruese dhe infrastrukturës. Në nivel më operacional, ne kemi harmonizuar këto objektiva me masat specifike të identifikuara në Programin e Reformave Ekonomike dhe Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, si dhe njëherësh, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, kemi ankoruar axhendën tonë të reformave në procesin e MSA-së me anë të një plani të zbatimit”, shtoi ministri Hoti.

Të nxitur nga procesi i integrimit në BE, vijoi ai, kemi ndërmarrë edhe një numër të konsiderueshëm të reformave për lehtësimin e tregtisë, ku  intensivisht jemi angazhuar në nismat dypalëshe dhe rajonale për të ulur koston e tregtisë përmes thjeshtëzimit të procedurave doganore.

“Në të njëjtën kohë, kemi pasur edhe një vit të bujshëm të bashkëpunimit me shumë partnerë rajonalë për shkëmbimin e përvojave lidhur me integrimin në BE. Si nënshkruesja e fundit e një MSA, kemi pasur privilegjin për t’u angazhuar në aktivitete të shumta për shkëmbimin e përvojave të qeverisjes me partnerët rajonalë që kanë kaluar nëpër këtë fazë të integrimit. Derisa fokusi kryesor i këtij angazhimi ka qenë në procesin e integrimit, ai ka pasur edhe efekte tjera pozitive në fusha të tjera të qeverisjes”, përfundoi ministri i Financave në qeverinë e Kosovës, Hoti.

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Kosova drejt BE-së, ministri Hoti, zhvillime pozitive

Kosovë-Viti 2016 për rritje ekonomike dhe stabilitet

January 2, 2016 by dgreca

-Buxheti i Shtetit të Kosovës plotësisht i harmonizuar me Fondin Monetar Ndërkombëtar/*
-Ministri i Financave, Avdullah Hoti: Të hyrat e rregullta buxhetore për vitin 2016 janë planifikuar të jenë 1 miliard e 598 milionë euro, që është një rritje prej 4.1% krahasuar me vitin 2015 dhe 19% më shumë se në vitin 2014/
Nga Behlul Jashari*/ PRISHTINË, 2 Janar 2016/ Buxheti i Shtetit për vitin 2016, i miratuar edhe në Kuvend brenda afatit ligjor, është në linjë të plotë me objektivat e qeverisë për rritje të qëndrueshme ekonomike e stabilitet buxhetor dhe është plotësisht i harmonizuar me Fondin Monetar Ndërkombëtar, tha ministri kosovar i Financave, Avdullah Hoti.
“Të hyrat e rregullta buxhetore për vitin 2016 janë planifikuar të jenë 1 miliard e 598 milionë euro, që është një rritje prej 4.1% krahasuar me vitin 2015 dhe 19% më shumë se në vitin 2014. Për vitin 2016, shpenzime bazë parashihet të jenë 1 miliard e 678 milionë euro”, bëri të ditur ai.
Në konferencën për shtyp të fundvitit dhe pritjen për gazetarë, ministri Hoti theksoi se, nga gjithsej 76 projektligje të miratuara nga qeveria, 17 prej tyre janë përgatitur nga Ministria e Financave, që është 22% e programit legjislativ të realizuar nga qeveria gjatë këtij viti. Për krahasim, në vitin 2014 Ministria e Financave kishte përgatitur 7 projektligje.
“Në 64 mbledhjet e rregullta të qeverisë në 2015-tën, janë trajtuar 569 pika të rendit të ditës, prej të cilave 99 pika – 17% kanë qenë të Ministrisë së Financave”, tha ministri, duke bërë të ditur edhe se kjo Ministri ka proceduar 27 çështje të ndryshme në Komisionin për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës, ndërsa 54 në Komitetin për Partneritet Publiko-Privat.
“Krahasuar me vitin e kaluar, sivjet kemi të hyra 9% më shumë nga Dogana e Kosovës, e cila mbledh 946 milionë euro, dhe 12% – 36 milionë më shumë nga Administrata Tatimore. Në total, gjatë këtij viti mblidhen 113 milionë euro më shumë se vitin 2014”, thekohet në statistikat e raportit vjetor 2015 të Ministrisë së Finacave.
Ministri Hoti bëri të ditur se, në programin e qeverisë së Kosovës 2014-2018 është planifikuar që të bëhet unifikimi i Doganave dhe Administratës Tatimore në një Agjenci të përbashkët të të hyrave. “Qeveria, me propozim të Ministrisë së Financave, ka miratuar planin inicial për këtë reformë të madhe. Është themeluar Grupi Koordinues me përfaqësues të Doganës dhe Administratës Tatimore dhe ekspertë të jashtëm e vendorë. Planifikohet që procesi i bashkimit të Doganës dhe Administratës Tatimore të përfundojë në fund të vitit 2016 dhe Agjencia e të Hyrave të fillojë punën në 2017-ën”, tha ai.
Ministri Hoti më tej theksoi se, Buxheti i vitit 2015 ekzekutohet në nivel prej 95.5% që është shkallë mjaft e lartë e ekzekutimit dhe se, viti përmbyllet me deficit sipas rregullës fiskale dhe në përputhje me marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
“Ka filluar pagesa e përvojës së punës për të gjithë të punësuarit në sektorin publik. Si rezultat, janë rritur pagat mesatarisht nga 3% deri në 22%. Kjo rritje e pagës ka kushtuar rreth 30 milionë euro shtesë që nuk kanë qenë të planifikuara, por që kanë ardhur nga kursimet. Kursimet e bëra na kanë mundësuar që të rrisim nga muaji nëntor asistencën sociale me 25% për 27 mijë familje që janë në këtë skemë. Për herë të parë kemi filluar me pagesën e pensioneve për veteranën e luftës të UÇK-së në vlerë prej 170 euro në muaj”, tha ministri Hoti.

Ai vlerësoi se, një arritje e konsiderueshme ishte hyrja në program 22 mujor me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

“Programi parasheh shumë reforma fiskale, ekonomike e financiare, me objektivin kryesor ruajtjen dhe përmirësimin e mëtutjeshëm të stabilitetit buxhetor dhe financiar, rritjen më të madhe të ekonomisë”, tha ministri i Financave të Kosovës.
Duke folur për reformat ekonomike dhe efektet e tyre, ministri Hoti tha se kjo është qeveria e parë që ka filluar punën me Program Qeverisës katërvjeçar të proceduar dhe të aprovuar në Kuvendin e Kosovës.
“Ky program përmban objektivat konkrete që ka ky koalicion qeverisës. Në fillim të këtij viti, për herë të parë kemi aprovuar ‘Programin për Reforma Ekonomike’ dhe e kemi dërguar në Komisionin Evropian. Ky është një dokument që elaboron reformat afatmesme ekonomike e fiskale që do të ndërmerrë qeveria”, u shpreh ministri i Financave.
Ndërsa, lidhur me mrrëveshjet ndërkombëtare për bashkëpunim financiar, teknik dhe ekonomik, Hoti tha se janë nënshkruar 10 marrëveshje për bashkëpunim financiar në vlerë totale prej 143 milionë euro, prej të cilave 107 milionë janë kredi dhe 36 milionë euro grante.
“Ministria e Financave ka bashkëpunuar me Ministrinë e Integrimeve Evropiane për të themeluar Këshillin Kombëtar të Investimeve (KKI), i cili është një nga kriteret e BE-së për bashkëfinancim me fondet IPA”, tha ministri Hoti.
Ai vijoi se, Ministria e Financave ka luajtur rol kyç në përgatitjen dhe konfirmimin e aplikacionit për grant nga BE lidhur me financimin deri në 51% të Rehabilitimit të Linjës Hekurudhore 10.
“Listat Prioritare të Projekteve janë përpiluar për herë të parë për sektorët e transportit, mjedisit dhe energjisë. Ministria e Financave, përmes Këshillit Kombëtar të Investimeve ka dërguar në Kornizën e Ballkanit Perëndimor (ËBIF) tri aplikacione për studim të fizibilitetit, të cilat janë aprovuar dhe janë ndarë 1.5 milionë euro për të bërë studimin e fizibilitetit për kanalin e Ibër-Lepencit përgjatë lumit Lepenc”, tha Hoti.
Ai bëri të ditur edhe se, Agjencia për Prokurime të Centralizuara, që funksionon brenda Ministrisë së Financave, për herë të parë pas shumë vitesh ka filluar me prokurime të centralizuara bazuar në Udhëzimin Administrativ të miratuar në qeveri në fillim të vitit 2015.
“Me këtë është plotësuar vërejtja e Komisionin Evropian e paraqitur vazhdimisht në Raportin e Progresit. Në vitin e ardhshëm, ne do të zgjerojmë numrin e organizatave buxhetore të përfshira në prokurime të centralizuara dhe listën e mallrave që do të prokurohen në mënyrë të centralizuar”, tha ministri Hoti.
Ministri i Financave bëri të ditur edhe se, Buxheti 2016 për shpenzime kapitale prej 463 milionë euro mundëson financimin në ndërtime në 39 shkolla në mbarë vendin, të objekteve për universitetet e reja në Mitrovicë, Gjilan, Gjakovë dhe Pejë, të 25 objekteve sportive, 4 qendrave rinore, 24 objekteve të ndryshme në shëndetësinë primare, sekondare dhe terciare, 15 objekteve të kulturës dhe artit, mbi 116 rrugëve të ndryshme rajonale dhe lokale në tërë Kosovën, financimin e mëtejmë të autostradës Prishtinë-Hani i Elezit dhe të projekteve të tjera – mbi 30 në ujëra dhe mbrojtje të mjedisit.
Janë bërë rritje të financimit edhe për pajisje të nevojshme për Forcën e Sigurisë të Kosovës drejt transformimit në Forcë të Armatosur të Kosovës.
“Kemi rritur buxhetin për Forcat e Sigurisë së Kosovës me 9%, për modernizim dhe përmbushje të standardeve për transformimin e kësaj force në ushtri”, theksoi ministri Hoti.
*Foto Gazeta Dielli: Ministri i Financave në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe korrespondenti në Prishtinë i Gazetës Dielli – Behlul Jashari, në pritjen pas konferencës për shtyp të fundvitit 2015

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, Kosove, ministri Hoti, rritje ekonomike, Viti 2016

Artikujt e fundit

  • Shqipëtarët me besim të pakufishëm se Amerika se do të jetë miku ynë i përjetshëm
  • Eugene Pittard dhe kontributi i tij nё zbulimin e periudhёs sё Neolitit (7000-4500 p.Kr) nё Shqipёri
  • Argjentina një ëndërr e jetuar
  • “Kisha mesjetare e Shën Aleksandrit në Bokion (Pruell-Spiten): Historia dhe arkitektura”
  • 4 Korriku – Meteor i Demokracisë Botërore dhe Dritë Udhërrëfyese për Lirinë e Popujve
  • FEDERATA VATRA: AMERIKË, GËZUAR 4 KORRIKUN, 249 VJETORIN E PAVARËSISË
  • 10 arsye përse ne shqiptarët duhet të duam SHBA-në pa kushte
  • Jehona e Deklaratës së 4 Korrikut të vitit 1776 në SHBA dhe Shqipëria
  • Sotir Kolea, 4 shtator 1872 – 3 korrik 1945
  • Bajroni dhe dy këngë të Folklorit Shqiptar
  • Aty, ku fjala, kënga, vallja, lutjet, gëzimi e hidhërimi bëheshin vetëm shqip!
  • 7 Fakte Tronditëse Ujë me Akull ose me Temperaturë dhome
  • SHKOLLA VERORE SHQIPE NE KROACI, SELCE 2025
  • Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë Dr. Atdhe Hetemi priti në takim Dr. Elmi Berishën, kryetarin e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës, VATRA
  • Mësuesit e Shkollës Shqipe në Bavari

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT