• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Fondi Zhvillimor mbështet dy projekte në veri të Kosovës

July 22, 2016 by dgreca

-Katër komunat veriore të Kosovës -Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviçi e Zubin Potoku banohen me shumicë nga komuniteti serb/

PRISHTINË, 22 korrik 2016-B.Jashari/Bordi Menaxhues i Fondit Zhvillimor gjatë takimit të sotëm të mbajtur në Prishtinë ka ndarë 700,000 euro për dy projekte në pjesën veriore të Kosovës.Zyra e BE në Kosovë në njoftimin e dërguar thekson se, mbi 400,000 euro janë ndarë për zhvillimin ekonomik lokal në Komunën e Zubin Potokut, përfshirë zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, mbështetjen në bujqësi dhe vet-punësimin.Bordi ndau gati 300,000 euro për Komunën e Zveçanit për ndërtimin e rrjetit komunal të ujit dhe ujërave të zeza, rrjetit të energjisë elektrike dhe infrastrukturës rrugore për 10 shtëpi banimi të rasteve sociale të financuara nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe për 20 shtëpi për të zhvendosurit të financuara nga Ministria për Komunitete dhe Kthim.

Bordi u pajtua gjithashtu me planin e sugjeruar të auditimit të veprimtarisë së Fondit që të bëhet nga ana e Auditorit të Përgjithshëm. Kjo do të fillojë në vjeshtë të këtij viti.

Fondi Zhvillimor gjeneron të hyra nga taksat e mbledhura në vendkalimet kufitare Jarinje/Rudnicë dhe Tabavije/Bërnjak (vendkalime veriore Kosovë-Serbi). Të hyrat e mbledhura deri më tani arrijnë në 10 milionë euro dhe përdoren për të mbështetur zhvillimin socio-ekonomik të komunave veriore të Kosovës. Deri më tash, mbi 7 milionë euro janë dhënë nga Fondi Zhvillimor për katër komunat veriore të Kosovës. Funksionimi i Fondit vendoset nga Bordi Menaxhues i përbërë nga Samuel Zhbogar, Kryesues i Bordit në cilësinë e Përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë, Ministri i Financave të Kosovës, Avdullah Hoti në emër të autoriteteve kosovare dhe Danijella Zubac në emër të komunitetit serb.Katër komunat veriore të Kosovës -Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviçi e Zubin Potoku banohen me shumicë nga komuniteti serb.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: dy projekte, Fondi Zhvillimor, në veri të Kosovës

Kapitull i ri i Kosovës me Gjermaninë për bashkëpunimin ekonomik

July 21, 2016 by dgreca

-Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, viziton Berlinin/

Berlin, 21 korrik 2016/ Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka nisur një vizitë zyrtare në Gjermani ku në fokus të axhendës së tij janë takimet me homologun e tij gjerman, Walter Steinemier, zyrtarë në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe udhëheqës të tjerë politik dhe ekonomik.

Nga Berlini MPJ kosovare në njoftimin e sapodërgur thekson se, në ditën e parë të vizitës Hoxhaj ka takuar Michael Harms, Drejtor i Komitetit Lindor të Ekonomisë Gjermane për të diskutuar mundësinë e rritjes së investimeve gjermane dhe njëkohësisht thellimin e bashkëpunimit në këtë drejtim.  Hoxhaj ka deklaruar pas takimeve, se po e viziton Berlinin për të shtyrë përpara një kapitull të ri të bashkëpunimit që në fokus ka zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Jam për vizitë në Berlin si një mik i Gjermanisë dhe për të konfirmuar lidhjet e ngushta që ekzistojnë mes dy vendeve. Pas përkrahjes së madhe në çlirimin, rindërtimin dhe shtet ndërtimin e Kosovës nga ana e Gjermanisë, konsideroj se duhet të hyjmë në një fazë të re të marrëdhënieve e që ka si prioritet bashkëpunimin ekonomik. Dhe për këtë do të angazhohem me të gjitha kapacitetet e mija” ka deklaruar Hoxhaj.

Kryediplomati kosovar, ka zhvilluar një takim edhe me Frank Priess, zëvendësdrejtor i Konrad Adenauer Stiftung për Evropë dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, me të cilin ka diskutuar për nevojën e zgjerimit të fushë-veprimtarisë dhe përfshirjes edhe më të madhe të Fondacionit KAS në Kosovë.Hoxhaj, ka thënë se “përvoja dhe ndihma e këtij fondacioni do të ishte shumë e rëndësishme për forcimin e demokracisë, shoqërisë civile dhe të partive politike. Ministri Hoxhaj gjatë ditës ka takuar edhe Prof. Dr. Michael Stürmer, botues, kryeredaktor dhe historian i njohur gjerman dhe përkrahës i çështjes së Kosovës. Në agjendë të vizitës së tij, Hoxhaj do të takohet të premten edhe me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Walter Steinmeier./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: bashkepunim ekonomik, Kosovë-Gjermani

Kosovë-Shqipëri, bashkëpunim edhe për kromin

July 14, 2016 by dgreca

-B.Jashari/Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ishte dje në Gjakovë, ku së bashku me  ministrin Kosovar të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, u prit nga kryetarja e komunës Mimoza Kusari dhe më pas vizituan Fabrikën për pasurimin e kromit Deva.

“Potenciali minerar që ka Republika e Kosovës nuk është shfrytëzuar në kapacitet që ka, andaj qeveria do të shqyrtojë të gjitha mundësitë që të krijojë kushte më të favorshme për kompanitë e sektorit minerar me qëllim të shfrytëzimit të këtyre resurseve dhe krijimin e vendeve të reja të punës”, tha ministri Stavileci.

Kusari-Lila tha se vizita ka për qëllim vlerësimin e mundësive të rritjes se kapaciteteve për miniera. “Ne jemi të interesuar të shohim cilat janë mundësitë për hapjen e minierave të mëhershme në komunën e Gjakovës dhe për bashkëpunimin me Shqipërinë”, tha ajo.

Ambasadori shqiptar Minxhozi vlerësoi se e rëndësishme është që të prodhohet e bashkëpunohet, që të rritet efektivitetit i kësaj fabrike, e cila ka një treg te sigurt në perëndim dhe ka krijuar një emër të mirë. “Duhet të rritet bashkëpunimi në një shkallë më të lartë me Shqipërinë”, theksoi ai.

Bukurosh Koçi drejtor i Fabrikës së kromit Deva u shpreh i bindur se qeveria do të ndihmojë në krijimin e qasjes më të lehtë në lëndën e parë në Shqipëri si dhe të hulumtohen rezervat e kromit në Kosovë duke shtuar kështu numrin e punëtorëve me krijimin e minierave të tilla.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Bashkepunim, edhe për kromin, Kosovë-Shqipëri

Kosova drejt BE-së, zhvillime pozitive

June 30, 2016 by dgreca

-Ministri i Financave Avdullah Hoti në Vjenë: Procesi i integrimit të Kosovës në BE ka  ndikuar në përmirësimin e politikëbërjes në fushën e ekonomisë. Procesi i Berlinit është padyshim një shtyllë shumë e vlefshme e kredibilitetit të perspektivës evropiane dhe një mekanizëm udhëzues për përpjekjet rajonale drejt tranzicionit të nevojshëm të para-anëtarësimit/

PRISHTINË, 30 Qershor 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/Procesi i integrimit të Kosovës në BE ka  ndikuar në përmirësimin e politikëbërjes në fushën e ekonomisë, tha ministri i Financave Avdullah Hoti në Konferencën e Bankës Botërore “Dialogu i politikës së Ballkanit Perëndimor mbi Investimet, Vendet e Punës dhe Integrimin”, që u mbajt në Vjenë, Austri, bën të ditur njoftimi i dërguar sot.

“Për ne si vendimmarrës, gjetja e politikave që stimulojnë produktivitetin në ekonomi dhe  rezultojnë me rritje të punësimit dhe mirëqenies së përgjithshme, mbetet sfida më e madhe. Duke pasur parasysh këtë sfidë, unë do përpiqem të shpjegoj se si procesi i integrimit në BE, duke përfshirë këtu edhe bashkëpunimin rajonal, është duke kontribuar në përpjekjet e Kosovës për të formuluar politika që adresojnë kufizimet e rritjes ekonomike dhe pengojnë konvergjencën”, tha ministri kosovar Hoti.Ai theksoi gatishmërinë për të kontribuar edhe më tutje në atë që po bëhet një praktikë e mirë e komunikimit në mes të politikëbërësve, ekspertëve dhe partnerëve zhvillimorë të Ballkanit.

“Qëllimisht po e vendos bashkëpunimin rajonal nën ombrellën e procesit të integrimit evropian për të theksuar rëndësinë e perspektivës së integrimit në BE si shtytësin kryesor të përpjekjeve rajonale për arritjen e stabilitetit të nevojshëm për adresimin e vështirësive strukturore”, shtoi ministri Hoti.

Ai theksoi se, procesi i Berlinit është padyshim një shtyllë shumë e vlefshme e kredibilitetit të perspektivës evropiane dhe një mekanizëm udhëzues për përpjekjet rajonale drejt tranzicionit të nevojshëm të para-anëtarësimit.

“Si politikëbërës, ne e kuptojmë që ky tranzicion kërkon kohë dhe shumë punë, por duke pasur parasysh rrethanat e rajonit dhe duke pasur parasysh pasiguritë e fundit të zgjerimit, është me rëndësi të madhe që përkushtimi për zgjerim të sforcohet vazhdimisht dhe të komunikohet nga të gjitha palët”, u shpreh ministi i Financave i Kosovës.

Ndërsa, sa i përket përvojës së Kosovës me sfidat dhe përfitimet e procesit të Integrimit, gjatë prezantimit të tij ministri Hoti tha se, Kosova padyshim mbetet e mbingarkuar me probleme strukturore, por progresi në vitet e fundit ka qenë i konsiderueshëm.

“Në këtë drejtim, procesi i integrimit në BE ka qenë shumë i dobishëm në ndërtimin e një konsensusi kombëtar mbi qasjen strategjike për adresimin e nevojave të vendit – pavarësisht nga ciklet zgjedhore apo qasjet ideologjike ndaj zhvillimit. Në fakt, ky proces ka vendosur ekonominë në krye të diskutimeve për politikat e brendshme dhe i ka kontribuar në një kuptimi të gjerë se prosperiteti mund të rritet vetëm përmes rritjes së qëndrueshme ekonomike”, theksoi ministri kosovar.

Ministri Hoti bëri të ditur se ndikimi i procesit të integrimit në BE ka qenë veçanërisht i rëndësishëm në përmirësimin e politikëbërjes në fushën e ekonomisë, konkretisht në kapacitetet e qeverisë për planifikim strategjik më afatgjatë dhe për një qasje të strukturuar për adresimin e sfidave strukturore.

“Kosova ka përmirësuar së fundi sistemin e saj të integruar të planifikimit, me anë të të cilit politika jonë është funksionalizuar në një platformë me tre nivele: Së pari, ne kemi miratuar një Strategji të Zhvillimit afatgjatë që përcakton vizionin për zhvillim si dhe inkorporon synimin e konvergjencës përmes përmirësimeve të kapitalit njerëzor, mirëqeverisjes, aftësisë konkurruese dhe infrastrukturës. Në nivel më operacional, ne kemi harmonizuar këto objektiva me masat specifike të identifikuara në Programin e Reformave Ekonomike dhe Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, si dhe njëherësh, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, kemi ankoruar axhendën tonë të reformave në procesin e MSA-së me anë të një plani të zbatimit”, shtoi ministri Hoti.

Të nxitur nga procesi i integrimit në BE, vijoi ai, kemi ndërmarrë edhe një numër të konsiderueshëm të reformave për lehtësimin e tregtisë, ku  intensivisht jemi angazhuar në nismat dypalëshe dhe rajonale për të ulur koston e tregtisë përmes thjeshtëzimit të procedurave doganore.

“Në të njëjtën kohë, kemi pasur edhe një vit të bujshëm të bashkëpunimit me shumë partnerë rajonalë për shkëmbimin e përvojave lidhur me integrimin në BE. Si nënshkruesja e fundit e një MSA, kemi pasur privilegjin për t’u angazhuar në aktivitete të shumta për shkëmbimin e përvojave të qeverisjes me partnerët rajonalë që kanë kaluar nëpër këtë fazë të integrimit. Derisa fokusi kryesor i këtij angazhimi ka qenë në procesin e integrimit, ai ka pasur edhe efekte tjera pozitive në fusha të tjera të qeverisjes”, përfundoi ministri i Financave në qeverinë e Kosovës, Hoti.

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Kosova drejt BE-së, ministri Hoti, zhvillime pozitive

Kosovë-Grante programi vetëpunësimi për rajonin e Mitrovicës

June 30, 2016 by dgreca

-Nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) e qeverisë së Kosovës/

PRISHTINË, 30 Qershor 2016-B.Jashari/ Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) e qeverisë së Kosovës do të ndajnë 39 grante përfituesve të programit të vetë-punësimit, në një aktivitet që zhvillohet nesër në mesditë në ambientet e Agjensisë për Zhvillim Rajonal Veri në Mitrovicë.Ceremonia e Ndarjes së Granteve do të mbahet në praninë e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, sekretarit të parë të Ambasadës së Finlandës në Kosovë, Lari Peltonen dhe përfaqësuesve të lartë të UNDP-së.Grantet i takojnë ciklit të dytë të Programit për Vetëpunësim (PVP), me ç’rast 39 të papunësuar do të  financohen me 3,000 deri  5,000 Euro për të themeluar bizneset e tyre të reja. Projekti financohet dhe implementohet bashkarisht nga MPMS, UNDP dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës.Njoftimi u dërgua sot nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë bashkë me hartën e vendndodhjes së bizneseve të krijuara deri më tani përmes Programit të Vetëpunësimit.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: e Mitrovicës, Grante programi vetëpunësimi, për rajonin

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 204
  • 205
  • 206
  • 207
  • 208
  • …
  • 227
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ANNA KOHEN: Nuk harrroj vlerat humanitare dhe bujarinë e shqiptarëve
  • Akademia e Shkencave përkujton me nderim në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta akademik Kristo Frashërin
  • Ndryshimet e Kodit Penal një realitet me risqe dhe kurthe penalizimi për gazetarët
  • Kongresi Kombëtar i Lushnjes u bë gur themeli për ndërtimin e shtetit shqiptar
  • Libri “Tragjedia Çame” i bashkëautorëve Lita-Halimi, një testament dokumentar
  • FREEDOM IN JANUARY 2026
  • “ALBLIBRIS”, NJË PREMTIM KADARESË QË E KREVA NË NËNTËDHJETËVJETORIN E TIJ
  • Përmendorja e Skënderbeut në Ulqin
  • Join us at Albanian Heritage Day at Yankee Stadium!
  • ABAS KUPI, AKTIVITETI POLITIK NË EMIGRACION DHE NË SHBA
  • Marksizmi, nostalgjia e sfumuar filozofike dhe praktike
  • U mbajt konferenca shkencore “Tish Daija në 100 vjetorin e lindjes”
  • NDËRROI JETË PJETËR LEKA IVEZAJ
  • LIRIA KA EMËR: UÇK
  • VENDI IM

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT