• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Historia e njerëzimit dhe dinjiteti njerëzor në kulturen demokratike perëndimore

May 17, 2024 by s p

Artan Nati/

Në periudhën e gjatë të ekzistencës njerëzore, ndodhet një fije e vazhdueshme që përshkon strukturën e ndërgjegjes sonë kolektive, një dëshirë e rrënjosur thellë për epërsi. Që nga kapitujt më të hershëm të historisë sonë e deri në ditët e sotme, kërkimi i madhështisë ka qenë një forcë lëvizëse e lindur brenda nesh. Ajo manifestohet në forma të ndryshme si etja për njohje, nevoja për të tejkaluar të tjerët dhe dëshira për t’u konsideruar i jashtëzakonshëm. Kjo vazhdueshmëri, e nxitur nga ambicia dhe krahasimi, formëson jetën, marrëdhëniet dhe shoqëritë tona.

Kjo luftë për njohje është një dëshirë e pavarur nga dëshira për materializëm. Lufta për njohje është një kontribut i ndryshëm për arsyen pse njerëzit përpiqen për demokraci liberale. Njerëzit  përmbysin qeveritë totalitare jo vetëm për prosperitet ekonomik, por edhe sepse njerëzit dëshirojnë të njihen nga qeveritë e tyre, madje duan të marrin pjesë drejtpërdrejt në proceset politike. Etja për njohje është më shumë se thjesht liberalizëm dhe racionalizëm, por është gjithashtu dinjitet. Është kjo arësyeja që ne krenohemi me Skënderbeun si mbrojtës i krishterizmit dhe trojeve shqiptare, apo Nënë Terezën, shenjtoren nobeliste dhe bamirësen me famë ndërkombëtare, por edhe me çdo arritje personale tonën, të afërmve tanë apo me klubin tonë të preferuar të sportit dhe me çdo lloj fakti real apo imagjinar në mendjen tonë. Shqipëria ndodhet në një moment kulmor të evolucionit kulturor dhe për rrjedhojë atij politik dhe ekonomik. Kultura e nderit e cila mbizotëron tek ne shoqërohet me një identitet të fortë kolektiv, strukturë shoqërore hierarkike dhe role tradicionale gjinore po tenton të transformohet në kulturën e dinjitetit, né të cilën individët interpretohen si relativisht të barabartë, ku secili ka një ndjenjë të qëndrueshme dhe të brendshme të vlerës, karakteristike kjo për shoqëritë perëndimore.

Bindja se çdo individ në lindje zotëron një vlerë të brendshme në parim të barabartë me atë të çdo personi tjetër përbën gurin themelor të përkatësisë europiane perëndimore.

Për Hegelin, liria dhe natyra ishin të kundërta me njëra-tjetrën. Aty ku mbaron natyra, fillon liria, pra kur njerëzit janë në gjendje të kapërcejnë natyrën e tyre shtazore dhe të bëhen vetvetja e tyre e vërtetë, pikërisht aty fillon liria. Dinjiteti ishte ajo që mungonte në regjimet komunisto-totalitare në mënyrën se si gënjeshtrat e jetës së përditshme i hiqnin dinjitetin individit. Ishin pikërisht të persekutuarit politik dhe intelektualët e ndershëm që udhëhoqën përmbysjen e sistemit komunist në 90-tën dhe kryesisht për dinjitetin e mohuar, por natyrisht edhe për kushtet e vështira ekonomike, sidomos krahasuar me botën perëndimore, na bënte ne të ndiheshim inferior, por edhe na inkurajonte të luftonim për dinjitetin dhe prosperitetin e mohuar.

 Nuk ishte varfëria ajo që çoi në revolucionin borgjez në Francë. Në prag të Revolucionit Francez, Francezët ishin më të begatë se homologët e tyre në Prusi, por shte ndjenja e përuljes dhe e shthurjes në një shkallë relative krahasuar me aristokracinë dhe oborrin mbretëror brenda shoqërisë së tyre, natyrisht kjo e lombinuar edhe me krizën ekonomike në Francë dhe prapambetjen politike dhe ekonomike ndaj Anglisë.

 Makiaveli gjithashtu e kuptoi dëshirën për lavdi dhe megalotiminë si ambicie të princave në mesjetën evropiane, dhe mendonte se etja për lavdi mund të kufizohej reciprokisht dhe ambicia mund të kontrollohej nga ambicia. Ky vështrim  i ndarjes së pushteteve ndërmjet pjesëve të ndryshme të një republike, do të ishte një shembull i hershëm i parimit të ndarjes së pushteteve.

Demokracia liberale me kapitalizmin plotëson këto kërkesa të ndryshme për dinjitet, lavdi dhe respekt, prandaj  është kjo arsyeja pse ky binom përfaqëson një zgjidhje të qëndrueshmedhe efikase për çështjen e qeverisjes politike.

Proceset demokratike kanalizojnë këtë etje për superioritet, dhe në shumë shoqëri, ka mënyra të ndryshme në bazë të kulturës kombëtare duke kontrolluar ambicien me ambicie, duke krijuar tensione.

Eksperienca e vendeve perëndimore sugjeron se zhvillimi ekonomik e bën demokracinë më të mundshme. Zhvillimi ekonomik bën që njerëzit të ndërgjegjësohen për fuqinë e teknologjisë për të ndryshuar natyrën. Ndjekja e arsimit për të zotëruar teknologjinë çon në të qenit të vetëdijshëm për dinjitetin. Përpjekjet e individëve ose dhe disa grupimeve qofshin këto politike, ekonomike apo të formave të tjera në sistemin liberal demokratik të shoqërive perëndimore janë kanalizuar në institucionet politike të pavaruara. Në këtë mënyrë ky sistem bënë të mundur shfrytëzimin e kapaciteteve njerëzore dhe i bën elitat e vendit fluide dhe i jep individit mundësinë për dinjitet dhe të ndjekin ëndërrën e tyre për prosperitet dhe lavdi, por pa shkelur dinjitetin e të tjerëve, por përkundrazi duke respektuar të tjerët dhe dhënë mundësi atyre për të realizuar ëndërrat e tyre në funksion të vetes dhe gjithë shoqërisë.

Historia njerëzore është një histori e luftës për epërsi dhe institucionet politike janë arenat ku shpaloset kjo luftë.  Kjo perspektivë nënvizon rolin e subjekteve politike si fusha beteje për aspiratat njerëzore për dominim dhe kontroll, duke i portretizuar ato si nyje kyçe ku kontestohet dhe formësohet dinamika e pushtetit. Shqipëria ka institucione politike dhe parti politike të spektrave të ndryshëm si edhe biznese private të vogla dhe kompani të fuqishme. E keqja është se këto institucione u krijuan nga lart poshtë në funksion të superioritetit politik dhe ekonomik të një shtrese elitare dhe në këtë aspekt shoqëria jonë i ngjan një shoqërie parademokratike dhe para kapitaliste. Ambicia për lavdi e dinjitet e jona ka gjetur mënyrën më të lehtë për t’u shpalosur në vendet perëndimore, ku ne emigrojmë. Ky kombinim i rrezikshëm i prapambetjes kulturore demokratike në vend me elitën e korruptuar ka bërë mjë frenim të proçeseve demokratike të institucioneve dhe partive politike dhe konkurencë së ndershme ekonomike. Sistemi i ri i drejtësisë duket se po hap një spirale për krijimin e institucioneve të pavarura dhe krijimin e një ambienti konkurues duke zhdukur mentalitetin e të paprekshmëve dhe krijuar hapësira për zgjidhjen e problemeve në mënyrë institucionale. Dëshira për pushtet dhe dominim është një instinkt bazë njerëzor që nqs nuk gjen shprehje në institucionet politike të pavarura, atëhere ajo shoqëri është e destinuar të dështojë. Ky fakt pasqyron nocionin se sistemet politike shpesh lindin si një mjet për të menaxhuar dhe kanalizuar shtytjen e lindur njerëzore për kontroll dhe autoritet brenda shoqërive dhe na obligon ne të vendosim në se do të sakrifikojmë dinjitetin dhe etjen për prosperitet në funksion të një elite të korruptuar dhe të mbetemi peng i kulturës së nderit, apo do të luftojmë të ndërtojmë institucionet e pavarura politike në funksion të dinjitetit dhe prosperitetit të individit

Filed Under: Ekonomi

THE STIRLING NEWS-ARGUS (1913) / SHQIPËRIA SI SKOCIA : “DASHURIA PËR ATDHEUN, TRADITAT, MUZIKA, VESHJET…”

May 15, 2024 by s p



Nga Aurenc Bebja*, Francë – 15 Maj 2024

“The Stirling News-Argus” ka botuar, të enjten e 6 marsit 1913, në faqen n°26, një shkrim rreth ngjashmërisë midis shqiptarëve dhe skocezëve, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shqipëria si Skocia

Gjakmarrja dhe vëllazëria nëpërmjet gjakut mes institucioneve. 

Burimi : The Stirling News-Argus, e enjte, 6 mars 1913, faqe n°26
Burimi : The Stirling News-Argus, e enjte, 6 mars 1913, faqe n°26

Shqipëria, e ardhmja e së cilës tani është në pikëpyetje, është krahasuar me malësitë e Skocisë të shekullit të XVI-të, kur të gjitha fiset ishin në grindje të vazhdueshme me njëri-tjetrin. “Shumë herë,” thotë Foster Fraser, “kam menduar për ngjashmëritë mes Shqipërisë dhe Skocisë. Ka pjesë të vendit që të kujtojnë malësitë. Dashuria e zjarrtë për atdheun është karakteristikë e të dy popujve. Vigjilenca e malësorit skocez ndaj fyerjes është e barabartë me shpejtësinë e shqiptarit për të qëlluar këdo që mund të mos jetë dakord me të. Fustanella e shqiptarit është e ngjashme me kiltin e malësorit skocez. Dhe nëse dëgjon tingujt e muzikës shqiptare nëpër kodra, pa shumë imagjinatë mund të imagjinosh se po dëgjon muzikën e gajdeve.”

Gjakmarrja është më e njohura e institucioneve shqiptare, por ka edhe vëllazëri në të cilat figuron edhe gjaku. Dy të rinj shqiptarë do të zotohen se do të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit gjatë gjithë jetës dhe marrëdhënia është aq e shenjtë sa fëmijët e tyre nuk mund të martohen. Ndër të rinjtë mirditorë që bëjnë këtë betim, së pari marrin kungimin dhe më pas pinë verë me të cilën janë përzier disa pika gjaku të të dyve.

Dy miq të tillë të betuar, tregon historia, zbuluan një herë se ishin të dashuruar me të njëjtën grua, një turke. Zgjidhja e vështirësisë nga ana e tyre ishte paqësore – nga këndvështrimi i tyre. Sepse ata i ngulitën kamat e tyre së bashku në zemrën e saj.

Filed Under: Ekonomi

Turisti “cheap”

May 14, 2024 by s p

Mirëpritini turistët në Shqipëri, të jeni mirënjohës e falenderues për ardhjen e tyre, edhe pse nuk janë të pasur, ata japin nga vetja mundin e punës së tyre vjetore, sado e vogël është ajo, tregojnë respekt për Shqipërinë e ju duhet të ndiheni krenar për ata.

Nga Mimoza Dajçi

Termi “turisti cheap” që sipas përllogaritjeve të Bankës së Shqipërisë bëhet fjalë për turistët e kategorisë “C”, dmth të varfërit, përdorur nga titullari i një korporate biznesi në Shqipëri, mendoj se është gjetje e gabuar. Sipas tij turisti i huaj që frekuenton vendin nuk mund të cilësohet as shpenzues i një buxheti mesatar, ku mesatarisht shpenzimet e turistëve llogariten rreth 412 euro për person. Dhe këtë fakt nuk e kundërshtoj.

Ai i quan turistët “cheap”. Të jesh i varfër nuk është turp, përdorimi i këtij termi nga vetë ai në këtë kontekst është i tepërt. Thotë këtë për turistët e botës përfshi edhe shqiptarët, duke lënduar më shumë akoma zemrat e shqiptarëve dhe të varfërve në botë. 

Thekson se i paska parë turistët në Shqipëri tu ofrohen ushqimeve të zgarës. I paska vëzhguar e studiuar. I ndjek ku hanë, ku pinë, ku qëndrojnë, ku flenë dhe thotë turistët “cheap”. Kjo mënyrë e të deklaruari të frikëson vërtetë, tregon se akoma përndiqemi, survejohemi në mënyrë të hapur në Shqipëri nga ky zotëri apo dikush tjetër.

Ja si shprehet ai konkretisht “Mbështetur te lloji i restoranteve që parapëlqehet apo frekuentohet nga turistët e huaj që më tepër zgjedhin strukturat ku ofrohet ushqim zgare, kryesisht qofte dhe gatime tradicionale shqiptare për shkak të çmimeve ekonomike” e më tej vijon “Mbështetur tek e dhëna e shpenzimeve për person që llogariten rreth 420 euro, rezulton se në Shqipëri ka ardhur turisti i kategorisë C, pra turist “cheap” që harxhon më pak sesa harxhon një shqiptar kur frekuenton në muajt e verës resortin më të lirë në Turqi”.

Më vjen mirë që erdhi dita që bashkëkombasit e mi nga Shqipëria të lëvizin lirisht nëpër botë, frekuentojnë për pushime edhe Turqinë, harxhojnë paratë e tyre atje, por nuk e dinë se xhepat e tyre vëzhgohen, “studiohen” nga ky zotëri deri në Turqi. 

Unë nuk e mohoj këtë fakt, pasi Banka e Shqipërisë i vlerëson këto shpenzime në vlerën e 2,3 miliardë eurove, në rritje me 32% krahasuar me një vit më parë dhe mesatarisht, shpenzimet e shqiptarëve jashtë llogariten rreth 332 euro për person, pavarësisht këtyre shpenzimeve vret mënyra se si e përcjell ky zotëri këtë mesazh. 

Jo të gjithë turistët janë të pasur. Jo çdo kush i ka konditat e luksin të bëhet pronar me djersë të ballit me tre apo katër vila në Shqipëri. Jo të gjithë turistët (të paktën shqiptarët) ushqehen e pinë nëpër hotele me 5 Yje. Jo të gjithë turistët relaksohen nëpër resorte të shtrenjta. E folura pa sens nuk i shërben mirësisë së turizmit. Shtrij këmbët sa ke jorganin thotë një shprehje popullore. Dhe kështu veprojnë turistët e varfër. 

Dihet që turizmi sjell sfida për këtë sektor dhe na ballafaqon me kultura dhe preferenca të ndryshme, por kushdo që largohet nga Shqipëria ka arsyet e hallet e tij/saj, për mbijetesë, për shkollimin e fëmijëve, për një jetë më kualitative apo për arsye të ndryshme. Jo të gjithë që largohen nga vendi janë të pasur, jo të gjithë që jetojnë larg Shqipërisë janë të pasur. Ndryshe në atdhe do të vinim me Yacht apo Jet privat. Por kjo nuk ndodh.

Vetëm një vajtje në tokën mëmë për një apo dy javë, pas 7-të apo 10-të vitesh nuk të dërgon atje se detyrimisht duhet të jesh i pasur, sepse sa më shumë i afrohesh aeroportit “Nënë Tereza” aq më tepër mbushesh me emocion, lot për vendlindjen tënde, të të parëve të tu, familjen tënde, gurëve të lagjes. Arsyet janë nga më të ndryshmet, e para turistët “cheap” kanë familjet e tyre atje që duan t’i vizitojnë, kanë probleme dokumentacionesh, sakrifikojnë që fëmija e tyre të njohë vatanin e prindërve. 

Ndoshta nuk e dini por në emigracion një kryefamiljari i duhet të bëjë dy punë në ditë për të mbajtur familjen, paguar qeranë e apartamentit ku jetojnë, pasi dihet që qeratë e banesave janë rritur tashmë edhe në Shqipëri. Por në kësi rastesh jeta e emigrantit apo turistit “cheap” tregon se ai kurrë nuk lë pa paguar taksat atje ku jeton e punon me djersë dhe nuk merret me shpërdorim detyre, pastrim parash apo të bëhet pronar pallatesh brenda natës pa mund të madh, pasi siç shikojmë dyert e SPAK-ut në Shqipëri çdo ditë nuk kanë të ndalur nga denoncimet për korrupsion të lartë në vend. 

Mirëpritini turistët në Shqipëri, të jeni mirënjohës e falenderues për ardhjen e tyre, pasi edhe pse nuk janë të pasur, ata japin nga vetja mundin e punës së tyre vjetore, sado e vogël është ajo, tregojnë respekt për Shqipërinë e ju duhet të ndiheni krenar për ta.

Filed Under: Ekonomi

Shitësit e shtëpive po përballen me një verë ferri

May 11, 2024 by s p

Nga Rafael Floqi/

Epoka e luftërave të çmendura të ofertave dhe marrëveshjeve të dëshpëruara për shitblerë shtëpi  po i vjen fundi.

Kanë ikur ditët e vendosjes së një tabele për shitje dhe pritjes që të fillonte furia e ofertave. Shitësit e shtëpive do të kenë një zgjim të vrazhdë këtë verë.

Vitet e fundit ishin shumë të mira për njerëzit që vendosën të shesin shtëpitë e tyre. Ndërrimi masiv i zhvendosjes nënkuptonte se shumica e shtëpive që dilnin në treg ishin subjekt i luftërave të ofertave. Fëmijët e pasur u futën me oferta me para në dorë dhe shitësit shënuan fitime të mëdha të papritura ndërsa blerësit e lodhur i çuan çmimet në lartësi të reja. Nuk kishte asnjë dyshim se kush kishte dorën më të lartë.

Tani, pasuria e shitësve po ndryshon. Çmimet e shtëpive janë ende në rritje, me një ritëm modest, në pjesën më të madhe të vendit, por kohët e vendosjes së një tabele për shitje dhe pritjes për fillimin e furisë së ofertave kanë kaluar. Ndërsa opsionet e blerësve po rriten ngadalë, shitësit mund të duhet të ulin çmimet e kërkuara ose të presin më gjatë që të vijë një ofertë e qëndrueshme. Blerësit e sotëm të shtëpive nuk janë aq të gatshëm të kalojnë inspektime ose të heqin dorë nga të drejtat e tjera të rastësishme për të përshpejtuar një shitje. Ndryshe nga paraardhësit e tyre në kulmin e pandemisë, blerësit tani mund të përballojnë të godasin gomat përpara se të hyjnë në një marrëveshje.

Më e dhimbshme, normat e huave të shtëpive  janë rritur në 7% nga nivelet më të ulëta rekord prej më pak se 3% në 2021, gjë që jo vetëm që kanë penguar blerësit e mundshëm, por edhe kanë ndryshuar llogaritjen për shumë shitës. Meqenëse shumica e njerëzve duhet të kthehen dhe të blejnë një pronë tjetër për të jetuar, edhe ata që përfitojnë shumë nga një shitje e kanë të vështirë të përmirësojnë gërmimet e tyre, duke pasur parasysh kostot e rritura të huamarrjes. Kjo do të jetë një verë mizore për shitësit që nuk janë gati të pajtohen me këtë realitet të ri.

Sigurisht, gjithmonë mund të jetë edhe më keq. Nuk ka shenja që çmimet e shtëpive janë në prag të kolapsit dhe më shumë shitje po ndodhin tani sesa një vit më parë. Në fund të fundit, njerëzit duhet të lëvizin për një sërë arsyesh të jetës; normat e interesit të mortgage qofshin të mallkuara. Numri i shtëpive për shitje në çdo moment po rritet gjithashtu, që do të thotë se po i afrohemi një tregu “normal”. Epoka e akullnajave të industrisë së strehimit po shkrihet ngadalë.

Por muajt e pikut të shitjes së shtëpive, të cilat zgjasin nga pranvera deri në mes të verës, mund të vijnë me një zgjim të vrazhdë këtë vit. Ata që shpresonin se normat më të ulëta të huave do të lyejnë rrotat e tregut të banesave, duke nxitur më shumë blerës të largohen dhe të bëjnë oferta për çmimet e shtëpive, po kuptojnë se skenari i ëndrrave nuk do të realizohet. Shitësit mund të kenë ende një avantazh, por ai nuk po bëhet më. 

Kur shitësit shpresëdhënës thërrasin Klement Bardhin, një agjent i pasurive të paluajtshme në Michigan , ai zakonisht i pyet ata se sa mendojnë se shtëpia e tyre mund të arrijë në treg. Në vitin 2021 ose 2022, përpara se rritja e normave të interesit të huave të shtypte kërkesën e blerësve, njerëzit zakonisht mendonin se shtëpitë e tyre vlenin shumë më pak se sa mund të shisnin, më tha Keli. Tani, kur ai shtron të njëjtën pyetje, “zakonisht po e tejkalojnë atë nga pak,” thotë  ai. Goditja me kamzhik mund të jetë  një krahasim shitësit e sotëm. Detroiti ishte ndër qytetet më të goditura nga hangoveri pandemik, me çmimet lokale të shtëpive në mars që ranë afërsisht 12% më lart nga kulmi në maj 2022, sipas Indeksit të Çmimeve të Shtëpisë të kompanisë Freddie Mac. Por ndërsa qyteti mund të jetë në skajin ekstrem të gjërave, shitësit në mbarë vendin përballen me rrethana të ngjashme: ka më pak blerës atje dhe ata që janë në gjueti kanë më shumë opsione.

“Sa më shumë e më larg shkojmë nga kulmi i tregut,” më thotë Keli , “aq më e vështirë është të mohosh atë që ka ndodhur.”

Qysh nga fillimi i vitit 2024 dukej se kishte të gjithë përbërësit e një kulmi të dytë të krizës të shitësve të shtëpive. Inflacioni po ftohej, që do të thotë se Rezerva Federale së shpejti mund të shpallte fitoren në luftën e saj ndaj rritjes së çmimeve dhe të fillonte të ulte normat e interesit. Kjo, nga ana tjetër, do të ulte normat e huave, duke inkurajuar teorikisht më shumë blerës të hidhen në tregun e banesave. Shitësit do të kishin epërsinë në dy mënyra: Një valë e re kërkese do të rriste vlerën e shtëpive të tyre, ndërsa kostot më të ulëta të huamarrjes do ta bënin më pak të dhimbshëm kërcimin në vendet e tyre të reja. Fatkeqësisht për shitësit e mundshëm, ky skenar Goldilocks nuk ishte menduar. Inflacioni ka qenë më i nxehtë se sa pritej dhe Fed ka sinjalizuar se është ende e rehatshme t’i mbajnë normat e interesit më të larta për një kohë më gjatë. Normat e mortgage nuk kanë rënë – në fakt, ato janë rritur rreth 0.6  për qind që nga fillimi i vitit. Selma Hepp, kryeekonomistja në firmën e analitikës së pronave CoreLogic, e quan këtë “viti i kokës së rreme”.

 “Sa më shumë e më larg shkojmë nga kulmi i tregut, aq më e vështirë është të mohosh atë që ka ndodhur.”

Tani, shitësit e mundshëm po shikojnë në anën e kundërt të skenarit të shpresuar. Nga njëra anë, normat e tyre më të lira të huave tani duken si një dhuratë që nuk do të vijë më, gjë që e bën të vështirë angazhimin për një lëvizje. 

Rreth 58% e kredive të papaguara për shtëpi në SHBA kishin norma interesi nën 4% në fund të vitit të kaluar, sipas Agjencisë së Financës. Nëse vendosni 20% poshtë çmimin për një shtëpi prej 400,000 dollarë, diferenca midis një huaje 4% dhe një hipotekë 7% do të ishte 600 dollarë më shumë sesa  pagesa çdo muaj. Ju mund ta shihni pse kjo është e keqe si për blerësit ashtu edhe për shitësit – blerësit nuk mund të durojnë të paguajnë shumë më tepër për të njëjtën shtëpi, ndërkohë që shitësit i mbajnë tarifat që rrëmbenin kur paratë ishin të lira gjatë krizës shëndetësore COVID-19.

Por shumë njerëz ende duhet të lëvizin edhe nëse nuk duan domosdoshmërisht, dhe disa shitës mund të pajtohen me faktin se tarifat nuk po bien. Pasi ta kenë gëlltitur këtë realitet, këta shitës do të përballen me një peizazh më pak të favorshëm të pasurive të paluajtshme. Ndërsa më shumë lista dalin në treg në pranverë dhe verë, numri i shtëpive për shitje në çdo moment, i njohur ndryshe si inventari aktiv, pritet të rritet. Inventari mbarëkombëtar është rritur me 33% nga një vit më parë, sipas firmës së të dhënave të banesave Altos Research, duke u dhënë blerësve të shtëpive shanse më të mira për të bërë pazare për të ulur çmimet dhe për të shënuar koncesione.

Sigurisht, çmimet e shitjes në mars u rritën rreth 6.6% nga viti i kaluar, sipas Freddie Mac, por treguesit kryesorë për marrëveshjet që do të mbyllen këtë verë “nuk janë as aq të fortë”, tha Mike Simonsen, presidenti i Altos Research. në një përditësim të fundit javor. Çmimet në listat e reja në të gjithë vendin janë në thelb të sheshta nga një vit më parë, dhe 33.5% e shtëpive për një familje në treg kanë parë një ulje nga çmimet e tyre fillestare të kërkuara, më së shumti nga çdo prill në një dekadë. Moody’s Ratings tani pret që vlerat e shtëpive të rriten me 1% këtë vit pas një rritjeje prej 6.5% në 2023.

Edhe pasi të jetë rënë dakord për një çmim, shitësit mund të duhet të përballojnë më shumë nga kostot për të përfunduar transaksionin se më parë. Ndryshe nga gjatë kulmit të pandemisë, një blerës mund të jetë në gjendje të detyrojë shitësin të paguajë për kostot e mbylljes ose riparimet e kushtueshme që dalin gjatë një inspektimi. Më shumë se një e treta e shitësve u dhanë koncesione blerësve në tre muajt që përfundojnë më 31 tetor, zbuloi Redfin, nga 27.6% dy vjet më parë.

Shitësit në të gjithë vendin nuk do ta ndiejnë dhimbjen në mënyrë të barabartë – në fakt, shumë do të bëjnë mirë për veten e tyre. Në Verilindje dhe Perëndim, inventari aktiv është ende më shumë se 30% nën nivelet e vitit 2019, duke e mbajtur të ngushtë konkurrencën për shtëpitë. Situata do të jetë më e vështirë në vende si Austin ose Boise, Idaho, ku banorët e pasur jashtë qytetit ngritën çmimet në mes të pandemisë. Tani që njerëzit nuk po lëvizin aq shumë në të gjithë vendin, është më e vështirë të gjesh llojet e blerësve të gatshëm të bëjnë oferta të egra për pjesën e tyre të Brezit të Diellit.

“Kur ne listonim shtëpitë për shitje dhe ato shisnin për çmimin e kërkuar, shpesh nuk kishte një blerës të dytë që ofronte afër atij çmimi përfundimtar,” më tha Keli. “Pra, tregu ishte shumë emocional në një drejtim. Dhe unë po i paralajmëroja të gjithë: Mjafton që një blerës të largohet.”

Libby Levinson-Katz, një ndërmjetëse në Denver dhe kryetare e komitetit të tendencave të tregut të shoqatës lokale të sekserëve, tha se ajo po i këshillon shitësit atje që t’i venë çmimet e shtëpive së tyre në mënyrë konservative dhe të kujdesen për artikujt me bileta të mëdha, siç janë riparimet e mëdha, përpara se të listohen. Blerësit e ndërgjegjshëm për çmimin tashmë po luftojnë me tarifat e larta dhe çmimet e shtëpive – ata nuk duan të marrin më shumë shpenzime sapo të marrin çelësat.

“Unë mendoj se shitësit duhet të shtrëngojnë rripin e sigurimit dhe të dinë se kjo nuk do të jetë domosdoshmërisht një shitje e shpejtë,” më tha Levinson-Katz. “Mund të zgjasë pak, sepse blerësit po tregohen vërtet të kujdesshëm tani.”

I humbur në gjithë këtë bisedë për problemet e shitësve është fakti i thjeshtë se më shumë inventar shtëpish të ketë është i mirë për të gjithë. Shitësit thjesht kishin shumë fuqi gjatë pandemisë – lavjerrësi që lëkundet në drejtimin tjetër thjesht do të thotë që ne po bëjmë ngadalë rrugën drejt një tregu më të ekuilibruar.

Për një gjë, shumë shitës përfundojnë edhe vetë si blerës: 78% e pronarëve të shtëpive thonë se planifikojnë të blejnë përsëri menjëherë pasi ta shesin, zbuloi John Burns Research and Consulting. Pra, ndërsa mund të jetë mirë për shitësit të shikojnë rritjen e vlerave të shtëpisë së tyre me çdo ofertë të dëshpëruar, ata ndoshta do të duhet të bashkohen me masat që zhurmojnë mbi listat ose shqetësohen për realitetin e ri të normave të huave.

 “Shitësit duhet të shtrëngojnë rripin e sigurimit dhe të dinë se nuk do të jetë domosdoshmërisht një shitje e shpejtë.”

Për shkak se amerikanët i shohin shtëpitë e tyre jo vetëm si strehim, por edhe si mjete investimi, një treg i dobët i shitësve mund të jetë gjithashtu një problem – nëse çmimet bien, blerësit mund të mos duan të blejnë shtëpi nga frika se mos kapin një thikë që bie. Kjo është arsyeja pse ekonomistët flasin aq shumë për nevojën për një treg të balancuar, dhe jo një treg që thjesht favorizon përballueshmërinë për blerësit. Është një vijë e mirë për të ecur.

Ndërsa ngadalësimi për shitësit mund të jetë i mirë për tregun e banesave të vendit në afat të gjatë, ndërrimi i papritur mund t’i lërë pronarët e shtëpive të ndihen sikur e kanë humbur varkën. Rreth 79% e shitësve të fundit në një anketë nga Realtor.com thanë se do të dëshironin të kishin listuar shtëpinë e tyre më shpejt për të përfituar nga një treg më i nxehtë. Por Klementi më tha se ai përpiqet t’i mbajë gjërat në perspektivë

Filed Under: Ekonomi

Presidentja Osmani iu drejtohet bizneseve amerikane në tryezën e World Affairs Council në Dallas, Teksas

May 11, 2024 by s p

Dallas, Teksas – 11 maj 2024 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, mori pjesë në një tryezë të organizuar nga World Council Affairs në Dallas, Teksas, ku pati rastin t’u drejtohet përfaqësuesve të bizneseve amerikane. Presidentja Osmani shoqërohej nga një delegacion i bizneseve kosovare dhe Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë. Delegacioni i bizneseve ka marrë pjesë edhe në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë, për të eksploruar mundësitë e shumta për bashkëpunim ekonomik që offohen në Afrikë.

Gjatë fjalimit të saj, presidentja Osmani theksoi përparësitë konkurruese të Kosovës, duke përfshirë fuqinë punëtore të re dhe të kualifikuar, normat tatimore miqësore për investitorët dhe pozitën gjeografike strategjike që shërben si një portë në mes të lindjes dhe perëndimit. Ajo nënvizoi mbështetjen dhe përkushtimin e palëkundur të Kosovës për marrëdhëniet e saj të veçanta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar Kosovën si shtetin më proamerikan në botë.

Arian Zeka, Drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, elaboroi më tej mundësitë për investime në Kosovë. Zeka theksoi qasjen e vendit në tregje më të mëdha, afërsinë me portet detare, kostot e ulëta operacionale, valutën e qëndrueshme, mekanizmat efektivë të mbrojtjes së investimeve dhe rrezikun e ulët politik. Ai përshkroi sektorët potencialë të investimeve, duke përfshirë energjinë, minierat, përpunimin e ushqimit, teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, kujdesin shëndetësor, menaxhimin e mbetjeve, turizmin dhe modën.

Tryeza ofroi një platformë për bizneset kosovare që të ndërveprojnë me bizneset amerikane dhe të eksplorojnë mundësitë e bashkëpunimit, për lidhje më të mëdha ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e saj për pritjen e ngrohtë dhe diskutimet e frytshme në tryezën e rrumbullakët, duke theksuar përkushtimin e përbashkët për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe promovimin e prosperitetit ekonomik për të dyja shtetet. Delegacioni i bizneseve i është bashkuar Presidentes Osmani edhe në vizitën tek prodhuesi amerikan i helikopterëve “Bell” ku përfaqësuesit e kompanisë oftuan informata për fluturaket e tyre, derisa ata të kompanisë amë Textron Systems, prezantuan gamën e automjeteve të blinduara, një pjesë e të cilave tashmë janë në flotën e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Filed Under: Ekonomi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 56
  • 57
  • 58
  • 59
  • 60
  • …
  • 227
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Nexhat Peshkëpia dhe “Noli si Poet Shqiptar…”
  • RINGJALLJA E BALADËS SI KUJTESË KULTURORE DHE NARRATIVË TRAGJIKE
  • Filatelia serbe si instrument i hegjemonisë dhe shovinizmit shtetëror
  • SHQIPTARËT NË HOLOKAUST PARA HEBRENJVE
  • Kujtesa e Luftës së Kosovës në Udhëkryqin e Historisë dhe Kohës – Studime nga Profesor Asistent Abit Hoxha
  • Jani Vreto dhe Rilindja Kombëtare Shqiptare
  • “Vatra Long Island” fton komunitetin në festën e Pavarësisë së Kosovës që organizohet më 15 shkurt 2026
  • Tradita Amerikane e “Groundhog Day”, -25°F dhe ngrohja globale që na gjeti me pallto leshi
  • “BORDI I PAQES”, NJË SPROVË PËR SHQIPTARËT NË NJË BOTË QË PO NDRYSHON
  • “Have You Listened to Radio Prishtina?”
  • Tribuni i lirisë, Major Abas Kupi u përkujtua në Krujë
  • KOMUNITETI KRAJAN NË NEW YORK MBAJTI MBLEDHJEN E ZHJEDHJEVE TË PËRGJITHSHME TË KRYESISË SË RE TË SHOQATËS “KRAJA”
  • Fan Noli, Federata Vatra dhe John F. Kennedy: Lidhjet e Diasporës Shqiptare me Politikën Amerikane dhe Demokracinë Globale
  • Today marks the 84th anniversary of the Voice of America
  • MËRGATA SHQIPTARE, NGA KUJTESË E SË KALUARËS NË SUBJEKT AKTIV

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT