• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Lübecker Volksbote”: SHQIPËRIA

December 1, 2023 by s p

Prof. Sylë Ukshini/

Një përshkrim interesant për Shqipërinë e posa pavarësuar dhe popullin e saj, veçanërisht në veri të Shqipërinë e bënë gazeta e qytetit gjerman të Lübeck-ut, “Lübecker Volksbote”, në numrin e saj 290 të datë 11 dhjetor 1912 , duke nënvizuar se ky shtet i ri evropian është i organizuar kryesisht në fise, të cilat nuk i bindeshin as ligjeve dhe as gjyqësisë osmane, por vetëm Kanunit të Lekë Dukagjnit, ligjit më të vjetër shqiptar. Artikulli është shkruar nga autori gjerman Otto Bauer.

“Themelohet shteti i ri evropian i Shqipërisë. Themelimi i Shqipërisë është vepër e Fuqive të Mëdha dhe për një kohë të gjatë do të jetë shqetësim i tyre. Në funksion të kësaj, lexuesit do të jenë të interesuar të mësojnë më shumë rreth problemit shqiptar,” shkruan gazeta gjermane “Lübecker Volksbote” e datë me 11 dhjetor 1912. Numri e saj të 290, kjo gazetë përmban një prezantim veçanërisht interesant të idesë nga pena e autorit Otto Bauer, i cili përmbledh pjesët më të rëndësishme nga fusha e ekonomisë, kulturës, dokeve dhe zakoneve shqiptare, duke potencuar se ky shtet i sapokrijuar evropian pas 500 vjet sundimi osman ndodhej në kushte primitive. Sipas gazetës, baza e vetme e ekonomisë së Shqipërisë së veriut ishte blegtoria, bujqësia primitive alpine. “Të ngulitur në malet e tyre, Malësorët kanë ruajtur kushtetutën e lashtë gjinore dhe fisnore. njerëzit ndahen në fise. Për shembull, komuniteti mirditas përbëhet nga pesë bajrakë: … “

“Turqit nuk u përpoqën kurrë t’i nënshtronin këto fise të egra malore. Malësorët kurë nuk paguanin taksën, nuk ofruan kurrë rekrutë dhe nuk toleruan kurrë trupat, autoritetet dhe gjykatat turke në vendin e tyre. Në Malësi nuk ka ligj osman, por aty ekziston Kanuni i Lek Dukagjini, një ligji i vjetër i banorëve të maleve. E gjithë marrëdhënia e fiseve malore me qeverinë osmane bazohej në faktin se çdo fis përfaqësohej në selinë e qeverisë, në Shkodër, nga një i dërguar, Bylykbashi, dhe se në rast lufte fiset shqiptare ndiqnin osmane. trupat si një milici e çrregullt.

Filed Under: Ekonomi

Shqipëria e pavarur rreth flamurit me një frymë, një besë e një lutje Zotit

November 30, 2023 by s p

Artan Nati/

“Të gjithë delegatët me një za venduan që Shqipëria me sot të bëhet në vehte, e lirë e mosvarme.” Ky ishte Vendimi i Pavarësisë që u shkrua në gjuhën amtare shqip, me dorën e Luigj Gurakuqit. Kjo ndodhi pasditen e 28 nëntorit ’12, ora 16-00, ku u hap Kuvendi i Vlorës dhe pas një fjalimi të shkurtër të Ismail Qemalit delegatët i dorëzuan Atij aktpërfaqsimet si përfaqësues të popullit dhe Ismail Qemali sipas rendit alfabetik të krahinave lexon emrat e delegatëve të Kuvendit. Publicisti i njohur i kohës Branko Merxhani do e fiksonte atë çast historie: “Sapo të hysh brenda në këtë dhomë, në murin ballor një flamur i madh që simbolizon flamurin që u qëndis dhe u ngrit më 28 Nëntor 1912.“ Gjithashtu krye- bashkiaku i Vlorës në atë kohë, Ibrahim Abdullahu shkruan: “Pasi Ismail Qemali shpalosi flamurin në sytë e gjindjes, pas brohorimave “Rroftë flamuri, Rroftë Shqipëria”, duke përqafuar flamurin u lutën për atë prifti Marko Moçka, Baba Selimi e Dom Nikoll Kaçorri.”  Tre klerikë të tre feve pikërisht këtu bashkohen e bëhen njësh për flamurin: me një frymë, një besë e një lutje Zotit. Pikërisht në atë moment Shqipëria i tregoi botës mbarë dhe civilizimit perëndimor se tolerimi është feja më e mirë. Toleranca nuk nënkupton mungesë përkushtimi ndaj besimeve të dikujt. Përkundrazi dënon shtypjen ose persekutimin e të tjerëve. Dallimet vetëm mund të pasurojnë përvojën tonë, dhe mungesa e dallimeve na varfëron. Ndoshta edhe vetë Abrahami do ta kishte ëndërruar t’i shikonte fëmijët e tij të bashkuar për një ideal siç po ndodhte në Vlorën heroike. Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 40 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali si dhe Pleqësinë. Më në fund ne Shqiptarët, pasardhësit e drejtpërdrejtë të Ilirëve, u bëmë zotër të trojeve tona dhe triumfuam mbi armiqtë që na rrethonin. 

Pak histori si arritëm te pavarësia

Iliria dhe më vonë Shqipëria jo vetëm që i dha bijtë më të mirë civilizimit perëndimor, por u vu edhe në mbrojtje të vlerave romake e bizantine kundrejt dyndjeve barbare të sllavëve në shekullin e 6-të si edhe të sulmeve osmane ndaj ballkanit, duke  bërë barrierë e pakalueshme.

“Gjëja më e trishtueshme e tradhtisë është se ajo nuk vjen kurrë nga armiqtë tuaj, ajo vjen nga ata që ju besoni më shumë.” Kjo është historia e Shqipërisë deri në vitin 1990. Shqiptarët kurrë nuk e humbën besimin te familja e madhe europiane që ata i përkisnin.

 Shqiptarët janë pasardhës të drejtpërdrejtë të Ilirëve të lashtë dhe këta të fundit ishin autoktonë në trojet e banuara prej tyre. Që prej lashtësisë kur Iliria u pushtua nga Romakët në vitin 229 p.e.s. paraardhësit tanë treguan virtyte  dhe vlera të mëdha. Nga mesi i shekujve të III-të dhe të IV-të frerët e perandorisë ishin pothuajse vazhdimisht në duart e perandorëve me prejardhje ilire: Gaius Decius, Klaudius Gotikus, Aureliani, Probusi, Diokleciani dhe Konstantini i Madh. Më vonë kur Perandoria Romake u nda në atë të lindjes dhe atë të perëndimit në vitin 395, trojet e Shqipërisë së sotme u bënë pjesë e Perandorisë Bizantine. Tre perandorët që hynë në historinë e Bizantit (duke mbretëruar nga vitet 491 deri në vitet 565) ishin me prejardhje ilire: Anastasiusi I, Justini I dhe perandori më i njohur i Bizantit Justiniani I. Gjatë ekspansionit turk në ballkan, lufta e gjatë e Skënderbeut të mbante Shqipërinë të lirë, u bë shumë domethënëse për shqiptarët, sepse fuqizoi unitetin e tyre, i bëri ata më të ndërgjegjshëm mbi ngjashmërinë e tyre kombëtare, dhe shërbeu më vonë si një burim i madh frymëzimi në luftën e tyre për bashkim kombëtar, liri dhe pavarësi.  Pas pushtimit turk, për të mbrojtur dhe përkrahur interesat e tyre kombëtare, shqiptarët u mblodhen në Prizren, në vitin 1878 dhe krijuan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Lidhja kishte dy qëllime kryesore, atë politike dhe atë kulturore. Së pari, u përpoq të bashkonte të gjitha trojet shqiptare, atë kohe të ndara ndër katër vilajete, ose krahina, e Kosovës, e Shkodrës, e Manastirit, e Janinës, në një shtet vetqeverisës brenda sistemit të Perandorisë Osmane. Së dyti, mprehi një lëvizje për zhvillimin e gjuhës shqipe, letërsisë, arsimimit, dhe kulturës. Në vijë me programin e dytë, në vitin 1908 udhëheqësit shqiptarë u takuan në qytetin e Manastirit (tani Maqedoni) dhe përshtatën një alfabet kombëtar. Ai bazohej më së shumti në shkrimin latin, ky zëvendësoi disa alfabete të tjera, duke përshire alfabetin arab dhe grek, që ishin gjer në atë kohë në përdorim. Që atëherë, lidhja u bë një simbol i zgjimit kombëtar të Shqipërisë, dhe idetë dhe qëllimet e saja ushqyen shtysën që kulminoi më vonë në pavarsinë kombëtare. 

Albanologjia dhe letrat shqipe

E vërteta vonon, por nuk harron. Nqs politikanët europianë mund të harronin Shqipëinë për interesat e tyre afatshkurtra, nuk mund të harronin albanologët, historianët e gjuhëtarët e civilizimit perëndimor, pjesë e të cilit Shqipëria ishte, por pa historinë tonë nuk mund të shpjegohej vetë civilizimi perëndimor. Në një studim nga prestigjiozja amerikane “The New York Times” gjuha shqipe radhitet në mesin e 3 gjuhëve më të vjetra të botës  Johann Erich Thunmann në shekullin e 18-të ishte ndoshta albanologu i parë. Ai mbështeti teorinë e autoktonisë së shqiptarëve dhe gjithashtu paraqiti teorinë e origjinës ilire. Më vonë Gustav Meyer vërtetoi se gjuha shqipe ishte pjesë e familjes indo-evropiane. Në shekullin e 20-të studime të tilla u thelluan nga Norbert Jokl, Milan Sufflay dhe Franz Nopcsa von Felso-Szilvas, si dhe Karl Reinhold dhe Eqrem Çabej. Studimet e Albanologjisë u mbështetën më shumë institucionalisht në Shqipëri duke filluar nga viti 1940 me hapjen e Institutit Mbretëror të Studimeve Shqiptare.  Shkrimi më i vjetër shqip që njohim deri më sot, i përket vitit 1462 dhe libri i shkruar në gjuhën shqipe, me sa dimë deri tani, është Meshari i Gjon Buzukut, botuar më 1555. Ky është libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe, por jo libri i parë i letërsisë shqiptare. Letërsi shqiptare të shkruar në gjuhë të tjera ka pasur edhe më parë. Vepra më e rëndësishme e këtij lloji është Historia e Skënderbeut e Marin Barletit, botuar rreth viteve 1508-1510. Me letërsi të vjetër shqiptare kuptojmë letërsinë e tre shekujve. Në qoftë se në shekullin XVI u shkrua vetëm Meshari, në shekullin XVII ai ndiqet nga librat në gjuhën shqipe të Pjetër Budit, Frang Bardhit, Pjetër Bogdanit etj.

Ëndëra e të parëve tanë u bë realitet dhe vazhdon të frymëzojë brezat e ardhshëm. Kështu 17 shkurti  2008 shënon një nga datat më të rëndësishme të historisë së Kosovës në veçanti dhe popullit Shqiptar në përgjithësi dhe përmbyll sakrificën e popullit shqiptar të Kosovës për liri e pavarësi. Si në Vlorën e 1912 Shqiptarët përherë do të bashkohen e bëhen njësh për flamurin: me një frymë, një besë e një lutje Zotit.  

Filed Under: Ekonomi

Ngjarja përuruese e Pizza-me-Polic të Shoqatës Amerikane Shqiptare të Zbatimit të Ligjit me një sukses të jashtëzakonshëm

November 29, 2023 by s p

Zyra e Shtypit AALEA/

Shoqata Amerikane Shqiptare e Zbatimit të Ligjit (AALEA) shënoi një moment historik të rëndësishëm me ngjarjen e saj të parë Pizza-with-a-Cop, mbajtur të shtunën, më 25 nëntor, në Surf City Pizzeria në 837 Surf Ave, Brooklyn. Ngjarja kishte për qëllim të forconte lidhjet e komunitetit, të nxiste marrëdhënie pozitive midis organeve të zbatimit të ligjit dhe banorëve dhe të ofronte një mjedis argëtues dhe informal për familjet që të ndërveprojnë me oficerët e policisë lokale.

Pjesëmarrja i tejkaloi pritjet, me mbi 40 fëmijë dhe prindërit e tyre që iu bashkuan oficerëve të Shoqatës Amerikane Shqiptare të Zbatimit të Ligjit për një pasdite të këndshme pica dhe shoqërimi. Ngjarja ofroi një mundësi unike për komunitetin për t’u lidhur me zbatimin e ligjit në një mjedis të relaksuar, duke thyer barrierat dhe duke nxitur mirëkuptimin e ndërsjellë.

*”Ne jemi të emocionuar me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme në eventin tonë të parë Pizza-with-a-Cop,” tha Elton Shametaj, Kryetar Themelues i AALEA. *”Është emocionuese të shohësh familjet dhe oficerët e zbatimit të ligjit të bashkohen për të ndarë një vakt dhe për të ndërtuar marrëdhënie pozitive. Ngjarjet si këto janë vendimtare në krijimin e një lidhjeje të fortë midis forcave të policisë dhe komuniteteve të cilave u shërbejnë.”*

Surf City Pizzeria ishte mikpritëse e mbledhjes, duke ofruar një atmosferë mikpritëse për familjet dhe oficerët. Era e picës së sapopjekur mbushi ajrin ndërsa fëmijët bisedonin me oficerët, bënin pyetje për punën e tyre dhe mësonin për rëndësinë e sigurisë së komunitetit.

Shoqata Amerikane Shqiptare e Zbatimit të Ligjit shpreh mirënjohjen e sinqertë për të gjithë ata që morën pjesë, duke e bërë aktivitetin një sukses të jashtëzakonshëm. Mbështetja nga komuniteti nënvizon rëndësinë e nismave që nxisin dialogun e hapur midis organeve të zbatimit të ligjit dhe banorëve, duke nxitur një ndjenjë besimi dhe bashkëpunimi.

*“Duam të falënderojmë nga zemra të gjitha familjet dhe oficerët që morën pjesë në këtë aktivitet”, shtoi Elton Shametaj. *”Prania dhe entuziazmi juaj e bënë ditën vërtet të veçantë. Ne mezi presim të ndërtojmë këtë sukses dhe të organizojmë më shumë ngjarje në të ardhmen për të forcuar lidhjen midis Shoqatës Amerikane Shqiptare të Zbatimit të Ligjit dhe komunitetit të cilit i shërbejmë me krenari.”*

Ndërsa ngjarja Pizza-me-a-Polic përfundoi, buzëqeshjet dhe të qeshurat vazhduan, duke krijuar kujtime të qëndrueshme si për fëmijët ashtu edhe për oficerët. AALEA është e etur të vazhdojë të nxisë marrëdhënie pozitive me komunitetin dhe pret me padurim ngjarjet e ardhshme që do të rrisin më tej lidhjen midis zbatimit të ligjit dhe banorëve të Brooklyn.

Suksesi i ngjarjes inauguruese Pizza-with-a-Cop shërben si një testament për angazhimin e Shoqatës Amerikane Shqiptare të Zbatimit të Ligjit për angazhimin e komunitetit dhe ndërtimin e një Brooklyn më të sigurt dhe më të lidhur. Shoqata mbetet e përkushtuar për të shërbyer dhe mbrojtur, krah për krah me komunitetin që përfaqëson me krenari.

Filed Under: Ekonomi

Sekretari i Shtetit Amerikan, Antony J. Blinken uron 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

November 28, 2023 by s p

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, uroj qeverinë dhe popullin e Shqipërisë dhe ju uroj një festë të gëzuar për 111-vjetorin e Pavarësisë. Shtetet e Bashkuara janë krenare që punojnë me ju si aleatë dhe partnerë të NATO-s të angazhuar për të forcuar përpjekjet e Shqipërisë për reformën në drejtësi, për të çuar më tej bashkëpunimin tonë për sigurinë kibernetike dhe për të vazhduar mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën përballë luftës së agresionit të Rusisë. Ne ju falënderojmë për mirëpritjen tuaj bujare dhe me zemër të hapur të afganëve dhe mbështesim fuqishëm integrimin tuaj të plotë në komunitetin euroatlantik, veçanërisht përmes përparimit në reformat e sundimit të ligjit dhe drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Zgjedhja e fundit e Shqipërisë në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut është një shenjë respekti ndërkombëtar për përparimin e fuqishëm që ka bërë kombi juaj në dekadat e fundit dhe një njohje e shërbimit të tij shembullor në 2015-2017. Ne jemi krenarë që shërbejmë përkrah Shqipërisë dhe presim me padurim të punojmë së bashku për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut në mbarë botën.

Lidhjet midis kombeve tona, të bazuara në vlerat, kulturën dhe miqësinë e përbashkët mbeten të qëndrueshme. Le të vazhdojë të përparojë puna jonë së bashku”.

Filed Under: Ekonomi

Në promovim të vlerave dhe virtyteve më të mira të popullit tonë

November 27, 2023 by s p

Prof.Asc. Dr. Gëzim MUSTAFAJ

Është një ditë Nëntori me ftohtësinë e zakonshme të fillim dimrit. Shumë shoqata Shqipëtare këtu në New York janë mbledhur për festat e Pavarsisë dhe të Çlirimit të atdheut tone. Edhe Association of “Skënderbej”, (Shoqata Skënderbej), në Restaurant PINE 19 13 Bronxdale Avenue, Bronx, NY 10462 organizon mbasditen e 26 nëntorit, takim festiv për këto ngjarje të rëndësishme të biografisë së kombit shqiptar,111-vjetorin e Pavarsisë dhe 79-vjetorin e Çlirimit. 

Si zakonisht mjedisi festiv fillon nën tingujt solemn të dy himneve, të atij Shqiptar dhe Amerikan. Më pas modratorja e aktivitetit Znj.Nadire Xhakolli pasi u uroj të pranishëmve mirëseardhjen dhe gëzuar festat i dha fjalen Presidëntit të shoqates Profesor Asc. Dr. Gëzim MUSTAFAJ, ku midis të tjerave ai theksoi; Pavarësia e shpallur në Vlorë më 28 nëntor 1912, është një product kompleks, shumë dimensional, shumë faktorësh. Ajo ditë sot quhet Dita e Pavarësisë së Shqipërisë por në fakt ajo u arrit me kontributin e të gjithë shqiptarëve kudo që ndodheshin në trojet e tyre nga Çamëria deri në Kosovë si dhe nga Durrësi deri në Luginën e Preshëvës.  Më 28 nëntor 1912 në orën 14.05 do shpallej pavarësia e Shqipërisë, ndërsa flamuri do të shpalosej nga Ismail Qemali në orën 15.12 minuta nga dritarja ku ishte mbledhur kuvendi.

Në përbërje të Kabinetit të saj të parë, si një ndër ministritë kryesore u përfshi edhe Dikasteri i Luftës apo i Mbrojtjes Kombëtare, me në krye një oficer madhor karriere, me shumë përvojë drejtimi, organizimi dhe luftarake, GjeneralBrigade Mehmet Dërralla (Tetova). Detyrat e këtij dikasteri ishin që të organizonin mbrojtjen e territoreve. Pak muaj më pas, më 4 Maj 1913, u krijua edhe Shtabi Madhor, që përbënte njëherëshi zyrën numër Një të Ministrisë së Luftës. 

Data 28 Nëntor ka edhe dy ngjarje të shënuara për popullin Shqipëtarë të Kosovës. Më 28 nëntor 1955 lindi Komandanti Legjendarë Adem Jashari, që për interest kombtare dhe çlirimin e Kosovës dha jetën së bashku me gjithë familjen e tijë, duke luftuar dhe qëndruar heroikisht për 3 ditë me radhë përballë forcave ushtarake dhe policore Serbe. Më 28 Nëntor 1997, në varrimin e mësuesit Halit Geci të vrarë nga ushtria dhe policia serbe, UÇK, ajo që do ti sillte lirine dhe pavarsinë Kosovës, pas disa vite në ilegalitet, doli hapur me uniformën, simbolin dhe flamurin kombtarë.

Edhe Lufta Nacionan-Çlirimtare është një nga ngjarjet më të shënuara në historin e popullit tonë. 

Pak kohë mbas shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria u rendit në Aleancen Antifashiste Botërore, në krah të ShBA, BS dhe Britanisë së Madhe. Me krijimin e Frontit Nacional-Çlirimtar, lufta jonë u bë pjesë e luftës antifashiste botërore dhe u hodhën bazat e rreshtimit të Shqipërisë në Koalicionin Antifashist.

Më pas përshendeti Kryetari i Organizates së Veteranëve të Luftës të UÇK, Z. Astrit HUSKAJ. Mbreselënëse ishte përshëndetja që Z. Huskaj solli nga bashkëluftëtarët, strukturat drejtuese të   UÇK në Kosovës dhe midis tyre edhe të djalit të Komandantit Legjendar Adem Jasharit, Lulëzim Jashari.

Në vazhdim përshëndeti Presidenti i nderit i shoqatës Z. Bujar HASANI.

Amosfera u zbukurua me këngëtarin dhe DJ anëtarin e shoqates Z. Agim Shiqerukaj.

Mbresat si përher janë të shumta, por në këtë ditë të shënuar do të veçoj momentin kur, nëpërmjet një torte të përgatitur enkas për të, të gjithë anëtaret e shoqatës i uruan shoqes së shoqatës njëkohësisht dhe anëtare e boedit Blerta Gjevori 50- vjetorin e lindjes.

Nën tingujt e muzikës, valles, trokitjes së gotave, dashamirësis dhe mikpritjes vazhdoj gjithë aktiviteti. Një falënderim special është për anëtarët e rinj të shoqatës si dhe të gjithë të ftuarit që nderonin me pjesëmarrjen e tyre në këtë aktivitet.

New York 26 Nëntor 2023

Filed Under: Ekonomi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 80
  • 81
  • 82
  • 83
  • 84
  • …
  • 227
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Polikrizat e shoqërisë në optikën e sociologut Gëzim Tushi
  • HEROIZMI I NJË FAMILJE NË FUND TË SHEKULLIT XX PËR ÇLIRIMIN E VENDIT NGA OKUPATORI SERB
  • SOT 19 VITE NGA SHUARJA E PISHTARIT TË KARVANIT TË KORIFENJVE TË FILMIT, KADRI ROSHIT
  • Përvjetori i harruar i Fishtës
  • We are forever grateful to the USA and our Euro-Atlantic allies for their continuous support
  • Një vizitë e veçantë te Vatra…
  • Vatra Chairman Dr. Elmi Berisha and Prishtina Mayor Përparim Rama met with officials at the U.S. Department of State
  • Shtylla kushtetuese e unitetit kombëtar dhe prova vendimtare e pjekurisë politike
  • KUR POLITIKANËT E SHQIPËRISË DHE TË KOSOVËS “PUSHTOJNË” WASHINGTONIN 
  • 𝐙𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐣𝐚 𝐞 𝐆𝐞𝐨𝐫𝐠𝐞 𝐖𝐚𝐬𝐡𝐢𝐧𝐠𝐭𝐨𝐧 𝐬𝐢 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐢 𝐢 𝐩𝐚𝐫𝐞̈ 𝐢 𝐒𝐇𝐁𝐀
  • “VOA” DHE SHQIPËRIA
  • Grenlanda, rëndësia kritike e ishullit për mbrojtjen raketore dhe interesat gjeostrategjike të ShBA
  • AMBASADA PRANË DALLGËVE TË OQEANIT
  • “Eksodi i zogjve të Çamërisë”, poema e re e Luan Ramës
  • Shqiptarët dhe dy anët e medaljes së sistemit osman të mileteve

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT