• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Globi 

September 1, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Kolombi e pati shumë të vështirë për të marrë fonde për ekspeditat e tij në Azi, për arsye se të gjithë mendonin se bota ishte e sheshtë. Kjo nuk është pjesë e ndonjë teorie konspirative. Është e vërtetë se, për pjesën më të madhe të ekzistencës, njerëzit kanë besuar se Toka ishte e sheshtë. Por nga shekulli V p.e.s., kjo pikëpamje filloi të sfidohej. Një valë kërkimesh shkencore dhe racionalizmi përfshiu Greqinë e lashtë gjatë asaj periudhe, duke bërë që shumë njerëz të ditur të arrinin në përfundimin se Toka kishte formën e objekteve qiellore. Gjatë shekullit të dytë të erës sonë, Ptolemeu prodhoi hartën e parë që e tregonte botën si një sferë. 

Megjithëse hartës së Ptolemeut i mungonin Amerika dhe Australia, ajo ishte e para që përfshinte gjatësinë dhe gjerësinë gjeografike. Për më tepër, ai llogariti me saktësi se kishte kontinente të tjera të panjohura – terra incognita. Njohuria për hartat e Ptolemeut skadoi gjatë epokës së errët në Evropë, por u rishfaq në fillim të shekullit XV gjatë Rilindjes Evropiane – hartat u përkthyen nga greqishtja origjinale në latinisht. Rilindja përkoi me Epokën e Eksplorimit. Në kohën kur Christopher Columbus bëri udhëtimin e tij të parë në Amerikë në 1492, hartat e Ptolemeut ishin të njohura midis fisnikëve dhe eksploruesve të Evropës. 

Erd-apfel (gjermanisht ‘tokë-mollë’) është një rruzull i prodhuar nga Martin Behaim nga viti 1490 deri në 1492. Erdapfel është globi më i vjetër tokësor i mbijetuar. Ai është i ndërtuar nga një top liri i laminuar në dy gjysma, i përforcuar me dru dhe i veshur me një hartë të pikturuar në gurë nga Georg Glockendon. Lashtësia e këtij globi dhe viti i ekzekutimit të tij, në prag të zbulimit të Amerikës, e bën atë jo vetëm globin më të vjetër të mbijetuar, por edhe përfaqëson një enciklopedi të njohurive evropiane për botën e njohur në 1492. 

Analizat e përfitimit dhe kostos janë ato që në fakt e penguan Colombin të mos merrte fonde nga portugezët dhe anglezët; ata thjesht besonin se një ekspeditë në Azi përtej Atlantikut do të kushtonte më shumë se çdo lloj fitimi që mund të kishin nga ky investim. Por shpejt e panë se gabuan. Kështu filloi gara e eksplorimit; me portugezët në jug, anglezët në veri, dhe spanjollët në pjesën qëndrore të kontinentit të ri.   

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Astrit Lulushi

Varret e hapura në Kosovë presin të vërtetën

August 30, 2023 by s p

Albin Kurti/

Pesha e mungesës rëndon mbi familjet e 1617 personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Nënat presin ditën kur do të vendosin nga një lule në kujtim të më të dashurve të tyre. Atyre që u rrëmbyen e zhdukën me dhunë nga autoritetet e Serbisë urdhërdhënëse dhe ekzekutore.

Pas rënies së Millosheviqit, në Serbi u zbuluan pesë varreza të mëdha masive, me gjithsej 950 njerëz tonë të rrëmbyer e të vrarë, të vrarë e të rrëmbyer, në Batajnicë, Peruqac, Petrovo Selo, Rudnicë e Kizhevak. Serbia ende vazhdon të qëndrojë mbi varre masive teksa i mohon ato.

Sot e gjithnjë u bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë që ta rrisin presionin mbi Serbinë, si përgjegjëse për zhdukjen e qytetarëve tonë, për të zbardhur fatin e tyre dhe për të vënë drejtësi duke dënuar përgjegjësit politikë ushtarakë e policorë për këto krime.

Me angazhimin institucional për adresimin e të gjitha krimeve të kryera gjatë luftës, ne po vazhdojmë punën duke i dhënë prioritet ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së të zhdukurve.

Si zotim i yni ndaj kujtesës sonë si popull dhe ndaj kërkesës sonë për drejtësi, po themelojmë Institutin për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Me ndryshimet që kemi bërë në legjislacionin përkatës, institucionet tona të drejtësisë mund të ndjekin dhe të dënojnë kryerësit e krimeve të luftës në mungesë, kudo që ata janë.

Për të rritur kapacitetet për të trajtuar krimet e luftës, kemi shtuar buxhetin për 50 pozita për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës. Ndërsa në Policinë e Kosovës, nga një sektor, kemi ngritur Drejtorinë e Hetimit të Krimeve të Luftës që do të ketë 41 hetues.

Në korrik shënuam hapin përfundimtar për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP).

Shteti ynë, Qeveria e Republikës së Kosovës, janë të përkushtuar dhe po angazhohen për të vërtetën, për të gjitha zhdukjet me dhunë që kanë ndodhur në Kosovë.

Në Ditën Ndërkombëtare të personave të zhdukur me dhunë, nderojmë të gjithë të zhdukurit me dhunë gjatë luftës në Kosovë. Nuk do të ndalemi kurrë, derisa të dihet fati i tyre.

Të gjithëve na mungojnë.

Filed Under: Ekonomi

Një pyetje qeverisë së Shqipërisë

August 29, 2023 by s p

Shaban Murati/

Si shpjegohet që skota e patriotëve të mumifikuar të presidiumeve qeveritare dhe të akademive pseudoshqiptare, të cilët janë në listën e dashurisë së kryeministrit, që i ka mbushur me tituj dhe tuje dhe nuk harron t’u pompojë lavdi çdo muaj ditëlindjeje me çarçafë mallëngjyes, nuk kanë folur kurrë dhe nuk e kanë mbrojtur asnjëherë çeshtjen shqiptare dhe Kosovën kundër presidentit serb Vuçiç, që ka 12 vjet në pushtet dhe i ka bërë njëmijë të zeza Kosovës, dhe as kundër kryeministrit grek Micotaqis, që ka 4 vjet në pushtet dhe i ka bërë njëmijë të zeza sovranitetit të Shqipërisë dhe çeshtjes çame?

Nuk kam guxim të pyes, (sepse mund të shkoj shumë thellë…) përse akademikët e patriotizmit qeveritar nuk kanë folur kurrë dhe nuk e kanë mbrojtur kurrë çeshtjen shqiptare kundër Rusisë gjatë 32 viteve, megjithëse Rusia është armiku më i madh i Shqipërisë, i Kosovës dhe i çeshtjes shqiptare në arenën ndërkombëtare?

Mos është ndonjë sekret i fshehtë midis jush ky lloj i panjohur qeveritar i patriotizmit memec akademik ndaj armiqve historikë të kombit shqiptar?

Filed Under: Ekonomi

Paraja ka vlerë

August 28, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Paraja nuk ka vlerë, thonë disa; paraja ka më shumë vlerë kur ajo fitohet. Kur zona të ndryshme të botës filluan të hyjnë në periudhën neolitike pas vitit 10,000 pes, filloi ndarja e punës. Kupbartësi mbretëror ishte një pozicion prestigjioz dhe i besueshëm në shoqëritë paramoderne. Kupëmbajtësi derdhte pijet e mbretit dhe i shijonte ato për helm nëse ishte e nevojshme.

Në këndvështrimin kejnsian të ekonomisë moderne, papunësia e ulët është më e rëndësishme se inflacioni i ulët. Shpenzimet qeveritare inkurajohen për të mbajtur nivele të larta punësimi. Nëse jeni të durueshëm, të shkathët dhe mjaft të qëndrueshëm, mund të dëshironi të provoni të qenit një statujë njerëzore. Siç tregon emri, ju paguheni për të qëndruar si një statujë.

Përpara se të bënte emër në energjinë elektrike, Nikola Tesla punoi si gërmues kanalesh në 1886 për 2 dollarë në ditë.

Puna e fëmijëve ka ekzistuar gjithmonë në një formë, por kur filloi Revolucioni Industrial në vitet 1700, gjërat dolën jashtë kontrollit. Ligjet e para për mbrojtjen e punëtorëve fëmijë u miratuan në Angli në vitet 1800.

Shërbëtorët ishin njerëz të cilëve u kërkohej të punonin pa pagesë për disa vite. Ai status ishte shpesh, por jo gjithmonë, rezultat i borxheve të papaguara.

Bujkrobërit ishin punëtorë në Evropën mesjetare që ishin të lidhur me tokën. Ata nuk mund të bliheshin dhe shiteshin dhe zakonisht kishin më shumë të drejta se skllevërit e shtëpisë.

“Fjetja profesionale” është një tjetër profesion legjitim. Profesionistët e gjumit mund të paguhen për të testuar dyshekët dhe jastëkët, për të marrë pjesë në kërkime mjekësore/shkencore, apo edhe për të qenë pjesë e një ekspozite arti.

Në shoqëritë paramoderne, eunukët shpesh ishin në gjendje të gjenin disa nga punët më të mira në oborret mbretërore. Problemi ishte që ata duhej të tredheshin.

Një person mund të paguhet si “qëndrues në linjë” (për të qëndruar në radhë për bileta, botime të reja telefonike ose artikuj të tjerë).

Vdekja e Zezë e viteve 1347-1353 ishte një faktor kryesor në rënien e robërisë në Evropën Perëndimore dhe rritjen e punës së lirë. Megjithatë, robëria vazhdoi në Rusi deri në vitin 1866. Më pas, në shekullin XX, kjo skllavëri u kamuflua në vendet komuniste. Në regjimin e vjetëruar në Shqipëri puntorët nuk kishin asnjë të drejtë dhe njëkohësisht kontrollonin njëri tjetrin. Të miturit punonin një vit pa pagesë “derisa merrnin profesionin”, që do thoshte kur arrinin moshën e punës. Kjo ishte një taktikē komuniste për t’i treguar botës se respektonin kodin që ndalonte shfrytëzimin e të miturve.

Filozofi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, Karl Marksi, besonte se historia botërore mund të përmblidhej si një luftë midis atyre që kanë dhe nuk kanë. Në kohën e Marksit, ishte proletariati kundër borgjezisë.

Nëse keni kaluar kohë në një qytet të madh, atëherë me siguri keni hasur njerëz, kryesisht fëmijë, që do të lajnë xhamin e makinës, ndonjëherë pasi ta pështyjnë. Vajtuese profesionistë janë punësuar për funeralet që nga kohërat e lashta. Është ende në përdorim në disa vende, veçanërisht në Kinë.

Esnafet u formuan në Evropën mesjetare si organizata profesionale të punëtorëve dhe tregtarëve të kualifikuar. Sipas këtij shembulli u krijuan sindikatat moderne të biznesit ashtu edhe sindikatat e punëtorëve.

Japonezët njihen si të sjellshëm, por kur bëhet fjalë për të hipur në metrotë e tyre, ata nuk ngurrojnë të shtyjnë njerëzit përreth. “Shtytësit” profesionistë sigurojnë që trenat të jenë të mbushur.

Nëse nuk ju shqetësojnë gjarpërinjtë, mund të mendoni të jeni një “mjelës i gjarpërinjve”. Mund të jetë paksa e rrezikshme.

Sulltanati i Delhit u formua në vitin 1206 kryesisht nëpërmjet përpjekjeve të një klase të gjeneralëve skllevër turq. Pavarësisht statusit të tyre, këta skllevër kishin punët më të mira në sulltanat.

Nëse mund të kapërceni tabunë dhe aromën, atëherë shikoni të jeni një shijues profesionist i ushqimit për qen.

‘Cuida carros’ janë të zakonshme në shumë qytete në Amerikën Latine. Për disa pesos, ata do të shikojnë makinën tuaj ndërsa ju merrni diçka për të ngrënë. Më besoni, për ta paraja ka vlerë.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Astrit Lulushi

EDHE RRUGËTIMIN TONË EURO-ATLANTIK NUK MUND TA SHOHIM TË NDARË NGA KUAZAT E DREJTA TË NËNËS TEREZE

August 26, 2023 by s p

Nga Skender ASANI/

Sot sërish këtu në Shkup jemi bërë bashkë për të nderuar kujtimin për një figurë madhore të kombit dhe njerëzimit. Sot na ka bërë bashkë emri dhe lavdia planetare e një gruaje, e cila rrugën e shenjtërimit e filloi nga vendlindja e saj, nga Shkupi ynë. Ajo këtë rrugë e nisi si Gonxhe dhe e përfundoi si Shën Nëna Tereze dhe gjithë këtë hark jetësor ajo e mbushi me dashuri, ngrohtësi, përkujdesje ndaj të vetmuarve, të sëmurve, të pastrehëve.

Në kohën kur jetoi e veproi Nëna Tereze, bota ishte e mbushur me plot njerëz shpresëhumbur, dhe ishin të papërshkruara vuajtjet që përjetonin të gjithë ata që mbeteshin jashtë kujdesit shoqëror. Por, askush nuk e kishte pritur se një grua trupvogël, që nuk posedonte kurrfarë fuqie politike a ekonomike, do të bëhet kandil i pashuar për miliona zemra të thyera. Ajo, me qasjen e butë, paqësore e mirëkuptuese u bë udhërrëyfyese e porosive hyjnore ndaj njerëzimit.

Sot kur kujtojmë 113 vjetorin e lindjes dhe 26 vjetorin e vdekjes së Nënës Tereze, kemi shumë nevojë për fuqinë magjike të këtij udhërrëfimi, sepse trazirat në botë ndodhin më së tepërmi kur prishen balancet në mes të hyjnores dhe tokësores.

Ne edhe sot jemi dëshmitarë të këtyre trazirave, dhe jo shumë larg nga ne, një popull heroik po detyrohet të paguaj shtrenjtë kauzën evropaine, duke kundërshtuar me dinjitet arrogancën hegjemoniste dhe pushtuese të Rusisë. Kjo e fundit, në kundërshtim me të gjitha rregullat dhe parimet e të drejtës ndërkombëtare, ka shkelur sovranitetin e Ukrainës, duke imponuar logjikën absurde të mohimit të pavarësisë dhe lirisë së popullit ukrainas.

Por e gjithë bota e civilizuar dhe demokratike, që prej fillimit e ka kundërshtuar këtë aventurë invaduese të Kremlinit, duke u rreshtuar në krah të popullit ukrainas dhe në mbështetje të kauzave evropiane e liridashëse që ky popull i mbron me dinjitet.

Ne si bashkëqytetarë të Nënës Tereze nuk mund të jemi indiferent ndaj padrejtësive që ndodhin në botë. Sepse ajo na ka porositur që gjithmonë të mbajmë anën e më të dobëtit, anën e atyre që jetojnë me nder, një kufi ky që e ndan botën në mes të drejtësisë dhe padrejtësisë, në mes të kaluarës së errët dhe të ardhmes së ndritshme.

Nëna Tereze, duke qenë një besimtare e devotshme, na kishte mësuar të falim, por të mos harrojmë, edhe atëherë kur na bëhet ndonjë padrejtësi e madhe. Vetëm në këtë mënyrë, sipas saj, në botë do të zhduken vatrat e hakmarrjes, mosdurimit dhe konflikteve abusrde.

Prandaj, edhe ne si Institut tash më e kemi shndërruar në strategji veprimi këtë filozofi jetësore të Nënës Tereze, kurse manifestimi tradicional kulturor-shkencor “ DRITA e GONXHES” që po e organizojmë tash e tri vjet me radhë, dëshmon përkushtimin ndaj kësaj filozofie, kurse për ta kuptuar atë më lehtë kemi revistën me të njejtin emër, e cila tash më është bërë një palimsest i trashëgimisë shpirtërore e humane të Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Tereze. Edhe nr. 2 i kësaj reviste, që sapo ka dalur nga shtypi, e vazhdon traditën e nisur të ruajtjers, sistemimit, artikulimit dhe shumëfishimit të fjalëve e porosive të Nënës Tereze, të cilat vazhdojnë të mbeten një thesar i çmuar i njerëzimit. Ky është edhe vizioni që po ndiqet nga Departamenti i trashëgimisë së Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Tereze në Institutin tonë, i vetmi i këtij lloji në botë, i cili synon të afirmojë dimensionet shumështresore të kauzave universale të Nënës Tereze, por me një qasje pak a shumë specifike, duke ndriçuar dhe argumentuar para botës edhe disa nuanca jetëshkrimore që i kishte vetëm Gonxhe Bojaxhiu, para se të bëhet Nënë Tereza. Pa këto nuanca Nënë Tereza do të dukej si një lis gjikant pa rrënjë, andaj ne si Institit dhe si Departament, synojmë t’ia paraqesim botës pikturën e plotë me një lis që rrënjët i ka në Shkup, kurse degët në mbarë globin.

Sa me fat duhet të jetë ai vend dhe ai popull i cili në vete mban rrrënjët e Gonxhe Bojaxhiut- Nënës Tereze, por kjo nuk majfton për të nderuar figurën e saj, sepse janë veprat ato që na obligojnë të mbajmë gjallë kujtimin për Nënën Tereze.

Sa më shumë vepra të mira të bëjmë, aq më tepër e arsyetojmë lidhjen me Nënën Tereze, por edhe më tepër i japim hapësirë asaj të vendoset në përmasat e gjëra të universalizmit. Nënë Tereza është pasuri e gjithë botës dhe çdo përvetësim i figurës së saj, i redukton përmasat e misionit të shenjtë që ajo kishte. Si një shpend shtegtar që është i lirë të ngrejë folenë ku të dojë, edhe Nënë Tereza është e lirë të depërtojë në zemrat e gjithë atyre që kanë nevojë për dorën e ngrohtë të kujdesit dhe fjalëve që sjellin shpresë e optimizëm. Vetëm atëherë kur veprat e mira e gjejnë rrugën e duhur, njerëzimi pahetueshëm do ta kujtoj Nënën Tereze, sepse ajo ishte një urë që lidhte njerëzit edhe atëherë kur ata ishin të hasmëruar. Ajo lidhte të mundurën, me të pamundurën…

Më tepër se kurdo herë tjetër, sot kemi nevojë për ura të tilla, të cilat përpos që shkurtojnë dhe eliminojnë distancat e paragjykimeve në mes të njerëzve, ato i bëjnë edhe më të kalueshme zgjidhjet dhe kompromiset në situata e kriza të caktuara.

Pasi që sot po e nderojmë figurën e Nënës Tereze pikërisht këtu në vendlindjen esaj, atëherë na takon që të nxjerrim edhe mësime nga porositë e saj, madje edhe në kontekstin momental të zhvillimeve politike në vend, kur BE, SHBA, NATO me të drejtë presin nga ne që ta zëjmë trenin evropian, pas ndryshimeve kushtetuese që duhet t’i bëjmë pa humbur kohë. Kjo është edhe një garancë e rrrugëtimit tonë euro-atlantik, sepse çdo rrugë tjetër na shpie atje ku askush nuk do të donte të shkonte.

Maqedonia e Veriut dhe qytetarët e saj e dijnë shumë mirë se cili është destinacioni që sjell më shumë progres, paqe e mirëqenie. Duke qenë të vetëdijshëm për përparësitë dhe favoret që sjell ky destinacion, ne si vend, si qytetarë dhe si politikë, duhet të bëhemi bashkë ta evropianozojmë sa më shpejt jetën tonë, kurse të ardhmen ta lidhim përgjithmonë me BE-në, SHBA-të dhe NATO-n.

Fundja, ky ishte edhe vizioni i Nënës Tereze, prandaj figurën e saj nuk mund ta shohim të ndarë nga kauzat e drejta që ajo i kultivoi deri në minutën e fundit të jetës.

Filed Under: Ekonomi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 91
  • 92
  • 93
  • 94
  • 95
  • …
  • 226
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Shqiptarët dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe përgjegjësia evropiane
  • Në Ditën e Gjenocidit në Kosovë, nevoja e Kualifikimi Juridik Ndërkombëtar për Krimet e Kryera në Kosovë (1998–1999)
  • FUNDI I REZISTENCËS SË NACIONALIZMËS 1946-1947
  • ZBULOHEN KONGRESET E BALLIT KOMBËTAR
  • 15 janari është Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë!
  • Editori Diellit Dr. Athanas Gegaj përkujtohet në New York më 25 Janar 2026
  • Arsyet e vërteta pse ngriu procesi i vizave emigruese për në Amerikë për shqiptarët!
  • ERNEST KOLIQI ( 20 MAJ 1903 – 15 JANAR 1975)
  • SHQIPTARËT NË SANREMO!
  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT