• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MARTIN CAMAJ DHE KATEDRA E PERJETSHME E ALBANOLGJISE NE N.Y.U.

July 17, 2020 by dgreca

  • NËSE SHQIPTARËT DO TË KISHIN MBAJTË PREMTIMET QË I DHANË CAMAJT DO TË KISHIM KATEDRËN E PËRHERSHME TË ALBANOLOGJISË NË NEW YORK/
  • KOLIQI DHE CAMAJ NUK MUND TË RRËZOHEN NGA PANTEONI I KULTURËS KOMBËTARE AS ME DOSJET E TIRANËS AS TË BEOGRADIT/
  • ERNEST KOLIQI DHE MARTIN CAMAJ, MIQ TË PËRHERSHËM TË VATRËS DHE DIELLIT-/

– GAZETA”DIELLI”, DËSHMI E PËRPJEKJEVE TË PALODHSHME TË PROF. CAMAJ PËR TË HAPË KATEDRËN E GJUHËS DHE KULURËS SHQIPTARE”GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU”  NË NEW YORK NË VITET 1986-1989-

 – DËSHMI EDHE NË GAZETËN AMERIKANE  THE NEW YORK TIMES-

NGA DALIP GRECA

Fushata denigruse kundër dy korifejëve të Kulturës Kombëtare Shqiptare Prof. Ernest Koliqi dhe Martin Camaj e nisur nga Auron Tare duket se ka për qëllim që të baltos dy kontributorët e mëdhenj në fushën e Letërsisë, Lingustikës dhe kulturës kombëtare në tërësi. Vatra e sheh këtë nismë të Tares, të promovuesëve të tij, dhe atyre që qëndrojnë pas, si vazhdimësi e ekspeditës antikombëtare për të rrëzuar nga Froni simbolet tona kombëtare. Vala e tërbuar që ka mbjellë shtypi i shkruar, portalet elektronike, media sociale në tërësi,si dhe media vizive në trojet kombëtare, ka vënë në shenjestër,  me dosjerë policeskë të supozuara e të keqinterpretuar, dy personalitetet e shquara. Nëse Tare shkroi 37 faqe hamendësime në studimin e tij të dyshimtë, media i ka shumëfishuar ato, ndërsa studiot televizive, përfshirë edhe emisionet e atyre, që me emra sllavo-rusë, e kanë shpallë Heroin Kombëtar,antihero,  tradhëtar të Kombit,- vazhdojnë t’i japin hapsirë pa limit për të endur rrjetën e shpifjeve me teori konspiracioni. Nuk është e para herë që ndodh një sulm i tillë në rrethana tepër kritike për Trojet e Arbërit. Kështu kanë bërë Taret me shokët e tij me Heroin Kombëtar Gjegj Kastrioti Skënderbeu, me Shenjtëreshën Shqiptare Nënë Tereza, me At’ Gjergj Fishtën, me shkrimtarin Ismail Kadare, dhe të tjera figura simbol,që na identifikojnë në Botën Perëndimore.

Martin Camaj ne Seminarin Nderkombetar “Vatra dhe Dielli” 28-30 Nentor 1969.

Për Vatrën, si Ernes Koliqi, ashtu edhe Martin Camaj, mbeten figura të denja të Panteonit të Kulturës Kombëtare, të pazëvendësueshëm dhe të pa rrëzueshëm nga Taret me shokë.

Tares i ka ardhë në ndihmë për ekspeditën e tij ndëshkuese ndaj dy kolosëve të Kulturës Kombëtare edhe fakti se Politika shqiptare(Shteti politik) është treguar  e pazonja për të vlerësuar Prof. Ernest Koliqin, Prof. Martin Camaj dhe shumë figura të tjera Kombëtare me kontribut në Kulturën e Kombit, për shkaqe politik-biografike, i kanë mbuluar me harresë dhe i kanë ndëshkuar dhe tash po i ndëshkon edhe Tare për motive të dyshimta.

Vatra ka pasë fatin e mirë që si Profesor Ernest Koliqin ashtu edhe Prof. Martin Camaj t’i ketë patur mysafirë dhe miq të nderuar, e bashkëpunëtorë të gazetës së saj DIELLI. Janë të shumtë shkrimet studimore, eseistike, analitike, letrare,  të Prof. Camaj në faqet e Diellit, ashtu si nuk mungojnë as artikujt e Prof. Ernest Koliqit.Kolana e veprës së tyre letrare dhe studimore ndodhet e plotë në bibliotekën e Vatrës.

PROF. KOLIQI DHE PROF. CAMAJ, LIGJËRUS NË SEMINARIN NDËRKOMBËTAR TË 60 VJETORIT TË DIELLI

Të dy korifejtë e Kulturës Kombëtare ishin mysafirë në manifestimin e madh Kombëtar Mbarëshqiptar, që u organizua në Boston dhe në New York në 28-29-30 Nëntor 1969 me rastin e 60 Vjetorit të Gazetës DIELLI. Profesor Camaj, që në atë kohë drejtonte Katedrën e Studimeve Shqiptare në Universitetin Munich-ut në Gjermaninë Perëndimore, u paraqit në seminarin 3 ditor kushtuar Vatrës, Diellit, Historisë dhe Kulturës Kombëtare me ligjëratën“Mbi funksionin e Gjuhës së Nolit dhe të Konicës”. Ndërsa prof.Ernest Koliqi u paraqit me ligjëratën ” Fan Noli, përlavdues epiko-lyrik i burrnisë shqiptare.” Në këtë manifestim të madh kombëtar ligjëruan figura të shquara të Kulturës Kombëtare si At Vincens Malaj, Prof. Zef Valentini, Giusepe Schiro Jr., Prof. Stefan Peters(Profesor në Universitetin Amerikan në Washnigton, ish funksionar në Ministrinë e Punëve të Jashtme Amerikane), Prof. Louis Solano, pranë Universitetit Cambridge në Harvard University,Dr. Dhimiter Berati, Vicky Kotelly, Profesoreshë e gjuhës frënge në Michigan, Hasan Dosti, juristi i njohur, ish Ministër i Drejtësisë, Kemal Vokopola, nëpunës në degën e Drejtësisë pranë Librarisë së Kongresit në Washington, Ragip Frashëri, në atë kohë përfaqësues në Romë i Kuvendit të Kombeve Europiane të Robëruara(ACEN), Papas Ignazio  Parrino, Studiues dhe profesor në Universitetin e Palermos, ndihmësiI Prof. P.Zef Valentini, Refat Xh. Gurrazezi , ish editor i Gazetës Dielli për disa dekada, Nelo Drizari, ish editor i Diellit, shkrimtar, piktor, përkthyes, Dr. Hamdi Oruçi etj.

PROF. MARTIN CAMAJ DHE KATEDRA E GJUHËS  & KULTURËS SQIPTARE NË UNIVESITETIN E NEW YORK-ut

Katedra e Gjuhes dhe Kulturesh Shqiptar do te hapej ne korpusin e fakultetit te Shkences dhe Arteve.

 Që kur ishte në manifestimin mbarëshqiptar të 60 vjetorit të Gazetës “DIELLI” e në vazhdimësi Prof. Camajt i lindi ideja për hapjen e një katedre të Gjuhës shqipe në New York. Ideja u bë e nxehtë në vitet 1986-89. Fillimisht bëri përpjekje në Columbia University, por kuotat e pagesës atje ishin më të larta, të papërballueshme nga komuniteti shqiptar. Shkoi dhe në disa universitete të tjerë, duke u përqëndruar në New York, ku jetonte një pjesë e madhe e shqiptarëve me mundësi financiare.

Disa gjurmë të përpjekjeve të tij këmbëngulse gjenden në shtypin e kohës. Gazeta “Dielli” e ka mbajtë lexuesin të informuar gjatë të gjithë kohës dhe ka ruajtë gjurmët e nismës të Prof. Camaj për Kulturën dhe gjuhen Kombëtare Shqipe. Vetëm gjatë vitit 1986 janë tre artikuj të tillë. Në numrin e 16 shtatorit 1986, Dielli hapet në vend të kryeartikullit me shkrimin e titulluar”Një Katedër Albanologjike në Amerikë?” Shkrimi informon lexuesit se ashtu siç ishte shkruar edhe në një numër të mëparshëm ;- gjatë vizitës në SHBA të Prof. Martin Camaj, Kryetari i Katedrës të Studimeve Shqiptare në Universitetin e Munich-ut në Gjermaninë Perëndimore, i ishte rikthye sërish komunitetit shqiptar duke përgatitë opinionin për hapjen e Katedrës së gjuhës shqipe dhe Kulturës kombëtare në New York. Ajo vizitë e Camajt kishte zgjatë dy muaj e gjysëm. Gjatë asaj kohe ai kishte vizituar shumë universitete, duke hulumtuar mundësitë e përshtatshme , kushtet qe vinin universitetet amerikane për hapjen e një katedre albanologjike(Albanian Studies).

Gazeta e Vatrës informonte se Prof. Camaj dhe intelektuali amerikan Leonard Fox kishin formuluar një paketë propozimesh, të cilin editori i atëherëshëm Dr.Edward Licho, shprehte shpresën që ta botonte sapo ata ta dërgonin në redaksi. Prof. Fox kishte përkthyer në atë kohë në gjuhën angleze Gramatikën e Prof. Camaj” Albanian Grammar” dhe i njihte mirë kushtet e universiteteve amerikane. Nga ana e tij z. Fox kishte studiuar në Universitetin Columbia në  New York dhe kishte punuar shumë kohë si asst.professor.

Gjatë asaj kohe që qëndroi në SHBA Prof. Camaj bisedoi me shumë shqiptarë dhe krijoi opinionin e tij se shqiptarët e mbështesnin masivisht idenë e krijimit të Katedrës albanologjike, dhe do të jepnin ndihmë të pakursyer për të përballuar kuotën financiare që kërkonte universiteti.

Dielli shkruante: Kjo është shenjë e mirë dhe inkurajuse, por kontributin më të rëndësishëm do ta japin vetë shqiptarët.

Dielli e çmonte shumë rëndësinë dhe dobinë e një Katedre Albanolojike në një universitet të mirë amerikan, ku katedra të tilla kishin dhe popuj prej kombsish me numër më të paktë në numër se sa shqiptarët. Gjithësesi Dielli shihte me realizëm edhe vështirësitë që paraqeste krijimi i një katedre albanologjike. Së pari duheshin grumbulluar fondet nga komuniteti dhe kjo ishte sfida më e vështirë, duke mos llogaritur dhe mirëkuptimin mes donatorëve.

Gazeta e Vatrës shkruante se: “nismëtarët e kësaj ideje meritojnë lavdërime dhe përgëzime bashkë me urimet që të dalin me sukses në përpjekjet e tyre. Përsa i përket Federatës Vatra dhe Gazetës Dielli, ne jemi të bindur se do ta përkrahim me gjithë fuqitë tona idenë e ndritur për krijimin e një katedre albanologjike në Amerikë. Vatra dhe Dielli përgjatë të gjithë jetës së tyre kanë përkrahur kurdoherë çdo inisiativë dhe çdo vepër që ka qenë në dobinë e Kombit dhe popullit shqiptar.Të njëjtën gjë do të bëjmë edhe në këtë rast.DIELLI do t’i  ketë shtyllat e veta ta hapura…”

KARRIGIA E PËRJETSHME  E KULTURËS SHQIPTARE NË N.Y.U

Në gazetën Dielli të datës 30 prill 1987 është botuar nga N.Y.U. paketa e propozimit për hapjen e Katedrës të Gjuhës dhe kulturës Shqiptare”A proposal to establish a Chair In Albanian Culture at  N.Y.U.).

Në të shkruhej se Universiteti i Nju Jorkut, universiteti më i madh privat në Shtetet e Bashkuara, kishte kënaqësinë të njoftonte se propozonte krijimin e një karrigeje për Kulturën Shqiptare,( A Chair In Albanian Culture AT  N.Y.U) me ndihmën dhe interesimin e palëve të tjera të interesuara. Sipas paketës të publikuar në gazetën DIELLI, karrigia e Kulturës shqiptare kishte koston 1, 2 milion dollar dhe do të ishte e përjetshme. Ajo do të vendosej  në Departamentin e Gjuhëve dhe Letërsive të Lindjes së Afërt në Fakultetin e Arteve dhe Shkencave të Universitetit.Kryetari përfaqësues do të ishte i përkushtuar në ruajtjen e Kulturës Shqiptare në Shtetet e Bashkuara mbi baza të përhershme, duke vënë në dispozicion udhëzimet në gjuhën, letërsinë dhe historinë shqiptare. Katedra e Gjuhës shqipe do të përcillte një kuptim të gjerë të rolit të Shqipërisë në mjedisin ballkanik dhe mesdhetar dhe do të tregonte interes për rëndësinë moderne të kulturës shqiptare. Duke pasur parasysh kontributet që shqiptarët kanë bërë në Shtetet e Bashkuara dhe pasurinë e trashëgimisë së tyre, ishte koha për të njohur kulturën shqiptare në një institucion kryesor të arsimit të lartë, shkruhej në paketën e propozuar.

Paketa informonte se Universiteti i Nju Jorkut ishte i interesuar për ta hapur këtë katedër. Nisma ishte lehtësisht e arritshme edhe për faktin se shqiptaro-amerikanët përbënin një numër të konsiderueshëm në shtetin e New Yorkut e në shtetet përreth. Universiteti kishte krijuar përvojë dhe i kishte kushtet  në Departamentin e Gjuhëve dhe Letërsive si për Lindjen e Afërt ashtu edhe Europën Lindore. Ky Departament ishte hapur që më 1966 dhe ofronte gradën Master, Doktoraturë në gjuhë dhe Letërsi të Vendeve të Lindjes së Afërt dhe Diploma universitare për gjuhët e vjetra Lindore etj.Qendra Hagop Kevorkian ishte e specializuar pikërisht për to.

Kjo do të ishte një mundësi e mirë për studentët e interesuar të Katedrës shqiptare për të mësuar gjuhët kryesore të Lindjes së Afërt, të njihnin kulturat e rajoneve të përfshira nga këto gjuhë. Mbi 107 kurse të ndryshme pasuniversitare dhe universitare ofroheshin çdo vit. Në vitet e fundit studentët do të kishin mundësi që të trainoheshin për karriera në mësimdhënie, biznes, shërbim qeveritar etj.

Universiteti i Nju Jork-ut pranonte përmes paketës propozuese se kjo nismë do të kishte rriskun e vet dhe do të përbënte një sfidë për ta financuar plotësisht karrigen e Gjuhës dhe Kulturës Shqiptare, por shprehte bindjen se; nëse trashëgimia shqiptare do të ruhej dhe ndahej me shqiptaro-amerikanët dhe të gjithë qytetarët e tjerë, duhet të ndërmerreshin hapa që në atë moment për të siguruar mbijetesën e saj. Universiteti kërkonte që të mbledheshin 1.2 milion dollarë gjatë një periudhe pesë-vjeçare. Kontributet ishin të mirëseardhura dhe ekzistonin mundësitë për të marrë një njohje të përjetëshme.

Kontributet që dhuroheshin ishin plotësisht të zbritshme nga taksat sipas Ligjit në Shtetin e New York-ut.

Universiteti jepte dhe alternativë: Kjo shumë(1.2 milion dollarë) mund të sigurohej edhe nga një familje nëse i kishte mundësitë financiare(koha 5 vjet), nëse ndodhte kjo “karrigia” do të emrohej me emrin e dhuruesit(Siç ndodhi kohët e fundit me Katedrën e Albanologjisë në Universitetin DePaul në Çikago, që mbanë emrin e filantropit shqiptar-Hidai Eddie Bregu).

Nëse “karrigia” do të financohej nga shumë donatorë, katedra do të mbante emrin Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Ashtu siç veprohet në SHBA, donatorët e dhuratave nga njëqind mijë dollarë ose më shumë, të pagueshëm për një periudhë pesëvjeçare, do t’u shkruhej emri në një pllakë, që do të mbetej përjetsisht aty.

Individët, familjet, ose organizatat që do të jepnin kontribute nga $10 mijë deri në $ 99 mijë, do të renditeshin në një vëllim të ruajtur në Bibliotekën e Qendrës Kevorkian; këto dhurata mund të bëheshin gjatë një periudhe pesë-vjeçare. Dhuratat me më pak se 10 mijë dollarë, si dhe dhurimet më të mëdha, do të shënoheshin në raportin mbi projektin që do t’u dërgohej të gjithë pjesëmarrësve.

 Në gazetën Dielli për ata që donin të nisnin kontributet jepeshin informacione te sakta, personi konatktues, adresa: (Director of Development for the Faculty of Arts and Science, 25 West Fourth Street, New York, New York 10012), numriiI telefonit, mënyra e pagesës etj.

SHUMAT E LARTA TË PREMTUARA DHE OPTIMIZMI I PROF. CAMAJT

Prof. Martin Camaj i vijoi përpjekjet dhe erdhi shumë herë në New York për të konkretizuar hapjen e Katedrës. Premtimet e shqiptaro-amerikanëve ia kishin ngrohë zemrën. Dielli 28 shkurtit 1988 botonte në faqe të parë, në vend të kryeartikullit, shumat e premtuara.Pa i përmend emrat(10 nga ata kanë ndërruar jetë), statistikat janë këto: Tri familje premtonin nga $100 mijë, 6 familje nga 50 mijë dollar, 5 familje nga 25 mijë dollar, një familje 20 mijë dollar, 8 familje me nga 10 mijë dollar.

Ndërkohë gazeta The New York Times i kishte bërë jehonë nismës të shqiptaro-amerikanëve në numrin e saj të 13 dhjetorit 1987, ku njoftone se shqiptaro-amerikanët kishin premtuar 950 mijë dollar për themelimin e Katedrës të studimeve shqiptare në njerin ndër universitetet më të njohur të Amerikës, New York University.

Në komentin që bënte vetë Prof. Camaj, në letrën që botonte në Dielli me 28 shkurt 1988, shkruante se” Ky lajm u prit me befasim të admirueshëm në rrethet akademike në Evropën Qendrore dhe në Itali, posaçërisht nga lavruesit e disiplinës  albanistike, gjuhëtarë e historian.”

Camaj përcillte ne letrën e tij përgëzimet dhe urimet e nxehta për mbarë komunitetin shqiptaro-amerikan, por kryekreje për ata shqiptarë të ndritun që garantojnë shumë:”emnat e tyne do të mbesin të përjetësuem në historinë e kulturës shqiptare! Akt për t’u lavdue edhe për gazetën Dielli, që ashtu si i ka hije, u ba zadhanëse e kësaj inisiative…”.

Camaj sqaronte se burimin për të gjithë ata që duan të dinë me saktësi procedurat dhe rregullat e përgjithshme e të posaçme për Chair Of Albanian Studies mund t’i gjejnë në propozimin e Universitetit të New York’ut:A proposal to Albanian CULTURE AT N.Y.U(publikuar në Dielli, 30 prill 1987).

Udhëzime më të plota ishin botuar në Gazetën Dielli me 28 Nëntor 1987 , në artikullin e profesorit të atij Universiteti, Prof. Carl M.. Kortepeter.

Prof. Camaj konstatonte: Si njeri i degës Albanologjike në një Universitet Evropian, më ban përshtypje posaçërisht gjansia e konceptit dhe perspektiva e shkëlqyshme për zhvillimin e studimeve shqiptare në këtë universitet dhe se këtë zhvillim e ka në dorë komuniteti shqiptar në USA. Kjo do të jetë Katedra e parë e studimeve shqiptare në mbarë kontinentin amerikan, ku gjurmohen dhe mësohen landë humanistike, (gjuhë, letërsi, dhe histori Kombëtare), nga të gjitha kontinetet, ashtë fort i përshtatun që të marrë përsipër landë të studimeve tona në rang e shkallë akademike. Seicili që e ka për zemër mbarëvajtjen e studimeve shqiptare, si tash në fazën fillestare të themelimit të Katedrës, ashtu edhe në të ardhmen, e ka në dorë si askund në botë, me inisiativë vetjake, të tregojë sa e don kulturën e vet. E ka në dorë të japë kontributin për specializimin e shkencëtarëve të rinj, të cilëve nesër do t’ju bjerë barra e mbajtjes në kambë të katedrës, prandaj duhet të krijohen sa më shumë bursa studimesh(scholarship); këta shkencëtarë të caktuar për tu aftësue në degët albanologjike, duhet të dalin nga komuniteti shqiptar-amerikan.

Siç dihet ky projekt dështoi. Po përse? Natyrisht jo për shkak të Prof. Camaj, që i bëri shërbimet deri në fund këtij projekti, por për faj të komunitetit shqiptar, që nuk mbajti fjalën e dhënë. Dielli kontaktoi disa nga personat e përfshirë në këtë projekt me dëshirën e mirë atdhetare për t’i shërbyer Kulturës Kombëtare. Ata dhanë fakte të përjetuara,dhanë opinionet e tyre për dështimin, por ne këtë shkrim nuk po përmendim emra. Qëllimi ishte të sillnim për lexuesin përpjekjet e Prof. Camaj për hapjen e Katedrës.  Shkaqeve do t’ju rikthehemi së shpejti.Nëse bashkatdhetarë të tjerë kanë informacion, kanë qenë vetë pjesë e projektit, ose thjeshtë kanë dëgjuar apo lexuar, ata mund të kontaktojnë me Editorin me telefon ose me emailin:gazetadielli@gmail.com.

Filed Under: Emigracion Tagged With: dalip greca, Katedra e Albanologjise en N.Y.U., Martin Camaj

Pse po humbet Eliot Engel dhe a kanë faj shqiptarët?

July 16, 2020 by dgreca

-…ka rryma brenda GOP, që e kanë kërkuar rrëzimin e Engel, jo vetëm si demokrat, por edhe si pro shqiptar. Dhe fatkeqësisht shqiptarët, nuk bënë sa kishin në dorë atë që duhej, për ta mbajtur në kongres këtë mik të mirë./

Nga Rafael Floqi

Kongresisti Eliot Engel, një nga përkrahësit më të mëdhenj të shqiptarëve në Washington si dhe themelues i Kaukusit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin Amerikan duket se ka humbur mbrapa rivalit të tij  Jamaal Bowman.  

Me një numër votash në mungesë të numëruara një javë pas garës  të muajit të kaluar në New York duket se drejtori i shkollës së mesme Jamaal Bowman pa përvojë politike, do të mposhtë  kryetarin e Komitetit të Punëve të Jashtme Eliot Engel në atë që dikur nuk u pa si një sfidë.  Me rreth 40,000 fletëvotime të mbetura për të numëruar, Bowman, një kandidat për herë të parë, kryeson ndaj Engel me 23 përqind, ose pak më shumë se 10,000 vota. Engel nuk e ka pranuar humbjen, megjithatë demokratët e New York besojnë se shanset e tij për një rikthim janë pothuajse pa shpresa. Fushata e Engel ka ngritur padi kundër zyrtarëve të zgjedhjeve në Qarkun Bronxit dhe Westchester, duke kërkuar leje për të respektuar rinumërimin e votave në mungesë. Nëse epërsia e Bowman do të mbetet në vend, do të jetë vetëm shenja e fundit e një lëvizje në ngjitje që ka zhdukur tashmë nga detyra disa nga demokratët e moderuar më  në zë në New York, Massachusetts, California dhe Illinois. Kjo duket si një shenjë radikalizimi i Partisë Demokrate mjaft majtas, gjë që u duk edhe në platformën elektorale të ish- Zv/Presidentit Biden, platformë, që po anon më  shumë nga radikalët e Sandersit dhe Alexandria Ocasio-Cortez, në çështje të tilla, si: ngrohja globale, rritja e taksave, eliminimi i amendamentit të dytë për mbajtjen e armëve, politikat e emigracionit, etj.  

Engel do të bëhet kështu demokrati i dytë i fuqishëm në New York që humbi ofertën e tij për një mandat tjetër në vetëm dy vjet. Ligjvënësi veteran kishte shumë paralajmërime se ai do të përballej me sfidën e tij më të rëndësishme që nga viti 2000, kur ai shpëtoi pasi mundi një këshilltar afrikano-amerikan të New York City me 9 pikë.

Demokratët e Lartë kishin lëshuar alarmin kryetarin e Dhomës Demokratike të Dhomës Joe Crowley (D) që humbi ndaj Alexandria Ocasio-Cortez (D) gjë që mahniti në filloren e saj në 2018. Edhe Engel, dukej se e merrte seriozisht potencialin e një sfide në zgjedhjet paraprake – ai pagoi madje për sondazhe qysh në gusht, dhjetor dhe majit, sipas të dhënave të shpenzimeve të paraqitura në Komisionin Federal të Zgjedhjeve. Këto sondazhe të parakohshme nuk e treguan Bowman si një kërcënim në rritje, megjithatë të burime të brendshme thonë se ato i treguan Engelit, me një numër shqetësues të ulët, ndryshimin e përbërjes në një rreth elektoral në të cilin shumica e votuesve ishin njerëz me ngjyrë. Të dhënat demografike tregojnë se zona elektorale ishte larguar nga baza e Engelit. Gjatë dekadës së fundit, zgjedhësit e Engel janë bërë më të larmishëm, më pak të bardhë dhe më  të rinj, sipas të dhënave të Byrosë të Regjistrimit. Bowman, ndërkohë, mbolli për muaj me radhë farat e sfidës së tij. I rekrutuar nga Demokratët e Drejtësisë, Bowman në shkurt fitoi mbështetjen e Partisë Familjare Punuese, një moment që strategët e quajtën një shenjë të hershme të potencialit të tij. Në fillim të qershorit, vetëm disa javë para fillores, një tjetër kandidat amerikano-grek që sfidoi Engels, Andom Ghebreghiorgis, u tërhoq nga gara dhe mbështeti Bowman. Por demokratët kryesorë të New York-ut si guvernatori Andrew Cuomo dhe senatori Charles Schumer, pritën deri një javë para fillimit të muajit të kaluar për ta mbështetur Engel. Bowman, ndërkohë, mori mbështetje mbështetje ikonat e radikalëve si Ocasio-Cortez, Rep. Katie Porter (D-Calif.), senatorët Bernie Sanders (I-Vt.) dhe Elizabeth Warren (D-Mass.). Por Pandemia dhe protestat raciale e dëmtuan atë. Në mars, zyrtarët e New York njoftuan se koronavirusi kishte zbritur në një sinagogë në New Rochelle, në zonën elektorale të Engel. Ndërsa zyrtarët u përpoqën të përmbanin përhapjen e sëmundjes, Engel mungoi e nuk qe i pranishëm. Në maj, një reporter për The Atlantik e gjeti Engelin në shtëpinë e tij në Potomac, Md. Drejtori i komunikimit të Engel tha se Engel nuk kishte qenë në zonën zgjedhore qysh nga marsi. Pas protestave për brutalitetin e policisë, pas vdekjes së George Floyd në duart e një oficeri të policisë në Minneapolis, Engel bëri një gafë,  në një mikrofon që kishte i mbetur i ndezur. “Nëse nuk do të kisha një zgjedhje paraprake,” tha Engel, “Unë nuk do të kujdesesha.” Protestat, të cilat ngritën lart lëvizjen Black Lives Matter, u dhanë votuesve të tij me ngjyrë një arsye tjetër për të hedhur votat për një kandidat radikal afroamerikan. Në një deklaratë një ditë pas fillores, me një udhëheqje komanduese, por mijëra vota të mbetura ende për t’u numëruar, Bowman shpalli fitoren. 

Por kjo humbje e Engel është  një humbje edhe për lobin shqiptare dhe politikën kombëtare, për Shqipërinë dhe Kosovën  Në këtë betejë, sikur përmendëm, ka shumë faktorë ndikues, po shfaqen edhe disa shqiptarë që e sulmuan Engelin. Sigurisht, ne shqiptarët nuk jemi një bllok ideologjik. Një pjesë e madhe e shqiptarëve janë republikanë, kurse mes demokratëve sigurisht ka plot – sidomos ata të moshës së re – që janë madje të majtë radikalë sidomos nga ta që nuk janë rritur në Shqipërinë Komuniste.

Për një realpolitikë, shqiptarët duhet të ishin treguar të zgjuar republikanët  nuk kishte pse kundërshtonin pasi zona ishte fuqimisht demokrate, dhe beteja qe mes Engelit dhe një politikani që pretendonte se është shumë më i majtë. 

“Me një fjalë, pa shtuar asnjë republikan në Kongres po kërkon të heqësh një kongresist që të paktën e njohim. Edhe mbështetësit potencial “progresiv” më shumë nuk ndryshon gjë për krahun e majtë të Demokratëve. Kurse pa Engelin, shqiptarët humbasin shumë“, shkruante me të drejtë para zgjedhjeve , kryeredaktori i gazetës Iliria, Ruben Avxhiu. Unë do të shtoja se në këtë qëndrim. Më shumë se divergjencat ideologjike të shqiptarëve në jetën politike-amerikane kanë luajtur rol, xhelozitë dhe hasetet e tyre për miqtë shqiptarë të kongresmenit Engel, pavarësisht aktivitetit të tij të hapur pro shqiptar.    

Për te kuptuar këtë, mjafton të përmend se si, u sulmua para zgjedhjeve, nga qarqet serbe- amerikane  në një opinion të David Reaboi më  22 qershor, në një revistë  dy javore konservatore, National Review, jo për idetë e majta të Engel në politikën e Jashtme, por pse kishte mbrojtur çështjen e Kosovës. Sipas artikullshkruesit “Bowman e ka akuzuar Engel, i cili aktualisht është kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Kongresit për ndjekjen e çështjeve të politikës së jashtme në kurriz të zonës së tij elektorale”. Këtu ka një paradoks ideologjik që shpjegon dhe prapavijën filoserbe të reagimit të tij. 

 “Ajo kritikë qëlloi ne shenjë sipas tij. Rreth 60,000 shqiptarë jetojnë në Shtetin e New York, shumë në rrethin e Engel. Ajo që ka bërë Engel është vendosja në mënyrë sistematike e interesave të provincës serbe të Kosovës – e cila është me shumicë shqiptare – përpara interesave amerikane. Dhe ai është shpërblyer shumë”. Vini re përcaktimin “Provinca Serbe e Kosovës” për të kuptuar burimet dhe afiliacionet pas autorit. Dhe Lidhjet e Engel me Harry Bajraktarin, ai i sheh “si ato të një shqiptari të  pasur kosovar që jeton në Nju Jork, kanë qenë nën një kontroll të veçantë, sipas tij. Bajraktari ka qenë ndër dhuruesit më të mirë të Engel dhe përmes Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, të cilin Bajraktari e themeloi, ky autor i sheh me këndvështrimin e Serbisë. Pati akuza për dritë-hije mbi marrëdhëniet Engel që nuk arriti të deklarojë pronat e pasurive të patundshme që ai është bashkëpronar me Bajraktarin në Nju Jork dhe ende nuk duhet të shlyejë një “mortgage” të dyshimtë prej 125,000 $ që mori nga Bajraktari mbi një dekadë më parë. “Anëtarët e Kongresit u lejohet të marrin “dhurata” të tilla nga miqtë personalë, por jo nëse ata përdorin zyrën e tyre për të përparuar interesat personale të përfituesit”, shton ai.

 Por çfarë interesash bëhet fjalë këtu? Përse Engel mbështeti një çështje te drejtë me vite, me gjithë divergjencat dhe marrëzitë e politikës shqiptare.  Ky sulm i ishte përmendur gjate gjithë fushatës, sikur dhe Bajraktari, sipas këtyre akuzave, i cili zotëron pasuri të patundshme të konsiderueshme në Kosovë, si dhe në New York City, ka përfituar shumë nga lobimi i Engel-it në emër të Kosovës. (Natyrisht, për të qeshur(sic?!). 

Nëse ka diçka që  ka përfituar nga kjo miqësi edhe veprimtari e hapur, kjo ka qenë e hapur është çështja e drejtë e popullit të Kosovës.  Autori i referohet mediave serbe, që shpesh i referohen Engelit si lobi kryesor i Kosovës në Uashington, D. C. Gjatë presidencës së Bill Klinton, Engel ishte një avokat i hershëm i ndërhyrjes amerikane në konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë, dhe më vonë loboi fort për ShBA për të njohur pavarësinë e Kosovës. Që atëherë, Engel ka lobuar që ShBA ta ndihmojë Kosovën të ndërtojë një ushtri. “ShBA e ka kundërshtuar këtë, me gjithë njohjen e pavarësisë së Kosovës, me arsyetimin se mund të çojë në konflikt të ri të armatosur në rajon”, shkruan ai.  Kjo e pavërtetë shpjegon dhe qëllimin dhe burimet e autorit.  Kohët e fundit, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ka akuzuar Engel për “presion, frikësim dhe ngacmim” të papërshtatshëm të diplomatëve amerikanë për çështjen e Kosovës. Administrata Trump është përpjekur të ndërmjetësojë në mes të Kosovës dhe Serbisë për të zgjidhur çështje të pazgjidhura. Këto përfshijnë, së fundmi, një tarifë 100 përqind që Kosova vendosi për mallrat nga Serbia, si dhe serbët etnikë që jetojnë aktualisht në Kosovë, duke u ndaluar të vizitojnë kishat e tyre. (siç!)Në fillim të këtij viti, SH.B.A. përkohësisht pezulloi një burim të ndihmës së huaj për Kosovën për të bërë presion ndaj Kosovës në heqjen e tarifave dhe për të qenë më akomodues në negociata. Engel ka refuzuar përqasjen e administratës si ngacmim, por administrata ka arritur të paktën pjesërisht të ketë arritur; Kosova ka pranuar të heqë përkohësisht tarifën dhe serbët të takohen ballë për ballë nën kujdesin e SHBA. Engel u përplas me përpjekjet e ndërmjetësimit të administratës Trump, dhe përveç kësaj ka bërë thirrje që SHBA të sanksionojnë Serbinë për lidhjet e saj të ngushta me Rusinë, përfshirë blerjet e armëve. ( A është vallë dhe kjo një çështje e gabuar?).  Sipas këtij autori mendjeshkurtër dhe qëllimkeq, “Shqipëria dhe Kosova janë myslimane me shumicë, dhe Kosova ka qenë një terren pjellor rekrutimi për ISIS, siç ka raportuar New York Times. Raportohet se ka kampe të shumta trajnimi të ISIS në Kosovë, dhe qindra kosovarë shqiptarë janë bashkuar me ISIS. Por nuk ka argument më proserb se ky barazim i identitetit fetar me ISIS-in, sikur nuk ka pasur dhe amerikanë që iu bashkuan kësaj ideologjie terroriste. Engel është një hero në Kosovë. Qeveria atje i ka dhënë atij nderime të shumta, duke përfshirë fytyrën e tij në një pullë, dhe emrin e tij në një bulevard të madh. Dhe kjo qenka gabim sipas tij. 

Por boll me këtë shkrim, të cilin e citova sa për të kuptuar, se ka rryma brenda GOP, që e kanë kërkuar rrëzimin e Engel, jo vetëm si demokrat, por edhe si pro shqiptar. Dhe fatkeqësisht shqiptarët, nuk bënë sa kishin në dorë atë që duhej, për ta mbajtur në kongres këtë mik të mirë. Aty në Bronx ku ka shumicë shqiptare, duhet të dilnin të gjithë për të votuar. Është koha të flasim me votat tona, dhe jo vetëm me lobimet dhe donacionet në fushata. 

Engel u dashurua me kauzën e Kosovës dhe pastaj u bë mik personal me plot shqiptarë në SHBA. Kjo nuk ishte pse i dhamë para, apo prej votave tona, si pretendohet, sidomos nga serbët që nuk mund të pranojnë që dikush mban anën e shqiptarëve për arsye parimore. Mjafton të shohësh këtë garë të fundit, sesa të pafuqishëm jemi relativisht ne shqiptaret, si numra në votime, pasi nuk jemi regjistruar dhe nuk votojmë, por edhe se kujtojmë se Problemi i Kosovës ka marrë zgjidhje,  gjë që mund të këtë ndihmuar sadopak edhe në humbjen e tij. Shqiptarët kanë ndihmuar shumë dhe kanë qenë bujarë me të, por më shumë se gjithçka kjo ka qenë një marrëdhënie bashkëpunimi. Shqiptarët me humbjen e Engel kanë humbur shumë, kanë humbur një levat kryesore për çuarjen për para të çështjes sonë kombëtare dhe  ngjarjet e fundit po e vërtetojnë këtë.  Kongresi Amerikan dhe Senati është vendi ku bëhet e për caktohet politika e Jashtme amerikane. Shqiptaro amerikanët në lobimin e tyre, lypset të ndjekin taktikat e krijuesve të Lobit shqiptar, si Ekrem Bardha, që kur ishte fushata presidenciale mes Bushit dhe Klintonit i mbështeti fushatat presidenciale te dy kandidateve si republikane dhe demokrate me shuma të barabarta, apo të ish- Kongresmenit Dioguardi që lobizmin e mbështeti në të dy krahët.  

Të  mos harrojmë sot se çështja kombëtare nuk ka përfunduar, dhe lobimi i diasporës shqiptare duhet të rishpikë dhe të gjejë edhe një herë vetveten, t’i ruajmë dhe t’i shtojmë miqtë që kemi në Kongres, pavarësisht prirjeve tona politike, Atdheu e kërkon këtë.  

Filed Under: Emigracion Tagged With: Humbja e Eliot Engel, shqiptaret

ETHET E GLOBALISTËVE PËR TË KAPUR DIASPORËN

July 9, 2020 by dgreca

NGA VALENTIN LUMAJ/

Diaspora shqiptare po rritet dita ditës falë tkurrjes së popullsisë në vendin amë.  Shqipëria, krahas rekordeve të saj negative, ka arritur edhe një record tjetër, është i vetmi vend në botë me Diasporë më të madhe sesa vetë populllsia e mbetur në atdhe. Sidoqoftë, lidhja reale dhe përfaqësimi i Diasporës në jetën politike të Shqipërisë ka qenë ne nivelin 0. Kur e pyetën ministrin e diasporës Majko, në një vizitë në Michigan se pse nuk realizohet përfaqësimi i Diasporës në qeveri dhe parlament, ai në një moment ndershmërie u përgjigj: “Po të marrim kontigjent nga diaspora në qeveri dhe Parlament, ata do na japin te pijmë ujë me bisht të lugës”. 

Në fakt Diaspora dhe në vecanti Vatra, si organizimi shoqëror më i madh dhe më i vjetër i shqiptarëve në SHBA, në vazhdimësi ka paraqitur kërkesën për të votuar dhe për përfaqësim, kërkesa të cilat janë shpërfillur në të njëjtën vazhdimësi. 

Propozimi më i fundit për votën e Diasporës, në fakt vjen nga ashtuquajturi Këshilli Kordinues i Diasporës. KKD-ja është krijuar në qershor të vitit 2018. Duke u bazuar ne vendimin e Kryeministrit Rama, Nr. 340, datë 06.06.2018, në lidhje me rregulloren funksionimit të KKD-së, të 15-të anëtarët e tij janë të përzgjedhur nga Ministri i Diasporës dhe të miratuar nga Kryeministri.  Pika 9 e këtij vendimi thotë: “Në vijim të propozimeve të ardhura, ministri përgjegjës për diasporën përzgjedh 15 kandidatët për anëtarë të Këshillit Koordinues të Diasporës, dhe ia përcjell për miratim Këshillit të Ministrave”. Pra, në shek. e 21-të, nga Amerika dhe Evropa, vende këto me demokraci të konsoliduar dhe me një Diasporë të integruar, aplikohet metoda e përzgjedhjes.

  • Pikësëpari, vetëm nga ky nen, me deficit të madh demokratik, mbasi shkelet me këmbë e drejtademokratike për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur dhe zyrtarizohet autoritarizmi, e bën këtë Këshill ilegjitim. Ky Këshill është mirëfilli një zgjatim artificial i qeverisë por jo përfaqësues i Diasporës. Përderisa nuk është zgjedhur nga Diaspora por i përzgjedhur nga z. Rama, ky Këshill nuk mund të përfaqësojë Diasporën. 
  • Pikësëdyti, në vendimin e kryeministrit Rama Nr. 195, datë 05. 04. 2019, për 

miratimin e anëtarëve të këshillit koordinues të diasporës, pika 1, thotë: “Z. Mark Gjonaj –Kryetar i Këshillit, përfaqësues nga diaspora e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”

Po ta verifikojmë, na rezulton se Z. Gjonaj, nuk vjen nga Diaspora e Shqiperisë e as e Kosovës. Z. Gjonaj është me origjinë nga Ulqini dhe i lindur në NY, me fjalë te tjera i bie të vijë nga Diaspora e Diasporës. Si i tillë atij nuk i lind e drejta që të përfaqësojë Diasporën.

  • Pikësëtreti, a ka bërë ndonë takim apo konsultim me Diasporën ky Këshill qysh nga 2018, dhe sa takime kokë më kokë apo virtuale ka kryer me Ramën z. Majkon? 
  • Pikësëkatërti, në qoftë Gjonaj në një letër drejtuar Presidentit Trump, flet në emër të mbi një milion shqiptarëvë të Amerikës, si ka mundesi që në Peticionin për votën e Diasporës mblodhi vetëm 2700 firma ose 400 herë më pak?
  • Pikësëpesti, po t’i referohemi listës së atyre të cilët kanë firmosur Peticionin për votimin e Diasporës, shumica e tyre nuk kanë prejardhje nga Shqipëria, me një fjalë nuk kanë asnje lidhje apo interes direkt për të votuar në Shqipëri, gjë e cila e bën edhe më të dyshimtë këtë nismë.
  • Pikësëgjashti, Këshilli Kordinues i Diasporës, a ka dhënë ndonjë kontribut apo mbështetje në favor organizimeve të Shoqatave të ndryshme apo të kandidatëve shqiptarë për poste të rëndësishme në SHBA, po marr një shembull Marko Kepin, ish-kandidat republikan për në Këshillin e shtetit të New York-ut?

Nëpërmjët KKD-së, Rama ka veshur lëkurën e dhisë dhe po kërkon të futet në Diasporë me “këmbë të bardhë” dhe në mënyrë djallëzore të ketë nën kontroll Diasporën. Por z. Rama ka frigë, ai nuk është në gjendje të vijë vetë të takohet hapur me shqiptaro-amerikanët, përderisa mbi shpinë ka thesin e mashtrimeve dhe të këqijave që i ka shkaktuar shqiptarëvë në këto 7 vite, për të mos thënë 20 vite. Prandaj ai po përdor “pykat” e tij, të cilat po nëpërkëmbin indegritetin e Diasporës dhe nëpërmjet tyre po tenton të luaj strategjinë e vjetër, “përçaj dhe sundo”. 

Në faqen e këtij Këshilli, shohim se një nga përkrahësit kryesorë te Peticionit të votës së Diasporës është organizata Germin me kryetar Mark Kosmo, e cila promovon lidhjet e Diasporës së Kosovës më shtetin amë. Eshtë i dyshimtë integriteti dhe qëllimi i mbështetjes së Germin ndaj këtij Peticioni, mbasi anëtarët e të cilit, asnjë nuk janë të prejardhur nga Shqipëria. Unë shtoj pyetjen; a ka influencuar Germin me anëtarësinë e vet në mbështetje të firmosjes së peticionit?

Nuk është rastësi që kryetari i KKD-së, Gjonaj dhe kryetari i Germin,  Kosmo, janë nismëtarë dhe përpilues të letrës protestë të drejtuar Presidentit Trump. Kjo letër kishte për qëllim denigrimin e figurës së Presidentit Trump përpara komunitetit shqiptar në SHBA në prag të zgjedhjeve, dhe për rrjedhojë të ndikojë në humbjen e Presidentit në zgjedhjet e Nëntorit. Pra, ka nje nderthurje midis KKD-së dhe Germin.

Po ashtu, për mua nuk ishte rastësi as mbështetja pa dorashka e ambasadores shqiptare në Washington për kandidatin demokrat Engel, ndërsa Deni Hoxha, një shqiptar anti-shqiptar, i cili me shpifje e sajime sulmoi kandidatin republikan Marko Kepi dhe figura të tjera të djathta. Kepit iu lidhën akuza të paqëna, vetëm për faktin se është një republikan patriot dhe i ndershëm.

Më tej shikoj shumë interesant “Programin për Zhvillimin e Diasporës për vitet 2018-2024”, në faqen e Ministrit të Diasporës. Në faqen e parë shkruhet: “Kombi ka ndryshuar kuptimin…”, se “Globalizmi është një sfidë e kërkuar nga shqiptarët në histori” dhe se “Identiteti kombëtar në globalizëm është cilësi që ndryshon nga lëvizja si e tillë”.

Çfarë nënkupton Majko kur thotë se kombi mijëra vjeçar shqiptar ka ndryshuar kuptimin? Ku bazohet ai kur thotë se shqiptarët historikisht kanë kërkuar globalizmin. Z. ministër i buzëqeshjes, harron se dy milionë shqiptarë të ikur pas-viteve ’90 janë direkt viktimat e tij. Ata janë detyruar të braktisin Shqipërinë nga mungesa e shpresës dhe sigurisë dhe jo në kërkim të globalizmit të tij. Sipas Majkos identiteti kombëtar në globalizëm ndryshoka, se ne që kemi lënë atdheun për babëzitë e tij, e paskemi humbur identitetin! Ministri Majko duhet t’a kuptojë se Diaspora shqiptare nuk e humbet aq kollaj identitetin, se ne nuk jemi globalistë që juve keni shumë dëshirë të na tjetërsoni, po jemi patriotë dhe nacionalistë të vërtetë dhe duke qenë të tillë e duam Shqipërinë dhe kombin më tepër se ju që e drejtoni. Juve dhe shpura juaj socialiste në qeveri dhe ndonjë në Amerikë apo gjetkë, si trashëgimtarë të denjë të komunizmit famëkeq jeni gabimi më i madh i shoqërisë moderne shqiptare. Vendi juaj në historinë e Shqipërise do të jetë ne kapitujt e turpit. 

I mblodha aty-këtu këto grimca faktesh, të cilat në dukje nuk kanë ndonjë lidhje kronologjike dhe mund mos të kenë, por njëfarë lidhje logjike kanë. Sipas perceptimit në Diasporë këtu, por edhe fakteve, Gjonaj i shërben kryeministrit Rama, Germin i shërben Soros-it, Deni Hoxha i shërben Veliaj-t dhe Soros-it, Ambasadorja i shërben  Kryeministrit Rama, Majko po ashtu Rames dhe Soros-it, që do të thotë se të gjitha fijet të çojnë tek Rama dhe Soros.

 Nga zbërthimi i kësaj nyjeje, lindin pyetjet: A po përdoret Diaspora Shqiptare në SHBA nga Soros nëpërmjet Ramës dhe pykave të tij të influencojnë në rezultatin e zgjedhjeve Presidenciale në SHBA? A po  bëhet indoktrinimi, identifikimi përfaqësimi gradual i Diasporës së Amerikës në favor të radikalëve të majtë dhe internacionalizmit proletar me emër të ri, Globalizëm?

MENDOJ SE KA ARDHUR KOHA QË DIASPORA TË REAGOJË FUQISHËM KUNDËR KËTYRE PËRPJEKJEVE MANIPULATIVE TË ARGATËVE TË SOROS-IT. NË QOFTË SE NUK ORGANIZOHET, DIASPORA DO T’A HUMBI KUPTIMIN, ROLIN DHE MISIONIN E SAJ.  ÇAKENJTË E POLITIKËS DO T’A PËRDORIN, SHQYEJNË DHE COPËTOJNË, SIKURSE KANË BËRË DHE PO BËJNË ME SHQIPËRINË DHE KOSOVËN. 

E SOTMJA PO PUNON PËR SHQIPTARËT, E NESËRMJA MUND TË JETË VONË. DIASPORA DUHET QË TË KAPË MOMENTIN E SAJ HISTORIK. ËSHTË KOHA QË TË GJITHA ORGANIZATAT, GRUPIMET DHE SHOQATAT ATDHETARE, TË MBLIDHEN NË NJË TRYEZË TË PËRBASHKËT DHE TË ZGJEDHIN VETË NJË PËRFAQËSI, E CILA TË KETË DINJITETIN DHE TAGRIN QË TË FLASË NË EMËR TË SAJ?  

Si përfundim, një këshillë kam për “puthadorët” e Ramës dhe të Soros-it në Amerikë, që të  heqin dorë nga misioni i tyre për të “çarë” Diasporën, sepse në fund të fundit dhe në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, “pykat” janë ato që do t’i marrin më së shumti goditjet, edhe nga majtas edhe nga djathtas. 

Filed Under: Emigracion Tagged With: Ethet e globalisteve, Kapja e Diaspores, Valentin Lumaj

SHQIPTARËT NË MELBURN DHE GABIMI I AUSTRALISË NË TRAJTIMIN E COVID-19

July 8, 2020 by dgreca

Ardian Latifi, Menaxher i eksperimenteve klinike në fushën e Onkologjisë, rrëfen ekskluzivisht për gazetën Dielli, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, betejën që po zhvillon Australia ndaj Covid-19, shqiptarët në Melburn dhe rreziku i rikthimit në izolim si pasojë e rritjes së numrit të rasteve nga dita në ditë. Me Ardian Latifin bisedoi gazetari i Diellit Sokol PAJA.

AUSTRALIA NË FAZËN E DYTË TË PANDEMISË COVID-19?

Situata e COVID-19 në Australi në përgjithësi është e mirë përveç qytetit të Melbournit, pjesë e shtetit të Viktorisë ku në tri javet e fundit kemi pasë një rritje të shpejtë të përhapjes së virusit nëpër shumë lagje të qytetit. Për ta pasë një përspektivë më të mirë mbi situatën e krijuar nga pandemia duhet të kthehemi mbrapa në kohën kur fillojë përhapja e Coronavirusit në fillim të marsit të këtij viti dhe numri më i madh i të infektuareve ishte në fund të marsit. Gjatë kësaj kohe, Australia në përgjithësi ka qenë nën masat e rrepta të kufizimit të lirisë së lëvizjes deri në fillim të muajit qershor për pos atyre lëvizjeve të domosdoshme. Deri në këtë kohë Australia kishte më pake se 8,000 persona të infektuar dhe më pak se 100 vdekje dhe shumica e tyre ishin të importuara. Çfare solli dobi në menaxhimin e mirë të situatës me COVID-19 ishte karantina e atyre personave që ktheheshin në Australi për dy javë dhe testet e vazhdueshme që kalojnë mbi 2 million teste me RT-PCR deri më tani. E rëndësishme është edhe fakti që Australia ka kuadro shumë profesionalë, spitale dhe klinika të përgaditura mirë dhe një kordinim sptialor, qeveritar, institucional në përgjithësi të pashoqe nga shumë vendet të botës. Duke parë rezultatin e shkëlqyer, qeveria qëndrore dhe ato lokale morën vendimin për rikthimin e lëvizjes së lirë por me kujdes të qytetareve por jo edhe udhëtime jashtë vendit. Kjo ngutshmëri sikur do ti kushtonte shumë Australisë në muajtë e ardhshëm pasiqë nuk kishte një eliminim total të virusit. Fatekeqësisht, qyteti i Melbournit tashmë është pjesërisht nën masat e rrepta të levizjes së lirë dhe mbi 3000 persona janë të ngujuar nëpër ndërtesat e tyre e të rrethuar me policë që po i ngjason më shumë pamjeve në Kinë pas masave që mori qeveria Kineze atje. Kjo për faktin që kemi dikund më shumë se 100 raste të konfirmuara çdo ditë dhe po tejkalon shifrat e më parshme të valës së parë të përhapjes. Si rezultat kemi 772 raste aktive kryesisht të trasmetuara brënda për brënda komunitetit dhe tashmë Melbourni është në fazën e dytë të infeksioneve dhe plotesisht i izoluar nga shumë shtete të Australisë ku dhe numri i të vdekureve pritet të rriten në javët që vijojnë.

VAKSINA ANTI-COVID NË VITIN 2021

Shembulli i përhapjes së shpejtë në qytetin e Melbournit mund ta shpjegojë më së miri se çfare mund të ndodhë në të ardhmen me virusin. Nga ekspertët në fushën e sekuencimitgenomik të RNA-se, kanë konluduar se ishte një person që u bë burim kryesor për ripërhapjen e virusit në Melbourne dhe me një shpejtësi shumë më të madhe se sa në fillim. Nga të dhënat e fundit supozohet se ky burim erdhi nga një lëshim në kontrollimin rigoroz në një ndër hoteleve ku po mbaheshin të ardhurit nga vendet e ndryshme. Çfarë mund të themi për sekuencimin genomik? Sekuencimi genomik është një analizë që i bëhet mostrave të marra nga pacientët dhe nga rezultete mund të përfundojmë se çfarë dhe sa dryshim kanë nga njëri-tjetri. Në Melbourne, duke analizuar këto të dhëna kemi një pasqyrim më të kompletuar pasi vrejmë një ndryshim të vogël gjatë përhapjes së virusit nëpër faza të infeksionit nga një person tek tjetri. Tjetra është që kemi të bëjmë me një sekuencë të madhe të genomës me mbi 30,000 nukleotide dhe ndryshime e vogla shpeshherë mund të rezultojnë në variacione të shumta dhe mund të reflektojë në ashpersi apo ngadalësim të symptomeve dhe përhapjes. Programi gjenetik i virusit në fjale është përgjegjës për prodhimin e 29 proteinave që janë të domosdoshme për funkionim, shumim dhe përhapje. Për të kuptuar më gjerësisht, në qytetin e Ëuhan-it aso kohë virusi kishte një genome të përafërt në pacientët. Që nga zanafilla, tashmë kemi shumë variacione të COVID-19 dhe si i tillë sfidon çdo trajtim të tanishëm. Si në shumë vende të botës, Australia ende nuk ka trajtim të mirëfilltë ndaj COVID-19. Nga medikamentet e shumta që u përfolen në media dhe kryetarë të ndryshëm botëror siç është hydroklorokuine apo vitamina c nuk janë të aprovuara për përdorim njësoj siç edhe nuk është e ndaluar ibropfofini pasi nuk ka të dhëna të mjaftueshme që përdorimi i tij ka efekte negative. Kurse dexamethasone është ende nën shqyrtim të organeve kompetente nëse mund të përdoret në masë të madhe për trajtimin e pacienteve me COVID-19. Megjithatë, është e rëndësishme të përmendet fakti që ka shumë studime brënda dhe jashtë Australisë që po kalojnë fazat e para të testimin. Me mbi 100 programe studimesh është më se shpresdheënëse një zhvillim i mundshëm i një apo më shumë trajtimesh. Më saktësisht, kemi dy kompani që po bëjnë testimet e fazës së fundit ekperimetale për një vaksinë të mundshme që mund të jetë në përdorim nga fillimi i vitit 2021.

SHQIPTARËT NË MELBURN

Siç e theksova dhe më lart, në Australi në përgjithësi kemi pasur një numër shumë të vogël të infektuareve dhe se nuk kemi ndonjë histori fatale në humbje jete në komunitetin tonë këtu. Kurse në këtë fazë të fundit, jam informuar që kemi disa familje që po e tejkalojnë infeksionin me COVID-19 e që fatmirësisht nuk kemi vdekje deri më tani. Ndoshta kjo për faktin që edhe nuk kemi ndonjë informacion konkret sipas popullsive që jetojnë këtu. Por ajo që dihet është se në shumë lagje të Melbournit kemi shumë bashkëatdhetarë që mund të jenë të mbyllur dhe kjo sigurisht që do të këtë pasoja psikologjike në të ardhmen. Melbourni është vendi më i populluar nga bashkatdhetarët tanë shqiptarë kundrejtë qyteteve tjera dhe shpresojmë që do t’ja kalojmë pa ndonjë viktimë në të ardhmen.

MESAZHI PËR LEXUESIT E DIELLIT DHE DIASPORËN NË USA

Është më se e domosdoshme që të kuptohet rëndësia e fjalës pandemi pasi vetëm atëherë mund ta kuptojmë edhe rëndësinë e sëmundjes së virusit COVID-19 në njërën anë dhe në anën tjetër mundësinë se si të mbrohemi. Pandemia që tashmë jemi shumë mirë të informuar, në kuptmin e fjalës tregon që është një sëmundje transmetuese që ka kaluar kufijtë botëror dhe egziston një rrezikshmëri e lartë për shëndetin e njeriut e sidomos të pacientëve që kanë edhe sëmundje të tjera shoqëruese shëndetësore. Në këto suaza, duhet ta dimë që në mungesë të trajtimit të mirëfilltë i vetmi opsion për momentin janë distanca nga njëri-tjetri dhe lëvizje të limituara/kushtëzuar sipas domosdoshmërisë.  Ti lëmë anash opinionet dhe propagandat e shumta nëpër rrjete sociale se nga ishte origjina dhe për çfarë arsye ‘u kriijua’ pasi në opinionin tim paraqet një problematike shumë të madhe për dizajnim të qëllimshëm nga njerëz të caktuar siç edhe po flitet shumë kohëve të fundit. E sidomos kur dihet që në ndryshimet gjenetike që janë caktuar shkencërisht konkludohet se një gjë e tillë nuk është e mundur të jetë modifikim njerëzor dhe i qëllimshëm. Unë personalishte kam përvojën time personale gjatë studimeve laboratorike  në ndryshime gjenetike virale por gjithmonë singluare dhe ende jemi larg të kuptuarit e mirëfilltë të modifikimeve gjenetike globale. Shpresa ime është që nga qindra studime klinike që po zhvillohen, jam optimist që mund të kemi një trajtim kuptimplotë dhe shpikjen e ndonjë vaksine. Dhe vetem pasi që të kemi njërën apo të dy opsionet mund të jemi të sigurtë për një të ardhme më të mirë për shëndetin tonë. Mos të bëhemi përgjegjës për përhapjen e virusit duke e ditur që mund të ketë edhe pasoja në vdekjen e baballareve tanë, gjyshërve dhe të dashurve tanë të afërt apo të largët.

Filed Under: Emigracion Tagged With: dr. Ardian latifi, shqiptaret ne Melburn, Sokol Paja

Mirënjohje ushtarit

July 3, 2020 by dgreca

(poezi për 4 Korrikun)/

NGA JULIA GJIKA*/

Ushtari është vëllai im, i yti./

Ushtarët janë dhurata e botës,/

ndjekin urdhrin,/

janë nderi i kombit./

Gdhihen pa fjetur/

në marshime/

me vesën e argjëntë,/

që s’është gjë tjetër

veç loti i nënave

këputur në ankthet

e pritjeve.

Rendin përpara,

mbështjellë në krahët e erës,

që s’ ësht’ veç padurimi i nënave

në shkretëtirën e luftës së egër.

Kudo ku japin frymën e fundit,

blatojnë këngën e fitores.

Të parat e dëgjojnë nënat,

kur luten për ta.

*Nga libri “MUZG”, Botimet SNAJ, 2007.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Julay 4th, Julia Gjika, Mirënjohje ushtarit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 102
  • 103
  • 104
  • 105
  • 106
  • …
  • 183
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dr. Athanas Gegaj, editori i Diellit dhe sekretari i Vatrës përkujtohet në New York
  • SHQIPJA – GJUHË E MADHE E NJË POPULLI TË VOGËL, POR TË LASHTË E RRËNJETHELLË NË TROJET E VETA
  • Një vulë, një zarf, një epokë…
  • 20 Shkurti i 35 viteve më parë…
  • Mohimi i krimeve shpërfaqet si vazhdimësi e vetë krimeve
  • GJUHA AMTARE, NJË PJESË THELBËSORE E IDENTITETIT DHE TRASHËGIMISË SONË KULTURORE
  • Isuf Luzaj, poeti i mbërthyer në kryqin e kundërshtive!
  • Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, in memoriam…
  • Tefta Tashko‑Koço: Sopranoja e përjetshme e skenës shqiptare, muzikës lirike dhe identitetit kombëtar
  • Uniteti Kombëtar si Doktrinë Gjeopolitike: Shqipëria dhe Kosova në Arkitekturën e Re të Rendit Ndërkombëtar
  • PËR NJË NORMALITET NË MARRËDHËNIET SHQIPËRI-KOSOVË: JO FJALË BOSHE!
  • Ballafaqimi me të kaluarën, detyrë morale dhe parakusht për drejtësi, paqe dhe stabilitet afatgjatë
  • Ditët e fundit të kompozitorit të Himnit të Shqipërisë…
  • Butrinti dhe vija kushtetuese që Shqipëria nuk duhet ta kalojë
  • Universiteti i Tetovës lindi si “dielli pas errësirës”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT