• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VATRANËT E DETROITIT DHE TORONTOS VIZITUAN VATRËN

April 10, 2019 by dgreca

Vatranët e Detroitit sërish sakrifikuan dhe udhëtuan nga Detroiti në Nju Jork, për të qenë pjesë aktive e Veprimtarive kushtuar 110 vjetorit të Gazetës DIELLI. Ata udhëtuan më shumë se 20 orë ardhje-kthim me makinë, dhe ashtu si gjithë këto vite nuk i munguan Vatrës, as me prezencë e as me aktivitet dhe donacione. Mondi Rakaj, Alfons Grishaj, Valentin Lumaj, Pal Rakaj, para se të merrnin rrugën e kthimit për në Detroit,të Dielën me 7 Prill, erdhën në Bronks dhe vizituan Vatrën, ku u pritën nga Kryetari i Vatrës Dritan Mishto, editorët e Diellit Dalip Greca dhe Rafaela Prifti si dhe nga menaxheri i përgjithshëm për veprimtaritë Kulturore Frederik Ndoci.

I pranishëm në veprimtaritë e 110 vjetorit të DIELLIT ishte edhë kryetari i degës së VATRËS në Toronto-Kanada, Tony Sufaj, i cili dhuroi $2,000.00 për fushatën e DIELLIT. Falenderime!

Tony për të parën herë vizitoi selinë e Vatrës dhe provoi emocione të vecanta duke prekur për së afërmi historinë e VATRËS dhe të DIELLIT.

Faleminderit vatranë për sakrificat dhe përkushtimin ndaj VATRËS dhe DIELLIT!

*Me shume foto shihni ne fb Gazeta Dielli

Filed Under: Emigracion Tagged With: Vatranet e Detroitit

Homazh për mikun tonë Teki Gjonzenelaj

April 10, 2019 by dgreca

Nga Reshat KRIPA/

Ike i dashur vëllau ynë Teki, ike duke na lënë një boshllëk të madh brenda vetes. Donim të të kishim gjithmonë pranë, të dëgjonim zërin tënd, mendimet e tua. Ti  ishe burri me një karakter të fortë, i pathyeshëm para tiranisë së diktatorëve dhe i papajtueshëm me prapaskenat e intrigantëve të pamoralshëm.   Por ti ike duke na lënë të vetmuar. Ne donim të të kishim gjithmonë pranë, gjithmonë në krye të rrugës që kishim nisur së bashku, sepse kishim nevojë për prezencën tënde, për fjalën tënde të urtë. Por ti ike. Zoti kishte  vendosur të të merrte pranë vetes dhe Zoti gjithmonë zgjedh më të mirët dhe ti ishe më i miri. Nuk besoja se do të isha unë që do të shkruaja këto rreshta për përcjelljen tënde në parajsën qiellore.

Ishe fare i ri, vetëm shtatë vjeç, kur u detyruat së bashku me motrat dhe vëllezërit e tu, më i madhi vetëm pesëmbëdhjetë vjeç, të përballeshit me dallgët e tufanit të tmerrshëm që kishte mbuluar vendin. Megjithatë ju nuk u thyet. Ato dallgë i përballuat me krenari dhe dinjitet dhe kjo pasi kishit një nënë heroinë e cila dijti t’ju rrisë dhe edukojë me normat e moralit të lartë pa patur pranë atin tuaj të nderuar, Muhamet Gjonzenelaj, që dergjej burgjeve të komunizmit.

Çfarë të të kujtoj më parë i dashur vëlla, Burrelin e zi apo kampet e punës së  detyruar në të cilat ishit të detyruar të jetonit. Nuk ju thyen as internimet, as burgosjet dhe as endjet nga një krahinë e vendit në tjetrën, nga jugu në veri dhe përsëri nga veriu në jug. Bijtë e një familje fisnike e tregojnë veten edhe në rrethana shumë të vështira.  Po, Teki i dashur, ti i  mbijetove  asaj  kohe  barbare, i  mbijetove  sepse  në  venat  e tua rridhte  gjak fisniku dhe në këto çaste më kujtohet një frazë e filozofit të shquar Niçe:

Ekziston vetëm fisnikëria e lindjes, fisnikëria e gjakut. Vetëm shpirti fisnikëron, por më parë duhet diçka që të fisnikërojë shpirtin. Çfarë duhet atëhere?  Gjaku…

Dhe ky gjak nuk ju mungonte, i dashur vëlla! Fisnikërinë e familjeve të mëdha nuk mund ta errësojnë klithmat e korbave të zinj.

Por  kohët  ndryshuan.  Kuçedra  e  zezë  që kishte  zaptuar   vendin  u  shpor.  Atëherë  ti

fluturove në botën që kishe ëndërruar, në botën e lirë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ti i përkisje asaj plejade që kishin një pasion, një dëshirë të madhe për lirinë. Doje të jetoje i lirë, pa gjemba dhe ferra në rrugën tënde. Doje të jetoje në një botë të vërtetë sepse deri atëherë, për fatin e keq të atdheut, kishe jetuar në një epokë të gabuar, në atë epokë kur nuk mund të shprehje dot ato që ëndërroje, ato që të buronin nga zemra e madhe, në atë epokë kur nuk mund të shprehje mendimet e  lira, ndjenjat e shpirtit  të pastër, në atë epokë kur kishe dëshirë për të studiuar dhe nuk të linin të studioje, kishe dëshirë për të punuar dhe nuk të linin të punoje, kishe dëshirë për të jetuar dhe nuk të linin as  të jetoje, në atë epokë kur sistemi totalitar mbyste mendimin e lirë që në lindjen e tij.

            E nderuara Didi! Të nderuar Monika dhe Fatmir! Të nderuar Memisha dhe Murat! Të nderuara motra të të ndjerit! Më lejoni t’ju sjell ngushëllimet e mia dhe të shokëve tanë që humbën një mik me të vërtetë të rrallë. Do të kishim dashur të ishim prezent në përcjelljen e tij në banesën e fundit, për mosha e thyer nuk na lejon. Mos derdhni lot. Nuk është zakon të derdhen lot për burrat e shquar. Atyre u thurren vargje, u këndohen këngë .Ai ishte një nga këta burra. Ju humbët me të vërtetë njeriun më të dashur tuajin, por edhe ne nuk kemi humbur pak. Ne humbën mikun tonë më të mirë. Humbëm njeriun  që e kishim  në krahun tonë. Humbëm mikun tonë për fjalën dhe këshillat e të cilit kishim shumë nevojë. Ne sot i falim tokës mëmë vetëm trupin e tij të drobitur, ndërsa shpirtin e kanë marrë engjëjt dhe kanë fluturuar lart në qiell për ta shpënë te Zoti i madh i madhërishëm, në parajsën e përjetëshme. Ndërsa deri dje kishim në mes mikun tonë të dashur, tani e tutje do të kemi kujtimin e tij të paharruar.

Qoftë i lehtë dheu që  do t’i bjerë përsipër!

Filed Under: Emigracion Tagged With: TEKI GJONZENELI-RESHAT KRIPA

NEKI LULAJ, POETI NGA KOSOVA ME BANIM NË GJERMANI VIZITOI VATRËN

April 2, 2019 by dgreca

Të Hënën me 1 Prill 2019, poeti bashkatdhetar nga Kosova, Neki Lulaj, me banim në Gjermani, vizitoi VATRËN për herë të dytë. Mysafiri i njohur si poet i talentuar, por edhe si aktivist në Diasporë: Kryetar i Lidhjes Shqiptare në Botë për 7 Lande të Gjermanisë dhe Nënkryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve Shqiptarë në Gjermani, u prit nga Editori i Gazetës DIELLI, Dalip Greca. Editori e njohu mysafirin me përgatitjet që po bën VATRA për ta festuar 110 Vjetorin e Gazetës “DIELLI”, me Konferencën Shkencore, ku do të përcjellin Kumtesat e tyre studues të njohur shqiptarë dhe amerikanë.

Mysafiri tha se do të ndjehet i nderuar pasi do të jetë pjesë e kësaj Konference ditën e Shtunë me 6 Prill.

Z. Lulaj informoi për veprimtaritë e shoqatave që ai drejton dhe për krijimtarinë e tij artistike. Për bibliotekën e VATRËS ai dhuroi librin e tij me poezi “KODI I TOKËS”.

Poeti vizitoi ekspozitën kushtuar 107 vjetorit të Vatrës si dhe Bibliotekën së bashku me arkivin.

Në librin e mysafirëve Neki Lulaj shkroi mbresat dhe vlerësimet për vizitën e dytë në VATËR: Kjo është vizita ime e dytë në VATËR. Jam me statusin e poetit, të mërgimtarit, të Kryetarit të Lidhjes së Shqiptarëve në Botë për 7 Lande të Gjermanisë, si dhe të nën/kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve shqiptarë për Gjermaninë…Ta kesh fatin e bardhë e ta vizitosh VATRËN don të thotë të pasurohesh shpirtërisht me Historikun e VATRËS prej rrëfimeve të Editori të Diellit. Këtu në VATËR bëhet një punë kolosale për të mbajtur gjallë shpirtin e shkapërderdhur shqiptar në kontinentin e largët prej Vendlindjes. Sot këtu takova mikun tim, Editorin e Diellit, folëm dhe shkëmbyem mendime për Nolin, për Konicën, për Mid’hat Frashërin, dhe “u takuam” me të gjithë shërbestarët e Kombit, që përmes Vatrës dhanë c’mundën, pasuri e mall, madje edhe jetën sic ndodhi me: Kol Tromarën, Bahri Omarin, Kristo Kirkën, Aqif Përmetin, Aqile Tasin, Andon Frashërin, Kolë Rodhen, Ali Kucin e shumë të tjerë.

Sa kanë jetë rrezet e DIELLIT pastë udhëtim në kohë VATRA , VATRANËT DHE DIELLI SHQIPTAR(Emrat e të cilëve i mësova kur isha fëmijë).

Filed Under: Emigracion Tagged With: NEKI LULAJ-VATRA

Respekt mes besimeve fetare në Kosovë

March 22, 2019 by dgreca

-Ministri i Punëve të Brendshme, Mustafa ka takuar përfaqësuesit e bashkësive fetare në Kosovë. U shprehen të gatshëm që të jenë në dispozicion në kuadër të përgjegjësive që kanë për ndihmuar në ngritjen e vetëdijes së përgjithshme të gjithë besimtarëve në Kosovë/

PRISHTINË, 21 Mars 2019-Gazeta DIELLI/ Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, në kudër të aktiviteteve të bashkëpunimit, ka mbajtur takime me përfaqësuesit e bashkësive fetare në Kosovë.

Në kuadër të këtyre takimeve ministri Mustafa ka vënë në pah ngritjen e mëtejmë të kulturës së respektit  mes besimeve fetare në Kosovë, si një ndër vlerat ekzistuese që vazhdojnë të kultivohen në vendin tonë në respekt të njëri tjetrit.

Ministri Mustafa ka dëgjuar nga afër shqetësimet që kanë përfaqësuesit e bashkësive fetare, duke ofruar mbështetjen e tij si ministër dhe të agjencive të zbatimit të ligjit në Kosovë, për parandaluar çfarëdo rasti, apo incidenti që mund të cenonte sigurinë në Kosovë

“Organet e rendit janë duke bërë punë shumë të mirë në ofrimin e sigurisë së përgjithshme dhe është e rëndësishme që kjo të reflektohet në perceptimin e qytetarëve për konceptin e sigurisë, që pavarësisht çka punojnë apo përfaqësojnë të ndjehen të sigurtë”, theksoi ministri Mustafa.

Në këto takime ministri Mustafa vlerësoi angazhimin e përfaqësuesve të bashkësive fetare në Kosovë për rolin e tyre që kanë pasur në pjesëmarrje të forumeve të sigurisë në Kosovë, që kanë ndikuar drejtpërdrejtë tek qytetarët besimtarë që të mbajë vijën e besimin dhe të parandalojnë radikalizmin e mundshëm, me qëllim që më pastaj të mos reflektohet në sigurinë e tjerëve.

Përfaqësuesit e bashkësive fetare vlerësuan angazhimin e ministri Mustafa dhe u shprehen të gatshëm që të jenë në dispozicion në kuadër të përgjegjësive që kanë për ndihmuar në ngritjen e vetëdijes së përgjithshme të gjithë besimtarëve në Kosovë.Komunikimi me bashkësitë fetare identifikon nevojën për të diskutuar hapur shqetësimet dhe nevojat e dy anshme. Ky komunikim do të ndihmojë në përmirësimin e jetës së njerëzve dhe besimeve, në mënyrë që qytetarët të kenë siguri dhe që të respektojnë tjetrin, pavarësisht dallimeve apo besimeve që kanë./b.j/

Filed Under: Emigracion, Rajon Tagged With: Behlul Jashari

FALENDERIM I FAMILJES ÇELAJ

March 21, 2019 by dgreca


Me rastin e vdekjes së vajzës sonë të vetme DONIKA(GEZIM) ÇELAJ, e cila përjetësisht u nda nga jeta në moshën 21 vjeçare(13 nëntor 1997-21 Shkurt 2019).
Ne prindërit e saj dëshirojmë që në emrin e familjes ÇELAJ t’ju falenderojmë të gjithë juve që masivisht morët pjesë në funeral, në varrim dhe në të pame.
   Gjithashtu Ju falenderojmë edhe të gjithë juve, që në pamundësi të ishit fizikisht me ne, na shprehët ngushëllime në mënyra të ndryshme.
          ZOTI JU SHPËRBLEFTË ME SHËNDET!
Faleminderit që na u gjetët pranë në këto momente të vështira për ne!
 
Me respekt e zemër të thyer,
FAMILJA ÇELAJ DHE MBARË FAREFISI

Filed Under: Emigracion Tagged With: DONIKA CELAJ

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 113
  • 114
  • 115
  • 116
  • 117
  • …
  • 180
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave
  • Fitoi Çmimin e Madh në Saint-Saëns International Music Competition, Prof. Ina Kosturi: “Shpaloseni talentin shqiptar nëpër botë e na bëni krenarë”
  • “Ëndrra Amerikane” në Washington DC
  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT