• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Britania dënon sulmin në Banjskë

May 3, 2024 by s p

Nga Mimoza Dajçi

Photo: Daily Mail/

Një lajm shumë i mirë vjen nga Dhoma e Ulët e Parlamentit të Britanisë së Madhe pas miratimit të një mocioni për Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën propozuar nga deputetja Alicia Kearns, me të cilën Britania mbështet integritetin territorial të Kosovës dhe dënon sulmin në Banjskë ndaj Policisë së Kosovës.

Takimet dhe përpjekjet e vazhdueshme të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, Kryeministrit Albin Kurti, Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla Schwarz dhe Ambasadorit Blerim Reka në New York me SHBA, Institucionet Ndërkombëtare dhe takimet me komunitetin shqiptar në SHBA, ishin të një niveli të lartë dhe denoncues të fortë për integritenin territorial të Kosovës dhe për sulmin në Banjskë ndaj policisë së Kosovës si një ndikim direkt për krejt Sigurinë në Ballkanin Perendimor.

Deputetja Kearns kërkoj që kjo Dhomë të lëvizë në njohjen e situatës akute të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, të mbështesë integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës, të dënojë sulmin e militantëve nacionalistë serbë në Banjskë në Kosovë më 24 shtator 2023”, thuhet në mocionin e propozuar nga deputetja Kearns, i miratuar në Parlamentin Britanik.

Deputetja Alicia Kearns në fjalimin e mbajtur gjatë debatit mbi sigurinë në Ballkanin Perëndimor ka folur rreth sulmit në Banjskë, anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Asociacionin dhe kërcënimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Kearns ka bërë të ditur se SHBA ka përfunduar një raport mbi përgjegjësit e sulmit në Banjskë, i cili ende nuk është publikuar. Ajo tha se ky raport duhet të publikohet për t’u ditur e vërteta rreth sulmit për të cilin përgjegjësinë e mori Milan Radojçiç, i kërkuar tashmë nga INTERPOL-i dhe i cili gjendet i lirë në Serbi.

Referuar zyrës së KP, deputetja britanike ka thënë se Kosova i ka përmbushur obligimet e saj demokratike dhe anëtarësimi i saj në Këshillin e Evropës do të shënonte një moment historik, teksa për formimin e Asociacionit të komunave serbe ka thënë se nuk mund të ketë një republikë tjetër serbe në Ballkan.

Filed Under: Emigracion

Njerëzit e bukur…

May 2, 2024 by s p

Mirela Kanini/

Nuk ka njerëz më të bukur se njerzit bujarë ose kavalierë siç i quajmë ndonjëherë. Ata që japin sepse e kanë këtë tipar dhunti nga natyra. Këta njerëz janë të dallueshëm edhe nga pamja fizike. Ata kanë një ecje plot vetbesim dhe janë të çiltër në bisedë, me humor të mirë në krahasim me cingunët, dorështrënguarit që janë zakonisht të kërrusur dhe grindavecë. Ne e anashkalojmë këtë tipar thelbësor të karakterit të njeriut por që është vendimtar për të njohur botën e brendshme të tyre. Sepse njerzit bujarë përveç që janë zemërbardhë e zemërmirë, janë të tillë me gjithshka që ata ofrojnë. Ata dinë të duan dhe japin shumë dashuri, dinë të respektojnë, dinë të përkujdesen, janë të dhembshur, jetojnë pa pengje e pendime, janë vendimmarrës dhe i karakterizon llogjika e fortë dhe e qëndrueshme, janë mendjehapur dhe nuk kanë as frikë dhe as komplekse të shprehin mendimet e tyre. Janë të besueshëm dhe instiktivisht njerzit gravitojnë drejt tyre. I karakterizon pozitiviteti dhe mirësia dhe kanë një energji të jashtëzakonshme që të bën të duash ti kesh pranë, ndaj ata zakonisht gëzojnë respektin e të gjithëve. Ndërsa njeriu cingun është e kundërta e njeriut bujar. Ai është dorështrënguar në gjithshka jo vetëm në para, por sidomos në dashuri. Ata të gjitha marrëdhëniet e tyre shoqërore i bazojnë në të mirat materiale. Të gjithë kemi të bëjmë çdo ditë me të dy llojet e këtyre karaktereve. Nuk duhet krahasuar kurrë kursimtari me dorështrënguarit sepse nuk është e njëjta gjë. Amerikanët me shprehjen “ is nothing worse then a cheap person” kanë thënë gjithshka…

Filed Under: Emigracion

Vetëdija dhe vetdijësimi si pjesë e shoqërisë tonë shqiptare

April 23, 2024 by s p

Nue Oroshi

Vetëdija shpeshherë është ballafaquar me format e sjelljes në shoqërinë shqiptare e cila herë e ka dërguar përpara shoqërinë por në shumë raste edhe e ka dëmtuar. Kjo ka ndodhur për faktin se shpeshherë liderët tanë shqiptarë nuk e kanë pasur vetdijësimin e duhur për punët që kanë kryer qofshin në aspektin politikë, kulturor, shkencorë dhe në shumë aspekte tjera. Te kesh një vetëdije dhe të jesh i vetdijësuar për punët që i kryen dhe të kesh një siguri në vete pa e njohur fare profesionin që i ke hyrë janë dy botra dhe një mur i madh që i ndanë në mes. Por e keqja është se rrallëherë e gjen ndonjë shqiptarë që thotë nuk mundem ta kryej këtë punë që me ofrohet. Është mësuar një pjesë  e shoqërisë tonë të mirren më të gjitha gjërat dhe mos ta kryejnë asnjë punë si duhet.

Moskryerja e punëve për shkak të mungesëës profesionale dhe formësimi i vetëdijes se i di të gjitha është një mbështjellës që ta kaplon trurin dhe paraqet një hemorragji apo gjakderdhje të mbrendshme pa e parë fare gjakun në mbrendësi të trurit,por vetëm si një lloj kaplimi dhe rrethimi të trurit me një mur të hollë që nuk të lën fare të vetdijësohesh por ke mbetur i burgosur mbrenda cipave të trurit. Shoqëria jonë shqiptare në shumë aspekte ka dështuar jo vetëm për faktin e mos vetdijësimit por edhe për shkak të disa gjeneve të trasheguara të hipokrizisë, mendjemadhësisë dhe tradhëtisë. Te jesh hipokrit nuk i nevoitesh as politikës as shkencës dhe as kulturës. Të kesh mendjemadhësi dhe ti nënvlerësosh miqtë, kolegët, këshilltarët është një lloj sharmi i dalë bojës apo një trashegimi e mendjemadhësisë nga e kaluara komuniste. Të gjitha këto aspekte qofshin gjeni i trasheguar i hipokrizisë politike, qoftë bllokimi i trurit të mendjemadhësisë, qoftë vetdija për të mos qenë i vetëdishëm për dëmet që i shkakton një personalitet politikë,ushtarak apo shkencor shtetit apo vendit që e udhëheq paraqesin një rrugëtim koherent në kohë e hapsirë për të mundshmën dhe të pamundshmën.

Koha e të mundshmës është e lidhur edhe me rrethin që e rrethon atë politikan, ushtarak apo shkënctar. Ta shohësh sot një politikan si të përkryer dhe mos ti japësh asnjë vërejtje nga ana e këshilltarve që e rrethojnë paraqët vetëm një tip këshilltari robot i cili flet, sillet e shkruan si shefi i tij. Në botën demokratike kritikat janë të lejuara ato i japin sharme dhe vetëdije politikanit dhe me këtë ato e qojnë përpara shoqërinë.Vetëdija dhe vetëdijësimi si pjesë e politkës sonë shqiptare është  nën nivelin më të ultë. Është për faktin se nuk vjen në shprehje asnjëherë tek politikanët tanë pranimi i fajit apo përgjegjësive për dështimet gjatë periudhës kohore ku politikanët tanë kanë qenë duke udhëhequr shtetin.

Të mos pranosh përgjegjesinë për dështimet është njejtë sikur të kesh një  cipë të bllokuar të trurit që nuk e sheh fare rrezën e diellit apo qeljën e luleve në pranverë por gjithmonë në mendjen tënde i sheh vranësirat, shiun, bresherin dhe bubullimën apo vetëtimën. Gjithmonë bën luftë me vetvehtën vetëm duke e menduar dhe më tepër të shëmtuarën se sa të bukurën.

E kur e zeza ta mund të bardhën, e shëmtuara ta mund të bukurën dhe bekimin ta mund mallkimi atëherë nuk je i denjë që ta udhëheqësh një shoqëri, nuk je i denjë që ta udhëheqësh një forcë ushtarake, apo një projekt kombëtar për ta dërguar përpara shoqërinë dhe për ta përgaditur një projekt kombëtar dhe shkëncor për një të ardhme të shqiptarve. Asnjëherë në këto tri dekada nuk janë mbledhur studiusit shqiptarë akademikët, profesorët, politikologët dhe pjesët e tjera të shoqërisë tonë që ta bëjnë një projekt të përbashkët kombëtare se si do të dukej Shqiptaria në tersi pas pesëdhjetë viteve.

Çfarë duhët bërë ne për vetveten? Çfarë duhet te jetë vetdijësimi jonë kombëtar politikë dhe shoqëror? Pse gjithmonë ne shqiptarët fillojmë nga e para? Pse gjithmonë ne shqiptarët gjatë takimeve tona mbesim shpeshherë në nivelin e fjalëve apo oratorive të ndryshme pa u ulur asnjëherë që ta shkruajmë projektin shkencor dhe politike per 50 vite te ardhshme apo vetëm mbetemi peng se çka do të na sjellin të tjerët. Këto mangësitë tona na paraqesin një vetëdije pa vetdijësim se nga duhet të ecim. Kjo paraqët një frymarrje të veshtirësuar për shoqërinë shqiptare e cila në krye po na i vendos personat që pak kanë njohje politike e mos të flasim për ato shkencore.

Shpeshherë një pjesë e shqiptarëve mbajnë tubime apo takime politike pa e ditur se pse i kanë mbajtur ato.Te dukesh lider pa paraqitur fare lidership dhe të jesh pjesë e politikës me dy apo tri dekada pa i dhënë asgjë asaj përveçse ta dëmtosh shoqërinë, është një dobësi njerëzore,kombëtare dhe politike. Kjo dobësi për mosmundësinë e dhënies asgjë politikës por qëndrimi mbrenda politikës shpeshherë ka quar edhe në tradhëti kombëtare tek një pjesë e politikanëve tanë.Tradhëtia kombëtare vjen tek ata politikanë që politikën e shikojnë si mjet të përfitimit material pa e pasur fare të zhvilluar vetëdijen politike dhe kombëtare për punën që e kryejnë.Të mirresh me politikë pa qenë politikanë dhe pa mësuar fare për politikën në vitët që je pjesë e politikës i bien që të bësh veprime të cilat do t´ia shoh sherrin shoqëria për dekada me radhë.E shpeshëherë në shqiptarët në shumë aspekte jemi shquar si individ por fatkeqësisht na ka munguar bashkëpunimi për një projekt të përbashkët.

Kjo ka ardhur si fryt i mos vetëdijësimit për punën që duhët kryer duke mos menduar fare për përgaditjen e një projekti afatshkurtër ,afatmesëm dhe afatgjatë të çështjes shqiptare në përgjithësi. Për këtë duhet ti lëmë fjalët e mëdha por duhet një vetdijësim për t´iu hyrë punëve të mëdha që e qojnë shoqërinë tonë përpara. Dhe nese nuk dijmë atëherë të marrim se paku një model të ecjës përpara të shoqërisë tone nga shtetët që e kanë zhvilluar shtetin  dhe kombin e tyre. Dhe ky model të përshtatet me mentalitetin e popullt tonë shqiptarë duke respektuar historinë,kulturën,traditën dhe shumë gjëra pozitive që i kemi ne shqiptarët.

Filed Under: Emigracion

Rama, mes Fanarit Ndriçues e Delirit Diplomatik

April 18, 2024 by s p

Satirë nga Rafael Floqi/

Në një intervistë që duket më shumë si një performancë teatri politik, Edi Rama, lideri i përgjysmuar i Shqipërisë, ka shndërruar të qenit ish-emigrant në një epope për shpëtimin e vendit nga errësira ekonomike. Duke qëndruar në “fanarin ndriçues”, siç e quan ai veten, Rama është në përpjekje për të bërë Shqipërinë të ndriçojë në skenën botërore. Por a është ky “ndriçuesi” më shumë se një spektakël vetë-kënaqësie?

Me një shkallë të vetë-konsideratës që shkon përtej harkut të egër të pretencave, Rama nxjerr veten si një guru i diplomacisë, duke u përpjekur të bindë publikun se ai është këshilltari i lartë i liderëve botërorë. Ndërkohë, shfaqet euforik në faktin se tani është ai që konsultohet, jo i shqetësuar se cilat janë arsyet për këtë konsultim.

Duke u lëshuar në një valë modestie të përhershme, ai hedh poshtë akuzat për të qenur një “refugjat me thonj paprerë”, duke pretenduar se është emigrant me stil dhe qasje. Me një dozë të shfrenuar vetë-idealizimi, ai shfaqet si një hero që ka shpëtuar dinjitetin e kombit me politikën e tij të jashtme, duke përbuzur kujtimet e “emigrantëve poshtë urave”.

Megjithatë, kjo ndjenjë e triumfit mund të jetë më shumë një iluzion se sa realitet. Ndërsa Rama po përshkruan vendin si në një epokë të artë të ndryshimeve dhe respektit ndërkombëtar, shumica e qytetarëve shqiptarë vazhdojnë të ndjejnë varfërinë dhe pengesat e përditshme. A është ky ndriçuesi realitet apo vetëm një shfaqje drite e ndritshme që shkëlqen përtej realitetit?

Dhe ky ndryshim niveli sipas tij ka ndodhur në periudhën e rilindjes sepse më parë, paraardhësin e tij nuk e priste njeri dhe se kur mori ai kryesimin e qeverisë: “Të ishte kryeministër i Shqipërisë në ato fillime, ishte pothuajse si të ishe qytetar i Shqipërisë nëpër areoporte”.

Duke e flakur tej modestinë kryeministri ynë theksoi se pritja e presidentit Makron nuk do të ishte kjo e tanishmja nëse ai nuk do ia kishte dalë në misionin e tij për të ndryshuar imazhin e Shqipërisë tek francezët. Ai nuk harroi të përmendë edhe një tjetër mrekulli diplomatike mardhënien e tij speciale me kryeministren italiane Meloni, të cilën një pjesë e evropës e shikonin si “djallin e zi që po shkonte drejt pushtetit. Por me “një parti që ne s’kishim asnjë marëdhënie sot kemi mardhenien më të mirë që kemi pasur ndonjëherë dhe mardhenia ime me Melonin është e shkëlqyer”.

Dhe si për ti vënë pikën kësaj ligjërate të tipit “a doni më për Belulin” Rama u shpreh i shqetësuar se mos vallë ky imazh i mrekullueshmë i vendit mos riprishet kur ai mos jetë më në pushtet. “Kam një merak që ky rol i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare mos lidhet vetëm me qëndrimin tim në detyrë dhe të zhbëhet më pas” .

Këtë sukses ai e e sheh tek qëndrimi i medive të huaja, të ardhja e turistëve dhe tek roli që Shqqipëria ka pasur në drejtimin e këshillit të sigurimit, të OKB-së, apo OSBE-së.

Kush dëgjonte Elisa Spiropalin të thoshte në fjalim gjatë një kongresi partie, se Shqipëria po mbushet me turistë falë qëndrimit dinjotoz që Edi Rama mbajti përballë ambasadorit rus në Kombet e Bashkuara, me siguri që ka gabuar para kohe. Adhuruesja e Skënderbeut nuk ka bërë një lajthitje personale, si pasojë e një eksesi dashurie. Tani teza e “fanarit ndriçues” është një politikë zyrtare. Nga Parisi e shpalli vetë udhëheqësi me gojën e tij.

Nëse “fanari ndriçues” është vetëm një politikë e përkëdhelur, atëherë pas humbjes së pushtetit, Shqipëria mund të kthehet në një errësirë të thellë. Mos u mjaftoni me dritën e jashtme, por rri në vëmendje për atë që ndodh brenda shtëpisë. Sepse ndoshta, në fund të fundit, Shqipëria ka nevojë më shumë për ndriçues që shndërrojnë realitetin, jo vetë-mburrës, që largohen nga një areoport dhe afrohen te populli i tyre.

Filed Under: Emigracion

Arbëreshët, Ejanina dhe Shën Mëria këtej lart\ Santa Maria lassù 

April 16, 2024 by s p

Të Dielën e dytë pas Pashkës besimtarët e Frascinetos dhe Eianina organizonin ceremoninë Vallja dhe e kishin si traditë të shkonin e të bonin vizitë  faltores së Shën Mëria Këtej lart. 

Ditën e djelë më 14\04\2024 arbërshet e  komunitetit të Frasnitës dhe të Eianiës  u mblodhën së bashku  që të të festojnë ceremoninë e  Vallejes kushtuar  e “Shën Mërisë këtej lart”. 

Rrugët e qytezave u mbushën edhe me arbërshë të qytezave për qark. 

Merrnin pjesë në këtë manifestim edhe grupet  arbëreshe si; Arbëresh “ Pa stoli” Civita” 

Shën Mëria e Illthit- San kostandino Albanese, Ajri i lumit-San Martino di Finita

Kreshnikët e Lirisë- San Benedeto Ullano 

Shqiponjat – Santa Sofia d-Epirio

Grupi Folk-Civita.

C:\Users\iljas\Desktop\facebook_1610635126095_6755493351923465763.jpg

Kisha Shën Mërija Këtej lart 

Kisha “Shën Marija këtej lart”, është një xhevahir qëndron mbi kurorën e trashëgimisë kulturore  të  Frasnitës\Frascineto,  dhe është pa dyshim kisha  më e hershme dhe e njohur si Madonna di Lassù, e ndërtuar nga Bazilianët. Sot i shndërruar në rrënoja.  është ndërtuar pas shek. X-XI. 

Dikur ishte e pajisur me jetë nga murgjit Bazilianë të manastirit të San Pietro. Muret janë ende mbështetur në shkëmb, dhe ishte një objekt me dy kate. Rreth tridhjetë vjet më parë, kishte afreske në Muret e kësaj faltoreje, dhe  ishte  edhe  imazhi shën Mërisë këtej lart; 

Sot kanë mbetur vetëm gjurmët e altarit dhe muret e shkatërruara. 

Dikur ishte shumë e vizituar ky vend i shenjtë,  nga popullsia arbëreshe,  këtë e provon edhe  Foto  nga “Shën Mëria Këtej, rreth viteve  1950 .

 Frascineto dhe Ejanina, janë dy qyteza  arbërshesha në Kalabri vendosur pranë me njëra tjetrën  në shpatet e Timpone del Corvo, në 486 lartësi mi nivelin e detit. Shpesh në rrjet  kemi folur për Frascineton, ndërsa sot këtë faqe ia dedikojmë Eianinës.

Arbëreshët e Ejaninës  mbrritën në  në Kalabri  rreth viteve 1470,. Arsyet e ardhjes së tyre janë të shumta, por ajo më e forta ishte  pushtimi turk. Kapitullimet e para të sistemimit të tyre  në këto territore i përkasin  vitit 1491. Këto kapitullime flasin per Ferdinando Spinelli, djali i Giovanbattista, dukesha e Castrovillari, në 1527i dhuroi Casale di Purçilli  Lukes Policastrello te Castrovillarit dhe djalit Michele në 1535 duke i dhene ne duar  Kapitujtullimet e tij.  Prandaj Purçilli u bë një shtëpi në fermë e pavarur me  popullsinë e saj dhe  me kishën e saj. Regjistri i të pagëzuarve fillon në vitin 1703. Casale di Purçilli humbi autonominë e tij, duke u bërë një pjesë e Komunës së Frascineto.

Eianina e sotme dikur ishte queajtur Purçilli. Më 1942 ajo ndryshoi emrin nga Purçilli (Italianizuar në Porcile) në Eianina.

Eianina nga Frascineto janë dy ngulime arbëreshe në  krahë njëra tjetrës dhe i ndan vetëm e një ure të vogël, 

Eianina, është vend i kulturës. Ajo nxorri nga gjiri i saj shumë njerëz të ditur. Fakti që edhe sot ajo vahdon të mbajë gjallë një gazetë tregon se ky popull do kulturën e tij dhe dashuria për gjuhën e të parëve të tyre, këtë gjë demostron edhe botimi i një reviste  “Jeta Arbërshe”.

Kjo revistë( Jeta Arbërshe) vazhdon të ndriçojë si një qiri në mes erresirës duke i dhënë dritëz gjuhës, historisë, kulturës, të këtij populli që vazhdon  të ruaj me fanatizëm identitetin e tij arbëror  Revista Jeta Arbëreshe” u themelua në 2001 me drejtor  Agostino Giordano. 

Prof Agostino ishte edhe nipi dhe trashëgimtari shpirtëror i arkivandritit Emanuele Giordano është drejtor i revistës “Jeta Arbëreshe” dhe një figurat intelektuale, që vazhdon të punoj me mish e shpirt për botën arbëreshe.  Kjo gazetë edhe pse me shumë sakrifica  i reziston kohës, sepse është gjuha e popullit.  Prof Agostino është  studiues i pasionuar i letërsisë dhe i gjuhës arbëreshe për të mbrojtur gjuhën ja si shprehet: “Zëmi e shkruami arbërisht, ashtu si folmi!” dhe kësaj thirrje i përgjigjen 13 katunde:Purçilli, Frasnita, Hora, Ruri, Ungra, Shën Benedhiti, Shën Murtiri, Shën Mitri, Fallkunara, Kajverici, Katundi, Karfici, Spixana. Në shkrimet e kësaj reviste do të gjeni shume materiale nga Kosova, Shqipëria  si edhe nga Arbëria  studim të vlershëm nga autorë arbërsh të dëgjuar, si edhe punime te autorve të pa botuara. Drejtori dhe Përgjegjës është z Agostino Giordano.

Ndërsa jemi në Ejanina, nuk mund të rrim pa përmendur edhe arbërshin Michele Greco. Një nga aktivistët arbërsh të Frasnitës dhe Ejaninës. Me grupin e tij me aktivitetet e tij shpërndan gjuhën, kulturën botën arbëreshe  kudo në diasporë,si Svizzër, Gjermani, por edhe në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e gjetkë. 

C:\Users\iljas\Desktop\facebook_1610633072931_6755484740328867923.jpg

Kostumi arberesh i  Ejanina, fonte foto  Biagio Perrone 

Gitonia, dhe tradita e pajes dhe e qendisjes, burimi i fotos  Gugliotta  Rachele, Ejanina

Arbereshët e Ejaninës dhe Frashinetos në Argentinë 

Shumë arbëreshë  prej shumë viseve të varfra të Italisë së Jugut e të Sicilisë, u shkëputën nga vendet e tyre dhe shkuan  drejt Argjentinës, Brazilit, SHBA-së, Uruguajit, etj. Disa priftërinj të Buenos Airesit shënojnë se vetëm në atë qytët u vendosën rreth 40.000 arbëreshë, midis tyre një numër i madh nga krahina e Kozencës. Shumë arbëreshë u shpërngulën në kohët moderne.. 

Por edhe shumë ngelem ne këto troje ku te parët tane hodhen rrenjet. 

Foto ne vijim Rosa Pace i ati Francesco Pace dhe Orsola Riccio lindur ne Eiania 1865/1870( burimi  by Alicia Bodily)

C:\Users\iljas\Desktop\paceannasm19.jpg

Anna Pace, i shoqi Basile Miranda, Isabella  Blaiota  foto di familja Giordano  Ejanina / akt martese 1848  (Fonte Alicia Bodily)

Emanuele  Giordano  1951. Burimi i fotos, Attilio Clausi

C:\Users\iljas\Downloads\IMG-20240414-WA0048.jpg
C:\Users\iljas\Downloads\IMG-20240414-WA0056.jpg
C:\Users\iljas\Downloads\IMG-20240414-WA0061.jpg

Përgatiti materialin

Ornela Radovicka. Kultura dhe gjuha arbëreshe, themeluar nga At Antonio Bellusci 1980

Filed Under: Emigracion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 40
  • 41
  • 42
  • 43
  • 44
  • …
  • 183
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dr. Athanas Gegaj, editori i Diellit dhe sekretari i Vatrës përkujtohet në New York
  • SHQIPJA – GJUHË E MADHE E NJË POPULLI TË VOGËL, POR TË LASHTË E RRËNJETHELLË NË TROJET E VETA
  • Një vulë, një zarf, një epokë…
  • 20 Shkurti i 35 viteve më parë…
  • Mohimi i krimeve shpërfaqet si vazhdimësi e vetë krimeve
  • GJUHA AMTARE, NJË PJESË THELBËSORE E IDENTITETIT DHE TRASHËGIMISË SONË KULTURORE
  • Isuf Luzaj, poeti i mbërthyer në kryqin e kundërshtive!
  • Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, in memoriam…
  • Tefta Tashko‑Koço: Sopranoja e përjetshme e skenës shqiptare, muzikës lirike dhe identitetit kombëtar
  • Uniteti Kombëtar si Doktrinë Gjeopolitike: Shqipëria dhe Kosova në Arkitekturën e Re të Rendit Ndërkombëtar
  • PËR NJË NORMALITET NË MARRËDHËNIET SHQIPËRI-KOSOVË: JO FJALË BOSHE!
  • Ballafaqimi me të kaluarën, detyrë morale dhe parakusht për drejtësi, paqe dhe stabilitet afatgjatë
  • Ditët e fundit të kompozitorit të Himnit të Shqipërisë…
  • Butrinti dhe vija kushtetuese që Shqipëria nuk duhet ta kalojë
  • Universiteti i Tetovës lindi si “dielli pas errësirës”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT