• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Sensibilizim i komunitetit ndërkombëtar për sfidat që po kalojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës

December 16, 2021 by s p

-Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, vazhdon takimet në Bujanoc, garanton përkrahjen e Kosovës në shumë fusha/


PRISHTINË, 16 Dhjetor 2021-Gazeta DIELLI/

Në vazhdën e takimeve me përfaqësues të institucioneve, partive politike dhe qytetarë të Luginës së Preshevës, ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, u prit në takim sot nga kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, z. Enver Ramadani; shefi i Grupit të Këshilltarëve, z. Ermal Rexhepi; këshilltarja e Kuvendit Komunal, znj. Afërdita Mustafa; dhe sekretarja e Kuvendit Komunal, znj. Nerminale Aliu.Në kuadër të këtij takimi, mes tjerash, u trajtuan tema të fushëveprimit të spektrit politik të Luginës, gjendjes në lidhje me funksionimin e institucioneve qeverisëse lokale si dhe diskriminimin politik dhe institucional të institucioneve qendrore të Serbisë kundrejt detyrimit të zbatimit të të drejtave politike, institucionale dhe qytetare të shqiptarëve të Luginës.
Kryetari Ramadani prezantoi shifrat diskriminuese në fushën e punësimit të shqiptarëve të Luginës, qoftë në ndërmarrje a kompani publike, qoftë në institucione të drejtësisë, të shëndetit primar, apo në raport me gjendjen civile.Ministrja Gërvalla theksoi se institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës janë të përkushtuara që të ofrojnë përkrahje të vazhdueshme financiare, ekonomike dhe në drejtim të lehtësimit të shërbimeve për qytetarët e Luginës që jetojnë në Kosovë. Për këtë, ajo garantoi që përkrahja do të shënoj rritje sistematike.
Në kuadër të bashkëbisedimit substancial, Gërvalla ngriti çështjen e identifikimit të formave dhe instrumenteve të përkrahjes.
Në këtë kontekst u theksua se duhet pasur vëmendje të shtuar në përkrahjen e projekteve të punësimit të të rinjve, veçmas investimi në arritjen e shkathtësive.
Ajo i inkurajoi bashkëbiseduesit që të eksplorojnë mundësitë e binjakëzimit me komunat e Republikës së Kosovës, por edhe mundësitë e aplikimit për fonde të BE-së, ku përfitues do të mund të ishin komunat e Republikës së Kosovës dhe komunat nga Lugina.
Gjithashtu, takime pati edhe me Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, z. Ragmi Mustafa; zv. Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, z. Enver Mehmeti; koordinatoren e Organit Ekzekutiv, znj.Lemane Mustafa; dhe koordinatorin për përdorim zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip, z. Enkel Rexhepi.Gërvalla i njoftoi përfaqësuesit e Këshillit, që kjo vizitë dhe takimet konsultative janë pjesë e një qasje gjithëpërfshirëse dhe pragmatike institucionale në përkrahje të Luginës. Sipas Ministres Gërvalla, kjo qasje mes tjerash ka për qëllim që ta sensibilizoj komunitetin ndërkombëtar për sfidat nëpër të cilat po kalojnë shqiptarët e Luginës. Në kuadër të takimit, Gërvalla i informoi përfaqësuesit e Këshillit, që ajo, por edhe anëtarët e tjerë të Qeverisë, janë të përkushtuar që të ofrojnë përkrahje sektoriale dhe në këtë frymë planifikohen dhe priten edhe vizita të tjera.Nga ana e tij, kryetari Mustafa shtroi sfidat dhe problemet me të cilat përballën shqiptarët e Luginës, duke vendosur theksin në diskriminimin që ju bëhet shqiptarëve në punësim, në kornizë ligjore, përmes vendimmarrjes diskriminuese dhe përjashtuese, e në forma të tjera.

Filed Under: Emigracion

LODRA TË RREZIKSHME MBI KIEVIN

December 15, 2021 by s p

Nga FRANCO VENTURINI

“Corriere della Sera”, 4 dhjetor 2021   Përktheu: Eugjen Merlika

A ndoshta do të vdesim për Kievin, ashtu si baballarët tanë vdiqën për Gdanskun? Për fat pyetja është ende retorike, por mund të mos jetë ashtu nëse ndeshja e shahut ndërmjet Fuqive të mëdha, që po luhet mbi lëkurën e Ukrainës do të shpëtonte nga kontrolli i lojtarëve. Amerika e Biden-it qorton Rusinë e Putinit se ka sjellë 90 mijë vetë në formacion luftimi pranë kufirit lindor të Ukrainës, në parashikimin e “veprimeve të rëndësishme sulmuese” dhe e paralajmëron se do të shkojë drejt “pasojash të rënda” nëse nuk ndryshon rrugë. Kremlini mohon se është duke planifikuar një mësymje, padit Washingtonin se ka zhvilluar në nëndor një stërvitje ajrore për një sulm bërthamor ndaj Rusisë, qorton Perëndimin  që të mos kalojë “vijat e kuqe” të Moskës dhe paralajmëron se nuk do të pranojë hyrjen e Ukrainës në NATO. 

Që nga fundi i luftës së ftohtë, më shumë se tridhjetë vite më parë, Amerika dhe Rusia nuk kishin qënë kurrë kaq pranë përroskës së një përplasjeje të drejtpërdrejtë. Prova m’e dukëshme e rreziqeve që ngrihen është në takimin e ngutshëm ndërmjet ministrave të Jashtëm Blinken dhe Lavrov t’enjten e shkuar në Danimarkë, ndërsa pasnesër do të zhvillohet një bisedë në videokonferencë ndërmjet Biden-it dhe Putinit. Duhet të ftohet shkallëzimi i padive të ndërsjellta më parë se të jetë shumë vonë, në një Evropë të hutuar nga Covidi por që rrezikon të kthehet së qëni fushë beteje, siç ka ndodhur shpesh në tragjeditë historike.

Biden-i e Putini a do t’arrijnë të ndalin rrotën tashmë në lëvizje që n’a kërcënon? A do të bëhemi përsëri “sonambulët” që nuk ndaluan luftën e Parë botërore e që i ka përshkruar kaq mjeshtërisht Christofer Clark? Rruga është në ngjitje. Perëndimorët kanë tashmë të gatëshme një paketë sanksionesh skajshmërisht të ashpër kundër Rusisë, në rastin kur mësyemja do të zhvillohej pikërisht mbas fundit të janarit, siç thonë shërbimet e fshehta ukrainase. Por ka edhe një shteg dykuptimësie që mund t’a këshillonte Putinin të vinte në provë vullnetin e Biden-it e të shkaktonte një “efekt Kabul” në mes t’Evropës. As presidenti i SHBA, as sekretari i Shtetit Blinken nuk kanë thënë ndonjë herë se do t’a mbrojnë ushtarakisht Ukrainën në rast sulmi. Ndoshta Kievi nuk është në katrorin e Paqësorit si Taivani, ndoshta nuk hyn në kundërvënien me përparësi ndaj Kinës, prandaj duhet të kënaqet me furnizimet e mëdha të armëve të marrura (edhe nga Turqia, që ka vendosur dronët e saj tejet të efektëshëm). Ngasja për të provuar është sigurisht e pranueshme në Kremlin. Por në krizën ukrainase ka edhe një ngasje amerikane. Nëse gjëndja do të rëndohej, a nuk do t’ishte mënyra m’e mirë për të mbrojtur Ukrainën ajo e futjes në NATO menjëherë, duke e bërë kështu përfituese nga Neni 5 që parashikon një ndërhyrje ushtarake të përbashkët në mbrojtje të Vendit të sulmuar (t’a zemë se Neni 5 e ka ruajtur besueshmërinë e tij)? Prej shumë vitesh Shtetet e Bashkuara përkrahin hyrjen e Ukrainës në Aleancë me detyrën që të shërbejë si vijë e parë kundër-ruse, e kanë frenuar evropianët perëndimorë, që nuk duan të kenë një kufi me Rusinë, ku edhe sot ka një luftë, me 14 mijë të vdekur nga 2014 (bashkëngjitja e Rusisë) e deri sot.

Për të shmangur më të keqen Biden-i dhe Putini duhet të bëjnë saktësisht këtë: të heqin dorë nga ngasjet e ndërsjellta. Pak vëzhgues besojnë me të vërtetë që presidenti i SHBA dëshëron të zotohet në një luftë evropiane, e tillë është në vështrimin e saj strategjik përparësia absolute e përballjes së Kinës. Por Putini, për të zbritur temperaturën, ka thënë se cilat janë kërkesat e tij kushtëzuese, e nuk bëhet fjalë për pak gjë. Që nga rënia e Murit të Berlinit në 89, NATO-ja nuk ka reshtur kurrë  së zgjeruari territorialisht drejt Lindjes, në mënyrë krejtësisht të ligjëshme, duke pranuar kërkesat e Shteteve të pavarur me një proçedurë të shkurtër.  Rusia pohon se kishte një marrëveshje me Amerikën, pikërisht për të shmangur afrimin e NATO-s kufijve të saj. Por kjo marrëveshje, nëse ka qënë, nuk ka marrë kurrë formë të shkruar dhe zotuese. Tani Putini kalëron provën e fuqisë mbi Ukrainën për të kërkuar “garanci sigurie” këtë herë formale, që përjashtojnë një zgjerim të mëtejshëm të territorit NATO drejt lindjes. Për të filluar, përjashtojnë hyrjen e Ukrainës në Aleancë. Çfatë duhet të bëjmë, shpjegon Kremlini, nëse një Ukrainë atllantike do të rrjeshtonte në kufijtë tanë raketa  t’afta të arrinin Moskën pa na dhënë kohë të përgatisim mbrojtjen? Por Bideni nuk mundet, sëpaku zyrtarisht, të sigurojë Rusinë që NATO do të sprapsë kërkesat e një Shteti sovran tashmë të rrjeshtuar në pozita perëndimore. Loja e shahut do të kërkojë lojtarë të nivelit të lartë, lëvizje përtëritëse dhe një masë të mirë sinqeriteti jo politik nëse dy fuqitë më të mëdha bërthamore të botës do të vlerësojnë ndershmërisht vënien në lojë. Pra ne evropianët.

“Corriere della Sera”, 4 dhjetor 2021   Përktheu Eugjen Merlika

Filed Under: Emigracion

Urim i Shoqatës se Intelektualëve shqiptar ” Trojet e Arbrit “nga diaspora, me rastin e vendosjes se bustit të Monsinjor dr. Zef Oroshit në Lezhë

December 14, 2021 by s p

Nue Oroshi, kryetar/

 Të nderuari familjar të Monsinjor dr . Zef Oroshit – dy djemtë e vëllezërve, Gjon e Nikollë Prendi me djemtë e nipat të tyre: I nderuar biograf i katër veprave enciklopedike për Monsinjor dr. Zef Oroshi –Tomë Mrijaj; I nderuari dr. dom Nikë Ukgjini Famullitar i Kuklit-koordinator i këtij projekti; I nderuar Kryetar i Klubit Letrar ” Ndoc Gjetja ” në Lezhë, Viktor Gjikolaj.

  Shoqata e Intelektualëve shqiptar ” Trojet e Arbrit ” me gëzim e mori lajmin se më datën 13 dhjetor 2021 në Lezhën e Gjergj Kastriotit do të vendoset busti i priftit, atdhetarit, studiuesit dhe themeluesit të kishës së parë katolike shqiptare me emrin ” Zoja e Këshillit te Mirë ” që sot mbanë emrin ” Zoja e Shkodrës” në Nju Jork. Jeta e Monsinjor dr. Zef Oroshit ishte një jetë e cila ishte e gërshetuar në mes të dijes ku u shqua si shkencëtar, në mes të atdhetarizmit ku nuk iu dorëzua mortajes komuniste por doli në malet dhe shkrepat e Mirditës dhe me pushkë në krah e uratë në dorë e luftoi komunizmin bolshevik duke ju prirë qetave në Male të Mirditës krahas luftëtarëve të lirisë që udhëhiqeshin nga Kapidan Mark Gjon Marku, Kapidan Ndue Gjon Marku, Kapidan Llesh Gjon Marku dhe me pas nga Monsinjor dr. Zef Oroshi. Monsinjor Zefi gjatë tërë jetës se tij prej dritëjetës e deri tek dritëvdekja rrezatoj dituri, trimëri, humanitet dhe sakrificë. Ai ishte intelektuali dhe euroditi i cili tërë jetën e shkriu për Shqipërinë e me shqiptarët. Në Amerikë rrezatoj dritë duke e hapur kishën e parë katolike shqiptare ” Zoja e Këshillit te Mirë ” në Nju Jork por edhe duke predikuar fjalën e Zotit tek shqiptarët e mërguar në Amerikë. Ai krahas fjalëve të Zotit nuk harronte asnjëherë që të predikoj edhe për lirimin e Shqipërisë nga mortaja e kuqe komuniste. Shoqata ” Trojet e Arbrit ” tani e 18 vjet me radhë ka botuar në 20 veprat enciklopedike deri me tani disa studime shkencore që kanë të bëjnë me jetën dhe veprimtarinë atdhetare e fetare të Monsinjor dr. Zef Oroshit. Të përshkruara me një hollësi të mendjes dhe të pendës me aq dashamirësi dhe besëtari nga atdhetari dhe publicisti Tomë Mrijaj. Toma është biografi i katër veprave shkencore për Monsinjor Oroshin. Ai gjithashtu ishte edhe kumar i Monsinjor dr. Zef Oroshit dhe njeriu me i besuar i tij në Amerikë, i cili i qëndroi afër deri në momentet e fundit të jetës së tij duke u kujdesur pas vdekjes së tij, që të mbledh dhe të botoj me një përkushtim të madh veprat e Monsinjor dr. Zef Oroshit, ku edhe vet e bëri financimin e këtyre veprave enciklopedike. Të nderuar pjesëmarrës, Rikthimi i Monsinjor dr. Zef Oroshit në bronz në Lezhën e Gjergj Kastriotit është një fillim i mbarë që në të ardhmen të kthehen në bronz edhe shumë bashkëluftëtar të Monsinjor Mons. Zef Oroshit që ndanë rezistencën e përbashkët në malet e Mirditës kreshnike dhe heroike. Monsinjor dr. Zef Oroshi dhe bashkëluftëtaret e tij janë heronjtë e vërtetë të shqiptarizmës. Për këta burra gjithmonë dielli ka lindur në perëndimin Evropian e jo në lindjen . Në emër të Shoqatës ” Trojet e Arbrit” ju uron suksese të gjithë pjesëmarrësve të këtij akti ceremonial të vendosjes se bustit të Monsinjor Dr. Zef Oroshit në Lezhë! 

Filed Under: Emigracion

Kuajt e përgjakur

December 13, 2021 by s p

Bajram Mjeku

Nga të gjitha kafshët, janë kuajt që i dua më së shumti. Ata nuk shquhen vetëm për fuqinë, por edhe për instiktin e zgjuar dhe bukurinë që kanë.Kjo kafshë fisnike që shquhet edhe për elegancë, vazhdon të lë gjurmë të fuqishme në të gjitha fushat e artit; në letërsi, pikturë, skulpturë, filma artistikë…Jam me fat që fëmijërinë e kam kaluar midis tyre. Familja ime, të vetmen pasuri që mbërrijti të shpëtonte nga konfiskimi i madh i regjimit komunist në vitin 1947 ishin kuajt, por asnjëherë nuk ka mundur të shpjegonte, si vërtet ndodhi kjo?Tufa e kuajve të racës gjakthjeshtë anglez, mbijetoi deri në fillim të viteve gjashtëdhjetë dhe rrëfimin për përgjakjen tyre, e kam dëgjuar disa herë nga nëna ime e ndjerë. Përsëriste sa e sa herë për plagosjen e kuajve nga lukunia e ujqëve një ditë vjeshte, kur lugina e vendlindjes time jo rrallë mbulohet me mjegull… Janë ujqërit që duan mjegull dhe ditën fatkeqe, lukunia e tyre kishte bërë kërdinë. Rrëfimi i nënës për kuajt e përgjakur ishte dramatik. Fliste me ndjeshmëri për plagosjen e tyre nga ujqërit dhe për hingëllimat trishtuese, kur ata kishin mbërrijtur të plagosur para portës së madhe të oborrit të shtëpisë…Në Kosovë, kuajt pothuajse janë specie në zhdukje. Ndodh kështu, mbasi kjo kafshë fisnike si edhe shumë tjera, nuk janë nën përkujdesje të shtetit. Në shtetet normale, ushtritë dhe policitë kanë kavaleritë dhe parakalimet e tyre mbresëlënëse, ndodhin edhe sot në sheshet kryesore të kryeqyteteve të Evropës. Ende i dua kuajt dhe për aq sa zvogëlohen në numër, dashuria ndaj tyre më shtohet më shumë!

Filed Under: Emigracion

U mbajt takimi i katërt i Këshillit të Stabilizim-Asociimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian

December 7, 2021 by s p

Bruksel, 7 dhjetor 2021/


Ky takim është moment i rëndësishëm në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, veçanërisht në funksion të nisjes së fazës së dytë të zbatimit të prioriteteve politike në kuadër të Agjendës së Reformës Evropiane (ERA), tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në takimin e katërt të Këshillit të Stabilizim Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës.Kryeministri tha se Qeveria tashmë ka miratuar planin e ri të Agjendës së Reformës Evropiane ERA II me prioritete që vijnë nga MSA, për të cilin jemi zotuar ta zbatojmë me prioritet të lartë. Ai theksoi përkushtimin për të ecur sa më shpejtë që është e mundur në rrugën e integrimit, ndërsa tha se Bashkimi Evropian është e ardhmja e vendit, për të cilën nuk shohim alternative tjetër.Ne besojmë se kushtet e BE-së duhet të jenë të drejta dhe të lidhura me progresin aktual dhe të na motivojnë të gjithëve që ta afrojmë rrugën e Kosovës drejt BE-së, tha kryeministri Kurti. Ai theksoi rëndësinë që ka mirëmbajtja e besimit të qytetarëve të Kosovës, duke dëshmuar përfitimet e të qenit pjesë e BE-së me veprime konkrete, që do të duhej të fillonte nga liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Besimi është shumë i nevojshëm në çdo vend që dëshiron të nisë rrugëtimin e vështirë të anëtarësimit në BE, shtoi kryeministri.Duke përmendur stabilitetin institucional në vend, si rezultat i zgjedhjeve të 14 shkurtit, reformat e nisura në drejtësi, luftën kundër krimit dhe rritjen ekonomike të shënuar gjatë këtij viti, Kryeministri Kurti tha se Kosova po hyn optimiste në vitin 2022.Para përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, Përfaqësuesit të Lartë të saj për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell dhe Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, u prezantuan arritjet dhe planet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.Diskutimet e takimit u fokusuan mbi marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian në kontekstin e marrëveshjes kontraktuale të Stabilizim-Asociimit, si pjesë e procesit të integrimit të Republikës në Kosovës në Bashkimin Evropian.Në këtë mbledhje, Kosova u përfaqësua nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, zëvendëskryeministrja e dytë dhe njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala.

Filed Under: Emigracion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 87
  • 88
  • 89
  • 90
  • 91
  • …
  • 180
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Shqiptarët dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe përgjegjësia evropiane
  • Në Ditën e Gjenocidit në Kosovë, nevoja e Kualifikimi Juridik Ndërkombëtar për Krimet e Kryera në Kosovë (1998–1999)
  • FUNDI I REZISTENCËS SË NACIONALIZMËS 1946-1947
  • ZBULOHEN KONGRESET E BALLIT KOMBËTAR
  • 15 janari është Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë!
  • Editori Diellit Dr. Athanas Gegaj përkujtohet në New York më 25 Janar 2026
  • Arsyet e vërteta pse ngriu procesi i vizave emigruese për në Amerikë për shqiptarët!
  • ERNEST KOLIQI ( 20 MAJ 1903 – 15 JANAR 1975)
  • SHQIPTARËT NË SANREMO!
  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT