Nga Skender Karacica/
AMBASADORJA FABER VIZITON SHQIPTARET NE ARIZONA
KOMUNITET- AMBASADORJA SHQIPTARE NE SHBA,FLORETA FABER VIZITON KOMUNITETIN SHQIPTAR NE ARIZONA/
NGA LULZIM MULLIQI/SHBA/(facebook dielli vatra)
Shoqata shqiptare-amerikane” Shqipe e Arizones” keto vitet e fundit ka organizuar nje numer te konsiderueshem te veprimtarive kulturore,artistike dhe kombetare per bashkeatdhetaret tane me qendrim ne shtetin e larget te Arizones.Permes nje njoftimi te kesaj Shoqate te publikuar ne rrjetin e saj social fejsbuk behet e ditur,se Ambasadorja shqiptare ne Washington,D.C,Zonja Floreta Luli-Faber,gjate kesaj fundjave do te qendroje per nje vizite tre diteshe ne qytetin Feniks te Arizones.Kjo do te jete here e pare qe nje ambasadore e rangut te larte diplomatik nga Shqiperia viziton kete komunitet shqiptaro-amerikan.Bordi Drejtues i kesaj Shoqate ka bere te gjitha pergatitjet e duhura per pritjen sa me madheshtore qe do te behen me rastin e vizites se Ambasadores shqiptare ne komunitetin shqiptar te Arizones.Agjenda e Amnasadores Shqiptare ne SHBA,Floreta Faber,sipas kryetarit te Shoqates “ Shqipe e Arizones”, z.Florim Ymeri,ka filluar me nje takim me studentet shqiptare, te cilet studiojne ne Universitetin shteteror te Arizones(ASU) ne Tempe,diten e Premte me daten,27 prill 2018,ne ora 4 PM.Takimi eshte mbajte me studentet shqiptare te te gjitha trevave etnike,te cilet studiojne ne Universiteti shteteror te Arizones.Me kete rast ambasadorja shqiptare,,Faber ka mbajte edhe nje ligjerate rasti per marrdheniet e shkelqyera qe ekzistojne mes dy vendeve tona mike SHBA dhe Shqiperise.Nderkaq,nje takim te vecante me Ambasadoren, Faber eshte mbajte edhe nga komuniteti shqiptar i Arizones diten e Diele me daten,29 prill ne ambientet e restorantit “Nicks Diner”,prone e bashkeatdhetarit tone,Fatmir Borici.Nderkaq,aktivisti i devotshem dhe ish-kryetari i ketij komuniteti,prof.dr. Arben Lasku,u shpreh per gazeten “Dielli” se komuniteti yne ne Arizona,ka organizuar ne vazhdimesi nje sere eventesh per te perkujtuar Pavaresine e Shqiperise,pastaj Pavaresine shteterore te Kosoves,si dhe simpoziumin shkencor per Historine e Shqiperise dhe Gjuhes Shqipe,qe ishte i pari i ketij lloji ne margaten shqiptare te Amerikes.Ne fund Ambasadorja Faber ka vleresuar larte rolin e diaspores shqiptare ne ruajtejen e gjuhes,traditave,historise dhe trashegimise tone kombetare dhe kulturore.Ne kemi bindjen dhe vulletin e deshmuar per bashkepunim me ambasaden shqiptare ne Uashington dhe se ky bashkepunim do te thellohet ne te ardhmen,duke u konkretizuar me veprimtari te reja atdhetare,qe jane nje mbeshtetje e fuqishme per ruajtjen e vlerave dhe identitetit tone kombetar.
Ndersa ambasadorja Faber shkroi ne fb:Ditën e premte (27 prill) zhvillova një takim dhe pata kënaqësinë të falenderoj drejtues dhe profesorë të Qëndrës Melikian pranë Universitetit Shtetëror të Arizonës, për një punë mbi 16-vjeçare në ofrimin e gjuhës shqipe në Departamentin e gjuhëve të rralla. Një punë e përkushtuar e kësaj qëndre ka bërë të mundur që gjuha shqipe të flitet nga një numër studentësh amerikanë, një pjesë e të cilëve tashmë e kanë vizituar Shqipërinë. Biseda përfshiu një numër bashkëpunimesh që mund të realizohen në të ardhmen.Më tej vijova me një takimi me studentë shqiptarë të këtij universiteti. Duke ju përgjigjur interesit të tyre, pata mundësi të flas për punën e Ambasadës së RSH në Uashington për të forcuar partneritetin me ShBA-të, bashkëpunimin me diasporën dhe projektet me të rinjtë.
Ambasadorja u takua edhe me nxenesit dhe mesuesit e shkolles shqipe ne Arizona si dhe me Shoqaten Shqiptaro-Amerikane te Grave te Arizones/AAWAA. Ja cfare shkruan ne faqen e tyre informative:Një ditë e vecantë sot në shkollën shqipe. Ambasadorja jonë në Washington DC Znj. Floreta Luli-Faber, vizitoi shkollën shqipe në Arizona. Ajo u takua me fëmijët e kësaj shkolle, mësueset dhe prindërit. Një tufë me lule të freskëta nga ana e saj, iu dhurua mësueses veterane Znj. Fiqirete Kosovrasti Zela. Fëmijët kënduan hymnin e flamurit. Nën drejtimin e Dori H Pellumbi ato bënë një projekt me letra punë dore. E reja Jessie Fidani praktikoi fëmijët me valle popullore shqiptare.
Today, the Albanian Ambassador in USA Mrs. Floreta Luli-Faber visited the Albanian school in Phoenix. Her Excellency brought flowers for the passionate teacher Fiqirete Kosovrasti Zela and asked every child questions in Albanian. The students and the parents present, sang the Albanian National Anthem. Mrs. Doriana Pellumbi taught the kids how to make beautiful 3D cards and Miss. Jessie Fidani practiced Albanian dance with them.
Haradinaj ne Slloveni- Diaspora, kontribut shtetësisë së Kosovës
-Kryeministri Haradinaj në Slloveni: Diaspora ka dhënë kontribut në forcimin e shtetësisë së Kosovës/
Lubjanë, 24 prill 2018-Gazeta DIELLI/Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka takuar bashkatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë në Republikën e Sllovenisë. I pranishëm ishte edhe ambasadori i Kosovës në Slloveni, Nexhmi Rexhepi.Kryeministri Haradinaj tha se bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në Slloveni kanë dhënë kontribut të çmuar në forcimin dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.“Duke ditur rolin e rëndësishëm të diasporës në të gjitha etapat e shtet ndërtimit të Kosovës, Qeveria është kujdesur që të jetë sa më afër kërkesave të bashkatdhetarëve tanë në diasporë, përmes mekanizmave brenda vendit dhe ambasadave të Kosovës në botë”, tha kryeministri Haradinaj duke shtuar se diaspora jonë në Slloveni ka qenë urë lidhëse dhe e forcimit të miqësisë me shtetin slloven.Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës do të jetë afër tyre përmes lehtësimit të procedurave për investimet nga diaspora, në mënyrë që zhvillimi i afarizmit të tyre të jetë i suksesshëm dhe në të njëjtën kohë të ndihmojë edhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Portrete mërgimtarësh – Haxhi Muhaxheri-Australi
FATI TRAGIK I FEMRAVE SHQIPTARE
FEMRAT SHQIPTARE TË DHUNËS SEKSUALE NGA FORCAT SERBE, NUK BËN TË MBESIN NË FATIN TRAGJIK TË TYRE/
Nga Harry Bajraktari/
Në organizim të sociologes dhe gazetares Anna Di Lellio, e në bashkëpunim me profesorin e njohur Michael Williams, këto ditë në një sallë të “New York University”, u shfaq filmi dokumentar “Mendoj për ty”, i cili u kushtohet grave viktima të dhunës seksuale nga paramilitarët, ushtria dhe policia serbe gjatë luftës në Kosovë, në vitin 1998-1999. Ky dokumentar, para se të vinte në New York, u shfaq në Prishtinë, Tiranë, Washington D.C, dhe në disa qendra të tjera të rëndësishme jashtë Kosovës për të treguar egërsinë se çka ndodhi me dhunën seksuale, të femrave shqiptare në Kosovë, nga forcat serbe.
Skenat që i pashë në këtë film dokumentar janë shqetësuese, se si ka përfunduar fati tragjik i mijëra e mijëra grave e vajzave shqiptare në duart e dhunës seksuale të kriminelëve serbë gjatë luftës dhe dëbimit të shqiptarëve nga Kosova. Numri i grave të dhunuara kap shifrën mbi 20.000 por fatkeqësisht edhe pas 19 vjetësh të përfundimit të saj, ende nuk kemi një identifikim të saktë të kësaj dhune seksuale që u ushtrua ndaj grave e vajzave të pafajshme. Kjo dhunë seksuale, antinjerëzore, antihumane është bërë në mënyrat më barbare, duke i dhunuar ato para fëmijëve në shtëpitë e tyre, në rrugë gjatë dëbimit dhe në bodrumet e errta të shtëpive të braktisura.
Të mbijetuarat e dhunës seksuale, edhe pas 19 vjetësh, kanë mbetur në heshtje, të patrajtuara dhe të paintegruara në shoqëri, së pari nga administrata e Kombeve të Bashkuara që në Kosovë veproi e para pas lufte, me emrin UNMIK, pastaj nga qeveritë tona dhe organizatat përkatëse që do të duhej të merreshin me këtë problematikë kaq të rëndë.Këto vajza e gra të dhunuara, për shkak të ndjeshmërisë së madhe, kanë heshtur nga turpi, nga traumat dhe nga thyerja e thellë shpirtërore që u ka ndodhur. Kanë mbetur pa zë për ta ruajtur integritetin dhe qetësinë familjare. Një numër ka pësuar edhe nga bashkëshortët e tyre, duke i larguar ato nga shtëpia për shkak të tragjedisë që, pa fajin e tyre, u ka ndodhur dhuna seksuale serbe. Ndaj grave dhe vajzave të dhunuara nuk ka ndodhur vetëm një e keqe fatale, dhunim seksual, por këto janë përballë edhe më probleme tjera të rënda në familje dhe në mesin ku ato jetojnë.
Keto gra dhe vajza jane te mbijetuarat e përdhunimeve të kohës se luftës barbare, qe u ushtrua nga forcat serbe. Keto gra dhe vajza kane mbajtur nje peshe te rende mbi supet e tyre gjate gjithe ketyre 19 viteve, jo vetem nga mospersekutimi i mostrave qe ushtruan kete dhune ndaj tyre por edhe nga vuajtja ne heshtje. Nga heshtja dhe vuajta shpirterore dhe nga sakrificat e tyre qe vazhduan te bejne edhe pas luftes, si veteflijim ndaj dashurise qe kane drejt familjes, qe eshte nje nga vlerat me te medha te grave e vajzave shqiptare. Jane keto gra dhe vajza qe me ne fund meritojn ti degjohet zeri, te ndihmohen, te perkrahen dhe te integrohen ne shoqeri sic e permbenda dhe me siper. Rastes e dhunes seksuale ndaj luftes nga forcat serbe nuk janë vetëm të nën-raportuar, por edhe të nenpenalizuar nga drejtesia.
“Shumica e përdhunuesve të luftës ende janë të lirë, mijëra viktima jetojnë në izolim – të burgosur nga turpi, diskriminimi dhe frika. Viktimat e përdhunimit të luftës në Kosovë, nuk duhej të jetonin në kushte të tilla për shumë vite pas luftës”, theksoi Atifete Jahjaga, ish presidentja e Kosovës, ku u paraqit ky dokumentar në New York.
Institucionet e Kosovës, dhunën dhe abuzimin seksuale të grave dhe vajzave, pothuajse e kanë lënë në mëshirën e vetë fatit tragjik të tyre. Kjo është për keqardhje. Shteti ynë e ka për detyrë të merret intensivisht me këtë çështje të rëndë dhe, gratë e vajzat e mbijetuara nga dhuna seksuale serbe, të trajtohen, të ndihmohen dhe t’u bëhet i mundshëm integrimi në shoqëri. Duhet të trokitet në gjitha dyert që kjo mizori e dhunës seksuale serbe të bëhet e njohur në gjithë botën. Dhunuesit dhe abuzuesit seksualë sot lëvizin lirshëm dhe për ta s’ ka ndodhur asnjë dënim dhe asnjë proces gjyqësor.
Është e turpshme që, për shkak se Kosova nuk është anëtare e OKB, kjo organizatë botërore të mos e thotë asnjë fjalë për dhunimet masive që janë bërë ndaj vajzave dhe grave shqiptare në Kosovë nga forcat serbe. Pra, edhe pas 19 vjetësh kemi një heshtje totale të kësaj organizate. Shumë dokumenta për dhunën seksuale ndaj vajzave dhe grave shqiptare i janë dorëzuar UNMIK-ut që vepronte në Kosovë, por, për çudi deri sot ato kanë mbetur të ngujuara nëpër zyret e OKB-së.
Atifete Jahjaga, ish presidentja e Kosovës, është duke bërë përpjekje që kësaj problematike t’ i shkohet më tej dhe të gjenden aktorët e dhunës seksuale serbe ndaj vajzave dhe nënave shqiptare.
Në këtë kontekst duhet parë dhe qeverine Haradinaj, e cila është e përkushtuar në këtë drejtim.
Prokurori i shtetit të Kosovës duhet të jetë maksimalisht i angazhur që të përgatis fletë arrestimet për dhunuesit, dhe kur Kosova të bëhet anëtare e Interpolit, ata të arrestohen dhe të sillen para drejtësisë për veprat e turpshme të kryera. Kriminelët e këtyre krimeve duhet të gjykohen në Kosovë, e jo jashtë saj.
Të mbijetuarat e dhunës duan drejtësi dhe drejtësia duhet të veprojë sa më shpejt për to!
- « Previous Page
- 1
- …
- 86
- 87
- 88
- 89
- 90
- …
- 141
- Next Page »