• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova meriton më mirë, Kosova mundet më shumë

March 15, 2023 by s p

Lumir Abdixhiku/

Dy vjet më parë, delegatët e Kuvendit të LDK-së, më dhanë përgjegjësinë dhe njëkohësisht nderin më të madh jetësor, atë të udhëheqjes së formacionit të parë pavarësist e demokratik në Kosovë, shtëpisë së madhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në këtë përvjetor të dytë, u nderova nga vizita e zonjës Fana Rugova, bashkëshortes së Presidentit Rugova, dhe vajzës së tij Teutës e djalit Ukës. Ishte kjo vizita e parë e zonjës Fana në selinë qendrore të partisë.
Nga zonja Fana pranova dhe një dhuratë tejet të çmueshme e domethënëse për mua; një kristal guri; të njëjtin që Presidenti Rugova e mbante për më të veçantë, atë që e kishte dërguar tek Presidenti Klinton e Papa Gjon Pali i Dytë, si shenjë Kosove. Mes emocionesh e kujtimesh të shumta mbi gjithë historinë e familjes sonë politike, i njoftova për punët tona tani.
Dy vitet e shkuara shënuan rikthimin e madh të Lidhjes sonë. E nisëm në një moment të vështirë; dëgjuam, ndryshuam, vepruam mbarë. Qëndruam fort, ecëm drejtë e treguam përgjegjësi për vendin në çdo hap tonin. Mes nevojës së pashmangshme për hapje e reformë, gjetëm dhe unitetin e brendshëm e përfaqësimin e denjë jashtë. Nderuam të shkuarën, por vendosëm të ndërtojmë të ardhmen. Prandaj fituam zgjedhjet lokale; fituam më të rëndësishmen për ne – besimin e qytetarëve tanë.
Sot, LDK ka rigjetur veten mes njerëzve të shkëlqyeshëm të këtij vendi. Ka rigjetur veten mes veprimtarëve e veprimtareve që vazhdojnë të ndërtojnë rrugën e nisur 33 vjet më parë nga patriotë të mëdhenj të kohës. Kjo rrugë gjithsesi s’bëhet më e lehtë, e me çdo rritje tonën ajo bëhet edhe me më shumë përgjegjësi. Por kjo rrugë e jona mbetet e paalternativë. Lidhja është e fortë. Idetë tona janë të kohës. E shkuara jonë është historike. Të ardhmen do ta bëjmë vet ne. Dhe kjo e ardhme është e bukur.
Sepse Kosova meriton më mirë.
Sepse Kosova mundet më shumë.

Filed Under: ESSE

Babel

March 13, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Janë bërë shumë përpjekje për t’i bashkangjitur legjendën e ngatërrimit të gjuhëve disa kullave të rrënuara në Babiloni. Disa vërejtjeve për këtë përrallë interesante mund të mos jenë gabim në këtë pikë. Miti nuk gjendet në Babiloni dhe në formën e tij më të mirë mund të zbulohet në Bible. Në tregimin biblik thuhet se çdo rajon kishte një gjuhë dhe një mënyrë të foluri. Ndërsa njerëzit udhëtonin drejt perëndimit nga Lindja, ata ndeshën në një fushë në tokën e Shinarit ku u vendosën. Në këtë rajon ata filluan operacionet e ndërtimit, ndërtuan një qytet dhe hodhën themelet e një kulle, maja e së cilës ata shpresonin se do të arrinte deri në qiell. Duket se kjo kullë u ndërtua me qëllim që të shërbente si një pikë referimi për njerëzit, në mënyrë që të mos shpërndaheshin mbi faqen e dheut.Dhe Zoti zbriti për të parë qytetin dhe kullën dhe mendoi se duke qenë se ata ishin të gjithë të një gjuhe, kjo u jepte fuqi të panevojshme dhe se atë që ata imagjinonin për veten e tyre në kushte të tilla do të mund ta arrinin. Kështu Zoti i shpërndau që andej. Ndërtimi i kullës pushoi dhe emri i saj u quajt “Babel”, sepse në atë vend gjuha e popullit ishte ngatërruar. Sigurisht që është thjesht emri i Babilonisë, që i përkthyer do të thotë ‘porta e perëndisë’ dhe nuk ka një etimologji të tillë siç pretendojnë hebrenjtë që e ngatërrojnë foljen e tyre balal ‘për ta ngatërruar’ me fjalën babel. Historia pa dyshim u sugjerua nga një nga kullat e tempullit të Babilonisë.Në lidhje me fenë hebraike, gjejmë se çdo gjë që supozon ose ushqen aspiratat e panatyrshme dënohet ashpër. Prandaj, përpjekja ambicioze e Kullës së Babelit do të dukej e neveritshme për hebrenjtë e lashtë. E çuditshmja është se këto kulla ose Zigurate, siç i quanin babilonasit, kishin për qëllim të shërbenin si një lidhje midis qiellit dhe tokës.Legjenda e konfuzionit të gjuhëve duhet të gjurmohet në gojëdhëna të tjera popullore përveç asaj të Babilonisë. Në Amerikën Qendrore, tregohet se Xelhua, një nga shtatë gjigantët e shpëtuar nga përmbytja, ndërtoi piramidën e madhe Cholula për të rrethuar parajsën. Megjithatë, struktura u shkatërrua nga perënditë, të cilët hodhën zjarr mbi të dhe ngatërruan gjuhën e ndërtuesve të saj. Livingston gjeti një mit të tillë midis fiseve afrikane rreth liqenit Ngami, dhe disa popuj australianë dhe mongolë kanë një traditë të ngjashme.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi

ASOCIACIONI S’ËSHTË GJË TJETËR POS NDARJE E KOSOVËS

March 12, 2023 by s p

Prof. Xhelal Zejneli/

Historia e botës nuk njeh edhe një rast tjetër ku një minoritet që përbën vetëm 4 për qind të popullsisë së përgjithshme të shtetit, të ketë brenda atij shteti asociacionin e vet.

Sot, situata gjeopolitike në botë ka ndryshuar në mënyrë drastike. Mbështetësja kryesore e Serbisë – Rusia, e angazhuar në agresionin ndaj Ukrainës, objektivisht është dobësuar. E mbetur pa një mbështetje efektive nga Rusia, e dobësuar dhe pa krahë duhej të ishte edhe Serbia. Në rrethana të tilla, pritej që Serbia ta ulte zërin dhe diskursin agresiv ndaj Kosovës Pritej që Serbia ta pranonte realitetin se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Përkundrazi, Serbia po bëhet më agresive, po përdor një retorikë shumë më irracionale se dikur. S’ka sesi të mos shtrohet pyetja: Ku e merr këtë forcë Serbia?! Rezulton se ajo e merr forcën nga mbështetja e Perëndimit. 

Gjatë luftës së Kosovës të viteve 1998-1999, Serbia ishte pushtuese, Kosova ndërkaq zhvillonte luftë çlirimtare. Luftën e humbi Serbia. Palës humbëse s’i mbetet tjetër pos të nënshkruajë kapitullimin dhe t’i pranojë kushtet e ngadhënjyesit. Pala humbëse s’ka të drejtë të shtrojë as edhe një kërkesë të vetme. Por tani ndodh e kundërta. Ndonëse humbëse e luftës pushtuese, Serbia po del me kërkesa, si ndaj Kosovës, ashtu edhe ndaj faktorit ndërkombëtar.

Në hartat serbe, Kosova vazhdon të figurojë si pjesë e Serbisë. Kur sinoptikët serbë e tregojnë temperaturën në qytetet e Serbisë, nuk lënë pa e pasqyruar edhe temperaturën në kryeqytetin e Kosovës – në Prishtinë. Beogradi nuk e përdor fjalën Kosovë. Në vend të saj e përdor toponimin serb – Kosovë dhe Metohi. Për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë i përdor fjalët “dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës”.     

Fuqitë perëndimore – Uashingtoni, Berlini dhe Parisi kërkesën serbe për themelimin e asociacionit, zajednicës, dodik republikës apo të shtetit brenda shtetit kanë mundur ta asnjanësojnë apo ta neutralizojnë me një kundërkërkesë të vetme: “Para se të kërkoni një bashkësi komunash serbe në Kosovë, paraprakisht duhet të themeloni një entitet shqiptar në luginën e Preshevës, ku do të përfshiheshin tri komunat, si Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Nuk mund ta kërkoni për vete atë që s’ia njihni tjetrit”. Një kundërkërkesë e këtillë, sakaq do ta amortizonte kërkesën serbe për zajednicë. Për fat të keq, një kundërkërkesë të këtillë, perëndimorët nuk ia shtruan Serbisë. E nisur nga parimi i pandryshueshmërisë së kufijve, një kundërkërkesë të këtillë s’ia bëri Serbisë apo Uashingtonit dhe Brukselit, as Kosova.

Me themelimin e asociacionit, bashkësisë së komunave serbe, zajednicës, dodik republikës apo shtetit brenda shtetit, ndërlikohet edhe ideja e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Po të ndërmerrej akti i bashkimit të Kosovës me Shqipërisë, atëherë Serbia do të reagonte duke thënë: “Ju mund të bashkoheni me kë të doni, por pa e përfshirë bashkësinë e komunave serbe”. Dhe ja, ndarja e Kosovës.                   

Themelimi i asociacionit, i zajednicës, i dodik republikës apo i shtetit brenda shtetit nuk është asgjë tjetër pos ndarje e Kosovës apo amputim i një pjese të territorit të saj. 

Shpesh ka ndodhur në histori kur Fuqitë e Mëdha kontestet ndërmjet dy a më shumë palëve i kanë zgjidhur asisoj që të paraqesin vatra potenciale krize në të ardhmen. 

Themelimi i asociacionit, i zajednicës, i dodik republikës apo i shtetit brenda shtetit e shndërron Kosovën në vatër potenciale dhe permanente krize në rajon. 

A thua kanë menduar Fuqitë perëndimore për fatin e pasurive natyrore të Kosovës?!   Në pronësinë e kujt do të vihen miniera e Trepçës dhe Ujëmani?! Nën administrimin e Kosovës apo nën menaxhimin e asociacionit?! Apo nën qeverisje të përbashkët?! 

Çështja e Kosovës u mbyll me pakon e Ahtisarit. Më vonë u shtua sintagma: “Ahtisari plus”. Themelimi i asociacionit s’ka të bëjë fare, as me pakon e Ahtisarit, as me atë që u quajt “Ahtisari plus”. Sipas Beogradit, asociacioni apo bashkësia e komunave serbe duhet t’i ketë kufijtë e vet. Një asociacion me kufij të përvijuar paraqet federalizim apo konfederalizim të Kosovës. Asociacioni apo bashkësia e komunave serbe, nuk është asgjë tjetër pos entitet siç është Republika Serbe (Republika Srpska) në Bosnjë dhe Hercegovinë. Entiteti i Republikës Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë, i udhëhequr nga Millorad Dodiku (Milorad Dodik / Милорад Додик), e ka shndërruar BH-në në shtet jofunksional. Dodiku është mik i ngushtë i Aleksandar Vuçiqit dhe i Putinit. Ndodhet në listën e zezë amerikane, d.m.th. për ShBA-në është person i padëshiruar. 

Sipas kushtetutës, minoritet apo grupet etnike në Kosovë i gëzon të gjitha të drejtat, sipas standardeve më të larta të BE-së. Çdo kërkesë përtej kësaj, nuk është veçse pretendim territorial. Me fjalë të tjera, asociacioni, bashkësia e komunave serbe, zajednica apo dodik republika, s’janë dot gjë tjetër pos pretendim territorial i Serbisë ndaj Kosovës. Bashkësi komunash serbe për një pakicë që përbën jo më shumë se 4 për qind të popullsisë së përgjithshme të Kosovës! Kjo nuk arsyetohet me asnjë argument, as me argumentin historik, as me argumentin e bashkëkohësisë as edhe me argumentin hipotetik. 

E mbështetur nga Moska dhe nga Putini, vitet e fundit Beogradi ndoqi ndaj Kosovës politikën e forcës, të trysnisë dhe të shantazheve. Zhvilloi luftë psikologjike dhe luftë speciale, ndërsa në skenën ndërkombëtare – edhe propagandë gebelsiane. 

Kjo politikë e Beogradit, sot po gjen edhe mbështetjen e Uashingtonit, të Berlinit dhe të Parisit. 

Ta mbështesësh politikisht Vuçiqin është njësoj si ta mbështesësh Sllobodan Millosheviqin. Kështu ngase politika e Vuçiqit nuk është asgjë tjetër pos vazhdim i politikës së paraardhësve të tij – Millosheviqit dhe Vojisllav Sheshelit (Vojislav Šešelj / Војислав Шешељ, 1954- ). 

Po qe se formohet asociacioni, bashkësia e komunave serbe, zajednica, dodik republika, përkatësisht shteti brenda shteti, njohja e Kosovës nga Serbia nuk ka kurrfarë vlere, kurrfarë peshe dhe kurrfarë rëndësie. Me krijimin e asociacionit, Kosova del humbëse e plotë. Fituese e vetme del Serbia.  

Në një anë Vuçiqi ngul këmbë dhe insiston për themelimin e asociacionit, ndërsa në anën tjetër deklaron se kurrë s’ka për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Domethënë ky e kërkuaka krejt Kosovën! Kërkon bashkësi komunash serbe, duke thënë në të njëjtën kohë se kurrë s’ka për ta njohur pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës. Para qëndrimeve dhe prononcimeve të tij, perëndimorët heshtin. Heshtin Uashingtoni, Berlin, Parisi.

Përse Beogradi ngul këmbë për themelimin e asociacionit? 

Sot serbët nuk mund të shpërngulen nga Kosova dhe të vendosen në Serbi. Këtë s’ua lejon Beogradi. Pas themelimit eventual të asociacionit dhe me kalimin e kohës, një pjesë e serbëve mund edhe të shpërngulen për t’u vendosur në Novi-Sad, në Beograd … Si pasojë, prej 4 për qind, numri i tyre mund të zvogëlohet. Ata do të shpërnguleshin, jo pse i dëbon dikush, por për arsye se Kosova ka shkallë të ulët të zhvillimit ekonomik. Në një Kosovë ekonomikisht të pazhvilluar, ata nuk do të shihnin perspektivë. 

Pavarësisht nga rënia – eventuale – e numrit të serbëve në Kosovë, Beogradi do t’i dilte zot asociacionit apo entitetit serb. Entitetin serb në Kosovë, Beogradi do ta konsideronte si tokë të veten, pavarësisht nga fakti në ka ose jo serbë në të. 

Kjo nuk vlen për Kosovën lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë). Prej këtyre tri bashkive apo komunave, shqiptarët shpërngulen ditë për dite. Kjo zonë, shpejt do të mbetet pa shqiptarë. Ndaj tyre Serbia ushtron gjenocid të heshtur. Pas një kohe të shkurtër, po të çohet një shqiptar dhe të propozojë shkëmbim territoresh, Beogradi do të kishte thënë: “Për çfarë shkëmbimi flisni?! Numri i shqiptarëve në luginën e Preshevës numërohet në gishta”. 

Para gjenocidit të heshtur serb në Kosovën lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë) Fuqitë perëndimore heshtin. Heshtin edhe Tirana me Prishtinën. 

A thua ndër shqiptarë, ka diçka që u pengon perëndimorëve?! Mos vallë perëndimorët nuk na njohin për evropianë?! Mos vallë perëndimorët dyshojnë në përcaktimin dhe orientimin perëndimor të shqiptarëve?! Mos vallë një pjesë e shqiptarëve funksionojnë me sistem joperëndimor dhe joevropian të vlerave?!        

Prof. Xhelal Zejneli

Filed Under: ESSE

Darvini

March 11, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

A janë përpjekur ndonjëherë shkencëtarët të vërtetojnë se evolucioni është i gabuar? Pasi Darvini botoi “Për origjinën e specieve”, qindra shkencëtarë vunë në dukje ato që ata besonin se ishin të meta të dukshme në teorinë e tij, si “toka nuk kishte qenë përreth aq gjatë sa të ndodhte” ose “nuk ka asnjë mënyrë që prindërit të mund të kalonin variacione të dobishme për fëmijët e tyre” ose “nuk ka asnjë mekanizëm për përcjelljen e karakteristikave të njohura për shkencën”. Në versionet e mëvonshme të “Origins”, Darvini u përpoq t’i adresonte këto çështje pa shumë sukses.Megjithatë, në vitin 1866, shtatë vjet pas librit të Darvinit, një murg çek gjerman, i quajtur Gregor Mendel, botoi një punim mbi atë që ai e quajti “gjenetikë”. Nuk mori shumë vëmendje në atë kohë, por kur u bë shumë më i njohur në tridhjetë vitet e ardhshme, biologët evolucionarë patën rrugën që variacionet e dobishme të kaloheshin dhe të përforcoheshin, duke çuar në atë që tani njihet si teoria e “sintezës moderne”. .Në vitin 1869, një mjek zviceran identifikoi një kimikat që ai e quajti “acidi deoksiribonukleik” ose “ADN”. Në vitin 1927, u identifikua si mekanizmi me të cilin të gjithë organizmat biologjikë, nga bimët tek kafshët, tek bakteret dhe tek kërpudhat, kalojnë informacionin gjenetik tek pasardhësit.Më në fund, në vitet e para të shekullit të 20-të, një fizikant i quajtur Ernest Rutherford tregoi se disa shkëmbinj që ai po studionte për vetitë e tyre radioaktive duhej të ishin tre të katërtat e një miliardi vjet të vjetra, gjë që e shtyu moshën e tokës nga 10 milionë vjet në 750 milionë vjet, pastaj u gjetën shkëmbinj gjithnjë e më të vjetër dhe Toka ishte shumë më e vjetër nga sa e kishte menduar dikush.E gjithë kjo së bashku në masë të madhe i mbylli gojën kritikëve të Darvinit dhe në vitet 1920 teoria e evolucionit nga seleksionimi natyror u pranua gjerësisht si e saktë.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi

TEMPO (1971) / KUR PIKTORI I SHQUAR IBRAHIM KODRA VLERËSOHEJ ME ÇMIMIN E VEÇANTË NË PARIS

March 11, 2023 by s p


Burimi : Tempo, 19 qershor 1971
Burimi : Tempo, 19 qershor 1971

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Mars 2023

“Tempo” ka botuar, me 19 qershor 1971, një shkrim në lidhje me vlerësimin e veçantë asokohe të Ibrahim Kodrës në Paris, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Horizontet e reja të Kodrës

Burimi : Tempo, 19 qershor 1971
Burimi : Tempo, 19 qershor 1971

Në Paris, ku morën pjesë personalitete të shumta dhe ministri Michel Debré, piktori me origjinë shqiptare (në foto), i cili një pjesë të madhe të veprimtarisë së tij e zhvillon në Itali, mori medaljen e artë dhe diplomën e shoqatës “Arts, sciences et lettres”. Çmimi u motivua nga fakti se arti i Kodrës “ka hapur horizonte të reja për pikturën bashkëkohore”.

Filed Under: ESSE Tagged With: Aurenc Bebja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 130
  • 131
  • 132
  • 133
  • 134
  • …
  • 607
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT