• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Albanian Customary Law, Religion, and the Rescue of Jews during the Holocaust

November 5, 2022 by s p

Visar Malaj, profesor i asociuar i Universitetit të Tiranës, publikoi në shtator 2022 punimin e titulluar “Albanian Customary Law, Religion, and the Rescue of Jews during the Holocaust” (Kodi Zakonor Shqiptar, Feja dhe Shpëtimi i Hebrenjve gjatë Holokaustit), në revistën zyrtare të United States Holocaust Memorial Museum (USHMM), botuar në Oxford University Press. Ky studim bazohet në burime të shumta arkivore të Arkivit të Shtetit Shqiptar, Yad Vashem-it (The World Holocaust Remembrance Center), si dhe të USHMM-së. Holokausti ndodhi gjatë viteve 1933–1945. Gjatë kësaj periudhe u persekutuan dhe u vranë në mënyrë sistematike të paktën gjashtë milionë hebrenj evropianë, jo vetëm nga shteti nazist gjerman, por edhe nga shumë aleatë dhe bashkëpunëtorë të tij. Shqipëria ishte i vetmi vend, i pushtuar nga gjermanët, ku numri i hebrenjve u rrit pas luftës së dytë botërore. Shqiptarët shpëtuan pothuajse gjithë hebrenjtë vendas, si dhe mijëra hebrenj të tjerë refugjatë, të ardhur nga ish-Jugosllavia, Greqia, Austria, Gjermania etj. Motivimi kryesor, i lidhur me këtë sjellje të jashtëzakonshme, erdhi nga tradita shekullore e Besës, elementi kryesor i Kodit Zakonor shqiptar (Kanuni). Sipas shumë studiuesve të rëndësishëm, Kanuni e ka prejardhjen nga ligjet tribale Ilire, të cilat u percollën gojarisht në shekuj, nga njëri brez te tjetri. Prof. Visar Malaj përcjell mesazhin e mëposhtëm për gazetën Dielli:

“Vendi ynë u godit ashpër nga egërsirat nazi-fashiste: dhjetëra mijëra partizanë dhe njerëz të paarmatosur u ekzekutuan; dhjetëra mijëra të tjerë mbetën të pastrehë pasi fshatra të panumërt u dogjën dhe u plaçkitën nga jugu në veri. Statistikat zyrtare (vendase dhe të huaja) tregojnë se Shqipëria ishte një ndër vendet me humbjet më mëdha për frymë në Evropë nga lufta e dytë botërore. Shpëtimi i hebrenjve gjatë Holokaustit nga shqiptarët është një akt i mrekullueshëm për të cilin duhet të ndihemi të gjithë krenar. Për më tepër, ky akt mund të konsiderohet si një “ngjarje historike madhore” për kombin tonë, i cili duhet të vazhdojë t’i bëhet i njohur botës dhe brezave të ardhshëm. Toleranca fetare dhe mungesa e diskriminimit ndaj të huajit janë vlera të paçmueshme, të cilat duhet të ruhen me fanatizëm në shoqërinë shqiptare. Fatkeqësisht, gjuha e urrejtjes dhe racizmi janë prezente në një masë të madhe sot, si në vendet në zhvillim, ashtu edhe në ato të zhvilluara. Ky fakt e bën ende aktual dhe të dobishëm misionin tonë edukativ.”

Studimi i plotë i prof. Malaj mund të aksesohet në adresën e mëposhtme:

https://academic.oup.com/…/10.1093/hgs/dcac039/6720329…

Të gjitha të drejtat e punimit i takojnë “Oxford University Press” dhe “United States Holocaust Memorial Museum”.

Filed Under: ESSE Tagged With: visar malaj

AJO ÇKA ISHTE MË E POSHTËR NË ATË SKENË MIZORE

November 3, 2022 by s p

Prof. Dr. Ylli Pango/

…Pa dyshim e poshtër ishte gjithshka i bënte të moshuarës së sëmurë me Alzheimer, në azilin e pleqve në Pejë, ajo femër e keqe kinse e kuruar( e kallangjosur) në surrat…

Po ndër gjithë ligësitë njerëzore, më e ndyra ishte sidomos kēnaqësia që shprehte në fytyrë ajo kēllirë, tek godiste një qënie të pambrojtur. Ligêsia pa fre, që me ato duar e këmbë mizore, katile, po bullizonte, poshtëronte, torturonte një shpirt të gjorë…( dhe spektatoret përreth që bënin sehir…një poshtërsi më vete kjo)

Kjo ngjarje u bë vetëtimthi e urryer në tërë botën shqiptare e mē gjerë ndofta. Tej mase e urryer, sepse seicilit automatikisht pa tjeter do i jetë shfaqur nëna a baba, a gjyshërit a fantazmat e tyre të përçudnuara nga duar mizore.Madje dhe fëmijët në kopshte shkolla, lagje,na janë shfaqur…Të bullizuar nga fëmijë më të rritur a më të fortë bullistë, a ca më keq, nga “edukatore” bulliste. Në mos mizore a sadiste…

Mua mu kujtua ime më që tre vjet të fundit u kalb në shtrat e vuajti… Por me njerezit e dashur pranë e me duart tona të përkujdesura e me infermiere te koka dite e nate. ( Iku e qetë)…Mos o Zot të kish pasur një fat të tillë. …Ka jo pak nëna që e kanë…. Mua mu kujtua dhe djali i vogël në çerdhe dhe përfytyrova ndonjë bullist të vogël a ndonjë të madhe mizore atje e mu ngjeth mishi. Ruajna Zot…nga vetja…se nuk dimë ç’do u kishim bërë…

…Mua mu kujtuan nga historia e nga Sot-i, gjithë mizoritë që mund t’i bëjë njeriu njeriut. Më të rënda se ato që të bën papërgjegjshmërisht ndofta,Natyra…A si dënim Perëndia.

Se njeriu ndryshe nga këta, ka trurin, shpirtin dmth dhe pashpirtësinë…

…Ndofta do mëshiruar, do thotë dikush, ajo femër që torturoi qoftë edhe me shpulla e shkelma ndofta jo të fortë( do thotë me gjasë, avokati i saj në gjyq). Jo të fortë…por mizorë në rrënjën, subkoshiencën a jo-koshiencën e tyre barbare…ligësinë e tyre

Shumë zorr do ta ketë jetën ndofta ajo femër pas kësaj..Sepse qëllon nganjëherë që tek një ngjarje, skenë, personazh, si kjo, të mpikset a përfytyrohet e të vjen ndër mend, tërë ligësia njerëzore…E bëhet fort e zorrshme pas kësaj… Kësaj të keqeje përballë së cilës vihet gjithë mirësia e pashkulshme, humanizmi shekullor njerëzor…ndërgjegja e vrarë e sojit, rodit tonë…Ajo që na mban gjallë e ruan humanizmin e me të, vijimësinë e racës tonë njerëzore.

Filed Under: ESSE

Ines Angeli Murzaku zgjidhet Presidente e Shoqates per Studime Shqiptare ne Shtetet e Bashkura te Amerikes (SAS)

November 2, 2022 by s p

Ines Angeli Murzaku është Profesore e Religjionit në Universitetin Seton Hall në New Jersey, Drejtore e Programit të Studimeve Katolike dhe Kryetare Themeluese e Departamentit të Studimeve Katolike në Universitetin Seton Hall. Ajo fitoi një doktoraturë kërkimi nga Instituti Oriental Papnor në Romë, pjesë e Konsorciumit Universitar Papnor Gregorian (Pontifical Gregorian University) dhe ka mbajtur pozita akademike në Universitetet e Bolonjës dhe Kalabrisë në Itali dhe Universitetin e Munsterit në Gjermani. Ajo ka fituar bursa studimi duke përfshirë bursen prestigjioze Alexander von Humboldt Fellowship Research për Studiues me Përvojë; Grant i Këshillit të Kërkimeve të Shkencave Sociale dhe Humane të Kanadasë (SSHRC); dhe tre here fituese e Fulbright – burse prestigjoze nga qeveria e Shteteve te Bashkura te Amerikes per profesore e studiues Amerikane. Kërkimi i saj është botuar në shumë artikuj dhe tetë libra. Publikimet e Prof. Murzaku përfshijnë: Nënë Tereza: Shenjta e Periferive (Paulist Press, 2021); Jeta e Shën Neilos të Rossano (1004) (Harvard University Press 2019); Monastizmi Italo-Grek (Ashagte-Routledge 2018); Monastizmi në Evropën Lindore dhe Ish Republikat Sovjetike (Routledge 2016); Tradita Monastike në Krishtërimin Lindor dhe Botën e Jashtme një Thirrje për Dialog (Peeters University of Leuven 2013); Kthimi në Romë? Murgjit e Grottaferrata në Shqipëri (Analekta Kryptopherres 2009); Quo Vadis Evropa Lindore? Feja, Shteti dhe Shoqëria pas Komunizmit (Longo, Universita di Bologna 2009); dhe Katolicizmi, Kultura dhe Konvertimi: Historia e Jezuitëve në Shqipëri (1841-1946) (Orientalia Christiana Analecta, Instituti Oriental Papnor 2006).

Prof. Murzaku zgjedhur President ne ardhje nga 2020-2022 dhe ne 2022 Presidente e Shoqates per Studime Shqiptare ne Shtetet e Bashkura te Amerikes (SAS). Kjo eshte shoqata me e madhe shkencore ne Shtetet e Bashkura te Amerikes per studimet mbi Shqiperine e Shqipetaret. Prof. Murzaku ka sherbyer si nënkryetar i Shoqatës për Studimin e Kombësive (ASN) dhe një përfaqësues i akredituar i Kombeve të Bashkuara për organizatën Christian Associated for Marrëdhëniet me Evropën Lindore. Ajo është një komentuese e rregullt e mediave për çështje fetare. Ajo ka punuar ose ka bashkëpunuar me Associated Press, CNN, Zëri i Amerikës, Relevant Radio, The Catholic Thing, Crux – Taking the Catholic Pulse, Salt and Light Catholic Foundation Foundation (Kanada), Catholic World Report, National Catholic Register, The Record, The Stream, Radio Tirana (Shqipëri), Radio Vatikani (Qyteti i Vatikanit) dhe Rrjeti Televiziv i Fjalës së Përjetshme (EWTN-Romë).

https://works.bepress.com/ines_murzaku/

INSTITUTI I HISTORISË

Filed Under: ESSE

RESPEKT PËR “DIELLIN” E VATRËS

November 1, 2022 by s p

ASLLAN BUSHATI/

Tashmë është bërë traditë, që numuri i nëntorit të cdo viti i gazetës Dielli, të jetë një numër special e me mbi një qind faqe. Në këtë numër jo vetëm vatranët, por edhe personalitetet e komunitetit të kenë mundësinë, të urojnë bashkëkombasit për ditën e lumtur të pavarsisë, 28 Nëntorin.
Me këtë rast kujtojmë me shumë respekt, punën shumë të madhe e profesionale të ish editorit, shokut e mikut tonë të paharruar (tashmë në amshim) Dalip Greca. Ai e ngrinte në këmbë, Kryesinë, Këshillin Drejtues, grupin organizator të festës, madje dhe biznesmenët që të bëheshin pjesë integrale e këtij numuri. Gjej rastin edhe unë si një vatran i vjetër (modestisht) tu bëj thirrje personale, vatranëve, shoqatave të komunitetit dhe cdo kujtdo që të bëhet pjesë e numurit special të Nëntorit 2022.
Gazeta Dielli është pasuri domethënëse e Vatrës, por ajo është edhe një thesar kombëtar, si gazeta më e vjetër kombëtare që vazhdon të jetë fizikisht në duart e lexuesve. Përfitoj nga rasti të rikujtoj disa fjali nga biseda që pati në Syri TV, në fillim të këtij viti, i ndjeri Dalip Greca me gazetarin e nderuar Adi Krasta. Ky i fundit e pyeti ish editorin e Diellit se:”si ndjehet sot një cift të rinjësh në SHBA ta zemë në një kafene, starbaks e diku tjetër që kanë në dorë gazetën Dielli? Dalipi ju përgjigj:”mbrekullisht dhe krenar me gazetën më të vjetër shqiptare”.
Gazeta edhe në ditët e some nën drejtimin e editorit të ri Sokol Paja vazhdon të jetë e saktë në drejtshkrim e format. Vazhdon të pasqyrojë drejt e në kohë ngjarjet brenda Vatrës dhe të vizitorëve të saj. Vazhdon të rrok tema të rëndësishme të historisë, të aktualitetit dhe të përspektivës. Në brendi të saj gjen të shtjelluara tema të politikës në tërësi, diplomacisë, ekonomisë, shkencës, kulturës, sigurisë në tërësi e kombëtare në vecanti, etikës, estetikës etj, të shkruara nga intelektualë e personalitete të penës. Po ashtu Dielli është bërë promotor i promovimeve të botimeve të reja e të rëndësishme të aktualitetit dhe të jetës e veprimtarisë së vatranëve.
Gjykoj se jo vetëm vatranët, por gjithë shqiptarët, lypset të kujdesen më shumë për Diellin, se ai është pasuri e madhe e fushës kulturës, të cilin duhet ta ruajmë e pasurojmë të gjithë në raport me kohën.

Filed Under: ESSE Tagged With: asllan Bushati

Mbi romanin ” Çou Rexho-Çou Djalo”, të autorit, Sokol Demaku

October 28, 2022 by s p

Gabriela Mujaj/

“Pra, vrasësi i vërtetë i Rexhës ishte axha i tij e jo kali, siç është folur, përfolur dhe kënduar kënga folklorike për plot një shekull e disa dekada”.

Romani ” Çou Rexho-Çou Djalo”, bën fjalë për historinë e Rexhës, djalin e Shahes dhe Feratit, të cilin thuhet ndër gojëdhëna e këngë folklorike që e vrau kali ditën e dasmës.

“Kënga popullore u ruejt me besnikëri dhe pati jehonë në jetën e përditshme, në kujtesën e kohës, por dhe në botimet social-kulturore, ndonëse të pakta. Madje mund të themi se e tërë krijimtaria popullore, përfshi këngët, gojëdhanat, mitet, legjentat etj.,ka jetuar gjatë në popull sepse i është përcjellë brezave si një trashëgimi e vyer, duke ruajtur vazhdimisht të gjalla vlerat kulturore dhe ato të traditës sonë shekullore.

Ngjarja e treguar në këtë libër është reale, e ndodhur në Stubëll dhe Jabllanicë të Kosovës Lindore, këtu e mbi njëqind vjet më parë, por personazhet janë të krijuara nga autori.

Autori

Qaza dhe Ferati, ishin dy vëllezër që bënin një jetë normale dhe që kishin krijuar familjen e tyre. Qaza ishte i martuar me Mihanen, ndërsa Ferati me Shahen, me të cilën do të sillte në jetë Rexhen, personazhin kryesor të këtij romani. Jeta e dy vëllezërve edhe mund të kishte shkuar mirë dhe në paqe, me një mirëqënie, harmoni, ngrohtësi e dashuri familjare. Të bashkuar dhe të lumtur, po të mos ekzistonin ato ndjenja që kanë lindur bashkë me botën dhe që do mbarojnë po me botën: zilia, xhelozia, ambicja e pasurisë!

Mihanja është një grua smirëzezë dhe intrigante, e cila shfrytëzon terrenin e volitshëm të një zemre të dobët e të ligësht si ajo e Qazës, për të realizuar planet e saja kobëzeza. E ndërsa Ferati ndërron jetë papritmas, Shahja mbetet si një qingj mes ujqërve, viktime e ekspozuar krejtësisht përsekutuesve të saj, objekt ku vihen në jetë traditat e hershme, të cilat që në zanafillen e tyre duket se u krijuan vetëm për të shtypur e poshtëruar gruan. Por, përveç se një grua të fyer dhe të poshtëruar, të përdhosur në nder e moral, të shkelur në dinjitetin e saj, shohim dhe një nënë e cila për hir të dashurisë për të birin, arrin të sakrifikoje krejtësisht jetën e lumturinë e saj. 

E zënë në kurth, nga rrjeta e “merimangës së zezë”, Mihanës, ajo detyrohet që të bëhet gruaja e dytë e kunatit të saj.

Do mote më përpara, pata dëgjuar për herë të parë këngën e Rexhës! Në fillim nuk e kuptoja dhe mendoja se ishte ndonjë tekst i trilluar, por tepër i dhimbshëm. Aq më trishtonte, saqe nuk kisha as guximin për të pyetur në ishte histori e vërtëtë apo jo. Një ditë pata pyetur babain: 

– Babo, si është puna e Rexhës?

“E ka vra kali ditën e dasmës, mor babë”, – m’u përgjigj!

E pyeta ma gjatë, por nuk është se kishte shumë për të më treguar. Mesa duket ishte një histori e vjetër që ishte përcjellur gojarisht. Duke qenë natyrë kurioze, mbaj mend që fillova të mendoj mbi vërtetësinë e kësaj ngjarjeje. Pyetja e parë që më pati ardhur ndërmend ka qenë: 

“Po ç’lypte dhëndrri ditën e dasmës tek kali?”

Kur dëgjonim këngën e Rexhës, nëna ime thoshte: “e shkreta nana e vet”, ndërsa unë thoja përherë: “sa gjynah nusja e vet!”

Kur vjen puna tek historitë e vjetra, e sidomos ato që kanë ndodhur 100 vjet e andej, kam përherë dyshimet e mia. Vërtetë që fjala është guri themelor i komunikimit, pasi fjala ishte e para, fjala u bë njeri, prej fjalës u krijua bota e jeta, pasi Zoti tha “bëhu”, dhe u bë çdo gjë, mirëpo, po prej fjalës linden dhe aq shumë të këqija, keqkuptime, shtrembërime…

Duke qenë se gjuha, aq sa është e të gjithëve, po aq është e të paktëve. Qysh në fëmijërinë time të hershme, kam parë sesi transmetoheshin fjalët, dhe se si deformoheshin ato. O Zot, sa me rëndësi është transmetimi dhe përdorimi i saktë i gjuhës! Vazhdimisht gjuhëtarët lëshojnë alarmin për keqpërdorime, zëvendësime të panevojshme të fjalëve shqip me ato të huaja etj. 

Vitet kaluan dhe punën e Rexhës e pata qit në harresë. Ndonjëherë më kujtohej dhe më ngjallej ajo ndjesia e hidhërimit që pata përjetuar teksa dëgjoja atë këngë-tragjedi. Është një fjalë e urtë që thotë: “Jetimi nuk shpëton kurrë!”

Shpesh herë e kam gjetur të vërtetë! A thua vallë edhe Krishti qe jetim kur e kryqëzuan? S’e di! Di që ne njerzit, jemi të gjithë nga pak Krishta në vuajtje.

Tashmë kanë kaluar shumë vite dhe e gjej veten më të zhytur se kurrë në botën e letërsisë, e shoh si marrosem përditë e më shumë, se si kjo bote e jashtëzakonshme më merr e me mbështjellë në një vorbull të parriztë prej së cilës nuk dua të dal, më vjen nga Suedia romani i fundit i Sokol Demakut “Çou Rexho-Çou djalo!”. E prita me gëzim dhe me shpresën se përveç vlerës letrare që mbart çdo roman i mirë, më në fund do të mësoja të vërtetën rreth historisë së Rexhës. E lexova brenda dy netëve! 

” Xhelozia është e pashpirt, ajo ia nxin njeriut edhe jetën, edhe mendjen”

Xhelozia zë fill qysh prej krijimit, prej ëngjejve të humbur që deshën të bëheshin Zot, vazhdon me Kainin vëllavrasës e do mbarojë me brezin e fundit të kësaj bote. Pra, kështu paska qenë edhe puna e Rexhës! Ndjeva keqardhje për të po aq sa atëherë kur isha vogëlushe, por edhe për kalin, këtë kafshë që e çon gjithë jetën duke mbajtur barra, e që paska mbartur edhe barren e fajit gjithë këto vite. I përlyer padrejtësisht, qenka “dënuar” ashtu siç dënohen shumë të pafajshëm, ndërsa vrasësi i vërtetë, viktima e zilisë dhe etjes për pasuni e katandi, paska qenë dënuar veç n’at botë. 

“Këtu shihet haptazi se sa i pashpirt është njeriu ndaj njeriut, kur ai është i pafuqishëm, i pakrahë, sikur Shaha me të birin”.

Mendova me vete, “disa njerëz ndër shekuj mbahen mend e përmenden për të mirë a për të keq, por qe, për faj të gjuhës, të transformimit të fjalës, historia përmend kalin si fajtor, e jo vrasësin e vërtetë, xhaxhain e Rexhës”. “Vetëm e vërteta do t’ju bëje të lirë!”, citonte Jezu Krishti para ma se dymijë vjetësh. Të parët tanë thonin: ” nuk rrin gja n’ter, e qet Zoti n’dritë”, shprehje kjo që në fakt buron prej Ungjillit gjithashtu.

Edhe axha i Rexhës, që e vrau nipin dhe e hodhi në grazhd të kalit, ka dalë në dritë! Ma në fund kali fitoi pafajsinë para syve të mi dhe bota e kafshëve feston, sigurisht që edhe Rexha, nëna dhe babai i tij gëzojnë nga Parajsa.

Në fund, dua të citoj këta rreshta me të cilët fillon edhe romani i Demakut, të cilat janë shpjegimi më i mirë i çdo fenomeni negativ në botën e sotme ku jetojmë:

” Çdo pushtues, çdo sundues ka idetë dhe qëllimet e veta dhe çdo herë ka synim që të bëjë atë më të vështirën për njerëzit e atij trualli. Që jeta e tyre të jetë sa më e vështirë, arsimimi të mungojë, shëndetësia, puna por dhe gjërat e tjera elementare të jetës, në mënyrë që popullata t’i nënshtrohet më lehtë sunduesit”.

Filed Under: ESSE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 150
  • 151
  • 152
  • 153
  • 154
  • …
  • 607
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT