Prof. Dr. Ylli Pango/
…Pa dyshim e poshtër ishte gjithshka i bënte të moshuarës së sëmurë me Alzheimer, në azilin e pleqve në Pejë, ajo femër e keqe kinse e kuruar( e kallangjosur) në surrat…
Po ndër gjithë ligësitë njerëzore, më e ndyra ishte sidomos kēnaqësia që shprehte në fytyrë ajo kēllirë, tek godiste një qënie të pambrojtur. Ligêsia pa fre, që me ato duar e këmbë mizore, katile, po bullizonte, poshtëronte, torturonte një shpirt të gjorë…( dhe spektatoret përreth që bënin sehir…një poshtërsi më vete kjo)
Kjo ngjarje u bë vetëtimthi e urryer në tërë botën shqiptare e mē gjerë ndofta. Tej mase e urryer, sepse seicilit automatikisht pa tjeter do i jetë shfaqur nëna a baba, a gjyshërit a fantazmat e tyre të përçudnuara nga duar mizore.Madje dhe fëmijët në kopshte shkolla, lagje,na janë shfaqur…Të bullizuar nga fëmijë më të rritur a më të fortë bullistë, a ca më keq, nga “edukatore” bulliste. Në mos mizore a sadiste…
Mua mu kujtua ime më që tre vjet të fundit u kalb në shtrat e vuajti… Por me njerezit e dashur pranë e me duart tona të përkujdesura e me infermiere te koka dite e nate. ( Iku e qetë)…Mos o Zot të kish pasur një fat të tillë. …Ka jo pak nëna që e kanë…. Mua mu kujtua dhe djali i vogël në çerdhe dhe përfytyrova ndonjë bullist të vogël a ndonjë të madhe mizore atje e mu ngjeth mishi. Ruajna Zot…nga vetja…se nuk dimë ç’do u kishim bërë…
…Mua mu kujtuan nga historia e nga Sot-i, gjithë mizoritë që mund t’i bëjë njeriu njeriut. Më të rënda se ato që të bën papërgjegjshmërisht ndofta,Natyra…A si dënim Perëndia.
Se njeriu ndryshe nga këta, ka trurin, shpirtin dmth dhe pashpirtësinë…
…Ndofta do mëshiruar, do thotë dikush, ajo femër që torturoi qoftë edhe me shpulla e shkelma ndofta jo të fortë( do thotë me gjasë, avokati i saj në gjyq). Jo të fortë…por mizorë në rrënjën, subkoshiencën a jo-koshiencën e tyre barbare…ligësinë e tyre
Shumë zorr do ta ketë jetën ndofta ajo femër pas kësaj..Sepse qëllon nganjëherë që tek një ngjarje, skenë, personazh, si kjo, të mpikset a përfytyrohet e të vjen ndër mend, tërë ligësia njerëzore…E bëhet fort e zorrshme pas kësaj… Kësaj të keqeje përballë së cilës vihet gjithë mirësia e pashkulshme, humanizmi shekullor njerëzor…ndërgjegja e vrarë e sojit, rodit tonë…Ajo që na mban gjallë e ruan humanizmin e me të, vijimësinë e racës tonë njerëzore.