• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Talat Kamberi, inxhinieri qe la gjurme te thella ne Presheve, Kumanove, ne Mostar te Bosnje Hercegovines, e kudo ku flitet Shqip ne mbare Trojet Shqiptare

August 22, 2022 by s p

Shkruar nga Ing. Bledi Stefa

Talat Rexhep Kamberi ka lindur me 14 Nëntor 1945 në fshatin Zhunice. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes. Klasën e dytë e nisi në shkollën fillore të Preshevës pasi familja e tij shpërngulet për të jetuar në Preshevë. Aty Ing.Talati përfundon arsimin fillor për të vazhduar arsimin e mesëm pranë gjimnazit të Preshevës ku dhe diplomhet në vitin 1966.

Si nxënës ishte i aposionur pas shkencës dhe dallohej me një sukses të madh në lëmit shkencore, këto ishin shtytësit kryesor që ai ti filloj studimet në qytetin e Sarajevës Republika e Bosnjes dhe Hercegovinës, në Universitetin e Sarajevës pranë Fakultetit të Ndërtimtarisë, ku dhe u diplomua dhe fitoi titullin Inxhinier i Gjeodezisë. Veprimtaria e tij filloi qysh në vitet studentore ku ishte pjesmarrës në disa projekte të rëndësishme në qytetin Mostar të Bosnje dhe Hercegovinës, në mbatjen dhe nivelizimin e stadiumit të qytetit i cili përfundon së ndërtuari në vitin 1971. Qysh si student u përpoq që të jap kontributin e vetë edhe në vendlindjen e tij në Preshevë ku mori pjesë në projektin e mbatjes së rrugës Preshevë -Gjilan në vitin 1968-1969.

Angazhimet e tij në projekte ishin të shumta. Ai punoi si Inxhinier Gjeodet në Kadastarin e Preshevës ku një periudhë ishte edhe si drejtues i këtij institucioni. Ing.Kamberi ishte pjesmarrës edhe në projektin e ndarjes së pikës kufitare mes Republikës së Serbisë dhe Republikës së Maqedonisë në vitin 1991. Punoi si Inxhinier Gjeodet në Luginën e Preshevës deri në vitin 1997 ku dhe largohet nga puna me pretekstin se ishte tepricë teknologjike, nga që ishte i pa dëshirueshëm për sistemin e asaj kohe, sikundër edhe shumë intelektual të tjerë të Luginës së Preshevës.

Në datën 20.03 1997 pranohet si nënpunës shtetëror në Entin Republikan të Maqedonisë, dhe me dëshirën e tij transferohet si nënpunës shtetëror në Kadastarin e Kumanovës për të vazhduar kontributin e tij edhe në Qytetin e Kumanovës, ku ishte inxhinieri i parë Shqiptar dhe i vetmi, si i tillë u mirëprit nga Popullata Shqiptare e Kumanovës dhe Komunës së Lipkovës. Mori pjesë në punimin e Elaboratit të Gjeodezisë për Komunën e Kumanovës dhe Komunës së Lipkovës në vitin 1998. Ishte inisiator për vetëdisimin e Popullatës Shqipëtare në kërkesën e disa projekteve të mëdha që duhen të ndërmereshin për Komunën e Lipkovës që ishte lënë në harresë nga Republika e Maqedonisë ngaqë ishte komunë rurale dhe e banuar vetëm me shqiptar.

Bëri matje për spitalin që duheshe të ndërtohej në Komunën e Lipkovës, në vitin 1999. Bëri projektin për ndërtimin e xhamisë së dytë në Qytetin e Kumanovës, edhe pse me shumë veshtirësi arriti që ky projekt të jetësohet në Tetor të vitit 2001. Bëri projektin për rindërtimin e xhamisë së fshatit Orizre Komuna e Lipkovës, e cila u shkatërrua nga lufta e vitit 2001 që ishte në Republikën e Maqedonisë. Bëri projektin “Memorial” për Dëshmorët e Luftës Çlirimtare të vitit 2001 në Fshatin Sllupcan, e cila u finalizua në vitin 2003.

Bëri projektin kryesor për futjen e ujësjellësit në Fshatin Vaksince, Komuna e Lipkovës në vitin 2004. Kontriboi deri në frymën e fundit në profesionin që kishte, për të qenë gjithnjë pranë popullit të tij. Me vdekjen e Inxhinier Talat Kamberit, Populli Shqiptar i Komunës së Kumanovës dhe rrethinave humbi inxhinierin e vetëm të Gjeodezisë që kishte, fatkeqësisht veprimtaria e tij përfundoi në datën 15.06 2004 ku u nda nga jeta në një moshë shumë të re dhe produktive.

May be an image of 1 person

1,938

People reached

542

Engagements

+1.9x higher

Distribution score

Boost post

6262

57 comments

6 shares

Like

Comment

Share

Filed Under: ESSE

PËRDORIMIN E VËLLIMIT TË GAZIT MARRËVESHJA E MADHE ENERGJITIKE PËR TË CILËN KA NEVOJË EVROPA QË TË MUNDË PUTININ

August 21, 2022 by s p

Nga BEN McWILLIAMS, SIMONE TAGLIAPIETRA DHE GEORG ZACHMANN

Mbi energjinë Evropa gjindet në mes të një stuhie të përsosur. Në muajt e fundit, tri pengesa po bashkohen shpejt për t’a shtyrë kontinentin drejt asaj që duket se do të bëhet kriza energjitike më e keqe që është parë ndonjëherë. Pengesa e parë përfaqësohet nga një lloj sintome e një Covidi të gjatë që ka goditur tregjet energjitike globale. Gjatë kulmit të pandemisë më 2020-2021, investimet në naftë e gaz janë pakësuar, duke I hapur rrugën një çekuilibri të thellë ndërmjet kërkesës e ofertës mbasi kërkesa e përgjithëshme e energjisë po rritej me shpejtësi. Si pasojë, të gjithë tregjet energjitikë, praktikisht në çdo cep të botës, janë karakterizuar nga mungesë furnizimesh e çmime të ngritura.

            Furnizimet me gaz nga Rusia

            Pastaj arriti goditja ruse. Rusia vazhdon të përdorë furnizimet me gaz si një armë gjeopolitike kundër Vëndeve evropiane e tani po dërgon vetëm një të tretën e vëllimeve të zakonshme. Si pasojë çmimet e gazit kanë shpërthyer, dhe qeveritë po përpiqen me nervozitet të mbrojnë konsumatorët nga kjo goditje çmimi duke shpërndarë dhjetra miliardë në ndihma financiare. Së fundi, një sërë njëkohësish të palumtura kanë përkeqësuar gjëndjen tashmë të vështirë energjitike evropiane. Probleme të keqësimit nga ndryshkja kanë shtyrë Francën të mbyllë gjysmën e çentraleve të sajbërthamore, duke shtuar kërkesën për gaz në çastin më të keq të mundshëm. Veç asaj një thatësirë e rëndë ka tharë lumenjtë dhe liqenjtë evropianë deri në nivele skajshmërisht t’ulta, duke vënë në vështirësi jo vetëm prodhimin e energjisë elektrike ujore, por edhe vetë impiantet termikë që kanë nevojë për ftohje dhe çentralet me qymyr që bazohen në rrjedhat e ujit për të trasportuar qymyrin.

            Dimri i ardhshëm n’Evropë

            Si përfundim i këtyre tre goditjeve, në dimrin e ardhshëm Evropa nuk do të energji të mjaftueshme për të plotësuar kërkesën e dëshiruar. Kjo përfaqëson rrezikun më të madh sistemik në këtë çast për Evropën, si nga pikëpamja ekonomike po ashtu edhe nga ajo politike. Një krizë energjitike e pështjelluar jo vetëm do t’a shtynte Evropën drejt një shtjelljeje të rënies ekonomike e tensioneve shoqërore, por do t’a vinte bashkësinë e saj politike para rrezikut të mbrojtshmërisë energjitike. Kjo do të dobësonte politikën e saj të jashtëme, veçanërisht qëndrimin e saj kundër mësyemjes ruse në Ukrainë.  

            Strategjia e Putinit

            Strategjia e Putinit për të dobësuar mbështetjen e Evropës ndaj Ukrainës, nëpërmjet armës së energjisë, tashmë është e qartë për të gjithë. Për të mos u dorëzuar, drejtuesit evropianë duhet të përgatisin shpejt kundërsulmin për atë që do të jetë në një dimër të vështirë. Zgjedhjet mbi mbarështimin e furnizimeve të cunguara energjitike do të përcaktojnë t’ardhmen e sistemit energjitik evropian e do të kenë degëzime politike më të gjëra. Nëse do të mbarështohen drejt, një integrim më i madh e një shpejtim i investimeve mund t’i lejojnë Evropës të thyejë strategjinë e Putinit, duke shtyrë në të njëjtën kohë kalimin drejt një energjie më të pastër e më të pranueshme. Për të bërë të mundur që kjo të ndodhë, drejtuesit evropianë duhet të përfundojnë një marrëveshje të madhe energjitike, për të vënë në përdorim të përbashkët mundësitë e ndryshme të pashfrytëzuara, me qëllim për të shkëputur bashkimin nga vartësia e Rusisë e për të vënë themelet e një vale të shpejtë investimesh në energjinë e pastër.

            Vëndburimet hollandeze

            Në rradhë të parë të gjithë Vëndet duhet të fusin në tregun evropian të energjisë të gjithë epshmërinë e mundëshme në drejtim të ofertës. Kjo do të kërkojë kompromise të dhimbëshme politike. Bërthamorja dhe qymyri gjerman do t’a pakësonin ndjeshëm vartësinë nga gazi rus; pakësimi i përkohshëm i standarteve të ndotjes e i kohëve të punës edhe në Vëndet më pak të varura nga Rusia do të ndihmonte furnizimet. Siguria energjitike është vënë në diskutim si asnjëherë e disa kompromise me të mirat shoqërore e mjedisore duhen përkohësisht të rivlerësohen.

            Konsumi i energjisë

            Në rradhë të dytë, marrëveshja për blerjen e përbashkët të gazit në tregjet ndërkombëtare do të pakësojë rrezikun që bashkësia e Shteteve antarë të thyhet nga shemëria e ndërsjelltë për furnizimet e kufizuara. Veç asaj, blerja e përbashkët premton pakësimin e çmimeve financiare dhe politike për gazin e do të mund të lejonte përdorimin e gazit të përbashkët për të furnizuar me energji konsumatorët më të goditur. Në rradhë të tretë, të gjithë Vëndet duhet të përpiqen për të pakësuar kërkesën e energjisë, aty ku është e mundur. Kjo kërkon një komunikim serioz e të drejtpërdrejtë me publikun. Veç asaj Vëndet duhet të sigurojnë që të gjithë konsumatorët të kenë shtysa të mira për të pakësuar konsumet. Kjo do të thotë edhe të përkorët në ndihmën për konsumin e energjisë. Mjete normative si kufizimi i shpejtësisë ose ndryshimi i normave mbi temperaturën më t’ulët të ndërtesave duhet të vihen mbi tavolinë.

            Shtohet varfëria energjitike

            Elementi i katërt i marrëveshjes së madhe do të jetë ai i zotimit politik për të ruajtur një treg evropian  të energjisë që vepron mirë, që siguron molekulat  dhe elektronet të rrjedhin aty ku janë më të nevojshëm. E pesta dhe më themelorja pikë: po shtohet me shpejtësi  numuri i njerëzve që preken nga problemi i vartësisë energjitike. Këta njerëz duhet të mbështeten, sepse nuk është e mendueshme që të paguajnë ata çmimin më të kripur të kësaj krize energjitike. Qeveritë kombëtare do të duhej të furnizonin trasferime qesim që të mos dobësojnëshënjat e çmimit për pakësimin e konsumit energjitik. Duke parë çekuilibrat e mëdha fiskale ndërmjet Vëndeve të ndryshme evropiane, fondi evropian i mësipërm mund të jepte ndihmesën e tij në mënyrë të rëndësishme mbi këtë gjë.

            Programet

            Së fundi domosdoshmëritë e ngutëshme nuk duhet të heqin vëmëndjen nga sendërtimi i zgjidhjeve afatgjata për të pakësuar përdorimin e lëndëve djegëse fosile. BE ka  që tani plane ambicioze, të fuqizuara më tepër nga RePowerEU, që do të kenë mundësi të funksionojnë vetëm nëse Evropa do t’arrijë të kalojë dimrin e ardhshëm. Programet për elektrifikimin, për përhapjen e pompave të nxehtësisë, për efektivitetin energjitik struktural, për krijimin e makinerive industriale me çlirim të ulët gazi karbonik, për zgjidhjen e trasportit publik dhe për lëvizshmërinë e pastër duhet të përforcohen. Kjo marrëveshje e madhe energjitike evropiane do të sigurojë se ekonomitë më të ndërvarura, si Gjermania, mund të kalojnë dimrin pa gaz rus, që konsumatorët më të prekshëm të gjithë Vëndeve të jenë të mbrojtur e që Vëndet më pak të varura të jenë politikisht në gjëndje të bashkëndajnë barrat e detyrimeve. Një zgjidhje evropiane e këtij lloji është basti m’i mirë për të mbrojtur institucionet evropiane – si tregjet e energjisë e të qymyrit – që janë të nevojshme për një kalesë t’efektëshme nga pikpamja e çmimeve drejt asgjësimit të qymyrit e për të thyer armën energjitike të Putinit.

            Ben McWilliams, analist pranë Institutit Bruegel të Brukselit.

            Simone Tagliapietra, bashkëpuntor i vjetër i Bruegel dhe profesor i Universitetit Katolik të Sacro Cuore të Milanos. 

            Georg Zachmann, bashkëpuntor i vjetër i Bruegel.

            “Corriere della Sera”, 16 gusht 2022   Përktheu Eugjen Merlika

Filed Under: ESSE Tagged With: Eugjen Merlika

“𝗣𝗮𝘀𝗮𝗽𝗼𝗿𝘁𝗮𝘁 𝗲 𝗮𝗿𝘁𝗮” rrezikojnë sigurinë kombëtare

August 19, 2022 by s p

Bujar Leskaj/

Shqipëria nuk është gati për të dhënë ‘pasaporta të arta’, akordimin e nënshtetësisë shqiptare për sipërmarrës të huaj që e kërkojnë dhe janë gati të paguajnë. Shembujt e Bullgarisë dhe Rumanisë në kohën e aderimit të tyre në Bashkimin Evropian dhe abuzimet e bëra me dhënien e nënshtetësisë në këmbim të parave, duke përfituar elementë me të kaluar kriminale, duhet të shërbejnë si mësim për ne.

Bashkimi Europian ka shprehur rezerva lidhur me aplikimin e pasaportës së artë. E pyetur nga një media shqiptare, zonja Ana Pisonese zëdhënëse e Komisionit Europian, u shpreh se këto projekte rrezikojnë përfshirjen e krimit të organizuar dhe skemat e pastrimit të parave. “Rreziqet përfshijnë infiltrimin e krimi të organizuar, pastrimit të parave, evazionit fiskal dhe korrupsioni,t përmes aplikantëve të mundshëm që vijnë nga shtete të botës së tretë. Komisioni i konsideron këto skema në kundërshtim me ligjin e BE-së dhe ka nisur procedurat e shkeljes kundër Shteteve Anëtare në vitin 2020. Për shkak të perspektivës së ardhshme të anëtarësimit në Bashkimin Europian, shtetësia e vendeve kandidate mund të bëhet tërheqëse për investitorët. Kjo gjë po ndodh tashmë gjatë proceseve të anëtarësimit, teksa shtetet kandidate zhvillojnë marrëdhënie më të ngushta me BE-në dhe mund t’i japin të drejtë shtetasve të tyre të hyjnë në zonën shengen, pa nevojë për vizë për periudha të shkurtra kohore”, theksoi ajo.

Zëdhënësja e KE-së ka të drejtë kur cilëson se skema të tilla mund të rrezikojnë interesat e vendit, ndërsa thekson se Bashkimi Europian po monitoron qëndrimet e të gjithë vendeve kandidate për në BE, lidhur me procedurat e pasaportave.

Tek ne, sistemi i drejtësisë dhe institucionet përgjegjëse publike nuk mund të kontrollojnë një proces të tillë. Me sektin Rama në krye, ne nuk jemi gati në forcimin e shtetit ligjor, që të kemi mundësi t’i kontrollojmë të gjitha kërkesat dhe të shmangim pastrimin e parave apo korrupsionin.

Dhenia me koncesion kompanive të huaja të procedurës së akordimit të pasaportave shqiptare për sipërmarrës të huaj që e kërkojnë, kundrejt pagesës, cënon sigurinë kombëtare. Ajo lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me të dhëna sensitive të shqiptarëve. Në këto raste, qeveria shqiptare nuk duhet të japë shërbime të tilla me koncesion. Këto të dhëna duhet të ruhen nga Shteti shqiptar.

May be an image of 1 person and standing

518

People reached

31

Engagements

-2.1x lower

Distribution score

Boost post

1212

2 comments

Like

Comment

Share

Filed Under: ESSE

BIOGRAFIA E SHKRIMTARIT DHE LETËRSIA…

August 18, 2022 by s p

Visar Zhiti/

Nuk ka biografi shkrimtari që nuk zbrazet në veprën e tij letrare, madje ajo, jeta e tij, nuk mjafton dhe shkrimtari merr dhe jetë të tjera dhe shkruan dhe vepra të tjera, kështu deri në fundin pafund…

Por as letërsia e tij nuk është thjesht biografi e tij dhe cilado biografi, sido të ketë qenë, gjithsesi s’eshte letërsi, edhe pse jetët dhe veprat janë të lidhura midis tyre, ja, ashtu si enët komunikuese, më vjen krahasimi.

Në fund të fundit, mendoj prapë, se ato janë dhe tjetër gjë, madje edhe të ndara, po e vazhdoj krahësimin, ashtu si ena me atë çfarë ka brenda.

Nëqoftëse do të biem në biografizimin e letërsisë, pra, dhe ta gjykojmë atë të nxitur fatalisht nga biografia e autorit, atëhere duhet që një jetë zulmëmadhe plot lavdi e famë, të ketë dhënë dhe një letërsi të tillë, etj, atëhere duhet të detyrohemi të pranojmë që shkrimtari më i madh shqiptar mbetet të jetë Skënderbeu.

Është poeti ynë Kombëtar Naim Frashëri që do të shkruante poemën për atë, pa patur biografi kryengritësi dhe punoi në kryeqytetin e perandorisë me të cilën u përball Skënderbeu. Poetit tjetër Kombëtar, At’ Gjergj Fishta, iu persekutua vepra letrare për shkak të biografizimit barbar, kur sundonte Realizmi Socialist dhe po sipas këtij vështrimi, diktatorin Enver Hoxha e trajtuan dhe si shkrimtar kalibri, madje u arrit deri atje sa librin e tij memuaristik, të zakonshëm, “Vitet e vegjëlisë” t’ja kundërvenë romanit të shkëlqyer “Kronikë në gur”, autobiografik janë të dy dhe autorët janë nga i njëjti qytet, Gjirokastra.

Po hidhem në të kundërt, në jetët mjerane, bastarde të artistëve apo të përndjekura. Njoh bashkëvuajtës burgu, qendrestarë të lartë, që kanë shkruar vepra monumentale, por di dhe të rrënuar moralisht, të thyer, spiunë, por kanë dhënë vepra të arrira. Të qënit bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit nuk ka qenë pengesë, mbase as avantazh, që të kenë dhe poezi, krijimtari të lavdëruar.

Po marr dhe shembuj të huaj, se janë më sugjestionues: poeti amerikan Ezra Pound ishte fashist, u dënua dhe si i tillë, por atë e mbajnë si ndër poetët më të mëdhenj në botë të shekullit XX.

Pound mbështeti dhe promovoi bashkëkohësit T. S. Eliot, James Joyce, Robert Frost, Ernest Hemingway. Personalitete të tilla kërkuan dhe lirimin e tij nga burgu. Biblioteka e Kongresit Amerikan e nderoi me Çmimin “Bollingen”. Vepra e tij si poet nuk u gjykua prej biografisë së tij as si fashist e as si i sëmurë në spitalin psikiatrik. Po kêshtu dhe Majakovski, edhe pse Bolshevik i tërbuar, edhe në vepër, ai çmohet si poet futurist dhe në Perëndim…

Prapë nuk them se biografia e shkrimtarit nuk është e lidhur me letërsinë e tij. Shumë fort madje. Por, thënë thjesht, janë si pema e lidhur me frutin e saj, ku fruti s’është pema, askush nuk e ha sa krahu degën e mollës si mollë.

Ndoshta unë dukem disi tendencioz në mosbiografizimin e letërsisë, nga që vetë jam autor që kam qenë në burg, u dënova me 10 vjet heqje lirie për poezitë e mia, refuzova bashkëpunimin me Sigurimin e Shtetit, kjo e dokumentuar dhe s’dua të komplesoj asnjë koleg, por mbi të gjitha s’dua që krijimtaria ime, poezi, romane, ashtu siç janë ato, të varen prej biografisë time, por të bëjnë jetët e tyre të pavarura.

Më dhimbet dhe e dua letërsinë që erdhi nga burgjet dhe internimet, por nuk dua që të shihet vetëm si e tillë, kur ajo është natyrshëm letërsi shqipe.

Filed Under: ESSE Tagged With: Visar Zhiti

Koha e Gjenive: Lord Byron dhe Bonaparti

August 17, 2022 by s p

Dr. Dorian Koçi/

Romantizmi ishte kohë revolucionesh dhe klithmash për liri njerzore,vetjake dhe të përbotshme. Për herë të parë liria njerzore fitoi dimensione të përbotshme dhe inspiroi gjenerata të tëra njerzish nga Amerika Latine me revoltat kundër spanjollëve nën udhëheqjen e Simon Bolivarit, në Evropë me lëvizjen karbonare në Itali, revolucionin grek dhe lëvizjet për pavarësi të Armenisë dhe popujve të Ballkanit.

Lord Byron ishte një dishepull i shpallur i ndryshimit dhe i së bukurës sublime. Ai krijoi nëpërmjet krijimtarisë së vet një model të veçantë krijimtarie të njohur si Bajronizëm. Bajronizmi përmbante pikëllimin e shekullit, pikëllimin që mbartnin vetë poetët, krijesat etyre, heronjtë e veprave letrare, pikëllimin e mbartnin me mijëra lexues, që aq shpejt e bënë pikëllimin modelin e jetesës së tyre. Ata ishin të pakënaqur sidomos me padrejtësitë shoqërore. Jetonin të vetmuar në melankoli për çka kishin humbur, të delizionuar për çka nuk kishin arritur në jetë. Po rata shpesh kishin një shpirt rebel, kryengritës, kishin respekt e dinjitet për veten po vuanin se ndesheshin e po humbininnë kotësi. Heronjtë e tyre zakonisht ishin figura të mëdha që kishin dryshuar rrjedhën e histories së botës duke nisur që nga Prometeu i Shellit e deri te Napoloni i Bajronit që nëpërmjet një epigram të thjeshtë përshkroi gjithë shpirtin e gjeniusë dhe epokës Napoloniane. Më poshtë një poezi që ia kushton Napolonit, një gjeniu të politikës, artit ushtarak por dhe të drejtësisë. Kodi i tij juridik është në themel të së drejtës civile të ditëve tona.

On Napoleon’s Escape from Elba.[1]

ONCE fairly set out on his party of pleasure,

Taking towns at his liking, and crowns at his leisure,

From Elba to Lyons and Paris he goes,

Making balls for the ladies, and bows to his foes.

March 27, 1815.

FOOTNOTE:

[1] [It may be taken for granted that the “source” of this epigram was a paragraph in the _Morning Chronicle_ of March 27, 1815: “In the _Moniteur_ of Thursday we find the Emperor’s own account of his _jaunt_ from the Island of Elba to the palace of the Thuilleries. It seems certainly more like a jaunt of pleasure than the progress of an invader through a country to be gained.”]

Ikja e Napolonit nga ishulli Elbë.

Nga Elba ikën, drejt në Lion

dhe në Paris afrohet dal’ nga dalë

Kapelën heq dhe damat i nderon

Dhe me kapele vret kaq kundërshtarë.

Përktheu: Dhori Qiriazi

Biblografi:

Afrim Karagjozi. Miti Shqiptar i Bajronit. Plejad:Tiranë, 2006

Afrim Karagjozi. Lord Bajroni. Plejad:Tiranë, 2011

Dhori Qiriazi. Gjauri dhe poema të tjera. Toena:1996, Tiranë

Filed Under: ESSE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 159
  • 160
  • 161
  • 162
  • 163
  • …
  • 607
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT