Nga BEN McWILLIAMS, SIMONE TAGLIAPIETRA DHE GEORG ZACHMANN
Mbi energjinë Evropa gjindet në mes të një stuhie të përsosur. Në muajt e fundit, tri pengesa po bashkohen shpejt për t’a shtyrë kontinentin drejt asaj që duket se do të bëhet kriza energjitike më e keqe që është parë ndonjëherë. Pengesa e parë përfaqësohet nga një lloj sintome e një Covidi të gjatë që ka goditur tregjet energjitike globale. Gjatë kulmit të pandemisë më 2020-2021, investimet në naftë e gaz janë pakësuar, duke I hapur rrugën një çekuilibri të thellë ndërmjet kërkesës e ofertës mbasi kërkesa e përgjithëshme e energjisë po rritej me shpejtësi. Si pasojë, të gjithë tregjet energjitikë, praktikisht në çdo cep të botës, janë karakterizuar nga mungesë furnizimesh e çmime të ngritura.
Furnizimet me gaz nga Rusia
Pastaj arriti goditja ruse. Rusia vazhdon të përdorë furnizimet me gaz si një armë gjeopolitike kundër Vëndeve evropiane e tani po dërgon vetëm një të tretën e vëllimeve të zakonshme. Si pasojë çmimet e gazit kanë shpërthyer, dhe qeveritë po përpiqen me nervozitet të mbrojnë konsumatorët nga kjo goditje çmimi duke shpërndarë dhjetra miliardë në ndihma financiare. Së fundi, një sërë njëkohësish të palumtura kanë përkeqësuar gjëndjen tashmë të vështirë energjitike evropiane. Probleme të keqësimit nga ndryshkja kanë shtyrë Francën të mbyllë gjysmën e çentraleve të sajbërthamore, duke shtuar kërkesën për gaz në çastin më të keq të mundshëm. Veç asaj një thatësirë e rëndë ka tharë lumenjtë dhe liqenjtë evropianë deri në nivele skajshmërisht t’ulta, duke vënë në vështirësi jo vetëm prodhimin e energjisë elektrike ujore, por edhe vetë impiantet termikë që kanë nevojë për ftohje dhe çentralet me qymyr që bazohen në rrjedhat e ujit për të trasportuar qymyrin.
Dimri i ardhshëm n’Evropë
Si përfundim i këtyre tre goditjeve, në dimrin e ardhshëm Evropa nuk do të energji të mjaftueshme për të plotësuar kërkesën e dëshiruar. Kjo përfaqëson rrezikun më të madh sistemik në këtë çast për Evropën, si nga pikëpamja ekonomike po ashtu edhe nga ajo politike. Një krizë energjitike e pështjelluar jo vetëm do t’a shtynte Evropën drejt një shtjelljeje të rënies ekonomike e tensioneve shoqërore, por do t’a vinte bashkësinë e saj politike para rrezikut të mbrojtshmërisë energjitike. Kjo do të dobësonte politikën e saj të jashtëme, veçanërisht qëndrimin e saj kundër mësyemjes ruse në Ukrainë.
Strategjia e Putinit
Strategjia e Putinit për të dobësuar mbështetjen e Evropës ndaj Ukrainës, nëpërmjet armës së energjisë, tashmë është e qartë për të gjithë. Për të mos u dorëzuar, drejtuesit evropianë duhet të përgatisin shpejt kundërsulmin për atë që do të jetë në një dimër të vështirë. Zgjedhjet mbi mbarështimin e furnizimeve të cunguara energjitike do të përcaktojnë t’ardhmen e sistemit energjitik evropian e do të kenë degëzime politike më të gjëra. Nëse do të mbarështohen drejt, një integrim më i madh e një shpejtim i investimeve mund t’i lejojnë Evropës të thyejë strategjinë e Putinit, duke shtyrë në të njëjtën kohë kalimin drejt një energjie më të pastër e më të pranueshme. Për të bërë të mundur që kjo të ndodhë, drejtuesit evropianë duhet të përfundojnë një marrëveshje të madhe energjitike, për të vënë në përdorim të përbashkët mundësitë e ndryshme të pashfrytëzuara, me qëllim për të shkëputur bashkimin nga vartësia e Rusisë e për të vënë themelet e një vale të shpejtë investimesh në energjinë e pastër.
Vëndburimet hollandeze
Në rradhë të parë të gjithë Vëndet duhet të fusin në tregun evropian të energjisë të gjithë epshmërinë e mundëshme në drejtim të ofertës. Kjo do të kërkojë kompromise të dhimbëshme politike. Bërthamorja dhe qymyri gjerman do t’a pakësonin ndjeshëm vartësinë nga gazi rus; pakësimi i përkohshëm i standarteve të ndotjes e i kohëve të punës edhe në Vëndet më pak të varura nga Rusia do të ndihmonte furnizimet. Siguria energjitike është vënë në diskutim si asnjëherë e disa kompromise me të mirat shoqërore e mjedisore duhen përkohësisht të rivlerësohen.
Konsumi i energjisë
Në rradhë të dytë, marrëveshja për blerjen e përbashkët të gazit në tregjet ndërkombëtare do të pakësojë rrezikun që bashkësia e Shteteve antarë të thyhet nga shemëria e ndërsjelltë për furnizimet e kufizuara. Veç asaj, blerja e përbashkët premton pakësimin e çmimeve financiare dhe politike për gazin e do të mund të lejonte përdorimin e gazit të përbashkët për të furnizuar me energji konsumatorët më të goditur. Në rradhë të tretë, të gjithë Vëndet duhet të përpiqen për të pakësuar kërkesën e energjisë, aty ku është e mundur. Kjo kërkon një komunikim serioz e të drejtpërdrejtë me publikun. Veç asaj Vëndet duhet të sigurojnë që të gjithë konsumatorët të kenë shtysa të mira për të pakësuar konsumet. Kjo do të thotë edhe të përkorët në ndihmën për konsumin e energjisë. Mjete normative si kufizimi i shpejtësisë ose ndryshimi i normave mbi temperaturën më t’ulët të ndërtesave duhet të vihen mbi tavolinë.
Shtohet varfëria energjitike
Elementi i katërt i marrëveshjes së madhe do të jetë ai i zotimit politik për të ruajtur një treg evropian të energjisë që vepron mirë, që siguron molekulat dhe elektronet të rrjedhin aty ku janë më të nevojshëm. E pesta dhe më themelorja pikë: po shtohet me shpejtësi numuri i njerëzve që preken nga problemi i vartësisë energjitike. Këta njerëz duhet të mbështeten, sepse nuk është e mendueshme që të paguajnë ata çmimin më të kripur të kësaj krize energjitike. Qeveritë kombëtare do të duhej të furnizonin trasferime qesim që të mos dobësojnëshënjat e çmimit për pakësimin e konsumit energjitik. Duke parë çekuilibrat e mëdha fiskale ndërmjet Vëndeve të ndryshme evropiane, fondi evropian i mësipërm mund të jepte ndihmesën e tij në mënyrë të rëndësishme mbi këtë gjë.
Programet
Së fundi domosdoshmëritë e ngutëshme nuk duhet të heqin vëmëndjen nga sendërtimi i zgjidhjeve afatgjata për të pakësuar përdorimin e lëndëve djegëse fosile. BE ka që tani plane ambicioze, të fuqizuara më tepër nga RePowerEU, që do të kenë mundësi të funksionojnë vetëm nëse Evropa do t’arrijë të kalojë dimrin e ardhshëm. Programet për elektrifikimin, për përhapjen e pompave të nxehtësisë, për efektivitetin energjitik struktural, për krijimin e makinerive industriale me çlirim të ulët gazi karbonik, për zgjidhjen e trasportit publik dhe për lëvizshmërinë e pastër duhet të përforcohen. Kjo marrëveshje e madhe energjitike evropiane do të sigurojë se ekonomitë më të ndërvarura, si Gjermania, mund të kalojnë dimrin pa gaz rus, që konsumatorët më të prekshëm të gjithë Vëndeve të jenë të mbrojtur e që Vëndet më pak të varura të jenë politikisht në gjëndje të bashkëndajnë barrat e detyrimeve. Një zgjidhje evropiane e këtij lloji është basti m’i mirë për të mbrojtur institucionet evropiane – si tregjet e energjisë e të qymyrit – që janë të nevojshme për një kalesë t’efektëshme nga pikpamja e çmimeve drejt asgjësimit të qymyrit e për të thyer armën energjitike të Putinit.
Ben McWilliams, analist pranë Institutit Bruegel të Brukselit.
Simone Tagliapietra, bashkëpuntor i vjetër i Bruegel dhe profesor i Universitetit Katolik të Sacro Cuore të Milanos.
Georg Zachmann, bashkëpuntor i vjetër i Bruegel.
“Corriere della Sera”, 16 gusht 2022 Përktheu Eugjen Merlika