• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Afrim Serbi-Hungari, mbi linja nacionaliste dhe euro-skeptike, tendencë për një bllok pro-rus në Evropë

March 21, 2025 by s p

Hisen Berisha/

Formimi i një aleance ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës ka shkaktuar reagime të ashpra në Serbi, ku presidenti Aleksandar Vuçiq pretendon se një iniciativë e tillë shkel Marrëveshjen e Armëve të Firences të vitit 1996. Kjo marrëveshje, e nënshkruar mes Kroacisë, RFJ-së dhe Bosnje-Hercegovinës, synonte të rregullonte balancën ushtarake pas luftërave të viteve ‘90. Po t’i referohemi investimeve në armatosje të Serbisë, atëherë ajo marrëveshje është tejkaluar, ngase e para nuk ekziston më RFJ-ja dhe e dyta, Serbia është shndërruar në hegjemon ushtarak në rajon dhe faktor destabiliteti e rreziku për shtetet fqinje.

Megjithatë, sot, Kroacia dhe Shqipëria janë anëtare të NATO-s dhe Kosova aspiron të bëhet pjesë e aleancës, prandaj çdo bashkëpunim mes tyre është i natyrshëm dhe legjitim. Pretendimet e Vuçiqit janë një përpjekje për të manipuluar opinionin publik, duke e paraqitur Serbinë si viktimë të një rrethimi të supozuar nga fqinjët.

Në realitet, bashkëpunimi mes tre shteteve synon forcimin e stabilitetit dhe sigurisë rajonale, duke u integruar në strukturat euro-atlantike. Kjo nuk është një aleancë për kërcënim ndaj ndonjë vendi, por një hap për të siguruar paqen dhe mbrojtjen ndaj sfidave të sigurisë që paraqiten nga aktorë destabilizues. Në këtë drejtim, Serbia, në vend që të kërkojë të minojë këtë bashkëpunim, duhet të rishqyrtojë politikën e saj dhe të përafrohet me Perëndimin, nëse synon paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm.

Për të kundërshtuar këtë zhvillim, Vuçiq po promovon idenë e një aleance me Hungarinë e Viktor Orbanit, një lëvizje që duket më shumë një manovër politike sesa një projekt real ushtarak. Hungaria është anëtare e NATO-s dhe çdo marrëveshje e saj me Serbinë duhet të respektojë detyrimet e saj ndaj aleancës veri-atlantike. Megjithatë, një afrim i tillë Serbi-Hungari, i bazuar mbi linja nacionaliste dhe euro-skeptike, mund të sinjalizojë një rritje të tendencave për ndarje brenda BE-së dhe përforcimin e një blloku pro-rus në Evropë.

Në këtë situatë, Kosova duhet të vazhdojë të forcojë marrëdhëniet me SHBA-në dhe NATO-n, duke mos rënë në provokime dhe duke vazhduar të konsolidojë partneritetet strategjike që garantojnë sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë të vendit dhe rajonit.

Filed Under: ESSE

Nonat kanë një bukuri mahnitëse!

March 20, 2025 by s p

Agim Baçi/

Damarët aq pranë lëkurës, janë fjalë pa mure,

fjalë aq të forta dashurie,

sa të duket se gjithnjë është hera e parë që i flet, dhe dridheshin i tëri.

Por Nona është e kujdesshme, dhe dridhjet e tua, ja faturon dorës së saj,

dhe ti bindesh, se Nona, mjafton të hapë gojën dhe gjithçka është kaq e fortë,

sa vetë dashuria.

Unë dridhem dhe shoh dorën e saj.

Më pëlqen roli i ri që merr përpara meje,

sikur është plakur pak.

O Zot sa e bukur bëhet kur ka sigurinë se po luan më mua,

edhe kur do të më bindë se është plakur.

Dhe unë, fëmijë i përhershëm, i bindem fjalëve të saja,

ashtu si aktori do spektatorin që ndjek gjithçka.

Nona dirigjon përkëdheljet e saj me damarë të dukshëm,

e unë mahnitem, sa bukur i luan të gjitha rolet,

edhe sikur është plakur pak.

Si fëmijë i vogël përpara saj

nuk kam fuqi të them asgjë,

thjesht e pranoj rolin e saj.

Pastaj mërmëris pranë veshit të saj-

“Je u bukur Nona,

më pëlqen se si merr rolet

që të më kënaqësh mua gjithmonë”.

Ajo vijon të luajë me këmbëngulje rolin e një gruaje të moshuar,

duke besuar se unë vijoj të jem i biri me të cilën ajo kënaqet sa herë beson që e ka arritur qëllimin, të marrë çdo rol.

…Nonat nuk plaken kurrë,

ato bëjnë vetëm lojë

dhe e shfaqin gjithçka në lëkurë,

duke treguar rrugët drejt zemrës,

pa u lodhur kurrë të tregojnë sa na duan,

dhe zgjedhin të dridhen për ne…

Filed Under: ESSE

BIBLIOTEKA KOMBËTARE E SHQIPËRISË JU FTON NË ÇELJEN E EKSPOZITËS ME DORËSHKRIMET PERSONALE DHE PREMIERËN E DOKUMENTARIT “POROSIA E FUNDIT” E NAUM PRIFTIT

March 19, 2025 by s p

BIBLIOTEKA KOMBËTARE E SHQIPËRISË JU FTON NË ÇELJEN E EKSPOZITËS ME DORËSHKRIMET PERSONALE DHE PREMIERËN E DOKUMENTARIT “POROSIA E FUNDIT” E NAUM PRIFTIT.

Filed Under: ESSE

Edicioni Il Foglio – E para gazetë tërësisht e krijuar nga inteligjenca artificiale

March 19, 2025 by s p

Rafaela Prifti/

Gazeta italiane Il Foglio njofton se është e para në botë që boton një edicion të tërë të krijuar nga inteligjenca artificiale. “Nisma është një eksperiment njëmujor në gazetari që demonstron se teknologjia artificiale është pjesë e punës dhe përditshmërisë sonë,” sipas kryeredaktorit Claudio Cerasa. Edicioni ka katër faqe në formatin që ka vetë gazeta Il Foglio dhe mund të gjendet si në stenda ashtu edhe online që nga dita e sotme. “Për herë të parë, një gazetë ditore është e gjitha e shkruar nga inteligjenca artificiale që nga kryelajmi deri te citatet dhe përmbledhje të përmbajtjes,” tha ai.

Eksperimenti i sotëm përkon me debatet e vazhdueshme në organizatat mediale për rrugët e hyrjes në funksionim të programit IA. Para disa ditëve, BBC News njoftoi se do përdorë këtë teknologji për t’i dhënë publikut përmbajtje më të personalizuar. Puna e gazetarëve ka qenë vetëm tek leximi i pyetjeve pa e ditur dhe pa pasur kontroll në produktin që inteligjenca artificiale do të japë me përgjigjet e veta. Çfarë ka në faqen e parë Il Foglio e inteligjencës artificiale (IA)? Në edicionin e parë të IA është një artikull për Presidentin amerikan, ku trajtohet “paradoksi i Trumpistëve Italianë” të cilët nga njëra anë kritikojnë me forcë “fenomenin e ekskomunikimit” dhe nga ana tjetër, i mbyllin sytë ose edhe më keq “bëjnë festë kur idhulli i tyre sillet me despotizmin e stilit të republikave banane”. Po ashtu në ballinë është shkrimi “Putini, 10 tradhëtitë” ku flitet për “20 vjet premtime të shkelura, marrëveshje të parespektuara dhe fjalë të prera në besë” nga Vladimir Putini, presidenti rus. Më poshtë, ka një artikull optimist për ekonominë italiane duke u mbështetur tek rritja e rrogës për 750,000 punëtorë si pasojë e reformës taksore, ndërsa në faqen dy një shkrim që fokusohet tek braktisja nga të rinjtë evropianë e lidhjeve afatgjata. Faqja e fundit e përgatitur nga IA janë letrat drejtuar redaksisë në të cilën dikush pyet nëse njerëzit nuk do kenë më ndonjë dobi në të ardhmen. Stili: Artikujt janë shkruar qartë dhe strukturuar mirë dhe nuk duket të kenë gabime gramatikore.

Vlera e eksperimentit njëmujor: Kryeredaktori tha se edicioni i IA është produkt i lajmeve, debateve dhe përplasjeve të ideve por gjithashtu është edhe një mundësi për të parë sesi programi mund të funksionojë në praktikë dhe çfarë mund të jenë pasojat e daljes së një gazete të prodhuar nga teknologjia. “Prej këtej e tutje, mund të fillojmë t’i bëjmë vetes shumë pyetje, jo vetëm nga këndvështrimi i gazetarisë,” tha për agjencitë e lajmeve Cerasa.

Filed Under: ESSE

ROMANI “VAJZA ME VIOLINË” I SHKRIMTARIT FLAMUR BUCPAPAJ, NJË RISI NË LETËRSINË TONË

March 18, 2025 by s p

Nga Skifter Këlliçi, SHBA/

Ajo që të bie menjëherë në sy sapo lexon romanin e shkrimtarit te njohur Flamur Buçpapaj, ‘Donika, vajza me violinë’, është shtjellimi i ngjarjeve me nje stil te zhdërvjellët, herë dramatik, herë meditativ, herë humoristik, herë ironik dhe fshikullues, sidomos kur autori ndalet në biseda të Ardianit, një nga personazhet kryesore të romanit, me personazhe te tjera, veçanërisht me dy përsonazhet e tjera, Donikën dhe Mimozën, të dyja studente në Akademinee Arteve per muzike,(violinë). Në keto biseda autori shpreh indinjatën e thellë për pasojat e rënda që po kalon Shqipëria në fund të viteve të shekullit të kaluar, e sfilitur dhe varfëruar skajësisht nga diktatura komuniste dhe nga Sigurimi i Shtetit, një ndër armët e saj gjakatare.

Zakonisht në skalitjen e personazheve jemi mësuar të njihemi që në fillim më të dhëna biografike të tyre, që bëhen me anë digresionesh, të cilat rastis të ngadalesojnë ecurinë e përmbajtjes. Por autori, për ta mënjanuar këtë ngadalsim, në bisedë e sipër i vë një pjesë të këtyre të dhënave biografike në gojën e vetë përsonazheve. Kështu gjatë bisedave të Ardianit, i cili punon në Shkodër si korrespondent i një gazete që botohet në Tiranë, me Donikën dhe Mimozën, në takimin e tyre të parë në trenin që shkon nga Shkodra në Tiranë, është ai që që u rrëfen atyre për veten,si është rritur jetim, ngaqë babai i tij me origjinë kosovare është arratisur që andej, është martuar në Shqipëri me një vajzë shkodrane,i zgjënjyer realiteti i hidhur socialist, burgoset nga Sigurimi,vdes, pastaj humbet dhe nënën…Gjithashtu po gjatë këtij takimi edhe Donika dhe Mimoza tregojnë për jetën e tyre që përthyhet nga ndërhyrjet e autorit duke lënë që rjedha e ngjarjeve të mos bëhet monotone.

Natyrisht, autori gjen rast që të plotësojë vetë portretet e këtyre përzonazheve të romanit edhe me të dhëna të tjera kështu interesi i lexuesit rritet nga faqja në faqe. Ja një ndërhyrje e tillë:

“Babai i Donikës pati vdekur herët, duke e lënë shumë të vogël atë, ndërsa nëna e rriti dhe e shkolloi. Asaj iu kujtua çdo gjë nga fillimi. Pas vdekjes së babait, ato e lanë Shkodrën dhe u strehuan në Tiranë. Nëna gjeti punë si edukatore kopshti. Morën shtëpinë që u përkiste nga trashëgimia e babait të saj dhe vazhduan jetën në kryeqytet. Pastaj, dhe atë ua mori shteti e u dhanë një dhomë dhe një kuzhinë në “Uzinën e Traktorëve”,në Tiranë”,(faqe 120 e romanit).

Element tjetër i rëndësishëm në roman janë dhe meditimet, kryesisht i Ardianit, të përdorura natyrshëm nga autori, i cili shpalos në të to jo vetëm dhunti, të shoqëruara me figuracion të lartë artistik, por, siç do të shohim më pas, edhe elemente nga fusha të tjera tëj jetës, që i gjejmë vetëm në veprat më të mira të autorëve tanë .

Duke menduar për Donikën, me të cilën tashmë është i dashuruar, autori shkruan kështu:

‘Uji do të shkojë në det, për të çuar mesazhin e dashurisë së tyre. Nga deti në oqean do ta çonte vala e lumit të bardhë në emër të Erzenit. E kështu lajmi do bashkonte gjithë oqeanet e dashurisë botërore. Këtu te ne ka lindur një dashuri,- do thonin valët e lumit. – Dëgjojeni ritmin e zemrës së të dashuruarve. Është tingulli më i bukur tokësor. ..

S’ka tingull ma të bukur! – do thonin edhe yjet, që së shpejti do mbulonin qytetin e Tiranës.

Dona po e shikonte si e habitur nga ritmi i fjalëve të bukura që tha ai në një minutë. Ajo tundi kokën. Ishte e habitur nga magjia e tij dhe përsëriti dhe një herë dhe më fort: ‘Ardian, të dua! Dhe s’dua të ndahem kurrë nga ti. Zoti të ruajtë dhe të mbroftë!’, (faqe 100).

Ky përshkrim, një prozë e vërtetë poetike, e zbut dhe thyen prozaizmin në fragmentin të mëposhtëm, që plotëson ato copëza të përshkrimit të historisë së fëmijërisë së Donikës, të rrëfyera nga autori, që përmenda më sipër.

Por në faqet e këtij romani jo rallë ndeshemi dhe me meditime të karakterit filozofiko-psikologjik, që i japin frymëmarrje më të thellë synimeve që i ka vënë vetes autori, për ta ngritur edhe më shumë artistikisht veprën e tij.

Po e ilustroj këtë me një shëmbull: Jemi në fillim të viteve 1990-të të shekullit të kaluar. Eshtë përmbysur sistemi komunist dhe është vendosur rendi demokratik. Ardiani nuk është vetëm shkrimtar shumë i njohur edhe në botë, por njëkohësisht edhe nënkryetar i Parlamentit Shqiptar, i martuar me Donikën. Por atë e kanë rrëmbyer banditë dhe e kanë dërguar në Itali, për ta shndërruar në prostitutë. I ndodhur në Milano me dy shokë të SHIK-ut, Ardiani i dërmuar psikologjisht së bashku me dy shokët e mësipërm, ndodhet në zyrën një eprori të policisë së këtij qyteti, i cili, për ta qetësuar, nis t’i shpjegojë:

‘- Do t`ju prezantoj një psikologun tim. E kam shok dhe është shumë i aftë. Keni nevojë për të. Jeni i tronditur. E kuptoj. Gruaja juaj ka qenë peng bandash dhe s’ju vë faj, sepse edhe kompleksi ‘i fajit’ ju rëndon, e di. E di që ia keni vënë fajin vetes për çfarë ka ndodhur. E di se është në fushën time i tillë fenomen. E di sepse kam studiuar raste të tilla. Shpeshherë, njëri nga bashkëshortët që jeton, vret veten nga humbja e të dashurit të vet. Edhe këto ndodhin. Ty të është krijuar përshtypja që je vrasës. Janë simptoma normale. Të tjerëve u krijohet përshtypja që ata e vranë të afërmin e tyre me mosveprimet ose veprimet e tyre dhe dënojnë veten. Pra, është psikologjike. Frojdi e përcakton saktë’. (faqe 291).

Kështu në kapitujt e tjerë të romanit njihemi me kryebanditin e quajtur Saimir Kaushi, që me banditë të tjerë kanë rrëmbyer Donikën dhe me gomone e kanë dërguar në Itali dhe e mbajnë skllave në një shtëpi të fshehtë në një lagje të Milanos. Ai e mban atë peng edhe me një kusht: Në rast se ajo nuk do që të martohet me të, do ta detyrojë ta bëjë atë pre të mishit të bardhë.

Pas shumë përpjekjesh policia italiane arrin të zbulojë vendndodhjen e Donikës, shpartallon bandën dhe kap Saimir Kaushin, që, më së fundi, pasi ajo është katandisur në gjendje të mjerueshme, detyrohet të shtrohet në spital dhe pas disa ditësh kurimi më së fundi takohet me Ardianin.

Nuk po zgjatem me tutje, por në vija të përgjithshme kjo është përmbajtja e këtij romani, i cili për mënyrën si autori i ka shtjelluar ngjarjet, me shumë të papritura të përshkruara me ritëm intensiv dhe, veç të tjerash, me dialog shumë të natyrshëm, përbën risi në letërsinë tonë dhe premton se autori ka një të ardhme te sigurtë edhe në lëvrimin e prozës së gjatë.

Filed Under: ESSE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • …
  • 607
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT