• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqiptarët ikin muhaxhedinët vijnë…

August 7, 2016 by dgreca

Nga Kolec Traboini/

Fillon të ekzekutohet plani për kthimin e Shqipërisë në Kalifat të Zi. Kështu kanë bërë sulltanët e Stambollit pesë shekuj për të prishur struktorën e popullsisë. Dhe vini re, muhaxhedinët që i sjellin në Shqipëri me mijëra, këta luftëtarë iranianë të mirëstërvitur për veprime luftarake, i strehojnë në Tiranë, mesa duket që Qeveria ti këtë si kontingjent për tu mbrojtur nga populli i vet. A nuk ju duken tashmë qeveritarët tanë si fytyrë palarë pas kësaj që po bëjnë. Sepse a nuk e dini se Ushtria jonë, si të ishte çeta pezake partizane e Bab Myslymit,  nuk  ka tanke, nuk ka  avionë, nuk ka artileri të rëndë, nuk ka raketa dhe Mimi Kodheli  në krye të Ministrisë së Mbrojtjes bëhet dukshëm si një kumandare çetash vullnetare. Kjo ministre, që as nuk e ka konceptin për ushtrinë, thënë hapur një Tabula Rasa,  e ka kthyer ushtrinë në  një batalion pune që mbledh kanaçe e leshterikë në breg të detit. Ne tashmë me të vërtetë e kemi një ushtri: muhaxhedinët. E çfarë ishin armët kimike përpara muhaxhedinëve? Asgjë? Pse tani hesht populli. Pse tani heshtin shoqatat e pjerdhura. Asnjë zë. Asnjë protestë. Asnjë gazetë nuk e ngre si problem. Ua kanë mbyll gojën me shtupë, me një shuk dollarësh dhe eurosh. Shqiptarët arratisen nëpër botë, se nuk kanë punë e asnjë mundësi jetese, vdesin fëmijët e të rinjtë për mungesë mjekimesh e ilaçesh, futen në burg të varfërit për një faturë dritash e  këta sjellin muhaxhedinët (si palestinezët që sillte Enveri aty nga viti 1970). Të cilët natyrisht duan edhe kushte shumë të mira, madje në kryeqytetin shqiptar, apartamente të reja po edhe një xhami tjetër të madhe e duan me siguri. Se këta muhaxhedinët nuk mund ti çosh ta zëmë në Kukës, as në Pukë, as në Memaliaj, as në Gramsh, as në Librazhd…jo more, ç’ është ajo punë, i do qeveria afër. Qeveri idiote si kjo, deri me sot, nuk kishte parë Shqipëria. Shënojeni edhe këtë idiotizëm të pacak si një prej sukseseve tuaja delirante. Dhe lexoni çfarë shkruan më 4 mars 2016, AWD News.com në një lajm nga Bagdati me titull: “Grupi themelues i terroristeve anti iranian organizata Muhaxhedinëve e Kalq MKO është bashkëpunëtore me shtetin e ISIS”. Ata shtojnë se kanë qenë bashkëpunëtorë të ngushtë të Sadam Hiseinit dhe kanë bërë masakra mbi popullsia e Kurdistanit të Irakut.   Ja një lajm i plotë i datës 4 mars 2016 dhënë nga agjensitë e lajmeve nga Bagdati: (Baghdad, Irak) – Sipas burimeve mirë të informuara të sigurisë, sot në mëngjes Policia Federale e Irakut ka neutralizuar një sulm vetëvrasës nga një grup të terroristëve MKO( Muhaxhedinet) që kishin si target një mbledhje e klerikëve të shquar sunni. Edhe pse yëdhënësi i policisë irakiane ishte e gatshme për të shkuar në hollësi të mëtejshme, por rrëfimet e mëparshme të bëra nga anëtarët e arrestuar ISIS tregojnë shkallën e madhe për të cilën MKO është duke bashkëpunuar me të ashtuquajturin Shtet Islamik. Maryam Rajavi, presidenti i vetëshpallur i muxhahidinëve Popullore të Iranit, ka urdhëruar grupimin e tij për të zhvilluar marrëdhënie të ngushtë me komandantët në terren ISIS. Vëzhguesit besojnë se për shkak të përvojës ushtarake të MKO-së në luftërat guerile dhe kryerjen i një numër të operacioneve terroriste kundër civilëve, pjesë e këtij grupi terrorist të shërbejnë si mjete të vlefshme për ISIS në vrasjen e figurave kryesore të Irakut. Mediat e Katarit dhe Saudite të financuara,  shtuar propagandën  e tyre të egër kundër ushtrisë irakiane dhe forcave popullore në mes rritur spekulimet e një sulmi e një suksesi të madh nga terroristet e MKO. Frustruar me pengesat e fundit ushtarake, Riadi kërkon të vazhdojë të nxisë luftën etnike në Irak duke kryer sulme terroriste – Duke përdorur qofte ISIS dhe MKO-për likuidimin udhëheqësve kryesor suni dhe pastaj duke treguar me gisht sikur këto veprime i ka kryer në ushtria irakiane. Tani mesa duket i erdhi rradha ti dalë tymi Shqipërisë. A ka ndonjë këshilltar qorr në kryeministri t’ia përkthejë këto shkrime atij që drejton Qeverinë dhe Shqipërinë si të ishim një vend i botës së tretë e shqiptarët i trajton si qytetar të dorës së dytë. Tani pyetja shtrohet, a do të punësohen muhaxhedinët si garda pretoriane kryeministrore dhe a do të bëjmë një reformë që të votojnë edhe muhaxhedinët. Për popullin shqiptar kush po pyet…nga sytë këmbët….aq më tepër kur populli nuk pyet për vetveten.

7 gusht 2016

 

 

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Kolec Traboini, muhaxhedinët vijnë..., Shqiptarët ikin

HISTORIA PËRSERITET, O BESNIK BAJRAKTARI !

August 6, 2016 by dgreca

Nga Ramiz LUSHAJ/
 1.Atë ditë të 1 gushtit 2016 kur Besnik Bajraktari i Shipshanit shtrengonte miqësisht dorën me ShTij, Bujar Nishani – President i Republikës së Shqipërisë, aty, tek restorant “Krojet” në Vuthaj të Gucisë, po mendoja diçka tjetër: Historia përseritet…në kohë, vende e mënyra të ndryshme.
  2.Stërgjyshi i tij, Din Bajram Bajraktari, i pari bajraktar i Shipshanit, i cili kishte lidhje të mira me Vezirin e Shkodrës, Mustafa Pashë Bushatlliun dhe me dyert e mëdha të Kryezinjëve në Gjakovë e Begollëve në Pejë, ka marrë pjesë me forca ushtarake vullnetare të bajrakut të vet edhe në disa luftëra në vitet 1852-1854, më 1867 dhe 1872-1875 në mbrojtje të trojeve etnike shqiptare në Plavë-Guci e deri në Moraçë.
 3.Tjetri stërgjysh i tij, pasardhës trashëgues i bajrakut të Shipshanit, Bek Din Bajraktari, me një përfaqësi të bajrakëve të Malësisë së Gjakovës me Rekë e Gjakovë, Pejë e Rugovë, në tetor 1879, në Qafë të Çakorrit, në një takim zyrtar me vojvodë Teodor Milanin e Vasojeviçëve – përfaqësues i dërgatës të Krajl Nikollës së Malit të Zi, e kundërshtoi aneksimin e Plavë-Gucisë nga Mali i Zi, kundërshtoi vendimet e Kongresit kundërshqiptar të Berlinit dhe i shpallën luftë Principatës së Malit të Zi.
Bek Din Bajrami me mbi 200 luftëtarë nga bajraku i tij i Shipshanit, shkoi në Luftën famëmadhe  Nokshiq – Pepaj (4 dhjetor 1879-11 janar 1880) dhe luftoi në vijë të frontit tek Ura e vjetër e Limit në Nokshiq, përballë forcave ushtarake malazeze të komanduara nga Mark Milani i Kuçit dhe Teodor Milani. Lufta e Nokshiqit ishte parathania e Shpalljes së Pavarësisë në Vlorën e 1912-tës.
 4.Dy bajraktarët e Shipshanit, babë e djalë, Din Bajram Bajraktari e Bek Din bajraktari, kanë pasë lidhje të afërta më figura të shquara e shtëpi të mëdha në Plavë-Guci, si me Ali Pashë Gucinë, Jakup Ferrin me vllazni, Mulla Jahën – kadiun e Plavës, Bali Demën e Martinajve, Shahmanët, e të tjerë.
 5-Gjyshi i Besnik Bajraktarit, i treti brez i bajrakut të Shipshanit, Tahir Bek Dini, së bashku me Riza Beg Kryeziun, Bajram Beg Currin e bajraktarë të tjerë të kazasë së Gjakovës, etj. me 3.000 forca vullnetare malësore, i prinë luftës së madhe kundër mbi 8.000 forcave malazeze të Divizionit Lindor të  prirë nga gjenerali agjutant, brigadieri serdar Janko Vukotiq e vartësit e tij ushtarak Radomir Veshoviq, Milija Nikoliq, Bogdan Vuçiniq e Gjuro Vushojeviq. Lufta u zhvillua më 15-18 tetor 1912 në Ultinën e Epërme të Limit, si në Visitor, Velikë e Majën e Liqenit të Plavës. Komandanti i Divizionit, gjenerali J. Vukotiç (asokohe ministër i Mbrojtjes e tevona kryeministër i Malit të Zi), më 21 tetor 1912, nga Gucia e pushtueme nga malazezët, i raportonte  mbretit Nikolla i Parë në Çetinë se “3 mijë shqiptarë të nahijes së Gjakovës …sulmonin çdo ditë batalionet tona…”.
  6.I katërti brez i bajrakut të Shipshanit, Rrustem Bajraktari – djali i Tahir Bek Bajraktarit,  në fillim të nëntorit 1943, kur repartet çetnike të Veliçko Bojoviqit e sulmuan krahinën legjendare të Plavë-Gucisë, mori pjesë në luftë me një formacion ushtarak vullnetar të Shipshanit. Ai, duke u kthye hypur në kali shale për në qytetin e Plavës e kapin dhimbje të forta të zemrës, bie përtokë, pësoi dëmtime trupore dhe qëndroi për shërim tek familja Beshkoviq në Plavë. Ndrroi jetë në kullën e tij në Kasaj të Shipshanit. Mbeti në histori.
7.Baba i Besnik Bajraktarit, Sali Tahir Bajraktari, asokohe drejtues në komunën e Becit të Gjakovës, në nëntor 1943, mori pjesë dhe në një përpjekje luftarake me çetnikët sllavë në Plavë-Guci. Ai e çoi në kullen e tyne në Kasaj të Shipshanit vllain e tij Rrustem Bajraktari, këtë martir të komb, dhe u përkujdesën për shëndetin e tij derisa ndrroi jetë pas disa ditësh.
8.Juristi i njohur Besnik Bajraktari, administrator i një studioje juridike, shahist i nivelit ndërkombëtar (aktualisht zv.president i Federatës Shqiptare të Shahut), etj. është i pesti brez genetik i derës së madhe Bajraktari të Shipshanit që vjen në krahinën e Plavë-Gucisë.
Besnik Bajraktari i Shipshanit ka tri lidhje me Plavë-Gucinë: E para, lidhjet e dashurisë breznore për Kombin, ku bajraktarët e Shipshanit dhanë kontribute, kanë atribute, derdhen gjakun e tyre, etj. Tashti, Besnik Bajraktari vjen në udhën e të parëve të tij, vjen me historinë e tyre. E dyta: Besnik Bajraktari ka dhe lidhjet e tij të gjakut me Plavë-gucinë, pasi është dy herë nip aty: edhe tek Çelajt, edhe tek Ulajt e Vuthajve. E treta, Besnik Bajraktari ka edhe lidhjet e tij të tokës me Plavë-Gucinë, pasi aty, prej kaherit, ka një bjeshkë të vetën, të derës së tij.
Ndaj ftesa për Besnik Bajraktarin e Shipshanit në Manifestimin tradicional kombëtar “Mirësevini në Alpet Shqiptare, Vuthaj 2016” – në të njëzetin vit të organizimit të tij panshqiptar; takimi i tij i atyshëm me Presidentin e Republikës së Shqipërisë; prania në ditën e fundme të Festivalit Folklorik Kombëtar “Kënga e Vallja Shqipe na bashkon” – i zhvilluar për katër ditë në Plavë-Guci; nuk është rastësi, pasi historia përseritet ndër brezni, në gene e në kulla, në data e ngjarje, në jetët e trevat tona etnike shqiptare.

Filed Under: ESSE Tagged With: Historia perseritet, O BESNIK BAJRAKTARI !, Ramiz Lushaj

Fenomeni arbëresh nën penën demoniake të profesor A. Shundi

August 5, 2016 by dgreca

NGA ILLO FOTO-NJU JORK/

  1. Arbëreshët e Italisë, veprimtaritë e tyre, përbëjnë ndër shembujt etno – kulturor të përveçëm, të pa përsëritshëm dhe ende të  pa sqaruar përfundimisht. Me këtë dua të them se janë studiuar krahasimisht pak, por edhe po të ishin studiuar sa duhet, gjithnjë  fshehin shumë enigma. Ruajnë prej 600 vjetësh kulturën, folklorin, doket, këngët dhe dashurinë për  vendprejardhjen, sikur të jenë larguar në vitin e kaluar. Ky është  një fenomen psikologjik dhe botëkuptimor, që nuk mund të spjegohet pa studime më të thelluara.

Ditët e fundit lexova librin e profesor Andrea Shundi, i cili aspekte të fenomenit arbëresh i shqyrton me detaje. Krijova  idenë e pashlyeshme se ky botimi përbën një ngjarje të rëndësishme shkencore, në  shkallë  kombëtare dhe më gjerë. Ndërgjegja e ime gazetareske nuk më le të hesht ndaj kësaj ngjarje, prandaj po shkruaj këtë vlerësim modest, për të  ndarë me  lexuesit, atë  që mësova nga ky  libër, ku dritësohen më tej shumë ngjarje dhe veprimtari kombëtare të periudhave të ndryshme.

Libri titullohet “E(t)nogastronomia  arbëreshe“, botuar më 2016 nga botuesja “Vllamasi“ në Tiranë. Libri u referohet edhe 79 dokumenteve burimore, përmban 436 faqe si dhe 610 receta gjellësh e ëmbëlsirash. Është pajisur me 240 fotografi me ngjyra në ofsejt. Kushton 800 lekë ose 8 euro.

Mjafton të vështrohen burimet e references dhe lexuesit krijojnë ide më të plotë për një botim shkencor të thelluar. Vetë autori është shkencëtar i mirëfilltë, eksperimentues dhe studiues me mëse 50 vjet veprimtari shkencore të zbatuar, njohës i disa gjuhëve të huaja, njohës i thellë i shkencave të zbatuara, ligjërues në universitete si edhe kumtues shkencor: në Shqipëri e Kosovë dhe në një sërë vende nëpër botë. Të tëra këto janë njëra anë e këtij personaliteti shkencor.

Andrea  Shundi  vijon të  lerë gjurmë të  pa shlyeshme në kulturën dhe në  ekonominë shqiptare. Eshte autor i 45 librave që janë në përmasa të veprave të mirëfillta; prej tyre, 11 janë botuar pas  viteve ‘2000, të vlerësuara maksimalisht nga rrethi i lexuesve e studiuesve, nga institucionet shkencore të fushës.

  1. Emërtimet e fshatrave/qytezave arbëreshe dhe të rrugëve e shesheve të tyre janë në shqip, natyrisht dhe në italisht. Institucionet vendore duke përfshirë shkollat, bibliotekat, kishat etj., si edhe shitoret, restorantet etj. po ashtu  kanë  emërtime dygjuhëshe. E folura arbërishte është kudo e pranishme, shoqëruar me botimet ku spikatin një numër i shumtë gazetash dhe revistash, krahas radio-televizionit dhe shtypit elektronik arbëresh. Në fshatin arbëresh ndihesh se je diku në fshatrat e Labërisë, Bregut etj. Ndërsa në meshën e kishës në  qendër të Tiranës, ndihesh se je diku në një kishë athinjote. Jemi jo përpara një enigme, por përpara një realiteti, ku filozofia ngre duart.

Ky ndryshim  shfaqet edhe më i dukshëm, po t’i drejtohemi marrëdhënieve  historike me fqinjët grekë dhe sllavë, ku era e barutit ndihet ende.

Fenomeni arbëresh na bën krenar për Kombin, për prejardhjen, për të kaluarën  e ndritur historike ilire-shqiptare; por edhe për qëndrim kritik ndaj politikanëve marrokë. Duhet të pranojmë se sa meritë e ardhacakëve arbër është dhe merita  e shtetit tolerues italian, që ka zbatuar këtë politikë ndaj pakicave, çka ndeshet rrallë në botë.

Realiteti arbëresh behet edhe më mësimdhënës, kur shohim mërgimtarët të cilët për pak vite jetesë jashtë atdheut, ndryshojnë emrin dhe doket, harrojnë traditat  kombëtare dhe, mbi të  gjitha  mohojnë gjuhën, identitetin e  prejardhjes. Pak vite në mërgim dhe shqipen e flasin shtrembër. Fëmijëve nuk u mësojnë gjuhën amtare. E thënë shqip: flasin përçart. Të kuptohemi, kjo braktisje  nuk është fenomen vetëm  shqiptar, por le të mbetemi brenda kasolles tonë. Sa bashkëatdhetarë i shpien fëmijtë në manastiret greke, për të mësuar greqisht! Le të mësojnë greqisht, në se u duhet, por pasi të përtypin  gjuhën  amtare. Këtë fat na rezervoi historia. Por gjuha e mëmës duhet të  mësohet edhe në shkolla me jo pak nxënës mërgimtarë ose të diasporës. Përndryshe nëna bëhet njerkë, me zor. I flet fëmijës gjuhën e punëdhënësit, të priftit, të policit vendës.

Arbëreshi bëri të kundërtën e këtyre nënave të përçudnuara. Në vendin pritës punoi tokat dhe seliti vreshta, ullishta, grurë etj.; djepin e mori edhe në arë, gjuhën i a përçoi  fëmijës me porosinë dhe bekimin, që ta përcillte te pasardhësit.  Me gjithë ndryshimet e jetesës, të punësimit etj., pak a shumë kështu vijon gjuhësimi, të ushqyerit etj. edhe pas mbi 25  breza arbëreshësh të cilët kanë populluar një pjesë të  Italisë së Jugut.

Kultura  arbëreshe, traditat, mënyra e jetesës janë përbërës themelorë, që me sadopak ndikim nga vendi pritës, kanë krijuar një identitet të ri, që pasurohet nga  viti në vit.  Pak a shumë këtë rrugë ndoqën gjithashtu arbëreshët në Kroaci, në Argjentinë etj., madje edhe në Odesë. Arbëreshët e shpërngulur pas periudhës së   Gjergj Kastriotit, pak a shumë kanë mbetur bashkësi me identitet  shqiptar, që jep ndihmesë me vlerë në vendin ku kanë bujtur. Arbëreshët kanë mbetur si diasporë, që na jep shpresë se do të rivendosim dinjitetin e trashëguar nga të parët, të paktën qysh me Kastriotët, Frashërllinjtë, Vlorët, intelektualët e viteve  ‘30  të  shekullit XX –të, deri me figurat aktuale të artistëve, letrarëve dhe  shkencëtarëve, të cilët me identetitein kombëtar njihen dhe çmohen botërisht.

  1. Këtë  hyrje të  gjatë  e shkrova për të dalë te vlerat gjithëpërfshirëse të  veprës së re të  Prof. Dr. Andrea  Shundi, që i përkushtohet diasporës arbëreshe të Italisë. Profesori, krahas hulumtimit në dokumente dhe botime të tjera shkencore, disa herë radhazi ka vizituar Arbërinë dhe intervistuar shumë të moshuar e intelektualë. Është njohur me një sërë institucione arbëreshe, ka kuvenduar me specialistë edhe nëpër vreshta, ullishta, kantina vere, fabrika vaji ulliri etj. Ka parë nga afër gatimet shtëpiake, qilaret e prodhimit dhe të ruajtjes së verërave. Ka  shkuar si studiues, analist, shkencëtar i veprimtarive bujqësore dhe enogastronomike; ka shqyrtuar për së afërmi aty ku buron dhe përtërihet jeta dhe kultura materiale arbëreshe. Na përçon kuvendimet me vëllezërit historikë dhe na i shtjellon veprimtaritë e tyre. Na flet nga brendia e kuzhinës rurale. Ka qenë në  kisha të tyre, në shkolla dhe në Universitete ku veprojnë Departamente të gjuhës dhe letërsisë shqipe, në zyrat e Komunave etj. Ka lidhje e bashkëpunime shkencore me  shumië kolegë dhe intelektualë të tjerë arbëreshë. Profesor  Shundi na  shfaqet si arbëresh i thekur, sikur është  moshuar në Kozencë  ose diku në Shën Mitër, komunë arbëreshe aq e mirënjohur edhe për Kuvendin arbëresh disa shekullor, ku ligjëroi De Rada dhe fillimisht u shkolluan L. Gurakuqi, A. Xhuvani, A. Rustemi e dhjetëra personalitete të tjera shqiptare.

Po të isha shkrimtar do të shkruaja një roman për profesor Shundin,  “Pelegrini në kërkim të rrënjëve“. Do ta personifikoja me një udhëtar të përjetshëm, me  xhaketë në sup, duke udhëtuar katund më katund të Arbërisë, për të përkufizuar të ardhmen bujqësore të Atdheut të lodhur dhe të diasporës dinamilke arbëreshe, e cila ka 600 vjet që gjallon  bukur e mirë edhe me bujqësinë tradicionore “grurë shumë dhe verë të mirë shtëpie“. Asgjë nuk do të kishte të supozuar në romanin tim të supozuar. Vetë autori i këtij shkrimi është shkencëtari bujqësisë dhe kjo është pjesa që dhëmb.

Vetëm rreth këtij episodi të përqendrohesh dhe konkludon se motivi është  i  thellë, duke u përshfaqur në mundësitë e munguara aktualisht të bujqësisë të  Atdheut, qoftë krahasuar me të tashmen e arbëreshëve.

Profesor Andrea  Shundi rrjedh nga një familje denbabaden/gjithnjë qytetare. Me vepën e tij që kemi në duar ka arritur apogjeun e shkencës europiane, gjithashtu lidhur me studimet lidhur me të ardhmen e katundit/qytezës të botërizuar arbëresh – shqiptar!

  1. Për vlerën gjithëpërmasore, kjo vepër mund të ishte produkt jetësor i dy ose tre akademikëve, me të cilën të mbronin teza për ekonominë, gjuhësinë dhe  enogastronominë. Të triave këtyre shkencave themelore u ka dalë zot profesor  Andrea, duke i shtjelluar në mënyrën më shteruese të mundshme. Shqipëria, Arbëria dhe diaspora shqiptare në tërësi, duhet të ndihen krenare me  shkencëtarin poliedrik. Krenar ndihem dhe une, si bashkëstudenti dhe kolegu i praktikës bujqësore mëse 50 vjeçare.  Andrea mbetet shkencëtar i pa përsëritshëm; shkencat gjithnjë e më shumë po divergojnë, duke u specializuar hollë dhe më hollë.

Shqipërinë kërkojmë ta bëjmë Zvicër bujqësore apo Francë, Tirol, Amerikë  fermere, Suedi pyjore etj. Këtë synim përgjithësisht e arritën vëllezërit arbëreshë, me thonj e me dhëmbë, mbështetur në krahët e tyre, në inteligjencën, por në traditën  dhe nën hijen e një shteti human siç është Italia fqinjë, që duhet t’i jemi mirënjohës në një serë ngjarje historike. Kemi shtetin, por nuk kemi bujqësinë që kërkon koha. Qeveritë e tranzicionit kanë parapëlqyer varfëri të dhimshme, se sa  bujqësi bashkëkohore me investime.

  1. Vëllezërit arbëreshë, kumton autori, e kanë ndërtuar jetesën e mirë edhe nëpërmjet bujqësisë së grurit, vreshtit, ullishtës si edhe mbarështimit sidomos të bagëtisë së imët dhe të derrit në kushte shtëpiake – të shoqëruar me përpunime frutash, perimesh, qumështi dhe me enogastronomi në kushte  artizanale-familjare. Me këtë ngrehinë ekonomike tradicionore kanë ruajtur gjithashtu identitetin ilir – shqiptar! Një realitet që ka befasuar dhe ende befason shkencëtarë të vdekur e të  gjallë.

A nuk jemi përpara një shembulli që duhet të na ngjallë ndjenja optimizmi, për ta  bërë vendin të përparuar? Qysh më 1520  arbëreshët e Kuntisë (Siqili) ngritën vreshta dhe filluan selitjen e tyre; në Shën Koll (Kalabri) dukumentohet se vreshtaria arbëreshe nisi më 1472. Studiuesja arbëreshe Giuseppina Di Marco shkruan se nga regjistri kadastror i vitit 1593, në Mezzojuso (Siqili), 63 për qind e familjeve arbëreshe selitnin vreshtat e tyre. Poeti  Mario Bucci ka shkruar vjershën “Dhria“, që e perifrazuar mund të përmblidhet: Kur erdhëm me anije, sollëm edhe kalema hardhie, i mbëltuam; prodhuam rrush dhe verë të fortë, si rrënjët tona që rrojtën me djersë dhe me lot.

Nuk e di ç’kërkojnë qeveritarët e këtij tranzicioni shterp!

“Tradita është ruajtja e zjarrit, jo adhurim i hirit“ – profesor Shundi citon kompozitorin austriak Gustav  Malher. Po ashtu, Shundi parashtron se qytetërimi  arbëresh, përfshirë etnogastronominë, është jo vetëm pjesë e qytetërimit ilir-shqiptar dhe të atij italian, por i takon edhe qytetërimit mesdhetar, nga më të  lashtit në botë.

Profesor Andrea ka mundur të hartojë siç duhet “E(t)nogastronomia Arbëreshe”, sepse kreu tre udhëtime hulumtuese të organizuara nëpër Arbëri. Kanë qenë ekskursione studimore, me ftesë kryesisht të Universitetit të Kalabrisë, por më së shumti të financuara nga ana e tij. Gjykoni sa vlera kanë dhe kushtojnë këto veprimtari nga ana  fizike, financiare dhe emocionore. Kemi të bëjmë me një “pelegrin” i cili i ka vënë vehtes mision që ta ndriçojë më tej rrugën e bashkëkombasve. Pak dijetarë të tjerë kanë bërë të tilla flijime per shkencën, për kulturën dhe atdhetarinë  shqiptare. Kush është i interesuar të njohë një dijetar të tillë, le të  lexojë veprën e Andrea Shundit, profesorit të profesorëve të vërtetë të Shqipërisë bashkëkohore.

Profesor Shundi nuk ka shtjelluar thjesht jetën dhe kulturën arbëreshe, por është futur në lëkurën/brendësinë e tyre, flet me mushkëritë e tyre. E ka pasur të lehtë që të identifikohet si arbëresh, sepse është i një  gjaku, e njëjta ADN  kombëtare.

Me  veprën e re,  Shundi tanimë ka hyrë në familjen dhe në kuzhinën e vëllezërve arbëreshë. Ushqehet me ta në tryezën e miqve, pi verë nga rrushi i vreshtit arbëresh. Bashkëkuvedon dhe bashkëpunon me homologët arbëreshë se si do të riorganizohet ekonomia në kushtet e kësaj krize, si do të zhvillohen kultura dhe bashkëpunimi me Mëmëdheun, për mos t’u përsëritur tragjedia e “gjaku i shprishur“. Në instancat kulturore, shkencore dhe ekonomike arbëreshe, profesor Shundi njihet si institucion që përfaqëson “Të bukurën Mëmëdhe“. Këtë  puls vërtetësie e gjejmë sepse rreh në çdo rresht të librit; por e kam të vështirë të shkëpus  shembuj ilustrimi, meqenëse i tillë është i gjithë libri.

  1. Kultura ilire shqiptare e arbëreshëve ka ndikim të ndjeshëm në  historinë  kombëtare. Personalitete si De Rasa, Variboba, Skiroi etj. janë në altarin e vlerave  letrare dhe historike mbarëshqiptare.

Identitetin shqiptar, profesor Shundi e vërteton me shembuj nga e përditshmëria jetësore, pa të cilën nuk do të ekzistonin edhe vetë pseudoshkencëtarët e akademive sllave dhe greke, të cilët e quajnë veten si ballkanikë, por faktikisht mbeten mercenarë të një pseudoakademie jashtëkohore siç është tërësia e akademive serbe-greke-maqedonse-malazeze. Është koha e duhur që kjo tërësi pseudoakademish të mos përfillet nga shkenca bashkëkohore europiane.

Bie në sy se midis bashkëpunëtorëve të ngushtë në librin e Shundit, shquhet  Emil  Lafe, gjuhëtar shumë i mirënjohur. Në pamje të parë duket si një lapsus, por kur lexon librin, kupton se krahas anës teknike dhe atdhetare, vepra ka thellime dhe rekomandime gjuhësore, nga më të rëndësishmet, në  argumentim edhe të prejardhjes së Kombit.

Profesori u është mirënjohës dhe falënderon dhjetëra institucione, personalitete shkencore, specialistë etj. çka e parashtron në Hyrje të librit, sepse dhanë ndihmesë të vyer për përfundimin me sukses të “E(t)nogastronomia Arbëreshe”. Në mënyrë të veçantë ndalet tek arbëreshi i mirënjohur, prof. Franko Altimari, zv. Rektor i Universitetit të Kalabrisë dhe akademik i zgjedhur në Shqipëri i cili i dha idenë për këtë libër e shumë të dhëna studimore për enogastronominë arbëreshe.

Autori nuk e shënon sa vite veprimtarie i janë dashur për ta përfunduar këtë  vepër. Mendoj se për suksesin e saj duhet një jetë njeriu intelektual, kur  kemi parasysh periodikën e ngjarjeve, sezonet e  prodhimeve bujqësore, kundërshtitë politike, zhvillimet demografike dhe ato shkencore e administrative.

  1. Përveç sa kam specifikuar më sipër, po paraqes disa ide dhe zgjidhje që na parashtron autori, lidhur me problematikën arbëreshe në shumë rrafshe. Është  e  pamundur të jepet i gjithë trupi i ideve dhe i zgjidhjeve që janë realizuar në vepër. Mesatarisht në çdo dy-tre faqe shtjellohet një ide qendore. Paraqiten një e më shumë zgjidhje. Të tëra kanë vlerën e tyre specifike, jo vetëm për të kaluarën historike, por edhe për të  ardhmen e Kombit dhe të ekonomisë. Veçanti e botimeve të Prof. Shundit është fakti se nuk na imponohet për asgjë. Vetëm parashtron dhe shtjellon, edhe përmes prozës së ëmbël dhe të rrjedhshme; mësimet dhe rekomandimet i nxjerr secili lexues.

Po jap disa rekomandime të autorit, të shkëputura nga gjysma e parë e librit:

“Vreshtaria, ullishtaria dhe enogastronomia arbëreshe janë në shtëpinë e tyre”. Ky është përfundimi i autorit për zhvillimin ekonomik të bashkësisë së madhe  ilire  – shqiptare.

Arbëreshët i u përkushtuan bujqësisë. Vreshtat i selitin edhe 1000 m lartësi mbidetare. Komuna Shën Mitër (Kalabri) konsiderohet njësia administrative me më shume ullinj në Itali. Hardhia dhe ulliri, këto bimë biblike, përbëjnë  thelbin e jetës bujqësore arbëreshe. Por prodhimi i tyre ka rënë, krahasuar me 30 – 40 vite më parë, sepse  BE  ka përcaktuar rrregulla të rrepta; ndikon edhe vala e mërgimit dhe ajo e migrimit të arbëreshëve. Sidoqoftë, në vreshtat dhe ullishtat e reja përdorin  agroteknologji bashkëkohore, sikurse për përpunimin e rrushit dhe vajit të ullirit ku perdorin teknologji të miratuara nga BE. Prodhimi i rrushit dhe i  verës, megjithë kufizimet nga BE, arrrijnë më  shumë se sa ky prodhim në Shqipëri dhe Kosovë të marrë së bashku.

Me një paragraf të vetëm, autori na fut jo vetëm në historinë  e ndërtimit  ekonomik arbëresh, por na shpalos edhe vullnetin e paepur të tyre, per t’u afruar deri barazuar me teknologjinë e vendit pritës; dora – dorës  edhe me  normat teknike  përcaktuese të BE. Nuk është e lehtë të bëhesh pjesë e teknologjive të reja, kur  kërkohet të shkulen vreshta/ullishta me hardhi/ullinj nga kultivarë që tregu i botërizuar nuk i parapëlqen, për t’u zëvendësuar me kultivarë të rekomanduar nga  shkenca europiane e bashkuar.

  1. Janë pengesa të vështira, që arbëreshët i kaluan: një herë e një kohë për t’u përshtatur  me ligjet italiane dhe tani së fundmi me normat teknike të  BE.  Këtyre  vështirësive u shtohet kriza e viteve të fundit dhe mërgimi. Me këto gjykime ekonomike – teknike, autori i bën me dije drejtuesve të  bujqësisë shqiptare, se  shkenca  dhe teknika nuk  zbatohen pa përpjekje titanike, sikurse edhe pa e ndërprerë  vështrimin përpara. Arbëreshët selitin vreshta edhe në lartësi 1000 m, ndërsa  në  Shqipëri një pjesë e tokave fushore zihen me vreshta. Kritika është më  e  drejtpërdrejtë, kur shkruhet se prodhimi i rrushit dhe i verës tek arbëreshët është  më i lartë se në Shqipëri e Kosovë të marrë së bashku. Ky fakt përbën prapambetje skandaloze, kur kemi parasysh që arbëreshët janë vetëm sa  rreth 5 për qind e popullsisë banuese në dy shtetet amë. Prapambetja bujqësore është e papërligjur. Autori paraqet një citat të shkencëtarit Massimo Montanari në Universitetin e Bolonjës i cili shkruan: “Ushqimi dhe gatimi janë mënyra e parë për të hyrë në lidhje me kultura te ndryshme”. Jemi përpara një mësimi të madh:  jetën e popullsisë ta studiojmë sidomos në  tryezën e ngrënies, pikërisht ku amortizohen interesat shtetërore, shoqërore dhe private.
  2. Isha në një takim me një skulptor të moshuar. Më tregonte se sa herë shkonte në  Pojan të Fierit, sheh toka të papunuara, por shihte edhe bulevarde dhe  shatërvane që shtohen nga dita në ditë. Mirëqenien nuk e mat vetëm me bulevardet, por veçanërisht me tryezat e ngrënies. Shqipëria nuk mund të mbulohet me plastmasë, kumtoi skulptori. A ka mbetur ndonjë  shkencëtar a specialist bujqësie i cili ta shkundë Ministrinë e Bujqësisë? – më pyeti skulptori.

I  fola për Andrea Shundin. E njihte dhe e respektonte, por kërkonte një  agronom në veprimtari të plotë, sepse duket sikur specialistë të tillë janë shuar nga ndonjë sëmundje profesionore. I përmenda një agronom vërtet aktiv dhe të  ditur, Gjovalin  Gjeloshin, drejtor i  Drejtorisë së Bujqësisë në Lezhë. I fola për veprimtaritë e tij  dhe për programin  rehabilitues të  bujqësisë, konceptuar nga  Gjovalini, që ndryshon nga politikat e ndjekura nga ministrat e bujqësisë, të kësaj periudhe euforike 26 vjeçare. Skulptorin e munda me  Gjovalinin i cili kam besim se do behet flamur, për të mposhtur prapambetjen e bujqësisë “tranzitore” shqiptare.

  1. Nga  gjellët që përdoren gjerësisht në Arbëri, vend të rëndësishëm zenë  gatimet me mish keci: “kaciq  me patana (patate)”, “kaciq te graza (skara) me dafin” etj. Mishi i dhisë dhe sidomos i kecit parapëlqehet, sepse dhia  mbarështohet  gjerësisht si bagëti e shkurreve. Gjellë të veçanta dhe të pëlqyera janë gjithashtu kordhëzat, lepur i skuqur, byrek me bathë etj.

Në enogastronominë arbëreshe është bashkërenduar në  mënyrë të shkëlqyer  balancimi ushqimor, duke u ruajtur përpjesëtimet e kërkuara midis vlerave të proteinave, karbohidrateve dhe yndyrnave, shoqëruar me sasinë e nevojshme të vitaminave; por gjithmonë duke mbetur kryesisht në natyrën e prodhimit vendës. Ndërkaq diellin mesdhetar, përbërjen e tokës dhe traditën, i gjen të mishëruara  në çdo recetë dhe pjatë gjelle e ëmbëlsire arbëreshe.

Ndër 610 gjellët, ndoshta më shumë shquhen: “Lepur me verë të  bardhë”, “Mish lepuri me ftonj”, “Kordhëza qengji dhe keci”, “Minjiatiall“ një lloj kukureci i pjekur në hell ose në skarë apo në furrë, “Mixhishku” ku përziehen disa lloje mishi.

Nga  shumëllojshmëria e gjellëve me mish keci, qengji, lepuri dhe derri të  rritur pranë shtëpisë, dëshmohet se vendbanimet arbëreshe janë në toka  skeletore; nuk mund të ishte ndryshe, për ardhanjakët e pa ftuar. Arbëreshët, me  mençurinë dhe punën e tyre mundën që këto toka t’i kthejnë në  vende ku prodhohet dhe  jetohet, madje shumë mirë. Përmirësimi rrenjësor i natyrës, ku u vendosën  ardhanjakët, përbën dëshminë më të vyer të vlerësimit dhe të dashurisë arbëreshe për jetesë më të mirë.

Gatime të peshkut janë tregues i rëndësishëm i kuzhinës arbëreshe. Shquhen “Bakalla me kangarejele ti thiti e ullinj te zeza” (Bakalaro me speca djegës të terur dhe ullinj të zi) dhe tetë gatime/pjata të tjera me bakalaro, dy gatime të merlucit dhe dy të ngjalave të lumit etj.

Ëmbëlsirat janë vërtet të shumëllojshme dhe shumica gatuhen për kremtimet përkatëse veçanërisht ato fetare. Krahas sheqerit, në to përdoren jo pak mjalti, mushti dhe pekmezi ose merikota siç e quajnë arbëreshët. Shquhen: “Çiçiriaq” dhe “Kanarikulla” që përdoren sidomos për Krishtlindje, “Dardha me mjal (mjaltë)”, “Gaganet”, “Kanojët arbëreshë”, “Kruxhiqe” – fiq të terur të mbushur me bajame ose arra dhe që piqen në furrë, “Loshkat” lloj petullash, “Mjalt e fiqve”, “Mustacuall” ku mushti ose mjalti zëvendëson sheqerin, “Mustardë” nga rrushi ose fiku a dardha, “Paprate (byreçka) me merikotë”, “Pupeqe” për Karnavalet, “Tarallet” që shoqërohen me pirje vere dhe shënojnë pagëzimin e fëmijëve, fillimin e dasmës etj., “Xhurxhulle” me farë susami dhe “Zepulle” si petulla për Krishtlindje.

Gatesa arbëreshe janë paraqitur në librin “Uonimi, cibi, stagioni“, hartuar nga profesori italian Ottavio Cavalcanti. E veçanta është se përshkruan 10  gatime të rëndësishme arbëreshe.

Disa gatime janë vlerësuar dhe spikatur me epitete: Dromsat – gjella e të varfërve, Dromsa me likënge – arkeologji gastronomike arbëreshe, Hollë holla   – flokët e engjëllit, Kulaç i madh i  dasmës – ëmbëlsirë e zonave rurale, Tarallet e  dasmës dhe të nuses.

Kalendari vjetor i kuzhinës arbëreshe ndjek pak a shumë ecurinë klimatike, periudhën kur piqen/vjelen prodhimet bujqësore dhe blegtorale; nënkupton përdorim ushqimesh të freskëta dhe me më shumë amësim e shije. “Therja e derkut“ nis kalendarin e kuzhinës. Gjatë verës përgatiten tëmotjet për dimër.

Me  këtë shumësi e cilësi gatimesh, krijohet përshtypja më e plotë se cila është  jeta e arbëreshëve. Kuzhinë arbëreshe do të thotë gjithashtu të kuvendosh me njerëzit, të  jesh i mirëpritur si mik shtëpie.

Buka është ushqimi kryesor sepse ka përbërës të përqenduar dhe përpunohet më gjatë në aparatin tretës. Llojet e bukës janë  me dhjetëra, jo vetëm nga përbërja dhe teknika e gatimit, por gjithashtu nga “sebepet” për të cilat paracaktohet: dasmë, lehonë, Dita e verës, e arës, e vdekjes etj.

Gjellë dhe ëmbëlsira të gatuara me verë, si edhe ngrënia e tyre në shoqërim me pirje vere, përbëjnë  veçorizime të amvisnisë arbëreshe.

Secili lexues, vetëm duke lexuar listën enogastronomike, krijon përshtypjen se  arbëreshët kanë krijuar traditë  gatimesh në kushtet ekonomike të  mbijetesës. Në rrafsh të parë kanë ushqimin proteinor bimor me bathët, bizelet, fasulet, qiqrat, thjerzat  dhe atë shtazor sidomos me dhinë, lepurin dhe derrin. Gastronomia dhe kalendari ushqimor u janë përshtatur mundësive të një   bujqësie në toka skeletore dhe kodrinore, por gjithsesi mbetet kuzhinë e begatë, që nuk le hapësirë për uri dhe ushqim jo cilësor. Ka vulën e pashlyeshme ilire shqiptare.

  1. Pjesa e parë e librit përmbyllet me një tërësi prej 50 faqe shkrimesh, ku shpërfaqen burime prodhimi, përpunime, tregtime, kremtime enogastronomike. Këto veprimtari janë vërtet me mbushullim.

A e dini se arbëreshët kanë disa dhjetëra ekotipe dhe kultivarë të tyre të hardhisë? Shundi shtjellon disa të tillë si: Asprun, Hardhagjel, Hora, LotKrishti, Pasularë, Sisëlopë, Ruxh, Virdhan, Zagarzezë etj. Mandej vijon me dëshminë se disa prej tyre prodhojnë rrush të bardhë dhe të zi (siç ndodh me Kallmetin, Sheshin, Vloshin etj), çka ripohon fuqi biologjike dhe prejardhje të moçme. Por edhe parashtron synime për përmirësim gjenetik, prodhimin e kloneve, kryerjen e analizave krahasuese të ADN –së midis tyre dhe përkatësve të lashtë në mëmëdhe.

Për më tepër, shumë verëra tregtohen me emërtime arbëreshe (Arbëria, Haré, Hora, Kokrra, Loti, Mos, Pinot i Skanderbekut, Pjuhuri/Baruti, Vera Jonë etj.). Nga institucionet italiane, disa verërave arbëreshe u është dhënë emërtimi DOP e IGP; sikurse u kanë dhënë emërtime “Qytete Vere”: Barillit, Çiftit, Frasnitës, Këmarinit, Mashqitës, Zhurës etj.

Në kre të veçantë shtjellohen 31 vreshta e kantina vere, ullishte dhe fabrika vaji, mbarështime derri e fabrikë sallami. Po ashtu bukëtore (Bukë e përsosur, Buktore Karafini, Buk’e Ungrës), dhe restorante (Ceraudo, Kamastra etj.).

Kremtimet enogastronomike janë të panumërta dhe me veçantitë përkatëse zhvillohen në çdo Komunë arbëreshe. Kryesisht lidhen me agroturizmin dhe të kremtet fetare e laike, por edhe me ngjarje enogastronomike sikurse “Hapja e butit”, “Karnavalet”, “Therja e derkut” etj. Zhvillohen kryesisht gjatë qershor-shtatorit, kur shtohen turistët dhe kthimi në vendlindje i arbëreshëve për pushimet verore.

  1. Enogastronominë arbëreshe, prof. Shundi e ka hulumtuar edhe në vështrimin gjuhësor e kulturor, duke përfushur dëshmi dhe tregues thelbësorë, që më tej e lartësojnë kulturën e të ushqyerit dhe të vetë jetesës së kësaj diaspore historike.

Ky vështrim përbën pjesën e dytë të librit, duke arritur të zerë 30 për qind të vëllimit të tij. Në gjuhën e shifrave: Fjalor terminologjik për enogastronominë me 1255 fjalë e terma arbërisht, shoqëruar me përkatësisht në shqip e italisht; Fjalë të urta 600 dhe tradita e doke 120.

Me qenë se nuk jam i afërt me këtë fushë të albanologjisë, po ndalem më pak, duke nënvizuar se në Fjalor ka vetëm terma arbërishte të mirëfillta dhe shumica dërrmuese nuk janë në “Fjalor i Gjuhës Shqipe”, se dëshmon lashtësi gjuhësore dhe enogastronomike si edhe gjallim të përbashkët arbërisht e shqip dhe shumë fjalë/terma që mund të bëhen gjithashtu pronë e shqipes standard. Të tilla mund të jenë: biljezë për fidan, fillestar për lastar, kryerinë për bucelë, lisarjel për pjergull, mbroní për vozë, ngjërim ose ngjepsje për degustim, pishnesë për dolli, spalë për shermend, shtrydhëse për trokull etj.

Mahnitëse janë fjalët e urta, aq shumë vetëm për enogastronominë! Për t’u patur zili nga një sërë gjuhë të tjera. Ku mund të hasen shprehje të tilla moralizuese, të traditës, të mjeshtërisë, si për shembull “Duhi mir si buka e vera”, “Ti, buka dhe vera”, “Vreshta e ullishta mjaftojn qe familja t’jetoj mir”, “Grur shum e ver shum”, “Kadori/Gjethja ruan/mbron rrushtë”, “Hardhia me shum pamna/gjethe ben pak rrush” etj. Po ashtu çiftime, bukë dhe verë: “Buk e ver dhe më gjë”, “Pafshe hije/nderime si buka e vera”, “Rrofshi sa buka e vera”, “Shurbe bukën e mat veren”, “Triesa pa buk e ver ska hije” etj.

  1. Në përmbyllje të këtij shkrimi nuk më rrihet pa spikatur krahasimet shumë të goditura, që Shundi bën midis disa gatimeve arbëreshe me ato shqiptare (buka, fiqtë e terur, hardallia, kulaçi, lakrori, petullat, qulli etj.) si edhe me ato italiane (kanojët arbëreshë me cannoli sicilian etj.). Po ashtu, shumë krahasime bëhen midis fjalëve/termave në arbërisht, shqip dhe italisht.

Në tërësinë e librit vihet re se shtjellmet e Shundit janë të  thjeshta, pa përbetime, pa perifraza bombastike dhe  figura  apostrofike. Godasin drejt ku është problemi. Janë nervi i jetës së vërtetë njerëzore.

Të jem i  sinqertë me ju që më lexoni. Nuk e kam kohën me mbushullim për  t’u marrë me grafomaninë e kësaj periudhe, që në një farë mënyre, librin e ka  burgosur. Librat, që sot çajnë verbimin e krijuar nga teknologjia, janë të pakët.    Ndër to është ai i profesor Shundit, për të cilin përmbusha këtë përsiatje modeste. Është vendi të përmend një thënie të shkrimtarit gjerman Henrich  Laube, çka është cituar në këtë libër: “Librat nuk janë mbijetesë e të shkuarës, por  armë të së ardhmes“. Kur libri nuk është armë, nuk  konceptohet se ç’mund të  jetë tjetër!

Mësimet që dalin nga leximi i librit shkencor janë shumë të vyera, por varet si i kuptojnë ata të cilët i kanë punët në dorë, për t’i përmirësuar.

Ana shkencore e “E(t)nogastronomia Arbëreshe” është  gjysma  e realitetit.  Gjysma tjetër, më e rëndësishmja, është zemra e profesor Shundit. Kjo zemër po  “pushton” trojet tona në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Kosovë Lindore, Çamëri, Arbëri dhe kudo ku jetojnë shqiptarë të cilët i thonë  bukës bukë dhe ujit  ujë. Kur shqipen nuk e shqiptojnë si duhet i ndihmon Profesori i cili ec në gjurmët  e Shqiptarëve të mëdhej: Papa Kristo Negovani, Frashërllinjtë, Koto Hoxhi, Pandeli  Sotiri, Fan Noli, intelektualët e viteve ’30 të shekullit të kaluar.

Profesor Shundi ka afro dy dekada që mungon në Shqipërinë zyrtare.

Asgjë të guximshme dhe të tejkaluar nuk shoh në vlerësimin tim.

 

Illo Foto, Nju Jork – Korrik 2016

Filed Under: ESSE Tagged With: Fenomeni arbëresh, Illo Foto, nën penën demoniake, të profesor A. Shundi

MOS NA VDEKTË FJALA, O NIKOLLË CAMAJ !

August 4, 2016 by dgreca

Nga Ramiz LUSHAJ/
Z. Nikollë CAMAJ, e çmoj lart Fjalën Tuaj të mbajtur në Manifestimin Tradicional “Alpet Shqiptare” më 1 gusht 2016 në Vuthaj të Plavë-Gucisë. “Pushkë Hoti” ishte Fjala e Juaj.
Burrat e ditur si Ju, veprimtarët dinjitarë si Ju, nuk kanë çka bajnë ma shumë përveçse mos me na vdek Fjala për Kombin tonë të cunguem në pandalshmëri, për mbrojtjen e të Drejtave e Lirive Themelore të shkelura në përditshmëri, në gjithanshmëri e në skajshmëri nga shteti malazez , etj.
Ju po jeni nji tribunal atdhetar kombëtar ma shumë se partiak, ma tepër se mësues, ma mirë se qytetar, ma qartë se euro-atlantik. Më pëlqeu Vërejtja Jote e thuktë e publike që i adresuat Presidentit të Repuiblikës së Shqipërisë për dekorimin e gafuar të Kryeministrit aktual të Malit të Zi me Urdhrin e Flamurit Kombëtar, ndërkohë që ende në të voglin shtet shoven malazez ka probleme të mëdha antidemokrtaike e antishqiptare, pasi ende nuk po lejohet me u mbajt zyrtarisht Flamuri Kombëtar Shqiptar e shqiptarët etnik ende denohen me burgim mesjetar për valëvitjen e Tij, etj. etj. Edhe mue m’u ka duktë sikur Sulltan Abdyl Hamidi po dekoronte Krajl Nikollen e Malit të Zi.
Gjithsesi, unë ndjehem me merak për hapat e tu në Kombëtari, për Jetën tande në Tuz, për Fjalen tande në zenit, pasi ende Moraça e Limi kullojnë gjak dhe Podgorica e tashtit e Cetina e çdo kohe prodhojnë pabesi. Na kie me veti…
Mendoj se ka ardhë Koha që Partia jote të mos mundet të drejtoj Ty , por ndryshe: Ju të drejtoni Partinë Tuaj, Partinë Lidhja Demokratike, ma e vjetra parti shqiptare në Malin e Zi, etj.
Mos t’u ndaltë Hapi Shqiptar e mos të vdektë Fjala Kombëtare në oda e kuvende, në tribuna e media, o Nikollë Camaj, malësor klasik e modern, i ndritshmi mendtar e prijtar euro-atlantik, nji nga tribunalët e kohës e tokës panshqiptare!
Mos na vdektë Fjala e rroftë Kombi Ynë Shqiptar, o Nikollë Camaj!
Tiranë, 4 gusht 2016

Filed Under: ESSE Tagged With: MOS NA VDEKTË FJALA, O NIKOLLË CAMAJ !, Ramiz Lushaj

NE TEMPULLIN E SHPRESAVE TE EGLANTINA MANDIA

August 1, 2016 by dgreca

Nga Niko MIHALI/

Veprimtaria, qe po organizojme sot   ketu, nuk eshte nje rastesi,  promovimi i ketij libri behet pikerisht  ne Permet  per te sjelle ne mendje nje ngjarje qe ka ndodhur  plot 100 vjet me pare, rreth 100 km larg ketij qyteti, buze lumit  te Gjanices , ane  rruges  automobilistike, qe sapo del nga Fieri, perballe qytetit antik te Apollonise dhe rrethinat , ne nentoken e  te cilit ende fle nje qyteterim i hershem ilir, qe lidhet me historine e ketij vendi .

Plot 100 vjet me pare,  nje officer madhor i ushtrise shqiptare, inkuadruar ne nje batalion te ushtrise perandorake Austriake ne rropamen e  luftes se pare boterore,  ku Shqiperia u be  shesh beteje dhe qeverrite e ushtrite zevendesonin njera tjetren,Kamber Ali Permeti – Benja ,me dy vartesit(djem fare te rinj),Abaz Taushani e Bexhet Mannastirliu,u pushkatuan   ne nje ledh rruge Dhe me vdekjen  neneshkruan pavdekesine .Gabimi i tyre i vetem ishte se kundershtuan veprimet e  komandandes austriake, per te mos lejuar dhjetra arka me antika, me buste e varese te florinjta, ca koka te gdhendura ne mermer e te nxjerra nga nentoka e Apollonise, shume afer manastirit Pojanit ,  naten  e  neper shi po i ngarkonte neper  makina e karvane ne drejtim te Durresit ,per t’i nisur drejt Vjenes.Komanda austriake stisi nje akuze te pa qene,sikur  kishin lejuar shthurrjen e batalionit Peqini te ushtrise shqiptare dhe bashkepunonin me italianet. I akuzuan per tradheti te larte dhe ate  mengjes qershori, nen tingujt e nje kambane qe binte perzishem nga kumbonarja e manastirit, i pushkatuan.  E vetmja gje njerezore ne prag te ketij pushkatimi,ishte asistimi i mullait me emrin Myfti Muharem , cili u thirr per t’ju bere lutjet e fundit ketyre tre oficereve shqiptare,  qe po i shpinin ne pushkatim te lidhur krah per krahu. Dhe ishte ky mulla,  qe  me kujtimet e tij pasuroi  edhe me shume portretinm  moral te ketyre trimave dhe ne menyre te vecante te Kamber  Benjes  i cili  nuk pranoi t’i lidheshin syte,   duke e quajtur veprimin e tyre burracakeri ! Nuk jemi tradhetare, po pushkatohemi per nje  ceshtje te drejte e teshenjte,memedhene…

       Ishte po ky mulla qe dite me vone  solli ne shtepine e Kamberit  te lemerisur nga kjo vdekje.disa relike te tij,  e mes tyre nje Ditar dhe letren e fundit e cila me shume se nje leter lamtumire ishte si nje  klithme qe vjen nga ura e Qabese, Nje paralelizem  fin !  Si duket njeriu ne ato momente ne pak sekonda, sjell ne parafytyre jeten e tij te shkurter  , ben bilancin e saj dhe si shtylle e shtepise jep porosine e fundit,  Por ka nje ndryshim, kjo leter nuk eshte amaneti i ushtarit nga shkretetira e Anadollit qe i drejton nenes se tij te vetmuar, por mesazhi  e nje oficeri madhor ,   te cilit ka vite e vite qe i ka vdekur nena, nena dhe babai, e ka vetem nje vella Hajdarin i cili ndodhet larg ne qender te ish-perandorise  turke.

Letra i drejtohet djalit te tij Zenelit me fjalet : Shpirti im, Djali im .

Ndersa permabjtja e letres eshte pothuajse identike :   Abedinit e Qerimit i kam dhene 19 lira turke, merrini, Pronjen e Fratarit qe  e  kam blere 1500 grosh merreni, djalit te Qerrimit i kam dhene 18 grosh merrjani, kam edhe ca llogari me  Qamil Beun. Ju kerkoj falje  njerezve te afert e miqesise  dhe…… se fundi ….  pelen e zeze shiteni  Myrtezait e Nimetit ju puth per here te fundit syte dhe keshilla e fundit qe ndrit si ylber ne kete  histori,  Punoni Mire !!!!!!!!!!!!!!

Dhe sigurisht nga ajo dite qershori e vitit 1916 kane rrjedhur shume ujera. Shqiperia  kaloi  e po kalon  dite te veshtira, luftra, revolucione, varferi, emigracion, komplote, tradhetira,  gjendje te renduar ekonomike , shpresa te vagelluara, njerez enderrimtare qe thone e premtojne se do ta bejme kete vend si Zvicra, ndersa me qindra e mijera cdo vit  largohen ne dhera te huaj. E ne kete mjedis  qe citova, Kamber  Benja vleresohet, shpallet Deshmor i Atdheut,.

 Emri i tij  perjetesohet ne emertime te ndryshme, eshtrat e tij sillen e vendosen ne Vorrezat e Deshmoreve , figura e tij perjetesohet edhe ne nje film  “ Deshmori i Monumenteve “ etj                                                                                             Por nje leter si kjo qe citova me lart dhe nje ditar i shkruar me doren e  Kamberit, nje ditar te perzhitur nga flaket e luftes se pare boterore , te asaj lufte qe percolli nje drejtim letrar qe u quajt brezi i humbur, brezi i shpresave te djegura ne llogoret e luftes ,  kaloi dore me dore nga pjesetaret e familjes Benja e  zonjes Eglantina  Mandia, e cila si nje intelektuale qe jetonte ne Tirane dhe  qe lidhur me boten e librave, qe pasi kish botuar disa libra artistike  me temen e frymen e kohes, nje dite  jo te zakoneshme , kur ishte ne nje vend tjeter larg Shqiperise,  ne Kanada , ku malli , krenaria por edhe detyre  si intelektuale dhe pinjolle e kesaj familjeje, mendoi ta hedhe kete histori te gjyshit te saj  Kamber Benjes ne nje liber  te titulluar  Tempulli i Shpresave  botuar ne vitin 1999, botim ky  i cili vec te tjerash  pati indikacione te tilla qe ,29 shtatori  te  vuloset ne analet e ketij kombi , si Dita e Trashegimsie Kulturore. 

 Autorja mes te tjerash ne  bisedat e saj sa sociale por edhe intime,  e ka patur si nje detyrim moral ta shkruaje kete liber , me shume per te percjelle nje mesazh qe duhet te jete lejtmotiv i cdo njeriu A e dime se kush jemi e nga vijme !   dhe ja arriti .. Pas nje  gjendje  sa entuziaste por edhe te renduar shpirterore  ajo hedh ne leter kete histori jo letrare e cila eshte nje liber disi i vecante ku mplekset sa historia me fakte e ngjarje te verteta, edhe me meditime letrare gati sureale ,  pjese e kultures se saj te fituar nga bota e letrave. Pra ne pikepamje te kompozicionit  eshte nje liber ndryshe,  ku gershtetohet bukur rrefimi, letrat e drejtuara  familjes e familjareve dhe meditimeve qe kalojne kufijte gjeografike  te Shqiperise,  enden neper vende  te largeta , ne qytete e shtete te ndryshme,  ne kohe te ndryshme qe nga antikiteti e gjer ne ditet tona. Sigurisht ne keto 15 vjet pas botimit te librit  , autoren e  ketij libri e  ka shqetesuar nje mendim tjeter. Une jam takuar disa here me Eglantinen, dhe nuk e kam pyetur perse . perse  ky ribotim i ketij libri     Mendoj se gjate kesaj dekade  ka pare se botimit te saj dicka i ka munguar, ose mbase duhej thene me mire e me bukur, se sigurisht kur e ke miellin ne  hambar  di si ta gatuash mire e me mire, dhe me siguri besoj se ne ate vend te larget e paksa te ftohte ne Kanada ku jeton prej disa vjetesh, i beri edhe nje ripunim librit te saj, e plotesoi  edhe me disa te pathena qe jane si nje detyrim qe duhet te ishin edhe keto, dhe e ribotoi ne Shqiperi.Njekohesisht vendosi ta prezantonte kete liber ne qytetin e gjysherve te saj ,  te Kamber Ali Permetit por edhe te Pero Permetit, gruas se Kamberit . Mbase ka menduar se  ky promovim ne Tirane do te humbiste ne zhurmen e politikes e rutines kryeqytetase dhe do e degjonin njerez qe nuk kishin shume lidhje me heroin e saj, ndaj insistoi ta bente ketu ne Permet, ku emri i tij eshte i prekshem, ku ka nje shkolle,qe hyjne e dalin perdite qindra nxenes, ku ka nje varr te rregullt si i ka hije nje deshmori, te rinovuar nga vete familja Benja, ku vjen afer e shume afer  aroma e vendlindjes se Kamberit ,  Benja e dashur ,ku ende ndodhen ato shtepite e  gurta e mbuluara me pllaka guri, ne muret e se ciles qendron ende nje pllake ku eshte gdhendur  fjala Demokraci, ku jane te prekshem njerezit e familjes se tij ( mbesa,nipa e sternipa )te cilet edhe pse te shperndare ne qytete te shqiperise sone te vogel, e vende te ndryshme te botes se madhe ne mergim, kane ardhur sot  jo thjesht per kete promovim, por te nderojne e kujtojne njeriun e tyre te dashur qe i dha nje emer te ri kombit, por edhe nje emer te vyer  biografise  se tyre.

     Une dhe shume si une mbase nuk i njohim keta njerez te fisit Benja,, e mbase shume prej tyre ne kete shekull mund te kene patur ate fat qe pati Zeneli djali i Kamberit,  Zeneli qe eshte vizatuar kaq bukur ne faqet e ketij libri  sa te prek e te emocionon shume, Zeneli,  tek i cili Kamberi kishte mbjelle aq shume endrra e aq shume shpresa, qe enderronte te behej arkitekt e te mbaronte universitetin  ne Stamboll ose ne Rome tek xhaxhai apo miqte e babait, perfundoi ne nje puntor te thjeshte   rruge, qe mbushte gropat e rruges e  bashke me to edhe gropat e shpirtit . Autorja  ne faqet  e librit nuk na flet per fatin e djemve  e femijeve te tij sa te zgjuar por edhe shendetlig si Zakja apo Nimeti.Sigurisht libri i ribotuar ka me shume  elegance e finesse, ka lidhje me te mire por edhe ka pasuruar e cuar ne vendin e duhur  ndonje pasaktesi, qe per mungese informacioni  ka shpetuar ne botimin e pare .Por cfare mbetet ne mendje  pasi shfleton e perfundon kete liber !? Ka shume gjera  te dashur pjesemarres  te ketij takimi. Nuk eshte vetem jeta e Kamber Ali Permetit- Benja  qe nga femijeria e tij atje ne Benjen e tij me livadhe e me rripa ku thuren endrrat e para, por edhe ne qytete te tjera ku  u shkollua  duke u endur  edhe si oficer  ri , ne rrethin vicioz te ,punes e luftes ,qe ia shkurtoi jeten padrejtesisht, ne moshen me te bukur,  burrit 43 vjecar.

Por vec kesaj  ky liber ka nje natyre teper njerezore qe nuk te hiqet nga mendja Dashuria mes  vellezerve  eshte  e rralle, e rralle dhe shume e prekeshme, sa nuk rinin jave pa i shkruar letra njeri tjetrit  fatet e te cileve u ndane ne Manstir dhe nuk u takuan dot gjer ne vdekje, Hajdari i tretur nga malli e dashuria per atdheun , Benjen e njerezit e tij te dashur,  atje ne Stambollin e larget e tjetri me pushke ne krah neper llogoret e luftes . dhe kur e pane se ishte veshtire te takoheshin, Hajdari i lutet ti dergoje Zenelin te mbaronte shkollen ne Stamboll dhe gati filloi pergatitja e tij per te ikur i percjelle nga Nexhip Benja(nipi i Kamberit nga motra,) por ishin ato moment qe ndodhi ajo qe ndodhi dhe me mire qe nuk iku ,se familja do  mbetej ne rruge te madhe  pa asnje ndihme prane .Vec kesaj libri ka edhe nje linje tjeter  shume  njerezore e humane qe lidhet edhe me kulturen familjare por edhe ate iluminizem qe kishte mbjelle ne cdo familje shqiptare  vepra e Naimit dhe e rilindasve ne pergjithesi . Endrra per dije per te mesuar.Porosia e Naimit qe u jepte prinderve Mesojini femijet tuaj te dine me shume se ju , se jane per nje kohe me te gjate se Ju, ishte gdhendur bukur e qarte ne mendjen e Kamber Benjes . Ai ne Manastir bije ne kontakt me keta perkrahes te kesaj filozofije, behet mbeshtetje e atij Kongresi te shkronjave qe u mblodh ne Manastir, njohja me motrat Qiriazi, mesimi i shqipes nga Zeneli dhe ai te behej mesues Ivete Kamberit per te mesuar alfabetin shqip por edhe i., familjareve te tij.Po citoj nje fragment   qe eshte shume domethenes :

  Vlore 23 maj 1913

Asnjehere nuk me kish shkuar ne mendje se do shkruaja ditar dhe vecanerisht ne gjuhen shqipe . Kjo per mua qe vertet nje dite e shenuar se une mbarova klasen  me sukses me mesuesin tim Zenelin, Zoti e falte kete femije  qe pati aq vullnet  sa te me nxirrte te parin  ne kursin  e gjuhes memedhetare ,

 Ndaj  ne mendjen e tij , ne meditimet e tij,   kjo deshire qe kthyer ne kult, shkollimi i femijeve e sidomos Zenelit ..                                                                                                                           Por e thashe edhe me lart, libri eshte fryt i meditimeve e shperthimeve lirike meditative te vete autores e cila shume gjera te fituara e te shikuara gjate jetes se saj  i largon ne kohe dhe i ben pjese te jetes se gjyshit te saj .qe  e bejne librin sa terheqes por edhe enderrimtar e pasurojne boten e  vete heroit te  librit .  Here here ajo hidhet ne antikitet, ne ate grek e romak, ku bisedon me keta heronj te kesaj  kohe e kulture,me trima e  heroina si Penelopin apo Andromaken dhe gjen rastin kur  Kamberi  largohet nga familja per te shkuar ne detyre,  diku aty  disa dite ose jave para pushkatimit, Zakeja  iI hidhet ne qafe  atje prane peles  dhe nuk i shqitet, detaj ky i gjetur tek Andromaka e  Homerit , kur percjell Hektorin per ne lufte ,djali i tij Astianaksi  i hidhet ne qafe  e I thote ku po shkon, mos ike.. apo kur flitet per reliket e pasurite e Apollonise, kur ato i nxjerin nga dheu apo kur i numurojne dhe i vendosin neper arka , bisedojne me keto portrete te heshtura te kesaj kohe e bote  dhe ate keqardhje per kete pasuri qe po shkon larg atdheut, ta ndjesh si nje peshe ne zemer .Nje vend  jo te vogel por shume te prekshem ze ne kete liber edhe figura e Nexhipit, nipit te Kamberit . Ata te dy, morren me vete emrin e fshatit te tyre si nje pasaporte trimerije. Nexhipi i cetave patriotike,  qe me gunen e tij kishte kaluar neper rrugicat e Permetit ato dite gushti te vitit 1912 dhe kish prekur  zemren dhe shikimin e femijes Odise Paskali, u gdhend ne figuren e Luftetarit Kombetar  ne Korce, ai Nexhip qe mban emrin komiti, aq i qeshur e shakaxhi me femijet e Kamberit qe kishte lene nam ne Leskovik ne vitet e luftes per pavaresi te gdhendur ne Kenge ; 

 Leskovik o me te dalë                                                                                                                                                                                    

te vrane o kollaz te vrane/                                                                                                                                     

Nexhipi me Myrtezane  …                                                                                                                                                   

dhe ky Myrtezai me sa di eshte M Kule nga fshatrat e Kelcyres, por qe do ishte me vone edhe emri i djalit te Kamberit  ne mos gaboj ai qe i therrisnin Zake,   keta dy si vellezer me bemat e tyre    duhet te jene  edhe sinonim i po nje kenge tjeter  te kenduar ne ato ane  qe thote :       

Leskoviku ne nje brinje/                                  

Lufton nipi me dajine  …

Librit nuk i mungojne edhe citime nga shtypi i kohes, nga kronikat e kohes sikunder se jane ardhja e arkeologeve austriake ne Durres e Apolloni, keto figura me interes dhe kontribut ne fushen e albanologjise , citime nga arkeologu Hasan  Ceka, kujtime te Rahmi Mamaqit i cili pohon se kur kish vizituar Apolonine  kishte degjuar nga ciceroni  per pushkatimin e Kamber Benjes  ne vitin 1916 ,sepse kishte kundershtuar grabitjen e monumenteve   dhe kur i kishte treguar  se emes per kete person ajo i kishte thene :  aty ne ate qoshe te vatres  sone  kane bere shume here muhabet babai yt me Kamber Benjen e Nexhip Benjen e te tjere , shkrime jehone ne gazetat Dielli ne Amerike e gjetke  dhe  si mbyllje  ka nje epilog  i cili  eshte vendosur ne gojen e Zenelit . Eshte nje  rrefim shume prekese,  qe te dritheron shpirtin :

 …. asnje nga ato pasuri  qe na la babai ,nuk na ra ne dore , pervec peles qe kur e shitem me lot ne sy , sikur u ndame nga babai per here te dyte . E shitem per nje cope buke se ishte kohe e eger , kohe zije .  me 1920 shkova vullnetar ne Vlore  me shoket e mij per te luftuar italianet, pastaj u kthyem ne Lushnje per te mbrojtur Kongresin. Me 1921  shkova ne shkollen e oficerecve,  shkova ne shkollen e  pare te oficereve  me graden aspirant  me deshiren e madhe  ne shpirt  qe te vijoja rrugen e babait ne kariere ushtarake, mqs nuk u plotesua asnje deshire e tij. As une u bera arkitekt, as Nimeti mesuese  si Sevasti Qiriazi, as Zakja jurist , e  pas shume ecejakesh u ktheva ne Benje dhe here pas here shikoja selvite qe kish mbjelle babai me xhaxhane si deshmi e vellezerise se pasosur . Skalita edhe emrin tim dhe te Zakes  prane e prane  si   nje amanet per ata qe do te vijne  pas nesh .. meqenese isha specialist i skalitjeve ,   gdhenda edhe nje pllake   dhe e vendosa ne   hyrje te portes  Rrofte Demokracia 1927  ! 

 Ishte pjese e amanetit te babit”  Punoni mire, Rrofte Shqiperia .”.  dhe ketu libri mbyllet, autorja e mbaron punen e saj dhe na le te mendojme  e mendojme e te themi  ku ndodhen sot keta femije te vetmuar me nje jete plot me brenga , si shkoi filli i jetes se tyre gjer ne kapercyell te shekullit  qe jemi , a e kane prekur    sadopak Demokracine qe u la amanet gjyshi I tyre ne kete kohe te ngateruar ….jane ata sot ketu mes nesh e mbase do na percjellin ndonje mesazh, vete autorja    pjese e  kujt  dege eshte  !?….,

Megjithate   e ndjej  per detyre  qe jo vetem si kolege me zj Eglantinen se kemi dhene te dy mesim letersije ne shkollat e mesme une ne Permet e ajo ne Tirane, ne ato vite pak te hereshme e kam ftuar e ka qene mysafire per nje event te tille ketu ne Permet, por edhe si lexues ta falenderoj per kete kenaqesi  qe na ka krijuar , qe njohem me mire e shume me mire boten, jeten e vepren e Kamber Benjes  por edhe morem me vete shume mesazhe njerezore  dhe shume humaniste . Le te jete ky liber pjese e bibliotekave tona, pjese e kultures sone se cdo kush qe do e lexoje  me siguri qe  ka per te mesuar shume.

 Ky liber eshte nje leksion i gjalle per patriotizmin, per demokracine, per humanizmin  dhe detyrat qe kemi ne jete si prind por edhe si femije .

 Nje falenderim te vecante e kam edhe per shtepine botuese  qe e solli kete liber ,  mbesen e autores z Shqipe Abdihoxha, edhe kjo pjese e botes se librave, vajza e shkrimtarit Ali Abdihoxha . nje falenderim e kam edhe per mikeshat e tyre,   te afermit e familjes Benja qe sot ndodhen  apo nuk ndodhen ketu , e kam per ju degjues  . drejtuesit e kultures e arsimit te qytetit,  per kryetarin e Bashkise se qytetit qe  insistoi e kerkoi qe ky liber te ishte pjese e veprimtarive ne kete qytet .

I paharruar qofte jeta dhe vepra e  Deshmorit te Monumenteve Kamber Ali Permeti- Benja

Niko MIHALI

Permet 3 qershor 2016

Filed Under: ESSE Tagged With: NE TEMPULLIN E SHPRESAVE, Niko Mihali, TE EGLANTINA MANDIA

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 354
  • 355
  • 356
  • 357
  • 358
  • …
  • 618
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT