• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KODI SEKRET I KULLOTAVE SHQIPTARE

July 17, 2020 by dgreca

Shkruan: ILLO FOTO-Studjues-New York/

Rubrika e specialistit- Tri Rrëfenja në një/

I-Rrëfenja e Parë- Kodi sekret i kullotave shqiptare/

400 mijë hektarë ishte fondi kullosor i Shqipërisë, në vitin 1953. Kjo shifër dihej me siguri sepse Ministri i pa përsëritshëm(I dënuar nga diktatura) Gaqo Tashko i invetarizoi vetë kullota duke i shkelur të tëra me këmbë, në krye të një komisjoni ekspertësh. Ministri nuk i invetarizoi kullotat, për t’i tjetërsuar por për t’i kultivuar si një nga pasuritë më të mëdha të këtij vendi.
Eureka-, thanë ideollogët monistë shqiptarë të gjysmës së shekullit 20. Kullotat do t’i kthejmë në toka buke dhe problemi u zgjidh. Traktorët rusë punonin ditë e natë që nga Qafa e Gjarpërit deri në Leqet e Hotit. Pritej të prodhonin drithë të mbarë si bimësia shekullore, që rritej mbi to.Të mos zgjatemi.Nuk u prodhua asgjë sepse kullotat e çdo vargmali kanë një kod sekret , që nuk mund t’u tjetërsosh destinacionin.Në titull shkrova dhe përkatësinë” shqiptare”. Pronësia e kullotave , është vargmali. Kur vargmali vijon matan kufirit, natyra e kullotës mbetet si në origjinë Le ta illustrojmë.
Në se kullotat e Pindit në Greqi janë të ngjashme me ato të Papingut, ose të Gramozit, duket se damari toksor është i njëjtë. Me që jemi këtu, po shtojmë se kullotat e veriut grek , janë të njëjta me Nemerçkën. Të parët tonë , kur vendosnin kufirin , midis etnive , merrnin parasysh rrjedhjën e ujrave. Burrat e shtetit europjnë , kur ndanë kufijtë , përdorën , me xhinde lapsin e kuq dhe i sakatuan kufijtë . Kushtin e rrjedhjes së ujrave e anashkaluan . Krijuan shtete me konflikte kufitare shekullorë .
Në kurrizin tjetër të vargmalit grek natyra e kullotave , kam besim se ndryshon , simbas kodit sekret të kullotave natyrore.Ndonjë ekip ekspertësh miks, mund t’i stdjojë kullotat, në të dy anët e kufirit.Jam i sigurtë, që mbulesa me bar dhe identifikimi bimor, janë të njëjtë , në kufirin greko- shqiptar.Stanarët tonë (çelnikët ) kurrë nuk do t’i ndanin kullotat kështu .
Deri tani zbuluam dy sekrete të kodit : Bimësinë e pa tjetërsushme dhe kufitë malorë të brezave kullosorë . Kodi është shumë i gjërë , sa vetë kullotat . Një ndryshim vërehet dhe në temperamentet e njerzve , që janë ushqyer me ushqime të një treve të caktuar.Fare lehtë dallohet një nordik.Eskimezët janë ekstremë.
Një gazetar I BIRN , në interes , për kullotat tona , më pyeti , në se I njifja kullotat shqiptare I fola , për aq njohuri sa kisha , por as Ai mbeti i kënaqur as unë.Problemi i kullotave shqiptare është biologjikisht kompeks sepse terreni kullosor vishet me bimë krejt specifike nga ana botanike dhe fiziollogjike, në përshtatje me tokën dhe klimën ku zhvillohet bimësia e shumëllojshme kullosore. Simbas të dhënave të praktikës në kullota shqiptare rriten disa fish lloje bimësh , krahasuar me botën bimore të kultivuar.Disa invetarizus të florës , thonë se në kullotat tona rriten mbi 25 mijë bimë kullosore dhe jo kullosore ((helmuse)
Në se do të mundte një person të bënte herbarium,me të tëra këto bimë, nënkuptohet të kesh të depozituar të tërë malin me pyjet , ujrat dhe shkëmbinjtë.Është fuqia e brendshme e qelizës , kromozomit , që vë në lëvizje globin dhe më gjërë , po të kemi parasysh që çdo copë kullote është trup i gjallë. Në ç’kuptim? Natyra ka përshtatur vlerën ushqimore të bimësisë , në harmoni me kërkesat biollogjike të një kafshe të caktuar. Kullotat e kuajve dhe qingjave të mishit , kanë tjetër florë, nga ajo e deleve pëlleja dhe e deshve .
Jo vetëm specialistët e terrenit kanë interesa të njohin në detaje kullotat , por edhe shkencëtarët mjekësorë , kërkojnë vartësinë e ushqimeve shtazore , që prodhohet nëpër male , mbi 800 metra mbi nivelin e detit . Bimësia është në raport me lartësinë detare . Kemi parasysh , që bima konservon të tërë energjinë klimatike dhe tokësore , ku rritet .
Po përmend dy kullota të njohura nga inventari , që ka përcaktuar komisioni shtetëror, Jaruja( dimërore ) dhe Biza e Malit me gropa ( verore ) .
Kullota dimërore “Jaru” shtrihet në pjesën fundore të kodrave të Levanit, afër Apollonisë. Kjo kullotë ka kapacitet 600 dele/ bar, megjithse ka sipërfaqe të kufizuar . Në kohën e furisë së tokave të reja , pjesa më e shëndoshë e kësaj kullote u plugua , për ta kthyer në tokë arë .
Unë këtë kullotë e kam arritur të papluguar tërësisht . Qysh pas shirave të parë të Vjeshtës , kjo kullotë vishej me bar të gjelbër dhe nga dhjetori mbulohej me lule të lloj llojshme . Kur ndodheshe përballë saj kujtoje se ishte pranverë. Kur lulet i hanin delet, bari gjenerohesh , si në film ,Kullotat , që kufizoheshin me të, zinin bar të gjelbër , ndonjë lule të rrallë , por jo mbulesën e Jarusë . Barinjtë thoshin , një Jaru ka Shqiperia . Kjo shprehje permbledh gjithçka : Nuk gjen një lloj të tillë lulesh , në Janar , madje as në Mallafre . Nuk gjen 15 Ha. tokë të mbuluar me lule në Janar dhe në shkurt. Ishte vetëm Jaruja e Levanit ! Kemi të bëjmë me specifikën e tokës , sepse flasim , për klimë të njëjtë .Jaruja është kodër në formë patkoi , me hapje nga deti .
Kullota malore ruan brenda vetes energji , që specifikisht ja transmenton një lloi kafshe të caktuar. Ne kullotat e famshme të Teksasit , rriten vetëm gjedhë . Nuk gjen asnjë dele .
Kafshët , në kullotën verore ndryshojnë. ngjyrën e mantelit , vështrimin dhe skeleton. Në një rast kam parë një fenomen. Dikushi pat çuar në Bizë dy lopë Xhersej , që dihet se kanë ngjyrën e sorkadhes.Ishin kthyer me ngjyrë të bardhë si brunalpimna.Ngjyrën orgjinale e merrnin përsëri, kur të vinin në fushë. Ngjyra e mantelit ka lidhje fiziollogjike me organizmin në tërësi .
Kërkimet e sotme shkencore janë duke u thelluar. Lidhin efektin e klimës malore në cilësinë e ushqimeve veçanërisht mishi dhe djathi , që konsunohen në malësi .
Në vitet ‘80 të shekullit të kaluar , në kullotat malore të Bizës , kam takuar një teknik kullotash , që quhesh Abedin Braçe . Në atë kohë ka qenë i moshuar . Rrekej të shtonte farërat e bimëve kullosore dhe rrethonte parcella të vogla , për të mos u kullotur , Kishte arritur të siguronte disa koleksione farnash , por ara e prodhuar në parcelen “X”nuk mbinte në parcelën fqinj “Y” kërkonte vetëm kushtet e “X”.Atbotë , nuk e besova , Abeidnin , po kur dëgjova se jonxha dhe tërfili, nuk u pranuan , nga parcellat e Sharovës , në Skrapar , gjithçka fliste në favor të tij. Është e vështirë të ndash trupin e bimës kullosore nga sistemi rrënjor, sepse rrjeti rrënjor është i fuqishëm , i imtë . Më shumë përbëhet nga volumi rrënjë . Sejcila bimë është një botë më vete .
Me kaq pak shembuj , krijohet bindja se patollogjia dhe zhvillimi bimor në kullota është ndryshe nga zona e ulët , që rrihet nga të tjera erëra , dhe ka influencën e detit. Kjo ndodh , deri diku dhe në kullotat specifike dimërore , siç është rasti i Jaruse , që përmendëm pak më lart . Gjithçka varet nga orët me diell , që e kanë të koncentruar , në gjethe. Me fenomenin e fotosintezës krijohen esencat e tjera, ndaj të cilave reagon organizmi frymor .
Në këtë vështrim , i sëmuri, që shkon në mal dhe ushqehet me mish dhe djathë krijon barrierën , që quhet imunitet. Ajo që dihet prej kohesh nga specialistët dhe barinjtë, ashtë fakti se janë njohur vendet e kullotave, që rrisnin barna helmuse . Kur kopeja kullot , këto breza kullotash, ngordhin 20- 25 kokë dele, në ditë. Këto ngordhje nuk ndodhin gjithnjë , por në disa ditë të muajit korrik . kur shmangen kullotja në këto ditë , nuk ka më ngordhje, pra vegjetacioni varet nga toka dhe afati kohor i kullotjes.
Që kullotat verore kanë pasë veçori nga zona e ulët e dinim , por që studimet komlekse janë thelluar dhe po gjejnë lidhje midis mjedisit dhe zhvillimeve të tilla biollogjike, janë studime , që ne nuk i kemi ditur. Në fakultet leksione për kullotat na janë zhvilluar më pak se gishtat e dorës .
Specialistët e terenit , duhet të krijonë kushte të ketë sa më shumë bagëti në male dhe të përdoren mënyra tenike që të zgjatet laktacioni I bagëtive në male dhe të vinë nga kullotat kafshë të zhvilluara , me parametra kohorë . Kullota nuk është vetëm alterrnatva që ushqen pak bagëti në 3-4 muaj . Njihej ndonjë veti shëruse , por e dyshimtë dhe vetëm kaq .
Studimet e sotme synojnë më shumë anën mjekësore se ate ekonomike . Ne nuk kemi pse te ngelemi pas vendeve te zhvilluara . Duhet te ngihet struktura studimore komlekse , vetem , per kullotat . Te vijojme punen , ku na i la shkencetari Tashko . Do ta quaja privilegj te merrja pjese ne nje eksedite te tille ! Ne si shtet shquhemi , per kullota cilesore dhe per çfrytezim empirik te tyre .
Ne Kohen e Zogut , nepunesi kryeor I Komunes , ishte tekniku i kullotave . Tani nevojiten struktura shkencore autoritare , qe te bashkepunojne me struktura analoge te rajonit dhe me gjere. Keto probleme te mos ja leme mjekesise , por t’i programojme dhe t’i zbatojme me mendje dhe studim te vazhdushem . Nuk eshte e thene , qe ne krejt malin , nuk mbillet gje prej gjeje , por duhet gjetur fara dhe toka , qe i pershtatet . Te krijojme farna dhe kafshe te malit , qe i dikton situata e pandemive .
Shtresa e dheut , ku zhvillohen kullotat eshte shume e ceket , deri 5 cm. Dhe ka shume pak , krahasimisht me rrjeat e rrenjeve . Per profilaksi veterinare parcellave , u kthehet pas 6 dite , por ajo , per 6 dite rezulton e rritur , sa per gjithe muajin e prandveres , qe ne mal konsiderohet se eshte Korriku dhe gjysma e Gushtit .
Po te keni vene re , gjat zhvillimit te turizmit ne Shqiperi , eshte fakti , qe kudo ku ka pika turistike , fillimisht, ne ato rrethina, kane qene stanet e bagetive shtegetuse . Te paret tone , nuk kishin me ke te keshilloheshin . Ata gjithmone i jane drejtuar inteligjences natyrore . Aty ku ndodhen plazhet e Sarandes dhe te Ksamilit, kane qene stanet e fameshme te çelnikeve , qe nuk i kishte as Ballkani , para ardhesit e ketyre plazheve , ishin kullotat me nam ballkanik : Ksamilit , Shenvasise Jala , Mallafreja . Plazhi i Himares rakordon me stanet ne Himare , Vuno , Piluri . Plazhi I Vlores – Orikumit , rakordon me Shashica- Radhima . Semani rakordon me Fierin Shijaku, rakordon me Sukthi , Hamallaj . Velipoja rakordon me Zadrima , Shtoi , Kakarriqi. Ne te tera keto pika ,( Nje brez ne lindje te buzes se ujit ) kane dimeruar stanet e dhenve dhe te dhive . Jane kullotat e fameshme te dimerimit , per te ciliat zhvilloheshin ankande dhe shiteshin me flori , ç’do vit , per dimerim te bagetive .
Ne stan , eshte kopjuar jeta dhe puna e komunitetit , nga ku ka dale stani . Thone se me COVID-19 nuk u infektua ndonje pjestar stani. Njerezit duhet te krijojne alenca te tjera me malet . Kete me shume se nevoja ekonomike do na i diktojne infeksionet pandemike .
Njohja e kullotave dhe shfrytezimi i tyre ishin e vetmja industri e kohes , rreth te ciles zhvillohej jeta ne Shqiperine blegtorale.Stanaret e vjeter ( celniket ) e kane vleresuar dhe kane gjetur menyren me te mire te mundeshme , per te vene ne levizje resurset natyrore . Te paret tone mendonin gjate , kur ngrinin stan , ose nje venbanim , qofte dhe me dy shtepi.Duhet te kishte mundesi te zgjerimit , te mos ishte teren i rreshqitshem , te siguronte ujin , te ishte i mbrojtur nga ererat e veriut , te mos rrezikohej nga shpellat e malit, orteqet dhe nga zjarret .
Asnje vendbanim i vjeter nuk ka ceduar . Duke njohur keto cilesi te ngitjes se nje fshati , ka dale proverbi “Nuk behet zakon i ri ne fshat te vjeter”. Nenkuptohet se ne fshatin e vjeter , nuk mund te levizesh as nje gur , qe ka vendosur mendimi i shendoshe kolektiv. Pjese integrale e fshatit ishte stani dhe kullota , me te gjithe sekretet qe fshihnin ne vetvete . Shumica e venbanimeve te reja , kane te meta thelbesore.Nje nhga venbanimet me te studjuara eshte ish ferma e Levanit . Ndertuar ne koder , por gjysma ekspozohet nga Veriu , kur kodra ka shume xhepa , qe te ndertohj nje qyteze krejt e mbrojtur . Thumana ka pase qene ne koder. U spostua , per te pasar tokat afer shtepive.
Ata qe ndertuan plazhet , hotelet dhe fushat e lojnave, paten nje referance te sigurte te jeteses : stanet,qe ngriten te paret tone te urte dhe inteligjente , veti , qe ndoshta i kultivon jeta ne male.

II- Malet- krenari dhe Pasuri

Jemi lodhur duke folur dhe degjuar per krenarine e maleve . Ata na kane dhene shum nga krenaria e tyre . Per dobine e malave tona , ka spekulluar , Enver Hoxha . Ai tentoi t’i tjetersonte malet , sepse arriti te thote “ t’i bejme si fushat “. Kjo eshte teza me antishkencore , qe eshte thene ndonjehere , per malet . Malet kane identitetin e tyre te pa tjetrsushem . Ata jane burime te pashtershme per ujrat,pyjet, kullotat,mademet.Vetem shkretetirat jane uniforme.
Aleanca jone me malet nuk duhet te jete formale , as thjesht , per tju kundervene nje ideollogjie shterpe , qe synonte tjetersimin e identitetit te tyre .Duhet te kthejme syte , ng mallet, per te çfrytezuar sa me hume resurse , qe na ofrojne . Sipermarres serioze , lipset te krijojne korporata komlekse , per te rigjeneruar pasurite e maleve ; pyjet , kullotat , ujrat , guroret , prodhimin e gelqeres dhe te tjera veprimtari , qe I afrojne malet me njerzit . Pyjet dhe kullotat , kane nevoje per sherbime rigjeneruse , siç kane nevoje edhe per çfrytezime racionale.Malet pa stane , kthehen ne kufoma gjigante , mbi te cilat kendojne qyqet dhe rriten kafshe virusebartese .
Industrite , qe zhvillohen ne male, fillojne me industrine e drurit , me blegtorine , me industrine e turizmit dhe lojnat dimerore , te industrialiimit te ujit te pijeshim , me punonjesit e industriase se gurit dhe industria e bulmetit . Jane shume mjeshteri , qe takohen ne male dhe qe perbejne nje populate malesore , me shume synime , duke u dhene maleve jete cilesore sa dhe ne fushat . Kjo gjalleri ne male , kondicionohet , nga interest qeverritare , per te zbuluar resurset .
Vete lartesia e tyre , mbi nivelin e detit eshte nje pasuri e fshehur . Ketu ja vlen te ndalemi me gjate . Fushat , si me te populluara dhe me ngarkese dioksidi karboni , favorizojne lindjen dhe perhapjen e viruseve , siç eshte COVID-19 dhe ata , qe do ta pasojne.Presioni i diferencuar atmosferik rrit imunitetin , siç na ka vertetuar praktika ne pandemine e parafundit.Nuk ka pandemi te fundit , por vetem te parafundit . Eshte me raçionale te shpenzojme miliona , per ngjitje ne male , se sa miliarda me nje armik te pa dukshem .
Bari I kullotes ka kercell te shkurter , te llogaritur , per aparatin gojor te deles . Kullotat malore te dhive , nuk mbulohen vetem me shkurre , por dhe me barishte kercell gjata , gjethe te gjera . Para kullotat malore jane kullote te perziera, por te diferencuara , per bageti te imta , te trasha dhe per kuaj . Rendesi ka fakti , qe dhite ne kulloten malore , reflektojne nje lloj si delet . Qumushti dhe mishi i dhive , merr vetite si dhe tek dhente .
Pershtatet aforizmi “Kur nuk shkon mali te Muhameti , shkon Muhameti te mali “ . Jemi ne nje sitúate , qe kullotat malore çfrytezohen simbolikisht . Nder kohe , kemi njoftimin shkencor se bimesia kullosore e maleve , prodhon qumusht dhe mish kurativ , per shume semundje , madje dhe te pa sherushme .
Blegetoret e veriut shqipetar , e paten praktikuar me kohe shtegetimin , sepse nuk kishin distance me kullotat dimerore .
Ai shtegtim quhej “ngjitje ne bjeshke “dhe pas stanit shkonin te gjithe antaret e familjes . Kishin pak diference kullotat stinore , ne veri . Veriu ka tradite baritore shume te pasur . Aty jane krijuar dy rraca dhensh , me cilesi shume te spikatura , delja rude dhe ajo shkodrane . Ata kane perdorur dhe besoj nuk e kane çvetetuar shtegetimin , por rritja e numurit te bagetive te imta , perben problem dhe per zonen veriore te vendit. Ligji yne , per kullotat , ze fill ne vitin 1923 dhe akte nen lijore , per administrimin e tyre , nuk kane munguar dhe as mungojne .
Deri perpara pak kohesh njifej fakti , qe bagetija duhet te shtegetonin ,per forazhin falas , qe perfitohej nga kullotat . Studimet e thelluara , vertetojne se bulmetrat dhe mishi , qe merret nga bagetite ne malesi , kane vlera kurative , perveç vlerave bio .
Aktualisht kemi pak studime , per te mos thene , s’kemi fare, te permbajtjes ushqimore te bulmetit dhe mishit , qe prodhohet ne male .
Kur shkencetaret te studjojne kullotat shqiptare , duhet te merren edhe me cilesine e mishit dhe te qumushtit te deleve veriore , qe reflektohet dhe ne nenproduktet , krahasuar me delet fusharake , te atyre , qe shtegetojne ose jo. Simbas llogjikes keto prodhime , do te jene me diferenca , por do te na rrenjosin ndervaresine e cilesive te prodhimeve me ushqimin kullosor malor.
Shtegetimi i deleve , ne Shqiperi e mesme dhe te jugut , nuk eshte shume i vjeter , veçse dihet , qe u pervetesua shume shpejt. Blegtoria shkencore ne Shqiperi , lidhet me emrin e Dr. Bilal Golemit (mes vitet 30 te sh, 20 ) , nje mjek veteriner atdhetar dhe shume i ditur , qe pat punuar ne Institutin Paster , ne France . Kishte te tera mundesite te jetonte ne France , ose Turqi , por zgjodhi Shqiperine e prapambetur , ku nuk mjaftuan veshtiresite e kohes , por provoi dhe burgun .
Dr .B. Golemi , si ish Drejtor blegtorie ne Ministrine e kohes , ju dha perkrahje te madhe çelnikeve , per te zhvilluar blegtorine shtegetuse . Botonte nje reviste me titull “ Delja “ . jepte subvencione , per blegtoret . Ne kohen e Dr. Bilalit , blegtoria ishte vendosur ne baza shkencore,krahasuar me fqinjet . Behet fjale , per mbi 80 vite perpara . Shtegetimi yne eshte konceptuar dhe nxitet nga shkenca , ç’ka me ben te besoj, qe Dr Bilali , i ka pas ditur vlerat sheruse te produkteve , qe prodhohen ne male .
Blegetoret vllehe, me intuite te theksuar profesionale , ishin filletaret e shtegetimit shqipetar, nen drejtimin shkencor te Bilal Golemit . Gjat Mbreterise , pushtimit dhe gjat luftes ,u duken blegtoret e medhej , qe nen shmbellin e blegtorve fqinj filluan te praktikonin shtegetimin , ne kullotat malore , per te shmangur semundjet , qe shkaketonin shume deme ne fushe , por dhe per ushqim te bollshem dhe te njome , qe kishin kullotat verore . U kthye ne zakon shtegetimi i blegtoreve te Sarandes , drejt kullotave te Gramozit , ne Korçe , nje udhetim i gjate dhe i veshtire, qe shtrihej ne mbi 200 Km . Ka nje mendim se titulli “çelnik “, pronareve te staneve, ju dha edhe per veshtiresite , qe kalonin ne jeten baritore dhe veçanerisht , ne shtegetimet e gjata .
Perveç Gramozit filluan te eskploroheshin , Nemerçka ,Polisi ,Mali i gjere , Shendellija, Lanija , Biza , mali i Çikes . Ne keto male shpalosej nje bote tjeter kullosore . Ishte e ngjashme me kullotat dimerore , por me vegjetacion te çvendosur , ne muajt e thate te vitit Maj – Tetor .
Dy ishin Çelniket me te shquar , por jo te vetmit , Ndini Jano , qe kishte 15 mije koke dele , dhe Vasil Shupuli , qe kishte rreth 8 mije krere dele . Ne Gjirokaster , Kurvelesh Elbasan , ka pasar blegtore me tufa te medha , por shtegetoniin , brenfda rretheve ku dimeronin . Shtegetime me te shkurtra kryenin stanet e dhive , per specifiken e kullotes dimer – vere , me ndryshime te pakta .
Pronaret e staneve , midis te tjerave , quajten çelnike , per t’u dalluar nga pronaret e tokave , qe mbiquheshin , bej ose aga. Sidoqofte pronaret ,jane balli i poppullsise , sepse mbeshtesin zhvillimin ekonomik te vendit .
E bene shtegetimin rutine te punes se tyre vjetore , qe konkretizohej ne harmonizimin e kopese se deleve , me kulloten verore . U kthye ne zakon shtegetimi i blegtoreve te Sarandes , drejt kullotave te Gramozit , ne Korçe , nje udhetim i gjate dhe i veshtire , sepse kryej krejtesisht ne kembe dhe shtegetonte i gjithe fshati baritor , me djepe dhe me akermorte.
Te lidhesh kulloten me denlen , nuk perben ndonje veshtiresi , sepse ato e gjejne veten , por t’i lidhesh natyralisht dhe ne te tera etapat jetesore , eshte çeshtje tjeter .Ne lidhjen natyrale , evitohen semundjet e kafsheve dhe ngordhjet . Delet , qe shtegetojne perballojne me mire fushaten e pjelljeve dhe dimerimin .
Shqiperia quhet vend blegtoral , por ka kohe , qe nuk e meriton kete emer , sepse te imtat nuk ka ndonje zhvillim numerik , qe t’i pergjigjet kushteve klimatiko tokesore . Kjo mund te gjykohet e dhe nga nje tabele krahasuse, per nje periudhe 34 vjeçare , kur popullsia eshte rritur dukshem , ndersa bagetia eshte pakesuar . Duhet te merret me shume pushteti vendor , me kete problem shume shqetesus . Me poshte , lidhur me kete dispropocion , do te bejme nje perllogaritje sa I kushton ekonomise se vendit tone zhvillimi dispropocional i blegtorise se imte .
Zhvillimi numerik i t’imtave , ne raport me popullsine (1973-2007)
(Mije krere ) (Mije/ fryme )
Vitet Krere dhen Krere dhi Timta gjithsej Popullsia 1973 1.381 925 2.306 2.485
1986 1.318 964 2.282 2.590
2007 1.378 620 1 . 998 2,800
Qe te kuptojme ne se vendi eshte i ngopur me bageti te imta( dhen + dhi )duhet te plotesojme malet me kapacitetin e plote kullosor. Aktualisht kullotat malore qajne per zot. Malet duhet te buçasin nga kemboret dhe zilet e bagetive dhe te kafsheve te ngarkeses. Aty ku folem per mbulesen bimore te kullotes, nuk theksuam nje fakt. Çdo parcele kullote , ne kufi me pyllin, qe e rrethon, ka nje kullote me bimesi te larte , e vlefshme , per kafshe te trasha, kryesisht kuaj.
Era e grykave te malit , te ngjan se flet , ne emer te kullotes :
“ Do tu sherbej falas , per dhente, dhite
dhe kafshet e ngarkeses, ne nje periudhe 4-5 muaj ç’do vit “.
Eshte para pare nga natyra , qe stani shoqerohet me kafshe ngarkese . Ky eshte fenomen natyror , qe flet per persosmeri morfollogjike te kullotes .
Ne zonen e ulet , ku dimerojne bagetia , njerzit duhet te parashofin ushqimin ne grazhd te bagetise , sepse kullotat dimerore , jane tjetersuar ne toka buke dhe ne qendra te banuara ( plazhe ) .
Kur te jeni , per ndonje pune ne Athine , vizitoni tregun fshatar . Aty gjen te gjitha llojet e zileve , kemboreve , paisjeve te kafsheve te ngarkeses , freret , samaret , shalat , kamzhiket . A ka ne Shqiperi nje treg te tille ? Po qe se nuk mbushen malet me stane, kurre nuk do te kete nje treg te tille. Tregjet krijohen nga nevoja , as me deshire , as me urdher .
Kam qene vetem nje here ne kete treg grek . Barinjte shqiptare mu parafytyruan me borseline dhe barehsat me minifunde. Jemi nga vendet me tradite baritore , por sot jemi ne fund te listes te Ballkanit . Eshte e pa falshme !
Shtimi i numurit te krereve , behet me synim te qarte nga c’do pronar , qe parashef shume detyra , perfshire dhe masat profilaktike veterinare. Nje shembull skandaloz i dmtimeve te krereve , ka ndodhur ne shtegetimin e bagetive , ne vitin 1947. Shteti vendosi te shtetezoi kopete e medha te çelnikeve dhe te gjitha pronat , qe ishin mbi nevojat e nje familje blegtore . Per kete problem kam biseduar balle , per balle me çelnikun e dyte te Shqiperise , Vasil Shupuli , qe kishte stane , prej rreth 8 mije krere dele pelleja .
E pyeta si u ndie , kur dorezoi stanet , pas te cileve kishte shkrire jeten e tij dhe te familjes .
– U ndjeva sikur mu shkul zemra nga kraharori dhe u vendos midis meje dhe te derguarit te Qeverrise , qe me paraqiti vendimin e shtetezimit .
– Reagove?-e pyeta une .
– E mblodha veten shpejt , sepse kisha shembullin e Ndinit
(Jano). Ndini kundershtoi . E burgosen dhe vdiq ne burg .
Ne vijim me tregoi se pergatiti dreke , per shtetezuit dhe beri muhabet shtruar .
-U thashe , ne se kishin barinj , qe t’i mbanin dhente , siç I kam mbajtur une . Ai me tregoi disa djem , te rinj , qe me thane se ishin nga Laberia . Nuk ma mbushen mendjen djemte.Kishte dhe disa mesoburra , por nuk afroheshin me barinjte e mi . Une dija faktin , qe bariu i gjese se gjalle , eshte baraz me pjesetarin e familjes .
– Mora guximin dhe i propozova shtetezusit , vijoi tregimin , Shupuli , ne se mund te na linte siç jemi dhe bagetite le te jene te shtetit . Ne na jepni nje roge , simbas ligjeve dhe stanet i keni te garantuara . Natyrisht nuk e pranoi propozimin tim . Me dha nje leter me firmen e tij dhe ne ikem , nga ato vende , qe i ka bekuar Zoti , siç me she , u bera labovit me trup . Me shpirt jam atje ne Bajkaj dhe Delvine . Dua atje te me varrosin , po qe se e permban ligji, mbylli biseden , Çelniku Shupuli .
Sot po se po , por dhe ate kohe , gjykoja , se funksionaret e atij shteti , filluar nga Hysniu e me te poshte , ishin me llogjike infatile ndaj çelnikut Shupuli . Te teper kishin pushtetin e pa merituar .As nuk mund te tentohet per krahasim . Zgjuaresia e Shupulit ishte kalitur ne betejat e jetes dhe ishte konkretizuar ne pasurine blegtorale , te pa shembellt ne Shqiperi . Drejtusit e atij shteti kihin siguruar pushtet me dhune , pa merita te provuara dhe pa as nje shkollim adekuat .
Shtetezimi absurd u krye me dhune , me te gjitha hollesite , qe parashifte vendimi i Qeverrise qendrore , por ndodhi ajo , qe parapa Çelniku Shupuli . Ngordhje ne mase . Semundje kronike te deleve , dobesi , sa nuk perballonin shtegetimin . Behej fjale,per NSHBL ( Ndermarrjet shteterore blegtorale ) kryesisht te perqendruara ne rrethin e Sarandes .
U lajmerua Qeverria, per kete gjendje skandaloze dhe u derguan ne vendin e ngjaries , veterineret me te shquar te Vendit, madje u detyruan te shoqeronin dhente ne shtegetimin çfilites . Dr. veterineret , qe u derguan prane NSHBL- ishin shkencetare , te ardhur nga Universitetet me fame. Po permend disa prej tyre : Masar Dervishi , Stavri Gjollma , Çerçem Çelo , Gjon Kiri , Vasil tagari etj . Gjendia e semundshmerise ne ndermarrjet , nuk ndryshoi . Çerçem Çelo , ne nje takim me Hysni Kapon , mundi t’i thote :
– Delet ne NSHBL ,nuk vuajne , per veteriner , por per mirembajtje zooteknike , po nuk moret masa , per drejtimin e Ndermarrjeve , bagetite do te shuhen .
Me sa duket , Hysniu i vuri gishtin kokes , dhe u derguan ne keto Ndermarrje , drejtus me pervoje , si Zenel Poçi , Xhoxhi Blushi , ushtaraku Feti Rugji, Xhebro Gjika ( ne Kote_ Vlore ) , Sotir Pasko ( ne Cerrik ) . Keta drejtus i kerkuan qeverrise specialist te afte . Per fat ishte koha , kur dilnin nga ILB kuadrot e para .
U derguan , ne Ndermarrjet blegtorale te asaj kohe , specialistet : Sotir Deda , Ilia Pali , Novrus Shtylla, Skender Çela , Murat Menohasa , Polo Mihali , Shemshedin Haçka , Pirro Mançe , kleanthi Dhuci , Ibrahim Skenderi etj . Keta u bene ekipi shkencor dhe praktik , qe nxuarren nga gjendja zgrip , ish NSHBL –te . Ishin dyfishi I ketij numri , por nuk me kujtohen , per momentin .
Keta drejtus dhe specialist e ndryshuan rrenjesisht situaten ne keto ndermarrje nga me te renndesishmet , per kohen . U zbatua nje kod organizativo- teknik , qe e permbysen situaten , pa kthim.
Nen drejtimin e tyre menazhus dhe drejtus , NSHBLte moren pamjen e ndermarrjeve rentabile dhe kapitali baze , qe ishin delet zhvilloheshin biollogjikisht normalisht .
Mirembajtja baritore e tufave te deleve , preventivoi shume semundje dhe disa u eliminuan krejtesisht . U vendosen rregulla ne shtegetim dhe ne fushatat , qe karakterizojne bagetite e imta .
Kemi te bejme me nje ndryshim rrenjesor , qe ndodhi me bagetine e imte ne Shqiperi.Ndryshimin e pare thelbesor , e pat bere Dr. B. Golemi ,Shqiptari i ditur , qe vleresoi kullotat shqiptare.Çelniket e kohes ishin njerzit me te afert te Dr. Bilalit, i cili qysh ne ate kohe , mbi 80 vjet perpara njifte vleren ushqimore dhe terapeutike te bimesise , ne kullotat verore.Me gjith keto merita dhe pune revolucionarizuse ne blegtori regjimi i Zogut e burgosi dhe e denoi me 101, Doktorin e Institutit Paster.
Vazhdusit e denje te punes se Dr. Golemit ishin ekipi i drejtusve dhe specialisteve , qe permenda me lart.Ata qe permbysen gjendjen krize ne ish NSHBL te , qe kercenonte zhdukjen fizike te 50 mije krere te imta.
Ekipi I drejtusve dhe specialisteve , qe u derguan , prane NSHBLve u ben pjese e fshatit baritor . Prishen komoditetin e tyre jetesor , per te shpetuar nga katastrofa nje pasuri te madhe te popullit .
Po te ishte per Qeverrine dhe ish Ministrine e saj te bujqesise , pasuria e Shqiperise , e trasheguar nga çelniket e jugut , do te ishte shuar e tera , rreth 50 mije krere te imta , qe perbenin tufen baze te te imtave ne Shqiperi .
Te ndalemi pak me gjate ne punen e tyre . Specialistet , perveç krijimit te kushteve ushqimore te tufave , vune ne baza shkencore rritjen e te vegjelve dhe keputjen e tyre , ne peshe optimale , 12 kg. Ata vune re , midis te tjerash , se delet qe perballonin ngordhejet nga diktocauloza , çala , zgjebja dhe zbekthi , nuk perballonin barsmerine , qe kishte arritur ne disa tufa ne 50 % , nga 90 % , qe eshte e mundeshme . U vune ne jete vleresimi( bonitimi) i qingjave dhe deleve , qe krijoi tufa homogjene racore . Shtegetimi , per kullotat malore , u rivendos , simbas kushteve strikte te ish çelikeve . Pesha e deleve arriti mesatarisht 28 kg , nga 25 kg. , qe e gjeten . Rendimenti i qumushtit , u rrit 5/kg , per krere , qingjat shiteshin me peshe 23 kg , nga 13 kg , qe e gjeten . Te tera keto shifra , jane te regjistruara , ne statistikat e kohes , qe nuk te falnin , per saktesi . Nuk eshte veshtire te behet llogaria perfundimtare , qe barazohet me miliona $ .
Ne keto kushte une ngre zerin e protestes , se pse keta specialiste dhe drejtus , nuk u shpallen heronj . Kjo ka vetem nje spjegim , fajtoret e kesaj gjendje skandaloze , qe u krijua ne NSHBL_te ishin qeverritaret e kohes , qe kryen nje shtetezim si te ishin thase me cimente.Nuk i vleresuan si organizma te gjalla , nga me delikatet , qe njifen ne glob , prandaj natyra i ka veshur ne lesh .
Ne ate kohe u shpallen heronj shume shofere, muratore , traktorista tezgjaiste.Nuk dua ta paragjykoj aftesine e tyre dhe u kerkoj ndjese , ne se shenimi im , le nje hije , per punen e tyre te ndershme dhe atdhetare . Ekipi drejtus dhe speciliste , qe permbysen gjendjen katastrofale te ish NSHBLeve , e meritonin titullin e larte te heroit, per faktin se ne vend te ndermarrjeve te falimentuara , siguruan sipermarrje me tregues teknike te nivelit shkencor , per kohen , duke dhene nje fitim miliona $ , kur i gjithe mjedisi ishte i zhytur ne varferi .
***

III- RREFENJA E TRETE

Delja“Tip i deshiruar “meriton vemendje shumefishe .
Delja e pas viteve 1990 eshte nje kafshe bujqesore , me cilesi morfollojike dhe biollojike te ndryshme , nga primitiviteti , qe na pati rezervuar historia . Perpara se te transformohej delja autoktone , nuk munguan kundershtite , qe perfaqesonin konservatorizmin e kohes.
Puna kembengulese dhe metodike , qe zbatoi IKZ( Instituti i kerkimeve Zooteknike drejtuar nga Ahmet Çelo, Sotir Pasko dhe Teki Tartari, krijoi nje rrace te re dhensh , te pa njohur ne vendin tone.Autore te temes shkencore , “Permiresimi i deles se vendit “ ishin : Prof . Dr.Novrus Shtylla dhe Bashkepuntori shkencor Atif Dema.U krye nje aksion kombetar , qe vahdoi mbi 36 vjet . Ne ç’do vit kontrollohej inseminimi artificial , ne te gjithe malet dhe stanet fushore te Shqiperise . Ndryshoi morfollogjia dhe fiziollogjia e nje kafshe bujqesore , ne gati 1.5 milion krere dhe qe jeton ne keto troje , mbi 15 shekuj .
Ne Gramoz, Lenie , Gurtop e kudo ne vende te ngjashme , laboratoret e spermes se dashit funksiononin , si te gjithe laboratoret biollogjike ne Tirane.Do te mbetet i pa harruar Dr. Pavllo Dushari , specialist ne Ministrine e bujqesise te kohes , qe ne tre muajt e veres , qarkullonte ne kembe, ne te tera stanet e maleve te Shqiperise . Linte detyra, per stacionet e nderzimit , rikthehej i verifikonte . Stacionet e maleve permbushnin te gjitha kushtet e aseptikes , qe rekomandon shkenca.
Nuk u kryqezuan , delet e Kukesit dhe te Shkodres , qe kane pase qene , ne ate kohe , afer 140 mije . Kishte dy tufa elite delesh , qe prodhonin desh . Prodhoheshin, ç’do vit mbi njemije desh rracatore , qe shperndaheshin cep me cep vendit . Ne vitet 1990 , presupozohej , qe delia shqiptare te ishte gelltitur , nga rracat permiresuse . Ishte dhe eshte nje rrace tranzitive , qe ka karakterisikat e rracave permiresuse dhe ato te nen sharteses , “Recka” primitive shqipetare.
Ishte koha , qe pritej te dilte nje dekret , qe te sanksiononte , racen e re , me nje emer . Kjo nuk ndodhi dhe ne te gjitha shkrimet , eshte folur , per nje dele “tip i deshiruar “ , por pa emer nominal .
Per te pare ndryshimet , qe pesoi delja recke , po paraqesim tabelen e me poshteme( Shifrat jene marre nga anuari statistikor 1989) :
Tregusit Delja “Recka “ Delja Delja ne ish Ferm.
Tip I Shteterore
deshiruar
Krere gjithsejt/ mije 1.400 1.200 200
Rendimenti qumusht. Kg/krer 40.7 42.8 50.8
Rendimenti i leshit “ 1.3 3.0 3.4
Pesha e gjalle e deleve “ 25 28 31
Pesha e shitjes se qingjit “ 12 13 13
Tregu i industrise se djathrave kerkon pa kufi qumusht dele. Gjenetikishht ne te ardhmen duhet te synojme ne reduktimin e rendimentit te leshit, ne favor te qumushtit , qe perben popullaten dominante te deleve tona . Delja e sotme shqiptare , nuk e ka perfunduar udhetimin gjenetik .
Me shume interés eshte rritja e peshes se deleve prodhuse, rrjedhimisht dhe e qengjave , qe shiten , per mish . Pesha e therjes se qingjave , duhet te pesoi rritje , deri ne dyfish .
Ne pazar te mos kete me mish qengji , por vetem mish dashi , qe nenkupton qingj mbi nje vjeç ( milor).
Me privatizimin , nuk dihet se ç’drejtim mori gjenerata e re e deleve . Metodikisht duhet te nderhyet , qe kjo sitúate te rivendoset . Si? Te ndiqet , dinamika e tufes ne shkalle republike , duke u perqendruar te remontimi metodik i tufes.
Ky operación kombetar , qe do ta shtjellojme dhe me poshte , dikton nevojen urgjente , te krijohet nje Berthame me specialiste , qe do veproi , ne Qarqet , qe ndodhen delet “tip i deshiruar “ . Kjo berthame duhet te perbehet nga experte ,qe do te vijoi punen aty ku mbeti ne vitet 1990 .
Do te kryhet nje bonitim i plote, duke i kaluar te tera delet ekzistuse , ne dore . Te dali elita e “ Tipi i deshiruar” , si per deshte dhe per delet dhe te percaketohen deshte rcatore .
Berthama shkencore ( e rraces ) , do te jete e perjeteshme , per te mbajtur ne parametrat e synuar tufen e gjithe Republikes . Plotesohet me pune gjihvjetore .
Une , propozoj , qe delja e transformuar , te quhet “Golemi “ , per nder te shkencetarit tone te pa vdekshem, Dr. Bilal Golemit. Botonte dhe nje gazete “Delja “ . Mund te kete dhe poropozime te tjera , deri sa te arrihet ne konsesusin e duhur . Delja tip i deshiruar ( Golemi? ) , duhet te zhvillohet, siç do ta gjykoi “Berthama shkencore “ . Duhet te kete nje ligj , per racat dhe personelin, qe une e quajta berthama shkencore .
Te tera rracat boterore , kane kabinetet dhe personelin , me vjetersi shekullore . (Eshte kjo , qe une e quaj berthama shkencore, ne disa shtete quhen “Akademi e rraces X“ ). Mund te konsultohet problemi me ligjin angles , qe eshte me i vjetri ne bote. Ne nuk mund ta quajme “ Akademi “, sepse kete institución , ne gjuhen shqipe e kemi hymnizuar . Te gjendet nje emer sipas ligjit angles te rracave .
Pa ndonje llogari te sakte , a priori , une mendoj se 20- 30 veta duhet te kete kjo berthame, me qendra , ne Korçe , Vlore , Tirane dhe tre autovetura . Natyrisht keto shifra do te vendosen , pasi te njifni ligjin angles ose zvicerian , per rracat , me ndryshimin , qe atje rracat jane te sanksionuara me shekuj , ndersa te ne do punohet , per konsolidim , te asaj , qe eshte rrezuar , keto 3 dekada.
Nuk jemi kaq te varfer , sa mos ta kemi per rracen tone te deleve , nje strukture zyrtare autoktone . Ne rrast se e quajme veten te varfer sot , pa zhvillimin cilesor te te imtave , do te jemi shume me te varfer .

Do te jete mangesi e qeverrive shqiptare , sot e ne vijim , ne se nuk financojne vazhdimin e konsolidimit racor te deles se Shqiperise, per te cilen eshte investuar 40 vjet pune shkencore e mirfillte .
Dikush duhet te behet nismetar , qe kete problem madhor ta konsolidoi me ligj dhe te zbatohet ne praktike te perjeteshme . Rotacionet nuk permbysin ligjet. Po rimesojme shume gjera nga greket , por nuk na lejohet te mesojme , per ullinjte ,per perimet , per pyjet , per bagetine e imte . Kemi pervoje te çmuar . Duhet te mesojne te tjeret nga ne .
Tiparet e deles “tip i deshiruar “( Golemi? ) , aktualisht jane te lekundura , sipas te dhenave ne tabelen e sipershenuar .
Delja “tip i deshiruar “( Golemi ) dhe elita e saj ndodhen sot ne oborret fshatare , simbas privatizimit . Nuk besoj se mbi delet e privatizuara u krye ndonje operación , per te thelluar tiparet rracore te sjella , deri ne vitin 1990 . Kjo me motivoi , per te shkruar keto 3 esse , qe dikush mund t’i rrezoi , po jo pa argumenta .
Puna shkencore e gati 40 viteve , nuk ka pse te humbasi , pa nam pa nishan . Jemi shume te vonuar , per te rikrijuar tufat elite , te prodhimit te desheve . Ne te tera rastet duhen mbajtur nen kontroll cilesor , e gjithe tufa baze , bashke me skorton .
Biznesi i staneve , aktualisht kerkon disa investime te vogla , por eshte biznes , qe centi i investuar , kthehet ne dhjetra Euro . Eshte jo vetem fitimprures , por lehtesisht i zbatushem , kur kemi parasysh , qe gjysma e ushqimit vjetor te deleve , gjendet falas , ne kullotat malore . Fuqia punetore , nuk kerkon ndonje pergatije arsimore adekuate .
Ku jane disa nga kontravajtjet , per zhvillimin e te imtave dhe çfrytezimin e kullotave ?
Duhet te caketohen qarqet ku do te prodhohen deshte racatore . Çmimi i nje dashi duhet te varioi , ndoshta sa çmimi i 3 dele kl. I-re , mbase dhe me shume . Subvencioni , duhet te plotesoi diferencat e kostos .
Theren qingjat dhe kecat , pa mbushur viti , qe do te thote se mishi eshte i pa maturuar dhe humbet nje peshe e kondiderushme , qe ne shkalle vendi arrin dhjetra Ton , mish qingji dhe keci.
Te paret tone , nuk i thernin qingjat , pa u bere nje vjec , qe i pergjigjej peshes mbi 20 kg. peshe e gjalle. Vertet ti je pronar , por ke detyra ta trajtosh pasurine shkencerisht , sepse eshte pasuri kombetare .
Nje qingj i therur , ne moshe te njome , proteinat nuk i jane maturuar dhe vlera ushqimore e mishit , eshte diku afer zeros .
E shifni se ku na ka çuar kjo praktike shqiptare e theries se qingjave ?
Kjo nuk ndodh , ne Greqi dhe vendet fqinj . Perpara lufte ne Shqiperi nuk tregetohesh kurre mish qingji , por mish dashi( Pyesni kasapet e moshuar, perpara qe te mos i keni me ) . Keshtu ishte emertimi i mishit te imte , por shpejt u kthye ne mish qingji , pa u thelluar , se ndothte nje gabim i rende , jo vetem ekonomik , por dhe teknik .
Duhet te arrijme , numur kreresh , qe t’i mbushim malet me bageti, por bageti me standarte shkencore , sepse kemi te bejme me shendetin e popullit dhe te turisteve , qe nuk na i kane borxh te ushqehen pa standarte .
Jemi shume larg cfrytezimit te kapacitetit te kullotave verore, qe sipas evidencave , kapin 250 mije Ha. ku mundesohen te verojne , mbi 2 milion krere . Nepermjet shtimit te bagetive , neper male , do te nxisim , zhvillimin e turizmit malor. E kam fjalen , per malet e Shqiperise se mesme dhe te jugut .
Ne veri, situata ka nisur , per mbare .
“Kurora e gjelber” , jep nje shkrim , per turizmin malor . Ne Theth eshte ndertuar nje hotel , me 20 shtreter , ndertuar krejt prej druri . Fjala eshte per 1700 m . mbi nivelin e detit . Ka pak vite , qe turizmi alpin verior , po ben hapa te vogla , por te sigurta perpara. Me te shquarat jane Dardha dhe Thethi . Turizmi ne Theth , perben nje sukses te madh , kur kemi parasysh , qe Thethi eshte porta e alpeve Dinarike .
Kullotat malore shqiptare , ndoshta dhe ato ballkanike , permbajne ne vetvete shume elemente biollogjike dhe sheruas , qe ende nuk i njohim .Mjafton te permandim , qe Edit Durham, u keshillua nga mjeket te ngjitej ne mal . Ajo u be legjende e maleve ballkanike . Mori emrin e dyte “ Mbretereshe e maleve “ . Jetoi 81 vjet ( 1863-1944 ), qe ne ate kohe ishte moshe e rralle , per ta arritur.
Turizmi malor duhet te konkuroi , per nga numuri , me ate detar. Ne kemi mal me shume se det dhe male jo do si do, por male , qe ngrene te vdekurin nga varri .
A ka ne jugun e vendit , nje nisme turistike serioze ?
Me sa di une , pergjigja eshte jo , por ne kullotat malore jugore, mund te investohet shume pak dhe te krijohen kushte te mira , per turizem , ne kohe shume te shpejte dhe me pak investime.Pse dhe Si ?
Kullotat malore te Gramozit , Nemerçkes , Lanies , Polisit, Çikes, Martaneshit , Kurveleshit dhe te tjera emra kullotash ne malet Shqiperi e mesme- Juge , jane krejt ndryshe nga kullotat alpine . Kullotat e jugut jane ngjitur me fshatra te banuara den babaden . Ne keto fshatra , si ne Shtylle , ne Grabove , ne Erseke , ne Polis , ne Teqe te Dushkut , ne Llenge , ne Zagori, ne Sopik rruget jane te gateshme . Lartesia nga Deti eshte gjysma e asaj alpine te Thethit . Stanet nuk jane vendosur kuturu , por mbi bazat e provave shumevjeçare . Diku me zhavorr , po ka rruge . Rruget malore , nuk eshte e thene te jene te tera te asfaltuara .
Ka infrastrukturen minimale te jeteses , pa dyshim dhe uji i pijshem.
Duhet bere instalimi i ujit ne ndertesa dhe mund te adoptohen ne hotele shume shtepi , qe aktualisht jane bosh .
Stani eshte mikpritesi me bujar i malit . Banoret e tjere , ushtrojne profesione malore, siç jane pylltaret , druvaret , kultivusit , gjahtaret ,punusit e gurit , punusit e bulmetit, te semuret dhe, mbi te gjithe , turistet .
Jane gjithsej, rreth 40 fshatra , prane pikave , ku jane stanet verore . Sipermarresit turistike , duhet te behen te ndergjegjshem , per nje resusurs , qe deri tani , eshte lene ne gjume .
Ne ndryshim nga pikat e turizmit detar , ne mal, prane stanit , do te sigurojne ushqim dietik dhe kurativ .
Po qe se ne kete drejtim do te vonohemi , do te vdesin barinjte , qe i dine vendet e staneve dhe duhet filluar puna nga alfa . Ta çfrytezojme pervojen e tyre , per te krijuar nje harte turistike te Shqiperise se mesme dhe te jugut , qe do te kete kapacitetin me te madh turistik ne Shqiperi, ndoshta dhe me gjere . Pa dyshim, shume shpejt do te jete me i frekuentuari.
Ne keto pika turistike , nuk do mungoi ajka , qumushti i thartuar ne lekure te kecit , djathi i napes , mishi i dashit, qumushti I dhise , ky I fundit , eshte vertetuar shkencerisht se stimulon rritjen e imuniteit . Fshati I bashkengjitur , do te siguroi perimet dhe frutat .
Ku mund te gjendet nje simbjoze e ngjashme , ne Glob ?
Prodhimi vjetor i forazhit ne male , duhet te vertitet te 1.5 milion ton , qe shkon kot nga viti ne vit .Kullotat malore , jane enigem botanike , qe fiksohet ne permbajtjen ushqimore te mishit dhe te qumushtit . Duhet te behen kembana e alarmit , per te kthyer seriozisht vemendjen nga shtegetimi veror i te imtave dhe zhvillimi teresor te turizmit ne keto zona , qe natyra na i ka falur me bujari dhe me fisnikeri. Ne nuk kemi male me lartesi aksidentale, siç jane malet greke , bullgare etj .
Me aq sa di une , turizmi , ne malet e veriut , u fillua nga Zvicerianet, me ndermjetesine e Ingj. mekanik Ismail Beka . Nje rruge e tille te masivizohet , ne juge , por shume me e thjeshte dhe me fitimprurese . Te leshe kete shans pa çfrytezuar , eshte e pa faleshme .
Jemi vend blegtoral dhe duhet te matemi me Zvicren , per nga niveli ekonomik shteteror . Zvicra ka me pak resurse blegtorale se ne , por i ka te tera resurset ne pune dhe realizon GDP , tre here me te larte se tona . Ambicjet tona te biznesit , duken te venitura .
Ka kohe , qe ka filluar turizmi malor ne Thefh , por mbeti aty . Bagetia , qe shtegeton ne Theth , perben nje fraksion , me te qinta te tufes , ne shkalle Republike . Kam pershtypjen se dhe kullotat ne Alpet , nuk jane te ngopura me bageti , por malet e Shqiperise mesme dhe te jugut , kane kohe , qe jetojne zbrazesine trishtuse .
Per turizmin ne keto zona , deri sot, nuk behet fjale . Kishte nje emisjon televiziv , qe tregonte se ujqrit , kishin zbritur ne fshat . Kur ka stane , ujqrit , nuk gjejne qetesi nga qente e stervitur dhe nga armet . Nuk ka stan pa arme zjarri me leje . Ne natyre , nuk ka fenomene te shkeputura . Natyra eshte nje e vetme . Kur te shtohen banoret e malit , eliminohen banoret e rrezikshem . Stanet kane qene model i respektimit te rregullit dhe higjenes kolektive dhe mbi te gjitha , model i mikpritjes.Ndoshta s’kam informacionin e duhur , por nuk kam degjuar ndonje bari te semure me CVID-19 .
Ne te tria rrefenjat- ese per kullotat , kam qellimin , qe te çfrytezohen resurset malore , qe fillojne nga pyje- kullotat dhe perfundojne te industria turistike . Ne themel te kesaj sfide eshte shtimi i numurit te krereve te te imtave dhe ruajtja e parametrave racore te deles , mbi te cilen eshte investuar gati 40 vjet pune shkncore e holle dhe voluminoze . Ne keto ese kam permendur se kullotat malore , perbejne enigem per floren dhe vlerat . Kullotat alpine jane tjeter enigem , krahasimisht me maloret, por me pak te studjuara . Ne kete fushe , studjusit specialiste lipset te vendosin gurin e pare dhe me tej , sepse kete detyre e dikton koha.
Komuniteti europjan , zbaton , grante kunder varferise , qe mbeshteten ne zhvillimin e blegtorise . Blegtoret greke , kane dekada , qe perfitojne keto grante . Veç perfitimit te ndihmave-grante , shteti yne duhet te subvencionoje blegtoret , qe rrisin , deri ne 500 krere dele ose dhi , si dhe ruajn e karakteristikat e rraces.
Kam lexuar se tufat e Sharrit ne Tetove dhe Kosove formohen me 200 krere . Mendoj , qe te ne , te jene 500 , per efekt kusimi dhe ne kemi pervojen çelnike , qe i mbanin tufat me 600 krere . Lipset te ndalohet me ligj theria e qingjave , nen 22 kg. dhe e kecave 20 kg. peshe e gjalle . Eshte koha qe te mesohemi te prodhojme mish te maturuar nga te imtat . Ne male duhet te shtegetojne tufa miloresh te tredhur dhe keca mbi nje vjeçare te tredhur . Keto tufa jane frigori i gjalle i mishit cilesor .
Te organizohen ekspozita , konkurse , per kafshet e imta te mishit ,me çmime , qe te kene vlera monetare te prekshme, nga pronaret fitues.
Demet e shkaktuara nga abandomi i te leshtave e konsideroj nje termet me te fuqishem se ai i 26 Nendorit 2019.Ka ndodhur termeti i abandonimit te te imtave , ne te tere kuptimin e fjales.Koha po na bind se komplekset e shpende- derra dhe bagetia e imte , do te jene deget kryesore te blegtorise shqiptare, ne dekadat qe vine.Kam lexuar se pronare te fermave te lopeve , importojne sane. Nga importi varen , deri diku dhe komplekset . Nga bagetite e imta , egziston mundesia e exporit , mish dhe bulmetra te çertifikuara si materjal “bio”gjithnje per bagetite , qe kullosin ne malet mesdhetare.
Sa here kombi ka qene ne vuajtje ekonomike, syte i ka hedhur te blegtoria e imte. Kete vemendje e ka fiksuar te proverbi:“gjeri i gjalle te mban gjalle”.
Illo Foto, Qershor 2020,Astoria – NY

Filed Under: Analiza Tagged With: Illo Foto, Kodi sekret, Kullotat Shqiptare

“Zëra në lavjerrës “, një roman qe sfidon kohërat

January 20, 2019 by dgreca

1 Kristaq Turtulli

“Zëra në lavjerrës “, një roman qe sfidon kohërat

(Libri i pare  i një sage me vlerë  të madhe: “Zëra në lavjerrës “ )/

Nga ILLO FOTO/Astoria, Nju Jork/   

            E lexova, në dorëshkrim, romanin e  autorit, Kristaq Turtulli , që  jeton në Kanada .  Ndihem i privilegjuar, që  e  lexova këtë  vepër.  Ky roman është një sagë e  familjes së  zgjeruar  “Madhi “, një nga  familjet e rralla, që mund të  themi pa frikë, se përfaqëson, ideologjikisht, ekonomikisht, kulturalisht,  borgjezinë  dhe   Shqipërinë  e  viteve 30, e në vijim. Autori  ka përfunduar librin e parë, që është një roman i plotë  dhe  rrok periudhën nga fillimet e  Mbretërisë  deri në pushtimin  fashist të  Shqipërisë. Hapësira  mbetet ende  e gjerë, për sagën , qe pretendon  të  na japi  autori .

            Në të kaluarën kam lexuar një  libër: “Saga e Forsajtesve “  të Xhon  Gollosourtht . Ai libër  përshkruan tronditjen e  familjeve të mëdha, kur  përjetojnë kapitalizmin. Romani i autorit  Turtulli, i kapërcen  të tëra  barrierat historike  dhe na jep një roman  të dimensioneve të mëdha  të jetës borgjeze qytetare  shqiptare, që megjithëse  ishte  e importuar nga Evropa, kishte një vulë nacionale shqiptare të dallueshme lehtë nga ç’do  studiues me kulturë i kohës dhe i sotëm.

            Nuk bën  gabim, kur  thua  borgjezia  qytetare, sepse Shqipëria  ka pasur  një traditë të fuqishme baritore. Fillimisht, lulëzoi  borgjezia  fshatare e celnikëve , që i kthenin paratë  me lopatë, por borgjezia nuk është  vetëm para dhe as vetëm forcë ligji , borgjezia është emancipim  shoqëror, kulturë, jetë e lirë dhe  e shfrenuar . Janë  detaje të pa kapshme  nga  borgjezia  e parakohshme fshatare . Në të  dyja rastet , brenda saj fabule , zhvillohet idealizma , për të  ruajtur kombin , që i rriti . E duan  Kombin ,  deri ne vetëmohim . Këtë  na  sqaron, me shumë saktësi , libri i parë  i kësaj sage .

            Turtulli, përfaqësohet jo vetëm si  romancier, por edhe  si filozof, i një epoke, që ka dashur të bëhet sunduese , por nuk ja arriti , sepse u projektua dhe u udhëhoq   gabimisht . Mendimi filozofik i  autorit Turtulli , ngrihet  mbi epokën, që përshkruan. Turtulli është artist I  fabulës  dhe i fjalës .

            Për sa e njoh unë romanitikën shqiptare, Turtulli  ka dhënë një kontribut  cilësor, në këtë  fushë të rëndësishme te kulturës  letrare. Kjo nuk varet  gjithnjë  nga lista  e romaneve te   botuara , por nga  cilësia   artistike  e tyre.  Ky romancier  është  futur në botën shqiptare te romanit, pa asnjë ndrojtjeje . E ka hapur derën me finesën , qe meriton kuvendi  letrar .

            Romani, qe   kemi në  analize, përbën  një  kulm në krijimtarinë  e  autorit  dhe te vete romanistikës  kombëtare.  Autori Turtulli , e njeh jetën dhe na i jep atë , aq dimensioale  sa duhet te jete sot  e  ne te ardhmen . Ai është  romancier filozof  i kësaj kohe dhe, i asaj , qe është mbyllur, por  është  romancieri klasik i se  ardhmes . Fatmirësisht  shumica e romancierëve  shqiptare, numerikisht,  i përkasin periudhës transitive.Turtulli është autor , qe optimizmin  e gjen brenda kontradiktës . Nuk mund te këtë optimizëm  artificial . Janë me   dhjetëra , arenat , ku përshkruhen  gjendjet  psikologjike  dhe veprimtaritë  e  personazheve , në  këtë roman , qe rrok  një periudhe  nga me delikatet  ne historinë e  Kombit  shqiptar . Autori i  ka vizatuar  personazhet me  vërtetësi te një artisti , qe personazhet nuk i vendos ne kafaz, por  i lejon te  ecin lirshëm ne rrugët e jetës, qe ata projektojnë , ose në shtigjet, qe i  detyrojnë kushtet  historike te kalojnë. Personazhet  janë  dinamike dhe te besueshëm, për atë, qe aspirojnë.  Personazhet  kryesore jetën e tyre  e konsiderojnë mision. Fjala vjen Leonardi, tregtinë dhe paranë i barazon me idealin  e tij jetësor, ndryshe nga oponenti i tij  dhe  shok i jetës, qe jetën  e  konsideron  mision te zhvillimit  shoqëror  në të tera   dimensionet dhe  për një ideal, e ve  veten afër sakrifikimit  fizik. Te  dy  gëzojnë  një aspirate  te zhvillimit  shoqëror, ne vektorë të ndryshëm , por  qe nuk jetojnë vetëm, për vete. Sado, qe me role me  te vogla , ne roman nuk ka personazhe krejt episodikë. Secili kryen një rol  te rëndësishëm ne jete, me mënyrën e tij  te kuptuarit te botes.

            Përshkrimet e autorit, për  rolin  e parasë, te  heroizmit , te marrëdhënieve midis  shtresave  shoqërore , përveç  anës  perfekte  artistike  dhe psikologjike , marrin  vlerën  filozofike, te  kuptueshme nga   te gjithë  nivelet e lexuesve. Turtulli, ne këtë  roman, është shfaqur si  artist , që e  zhvillon intrigën  e personazheve , në  shumë plane  dhe te befason , për zgjidhjet. Ka shume episode te  këtyre   pamjeve, duke e ven lexuesin në pozitë, qe  t’i besoi, pa dialog   zgjidhjeve, qe jep autori. Ne ketë kuptim , romani  i “Lavjerrësit “ , mirëkuptohet  si një  epope, në një  arenë  të pa  fund,  ku  episodet  jetësore zëvendësojnë njeri tjetrin me  shpejtësinë e natyrshme  te  zhvillimit te fenomeneve  shoqërore . 

            Nuk e njoh fizikisht shkrimtarin Kristaq Turtulli , veç  nga shkrimet  e tij.  Kam lexuar  disa prej   romaneve të tij. Për mendimin  tim, ky romancier  i ka kapërcyer te tera  pengesat , që lidhen me mos lexueshmerine e literaturës se sotme  te shkruar  dhe pak te lexuar . Turtulli, është shkrimtar i shume i  lexueshëm.  Ky roman  tregon se ne cilën mase ndihen  dridhmat dhe  dhimbjet, qe  linden borgjezinë dhe  të tjerat, qe përjetohen, me zhvillimin e  kësaj borgjezie te brishte.

            Korça, lulëzon  borgjezinë  e brishte , por  krijon   dhe kushte , për ta  korrigjuar atë . Fjala vjen, a  nuk është  bamirësia   ai veprim shoqëror, që  zbut varfërinë. Është afër koha , kur  bamirësia do te ndalohet  me ligj . Jetën e tjetrit  nuk mund ta marri ne dore kush, veç shtetit. Ne vendet nordike, ky fenomen po ndodh praktikisht .Po përjetohet një shtet i ri  borgjez , me ndryshime nga  shteti borgjez klasik  por këto janë  çështje , qe nuk lidhen me objektin tone  aktual, prandaj te   kalojmë në temën tonë.

            Romani i  Turtullit , shënon një nisme  historike , qe i jep ngjyrat e  humbura kombit . Historianet  nuk e dine, që në Shqipëri ka pasur një borgjezi, qe lindi si fëmijë  shtatanik  dhe u rrit  në pelenat e rreckosura te tregtarëve te kohës.   Ketë, qe  nuk duan ta dëgjojnë historianet , Turtulli , na i ka dhënë me rrënjë dhe dege ne  librin e pare te   sagës se tij te famshme, për  familjen e Madhi , të Korçës . Si u zhvillua dhe u rrit kjo  familje, kjo është  Shqipëria e viteve  30  e shekullit te kaluar. Vitet 30, janë gur kufiri për Shqipërinë moderne. Pa këtë  zhvillim dhe pa këta intelektuale te  shquar, Shqipëria  do te ishte  ajo qe pretendonte Bismarku : “ Një shprehje gjeografike , ne hartën e  Evropës “ . Shqipëria nuk u be siç thoshte Bismarku , por siç na i shtjellon artistikisht, Turtulli , në romanin e tij, që kemi në  studim . Romani  na jep në pëllëmbë te dorës  emancipimin  borgjez te  Shqipërisë  gjysmë feudale .

            Gjetja  e  fabulës nga  z. Turtulli, është një  shërbim i madh  shoqëror, sepse  gjithë  jetën  shoqëria   do te mbetet e përkushtuar  ndaj historisë se zhvillimit te saj . Instinktivisht njeriu kërkon  rrënjët . Nuk  bëhet  fjale, për subjekt te  stisur, por për atë,   real-historik . Ne  ç’do personazh  njeriu   gjen veten, shoqërinë , të afërmit,  mënyrat  si duhet te  çlirohet nga veset dhe metodologjia, për te falur  solidaritet  te dëlirtë.  Ketë   fabul, me vlere historike,  e ka marre përsipër ta  shtjelloi Z. Turtulli, qe  e njeh  problemin , brenda vetes dhe  i  ka aftësitë e duhura   profesionale  dhe artistike, për te na i përcjellë problemin  emocionalisht .

            Romani i Turtullit, është  një  tufe  e madhe  me  aforizma, proverba dhe përkufizime filozofike , qe vetëm  një  romancier si Turtulli mund t’i realizoi . Proza e romanit  është një ligjëratë  e plote  me  ngjyra poetike. Këtë ja jep  gjuha e rrjedhshme  dhe me origjinalitet popullor. Turtulli  shkruan atë, qe mendon, pa u  shtirur  dhe pa perifraza, por  me  kuptim te drejtpërdrejtë.  Sot për sot Turtulli  mbetet  lider në një pyll me romancierë , qe kurrë nuk e kemi pasur  me përpara .

             Për aq sa  romane kam lexuar,  ky  i  Turtullit  është nga me të  shquarit  e  këtij çerekshekulli të fundit, mbase më I shquari. A ka influencën  nga shkolla Kadare te romanit  shqiptar ?  Unë mendoj , Po, me ”  po “ te madhe !

            Gjithsesi  Turtulli  ka individualitet  te  theksuar te romancierit. Jo vetëm  shkruan pa sforco , por temperamenti i tij , i lejon të  futet në të tera këndet e padukshme  dhe labirintet  e te gjitha klaneve. I qëndron   mire kostumi i shkrimtarit  popullor, por  nuk i mungon  inteligjenca  dhe kultura, për te na  futur ne  korridoret  e filozofisë dhe laboratorët e psikanalizës. 

            Lexuesin e komandon  libri, qe ka përpara. Ne se ai  ka mundur te depërtoi  brenda  qenies time, duke me familjarizuar me personazhet  dhe ngjarjet, behet pjesa  e ndërgjegjes .  Më fut brenda   ngjarjeve qe kane rrjedhur natyrshëm, jo vetëm objektivisht, po aty ku i  ka  çuar mjeshtëria e autorit. Një libër  virtuoz , është një lloj   qelize , qe ndan kromozomet me lexuesin.

            Ja si e përkufizon   lindjen e   idealeve komuniste “Lavjerrësi “ i   Turtullit:   “Është  dogme, që të djeg . Nuk të bind “ ( F154 ) . Me gjeni  një  përkufizim me lakonik, me gjithëpërfshirës  dhe me te sakte  se ky përcaktim , për monizmin lindor  stalinist . Duhet te  jesh Turtull, të arrish në të tilla deduksione filozofike, të ngritura ne art . Përkufizimi i Turtullit i thotë të tera , që na mëson historia , por vetëm me dy fjali te  shkurtra  sa s’ka .   

Romani i  Z. Turtulli , lexohet  me një fryme, sepse është   libër   i shkruar  artistikisht, pa kryefjala redaksionale, pa  autoritet , diktim  dhe zgjidhje   te supozuara. Te vjen keq , që e ndërpret , për pushimin e drekës . Do që të  jetosh me personazhet, që  të bëjnë  shoqëri te  sinqerte, pa  luster  dhe prapamendime .

            Nuk  është  fjala, për  një  libër  të pikuar  artistikisht , sepse   do te   behej  shume delikat , ne forme pelteje , për te ushqyer  bebet . Romani i  Turtullit ka oshtimën e  vet , për mire  dhe për keq . E duam  dhe kur  vërtetojmë  gabime dhe te meta , për  gjykimin  si lexues .  Është roman qe  ka aftësi te mbrohet  vete , s’ka nevoje për bodigarde. Ne kuvendin e burrave , romani i Turtullit,  na flet nga podiumi , me siguri dhe krenari te një korifeu të stërvitur mire.

            Lexuesit  i rrëshqet një pupël e lehte, ne  vesh dhe ne fytyrë , qe i tërheq  vëmendjen , për te   pasur  një sy dhe një vesh  nga politika  e kohës. Ka rëndësi fjala: “e kohës “ , sepse  gjejmë  politiken e  ditës , edhe kur  ngjarja  zhvillohet   një shekull përpara. Jemi te lirë të  bëjmë zgjedhjen tone  politike, pa buje, ndryshe nga  libra te  ashtuquajtur  artistike, por  te mbushur me  fryme   politike partiake.  Nuk ka  ofendim me te madh, për lexuesin, kur i  serviren metoda te tilla librash . Ne fakt  ato janë  një  forme e  atentatit  te  heshtur .

            Ne këtë rast nuk dua të bej Platonin, por  e kam fjalën , qe arti  duhet  të jetë  veçmas  nga politika, për faktin e  thjeshte se pushtetet  ndërrohen periodikisht . Arti  ka vlere te pa kufizuar ne kohe.

            Është fakt  se botimet, këto vite  janë shtuar shume  dhe  kjo flet  për rritjen e nivelit  kulturor te  popullit.  Romancierë  te këtij  gjysmë shekulli , bashke me koleget e tyre para ardhës  , krijuan  një  pyll  me romancierë , qe i kishte munguar  Shqipërisë përpara  gjysmëshekullit të 20  e ne vijim .  Dijetaret , i kane shpallur romanet, gur kufiri midis epokave historike . Midis morisë  se  romaneve , qe botohen , ç’do vit , natyrshëm  do te  gjenden  edhe tek ne  te tille  gurë kilometrike te kufijve te  epokave  historike, sepse  historia  jone e  romanit, në pak raste dhe firma  autoresh,  i ka  kaluar  kufijtë  e  vendlindjes . Ne këtë  vështrim   është  me  e lehte te shërbejnë  si gurë kilometrike  , brenda kufijve  etnike  dhe kjo nuk është pak , për një letërsi, që ka qenë  e mbyllur ne kafazin e  hekurt  të  socializmit .

            Nuk mund te  behësh romancier me sforco  dhe as me ndihmë, duhet  që të  gjenerosh ide  te  realizueshme, brenda logjikes  shkencore .  Kjo kërkon  jo vetëm talent , por dhe kulture te përgjithshme, qe  autorit në fjale  nuk i mungojnë te  dyja. Në vlerësimin e librit artistik , merr rëndësi te dorës se pse  shtjellimi  i skenave intime . Ato janë korridoret  jetësore, ku zhvillohet  lindja  dhe vdekja, puna dhe krijimtaria, politika  dhe  arti .

 Disa  autore, këto  skena i përshkruajnë jashtë natyralitetit te tyre, ne mënyrë  kaq kanunore, sa qe ç’do klerik, i çfarëdo besimi , mund t’i përdori si formule pagëzimi. Ka  autore te  tjerë, që kalojnë në banalizim , qe do t’i kishte  zili  dhe seksi i rrugës së madhe.  Romani i Turtullit përshkruan  skena te tilla, me qindra, por me natyralitet  absolut . Pse e  shtoj fjalën e  fundit? Sepse nuk besoj qe do te  gjendet mënyrë me optimale, për te   depërtuar te  lexuesi i te tera moshave  dhe sekseve . Pasi ta  lexoni romanin , do me  jepni te drejte. Skenat seksuale, qe përshkruan  autori ynë, do  t’i miratonin , pa hezitim  edhe Don Zhuanet patologjike edhe  murgeshat, e dënuara nga  fati .  

            Nuk ka  në veprën e  Turtullit  arifice dhe neologjizma parazitare: Ai  zotëron  ne mënyrë krijuese  vokapolarin  popullor .  Ja disa shprehje te  shkëputura: Mos na fut ne ato thekra! Dy janë prangosur : Ti dhe ideali! Pleqëria e Albanit , zbret me ritmin , qe investohet ne tregti (F. 110 )  Sa te dridhen leqet tona , le te thyhen  kockat e tyre.   Unë mbjell, dru pikëllimi, ne kodrat e shpirtit. Lumenjtë vdesin rralle!   ( F 73 Burrë e  grua, janë shpirtra, jo  burrë  e grua . (f.83 ) Meri nga fotografia është gjykim, për dashurinë . Nuk ka rëndësi ç ‘dashuri është , mjafton te jetosh.  Këto janë  disa batuta , midis mijëra të  tjerave te ngjashmeve .

            Në këtë trajtese te  shkurtër , nuk mund te paraqes, veç pak shembujt, qe përmenda me sipër.       

            Ky është  autori Kristaq Turtulli, ne dimensionin emocional dhe artistik .  Me një pune te  thelluar  intelektuale dhe artistike, autori,  ka dale mbi kohen  dhe na ka  dhënë një roman, te nivelit, qe kumtova, në këtë ese modeste.  Midis të  tjerave romani, qe analizuam  krijon  garanci , për  librat  e tjerë , për plotësimin  e sagës , qe ka  ne plan të  shkruaj  z. Turtulli.

            Cilësia dhe sasia   e romaneve  shqiptare, ka zhvillim të ndjeshëm pozitiv, por  nuk jemi aty ku duhet.  Romanet  janë ngjarje të mëdha , për kombin , nuk janë simite, që përgatiten në furrë. Me këtë  dua të  them, qe  autoret dhe botuesit , kur mbi kapak , shkruajnë fjalën “Roman “ , jo vetëm duhet te mendohen  thellë, por të  kenë  krenarinë e ligjshme, që I kanë dhënë vendit një  epoke te pasqyruar  artistikisht.

            Nuk jemi në kohen, kur  Shqipëria , kërkonte  dhe nuk gjente një  romancier, qofte  edhe të rëndomtë.  Sot ka shume te tillë  dhe  është  e natyrshme nuk mund te jenë të tërë te një niveli . Kjo ndodh se kultura dhe letërsia  aktuale, kane prekur nivele te kënaqshme   zhvillimi.

            Nuk mund të pretendohet uniformitet, sepse  ku ka uniformitet, nuk ka jetë . Sot për sot, gjithnjë  sipas mendimit tim , kulmin, po e shënon  saga: “Zëra ne Lavjerrës “ , fillimi I një sage,  që nuk është parë, deri me sot, ne historinë e romanistikës tone kombëtare .

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Illo Foto, Kristaq Turtulli, Zera ne lavjerres

Shkolla “Kadare” e romanit shqiptar

September 12, 2018 by dgreca

1 vepra Kadare Ismail Kadareja i mbijetoi regjimit diktatorial enverian me letersi te nivelit te larte. Arma  e vetme e Kadarese  ishte vetem letersia./

illo_foto-250x270Nga Illo FOTO/New York/

Disa lexues  me sugjeruan,  te  prononcohesha, per  Vepren letrare te  Kadarese. Edhe mbasi  shkrova esene per jeten  bashkgjimnaziste me  Kaderane , ne  80 vjetorin e Lindjes , ata perseri kerkuan qe une te prononcohesha me gjere. Kete  prononcim po e  realizoj sot , kur  njihen shume   shqiptare  dhe te huaj qe kane shprehur mendime rreth vepres se Kadarese , qe perfaqeson  nje periudhe te  gjate te historise , kultures dhe  vecanerisht te  letersise  shqiptare. Une  do te perdor analizen klasike, qe kemi mesuar  nga  profesoret e  shquar, qe vinin nga shtresa e intelektualeve te  viteve ’30  te  shekullit te XIX .

Per te analizuar  nje   shkrimtar mendoj se duhet te parashtrosh  karakteristikat e    mjedisit politik ku eshte  shtrire prodhimtaria e tij dhe  shteti , ku eshte kryer kjo veprimtari.Shkrimtaret jane produkt te  situatave historike . Veprimtaria  me  e gjere  e Kadarese  eshte zhvilluar ne Shqiperine , ku sundoi per afer  pesedhjet vjet,   Enver Hoxha , stalinisti me  ekstremist i  Europes lindore . Vendi ishte i mbyllur  hermetikisht  me boten . Nuk njihej prona  private . Ishin te  eliminuar  te tera  institucionet  fetare  te  4 religjionevet. Kontrollohej  me skrupolozitet e tere  jeta politike, ekonomike , kulturore, ushtarake, arsimore e vendit.

Kadareja i mbijetoi ketij regjimi  me letersi te nivelit te larte. Arma  e vetme e Kadarese  ishte vetem letersia. Ne te tere kohen Kadare , ka qene i shpallur  kunder regjimit, here drejtperdrejt  dhe shumicen  e hereve, me shkrime metaforike .Ne te  dy rastet, flet  vepra e tij e shkruar . Nuk ka pse hamendesohet . Vepra e shkruar , eshte vete shkrimtari.

Nje poeme e tij e shkruar me pathos dhe nivel te larte  artistik  dhe objktivisht antiregjim  , ishte  poema  “Pashallaret e  kuq “ . Eshte kritike  e drejt perdrejte   per trurin e   diktatures , Byrone politike . Kadarejea e  humbi durimin  dhe i quan, byroistet,  pashallare , autokrate te pa  diskutushem , qe marrin neper kembe  interesat e  popullin  e thjeshte  dhe vegjetojne ne kurris te  tij . Kjo poeme , Pervec anes   artistike te perkryer , fishkellon politikisht , pa dorashka , pa metafore , drejt per drejt  ne zemer te  sistemit  . Ne emer te popullit , Kadereja  jep pretencen , per kete  Byro autokrate  .Ky eshte Kadareja poet  i ri . Poezite e tjera  i sherbejne mbijeteses  te poetit te rebeluar  , qe vinte nga nje familje  e varfer qytetare , pa asnje  lloj suporti nga te tera  regjimet  .

Cili shqiptar   do  te  guxonte shkruante nje poeme , kaq  kritike  si “Pashallaret e kuq “? Nje poem i tille  edhe sot   nuk mund te shkruhet lirshem , sepse  te hidhen sysh nostarlgjiket . Kur i dhane  , kete poeme, Diktatorit    i ra letra nga dora. Nuk mund te parafytyronte nje  burre , ne guvernen e tij , te kritikonte   si antipopullore   Byrone e tij  politike , qe drejtonte  shtetin  shqiptar .  Ideollogjia  dhe politika   e kohes  , e quanin  Byrone politike , jo thjesht te pa gabushme , por gjeniale  ne  arsyetim , gjykim , filozofi  . Byroja , qe ju kundervu 81 Partive te botes !  Ajo Byro mund te kritikohej vetem nga Lenini , ne se  do te  ishte gjalle .  Pervec Kadarese , nuk ka  burre tjeter , te kete  thene gjysem fjale , kunder kesaj byroje te hekurt . Poema e famshme ju neneshtrua gjykimit    enverist : U mblodhen kopjet , kudo qe  ishin, gazetat, revistat , libri , bosetat ; u zhduken nga  faqja e  dheut , duke  shenuar nje shkalle te larte inkuizicion  edhe per  qeverrisjen  e kohes .

Pervec faktit kryengrites te poemes  , Diktatori , Shqiperia  dhe lexusit, njohen nje talent te madh letrar , qe u rrit brenda Republikes se vogel . Poema ishte  e nivelit te larte   kompozicional dhe artistik .   Diktatori nuk mund ta  denonte me ashper ,sesa inkuizicioni , sepse priste , qe Kadare te  ulte koken dhe te kthehej ne poet oborri . Gje qe nuk ndodhi . Ai , vijoi te krijoi letersi  artistike ne nivelet  me te larta se poema  antibyroiste .  Kadareja nuk u mor me politike . Politika u mor me te . Ai nuk donte te   futej as ne Parti, as ne  ofiqe .

Shpirti i tij ishte gatuar  dhe mbeti rebel . Me mire se kushdo  , e tregon vepra e tij .   Pozitat  partiake , ju dhane se i  duhej  regjimit .  Shteti e dinte  , qe Kadareja i vertete  , ishte  autori I “Pashallerve te kuq “ . Qe Kadareja nuk levizte  nga  idete  e poemes inkuizitare ,    e kishin pohuar  Enveri, Mehmeti,  Hekurani  dhe  Todi   Lubonja , qe perfaqesonin  Byrone, kulturen  dhe vete shtetin enverist. Gjat gjithe kohes dhe ne vijim , te gjithe shtresat shoqerore  dhe  moshat  , prisnin me pa durim , te dilnin nga  shtypi , vepra me firmen , Kadare . Ishin  ngushullim , per   jeten e mbyllur dhe  reprekusionet , qe kalonte vendi, ne monizmin e mbyllur  .

Pas viteve te  gjimnazit ,  Kadare   ju perkushtua prozes  se gjate , qe ose te  ngre ne  apogje , ose te harron ,  ne se ke qene  ndonjehere i  gjalle . Proza eshte me  teme historike , folklorike  dhe nga realiteti i kohes . Kritiket  e vleresuan   me nota superiore   prozen e kadarjane . Lexusi , dallonte figura metaforike , qe ironizonin  , me shume finese sistemin . Situata fliste  se ishte pergatitur  nje prozator , jo vetem  me perspektive , por ishte  nje proze , ndryshe  nga botimet e  bashkekohesve ,  qe shkruanin shqip .Proze e rrjedhshme , me shprehje figurative  dhe  me fjalformime te reja .  Mbi te  gjitha, me tingull poetik . Nuk ka  dallim cilesor midis  romaneve te  Kadarese . Te tere  jane te nivelit te larte , nga i pari tek i fundit . Proza e Kadarese  nuk  ka nderpreje ,  nga sistemet , ku eshte  shkruar . Eshte  e nje trajteshme .  Njerin, prej romaneve  te shumte ,  e ka mohuar vete  autori , duke  spjeguar dhe rrethanat , kur u shkrua .

Kritizeret nuk thone as nje fjale , per prozen dhe tekniken romanciere , por shpikin llafollogji politike , qe s’kane lidhje me   artin dhe krijimtarine. Keta jane  kritizeret e  Kadarese , te tjeret , jane milionat e  lezusve , brenda dhe jasht trevave shqipetare .

Historia e romanit   shqiptar , ka qene tradicionalisht   e  varfer . Shkrimtare   shqiptare  paten  filluar  te  shkruajen romane   , ne  mesin e dyte , te  viteve  30 te  shekullit te kaluar . Permendim , romanin e  Mustafa  Greblleshit “Gremina e dashurise “     dhe me von Sterio Spasse , shkroi romanin” Pse? “   .Te dy romanet , kane te meta  strukturore   dhe letrare , por   shenojne nje   fillim, per nje vend me   letersi  romanteske te pa  zhvilluar  . Me von  u duk romani i Haki Stermilli ,”Sikur te isha  djale “  Ky roman ruan strukturat   e  zhanrit , dhe mund te  konsiderohet  thyerje e   varferise se  periudhes romanciere  shqiptare. Gjat luftes , per  6 vjet  dhe  fillimet e  shtetit monist , per   10 vjet , konsiderohet  nje periudhe  vakum , per historine  e romanit shqiptar .

Mbas luftes ,  ish Lidhja e   shkrimtarve , nen ndikimin e  forumeve politike te kohes ,  qe kerkonte nga   shkrimtaret , te   merreshin me livrimin e  kesaj gjinie , mbi bazen e  metodes se Realizmit   socialist . Ka shume   vendime , kongrese  shkrimtaresh dhe porosi  qeverritare eprore , qe  te shkruhej romani i pare   shqiptar i realizmit  socialist . Per te paraqitur modele , u perkthyen shume romane    sovjetike  tipike te  rrymes , si romanet : “Nena “ e M. Gorkit , Romani i  Fadajevit “Garda e re “  , i  Nikollaj Ostrovskit  “ Si u kalit celiku” etj . Thirrja e Partise   enveriste , per te   botuar romanin e pare shqiptar te realizmit  socialist, perseritej   me force .  Ish kryetari I lidhjes se shkrimtarve , Shefqet  Musarai , botoi ne shtypin  letrar te kohes  fashikuj nga romani i tij ,          “ Belxhiku  qe kendon vence “. U desh shume kohe , qe ky roman i plote te shifte driten e botimit  . Ishte roman nga tema e luftes,  sipas frymes  te  realizmit  socialist .

Nder kohe,  nje shkrimtar erudit i kohes, Dhimirter Shuteriqi, botoi  volumin e pare te    romanit “Clirimtaret “ . Roman i shkruar ne forme  didaktike , per te  diktuar  metoden  e realizmit  socialist U shkruan  dhe romane te tjere  , qe  ndertoheshin po ne te njejtin linje :  Fryme te   theksuar partie , perpjekjet e  personazhit pozitiv , per te  ndertuar te rene dhe domosdoshmerisht   fitonte  heroi pozitiv, duke u  bere shembell  , per brezat.  Nje roman plotesisht  te ngjashem me kete skeme  , shkroi dhe  ish autori “Pse “ , Sterio  Spasse . Romani i  tij kishte titullin “Ata nuk ishin  vetem “  .Plotesonte kushtet e socrealizmit .

Eshte koha , kur  filloi te  shkruaj romane , i riu  , Kadare . Ky romancier    , qendron ne  pozita te tjera . Te tere  romanet ,  qe shkroi ne monizem ,  jo vetem mbijetuan , por  jane kryevepra te   autorit dhe te    tere    romanit shqiptar   dhe   me gjere  , kur kemi parasysh , qe kerkohen  nga  lexuusi dhe jo vetem ai , shqiptar  .  Asnje prej romaneve te tij nuk i permbahej skemes  se socrealizmit . Te  shkruara brenda  kesaj periudhe me  ethe , por ishin model i trajtimit  artistik , te problemit , qe  trajtonin .  Kete realitet nuk mund ta   mohoi  askush , pavarresisht dozave  toksike te  egoizmit. Ne Shqiperi tradita e romanit ishte  e varfer , por  Rilindasit kishin krijuar  nje letersi me vlera te  medha atdhetare   dhe artistike ; ndersa pasuria folklorike shqiptare eshte  ne nivelin me te larte te mundshem . Keta  dy faktore  u  bene shtrati ku lindi  dhe u rrit proza kadarejane

Prodhimtaria romanciere  e Kadarese eshte  shkruar , ne  pjesen me te madhe  te volumit ,  gjat   enverizmit . Vijon te shkruaj dhe ne  eren demokratike .  T’i krahasosh keto  vepra , te dy sistemeve ,  nuk gjen asnje ndryshim . Kadareja   ka  ndjekur kreshenton e vet , si  shkrimtar i popullit , pavaresisht   regjimeve , ku ka  jetuar dhe ka  shkruar .Nuk njihet ndonje shkrimtar , qe te jete edhe shkrimtar oborrri , edhe i lexuar nga masa e  gjere popullore.Brezat pasardhes , lexonin dhe  lexojne masivisht  Kadarene dhe   te  ngjashmit me te.   Kadareja  ka qene dhe mbetet  shkrimtar I madh I popullit . Ka sakrifikuar jeten , per te  shkruar   ne kohen moniste , po thuaj  teresisht jasht  metodes strikte te realizmit  socialist . Ne  Europen lindore ka pasur  disidente , antistaliniste , qe jane martirizuar  per demokracine , por Kadareja , ka qene nje i vetem , qe ka demaskuar  diktaturen me metafore letrare dhe ka mundur te mbijetoi. Triumfoi letersia e vertete . Stili kadarejan  nuk ishte pare , as ne forma   embrionale . Dicka e re  dhe  e pa pritur , e pelqyer   dhe  e miratuar nga te tere lexusit, pa perjashtim . Kur them nga te tere  lexusit   , kam parasysh edhe  Enverin , qe ishte lexus i kualifikuar .

Proza kadarjane eshte  e dlire , si burimi , qe gurgullon.

Kritika  dhe recensa per vepren e  Kadarese , kane shkruar  shume personalitete  te letersise dhe  kultures , por kane shkruar dhe  njerez te rendomte , gazeta  , portale , njerez te politikes dhe kritizere  te vegjel .  Pse kaq shume? Sepse  Kadareja  i eshte dashur   dhe i duhet c’do  krahu politik , per  certifikate mirsjellje  te tyre ose te Partive te caktuara . Kadare ndenji jasht politikes konfliktuale  pluraliste . Shtatin e tij te larte nuk e nxinte dera e Partive  te postdiktatures . Ai duhej te perkutej te pragu i deres.  Ai i perket popullit  dhe populli e di kete   dhe e ndjen per dite . Kjo gje faktohet nga numur i lexusve .   Eshte   shkrimtari me i lexuar  dhe me i cituar , nga te tera  shtresat shoqerore , nga te tera moshat  dhe religjionet . Kete  shtrirje une  , e   quaj popullore  dhe s’ka si te jete ndryshe .

Brezat e lexusve , i  ka lidhur   dhe do te vijoi t’i lidhi  vepra popullore  e shkrimtarit , pa influenca  politike . Proza e Kadarese , shkruar me gjuhen popullore  rrjedh pa pengesa  dhe pa korniza kufizuse  . Personazhet vijojne   rrugen ne te tere honet e jetes   dhe  zgjidhin problematiken , pa sforcime  dhe nderhyrjen e  autorit . Nuk gjendet  gjikundi  heroi pozitiv i vecuar , qe  te marri detyra shtese . Herojte  e prozes kaderjane jane frymore , pa merita shtese  , duke perfunduar natyrshem  detyrat , qe i   kane vene vetes dhe   ato , qe pret shoqeria ndaj tyre . Te tere    personazhet  jane te barabarte dhe te lire , per rolet , qe kryejne .  Ne kete kuptim , Kadareja krijoi  shkolle tjeter te   prozes, jasht  klisheve dhe kufizimeve te realizmit  socialist , qe ishte  metoda zyrtare  e krijimit   ne artin dhe letersine  e kohes. Romanet e   ketij shkrimtari  , jane nje   lloj te kerkuara , ne te  dy sistemet , qe perjetoi Shqiperia . Personazhet  kane emra reale , ose te nenkuptuar , por  qe nuk i merr perdore autori , por  ecin drejt fatit te tyre .

Kadareja e gjeti  romanin   shqiptar ne vakum dhe  e ngriti ne  Everestin e romanit bashkekohor . Sot  Shqiperia  ka me shume romanciere te   afirmuar se sa  mund te parashifin  studimet me optimiste . Kadareja   nuk ka rrahur  gjoksin , se ka krijuar  nje metode te re  romanciere . Kete  e kane pohuar , shkrimtare , kritike , letrare te rinj , profesore, lexues te huaj dhe te vendit , intelektuale .

Kur nisa te   shkruaja  kete ese , per vepren e  Kadarese , mu desh pa tjeter   qe t’u drejtohesha   personave   kopetente te fushes , per nje  vleresim te  ketij niveli .  Cfletova shkrimet   e  dy profesorve te shquar  te  gjuhesise   dhe kultures  shqiptare , Moikon  Zeqo dhe   Agron  Fico . Te  dy kane shkruar  vleresime  te mirfillta dhe te  thella , per vepren e  Kadarese . Gjykimi im , eshte i prere . Vleresimet  e te   dy profesoreve cvleftesojne te tera    gjykimet amatoreske   qe jane  dhene pa pergjegjesi , kunder,  per kete  gjigant te penes letrare krijuse  . Te dy profesoret flasin me superlativa , per krijimtarine Kadare ; kete mal te larte , qe ndan letersine skematike , nga  letersia e stilit te  lire  .

Opinionet e  prof  M. Zeqos  dhe    Agron Ficos , e   bejne te  qarte  figuren  gjigande  te Kadarese. Edhe  kritizeret e  Kadarese  kane mbetur te befasur , kur jane njohur  me romanet Gjenerali , Piramida e Keopsit , vajza e Agnamenonit , Pallati i endrave ,Muzgu i perendive te stepes , Qyteti i gurte etj.  Cmira dhe  xhelozia i ka detyruar te  shkruajne ndryshe nga c’ndjenin , me synimin te qarte  , per te mos u  vleresuar , nga   forumet , qe  e kane obligim , kete vleresim .   Lexusit  e tij ne  vendlindje dhe ne bote , vertetojne se Kadare  mbetet nje  personalitet i letersise  nacjonale dhe boterore .   Arti i tij i te shkruarit , me figura letrare dhe fantazi filozofike  , e bejne prozen  e tij te larmishme  dhe te pa shoqe ne  Shqiperi, pa diskutim , por dhe  me gjere .

Profesor  Moikon Zeqo  spjegon se proza e   Kadarese  eshte aq impresionante   sa qe mundi dhe vete   Diktatorin. Impresionante  e  ben forma  dhe subjektet  , qe trajton .  Subjekte mund te zgjedhin shume krijus , por pak prej tyre  u japin jete . Kadareja  u jep jete  edhe gureve te  “sokakut te te marreve “.

Profesor  Moikoni i ka porositur   shkrimtaret e   rinj te ndjekin   gjurmet ku ka  shkelur Kadareja , per t’u bere  te lexushem nga  shqiptaret  dhe nga lexusit e   huaj . Shembull konkret eshte leterkembimi i  Profesor  Moikomit me   shkrimtarin  martir   Frederik Reshpja . Ky leterkembim  , eshte bere ne vitin  1971 . Midis te  tjerave ne kete leter shkruhet  : “ Romani “Kronike ne  gur “, eshte nje roman I ri. S’e kam fjalen , per  kohen , por per cilesine . Te tere  romanet   e tij jane befasues . Te shkruara ndryshe  . Jane novacione , qe i kerkon koha . “ Kjo eshte shkolla  kadarjane  e romanit .

Proza kadarejane  shkrin brenda vetes , thellesine  e mendimit te prozes klasike romancjere  boterore , me  prozen tregimtare   te folklorit shqiptar, te pasuruar  artistikisht   . Kemi te bejme me nje proze  befasuse , qe te  ben per vete dhe te fut ne shtigje , qe i  gjen vetem nje  talent  i lindur dhe qe  e ka mbeshtetur talentin me  pune titanike .

Ne kete   bashkebisedim  shkrimtaresh jane  thene te  gjitha , sa duhej  qe  karakterizon vepren Kadare ,  si  shkolla e romanit  shqiptar.Kete  shkolle e ka celur  vepra e  Kadarese . E ka zanafillen  ne diktature  dhe vijon , te  zhvillohet me hapa te pa nderprera , deri ne ditet e  sotme .  Ne kete shkolle , kane  shkuar  dhe  do te  shkojne  brezat e romancierve . Njerzit pa  shkolle mbeten  autodidakte .

Shqiptaret rrinin me   zemer te ngrire , c’do te thoshte Diktatori , per librin e famshem “Dimri i vetmise se madhe “ , ku Diktatori ishte   personazhi  qendror . Shume   organizarta rinie dhe   fronti,  extremiste  e cilesuan   autorin Kadare, njeriun kapitalisto-revizionist , qe  ishte futur kontrabande  ne shoqerine shqiptare  , qe bente roje ne   brigjet e  Adriatikut . Kadareja   paraquhej i ekzekutuar nga   castin ne cast , por Diktatori , per  befasine  e te gjithve, dolli ne mbrojtje , duke bere pak vrejtje , qe autori i  reflektoi , duke nderruar edhe titullin , ne  “ Dimri i madh “ . Natyrisht  titulli i  pare ishte shume i sakte dhe kuptimplote . Ky liber , me vlera nderkombetare , lipset te ruaj titullin  fillestar . Vetem  ai titull  parashef cthurjen e  sistemit stalinist  dhe vetmine e   enverizmit ne  arenen nderkombetare . Askush ne Shqiperi   dhe me gjere , nuk ka arritur te shkruaj  , ndonje roman  , ne nivelin artistik dhe strukturor te veprave te   Kadarese, per nje  event me rendesi maximale politike boterore  . Me  thoni nje !

Kadareja eshte  romancier lider ,deri  sot i pa arritshem, te pakten per rajonin  e Ballkanit  .

Pse u terhoq   Diktatori, nga vendimi , per ta asgjesuar  Kadarene si shkrimtar dhe si  njeri ? Sepse  u bind , ne gjenialitetin e ketij   shqiptari.  Per  perjetesine  fallco, Diktatorit   i duhej edhe nje  gjeni . Kadareja  e mundi Diktatorin , me  fjalen artistike , me letersine. Fjalet  e teperta  jane fukarallek, thote populli . Diktatori    nuk mund te    ishte indiferent   ndaj nje fenomeni te   furishem , qe lindi brenda  gubernes se tij . Kritizeret e  semure mbeten  shume prapa  Diktatorit , ne  gjykimin objektiv , per nje bashkekombas .

Kadareja nuk e ndryshoi stilin dhe metoden e tij origjinale, qe  nuk perputhej me  rrymen e detyrushme zyrtare te realizmit socialist . Kjo ka vetem nje  emer : letersia mundi  Diktatorin, per aq sa mund te  beje letersia .

Profesor   Agron Fico , albanolog , folklorog dhe profesor i  gjuhes  ne shume  shtete, ne librin e vet “ Me hapin e kohes “ , botim , ne Tirane 2018 , i ka dedikuar  disa kapituj , zberthimit te  vepres se Kadarese     , ne Europe dhe Amerike . Autori  komenton  disa vepra te  shkrimtarit . Ne faqen 105 te librit , prof . Fico shkruan : “ Ne , shqiptaret e kemi pritur dhe  e presim , qe Kadareja te marri cmimin “Nobel “ , ose me sakte , qe komisioni suedez per kete cmim , t’i japi Kadarese , kete vleresim . “ Autori  Fico pershkruan jehonen , qe i beri shtypi amerikan dhe vleresimi i lexusit   ne Amerike,  shqiptarit  Kadare  .

Le te permendim vetem nje fakt . Romani  “Dosja H “ , ne anglisht u mirprit nga lexusi . U perurua ne nje nga sallat e  OKB , ku moren pjese 28 ambasadore , nga vende te ndryshme te  botes   ( Po aty , faqe 107). Libri i  prof Fico , permban dhe   fakte te tjera , qe e paraqesin Kadarene nje  shkrimtar epokal  , qe  e ka denoncuar  totalitarizmin , me te ter forcen e  artit te letersise . Ne perfundim autori   Fico shprehet :     “ Kadare , me personalitetin e tij komleks , si shkrimtar , erudit , studius i  pasionuar i kultures  dhe gjuhtar krijus , ka hyre perjetesisht ne panteonin e njerzve te  shquar te kombit  shqiptar . “ ( Po aty  109 ).

Ne faqen 113 te librit  prof  Fico shkruan nje  artikull , ne  anglisht , ku ben nje   permbledhje te  shkurter te vepres Kadare si dhe opinionet e shtyppit boteror  dhe atij  amerikan , per  shkrimtarin e famshem.

Te dy profesoret e  shquar shqiptare ,  kane   dhene mendime reale  dhe profesionale , lidhur me vleresimin e   Kadarese , duke  e quajtur  shkrimtar te pa arritshem  deri me sot . Kjo eshhte krenari per   kombin e sterlashte  shqiptar , per gjuhen  dhe letrsine e tij . Shkrimtari Ndue  Ukaj, ne  Shtator  2017 shkruan: “ Te kesh nje  shkrimtar te tille , ne hierarkine me te larte te vlerave ,  eshte nder dhe privilegj per cdo komb “.

Brezat e  romancierve te postmonizmit , ndjekin me shume   vemendje dhe pasion   shkollen Kadare . I detyron  indirekt lexusi , qe kerkon shkrime  jasht skematizmit , qe  instiktivisht  eshte zevendesuar   nga proza Kadare . Simbas skemes  Kadare shkruajne  edhe kritizeret  ambicioze , qe te vrasin diten dhe te  qajne naten .

Aktualisht prodhimtaria   romanciere  , ne sasi dhe cilesi   eshte ne nivelin me te larte  historik te kombit .

Illo Foto – Studjus , NY –  Shtator  2018

Filed Under: Ekonomi Tagged With: e romanit shqiptar, Illo Foto, Shkolla Kadare

BRAKTISJA E FSHATIT, 150 VJETE HISTORI

February 6, 2017 by dgreca

– Shpopullimi i fshatit është traumë shoqërore, por një nga zgjidhjet më të mëdha që ka krijuar spontaniteti, për barazpeshat në tregun e punës…/

32 Foto.jpeg

Ne Foto:Illo Foto, Astoria, Nju Jork/

– Si shkas, leximi i librit më të fundit të bashkatdhetarit në Astoria, Queens, Illo Foto“Braktisja Fshatit”/

1 Prenjo Imeraj

Nga Dr. Prenjo Imeraj/E pata lexuar si projekt atë punim të zotit Illo Foto, madje i pata shkruar edhe disa mendime të miat, sigurisht inkurajuese, por libri i sapobotuar në Tiranë nga shtypshkronja “Mirgeerlab” më ka befasuar, pasi e gjeta më të pasuruar dhe përpunuar edhe nga ana letrare dhe stilistike.Autori e rendit atë, ndoshta me modesti si libër publicistik.  Por jo.  Nga rëndësia dhe vlerat sociale mund të renditet pa droje si libër historik, statistikor, politik, madje edhe fillozofik: Statistikor, sepse jep shifra dhe krahasime me fshatrat, krahinat dhe shtetet. Politik sepse krahason jetën fshatit patriarkal me zanafillën tradicionale me të tjerët, duke mos harruar ndikimin e diktaturës komuniste në izolimin e fshatit dhe frenimin e zhvillimit dhe lëvizjeve tradicionale. Filozofik, sepse fillozofinë e fshatit tradicional e zhvillon në korelacion me kohën dhe zhvillimin shkencor botëror.Në pak më shumë se 200 faqe ai i paraqet lexuesit me një gjuhë të thjeshtë e të pastërtë letrare të gjitha e tapat e transformimeve të mëdha të fshatit shqiptar në përgjithësi e atij jugor në veçant gjatë 150 vjetëve të fundit, të cilat ishin edhe më determinantet për identitetin, pavarësinë dhe riafirmimin në Komunitetin Europian të Kombit Shqiptar, prej nga na kishin largua prej kohësh me dhunë dhe diplomaci armiqtë e Kombit tonë. Autori, nuk ka përdorur dhe, jo pa qëllim për titull të librit fjalën e “butë” Evolucion, por fjalën braktisje. Në të vërtetë ashtu pat ndodhur gjatë tërë historisë tonë dhe, jo vetëm gjatë këtyre 150 vjetëve të fundit që janë marrë në studim, ku merren si shembuj disa familie lunxhëriote e më gjërë. Braktisje patën ndodhur gjatë dyndjeve të egra barbare nëpër shekuj si: prej Gotëve, Ostrogotëve, Sllavëve në përgjithësi e Serbëve në veçanti, Tartarëve, Mongolëve të Çingis-hanit, Osmanëve, shovinistëve Grekë, Fashistëve Italianë, Nazistëve Gjermanë; por ajo ikja masive e viteve 90 të shekullit të kaluar me eksodet sporadike drejt Perëndimit, nuk ka të krahasuar; prandaj them se titulli “Braktisja e Fshatit” është më se i goditur.

33 Librat .jpeg

Foto: Një fotomontazh me disa nga botimet e studiuesit Illo Foto botuar në emigracion/

Duke marrë për studim jetën e fshatit Tërbuq dhe Karjan, prej nga autori ka prejardhjen nga gjyshi e gjyshja dhe duke u mbështetur në katër brezat e fundit, autori me ç’ka parë e dëgjuar, ka skalitur karaktere njerëzish të ndryshëm të cilat lexuesit i vijnë si njerëz të gjallë nëpër kohët që kanë kaluar, nëpër vendet historike ku lindën e u rritën; ku jetuan, punuan dhe luftuan njerës krenarë e të denjë për vendin ku patën lindur. E gjithë historia njerëzore e globit tonë qysh nga parahistoria ka kaluar etapa të ngjashme deri në kohët moderne, por ndryshimet midis tyre me kalimin e shekujve u bënë esenciale, në vartësi nga luftimet, pushtimet, kolonizimet dhe emigrimet e ndryshme të detyrueshme ose vullnetare, me grupime apo individuale.  Eshtë interesante se gjatë dy mijë vjetëve të fundit, kohë kur trojet tona fillimisht u okupuan nga Perandoria Romake, e gjithë Shqipëria e Jugut e mbiquajtur Toskëri, e cila ndryshon në të folmen dialektore nga trojet tona veriore, ka të njëjtat zakone, tradita, folklor dhe dinamikë lëvizjeje nga fshati në fshat, nga fshati në qytet, nga krahina në krahinë e më gjërë…

Historia, Zakonet, traditat, dinamika e jetës së njerëzve të Tërbuqit dhe Karjanit të përshkruar me sinqeritet, mall dhe nostalgji nga Illo Foto, ngjajnë si dy pika uji me ato të Labërisë në veçanti dhe Tragjasit tim në veçanti. I vetmi ndryshim qëndron në faktin se, fshati im u shndrua në mysliman në shekullin e 16-17, ndërsa Tërbuqi i Illos mbeti i krishterë, duke vazhduar traditën e të parëve dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore fshati i tij ndoqi vijën politike të Partisë Komuniste, ndërsa fshati im ndoqi pjesërisht edhe vijën politike të Ballit Kombëtar.

Gjyshja e autorit, Kato apo Katerina, sido që ai nuk arriti ta njohë fizikisht, madje nuk gjeti as edhe një fotografi të saj të trashëguar, nga tregimet e familiarëve dhe të farefisit u skalit në mendjen e tij si një hero përrallash për: prejardhjen, inteligjencën, ndershmërinë, papërtushmërinë, trimërinë, bujarinë dhe largpamësinë për shtrirje, kulturë e mirëqenie të fëmijëve dhe pasardhësve të saj.

Kato stavri-Foto mbetet strumbullari i këtij libri interesant, e ngulitur në mendje dhe zemrën e Illos, aqsa ai e ka ndjerë dhe e ndjen për herë pranë gjatë tërë jetës së tij; dëshmi për atë është epiteti simbolik: “Katoja ime” dhe emri që i ka dhënë për mos harresë mbesës së tij më të vogël e lindur në New York.“Kato tjetër nuk ka nxjerrë fisi im”,shkruan Illo me bindje dhe krenari dhe lexuesi bindet për këtë pasi e ka lexuar deri në fund librin e tij modest dhe mbresëlënës.

Autori nuk mbetet prapa edhe në përshkrimin e nënës së tij Poliksenit apo Polites si e patën thirrur të gjithë, e cila me inteligjencën dhe urtësinë e saj arriti t’i hynte në zemër të vjehrrës Kato, duke u qëndruar në ballë të gjitha punëve të vështira për mirëmbajtjen dhe shtimin e fermës së saj, ndërsa bashkëshorti i saj Kiço po përballej me emigracionin e gjatë ekonomik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës…

Lexuesi dhe studuesi i interesuar, në të ardhëmen, do gjejë në librin e Illos: cilësinë e jetës në familjen fshatare; mënyrën e të ushqyerit ndër kohë; strukturën e familjes si qeliza e shoqërisë njerëzore; prejardhjen e ç’do familjeje në paralelizëm me atë të familjes Foto, Stavri, Gjergji, Mefsha, Sauli, Puka e kthimin e familjes fshatare në qytetare; shndrimin e families patriarkale në familje të emancipuar e më tutje…

Shpopullimin e fshatit, autori, e kategorizon në shpopullim vullnetar dhe të detyruar nga rrethanat dhe kushtet, duke përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e krijuara.Shpërnguljen vullnetare autori e konsideron hap pozitiv që lind spontanisht; nga nevoja për shtrirje, jetë më të mirë e të qytetëruar, sidoqë të shpërngulurit dhe emigrantët nuk patën gjetur kurdoherë “parajsën”…                Si shembull të shpopullimit natyral autori ka marrë familjen Puka, të origjinuar nga një fshat malor i Shqipërisë së Mesme, si fshati Paftal i Rrethit të Beratit, ku sipas autorit pat qenë vendosur shumica e fshatarësisë shqiptare. Braktisja e fshatit vullnetarisht kërkonte inisiativë, karakteristike kjo për njerëzit e zgjuar dhe pak a shumë më të emancipuar, prezente kjo në familjet e dyerve të “para” të fshatit dhe natyrisht si rrjedhojë ata do ndiqeshin prej më të s’kamurve të etur për një jetë më të mirë materiale.

Kështu pat ndodhur me fisin Puka të Paftalit, të parët e të cilëve lëvizën: katër familje në drejtim të emigracionit të largët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa pjesa tjetër drejtimin e muarën drejt qyteteve në brendi të vendit: Berat, Fier dhe Lushnjë.

Si trashëgimtar më të fundit të tyre, Illo Foto sjell figurën e Viktor Pukës, të cilin unë e pata arritur në Lushnje dhe njohur si njeri me kulturë, zootenknik të talentuar dhe drejtor të atij sektori.Viktori, me të drejtë pat tërhequr vemendjen e Illos, të ciln e pat patur koleg dhe epror në profesionin e nderuar të zooteknisë, pasi Viktori dallohej jo vetëm për inteligjencën dhe kulturën e përgjithëshme e profesionale por edhe për inisiativën në drejtimin dhe zhvillimin e pa ndërprerë të Zooteknisë Shqiptare drejt asaj bashkëkohore.

“Shpopullimi i fshatit është traumë shoqërore, por një nga zgjidhjet më të mëdha që ka ka krijuar spontaniteti, për baraspeshat në tregun e punës”, shkruan Illo.  Dhe ka të drejtë:  Nuk është e lehtë të shpërngulesh nga vendlindja, dheu i të parëve, duke lënënë pas dhe ndoshta  përgjithmonë, shtëpinë apo kasollen e barakën tënde, trojet e natyrën që të ka mbetur në mendje qyshsa ke “hapur sytë”dhe sidomos familien e farefisin. Autori, kur nxjerr atë konkluzion, sigurisht ka patur parasysh sistemin demokratik dhe jo atë diktatorial komunist, që e frenon në më mënyrë arbitrare shpërngulien nga fshati pa lejen e administratës…

Duke paraqitur detaje lidhur me funksionimin ditor të families “Stavri”, autori bën një analizë psikollogjike, praktike dhe shkencore të shkaqeve se, pse lindi dhe u zhvilluar familja patriarkale e dikurëshme nga vetë njerëzimi dhe pse ajo sot nuk ka të ardhme:“Punëtori me mëditje nuk është shumë i besuar në bujqësi; bimët dhe kafshët nuk mund t’ia besosh një njeriu të huaj”.  Argument bindës se përse një njeri, zakonisht më i madhi në moshë e eksperiecë pune, por edhe më i zgjuari, më i shkathëti, më punëtori dhe më trimi merr inisiativën për të administruar familjen, pronën dhe për t’i mbrojtur ato me guxim.Kjo gjë, natyrshëm erdhi në zgjerimin e familjes, fisit dhe të pronës duke shkuar drejt families patriarkale me bajraqe, karakteristike kjo, sidomos në familjet patriarkale të Shqipërisë Veriore, që nëpër shekuj arritën të mbrojnë nga armiqtë dhe pushtuesit jo vetëm pronat e tyre të trashëguara, por edhe më gjërë; duke bashkuar shumë bajraqe u përballën me armiqtë në luftra të përgjakëshme për liri e pavarësi kombëtare.             Autori, në punënën e Zooteknikut, pohon se e pat arritur familjen patriarkale në komunitetin vllah dhe ajo është shembull i shkëlqyer mbijetese në një vend me shumicë tjetër etnike, kur duke bërë një jetë nomade, në sajë të families së fortë patriarkale arritën, jo vetëm mbijetesën, por zgjerimin e familjes patriarkale dhe pronën e saj.Komuniteti Rom, në trojet tona, megjithëse nuk e arriti dot ndërtimin e familjes patriarkale duke mos i krijuar dot ngulimet të përherëshme; mbetet për t’u admiruar pasi ruajti gjuhën dhe zakonet e të parëve të tyre në kushte shumë më të vështira jetese dhe mungesë pronësie.Prespektivën e fshatit patriarkal, autori e gjen tek fshati kapitalist. Si shembull për këtë sjell fshatin amerikano-verior dhe vendeve të tjera të zhvilluara, ku fshati i fermerëve nuk ka ndryshim nga qyteti në ç’do drejtim dhe ai ndjehet mirë kur sheh se edhe fshati shqiptar këto 20 vjetët e fundit po ndjek atë drejtim dhe gradualisht edhe fshati kapitalist shqiptar po“rimbushet”, krahas ndryshimeve esenciale demokratike, domethenë vullnetare e mbështetur nga administrata shtetërore, pa marrë parasysh ritmet e ngadalta e të pajustifikueshme, lidhur me korrupsionin…

Monotoninë e ngjarjeve në përshkrimet e tij, autori  e ka mënjanuar me ngjarje interesante nga puna me shumë përgjegjësi e zooteknikut gjatë sistemit diktatorial komunist: vdekjen e motrës së vetme të Lenos-Elenit; shembjen e sistemit diktatorial komunist në Shqipëri e mbetjen pa prespektivë familiare e profesionale, përfitimi i pasaportës Amerikane prej babait të tij të ndjerë Kiço Stavri-i vjetri, fillimi i vështirë i jetës si emigrant në New York, bashkimi përsëri me familjen e tj, e tj…

Dramën e dëmtimit të 23 qingjave nga bisha në sektorin e Plukut të Ndërmarjes Bujqësore Shtetërore “29 Nëntori” të Lushnjës, e gërsheton me dramacitetin më thellë të vdekjes së motrës Leno, gjatë udhëtimit me tren nga Tirana në Lushnje.Ai mori ç’do përgjegjësi mbi vete, duke bërë ç’kishte në dorë për të mos lejuar keqtrajtimin politik të komunitetit vllah që shërbenin kopenë e deleve të Plukut me në krye kryebariun e talentuar dhe njeriun e mirë Xhorxhi Siveri dhe atij qëllimi ia arriti me sukses, por lajmi i paritur dhe i kobshëm se motra kishte mbetur në spitalin e shtetit në Kavajë e bëri edhe më të rëndë atë dramë në shpirtin e Illo Fotos.  Përshkrimi me tërë dramacitetin e atyre ngjarjeve të rënda me një realizmë dhe bindshmëri të lartë të ngelen për shumë kohë në mendje, duke zbuluar me atë rast edhe karaktere njerëzish të ulët, që qendrojnë shumë larg karaktereve njerëzore të shkallës sipërore si ai i zooteknikut Illo dhe kryebariut Xhorxhi.

Duke marrë në studimi bujqësinë dhe cilësinë e jetës në familjen lunxhëriote, autori merr si prototip tezen e tij Vjenon-Evjeni Gjergji Xhavarra, e cila nuk jetoi kurrë për vete, si shkruan autori, por iu dedikua njerëzve të mjedisit rrethues. Autorit i kanë mbetur në mendje nga koha e fëmijërisë punët në bujqësi gjatë të cilave ruan kujtimet më të mira për tezen e tij Vjeno, e cila dallohej si një organizatore e përsosur në përgatitjen dhe kryerjen e të gjitha punëve: që nga organizimi i fuqisë punëtore, orari i fillimit dhe mbarimit të punëve, mënyra e të ushqyerit, rendimenti në punë e gjithçka, që ajo grua e paepur e realizonte me dashuri dhe energji të pashterëshme.

Illo nuk harron edhe për qëndrimin e Vjenos ndaj luftës partizane gjatë rezistencës antifashshisto-naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore: Shtëpia e Vjenos u shndrua në “bujtinë” për forcat partizane, të cilët në ç’do kohë dhe çast të vështirë për ta në ato kohë lufte, gjenin tek shtëpia e Vjenos jo vetëm strehim e ushqim, por edhe mbrojtje ndaj kushteve të këqija atmosferike. “Një dite të Operacionit gjerman të dimrit, në shtëpinë e çiftit Xhavarra u fut me dhunë një bandë ballistë, që lidhën me litar Miten dhe Vjenos i kërkuan 100 napolona Flori, në shkëmbim të jetës së Mites”….Të kenë qenë ballistë vallë!?  I bëj këtë pyetje vetes, sepse ballist ishte edhe babai im Sefer Ismail Imeraj-Deshmor i Atdheut dhe Martir i Demokracisë, i cili jo vetëm s’pat grabitur as edhe një zog pule dhe as pat luftuar kurrë kunder partizanëve; përkundrazi pat luftuar krah tyre për kundër fashistëve italianë. E si mund të grabiste familjet e popullit, qoftë dhe të partizanëve, kur në radhët e tyre kishte një brigadë nga gjakut i tij, e prej të cilëve ranë me dhjetra dëshmorë të luftës për liri, derisa ra edhe vetë më 14 shtator 1943. Ballist ishte edhe Hysni Lepenica, i cili kur mori lajmin se renegati ballist Neço Beleri nga rrethinat e Gjirokastrës, po grabiste familjet e partizanëve, shkoi dhe e pushkatoi me gjyq të çastit luftarak!  Ballist pat qenë edhe Haki Ballshi, i cili duke qenë kryetar i Ballit kombëtar të Lushnjës, pat shpëtuar me dhjetra partizanë nga pushkatimi prej nazistëve gjermanë?

U ndala pak aty dhe për atë lexuesit të më falë, jo për t’ju kundërvënë mikut tim Illo Foto, por për të sqaruar se Organizata nacionaliste “Balli Kombëtar” drejtohej nga biri i madh i Kombit Shqiptar Mid’hat Abdyl Frashëri, i cili kishte në platformë çlirimin e popullit shqiptar edhe nga Komunizmi dhe nuk mund t’i lejonte askujt abuzime në kurriz të popullit të tij; ashtusi edhe Partia Komuniste kishte në platformë çlirimin e popullit, pa e cënuar pronën e popullit, por donte me doemos pas çlirimit një sistem komunist një partiak, që doemos do përfundonte në diktaturë dhe tradhëti kombëtare…  Dihet tashmë, se renegatë ka patur nga të dya palët që për interesa të ngushta vetiake i binin më qafë popullit të thjeshtë, duke e detyruar të therte edhe dhinë e vetme, si pat ndodhur në kasollen e Galigatit gjatë operacionit nazist gjerman të dimrit më 1944, ku pat qenë strehuar renegati Enver Hoxha, apo në shtëpinë fisnike e punëtore të families Xhavarra, nga një bandë hajdutësh e kriminelë të vetquajtur “ballistë”, sic e përshkruan autori.…

Mbetem i impresionuar nga mënyra dhe vendi se si dhe ku i ka vendosur autori i këtij libri të rrallë dhe mbresëlënës aforizmat dhe idiomat; aty Illo Foto tregon se ruan një memorie të shkëlqyer, një talent të rrallë në përdorimin e tyre, karakteristikë kjo për njerëzit me kulturë të gjërë dhe eksperiencë jetësore të tejskajëshme:“Të vraftë qulli” është idiom karakteristike e gjithë Shqipërisë jugore, ndoshta e gjithë kombit, që shpreh paqe dhe urtësi gjë që autori i librit e lidh me të drejtë me shkencën mjekësore…  “Të vraftë e mira”, përveç dashamirësisë paralajmëron edhe hakmarrjen paqësore…“Mos e merr jetën me prapanicë; “mos e merr jetën nëpër këmbë” dhe “jetë qeni”, idioma popullore të cilat, autori, i ka lidhur me fillozofinë e jetës së shqiptarit, karakteristikë kjo për kombet me tradita dhe kulturë të lashtë, të cilat autori i ka futur jo rastësisht.Kur autori ka pëdorur jo pa qëllim, aforizmën kushedi të origjinuar “jeta është udhëtim me pengesa, nga materniteti në varreza” ai futet në fillozofinë njerëzore të jetës dhe vdekjes, kapitull interesant, që ka vënë në mendim dhe lëvizje fillozofët e botës.“Jeta është një shkëndijë midis dy boshllëqeve shkruan Niçe”-Nitzche, por interesantja qendron në faktin se njeriu nuk ka menduar kurrë për boshllëkun përpara jetës, por për boshllëkun pas asaj dhe për të mos e barazuar jetën e njeriut me atë të kafshës, vetë ai, njeriu, krijoi botën e shpirtrave dhe jetën pas vdekjes.

“Jeta më e vlefshme është jeta e motivuar dhe jeta e mbështetur në djersën e ballit”…  “Dhe engjëlli dhe djalli, janë brenda tek i gjalli”. Illo Foto, si njeri i ndershëm dhe i rregulltë në të gjitha drejtimet, mbështet jetën e ndershme e dinamike në shërbim të vetvetes, families, shoqërisë e më gjërë.Ai ngre zërin me forcë kundër jetës perverse të një pjese të shoqërisë njerëzore, që duke përdorur të gjitha mjetet e propagandës demoralizuese mundohet t’a fusi të gjithë shoqërinë në degjenerim moral, psiqik dhe fizik.Ai ka besim se kurrë imoralja nuk do dominojë mbi moralen, prandaj edhe ngre me forcë mbështetjen tek puna për të jetuar me djersën e ballit… “Ushqehemi duke u kuruar dhe kurohemi duke u ushqyer.” Me atë aforizmë popullore autori tregon shqetësimin e madh mbi mënyrën e sotme të të ushqyerit deri në grykësi; duke konsumuar ushqime të industrializuara e konservuara, njeriu po bastardon racën njerëzore, duke shkurtuar edhe jetën e tij.  Mbipeshën njeriu e krijon nga mbingopja dhe dhjamosja, që dikur nuk njihej dhe e illustron këtë me jetën e fshatit në vendlindjen e tij, ku nuk kishte parë as edhe një njeri të dhjamur jo vetëm nga fisi i tij, por në tërë krahinën.  Ishte e natyrëshme kjo, sepse njeriu ishte jo vetëm në lëvizje të vazhdueshme në punë, por edhe ushqehej me gjithëçka gjente në natyrë, prandaj edhe bota po rikthehet sot tek ushqimet “bio”, për dobinë e tyre të padiskutueshme për kundër dhjamosjes, kombinuar kjo me punën fizike dhe me ushtrimet gjimnastikore. Vetë gjendja fizike e autorit, me trupa atleti në moshën 80 vjeçare, dëshmon më së miri se me sa seriozitet Illo Foto e merr punën, lëvizjet, mënyrën e të ushqyerit dhe mënyrën e jetesës.    Dramën e emigracionit në përgjithësi dhe atë shqiptar në veçanti, pas shembjes të sistemit komunist, autori e përshkruan me gjithë dramacitetin e vet, ashtusi e pat hequr edhe vetë mbi kurriz.  Me atë rast ai u bën një analizë të thellë jo vetëm peripecive e vuajtjeve të tejskajëshme, por edhe karaktereve njerëzore që nuk qenë ne gjendje t’i kapërxenin ato vështirësi, si i kapërxeu Illo Foto familjarisht me gjithë bashkëshorten e tij dinjitoze dhe fëmijët e tij të mrekullueshëm.  Vetëm njerëzit me karakter të fortë të mençur e largpamës mund t’i kapërxejnë ato; në të kundërtë, njerëzit me karakter të dobët, të cekët në mendime dhe jo largpamës, jo vetëm nuk e realizojnë ëndrën e tyre n’emigracion, por bien në pesimizmë e ndahen nga jeta shpejt.Në paralelizmë me këtë fakt po risjell për lexuesin një aforizmë të vjetër nga kombi rus:  “Vetëm lulet artificiale i tremben shiut, ndërsa njeriu i talentuar nuk i trembet kritikës dhe vështirësive”.             Lidhur me emigracionin e ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, autori i këtij libri mban qëndrim kritik ndaj emigracionit të hershëm Shqiptar, që qëndroi indiferent ndaj e migrantëve të rinj dhe megjithëse prej kohësh i organizuar në dhjetra shoqata, nuk u kujtua as edhe një, jo për t’i ndihmuar, por as edhe për t’i identifikuar. Në këtë drejtim është për t’u admiruar komuniteti hebre, që i dha ndihmë të çmuar të gjithë emigrantëve të sektit të vet, të emigruar nga Europa lindore pas shembjes së komunizmit: duke i identifikuar, regjistruar dhe ndihmuar në të gjitha drejtimet. Autori i librit “Braktisja e fshatit” shpreh mendime shumë të vyera lidhur me proçesin e sëmundjeve të pa kurueshme, plakjes dhe vdekjes: duke u treguar shumë i qytetëruar objektiv dhe modern.Ai e mbron me ngulm problemin më të fundit të shkencave mjekësore si është Eutanazia, duke dhënë mendimin e tij se duhet të ligjërohet në çdo vend. Jep mendime se si duhet të trajtohet trupi i njeriut pas vdekjes dhe me të drejtë mbron proçesin e kremacionit, djegies dhe mua më duket se ka të drejtë dhe e mbështes plotësisht.

lllo Foto është humanist!  Ai mendon se edhe organet e tij po t’i duhen dikujt për transplant, i “dhuron” me kënaqësi…I dashur Illo, lërua të tjerëve altruizmin.Për Ju, gjëja më e mirë do të ishte t’ua lije pasardhësve, që mezi të kanë e të duan shumë.Dhe mos u lodh dhe as mos u step nga të shkruarit.Shkruaj për kënaqësinë tënde, në se mendon se ke shkruar mjaft për të tjerët. Cilido lexues meson shumë prej shkrimeve të tua, gjë të cilën e ke arritur në shkallën sipërore me librin e mrekulluhëm “Braktisja Fshatit”.                                                                                                                                                N.York, Janar 2017

Filed Under: Analiza Tagged With: “Braktisja Fshatit”, Dr. Prenjo Imeraj, Illo Foto

Prof. Resmi Osmani –prozatori me produktiv i dekadave te fundit

October 9, 2016 by dgreca

Nga ILLO FOTO*/

1-illo-foto                                                                                                                                  Studiuesi:ILLO FOTO, NEW YORK/

1-ok-resmi-osmani-1

Ne Foto:Profesor Dr.Resmi  Osmani /Profesor Dr.Resmi  Osmani , eshte  romancieri me frekuencen  me te larte   te  romanit , ne  dekaden e  fundit  dhe , c’eshte me   e rendesishmjja, une mendoj  se  Resmiu po  krijon  nje  shkolle  shqiptare te  romanit te  shkurter . Ai me  shkrime  20- 3o  faqe , na jep njohurite  e  nje  romani te plote  klasik. Pse kam  arritur ne kete konkluzion  do ta  spjegoj me poshte , nepermjet zhvillimit lakonik  jetesor te  ketij  romancieri , si  dhe  do te komentoj  dy  shkrime  te  tij , qe me kane rene  ne  dore  kohet e  fundi .E kam  njohur  nga   afer   Profesor  Resmiun , ne   vitet   80  te   shekullit te  kaluar . Kemi   qene 7  vite  pjese e    stafit te  ish  Ministrise se   bujqesise  . Kishim  edhe  lidhje  institucionale , kur  kemi parasysh , qe  Ai ishte  Drejtor i   Pemtarise , une isha  specjalist i  Drejtorise se   ish  fermave , ku    pemtaria zinte  pjesen me   cilesore  te pemtarise   ne  shkalle  vendi .

Si  Drejtor , Resmiu shkelqente per kopetencen  e   drejtimit , per perspektiven  e projekteve  dhe ligjeve  , qe  parashtronte   dhe  qe zbatonte  si  dhe per  metodat  e larmishme  shkencore  te rekomanduara   dhe te    zbatuara  ne prodhimin   e  gjere . Drejtor   Resmiu , e kishte  merituar  kariken e    drejtorit qendror  si specjalist – drejtus i  afte   dhe  ambicioz i prodhimitpemtar  . Ai  vinte nga  fushat  dhe kodrat  e  prodhimit te  gjere , qe nen  drejtimin  direkt te    agronomit   frutikulturist, Berati   u  be nje  kopsht   i madh  botanik , ne te tere   siperfaqen e  tij   gjografike . Ish Ferma  e  Uznoves  me  taracat   dhe  fikun industrial,u  bene nismetaret  e  transformimit   biollogjik te   terenit  kodrinor te  Beratit  , qe  e mbajme mend , deri ne  prag te  viteve   90 te  shekullit te kaluar .

Sherbimi me kishte  shpure, ne   ish  ekonomine  bujqesore  krejt  malore te   Mrakulles  . Kjo  ekonomi  shperndante te    ardhura  sa  dhe  kooperativat   fushore  te  Beratit . Sekreti ishte   zhvillimi  cilesor i  frutikultures , nen  shembullin  e  Uznoves .   I   gjithe  territori i  Beratit  u be nje  Uznove  e madhe ,fal  edhe kontributit te  thelluar mendor  dhe  fizik te  profesor  Resmiut .   Perparesite     e ketij  zhvillimi , gjithsesi  bien  ne  sy  dhe  sot ne  fermat kapitaliste te fshatit beratas .

Resmi  Osmani i perket  me  origjine komunitetit  cam .  Nuk eshte   shkencetar  dhe  shkrimtar i  rritur ne  vazo qelqi  . Jo vetem  i kaloi te tera  shkallet e  kualifikimit  duke merituar  titujt  Profesor- doktor ,  u  thirr dhe punoi  pedagog i  fakultetit , ku kontriboi  ndjeshem  ne krijimin  e nje brezi specjalistesh frutikulturistesh edhe ne shkallet e larta te  kualifikimit  Ishte  edhe  antar i  redeksive   te  organeve  shkencore  dhe komisoneve  akademike.

Resmiu  ka  qene  sponsor i  vetvetes .   E  thirren ne   Komitetin ekzekutiv  dhe ne  qendrat  e tjera , sepse i  duhej punes   . Kokeulur , i  apasionuar ne pune dhe ne lexim  , i pa lodhur nga tereni i  veshtire  bujqesor , kerkus ndaj vetes  dhe vartesve , me nerv te  zhvilluar  shkencor , ky ishte cami  Resmi   Osmani , qe u  rrit  dhe  arriti  gradat  me te larta   shkencor-teknike  , ne  Atdheun meme .

Profesatura  e   Resmi  Osmnit nuk eshte   e  shkruar ne karton . Ajo  u  gjend e  shpalosur , ne te tere  harten e  pemtarise  shqiptare te  gjysmes se  dyte te  dhekullit  20 .  Nuk mund te  gjesh ne   Shqiperi  dru frutor , qe te mos kete te koncentruar mendjen  dhe  djersen  e  Profesor  R. Osmanit  . Po jap nje  shifer  sinjifikative , per  rritjen  e  pemtarise ne  gjysmen e  dyte te    shekullit  20  . Pemtaria  nga  6 % te prodhimit  bujqesor ,   arriti  19 % , me nje permiresim   qint per qint te  perberies  varitore .  Resmiu  zoteron  cilesine  e vecante , qe kritikon  ashper te tera  gabimet e   bashkepuntorve , pa  ngjallur  reaksion  dhe  as panik . Ne  drejtorine  e tij  gjithnje kishte  paqe , megjithse ne  bujqesine  shqiptare te  kabineteve , kudo  degjoheshin  bubullima  dhe  shkrepetima pa  zjarre  reale.

Vjen nga  nje  familje patriote. Gjyshi eshte  deshmor i  lirise , ndersa  Babai eshte pushkatuar ne  masakren e  Filatit , ne  1945, kur ishte  32  vjec.Resmiu   mbetet  qytetari model , qe ne jeten e  vet  76  vjecare  nuk i eshte  vertetuar  as nje kontravajtje  morale , familjare , politike, teknike  sado  e  vogel. Asnje ! Kurre nuk ka mbajtur  shqetesime brenda vetes , por i ka ndare me  koleget  dhe komunitetin . Ka shkruar dhe vijon te jete aktiv  ne te tera  organet  e  shtypit periodik  dhe  ate  shkencor .

Resmiu, biri i  vuajtjeve  dhe    agronom , eshte nje  baze e  sigurte , per  Resmiun  shkrimtar .   Talenti i  shkrimtarit ishte  brenda  njomzakut , qe udhetonte i pikelluar ne karvanin  cam nga  Greqia  drejt  memes  Shqiperi . Mbi kete talent u  depozitua  pervoja 57  vjecare  e jeteses, se R. Osmanit    ne  Shqiperi , qe nuk ishte  as  e lehte  dhe as e  qete , por me tallaze dhe shterngata te nje komunizmi ekstremist .

Brenda kesaj  diktature , Resmiu  diti ta  ktheje  arsimim partiak , ne  kulture  solide vetjake sa profesionale  , aq dhe publicitare , qe ifluencuan ndjeshem ne zhvillimin  e me tejshem te  tij  si prozator . Te ndalim  pak te kjo  e  fundit . Mund te  behesh tregimtar , romancier  , novelist , por  duhet te  zoterosh tekniken  e te  berit proze  dhe proza ka ngjyre . Resmiu ka qene i  paisur me  dhuntine  e prozes  tregimtare . Ne kete   fushe  akumuloi  dhe  shpertheu pas  viteve  90 te  shekullit te kaluar , kur  liria  e  fjales mori  rrugen e  zhvillimit demokratik.Resmiu  fillimisht  shkroi  2  libra per  dy kolege te  shquar te prodhimit , Bedri Lumanin   dhe Todo  Gjermenin . Keto  dy figura i  perjetesoi , duke i  vizatuar me  ngjyra  emocionale  dhe  mjedisore .

Per  librin  mbi  Todo Gjermenin, me  titullin kuptimplote  “Lule ne  gur“   kam  shkruar  nje persiatje , me te   cilen pretendoj  se kam  bere vleresimin  e  duhur  ne  aspektin permbajtesor  dhe artistik . Te dy librat jane permendore letrare  te njerzve te shquar  te punes .

Kisha  shume  vite , qe  nuk kisha  kontakte me  Resmiun . Miku i perbashket  A. Sh , me  njoftoi  se Resmiu  , befasisht  ka  dale me  dy  romane historike , qe jane  vleresuar  shume  mire nga  opinioni letrar.  Per shume pak kohe ,    shkroi  dhe  romanin  e trete  historik , duke kompletuar  nje trillogji mbreterore  shqiptare , nepermjet te te  ciles  ndricohej  nje  periudhe  e rendesishme  shqiptare , qe na identifikonte si komb me  histori te lashte  dhe  dinjitoze  . Pas pak kohe, botoi  “Ditet  e  pasme te mbretit Gent “ , duke  vijuar te  romani me   teme  aktuale  “ Koha  e  cudirave .

Gjithsej  5  romane  , nga te  cilet  4  me teme  historike .   Kur i lexova keto  romane  , perpara vetes   pashe  nje  Resmi  krejt tjeter . Mu cfaq  nje   historian i mirfillte , nje prozator  i   shquar  , nje  dijetar poliedrik , me te  cilin  , prej  sot  e  tutje  duhesh te krenohesh  Shqiperia, natyrisht  dhe une  , si koleg i vjeter i  tij  dhe  lexus i te tera  ngjyrave te  krijimtarive   .

Kur  lexon  “Trillogjine “ perjeton   tringellimin  e  armeve , trokun  e kuajve , jeten e  keshtjellave , tyezat  e  bisedave , fushat  e  betejes .  Krijon  besimin  e plote   se romancieri yne ka  qene  aty afer, ne mes te   episodit  ushtarak. Kjo eshte magjia  e fjales , qe shume   e rekllamojne , por pak mund ta   aplikojne . Duhet te kemi  nje  gje parasysh : Le te  mblidhen  nje  mije  gazetare  dhe te  shkruajne  ndryshe nga  sa ka  shkruar nje romancier i  afirmuar ; te nje mije gazetaret   deshtojne . Pse ndodh keshtu ?  Eshte  ceshtje  jasht ketij  shkrimi .

Pa  e  zgjatur  shkrova  persiatjen e  dyte , qe  e  bera pjese te librit  tim , qe kisha ne  doreshkrim  si  dhe  e botova ne  shtypin  e kohes . Me persiatjen  time  , nuk di ne se kam  arritur te  te sillja , perpara  lexusve ,  madheshtine  e kesaj  vepre trishe historiko- letrare ,  qe as ka  ekzistuar  dhe  veshtire  se i  gjendet  shoqja ne radhet  e romaneve historike shqiptare  kohore . Kete nuk  e kam  shprehur  une  vetem , por  shume  shkrimtare  dhe  ushtarake  shqiptare .

Me  duhet te pohoj sinqerisht  , se  Resmiu  mbetet  nje  shkrimtar me  fantazi historike te pa  shoqe . Ai ta  sjell parahistorine , ne dhomen   tende   ku je  dystuar ne kanapene  e rehatshme dhe je  duke ndjekur ne  ekran  fluturimet kozmike te  NASA s . Eshte magjistar i  tregimeve  historike  dhe jo vetem . Historia jone ka  nevoje per ndricim . Rrjedhojen  e kesaj mungese te ndricimit  historik , vijojme ta vuajme , nje  coptimin si  Kurdet .

Pse i vleresoj me keto nota  romanet  dhe posacerisht keta , per te  cilet  shkruaj  ? Une  kam perjetuar  periudhen  kur  ne  Shqiperine  moniste  letersia  kishte marre  hov  , por  ende nuk po  shkruhej  nje  roman i realizmit  socialist . Ishin  botuar  disa  romane  skematike  nga intelektualet e  viteve  30 , por  kjo konsiderohej  e pa mjaftushme , per ta   quajtur  shtetin-komb , te  stabilizuar  dhe  solid . Historia merr gjithmone  romanet , si pike referimi , per  vleresime  te nje periudhe . Kujtoj si sot porosite , qe jepeshin   nga  Lidhja  e  Shkrimtarve , per te  shkruar  romanin  e pare te  realizmit  socialist . U  be  dhe nje  kongres  shkrimtaresh .  U mbyll , per shume kohe  Dhimiter  Shuteriqi , me detyren e te  shkruarit te   romanit te  pare  .

Romani i pritshem u botua  dhe kishte titullin : “Clirimtaret “,  volumi i pare . Pritej  dhe i  dyti .  Humba  dy  dite  jete , qe lexova   romanin  e  Shuteriqit . Nuk ishte  roman  , por  disa reportazhe te montuara propogandistike , me ca  personazhe , qe dhe po   te perballeshe  rrastesisht ,  ndryshoje   rruge  . Te  dukej vetje i  hedhur me parashute ,  ne nje humbetire  me luane  dhe tigra . Me sa di une , volumi i  trete   nuk  dolli , por  u botua  nje  roman  axhitativ i  Sh , Musarait me  titull    “ Belxhiku  qe kendon  vence “ . U ngarkuan  nga Lidhja    ,   shkrimtare te  tjere me  emer , por  nuk paraqiten  nje  roman , qe i  duhej kohes .

Ai  qe botoi nje  roman te permasave te pranushme ishte  Sterio  Spesse , autori i “Psese “, se dikurshme  .  Sterio   i duhej  regjimit  dhe u gjet pa  shume veshtiresi  . Shkroi  romanin  “Ata nuk ishin  vetem“ . Pastaj  shkroi Petro  Marko “ Hasta  la vista “ , deri sa  historia  solli  romancieret e famshem te kohes :   Kadare , Jakov Xoxa ,   Fatos  Kongoli ,  Dhimiter  Xhuvani , Kasem  Trebeshina, Vath  Korreshi , Todor  Laco  dhe te tjere  shkrimtare te  burgut   .  Shqiperia  u be  e  degjuar  nga  romancieret  .  Bashke me  kosovaret  dhe  ata ne  diaspore , lista  e  romancierve  shqiptare  , eshte  e  gjate dhe shume perjashtuse .

Kete  histori te  shkurter te  romanit   shqiptar e paraqita , per te treguar madheshtine letrare te  R. Osmanit , por  dhe per te  frenuar  disi  entusiazmin  e  te rinjve , qe c’do panflet e   emertojne  roman  dhe  e botojne , pa asnje  veshtiresi , me parate , qe u jep  Babi,  bizesmeni-  kontrabandsit .

Romancieri eshte  nje pasuri  kombetare  .  Ai , qe shkruan  roman  duhet te marri persiper  faktin , qe do te  thinjet brenda nates . Eshte  shume reale fjala  e nje  dituraku , sipas te  cilit ,  shkrimtari  e jeton jeten  dy here . Heren  e  dyte ,   per personazhet e  romanit.  Nuk mund te   beheni romancier pa u dirsur musteqet dhe brenda dites.

Resmi  Osmani , eshte i lindur  romancier  , dhe romanin  e pare  e shkroi , kur u be  60 vjec . Nisuni nga  fakti , qe  romanin  nuk e  shkruani per te provuar  veten , por per shoqerine , ku ka  shume me te moshuar se ju  dhe para se te  lexojne romanin  tuaj , kane perjetuar  dhjetra  romane ne kurris . Me  qe  ju ka  shkrepur te  shkruani  romane , mbani  ne  dorshkrim  dhe lexoni ato pas  10-15 vjetesh; pastaj  ne  dac  botoini  dhe me  shkronja te  arta .

Po qe se me lejojne  organet , qe kete pune  e kane  ne  dore , do tu sugjeroja : Ate pune kolosale , qe u be per te krijuar  romanin  e pare te socrealizmit , duhet ta  bejne , per te  ndaluar romanin  aguridh , qe po  vershon ne tregun  amorf te librit .  Mekanizmat  gjenden , po  t’i kerkosh  . Lerni  romancieret te ndricojne  historine  tone te lavdishme . Romanciert  e pa pjekur , me kujtojne lidhjet  e pa  ligjshme  qe behet  me  elektrikun  .

Romani eshte  gur kilometrik i  historise . Romani  eshte  vete  historia .  Kini mjaft kohe , qe ju te vendosni  gure te  tille . Mbani parasysh  pervojen e  Kadarese . Romanin  e pare  e mbajti  shume  vite ne  dorshkrim . Ju e kini te lehte ta mbani  ne  folderin  e komjutrit .  Nuk mund te na i paraqesni  miljet  si kilometra, as kilet per oke  . Me kuptoni , nuk eshte kerkese kapricoze  e  brezit  tim , as  proteste . Eshte kerkese per  rritjen e nivelit te   jetes kulturale te  Atdheut , qe  ju  e doni dhe  e perbaltni  me shume se une .

Kete   opinion  disi te  gjate  per  romanin  dhe  romancieret  , e  bera, per te  dale  te  analiza e  dy  krijesave  te  Resmiut : “ Leter te pa njohures “  dhe “ Kuklla e pallatit te mermerte “.

C’perfaqeson  kjo leter ( Esse )  ?  Kjo leter eshte  vetem 15  faqe  kompjuterike . Eshte  gjini letrare  e njohur  dhe keshtu eshte percaktuar   dhe nga vete  autori .   Ne optiken time , kjo leter  rreh probleme   sa  dhe  nje  roman  klasik . Do te  sqaroj pak  momente nga kjo “Leter “ filozofike . Fillohet  si c’do leter  : E nderuar  Zonje !

Une  si  lexus  gjykoj  se  kjo  zonje mund te jete  pushtetare  e larte , por mbetet  Zonje . Nuk  behet  as  Nene  as  Moter . Eshte  Zonje  dhe  e tille mbetet  deri ne  fund te shkrimit . Shkrimtari ruan  krenarine   e  tij  dhe te  shtetit , te  cilit  i perket . Kuvendohet  ne  kufijte  e  dinjitetit, qe ju jep  detyra shoqerisht   e  percaketuar  qarte .

Mandej  fillon pjesa  e  dyte , jo me pak  e rendesishme. Gjithcka  vertitet  rreth nje  metafore te madhe , ku  zonja   perfaqeson  konservatorizmin  dhe  anarshine   e ketij tranzicioni te   lodhshem  shqiptar . Resmi  Osmani prezantohet  si  romancier  dhe i kerkon leje te ulet ne  stolin  e  romancierve te vendit . Resmiu nuk i lutet  zonjes  ta pranoi ne  pallatin e saj  me nderhyrje , per t’u  bere faktor  ne demokracine , qe po ndertohet .

Me posht  autori  i paraqet  “Zonjes” , programin  e romancierit  , per kulturen , letersine ,  politiken, ekonomine, tranzicionin  . “Zonja”   e nderuar ,kurre nuk ka marre nje leter te  tille permbajtesore  dhe  programore .  Pergjigjen  e letres  nuk  e kemi pare  dhe as do ta  shofim.   “Zonja  “ ka  shume  gjynahe ne  rrugen e reabilitimit te kultures , te  letersise , pa bere fjale per  ekonomine  dhe mirqenien. Romancieri i premton  “Zonjes “ , se do te jete i perkushtuar per ceshtjen e letersise kohore  dhe te jetes  se shendeteshme  kapitaliste  shqiptare .   Te  themi  dy fjale per stilin  dhe  gjuhesine . Kjo  esse  , e kontrolluar me tendence nga une , nuk permban  as nje fraze parazitare, as nje  fjale jasht  fjalorit dhe as nje  konstrukt jasht  drejtshkrimit . Eshte  proze natyrale romanciere  e mirfillte , ne  ngjashmeri  me  prozen poetike klasike, por pa   ritmin  e saj  .

Me  besoni , kurre nuk  e besoja  se do te  lexoja  , ne shqip , nje  ese kaq te koncentruar dhe  filozofike  , per te tera problemet  sociale dhe kulturore  , qe perjeton  sot shoqeria shqiptare .    Resmi  Osmani eshte  angazhuar me te tere  qenien  e vet , per  vendosjen  e nje jete normale, ne  Shqiperine zyrtare  , ku  ka mbeshtetur koken  dhe pret nje realitet te ri , Cameria  shqiptare  .

Ne se  veprat  e  Resmiut  nuk jane publikuar  sa  duhet  dhe nuk jane  bere pjese  e programeve mesimore shteterore  , kjo eshte  ceshtje e politikes  bilaterale , per te mos   dyshuar  , qe kjo  njeanshmeri ka  ngjyre te   indiferentizmi korruptiv . Po shtroj  dy pyetje te  theshta . A  vleresohet roli i  romancierit institucionalisht , si informatori me i sakte i  te tera  shtresave popullore ?  Cili eshte  vendi  , qe i ke  rezervuar , ti  si  shtet  , romancierit Osmani ?

E vleresuar ne te tera   dimensionet  , jeta  e   Resmiut  eshte  nje  ushtrim matematik  , qe  as gje nuk mund  t’i heqesh  as  t’i  shtosh . Te     supozojme se  Resmiu  do te konkorunte  per president , ne  nje  shtet  presidencial , konkurent i  tij do te terhiqej , qysh ne   debatin   e pare  , duke  qene i   varfer ne te tera  dimensinet  e mundshme te kritikushme.  Resmiu eshte i pa  konkurushem si  njeri , si familjar , si  shkencetar , si  diturak , dhe  si politikan .

Resmiu u  perfshi konkretisht  ne politiken postkomuniste  , duke dashur , qe ta  cfrytezonte kete tribune  , ne  dobi te se drejtes  dhe te   arsyes . Punoi  dhe ne   funksionin   e  nderuar te  Sekretarit te  shtetit , ne  Qeverrine  e stabilitetit . Politiken e  vezhgon intensivisht  nga pozitat  e shkrimtarit  . Tregimet  e shkurtara me teme  aktuale , jane  rreth  70 , duke  qene  shifer ne rritje   .

Resmiu , mbetet  nje  romancier  i  shquar i  kohes  se sotme . Jane  disa  tregime , me  vleren  e  romanit , ku ai  pershkruan ne te tera  dimensionet jeten  sociale te  tranzicionit  shqiptar  lidhur  kjo me  emigracionin biblik  dhe  zhvillimet  e nxehta   nderkombetare . Brenda ketij  grupi krijus  do te  paraqes pak konsiderata , per tregimin-roman, “Kuklla  e  pallatit te mermerte“. Eshte  vetem   32 faqe , por  ezauron te tere jeten e  nje  familje  borgjeze te re  shqiptare ,  ku deperton  krimmi i   organizuar .

Ngjarjet  zhvillohen  brenda  dhe jasht  vendit , ne  Europe  dhe me  gjere . Shqiperia ka  vendin  e  duhur ne politiken  globaliste . Romancieri , ne kete  veper na  pershkruan  skenat  delikate  erotike  dhe te  seksit , qe  fillojne  nga  bisedat ne  shkolla  dhe mbarojne ne industrine  globale te  seksit profesionist  . Ne te tera  skenat ,  personazhet  flasin  dhe  veprojne lirshem . Lexusi   gjykon  se  kjo ndjenje  sublime  njerezore  edhe mund te  cperdorohet  dhe te kriminalizohet , duke shkaketuar  shume here viktima , ne vend  qe te  sillte pasardhes  te shendetshem  fizikisht , moralisht . Autori na orienton  te  bejme  dallimet midis    seksit si defrim  njerezor , atij  riprodhus  dhe industrise   se  seksit .

Proza  eshte  disi e pa  afte , per te pershkruar  emocionet , prandaj ka  lindur  poezia . Proza  e  Osmanit  e  kapercen kete mangesi .  Seksi ne  vetvete permbledh  shume  emocione dhe ku  marrin pjese  shumica  e    aparateve  te  organizmit te   gjalle .  Jane  dy organizma, qe imitojne  bashkimin  shperthys  te   qelizave , qe i kane  prodhuar  vete keta protogoniste seksuale   .

Seksi merr  rruge  vete , por  rrjedhojat  dhe  manipulimi  njerezor , e  ka   futur  ne  labirintin  e   industrise se  seksit . Te tera keto  faza te   seksit , proza e  Resmi  Osmanit ,  ja ka  dale  te na i pershkruaj realisht . Pershkrimet  dhe perkufizimet , i kryen pa asnje  sforcim ; me nje natyralitet  , qe rrjedh si uji i  burimit malor . Nuk ka  as nje  ekzagjerim  dhe as nje banalitet .

Librin  e  Resmiut  mund ta  lexosh me  pjestaret  e  familjes , me  shoket  dhe me partneret  seksuale te  c’do  ngjyre .  Eshte  etalon i perjetshem  se si mund te  shkruhet  per seksin , qe ka qene tabu , per  letersine  e  socrealizmit . Resmiu  si realist i pa  korigjushem,   skenave te  seksit  u jep aq vend  sa ze  vete  seksi  ne jeten  reale. Ky eshte  fenomeni   shoqeror dhe  ai letrar, qe nuk  duhet te  anashklohet  .

Piksepari  autor  Resmiu na pershkruan mjediset  e Shkolles se mesme ,   Pallatit te mermerte , studjot , apartamentet  lluksoze , baret  e nates ,  Romen  e artit dhe te   dashurise , Marsejen ,  Parizin , deri te “Pensioni  familjar “ ne Royal . OK.  Keto jane mjedise ku jetojne  njerez dhe  zhvillohen te tera  llojet  e seksit , perfshire  ate si biznes, si dhe ate  te  dhunshem. Me  gjith keto pershkrime natyrale , asnj lexus  nuk  e perqendron  vemendjen te   skenat , por te    fati i personazheve , qe i do ose i meshiron , sepse  autori  ua ka  afruar natyrshem  , me te mirat  dhe te metat  e tyre .

Si  lexus i perjetshem  dhe mik  , e falnderoj  Resmiun , per kete menyre  orgjinale  dhe artistike , qe na paraqit jeten reale  te  rinise se  sotme  shqiptare , me  shume  tallaze dhe prita , qe jo ne pak rraste  , kane kushtuar jete shqiptaresh te rinj ,  te pasur dhe   shpesh te  arsimuar  . Gjuha  jone ka  aftesi  te  shkelqyera , per te kryer biseda  erotike dhe  skena  seksi  , nga me  ekstremet . Keto jane  cfaqur  ne  kenget  , prallat  dhe  anekdotat  popullore , sikurse ka  mundur te na i paraqisi  dhe  romancieri yne. Proza  e tabllove seksuale qe paraqet     Resmiu ,  ndryshojne rrenjesisht nga  tollovite seksuale te  klubeve me  lishence   .

Ketu  dua te  shtoj , se ne vitet  e  demokracise , ne cperdorim  te  lirise se fjales  jane  shkruar  libra , novela ,  tregime ,  romane  , me permbajtje erotike  dhe  skena  seksi , jasht  c’do parafytyrimi realist . Mbase kjo ka  ardhur nga  fakti , qe  nuk lejohej, per nje kohe te  gjate ,  te  shkruhej per kete teme jetesore . Ne fakt romancieret  dhe  publicistet  e  vertete, ne  veprat  e tyre te  asaj kohe  , i kane  zhvilluar me  sukses keto episode .

Me jepet rrasti te paraqes pak konsiderata , nga  letersia  e  viteve te tranzicionit , per  seksin  dhe  seksualitetin .Letraret  dhe publicistet   e rinj  kane nxituar te na japin  libra te  botuara ne  shqip , ku  erotika  dhe seksi   jane  e tere bota , pa asnje  dimension . Banaliteti  dhe ekzagjerimi kane shenuar   kulme  te pa imagjinushme . Kane  arritur  deri aty sa te pretendojne , qe shqiptaret, perpara   atyre ,   nuk kane njohur as  erotiken  reale  as  seksin. Jam  skandalizuar , kur kam  lezuar  disa libra  letrare  dhe vecanerisht publicitare , te  ketij formati , qe nuk ka pak ne tregun  e librit aktual  shqiptar.  Jane banale dhe te  pa pranushem  nga njerez  normale dhe te pa   droguar.  Trajtimi i temes  seks  kerkon tjeter  elegance shprehese  dhe  konceptuale , pa  qene  nevoja  e  perdorimit  as te   filozofise te  c’do  ngjyre , kerkon  perkufizim  te mirfillte letrar , sic   e ka  trajtuar   Resmiu ne  vepren , per te   cilen  flasim .

Une mendoj se tollovia aktuale, behet  nje nga   shkaqet  e  krimeve familjare  dhe atyre ne rruge .  Shqiptaret   kane  qene lufterare , por  jo kriminele dhe   aq me pak perdhunus  . Te  tille kane  qene  dhe jane  edhe ne rolin  e mercenarit . Jeta  e  ushtarit te  ben  sentimental . Disa  moderne  na i paraqitin   ushtarin , sikur  nuk mban ne  dore  kallashnikovin , ose antitankun .

Komuniteti  cam i transplantuar , ne  trupin   shqiptar , ne  vitet  1944/45, ka  vijuar  jeten  korrekte  me  perkushtim ndaj punes, prones dhe  shoqerise . Kudo  , qe kam punuar  kam  pas  bashkepunuar me  komunitetin  cam . Kam  shkruar per ta si njerez me  pervoje  jetesore , qe  e vene ate   ne sherbim te  ecjes perpara te  shoqerise  .

Kush mund ta parafytyronte  se midis  muhaxhireve te  sfilitur   rrugeve te  persekutimit zerviste  do te  dilnin   shkencetare potenciale  dhe  dijetare  , qe  do te  beheshin te  famshem , per  Atdheun e  madh , Shqiperi  . Ne  ate  vargan te   gjate  ka pasur   shume  njerez te  shquar , te lindur ne  krahinen  shqiptare te   Camerise . Nuk jam une  , qe i klasifikoj , por  ne kete  shkrim  dhe  ata para ardhes,  kam hedhur idene   se  Profesor   Resmi  Osmani , eshte  intelektuali me  produktiv dhe i gjithanshem , qe ka lindur ne  Cameri .      Eshte  specialist i  kalibruar  me precizion te larte  . Eshte  fenomen  historik ne realitetin letrar  shqiptar  dhe  ate  cam  te marre  vecmas .

*Illo Foto – Studius / Ny – Tetor  2016

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Komente Tagged With: Illo Foto, Prof. Resmi Osmani, prozator produktiv

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 8
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • AMBASADOR BLERIM REKA VIZITON VATRËN TË MËRKURËN NË ORËN 2 PM
  • PROF.DR. ZYMER NEZIRI LIGJËRATË NË VATËR TË ENJTEN MË 30 MARS ORA 6.30 PM
  • “Fëmijët shqiptarë të Kosovës – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë 1981 – 1999”
  • BOKSIERI SHQIPTAR KRISTIAN PRENGA — NJË MOMENT KRENARIE PËR TË GJITHË SHQIPTARËT KUDO
  • Dashuri dhe vdekje – Fati tragjik i prindërve të Karl Thopias
  • Kryeministri Kurti: Masakra ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë
  • Kosovë-Homazhe te Memoriali në Izbicë
  • Kryetari Glauk Konjufca takoi Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-së, Gabriel Escobar
  • DR. ELONA SHEHI, A STORY OF SUCCESS AND INSPIRATION IN NEW YORK
  • Albania
  • 1 Prill “Bashkë për Drejtësi”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
  • Kryeministri Kurti përkujtoi 40 të vrarët në masakrën e lagjes “Dardania” në Pejë
  • JA PËRSE PUTINI NA KËRCËNON TË GJITHËVE NE
  • KUJTESA HISTORIKE NGA FRANK SHKRELI
  • What We Need Is Albanians of Fan Noli’s Stature, What We Have are the Words of his “Albumi”

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT