• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

LIBËR DOKUMENTAR PËR KOSOVËN NË NJË KOHË DRAMATIKE

May 18, 2024 by s p

Ngjarjet dramatike të cilat i ka përjetuar populli shqiptar në Kosovë gjatë luftës së fundit(1998-1999), ka qenë motiv i mjaftueshëm për botime nga autor të ndryshëm duke ofruar të dhëna për krimet e pushtetit serb dhe gjenocidin kundër shqiptarëve, ku libri i gazetarit F.Musliu paraqet një botim të veçantë i cili mund të trajtohet si dokumentar për Kosovën këtë periudhë kohore.

Nail Draga

Botimi i një libri të tillë ka peshë të veçantë sepse autori i tij është dëshmitarë okular i ngjarjeve duke informuar opinion shqiptarë dhe me gjerë. Ai i ka qendruar besnik kodit të gazetarit, duke qenë konciz dhe pa paragjykime. Ndonëse gjatë kësaj kohe ai ishte rrezikuar duke u kërcënuar, ai qendroj në Beograd rreth pesë muaj larg familjes, por duke i ndënjur besnik misionit të informimit.Nuk ka dilemë se një botim i tillë është në favor të prezantimit real të ngjarjeve në këtë periudhë kohore, ku Kosova ishte në qendër të opinionit evropian e ati botëror. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe, sepse ishte hera e parë qe forcat ndërkombëtare të NATO-s kanë intervenuar për 78 ditë për të shpetuar shqiptarët nga politika serbe gjenocidale.

Botimi ndahet ne tre pjesë: 1.Baticat dhe zbaticat e jetës, 2. Raportët ditore në Zërin e Amerikës janar-mars 1999 dhe 3.Disa dokumente të rëndësishme politike ndërkombëtare për çështjen e Kosovës(1.Dokumenti i Grupit të Kontaktit për Kosovën e vitit 1998, 2.Marrëveshja e Rambujës, 3.Marrëveshja e Kumanovës dhe 4.Rezoluta 1244).

Fillimisht ky libër është botuar si fejton në gazetë për 23 ditë rresht, e më pas i janë shtuar raportet për “Zërin e Amerikës”, që është botuar nga Dukagjini në Pejë. Ndërsa botimi i dytë është i zgjeruar me disa dokumente diplomatike ndërkombëtare, që ndikuan në fillimin e fushatës së bombardimeve të NATO-s me 24 mars 1999, kundër ish-Jugosllavisë.

Guximi profesional

Autori i librit gjatë qendrimit në këtë kohë në Beograd aty ishte fizikisht ndërsa mëndërisht ishte në Prizren të familja e tij. Kemi të bëjmë me një kohë dramatike se askush nuk ka mundur të parashikojë se si do të jetë dita e nesërme. Ne këtë botim janë te prezantuara tri letra nga familja, që janë dëshmi autentike e kësaj kohe.

Se qendrimi në Beograd ishte rrezik përmanent është dëshmi edhe vrasja e gazetarit të njor S.Quruvija në Beograd nga vet pushteti serb. Por, Musliu ia arriti të përballoj sifdat e kohës duke mbetur shëmbull për të tjerët me guximin profesional e ate intelektual.

Duke lexuar këtë libër e dhëna se në Qendren Mediale në Beograd e cila ishte vendtakimi i gazetarëve, intelektualeve, aktivistëve të shoqërisë civile dhe indvidëve të ndryshëm ka qenë një mbeshtetje dhe kurajo për punën e Musliut si gazetar por edhe qendrimit të tij në këtë mjedis.

Dokumentar për krimet serbe

Duke lexuar këtë libër qe lirisht mund të quhet edhe si “Ditari i luftës”, del qartë se kemi të bëjmë me ngjarjet dramatike, politike e luftarake të kohës, duke përfshirë dhunën, dëbimet, vrasjet, masakrat, varrezat masive në Kosovë, nga ushtria e policia serbe.

Ditarin duhet lexuar për të kujtuar krimet e pushtetit të politikës serbe e cila dëshmoi në praktikë gjenocidin kundër shqiptarëve. Masakrat anë e kënd Kosovës kundër popullsisë së pafajshme sipas planit “Patkoi” janë dëshmi transparente e një konstatimi të tillë. Ndërsa intervenimi i NATO-s me 24 mars 1999 ishte për çështje humanitare, për të shpëtuar një popull, është dëshmi e ndalimit të spastrimit etnik të një populli i cili ishte i okupuar nga viti 1912, qe u verifiku në sajë të vendimit të padrejtë të Konferencës së Londrës në vitin 1913.

Lëndë burimore për studiues

Ky botim ofron faktografi historike dhe pa dilemë se mund të shërbejë si material burimor për studiues të ndryshëm për këtë periudhë kohore, e cila ishte vendimtare në çlirimin e Kosovës.

Nuk ka dilemë se libri nxit kureshtjen e lexuesve duke u rikujtuar ngjarjet dramatike për të gjithë ata qe e kanë përjetuar. Ndërsa pamjet e mediave të ndryshme të asaj kohe janë dëshmi autentike për golgotën e përjetuar nga shqiptarët e Kosovës, nga vrasjet, masakrat, dëbimin e rreth 1 milion shqiptarëve si dhe rikthimin e tyre pas datës 12 qershor 1999, qe me të drejtë cilësohet Dita e çlirimit të Kosovës!

Fahri Musliu, DITARI I GAZETARIT SHQIPTAR NË BEOGRAD, Prizren, 2013.

Filed Under: ESSE

UKRAINA DHE PASIGURITË TONA

May 16, 2024 by s p

Nga ANGELO PANEBIANCO – “Corriere della Sera”, 4 maj 2024 – Përktheu: Eugjen Merlika/

Të pjekur mirë e të gatshëm për t’u shërbyer në tavolinë. Është kjo që, me gjasë Vladimir Putini mendon për ne ndërsa vëren lëvizjet tona. Përballë belegëve ndërkombëtarë demokracitë  nuk mund të bëjnë asgjë nëse nuk kanë mbas veti, të lidhur ose pothuajse, opinionet publikë. Dhe atë lidhje Putini, sigurisht, nuk e sheh. Me fjalë, në Perëndim është vetëdija se sa katastrofike do të ishte, jo vetëm për ukrainasit, një fitore ruse në Ukrainë.Me fjalë.

Faktet thonë tjetër gjë. Faktet thonë se qeveritë perëndimore kanë shumë vështirësi të mbajnë një front të përbashkët mbi krizën ukrainase, sepse opinionet e tyre publikë janë të ndara. Ndërsa lufta shkon keq për Ukrainën perëndimorët lëshojnë sinjale kundërthënëse edhe se në përputhje me traditat kombëtare përkatëse. Nëse Emmanuel Macroni thekson se nëse gjërat do të shkonin vërtetë keq, perëndimorët do të duhej të ndërhynin drejtpërsëdrejti në Ukrainë, qeveri të tjera evropiane (gjermanë e italianë në krye) qëndrojnë larg, e përgënjeshtrojnë: armë po, ushtarë në terren jo, kurrë. Veç faktit që këto ndarje bëjnë të kuptohet se sa utopi ka në aq biseda të bukura mbi mbrojtjen e përbashkët evropiane, si mendohet që kundërshti të këtyre përmasave mund të ndërpretohen nga strategët e Kremlinit? Me që ra fjala, vetë pohimet e Macronit nxjerrin lakuriq dobësinë perëndimore. Duke mos qenë frut i një qëndrimi të NATO-s, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuar e të bashkëndarë nga qeveri të tjera evropiane, në sytë e rusëve  quhen si vetëmburrje (të përqeshura si të tilla), e jo shënja force.

Në dëshmi të faktit se sa peshojnë trashëgimitë kombëtare në drejtimin e opinioneve publike e pra të qeverive, përceptohet mirë edhe në luftën ukrainase, ndryshimi i përçapjeve të britanikëve e francezëve në një anë e të gjermanëve e italianëve në tjetrën. Në çdo rast, është një lloj mrekullie fakti që deri tani nuk ka patur shmangie, që asnjë qeveri evropiane nuk e ka thyer frontin, të ketë pushuar të mbështesë Ukrainën. Duke mbajtur parasysh faktin që, në brendësi të tyre, janë të pranishme rryma të fuqishme të opinionit që, n’emër të paqes, do të dëshironin t’i a dhuronin Ukrainën Putinit; duke besuar ose duke u shtirë se besojnë se, mbas ngrënies së Ukrainës, Rusia më së fundi do t’ishte e ngopur, nuk do të kishte më oreks, në këtë kuadër mund të thuhet se për rusët lufta e Gazës ka qenë një bekim sepse huton e ndan opinionet publike perëndimore. Është qumësht dallandysheje për ta mobilizimi studentor në veprim në të gjithë Perëndimin për Palestinën. Ndihmon në coptimin e opinioneve publike e largimin e vëmëndjes të shumëve nga ajo që ndodh në Ukrainë.

Në përgjithësi mendohet, e përvoja historike e vërteton, se tiranët  priren të nënvlerësojnë fuqinë e demokracive, i quajnë shumë më të thyeshëm se sa janë në të vërtetë. Në çastin e rrezikut demokracitë – kështu ka ndodhur në të shkuarën – janë në gjëndje të arrijnë të shfrytëzojnë rezerva, lëndore e morale, që tiranitë nuk i kanë. Por ajo që ka qenë e vërtetë në kohë të tjera mund të mos jetë më sot, për shumë arsye. Duke filluar nga rrethana fatlume e tetëdhjetë viteve të pandërprera paqeje që kanë gëzuar  evropianët perëndimorë. Peshon edhe fakti që shoqëritë e pasura, të ngopura e të plakura (ka mjaft raste të shkuar historikë), shpesh nuk janë kundërpëgjigjur me energjinë e nevojshme përballë gjallësisë e agresivitetit të grupeve njerëzorë, stili i jetës së të cilëve ka qenë gjithmonë shumë më pak i rehatshëm.

Peshojnë barazpesha  ndërkombëtare e nyjëtime politiko-diplomatike. Është diçka e zakonshme të thuhet  se periudha e jonë është një kohë shumëpolëshe me një shumësi fuqish në beleg me njëra tjetrën. Vetëm se nuk duket e qartë për të gjithë se çfarë do të thotë kjo për demokracitë. Moshë shumëpolëshe  do të thotë se nuk ka, siç kishte në kohët e Luftës së Ftohtë, një rrezik të vetëm. Atëherë opinionet publikë e kishin të qartë se ku ishte e kush ishte armiku. Tashmë belegë e kërcënime vijnë nga të gjitha anët. Mjaft të mendohet se çfarë përfaqëson për mirëqënien perëndimore zgjedhja e Hutëve (e mbështetësve të tyre iranianë) për të bllokuar, me sulmet anijeve në Detin e Kuq, një arterie jetike të tregëtisë ndërkombëtare. Është e vërtetë që ndërmjet këtyre krizave ka ndërvartësi. Rusët janë aleatë të ngushtë të Iranit e të Hamasit. E kinezët mbështesin rusët e iranianët kundër perëndimorëve. Përballë sfidave të shumta opinionet publikë perëndimorë çoroditen. E qeveritë e demokracive, për pasojë, vështirë se arrijnë të mbajnë lidhjen e njënjësinë e synimeve.

Nuk dijmë si do të mbarojë lufta në Ukrainë e as nëse armët do të heshtin shpejt në Palestinë, dhe as cila do të jetë sfida e ardhëshme që do të paraqitet n’Evropë e në Lindjen e Mesme që duhet të përballohet nga perëndimorët. Por e dijmë se pa mbështetjen e opinioneve publikë, qeveritë e demokracive janë gjeneralë pa ushtri, nuk shkojnë n’asnji kah. 

Votime evropiane, votime amerikane. Në një farë drejtimi stuhia e përsosur. Në se demokracitë, në provën zgjedhore që i presin, do t’i qëndrojnë sirenave të skajshmërive, ndoshta do të krijohet mundësia për të sqaruar mirë opinionet publikë se cilat janë përparësitë. Ndërkaq, nuk mund të lodhemi së kujtuari votuesve se ukrainasit janë duke luftuar edhe për neve.

Duke lënë mënjanë retorikën politike, do t’i pëlqente të gjithëve një Evropë e fuqishme, e aftë të vetëmbrohet, e të mbronte demokracitë e saj. Por sot mundet vetëm të kërkohet të pakësohen skajshmërisht dëmet.

“Corriere della Sera”, 4 maj 2024 – Përktheu: Eugjen Merlika  

Filed Under: ESSE

A ishte Bubulina e revolucionit grek shqiptare?

May 15, 2024 by s p

Dr. Eugent Kllapi/

Pikë së pari do shpjeguar se çfarë quajmë identitet kombëtar, komb sipas kuptimit të sotëm dhe të djeshëm në revolucionin grek dhe pas tij.

Kuptimi jonë i sotëm i shtet kombit lind pas shek 18 kur e gjithë bota po formësohej në komb-shtete në disa modele.

Modeli i parë ishte ai gjerman që nga romantizmi gjerman besonte se kombshteti shprehte hapësirën territoriale deri aty ku kishte gjermane të shpërndarë, gjë e fituar kjo nga udhëheqesit e mesjetës.

Modeli i dytë, modeli francez pak më shumë bashkohor mendonte se kombshteti ishte një hapësirë territoriale institucionale ku të gjithë shtetasit pa dallim ishin francezë, i bashkonte ligji.

Modeli i tretë, zviceran është në bazë të bashkimit të etnive. Te gjitha ato etni bashkuese brenda vetes qe formonin shtetin angazhoheshin te beheshin nje komb brenda nje ligjesie, pra multikulturor, multietnik. Njesoj pothuajse edhe SHBA po me shume ata ngrejne lart aspektin multikulturor e ligjor meqe jane nja 200 etni bashke.

Kuptimi dhe dilema(ose jo) nese Bubulina ishte shqiptare apo jo, meqe perfaqesonte etnine arberore te asaj kohe, lind me modelin lindor te te berit shtet.

Nqs Franca e ndau fene nga shteti ne koncept qe me Rishelje(i pari Jezusi qe tha jepi Cezarit cfare i takon Cezarit, Zotit cka eshte e Zotit), nje kardinal afer mbretit qe besonte se mbreteria mund te udhehiqej me mire pa nderhyrjen e fese, dhe me pas me Revolucionin Francez u nda me thike shteti nga feja, dhe nqs kete koncept, te ndarjes se fese nga shteti, (feja kishte shpirteroren dhe nuk nderhynte ne aspektet drejtuese te shtetit) e ndoqen edhe shtetet e tjera perendimore, ne krahun tjeter sidomos ne Lindjen e Mesme ky koncept nuk kuptohej ose u kuptua vone. Ne modelin lindor, feja ishte shteti, nuk e pranojne laicizmin(dhe shekullarizmin e lindur Turqi) ose bejne sikur e pranojne pasi eshte model shteti i importuar jo si ata duan(psh Sheriati).

Ky model mbizoterues qe pengonte kuptimin e kombshtetit, ose e zbehte ate ne qender te shtetit ve aspektin shpirteror te fese. Kuptohet kjo dhe nga roli i fuqishem i fese qe ka pasur ne mesjete edhe ne politike, kulture, arsim, ekonomi etj.

Para se te krijohej Greqia elementi i identitetit etnik dhe kombetar me aq sa kuptohej kombi ishte fetar. Ne etnine greke qe nga koha kur lindi krishterimi, feja ishte elementi kryesor identitar e me pas ajo ndikonte ne te gjitha elementet e tjera. I fetarizonte nga pak, si gjuhen, zakonet etj. Njesoj si Turqi(perandori Osmane) e tutje. Po te ishte i krishtere ne ate zone ishe helen ose grek edhe po te ishe nga Republika Dominikane apo nga Sudani. Kjo mbizoteronte dhe i kundervihej muslimaniznit perballe. Nga ana etnike feja ishte perbashkuese dhe per ngjizjen e kombshtetit. U futen aty grumbull zakonesh e traditash si shqiptare, rumune, cifute, serbe, bullgare edhe ndonje kongolez. Te gjithe keta u quajten greke me pahir.

Por me lindjen e kombshtetit grek me modelin francez dhe misherimit te modelit gjerman te kombshtetit(Ideja e VorioEpirit, Megalidea) u pa e udhes te mbahej akoma i fuqishem elementi fetar per ta instrumentalizuar pilitikisht. Duket si e menjanuar por feja eshte shume e fuqishme per qellimet politike. Njesoj eshte modeli edhe ne Serbi(po i meshohet shume edhe ne Kosove, te ngrihet me shume identiteti fetar sesa kombetar ne media, dhe me ne Maqedonine e Veriut nga shqiptatet ka nje zell te shtuar te identitetit fetar sesa kombetar) Pra nga nje ane ‘de juro’ kane model perendimor edhe si misherim i demokracise, nga ana tjeter sillen sikur fetarizmi duhet te kete rol qendror.

Ne anen e kundert per te shpjeguar Bubulinen element perbashkues i identitetit kombetar shqiptar me modelin francez te kombshtetit nuk ka qene feja por gjuha dhe zakonet. Madje vete fetaret te shume feve kane ndikuar fuqimisht per te bere gjuhen dhe zakonet, shtetin me shume se populli te udhehiqej nga feja po nuk i fetarizoi. Shqiptari e nderroi fene shume here qe nga paganizmi por e respekton ate. E ka te rendesishme po jo me shume se identiteti i tij kombetar. Kush ishte shqiptar ishte shqiptar e nuk ishte turk se ishte musliman apo italian pse ishte katolik.

Para se te ngjizej kombshteti shqiptar kjo etni/komb i bashkonte gjuha, zakonet, fete. Arberit dhe arvanitet, arbereshet apo i fundit ne Zelande te Re e quanin veten shqiptar.

Kur Bubulina e quan veten shqiptare, cdo Greqia e sotme, qe u krijua si ide e Rusise e djeshme per krishterimin bashke me fuqite e tjera te medha pas luftes me Perandorine osmane, per ta quajtur ate greke? Pike se pari nuk ka greke te paster sipas identitetit kombetar grek(ye ardhur nga helenet, greke te vjeter) dhe Bubulina perfshihej ne kete territor,(modeli francez) dhe nuk ka figura historike te pastra greke te mesjetes, arrijne deri aty sa dikur edhe Skenderbeun e Kostandinin e madh ta bejne grek.

Ne radhe te dyte ajo ishte ne ate kohe shqiptare-arnaute-arvanite pasi identiteti i saj nuk jepet pas revolucionit, ajo e kishte nje identitet si te tille qe kur u lind e u rrit.

Ajo ishte shqiptare qe ndikoi si shume figura te tjera per ndertimin e shtet-kombit grek per t’u shkeputur nga Perandoria Osmane.

Filed Under: ESSE

Dita e Nënës në Amerikë

May 13, 2024 by s p

Astrit Lulushi/

Çdo maj, familjet amerikane festojnë matriarkët e tyre me lule, kartolina dhe telefonata. Mijëra vjet përpara se të fillonte kjo traditë moderne e Ditës së Nënës, romakët e lashtë kishin një kremtim të ngjashëm, megjithëse u përqendrua në martesë dhe lindje të paktën po aq sa te vetë nënat. E festuar çdo vit më 1 mars, Matronalia përkujtoi ngritjen e një tempulli për Juno Lucina, perëndeshë romake e lindjes së fëmijëve, në kodrën Esquiline të Romës.

Ashtu si në Ditën tonë moderne të Nënës, bashkëshortët u bënin dhurata grave të tyre – por këtu përfundon ngjashmëria. Matronalia ishte një çështje mjaft e devotshme; pas një kortezhi me gra të martuara në tempull për t’i bërë oferta Juno Lucinës, familjet ktheheshin në shtëpi dhe luteshin për lumturinë martesore. Gra të skllavëruara u bënë gjithashtu pjesë e festimeve. Megjithatë, Matronalia nuk ishte e vetmja festë romake e lashtë që lidhej me nënat. Në fakt, ishte mjaft e zbutur në krahasim me kremtimin vjetor të Nënës së Madhe të Perëndive, e njohur gjithashtu si Magna Mater ose Cybele, e cila hyri në panteonin romak rreth shekullit të tretë pes. Festivali i saj, i quajtur Megalensia, zhvillohej gjatë disa ditëve në mars ose prill dhe përfshinte lojëra, shfaqje teatrale dhe rituale të tjera.

Të gjithë kemi nëna, gra, motra, ose të afërm që kanë…

Filed Under: ESSE

ALEANCAT TONA NDËRMJET ANAMNEZËS SË MUNGUAR DHE AMNEZISË SË IMPONUAR

May 13, 2024 by s p

Fuqia ushtarake e UÇK-së mund të ketë qenë më e vogël se sa ajo lëvizjes partizane, por mençuria politike e transformoi në një ushtri fitimtare, natyrisht në krahun e NATO-s. Pra, mençuria e udhëheqësve të projekteve mund të ketë ndikim në zhvillimin e ngjarjeve, çka e bën të rëndësishëm rolin e elitave dhe aftësinë e popullit që të orientohet në pajtim me interesat vitale.

Milazim KRASNIQI

Raporti i shqiptarëve të sotëm dhe i paraardhësve të tyre ilirë, me popuj e shtete të tjera, kësaj radhe me theks tek aleatët, duhet të jetë objekt i një historie kritike, ku do të analizoheshin e ballafaqoheshin të gjitha burimet ekzistuese dhe do të vlerësoheshin realisht të gjitha ato zhvillime, pra si një histori e raporteve të shqiptarëve me aleatët. Por, ne një histori të tillë nuk e kemi ende dhe me gjasë nuk do ta kemi edhe për një kohë të gjatë, për aq kohë sa nuk ndiejmë nevojë për t’u shkëputur nga interpretimet jokritike e edhe pseudoshkencore për të kaluarën tonë. Prandaj na ndodhë jo rrallë që për të njëjtën ngjarje të kemi interpretime diametralisht të kundërta, gjë që e shton konfuzionin dhe e mjegullon të vërtetën. Ne na ndodhë jo rrallë madje që aleatët t’i përjetojmë ose t’i paraqesim si armiq, ndërsa armiqtë t’i paraqesim si aleatë. E vërteta është se ka pasur edhe ndërrim rolesh të tyre nëpër kohë, pra kalim nga njëri status tek tjetri, një ngatërrim fatkeq, pak a shumë të ngjashëm me skenën e fundit të romanit “Ferma e kafshëve” të Xhorxh Orvellit, ku në një zënkë ndërmet njerëzve e derrave, rolet përzihen aq shumë sa që është vështirë të dallohet cili është derri e cili njeriu. Aleatët tanë shpesh janë në aso pamjesh të përziera.

Disa nga faktorët që formojnë dhe shformojnë aleancat tona

Në rastin tonë konkret, pra ilir e shqiptar, në krijimin dhe prishjen e aleancave kanë ndikuar disa faktorë, nga të cilët ne këtu po i skicojmë vetëm disa që na duken relevantë e mbase edhe aktualë: përkatësia gjeografike, fuqia ushtarake, mençuria politike dhe fatet e fshehta, që nuk i rrokë logjika historike.

Në rastin tonë, nga periudhat helenike e romake, përkatësia gjeografike ka qenë me rëndësi për raportet me fqinjët e edhe për aleancat e ndryshme. Që nga pjesëmarrja e disa fiseve ilire në luftën e Trojës, mbase në taborret e kundërvëna, ka vazhduar ajo ngatërresë në aleanca e armiqësi të pandërprera. E drejta, para sundimit romak, kund në shekullin V-IV para erës sonë, Pseudo Skymni e përshkruante Ilirinë si një vend me shumë banorë, në paqe, liri e begati dhe ku njerëzit bënin një jetë të hijshme. Mirëpo shkatërrimi tragjik i asaj jetese të hijshme, erdhi si pasojë e pushtimeve romake (229-228, 119-218) dhe veçmas të vitit 163, me kapitullimin e Gentit, i cili pati një aleancë antiromake me mbretin maqedon, Filipin. Ne nuk jemi në gjendje të vlerësojmë se a ka qenë aleancë e imponuar përballë mujshisë romake, por e dimë se nga ajo aleancë Iliria më kurrë e ka marrë veten, kurrë më nuk ka pasur gjasa të ribëhet. Shkatërrimet që bën Anici dhe Paul Emili në Epir dhe në Iliri janë shënuar në histori si shkatërrim sistematik i mbi tetëdhjetë qyteteve dhe plaçkitje e paimagjinueshme e pasurive të arit. Pra, përkatësia gjeografike, të gjendurit në pjesën lindore të Adriatikut, në rrugën e Romës për ekspansion drejt Lindjes, ka qenë fatale për Ilirinë, ndërsa aleanca e gabuar, ka qenë e imponuar nga ai realitet. Edhe në shekujt e mëvonshëm, në kohën e dyndjeve sllave, në kohën e kryqëzatave, të ekspansionit osman, më vonë të atij austro-hungarez, italian, gjerman, jugosllav e rus, pozita gjeografike në këtë udhëkryq të kontinentit tonë, ka pamundësuar që të arrihen aleanca racionale, po shumica kanë qenë të imponuara. (Në poezinë me titull “Monedha e Gentit” këtë dilemë tonën gjeografike e kam sublimuar në vargjet” “Në njërën anë shungullon nga deti/në tjetrën ulërin nga mali”, pra në njërën anë ishte peshkaqeni, në tjetrën në ishte luani.) Prandaj fuqia ushtarake, sado që të ketë qenë, në kohë e situata të ndryshme, më të shumtën ka qenë e pamjaftueshme për t’u imponuar si aleat kredibil, në raport me shtete perandorake e imperiale, Romën, Bizantin, Bullgarinë, Serbinë mesjetare, shtetin anzhuin, Venedikun, Napolin, Shtetin Osman, Italinë fashiste, Gjermaninë naziste, Jugosllavinë komuniste, BRSS bolshevike, Kinën maoiste. Pra, pothuajse vazhdimisht kemi qenë përballë fuqive të mëdha, me të cilat fuqia ushtarake ka qenë në disproporcion të madh. Rrjedhimisht jo gjithmonë ka pasur sukses në imponimin ose mbrojtjen e interesave strategjike. Ndërsa sa i përket mençurisë së udhëheqësve, edhe ajo ka pasur ndikimet e veta, herë fatale herë fatlume. Po i përmend vetëm dy shembuj, sa për ilustrim. Nga fundi i Luftës së Dytë Botërore lëvizja partizane ishte aleate e Britanisë së Madhe dhe e SHBA-së, të cilat e furnizuan me armë dhe e fuqizuan aq sa ia mundësuan që të dilte forca fituese në skenën e luftës në Shqipëri. Por, ajo aleancë u shkatërrua pas dy vitesh, pas incidentit të Korfuzit, duke e shëndërruar Shqipërinë në armik të tërbuar të Britanisë së Madhe dhe të SHBA-së, për gati gjysmë shekulli. E kundërta ndodhi me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ajo lindi si një lëvizje guerile, me parashenjë majtiste, deri dikund enveriste, por gjatë zhvillimeve të shpejta, u shndërrua në aleate besnike të SHBA-së dhe NATO-s. Fuqia ushtarake e UÇK-së mund të ketë qenë më e vogël se sa ajo lëvizjes partizane, por mençuria politike e transformoi në një ushtri fitimtare, natyrisht në krahun e NATO-s. Pra, mençuria e udhëheqësve të projekteve mund të ketë ndikim në zhvillimin e ngjarjeve, çka e bën të rëndësishëm rolin e elitave dhe aftësinë e popullit që të orientohet në pajtim me interesat vitale. Ne shqiptarët ende nuk e kemi arritë nivelin kritik të të kuptuarit të rolit të elitave. Prandaj edhe kemi me raste lëkundje, hutesa, oscilime dhe gabime. Mjafton të përmendim këtu trazirat e dhunshme të vitit 1997 në Shqipëri dhe të vitit 2004 në Kosovë, të cilat tronditën kombin deri në themel dhe patën elemente të kundërvënies ndaj aleatëve strategjikë, veçmas në Kosovë. Është e vështirë të kuptohet se si ka qenë e mundshme që vetëm pesë vite pas çlirimit të Kosovës nga NATO, protestuesit shqiptarë në Kosovë të konfrontohen me ushtarët e NATO-s.

Në rastin tonë Vullneti Hyjnor si faktor shpëtimtar ekziston

Lidhur me fatet e fshehta, ato që nuk i rrokë logjika historike, në historinë tonë të re ka disa shembuj indikativë. Fjala vjen, në Luftën e Parë Ballkanike ishte planifikuar çrrënjosja e të gjithë muslimanëve nga Ballkani, pra në rend të parë të shqiptarëve, si komb me shumicë absolute muslimane. Ka burime të besueshme që konfirmojnë se projekti e kishte edhe miratimin e disa fuqive të mëdha evropiane, pra jo vetëm të shteteve ballkanike e Rusisë. Projekti do të zbatohej plotësisht, po të mos shkaktohej Lufta e Dytë Ballkanike ku shtetet ballkanike, Serbia e Greqia (po edhe Rumania) u futën në luftë kundër Bullgarisë, me çka shpëtuan shqiptarët në Ballkan po edhe Edreneja dhe vetë Stambolli. Pas Konventës jugosllave-turke të vitit 1937 filloi sërish shpërngulja e shqiptarëve, por nuk u realizua deri në fund ngase në vitin 1941 Gjermania e pushtoi Jugosllavinë, duke e ndërprerë projektin e dëbimit të shqiptarëve dhe të copëtimit të Shqipërisë sipas elaboratit të Ivo Andriqit. Edhe projekti i Millosheviqit i viteve 1998-1999 ishte për dëbimin e shqiptarëve nga Kosova por edhe ai u pengua nga bombardimet e NATO-s. Këto fate të fshehta mund t’i quajmë vullnet i Zotit, sepse nuk janë brenda asaj që ne quajmë logjikë historike. Bile mund të thuhet se brenda logjikës historike ilirët do të ishin zhdukur të mullirin e romanizimit, ata që mbetën të paromanizuar do të ishin bluar në mullirin e helenizimit e të sllavizimit. Por, mbijetuan dhe e konfirmuan identitetin e veçantë ilir-shqiptar, duke përftuar një komb të ri e dinamik në zemër të Ballkanit. Bindja ime është se në fatet e popujve, krahas përkatësisë gjeografike, fuqisë ushtarake, mençurisë politike, ka ndikim edhe Vullneti Hyjnor. Arsyet e aktivizimit të Vullnetit Hyjnor ne nuk mund t’i kuptojmë, por ne mund ta evidentojmë si fakt që ndodhë në realitetin historik.

Aleanca e sotme dhe kryedilema e sotme

Historia e shqiptarëve në Ballkan ka hyrë në një epokë të re pas rënies së Murit të Berlinit, pas shpërbërjes së BRSS e të RFJ të Jugosllavisë, gjë që mundësoi çlirimin e Kosovës në vitin 1999 dhe vendosjen e trupave të NATO-s në territorin e saj, sado që nën një emër të një trupe paqeruajëtse të OKB-së. Shpërbërja e RFSJ/RFJ mundësoi lindjen e disa shteteve të reja në Ballkan, të cilat orientim strategjik e patën futjen në NATO. Rrjedhimisht, për ne si shqiptarë kulminacioni i kësaj historie është pranimi i Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe të Malit të Zi në Aleancën Veriatlantike. Në shekullin tonë, kjo është kryealeanca në të cilën aderojnë dhe participojnë shqiptarët si komb, sado të ndarë në disa shtete. Mbrojtja kolektive që siguron NATO, e bën më të sigurt ekzistencën dhe zhvillimin e kombit shqiptar. Kjo vlen sidomos për shqiptarët në shtetet që tashmë janë anëtarë të NATO-s, jo domosdoshmërisht për Kosovën në fazën e tashme, kur prezenca e NATO-s është e mandatuar nga rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe si e atillë teorikisht mund të tërhiqet. Por, përderi sa të vazhojë të jetë Rusia kërcënuese për Europën/Perëndimin dhe përderi sa Serbia të jetë shtet vasal i Rusisë, edhe siguria e Kosovës mbetet e fortë në këto konfrontime gjeopolitike, sepse pashmangshëm është aleat i Perëndimit. Por në rast se Serbia shkëputet nga Rusia dhe futet në orbitën atlantike, atëherë çmimi i atij ndryshimi mund të reflektohet edhe në Kosovë. Prandaj në këto realitete të aleancave të favorshme që kemi ne shqiptarët aktualisht, duhet të rritet koordinimi brendashqiptar, që të ndodhë faktorizimi shqiptar brenda sferës euro-atlantike po edhe përballë pretendimeve pansllaviste. Pse? Sepse Kosova ende mbetet dilemë gjeostrategjike e kulturore.

Filed Under: ESSE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 71
  • 72
  • 73
  • 74
  • 75
  • …
  • 609
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave
  • Fitoi Çmimin e Madh në Saint-Saëns International Music Competition, Prof. Ina Kosturi: “Shpaloseni talentin shqiptar nëpër botë e na bëni krenarë”
  • “Ëndrra Amerikane” në Washington DC
  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT