• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ABC-ja

April 3, 2024 by s p

Astrit Lulushi/

Një herë e një kohë, njeriut “i erdhi goja”; filloi të fliste – për të shkruar nuk dinte ose e kishtë të ndaluar. Shkrimi ishte profesion i zgjedhur; shumë pak njerëz nga paria e mësonin, për të shkruar bëmat Zotit ose tê mbretit. Shkrimet ishin kryesish kode ose akronime, të pakuptueshme për kohën tonë. Kur një shkrim i lashtë deshifrohet, ngjarja zë vend në analet shkencore.

Pastaj dolën murgjit, të cilët mbylleshin në manastire dhe shkruanin akte ose kopjonin tabletat prej dheu të shkruara nga njerëzit e parë. Kështu feja mori përparësi. Në shekullin XV, Guttenbergu shpiku shtyshkronjën e parë dhe fjala e Zotit fluturoi. Për disa vende, Bibla është referencë gjuhën e tyre. Të gjithë u zgjuan dhe u hapën shkolla.

Disa popuj vazhduan traditën e vjetër, duke e folur gjuhën e tyre; shkrimin e konsideronin sakrilegj. Kjo traditë qëndroi deri vonë mes shqiptarëve, të cilën ishin mësuar ta përcillnin gjuhën gojarisht.

Në shekullin XIX dolën rilindasit (të edukuar në shkolla ne Europë).

Ata ishin mismëtarët e të shkruarit dhe përhapjes së kulturës; zgjodhën shkronjat latine ose ABC-në, larg nga ato të pushtuesit ose fqinjëve, për të shkruar gjuhën shqipe.

Filed Under: ESSE

ALEKSANDЁR MOISIU (Alessandro Moissi)

April 3, 2024 by s p

(2 prill 1879 – 23 mars 1935)/

Në këtë ditë, plot 145 vjet më parë lindi në Trieste Aleksandër Moisiu (i njohur ndryshe si Alexander, Alessandro Moissi ose Moisi), aktori austriak me origjinë shqiptare që fitoi famë botërore. Moisiu ishte i biri i Moisi Moisiut, një tregtar nga Kavaja dhe Amalia de Radio Radis, një forentine.

Moisiu fitoi famë me interpretimet e tij të Hamletit, të Edipit, të Jedermann-it, të karakterit Fedja në veprën e Leon Tolstoit “Kufoma e gjallë, etj.

Në përvjetorin e lindjes së tij, po sjellim këtu, për kënaqësinë tuaj, zërin e Aleksandër Moisiut, duke lexuar poemën horror të Gëtes, në një stil unik që tashmë është praktikisht i zhdukur. (https://www.youtube.com/watch?v=WhV2WwEQj7U )

Moisiu u admirua nga kritikët, shkrimtarët dhe kolegët dhe performoi në të gjithë Evropën. Megjithatë, fatkeqësisht, për shkak të ndryshimeve të mëdha stilistike që ndodhën në të gjitha format e artit në gjysmën e parë të shekullit të 20-të, Moisiu është sot pothuajse i panjohur.

Njohësit e Moisiut, kryesisht bashkëkohësit e tij, kanë vënë në pah ngjyrimet e intonacioneve jashtëzakonisht shprehëse që përdorte ai për të përçuar dramën e poemës, por kjo nuk konsiderohet arritja e tij më e madhe. Nga këndvështrimi i muzikantëve, aspekti më i rëndësishëm i leximit të Moisiut është mënyra e tij kompensuese, se si ai e përdorte kohën gjatë leximit. Sepse, thonë ata, poezia është, si muzika, një formë arti që ekziston në kohë dhe si e tillë, ajo mund të vlerësohet dhe kuptohet plotësisht vetëm kur kryhet në kohën e duhur. Moisiu bënte pikërisht atë që bënë të gjithë muzikantët e mirë të lindur në shekullin e 19-të — ai merr kohën e duhur për të treguar strukturën e veprës dhe për të theksuar pikat me rëndësi të veçantë, por gjithmonë e kompenson më vonë me finesë kohën e marrë borxh.

Një anekdotë e këndshme, nga një shfaqe e dhënë në Berlin, shpreh edhe një këndvështrim tjetër të botës së Moisiut, atë të dashurisë dhe adhurimit të nënës ndaj tij. Thuhet se në Berlin, ku nëna 83 vjeçare kishte udhëtuar për të parë në skenë djalin e saj, Moisiu ishte duke folur pareshtur në njërën nga skenat e dramës “Jedermann”. Pastaj, krejt papritur një aktor tjetër fillon një monolog, dhe, mendohet se skenari kishte parashikuar që Moisiu të mbetej në heshtje. Thuhet se nëna iu drejtua personit të ulur pranë saj, i cili mendohet të ketë qenë një shkrimtar i njohur berlinez, dhe i shprehet: “Këtë skenë mund t’a kishin hequr fare. Kur Aleksandri nuk flet, skena nuk ka kuptim…”

#TëNjohimHistorinëTonë

Foto: Aleksandër Moisiu dhe nëna e tij (rreth vitit 1920)

–Administratori

Marrë nga “Mid’hat Abdyl Frashëri”

Filed Under: ESSE

PERËNDIMI DHE DREJTIMI I HUMBUR

April 2, 2024 by s p

Nga DANILO TAINO/

“Corriere della Sera”, 27 mars 2024 – Përktheu: Eugjen Merlika

Nderi dhe lufta. Në OKB Shtetet e Bashkuara janë prishur me Izraelin: Joe Biden nuk mund të lejojë më të vdekurit në Gaza dhe ndjen trysninë e krahut të majtë të partisë demokratike, që urren Izraelin. Ka edhe zgjedhje për të fituar. Vetë Washingtoni nuk I dërgon Ukrainës 60 miliard dollarë, thelbësorë për mbrojtjen e Kievit: republikanët e shtyrë nga Donald Trump e pengojnë dhe presidenti nuk e shtrëngon gjëndjen. Ka për të menduar për zgjedhjet presidenciale të nëndorit. Bashkimi evropian nuk bën hapa përcaktues në dobi të ukrainasve të sulmuar nga Vladimir Putini e nuk do t’i bëjë deri mbas votimeve për Parlamentin evropian në qershor, nëse do t’I bëjë. Mbi tragjedinë e Izraelit në Gaza, BE prej kohësh ka vendosur t’i japë të drejtë opinioneve publikë më pohuese e të lërë të humbur mundësinë e zgjedhjeve të tjera përtej deklaratave. Edhe këtu është në lojë vota.

Demokracia është sistemi më pak i keq ndërmjet atyre të njohur e sot, ndërsa është nën sulm nga shumë anë, funksionon kështu: e mbyllur në vetvete dhe e hutuar, nguron e vendos përgjysmë. Nuk është domosdoshmërisht fati i saj.”Nuk është koha e lëkundjeve”, i tha kryeministreja britanike Margareth Thatcher presidentit George Bush (ati) kur Sadam Hyseni mësyu Kuwajtin më 1990. “Agresorët duhet të ndalohen e nxjerrë jashtë. Një agresor nuk mund të fitojë nga sulmi i tij”. Dhe demokracitë nuk u lëkundën.

Më parë shoqëritë e lira kishin bërë gjërat e nevojshme e të drejta të drejtuara nga Churchillër, nga Roosveltër, nga De Gaullër e nga të tjerë drejtues në lartësi të belegëve që kishin përballë. Jo gjithmonë me mbështetjen e parë nga opinionet publike të tyre.

Demokracia duhet të jetë e mbushur me bindje, me politika, me përgjegjësi, me vendosmëri morale. E me qartësi gjykimi. Me drejtim, mbi të gjitha në çastet më të errëta. Kjo është mungesë sot e Perëndimit.

Vladimir Putin nuk ka patur suksese të mëdha në dy vitet e shkuar. Por ka patur një me prurje të llahtarëshme. Mësyemja e Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ka hapur dyert që mbanin të mbyllur shpirtërat më të këqinj e më të egër revizionistë të botës: që nga ai çast, diktatorë, regjime autoritare, terroristë kanë arritur në përfundim se kaosi i përgjithshëm i shkaktuar nga mësyemja ruse ishte mundësia e tyre për të ndryshuar rrjedhën e historisë, për të bërë të mbaruar rregullat ndërkombëtare, të drejtat e njeriut, bezditë e demokracisë zemërlepuri, me idetë e lirive të individëve e të ekonomive. Për të shpallur fuqinë e tyre dhe vështrimin e tyre të botës.

Fuqitë që rishpropozojnë luftëra për pushtime territoriale, që duan të hedhin krahina të tëra në errësirën e Meskohës e të këllasin datën fqinjëve me kërcënime bërthamore janë elektrizuar. Nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejtë ndërmjet mësyemjes së Ukrainës e plojës jonjerëzore të Hamasit në 7 tetorin e shkuar. Por vendimi për të çuar deri në fund një veprim të këtij lloji mund të ndodhë vetëm kur ai që e kryen mendon se klima është e përshtatëshme: në rastin e veçantë ajo e krijuar nga pasiguria e forcave demokratike tashmë nën sulm në Evropë. Nuk ka nevojë që Putini të ngrejë telefonin që shefat e Hamasit të mësojnë se çasti është i dobishëm. E kjo vlen për të gjithë luftarakët e çastit, cilëtdo qofshin ndryshimet mes tyre. Për terroristët Houthi në detin e Kuq, në zemër të Afrikës, për xhihadin islamik dhe për brigadën Wagner me mëmë ruse. Për taxhikët e Isis-it në Moskë. Për ajatollahët iranianë, financues copash terrorizmi, që furnizojnë me armë Rusinë dhe i aviten bombës atomike. Përudhëheqësin koreanoverior Kim Jong-un, tjetër diktator që i dërgon armë Putinit e zbavitet me bërthamoret.

Ndërkaq Kremlini vazhdon plojën e tij në Ukrainë, shkakton vdekjen e Aleksej Navalnit, shtyp çdo opinion të pavarur, bën zgjedhje të shtirura, çon kërcënime bërthamore, shfrytëzon në mënyrë cinike sulmin terroristik në Crocus City Hall të Moskës në hullinë e diktaturave më të zeza të së shkuarës. Në 25 vite Putini e ka kthyer Vendin më të madh të botës në një qëndër që rrezaton luftëra, paqëndrueshmëri, çrregullim.

Putini, Hamasi, Ajatollahët, Houthi-t e të tjerë shohin në Perëndimin, në ndrojtjen e tij, në pathemelësinë e tij e në gabimet e tij shënjën e një rënieje të demokracive, të së drejtës, të lirive. Në fakt Shtetet e Bashkuara janë prej kohësh të qëndërsuar në vetvete, mbi dasitë e brëndëshme, mbi politikën e polarizuar, dhe evropianët janë prej dhjetëvjeçarësh, të përgjumur në idenë se gjithë bota do të donte të ndiqte shëmbëlltyrën e tyre, të tejkalimit të Shteteve kombëtarë, ndërsa rreth tyre ngjiteshin kombëtarizma të llahtarëshme. Perëndimi nuk e kuptoi se çfarë po përgatitej dhe ka humbur kontrollin e ngjarjeve (edhe dështimi i trysnive mbi Netaniahun për veprimet në Gaza, në fund të fundit është bir i kësaj mungese strategjie).

Në kohët afatgjata demokracitë janë më të fuqishme se diktaturat e terrorizmi. Por drejtimet politike nuk lindin nga asgjëja, nga shkëlqimi i një burri apo i një gruaje. Lindin nga ideja se një Vënd ka belegë e kërcënime për të përballuar. Këto të tanishmet na i ka sqaruar në marsin 2023, në derën e Kremlinit, numëri një kinez Xi Jinping, që kështu përshëndeti mikun Putin: “Pikërisht tani ka ndryshime të tipit që nuk janë parë në njëqind vite; ne jemi ata që tok drejtojmë këta ndryshime”. A ka të drejtë Xi? Janë ai, Putini dhe autokratët më të vegjël drejtuesit e erës së re?

“Corriere della Sera”, 27 mars 2024 – Përktheu: Eugjen Merlika

Filed Under: ESSE

Si funksiononte vërtet kryqëzimi? Një zbulim britanik ofron të dhënat

March 30, 2024 by s p

Përgatiti Rafael Floqi/

Kryqëzimi i Jezusit është në qendër të së Premtes së Zezë dhe të ringjalljes së Pashkëve. Por kjo formë e lashtë e dënimit me vdekje ka lënë pas pak prova arkeologjike.

Ndërsa miliona njerëz përgatiten të festojnë Pashkët këtë fundjavë, duke deklaruar besimin në ringjalljen e Jezusit në ditën më të shenjtë të kalendarit të krishterë, ata do të përqafojnë gjithashtu motorin e vdekjes së tij.

Kryqi ka qenë prej kohësh simboli përfundimtar i krishterimit dhe i fitores mbi vdekjen. Por natyra e kryqëzimit, e konsideruar si një nga format më të tmerrshme të dënimit me vdekje në botën e lashtë, ka krijuar prej kohësh një mister për arkeologët dhe historianët për shkak të faktit se sa pak ka lënë pas.

Historianët e lashtë romakë, ungjijtë dhe literatura klasike dokumentojnë përdorimin e kryqëzimit nga romakët, por vetëm katër raste të mundshme të kryqëzimit janë identifikuar në mbarë botën. Zbulimi më i fundit ishte mjaft i fundit: skeleti i një njeriu me një gozhdë në thembër, i zbuluar në një varr në Cambridgeshire, Angli, gjatë një ndërtimi banimi në 2017.

Zbulimi përfaqësonte dëshminë e parë të njohur arkeologjike të kryqëzimit në Ishujt Britanikë, sipas David Ingham, menaxher i projektit të Albion Archaeology dhe Corinne Duhig, një profesore në Universitetin e Kembrixhit, të cilët i përshkruan gjetjet e tyre në revistën British Archaeology.

“Unë mendoj se kjo tregon se kryqëzimi është përdorur në të gjithë Perandorinë Romake,” tha John Granger Cook, një profesor i fesë në Kolegjin LaGrange dhe autor i “Kryqëzimi në botën e Mesdheut”. “E vetmja dëshmi tjetër arkeologjike – nëse doni ta quani arkeologjike – janë mbishkrimet.”

Ingham dhe Duhig thanë se mbetjet ishin pothuajse saktësisht si ato të gjetura gjysmë shekulli më parë, pranë Malit të Ullinjve në Jerusalem në vitin 1968. Në të dyja rastet, gozhda u gjet ende e ngulitur në kalkaneum, që është kocka më e madhe në këmbë. dhe formon thembra. Gjetjet bien ndesh me mënyrën sesi shkrimet fetare dhe ikonografia e kanë përshkruar prej kohësh këtë praktikë dhe ato ofrojnë prova të reja se si duket se ka funksionuar – nga mënyra se si viktimat u gozhduan në kryq e deri tek mënyra se si vdiqën përfundimisht.

Romakët duket se e kanë huazuar kryqëzimin nga kartagjenasit, të cilët ndoshta kanë ndërtuar mbi dënimet brutale të mëparshme të përdorura nga asirianët dhe të tjerët në Lindjen e Mesme, tha Cook. Josephus, historiani i lashtë hebre, raportoi se trupat romake kryqëzonin deri në 500 hebrenj në ditë gjatë revoltave hebreje në shekullin e I pas Krishtit.

Qëllimi i kryqëzimit ishte të nxirrte në dukje luftën për vdekjen dhe agoninë e viktimës, dhe kështu ajo u bë metoda më e frikshme dhe e turpshme nga të gjitha metodat e ekzekutimit, që u drejtohej vetëm kriminelëve, njerëzve të skllavëruar dhe atyre që akuzoheshin për tradhti. Të dënuarit i rrihnin dhe parakalonin nëpër rrugë për në vendin e ekzekutimit, siç përshkruhet me Jezusin në Ungjill, ndërsa turmat talleshin dhe shpërthenin keq. Viktimat më pas ngjiteshin në tra dhe ngriheshin mbi trarin vertikal, i cili zakonisht vendosej në një vend të përhershëm për ekzekutimet e mëvonshme.

“Kur njerëzit punojnë me Jezusin historik, [kryqëzimi i tij] është i vetmi fakt që askush nuk e vë në dyshim, sepse është tepër e turpshme”, thotë Cook. “Pra, ne e dimë shumë me siguri. Ne e dimë se Ai jetoi dhe u dënua me vdekje.”

Vdekja ndodhte brenda pak ditësh, por ndonjëherë përshpejtohej duke e goditur viktimën në gjoks me shkop, duke i hedhur me shtiza ose duke i thyer këmbët, kështu që viktimat nuk mund ta shtynin më veten për të marrë frymë. Ndonjëherë kryqi qëndronte afër tokës, brenda mundësive të qenve dhe kafshëve të tjera që endeshin, dhe mbishkrimet e lashta sugjerojnë se shpesh i ngjante një T-je të madhe. Ndonjëherë një ndenjëse e vogël, e njohur si sedecula, shtohej për ta mbajtur personin gjallë sa më gjatë.

Por si, saktësisht, vdiq Jezusi? Disa punime shkencore, të botuara nga patologë mjeko-ligjorë, sugjerojnë se ai vdiq relativisht shpejt nga embolia pulmonare, arresti kardiak ose shoku i shkaktuar nga humbja e gjakut, megjithëse konsensusim në të gjitha rastet e kryqëzimit është vendosur mbi asfiksimin, pasi mushkëritë shemben nën peshën e trupin e varur të viktimës.

Zbulimi i Jeruzalemit, eshtrat e parë të viktimës së kryqëzimit të gjetura në kohët moderne, ndihmoi në plotësimin e kësaj figure

Gjetja ishte një goditje e fatit. Romakët i goditnin njerëzit në kryq me litarë më shpesh sesa gozhdë, të cilët ishin aq të çmuara sa besohet se romakët i nxirrnin ato jashtë dhe i përdornin përsëri. Por arkeologët në vitin 1968, duke ekzaminuar shpellat e varrimit në një kantier ndërtimi në Jerusalemin Lindor, ndeshen me një kostum prej guri që mbante emrin “Yehohanan ben Hagqol” dhe përmbante eshtrat e një njeriu, që vlerësohet të ishte 24 deri në 28 vjeç, në thembrat e të cilit kishte një gozhdë e ndryshkur e ngulur nëpër të.

Ajo vendosje ra menjëherë në sy. Ikonografia e kryqëzimit të Jezusit shpesh përshkruan kyçet e dorës ose duart e Tij të gozhduara në kryq – për të cilin studiuesit thonë, se nuk do të kishte gjasa ta mbante peshën e Tij – ose një gozhdë të vetme të ngulur në majë të të dy këmbëve.

Nicu Haas, një prof profesor në departamentin e antropologjisë të Universitetit Hebraik, ekzaminoi mbetjet e Jeruzalemit disi me nxitim, për shkak të kufizimeve të autoriteteve fetare për rifutjen e mbetjeve. Në një punim të botuar në vitin 1970, Haas raportoi se kishte gjetur dy kocka thembra të mbajtura së bashku nga gozhda. Një pllakë druri ishte vendosur mbi këmbë përpara se gozhda të futej, për t’u siguruar më tej që viktima nuk mund të lironte këmbën. Haas kështu teorizoi se viktima ishte mbështjellë nga të dy thembrat në pjesën e përparme të traut të drejtë ose me këmbët e hapura, si bretkosa, ose me gjunjë të përkulur dhe të kthyer në njërën anë.

Dy studiues të tjerë – Joseph Zias, kurator në Departamentin e Antikiteteve dhe Muzeve të Izraelit dhe Eliezer Sekeles, profesor në Universitetin Hebraik dhe Shkollën Mjekësore Hadassah në Jerusalem – ofruan një rivlerësim të kryqëzimit një dekadë më vonë. Ata thanë se Haas gaboi në mënyrën kryesore: Kishte vetëm një kockë thembra nga këmba e djathtë, jo dy të shkrira së bashku nga gozhda dhe koha; këmba nuk dukej se ishte thyer para vdekjes; dhe gozhda afërsisht 4.5 inç ishte më e shkurtër nga sa besonte Haas dhe nuk ishte në gjendje të kishte kaluar përtej dy kocka thembrash dhe pllaka druri.

Të marrë së bashku, Zias dhe Sekeles ofruan një teori të ndryshme mbi mënyrën e kryqëzimit, duke sugjeruar se çdo këmbë mund të ishte gozhduar veçmas në anën e traut të drejtë. Teoria e tyre përshtatet gjithashtu me një grafit të lashtë të gjetur në Puteoli, Itali, që përshkruan një individ të kryqëzuar, me emrin e një gruaje, Alkimila, mbi një shpatull.

Zbulimi më i fundit në Britani ndriçon më tej të kuptuarit e praktikës. Eshtrat atje, të emërtuara Skeleton 4926, ishin varrosur me fytyrë lart, me duar të kryqëzuara përpara, në një varrezë të një vendbanimi buzë rrugës në një provincë dikur romake që tani është Fenstanton, Cambridgeshire. Rreth tij shtriheshin një duzinë gozhdë. Një e 13-të u zbulua në kockën e thembrës në laborator.

Skeleti, i cili ishte kryesisht i plotë, daton rreth viteve 130 deri në 360 pas Krishtit. Shpina dhe brinjët e tij ishin shtypur dhe krahët dhe këmbët gjithashtu dukeshin se tregonin shenja dëmtimi nga lidhja ose prangat, thanë Duhig dhe Ingham. Arkeologët britanikë thanë se gozhda ishte ngulitur në pjesën e jashtme të kockës së thembrës së djathtë, ku kishte gjithashtu një përshtypje nga një çekiç ose pajisje tjetër lëvizëse që kishte humbur shenjën e saj – një shenjë e mënyrës pothuajse të rastësishme në të cilën mund të shkaktoheshin vuajtjet.

Cook, babai i të cilit ishte një ministër prezbiterian, tha se detajet dhe realiteti i kryqëzimit e nxjerrin atë më të mprehtë teksa ai reflekton mbi vdekjen e Jezusit këtë kohë të vitit.

“Unë mendoj shumë për natyrën e vuajtjes njerëzore dhe atë që shteti mund t’i shkaktojë një qenieje njerëzore. Dhe dhimbja e kryqëzimit është, mendoj, disa nga më të thellat që mund të përjetojë qenia njerëzore”, tha ai. “Dhe, sinqerisht, ndonjëherë është shumë.”

Dhe pastaj është misteri i çuditshëm i vetë kryqit – një ndëshkim i kobshëm si çdo shpikje, tani i mishëruar si emblema e një ripërtëritjeje shpirtërore.

“Është një nga ironitë e historisë,” tha Cook.

Filed Under: ESSE

NJË ZEJE E RRALLË QË ENDE RUHET NË OPOJË TË DRAGASHIT

March 30, 2024 by s p

Dr. sci. Muharrem Qafleshi/

VALANICA E VETME E SHEFIKAJVE NUK KA TË NDALUR

Dy çekanë të mëdhenj nga druri, të shtyrë nga fuqia e ujit, ngritën dhe prapë përplasen në mënyrë ritmike mbi shajakun e bardhë të thurur nga leshi i deleve.

Dhe kur zhgunat marrin formën e dëshiruar, ndërprehet uji dhe çekanët sikur ndalen të pushojnë.

Është kjo valanica (dërstila) e njohur e Shefikajve, në fshatin Bellobrad të Opojës, mbase e vetmja dhe e fundit në Kosovë dhe më gjerë, që dikur merrej si punëtori e vërtetë e trikotazhit.

Atëbotë, kur zhguni ishte i vetmi tekstil, nga i cili qepshin veshjet e sipërme të meshkujve, sidomos në viset rurale, në këto anë ekzistonin disa valanica.

Megjithatë, dekadave të fundit, kur zhguni dalëngadalë filloi t’ia lëshojë vendin stofit, i cili e vërshon tregun, shumë valanica, në pamundësi për të mbijetuar, njëra pas tjetrës mbyllen dhe duke iu nënshtruar dhëmbit të kohës ato më nuk ekzistojnë.

Por, qëndroi stoikisht vetëm valanica e Shefikajve, e cila edhe sot vazhdon punën e saj.

Për këtë objekt me traditë qindravjeçare sot përkujdeset Sabir Shefiku.

Po nesër?

Ata shpresojnë se këtë zeje nuk do ta braktisin as pasardhësit e tyre.

Valanica, një mekanizëm i ndërtuar tërësisht nga druri, përbëhet nga një rreth me dy çekanë të mëdhenj, që lëvizë fuqia e ujit dhe përplasen njëri pas tjetrit mbi një arkë ku është vendosur zhguni, i cili rrahet derisa e merr formën e dëshiruar.

Kështu formësohet zhguni i trashë, nga i cili, gjatë rrokullisjes së shekujve, qepeshin rroba të nxehta, të cilat i mbroni malësorët nga dimrat e ashpër e me shumë borë.

Asokohe, për familjen e Shefikajve, ndër më të mëdhatë në këto anë, i vetmi burim i ekzistencës ka qenë kjo valanicë.

Madje flitet se kjo familje ka jetuar mirë, ngase valanica e tyre punonte pa ndërprerë.

Shërbimet e saj i shfrytëzonin banorët e fshatrave të Opojës, të Gorës, Vërrinit, Podrimjes, e madje edhe të Dukagjinit, Tetovës e Gostivarit, pohon pronari i mëhershëm i saj, Sadri Shefiku.

Ndërkaq tani, kur janë të rrallë ata malësorë që e përdorin shajakun e trashë të leshtë për tirqit e jakët e tyre tradicionale, gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht.

Andaj, një mungesë të shajakut kjo valanicë e fundit në Kosovë vihet në funksion rrallë e më rrallë, ngase, për t’u aktivizuar çekanët, më parë duhet të grumbullohen 120 kuti shajkë (1 kut është e barabartë me 64 ose 80 cm ).

Kjo sasi e grumbulluar e shajakut, pasi qepet, futet në arkën e çekanëve, të cilët aktivizohen dhe pa përtesë fillojnë veprimin e tyre të rëndomtë.

Tani nuk mund të jetohet nga valanica, ngase fitimet janë më pak se simbolike, mirëpo kjo familje, për arsye të shumta, është e vendosur që të mos e braktisë këtë objekt të rrallë, i cili më vonë, mbase do të ketë vlera të mirëfillta.

Nga vëllezërit Shefiku bëhet e ditur se Instituti Rajonal për Mbrojtjen e Monumenteve, me seli në Prizren, këtë valanicë në zë e ka vënë nën mbrojtjen e vet.

Kjo, i gëzon pa masë Shefikajt, të cilët shpresojnë se tani kjo do të jetë më shumë se valanicë, ngase në këtë mënyrë do të shndërrohet në një monument të rrallë, i cili do t’u dëshmojë gjeneratave që do të vijnë pas nesh për punëtoritë e para të trikotazhit, gjithandej ndër viset shqiptare.

Filed Under: ESSE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 78
  • 79
  • 80
  • 81
  • 82
  • …
  • 609
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave
  • Fitoi Çmimin e Madh në Saint-Saëns International Music Competition, Prof. Ina Kosturi: “Shpaloseni talentin shqiptar nëpër botë e na bëni krenarë”
  • “Ëndrra Amerikane” në Washington DC
  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT