• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Largimi i stresit ditor, 50 – 80%

December 28, 2023 by s p

Vehbi Zeqiri/

Llojllojshmëria e aktiviteteve të ngjeshura ditore na kanë lidhur ngushtë me orën dhe minutat. Të gjithë jemi duke u ngutur për të arritur diku apo për të bërë diçka.

Padyshim, kjo nguti ngritë nivelin e Coritsol-it apo si quhet ndryshe ‘hormoni i stresit’.

Bota në përgjithësi është duke vuajtur prej pasojave të ngritjes së hormonit të stresit mbi nivelet e lejuara në trupin tonë. Ky fakt dhe problem jetësor kërkon vëmendjen tonë.

Nëse zgjimi, nisja, apo fillimi i një aktivitet të caktuar bëhet më herët se sa mendojmë që është e mjaftueshme, do ta zbriste stresin ditor prej 50% – 80%!

Provoni aktivitetet në vazhdim se sa do t’ju ndihmojnë në zvogëlimin e stresit dhe arritjen e objektivave:

1. Zgjohuni më herët se zakonisht,

2. Nisuni për në punë më herët,

3. Kryeni punët tuaja më herët se afati i përcaktuar,

4. Kujdesuni për shëndetin para se të paraqitet nevoja,

5. Kujdesuni që të flini para mesnate, etj.

Nëse vetëm për PAK MINUTA më herët i bëjmë këto angazhime, do ta çlirojmë veten shumë prej stresit, pastaj do të ishim më të fokusuar, më kreativ, dhe më të këndshëm për familjen dhe shoqërinë.

Ne vetëm duhet ta fillojmë një aktivitet më herët se që MENDOJMË SE MJAFTON.

Pra këtu qëndron e gjithë poenta e këtij angazhimi apo e zgjidhjeje të këtij fenomeni botëror.

Uroj për ju të gjithë një jetë pa stres dhe të suksesshme…

Filed Under: ESSE

Gramatikë e gjuhës Shqipe nga misionari Amerikan Dr. Elias Riggs

December 28, 2023 by s p

Artur Vrekaj, Massachusetts/

Dr. Elias Riggs ishte misionar Amerikan dhe një gjeni shumëgjuhësh që ju përkushtua përkthimit dhe botimit të gramatikave gjuhësore të popujve të shtypur nën regjimin Osman. Fakti që Dr. Elias ra në kontakt më 1833 e 1834 me Shqiptarët e Peloponezit, të Hydras dhe Specias flet shumë duke ja bërë më të lehtë bashkëbisedimin në gjuhën Shqipe, si dhe më pas punën krijuese për një gramatikë të Shqipes. Elias zotëronte shtatëmbëdhjetë gjuhë.

Më 1859, sipas David Hosaflook, misionar në Shqipëri, Dr. Elias Riggs dhe Theodore Byington udhëtuan në trojet shqiptare për tu njohur nga afër me Shqiptarët dhe gjuhën e tyre.

William Eleroy Curtis në librin “Around the Black sea”, botuar më 1911 rrëfen:

“Kur Elias ishte djalë i ri, shumë pak kohë para se ai të shkonte në terren (Turqia Europiane), ai ishte në shoqërinë e Shqiptarëve për disa javë, ndërsa udhëtonte në atë provincë (Shqiptare).

25 vjet më vonë në një takim të misionarëve Amerikanë të Turqisë Europiane, ishte caktuar një komitet që do të organizonte përgatitjen dhe publikimin e gramatikës së gjuhës Shqipe.

Gjatë diskutimeve Dr. Elias nuk foli, por pas vendimit të fundit dhe zgjedhjes së komitetit ai ju shpreh qartazi kryetarit se disa vite më parë, ndërsa ishte në Shqipëri, ai kishte mbajtur shënime të shkrurtra lidhur me gjuhën Shqipe dhe do të ishte shumë i kënaqur t’ja jepte komitetit, të cilin mund të ndihmonin për punën e tij. Kryetari mori textin e gramatikës së gjuhës Shqipe nga Elias dhe e falenderoi atë.

Kur anëtarët e komitetit u takuan më vonë dhe studjuan tekstin e “ shënimeve të shkurtra” të Dr. Elias, ata u befasuan, sepse gjetën pothuaj të plotë gramatikën e gjuhës Shqipe; më të plotën që kishin marrë deri atëherë, e cila u bë themeli i librit që u botua fill pas këtij takimi. “

James L. Barton, sekretar i Bordit Amerikan të komisionerëve për misionet e huaja me qëndër në Boston, Massachusetts në tremujoren “Envelope series” nën kryetitullin “Free Albania, a momentous situation confronting the American board”, botuar në Tetor 1913 konfirmon se :

“Misioni i bordit Amerikan për Turqinë Europiane ka qënë qysh në fillim i interesuar në këtë racë të fuqishme. Dr. Elias Riggs qysh herët në karrierën e tij misionare ishte në mes të Shqiptarëve për një kohë të shkurtër, përgjatë së cilës ai ka praktikuar talentin e tij të shkëlqyer në përgatitjen e një gramatike për gjuhën Shqipe.

Kjo gramatikë u ruajt në dorëshkrim përafërsisht për dhjetë vitet e fundit, deri kur ajo u soll në dritë u provua të ishte një vlerë e madhe për komitetin e misionit të Turqisë Europiane, i cili ishte përkushtuar të punonte për gjuhën Shqipe.”

Misionarët Amerikanë duke vepruar nën vëzhgimin e trefishtë të Turqve, Grekëve dhe Sllavëve me lëvrimin e gjuhës së folur e të shkruar Shqipe përshpejtuan hapërimin kombëtar në trojet etnike përmidis fundshekullit të 19-të dhe fillim shekullit të njëzetë megjithë sakrificat e jetës së tyre.

Filed Under: ESSE

Jeta

December 25, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Pas një rrëzimi, njeriu është në ngjitje malit të lartë. Ka më shumë se gjysmë milioni njerëz që jetojnë në mbarë botën të cilët janë të moshës 100 vjeç e lart. Falë përmirësimeve në kushtet e jetesës, ushqimin dhe kujdesin shëndetësor, thotë shkenca – apo dorës së Zotit, thotë feja – numri i njëqindvjeçarëve është rritur ndjeshëm dhe vazhdon të zgjatet.

Në vitin që 1960, kur kishte vetëm rreth 20,000 njerëz që jetonin një shekull. Kjo moshë, larg nga kohët kur figura biblike, Adami, Noa e të tjerë, jetonin mbi 900 vjeç. Atëherë askush nuk i referohej shkencës – ajo as që ishte – por dhuntisë së Perëndisë.

Shtetet e Bashkuara dhe Japonia kanë numrin më të madh të njëqindvjeçarëve, rreth 100,000 persona. Në fakt, deri vonë, Japonia ishte vendi i personit më të vjetër në botë, Kane Tanaka, i cili vdiq në vitin 2022 në moshën 119-vjeçare. Njeriu më i vjetër i të gjitha kohërave (mosha e të cilit është dokumentuar) ishte Jeanne Calment, një superqindvjeçare franceze me një jetëgjatësi prej 122 vjetësh e 164 ditësh.

Mënyra se si njëqindvjeçarët arrijnë të jetojnë për kaq shumë vite ka pushtuar prej kohësh imagjinatën e publikut. Ata shpesh pyeten për stilin e tyre të jetesës, sekretin e jetëgjatësisë dhe mençurinë që kanë mbledhur në vitet e tyre të avancuara. Megjithatë, përgjigjet e tyre priren të jenë po aq të ndryshme sa edhe jetët që kanë jetuar:

Nëse pyesni se cili është çelësi i vetëm më i rëndësishëm për jetëgjatësinë, ata thonë se është shmangia e shqetësimit. Jeta është ajo që bëjmë, gjithmonë ka qenë, gjithmonë do të jetë.

Lumturia qëndron në momente dhe ndërkohë nuk je as i vetëdijshëm; vetëm më pas e kupton se si ishe. Kur kujtojmë të kaluarën, zakonisht zbulojmë se janë gjërat më të thjeshta – jo rastet e shkëlqyera – ato që në retrospektivë japin shkëlqimin më të madh, thoshte Bob Hope.

E rëndësishme është të jetosh në të tashmen – e djeshmja ka ikur, e nesërmja nuk e di nëse do të vijë. Njeriu duhet ta marrë atë që vjen, me të qeshur. Gjysma e suksesit në jetë vjen nga përpjekjet për të gjetur se çfarë dëshiron të bësh vërtet.

Kuptoni ndryshimin e kohërave – mos qëndroni kurrë të mbërthyer në të kaluarën.

Gjithmonë ka diçka për të cilën mund të shqetësohemi. Sekreti është të ngrihemi mbi të dhe të bëjmë gjithçka që mundemi për ta tejkaluar. Nëse përpiqeni të jeni të sjellshëm me njerëzit, do të jeni në rrugën e një jete të mirë.

Filed Under: ESSE

Revista “Leka” si pjesë e rëndësishme e historisë së shtypit katolik shqiptar

December 22, 2023 by s p

Sokol Paja/

Shtypi katolik shqiptar zë një vend shumë të rëndësishëm në historinë e shtypit shqiptar. Shtypi katolik shqiptar gjatë gjithë veprimtarisë së tij ia kushtoi çështjes kombëtare, edukative, fetare dhe morale. Shtypi katolik shqiptar i bëri jehonë kombit e shtetit shqiptar dhe luftoi për bashkimin e trojeve në shtetin amë dhe njohjen e çështjes shqiptare në kancelaritë diplomatike të Europës.

Revista “Leka” që lindi si organ i shoqatës me të njëjtin emër Leka, kishte si qëllim kryesor kujtimin e kremtimeve për nder të kolegjit, dhe për të pasur ish-nxënësit katolik të kolegjit saverian në Shkodër një lidhje vëllazërore, jo vetëm morale por edhe materiale dhe më kryesorja vijimin e edukatës kulturore të fituar në kolegj dhe duke u munduar me shpirt dhe me zemër që ta përhapin në mbarë popullin sidomos në atë kohë që Shqipëria kishte nevojë me të vërtetë. Argëtimi, edukata, kultura, bamirësia, dhe lidhja e vërtetë mes anëtarëve bëri që edhe kjo revistë katolike të shërbejë për qëllime të larta të kombit shqiptar. Revista “LEKA” ishte një revistë e përmuajshme në botim me ndikim të madh kulturor dhe atdhetar në Veriun e Shqipërisë sidomos. Revista “LEKA” ishte organ i Shoqatës L.E.K.A. (Lidhja-Edukimi-Kultura-Argtimi) u themelua më 9 dhjetor 1928 nga ish-nxënësit e Shkollës së Jezuitëve në Shkodër (Kolegja Saveriane) e cila ka qenë gjithmonë një vatër kulturore-patriotike, fetare dhe atdhetare. Kontributi i jezuitëve në historinë e shtetit shqiptar, në botimet, në arsim dhe edukim mbetet i një rëndësie shumë të veçantë. Revista “LEKA” u ideua prej Jezuitëve si një revistë mujore kulturore, politike, filozofike, shoqërore, historike, letrare, pedagogjike e folklorike ku trajtoheshin tema nga me të ndryshmet kryesisht edukative, patriotike dhe fetare. Në këtë revistë asokohe shkruante elita fetare e kombit shqiptar. Shtypi katolik i Shkodrës ka pasur një ndikim shumë të madh në rritjen e ndërgjegjes patriotike, morale, edukative e fetare te lexuesit shqiptar. Numri i parë i revistës “LEKA” doli në qarkullim në Prill të vitit 1929 deri në vitin 1941. Pati një ndërprerje të përkohshme nga vitet 1941-1942 për të vazhduar botimin deri në vitin 1944 kur komunistët erdhën në pushtet dhe rrafshuan çdo gjë fetare në Shqipërinë ateiste. Shtypi katolik me ardhjen në pushtet të partisë komuniste filloi të përndiqet dhe u mbyll shpejt, pasi për këtë parti dhe shoqëri të kohës nuk pranohej mendimi ndryshe dhe veprimtaria e shtypit katolik biente ndesh me ideologjinë e partisë. Shtypi Katolk shqiptar megjithëse u mbyll dhe u persekutua në mënyrën më të tmerrshme që njohu historia me turturat që u bënë ndaj katolikëve, përsëri ky shtyp me vlerat dhe meritat që pati në zhvillimin dhe kultivimin e ideve atdhetare, zhvillimin e gjuhës shqipe, zhvillimin e shoqrisë shqiptare, njohjen e çështjes shqiptare në evropë e shumë merita të tjera në jetën shqiptare, ky shtyp do të jetë përherë tribunë atdhedashurie dhe përbën një faqe të ndritur në historinë e shtypit dhe të popullit shqiptar.

Filed Under: ESSE

Besoni se mund të ndryshoni

December 21, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Është vërtetuar mirë nga shkenca se njerëzit kanë një instinkt të brendshëm për mimikën. Ngrini vetullat ndaj dikujt, dhe ai shpesh do të shkëlqejë përsëri. Buzëqeshni dhe ka të ngjarë të frymëzoni një buzëqeshje reciproke. Një teori e ngjashme nënvizon fuqinë e të menduarit pozitiv: Kur zgjedhim me vetëdije të fusim një mendim pozitiv në mendjet tona, trupat tanë përgjigjen instinktivisht.

Mendimi pozitiv na bën më elastik përballë vështirësive. Kur trupi merr sinjalin nga truri se gjithçka është mirë, nga ana tjetër, trupi sinjalizojnë trurin që të ndihet më i kënaqur. Është një cikël reagimesh pozitive që mund të jenë mjaft të fuqishëm.

Sigurisht, është e rëndësishme të pranojmë se jeta do të ketë uljet dhe ngritjet e saj, por nëse mund të përpiqemi t’i shohim pikat e ulëta si pjesë të luhatjeve normale që ne të gjithë përjetojmë, ne mund ta kthejmë fokusin tonë drejt pozitives dhe të ndihmojmë veten të lëvizim. në drejtim të gjërave që duam. Më shumë se çdo gjë, të menduarit pozitiv ka të bëjë me vendosjen e qëllimit dhe të qenit te hapur ndaj mundësive.

Kjo është inkurajuese të kujtojnë se pavarësisht nëse përpiqemi për një medalje të artë olimpike, duke synuar një promovim të madh, ose duke punuar pa u lodhur për të rritur një familje të lumtur, qëndrimi në anën e mirë do të jetë gjithmonë i dobishëm si për trupin ashtu edhe për mendjen.

Herët a vonë, njeriu që fiton është ai që mendon se mundet.

Një mendim i vogël pozitiv mund të ndryshojë tërë ditën.

Mund të ankohemi se bima e trëndafilave ka gjemba, ose të gëzohemi sepse kaçubat e gjembave kanë trëndafila.

Nëse diçka nuk ju pëlqen, ndryshoni; nëse nuk mund ta ndryshoni, ndryshoni mënyrën se si mendoni për të.

Pasi të zëvendësoni mendimet negative me ato pozitive, do të filloni të keni rezultate pozitive.

Optimizmi është tipari më i rëndësishëm i njeriut, sepse na lejon të evoluojmë idetë tona, të përmirësojmë situatën tonë dhe të shpresojmë për një të nesërme më të mirë.

Thjesht mendoni mendime të lumtura dhe do të fluturoni.

Zgjidhni pozitiven. Ju keni një zgjedhje. Ju jeni mjeshtri i qëndrimit tuaj. Zgjidhni pozitiven, konstruktiven.

Optimizmi është një magnet. Nëse qëndroni pozitiv, gjërat e mira dhe njerëzit e mirë do të tërhiqen drejt jush.

Optimizmi i përhershëm është një shumëfishues i forcës.

Zgjedhja për të qenë të shkëlqyer fillon me përafrimin e mendimeve dhe fjalëve tuaja me qëllimin për të kërkuar më shumë nga vetja.

Mendimtari pozitiv sheh të padukshmen, ndjen të paprekshmen dhe arrin të pamundurën. Besoni se mundeni dhe jeni në gjysmë të rrugës.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 90
  • 91
  • 92
  • 93
  • 94
  • …
  • 609
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Shqiptarët dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe përgjegjësia evropiane
  • Në Ditën e Gjenocidit në Kosovë, nevoja e Kualifikimi Juridik Ndërkombëtar për Krimet e Kryera në Kosovë (1998–1999)
  • FUNDI I REZISTENCËS SË NACIONALIZMËS 1946-1947
  • ZBULOHEN KONGRESET E BALLIT KOMBËTAR
  • 15 janari është Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë!
  • Editori Diellit Dr. Athanas Gegaj përkujtohet në New York më 25 Janar 2026
  • Arsyet e vërteta pse ngriu procesi i vizave emigruese për në Amerikë për shqiptarët!
  • ERNEST KOLIQI ( 20 MAJ 1903 – 15 JANAR 1975)
  • SHQIPTARËT NË SANREMO!
  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT