Vehbi Zeqiri/
Llojllojshmëria e aktiviteteve të ngjeshura ditore na kanë lidhur ngushtë me orën dhe minutat. Të gjithë jemi duke u ngutur për të arritur diku apo për të bërë diçka.
Padyshim, kjo nguti ngritë nivelin e Coritsol-it apo si quhet ndryshe ‘hormoni i stresit’.
Bota në përgjithësi është duke vuajtur prej pasojave të ngritjes së hormonit të stresit mbi nivelet e lejuara në trupin tonë. Ky fakt dhe problem jetësor kërkon vëmendjen tonë.
Nëse zgjimi, nisja, apo fillimi i një aktivitet të caktuar bëhet më herët se sa mendojmë që është e mjaftueshme, do ta zbriste stresin ditor prej 50% – 80%!
Provoni aktivitetet në vazhdim se sa do t’ju ndihmojnë në zvogëlimin e stresit dhe arritjen e objektivave:
1. Zgjohuni më herët se zakonisht,
2. Nisuni për në punë më herët,
3. Kryeni punët tuaja më herët se afati i përcaktuar,
4. Kujdesuni për shëndetin para se të paraqitet nevoja,
5. Kujdesuni që të flini para mesnate, etj.
Nëse vetëm për PAK MINUTA më herët i bëjmë këto angazhime, do ta çlirojmë veten shumë prej stresit, pastaj do të ishim më të fokusuar, më kreativ, dhe më të këndshëm për familjen dhe shoqërinë.
Ne vetëm duhet ta fillojmë një aktivitet më herët se që MENDOJMË SE MJAFTON.
Pra këtu qëndron e gjithë poenta e këtij angazhimi apo e zgjidhjeje të këtij fenomeni botëror.
Uroj për ju të gjithë një jetë pa stres dhe të suksesshme…