• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“ÇLIRIMI” QË PUSHKATOI KORIFEJTË E PAMVARSISË!

November 29, 2023 by s p

Sot mbushen 79 vite kur kombit tonë të dashur ju instalua me forcën e armëve “guberna komuniste” e diktatorit Enver Hoxha e cila për 45 vite u bë diktatura më kriminale e pashembullt për gjysëm shekulli që pasoi. Ne sot i kujtojmë shoqërisë se çfar solli kjo ditë e zezë për shqiptarët, bilancin e krimit komunist, dhe këtë bilanc nuk e kishim ne në arkivat tona, por e kishin ata që muarën pushtetin me 29 nëndor 1944. Se ne nuk kishim arkiva, shtetin e kishin marrë kriminelët të cilët krenoheshin me krimet e tyre ndaj nesh. Bilanci që solli data 29 nëndor 1944  është e publikuar nga shteti shqiptar, ku mbi 6000 veta u pushkatuan dhe sot atyre ju jan zhdukur kufomat.

29 nëndor 1944, erdhi me reprezalje të pa imgjueshme për popullin shqiptar.  “Çlirimi”i 29,tës, pushkatoi korifenjtë e pamvarsisë 1. Bedri Pejanin 1946, 2.  Lef Nosi, 1946

U dënuan me burgim politikë 1. Qazim Kokoshi 1947.  2. Shefqet Daiu 1946 

3. Zihni Abas Kanina Hamzaraj. 1957.  4. Ferit Vokopola 1967.  Vdiqën jashtë Shqipërisë të degtisur nga diktatura e 29 nëndorit 1. Mithat Frashëri 1949,  2. Mustafa Kruja Merlika 1958, 3. Rexhep Mitrovica 1960, 4. Dhimitër Berati 1970.

Xhelatët komunistë vranë mbi 109 shqiptar në Tiranë ku në mes tyre ishin dhe 39 intelektualë të fushave të ndryshme që i shërbenin administrimit të shtetit shqiptar. Partizanët komunistë hodhën në erë varrin e pinjolles, fisnikes  së njohur Tiranase, Nënës Mbretëreshë Sadie Toptani. Përdhunimet e varreve kishin filluar që në Berat kur u instalue Qeveria e sadistit Enver Hoxha , kur partizanët komunistë nxorën eshtrat e Kryeministrit Vrioni dhe  i hodhën në lumin Osum. Vazhduan me hedhjen e eshtrave të Homerit Shqiptar At Gjergj Fishtës në lumin Drin. Vazhduan me pushkatimin e elitës së Kombit, ku etrit e pamvarsisë i pushkatuan dhe sot në 111 vjetorin e mëvetësisë së kombit tonë shumica e këtyre korifenjve që i dhanë pamvarsinë Shqipërisë ndodhen pa një varr në tokën e tyre. 29 nëndori 1944 pushkatoi 28 nëndorin e Skenderbeut , e të Ismail Qemalit . Vazhduan me pushkatimin e deputeteve që kishin bashkëpunuar me to në vitet e luftës së dytë botrore. Mbi  36  mijë shqiptarë u  burgosën politikishtë,  dhe u torturuan në mënyrë çnjerzore,  vetëm se nuk deshën “gubernën” e krimit, mbi 50.000 familje u internuar që nga mosha 1 vjeç e deri në moshën 90 vjecare. Shkatrimi total i shoqërisë me formimin ideologjik të “njeriut të ri “ duke e xhveshur nga cdo lloj mentali moral e shoqëror.  Sot atdheu im Shqipëria mbas 79 vitesh ndodhet e ndarë, se nuk u dënua krimi i 29 nëndorit 1944 .

29 nëndor 2023,  mbas 79 vitesh në pushtet është një  mazhoranca politike që evokon  “betejat e lavdishme” të epopesë së luftës kaçaçke nën drejtimin e “komandantit legjendar” sajesa të fantazive të poetëve dhe historianëve të regjimit, që kuroruzohet me një shifër imagjinar të 28.000 dëshmorëve, lista e të cilëve nuk pa kurrë dritën në historigrafinë 79  vjecare, si për të dëshmuar faktin se ishte gjetje e bukur e imagjinatës se ndonjërit që vendosi ti jap cdo km katror të truallit shqiptar një martir imagjinar të luftës për komunizëm.

Data 29 nëndor 1944 i bëri shqiptarët komunist vrasës të vëllezëve të tyre dhe spiun të tyre. Diktatura komuniste në Shqipëri para 79 viteve, u lind nga gënjeshtra, u rrit me dhunë të organizueme, u mbajt me arbitraritet e çizme ushtarake dhe u mbështet nga antishqiptarët armiq shekullor të ekzistencës së kombit tonë .
Sot pushteti politik i udhëhequr nga trashgimtarët e xhelatëve të komunizmit e quajnë këtë datë “nata e bardhë” e quajnë nderim dhe sakrificë luftën” imagjinare” të komunistëve.

Ne familjet antikomuniste, perulemi ndaj viktimave se ata u vranë pa faj. Çdo jetë shqiptari që është flijuar me besim në mbrotje të kombit kundra pushtuesve duhet të nderohet, ne çmojmë dhe nderojmë Borovën dhe përulemi me nderim ndaj jetëve të tyre.. por nuk mund të nderojmë veprimet kriminale të njësive guerile që vrisnin ata shqiptarë që s’pranonin të ishin komunistë. Dhe ata të vrarë shqiptarë janë trefishi i pushtuesve që u vranë gjatë luftës së dytë botërore në vendin tonë , ne nderojmë ata të rinj shqiptarë që u vranë për idealet e lirisë pamvarsisht se ishin me bindje komuniste, ashtu siç  nderojme luftëtaret antifashistë Abas Kupin, Mujo Ulqinakun dëshmorin e pare antifashit në europë, Hamit Matjanin, Hysni Lepenicën, Muharrem Bajraktarin e Gani Beg Kryeziun,  Safet Butkën, e Llan Destan Ndregjoni. Homazhe në varreza që pushteti diktatorial i pat vendosur, dhe në atë varrezë nuk ke asnje dëshmorë që është vrarë kundra fashizmit nazizmit vetem se ata nuk njiheshin dëshmorë nga regjimi që ndërtoi atë parcelë. Është ky kaos moral e shoqëror është kjo zbrazëti shpirtëror qe lejoi kaosin politik që kemi jetuar e jetojmë  për afër 33  vite tranzicion. Dhe është ky kaos politik që lejon sot daljen në skenë të partive politike në mbrotje të terrorit varfërisë , çnjerzore, që na imponuan satrapi aziatik shqiptar dhe këlyshtë  e tij. Me pompozitetet dhe delirin e diktatorit Hoxha mazhoranca aktuale përpara atyre që i quan veteran, dhe janë pjesmarrës direk në vrasjet e kundërshtarve të komunizmit në 29 nëndor, etikoi tradhëtar mijëra shqiptar që i vrau kjo datë. Po ju trashgimtarë të xhelatëve të 29 nëndorit, a jeni tradhëtar të  sistemit ku jemi që përbuzni shqiptarët që u vranë nga data 29 nëndorë,. Nënat motrat, djemtë kërkojnë eshtrat të ju bëjnë një varr dhe at mundësi nuk e kan se ju heshtni ndaj të drejtës njerzore të tyre. Juve, nuk ju dhimbsen as dëshmorët komunistë po mos të jetë data 29 nëndori i Enver Hoxhës.
Pesha e luftës së djeshme para degradimit moral ku kishin ra komunistët shqiptare dhe sot trashgimtarët e tyre nuk mund të njihet e të jetë pjesë e historisë kombëtare. Cila mendje normale , cila ndërgjegje njerzore , cila gojë që shqipton fjalën dashuni gjen sot guximin e marrzishëm dhe shtazarak me rikujtue tmerret e së kalueme komuniste, dhe me një far krenarie neveritse. Ata që rikujtojnë datat simbol të diktaturës ata janë turpi i kombit. Sot diktatori e ka një varr dhe shtëpinë të ngritur në këmbë. Lëreni të pushoi në gjumin e vdekjes pa ringjallje. Por , çfarë të themi për mijëra qytetarë të ekzekutuar në errsirat e burgjeve të natës pa hënë që sot akoma janë pa varr. Çfarë të themi mijëra familje me shtëpi të prishura dhe sot pa një vatër familjare ku të mblidhen sëbashku.

6000 familje presin eshtrat dhe një MUR  memorizimi të cilën kjo mazhorancë politike  sunduese hesht,  dhe nuk denjon ta japi. Pse kjo nostalgji këmgulse për diktaturën dhe mos denimin e një sistemi shkatrimtar të denuar nga e gjithë bota e qytetëruar ? Para një gjendje kaq dëshprurese që pasqyron nostalgjinë për terror, varfëri e izolim nga bota e jashtme, mijëra viktima shqiptare të dates 29 nëndor përsërisim , sëbashku me poetin:
“Na lini, në ëmbëlsi, jetën të rijetojmë.
Mos na tregoni përsëri qen që kafshojnë” (Nellie Saks) 29 nëndori i 1944 është data e vendosjes së diktaturës komuniste, dhe ska asnjë lidhje me çlirimin e vendit.

Fatkeqësishtë Shqipëria u pushtuan në 1939 nga fashizmi, në 1943 nga Nazizmi, dhe në 1944 nga diktatura komuniste.
Ne, çdo datë 29 nëndor do të kujtojmë krimet që solli kjo datë diktatoriale. Dhe do ti kujtojmë Ata, e do të reflektojmë mbi krimet komuniste që mos ti rivrasim përsëri.               Ne , të mbijetuarit e diktaturës komuniste përfaqësojmë Paqen, pushteti politikë urrejtjen dhe krimin  që fillon me 29 nëndor.
Paqja jonë do të fitoi mbi urrejtjen, dhe urrejtsit që krenohen me krimet. Paqja mbi urrejten do të jetë triumfatore e lirisë dhe dashurisë njerzore. Përbuzja dhe heshtja u përket kriminelëve dhe trashgimtarve të tyre. Kjo është e vërteta e “Çlirimit” 29 nëndor 1944!

Çdo datë që ka sjell diktaturë, nuk është çlirim por pushtim.

Ne, na përket nderimi si detyrim, për mos i rivrarë si data 29 nëndor  korifenjtë e pamvarsisë shqiptare! 

Besim NDREGJONI

Filed Under: ESSE

Historia siç është bërë dhe jo siç e kanë fshirë

November 27, 2023 by s p

Shaban Murati/

1-Telegram i nënkonsullit të Austro-Hungarisë në Durrës, Von Rudnay, dërguar Ministrisë së tij të Jashtme:

Durrës, 27 nëntor 1912, Nr.6501, Tel.nr.152

Natën mes 26 dhe 27 (1912), tre krerë (pari) më dorëzuan mua, një dokument, (Një për Shkëlqesinë tuaj dhe një për Qeverinë italiane), lidhur me shpalljen e suksesshme të DEKLARATËS SË PAVARËSISË.

2-Telegram i nënkonsullit të Austro-Hungarisë në Durrës, Von Rudnay, dërguar Ministrisë së tij të Jashtme:

Durrës, 27 nëntor 1912, Nr.6645, Nr.Tel.156

Flamuri kombëtar shqiptar u ngrit nën brohoritje. Mutesarrifi u shkarkua. Hamid bej Toptani, governator i përkohshëm. Mitropoliti zvarrit ta njohë “QEVERINË E PËRKOHSHME”. Paria e vendit u doli serbëve përpara, mbi lëvizjen e tyre mungojnë njoftimet. Ata janë nisur prej Krujës.

3- Telegrami i Proklamimit të Indipendencës shqiptare, nga Lef Nosi në librin e tij ”Dokumente historike”, 1924:

Nr.13300, Durrës,13 Vjeshta e tretë 1328-1912 7.30 ora e ditës.

Popullit të ndershëm të qytetevet: Elbasan, Berat, Janinë, Gjinokastër, Lushnje, Korçë, Starovë, Vlonë, Përmet. Ju apim lajmen e gëzushme, se me hirin e të Naltit Perëndië, ndashti shpallëm indipendencën, n’emën të kombësiës sonë të shenjtë e të gjithë Shqipniës.

4- Gazeta “Taraboshi” e Shkodrës, 22 janar 1914:

Ismail Kemal Vlora më 27 nëntor 1912 e ngriti flamurin kombëtar shqiptar në ndërtesën e Qeverisë së Përkohshme në Durrës.

5-Gazeta britanike “Daily Telegraph” 27.11. 1912:

Flamuri kombëtar shqiptar u ngrit në Durrës më 27 nëntor 1912 dhe ka një shqiponjë të zezë dykrerëshe ne një fushë me ngjyrë të kuqe.

6- Gazeta austriake “Wiener Bilder” datë 1.12.1912: Udhëheqësi shqiptar Ismail Kemal bej, në krye të një asambleje nga paria, në Durrës shpalli Deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë.

(Nga libri “”Historia e shtetit dhe së drejtës shqiptare” i historianit Prof.Dr.Eqrem M.Zenelaj, Prishtinë, 2016, fq.340-399)

7- “Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë në Durrës në 26 Nëntor 1912 mban firmat e Ismail Qemalit dhe të djalit të tij, të përfaqësuesve të parisë së Durrësit dhe të përfaqësuesve të tre konfesioneve fetare”.

-(Prof.Dr. Eqrem M.Zenelaj, “Diplomacia e Ismail Kemal Be Vlorës”, Prishtinë, 2013, fq.325).

8- Për Shpalljen e Pavarësisë në Durrës njoftohen po atë ditë me telegram shumë qytete të Shqipërisë dhe teksti i telegramit është ky:

“Ju njoftojmë lajmin gazmor se me mirësinë e lartë hyjnore tani e Shpallëm Pavarësinë në emër të kombësisë sonë të shenjtë e në emër të të gjithë Shqipërisë.

Ju bëjmë të ditur se nga memorandumet që kemi hartuar, një kopje ja kemi paraqitur Konsullatës Austriake, tjetrën Konsullatës Frenge e të tretën kopje Konsullatës Austriake si zëvëndëse e Konsullatës së lartë të Italisë”. (“Qeveria e Përkohshme e Vlorës dhe veprimtaria e saj”. Botim i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave Shtetërore të RPSSH, Tiranë, 1963, fq.28.)

Filed Under: ESSE

Pse Thanksgiving, Dita e Falënderimeve, mirënjohja përbën thelbin e kombit amerikan

November 23, 2023 by s p

Nga Rafael Floqi/

Më shumë se katër shekuj më parë, një grup burrash dhe grash angleze festuan korrjen e tyre të parë të suksesshme në një botë të re me amerikanët vendas që luajtën një rol të rëndësishëm për ta bërë të mundur.

Vetëm një vit më parë, Pelegrinët u nisën nga Anglia, duke duruar një udhëtim të pabesë 66-ditor përtej oqeanit për të ndërtuar një shtëpi të re. Dihet pak për detajet e sakta të anijes së tyre, Mayflower, por ka të ngjarë të ishte një lloj anijeje me vela e njohur si karakë, afërsisht 100 këmbë e gjatë dhe 25 këmbë e gjerë, dhe e bërë tërësisht prej druri. Megjithatë, ne e dimë se ata erdhën në Amerikë me pak burime, por të udhëhequr nga dy parime të qëndrueshme – guximi dhe besimi. Ato parime janë thurur në strukturën e kombit tonë të madh sot. Këmbëngulja e tyre në kohë të vështira të paimagjinueshme na lejon liritë që gëzojmë sot.

Ne duhet të mbajmë sot në zemrat tona frymën e falënderimit që pelegrinët kishin në vitin 1621. Ndërsa mblidhemi së bashku me familjet tona në shtëpitë tona këtë vit, është e rëndësishme që të gjejmë kohë për të reflektuar dhe për të falënderuar për bekimet tona të shumta që kemi marrë gjatë vitit të kaluar. Ndoshta asnjë ditë nuk fton aq shumë reflektim personal sa bën Dita e Falënderimeve.

Me kalimin e viteve, Dita e Falënderimeve u zhvillua. Në vitin 1789, Presidenti Xhorxh Uashington lëshoi një shpallje që shënonte një ditë kombëtare falënderimi për të njohur rolin e providencës në themelimin e kombit të ri si dhe hartimin e dokumentit tonë udhëzues, kushtetutës. Proklamata vë në dukje, “që pastaj të gjithë të bashkohemi për t’i bërë Atij falënderimet tona të sinqerta dhe të përulura – për kujdesin dhe mbrojtjen e tij të sjellshme për njerëzit e këtij vendi përpara se të bëheshin komb…”

Në 1863, Presidenti Abraham Lincoln e shpalli atë një festë kombëtare – një ditë falënderimi në mes të një lufte që ndau kombin tonë dhe shumë familje Kentaki. Fjalët e shpalljes së Linkolnit janë të përshtatshme edhe sot, pasi na kujtojnë se ka gjithmonë diçka për të cilën duhet të jemi mirënjohës: “Viti që po afrohet drejt fundit, ka qenë i mbushur me bekimet e fushave pjellore dhe qiejve të shëndetshëm. Këtyre bujarive, të cilat shijohen vazhdimisht, saqë jemi të prirur të harrojmë burimin nga vijnë, u janë shtuar të tjera, të cilat janë të një natyre kaq të jashtëzakonshme, saqë nuk mund të mos depërtojnë dhe të zbutin edhe zemrën që zakonisht është e pandjeshme. për providencën gjithnjë vigjilente të Zotit të Plotfuqishëm. Në mes të një lufte civile me përmasa dhe ashpërsi të pashoqe, e cila ndonjëherë u është dukur nga shtetet e huaja se ftojnë dhe provokojnë agresionin e tyre, paqja është ruajtur me të gjitha kombet, është ruajtur rendi, janë respektuar dhe respektuar ligjet, dhe harmonia ka mbizotëruar kudo, përveç në teatrin e konfliktit ushtarak…”

Sot, Dita e Falënderimeve qëndron si një simbol i mirënjohjes, familjes dhe festës. Ndërsa festojmë, le të nderojmë historinë që na bashkon. Në këtë Ditë Falënderimi, le të kujtojmë pionierët dhe patriotët amerikanë që me guxim dolën përpara nesh për të bërë një jetë në një botë të re. Le të jemi mirënjohës për ushtrinë tonë për mbrojtjen e vendit tonë të madh, dhe aktet e tyre të heroizmit dhe sakrificës që na mbajnë të sigurt. Falënderojmë gjithashtu fqinjët tanë që u shërbejnë bashkëkombësve që kanë nevojë për një dorë ndihme dhe ata që e vënë veten në rrezik për të mbrojtur komunitetet tona.

Sot ka teori që synojnë të rishkruajnë vlerat e vërteta të shoqërisë amerikane. Për shumë amerikanë, imazhi i Ditës së Falënderimeve është një i unitetit të supozuar: mbledhja e “Pelegrinëve dhe Indianëve” në një festë harmonike. Por ky version errëson të vërtetën e ashpër, të zhytur në kolonializëm, dhunë dhe keqinterpretim. Duke eksploruar perspektivën indigjene për Ditën e Falënderimeve, ne jo vetëm që mund të dallojmë disa nga nuancat e dekolonizimit, por të fitojmë një kuptim më të thellë të historisë amerikane. Versioni i pastruar i Ditës së Falënderimeve neglizhon të përmendë dhunën, vjedhjen e tokës dhe shkatërrimin e mëvonshëm të popullsive indigjene. Është e panevojshme të thuhet se kjo shkakton shqetësim të jashtëzakonshëm për ata prej nesh që janë ende duke u lëkundur nga trauma e këtyre ngjarjeve në komunitetet tona. Duke rifituar histori dhe praktika autentike, dekolonizimi kërkon të nderojë vlerat, identitetet dhe njohuritë indigjene. Kjo qasje është një evolucion konstruktiv: në ç kolonizimin e Ditës së Falënderimeve, ne e pranojmë këtë të kaluar të dhimbshme ndërsa ri imagjinojmë jetën tonë në një mënyrë më të vërtetë. Por historia është ajo që është. Nuk mund ta shohësh apo mohosh historinë me syrin e sotëm. Sepse që të mos preken ndjenjat e dikujt për shkak të etnisë, fesë racës, pse ashtu mohon thelbin e këtij kombi të ndërtuar mbi lirinë.

Ne jemi riorganizuar në thelb si familje, si njerëz. Ne e përballojmë botën ndryshe, duke mbajtur humbjen, në tërbim dhe në trishtim. Këtë sezon festash, këtë vit, të tjerë të panumërt na janë bashkuar në këtë vend. Në këtë kohë humbjeje masive, pasi shumë njerëz do të pyesin se si t’i shtrojnë tryezat e tyre, ose nëse do të jenë në gjendje të mblidhen fare, unë vazhdoj të pyes veten nëse çelësi për të parë njerëzillëkun njëri-tjetrit është në njohjen disi se sa universale është e tmerrshmja. Natyra e vazhdueshme e humbjes është, sa njerëzor na bën, sa të brishtë, sa thelbësore është çdo ditë, kur askush nga ne nuk ka asnjë ide për të nesërmen. Pyes veten se si ne të gjithë mund të ecim përpara, jo vetëm siç vjen çdo festë, por kur kalon çdo ditë, jo më mirë, por e ndryshuar.

Jemi larg përfundimit, por kemi bërë përparim dhe për këtë jam mirënjohës. Ndërsa shikoj prapa në vitin e kaluar, jam i mbushur, siç shpresoj edhe ju, me një ndjenjë të thellë mirënjohjeje për atë që kemi arritur. Do të dëshiroja edhe një herë t’ju uroj të gjithë shqiptaro- amerikanëve, gëzuar kjo nuk është një ditë për të ngrënë Gjelin e detit, por për të falënderuar ju dhe të dashurit tuaj të dashur, një festë e familjes së bashkuar. Ditën e Falënderimeve më të mira së bashku. Faleminderit

Gëzuar Thanksgiving

Filed Under: ESSE

S’Ka, Ndal!  “ Nuk ka transparencë përtej tymit. Piroteknika parlamentare

November 23, 2023 by s p

Satirë nga Rafael Floqi/

Në një shfaqje mahnitëse të efikasitetit dhe unitetit, qeveria e Ramës theu së fundmi të gjitha rekordet duke miratuar buxhetin kombëtar në pesë minuta të lë pa frymë. Parlamenti, që i ngjan më shumë një cirku kaotik se sa një organi legjislativ, dëshmoi një shfaqje të mjeteve piroteknike politike që i la spektatorët të frymëzuar dhe pak të shqetësuar për gjendjen e demokracisë. Ndërsa ora ecte, deputetët u përfshinë në një shfaqje spektakolare të akrobacisë verbale, duke shfletuar dokumentet e buxhetit me shpejtësinë e gjimnastëve olimpikë. Opozita, e vërtetë ndaj formimit, vendosi të shtojë disa fishekzjarre fjalë për fjalë në përzierje, duke hedhur në treg një sërë mjetesh piroteknike shumëngjyrëshe që ndriçuan dhomën si një show politik.

Dikush nuk mund të mos mrekullohej nga sinkronizimi befasues midis përplasjeve shurdhuese të këndvështrimeve kundërshtare dhe shpërthimeve verbuese të ngjyrave nga fishekzjarrët. Ishte një mbingarkesë ndijore që i la qytetarët të pyesnin nëse ishin dëshmitarë të një seance parlamentare apo të një vepre arti të performancës avangarde.

Tymi nga sulmi ajror i opozitës shërbeu si një metaforë e shkëlqyer për renë e konfuzionit që shpesh mbështjell debatet parlamentare. Në mes të kaosit, qeveria e Rama arriti të lundronte në sinjalet e tymit politik dhe të shtynte me shpejtësi buxhetin, duke lënë shumë të pyesin nëse sapo kishin parë një mrekulli legjislative apo një masterklasë të dredhisë parlamentare.

Nga ana tjetër, qeveria e Rama dhe Lindita  e festoi arritjen e tyre rekord me një xhiro fitoreje rreth ndërtesës së parlamentit, duke tundur dokumentet e buxhetit si të ishin trofe kampionati. Kjo e fundit ende nuk e di se për të kaluar buxhetin duhen 84 jo 74 vota. Po sa kanë qenë. Analistët politikë, duke u përpjekur t’i japin kuptim seancës së vorbullës, spekuluan se kjo qasje e re ndaj miratimit të buxhetit mund të bëhet një trend, me qeveritë e tjera që po konsiderojnë miratimin e një strategjie të ngjashme për të përmirësuar proceset e tyre legjislative.

Vëzhguesit vunë në dukje se shpejtësia e madhe e miratimit të buxhetit la pak kohë për ngritje të zakonshme dhe përçarje që shpesh shoqëron procedura të tilla. Thuhet se disa deputetë u kapën në befasi, duke kontrolluar orët e tyre dhe duke pyetur veten nëse kishin hyrë aksidentalisht në një debat kohor ku debatet politike zhvilloheshin me shpejtësi të lartë.

Pas kësaj, ndërsa tymi u largua gradualisht, anëtarët e opozitës mbetën duke kruar kokën, si figurativisht ashtu edhe fjalë për fjalë. Një anëtar i opozitës, i cili donte të mbetej anonim, komentoi: “Nuk pata mundësinë as të lexoja buxhetin! Isha shumë i zënë duke u përpjekur t’i shmangej fishekzjarreve. Kjo nuk është demokracia për të cilën u votova.”

Ndër të tjera nuk fsheh as zhgënjimin për sjelljen e opozitës

Unë si mbështetës i saj  jam thellësisht i zhgënjyer nga sjella e opozitës. Nëse opozita do të kishte hequr dorë nga tymi e të diskutohej për pr/buxhetin dhe më pas ti rikthehej sërish axhendës së saj bllokuese do të fitonte më shumë kreditë në opinionin publik  Sipas propagandës së pushtetit, kjo po ndodh pasi në krye të saj kanë mbetur dy personazhe të së shkuarës, si non grata Sali dhe Like Floriri. Sipas tyre, interesi personal i të dyve po bëhet shkak për humbjen e besueshmërisë së kauzave opozitare dhe për indiferencën e faktorëve të tretë ndaj artikulimit të tyre. 

Ndonëse këto pretendime, që përsëriten vazhdimisht nga daullexhinjtë e pushtetit, nuk janë krejtësisht të gënjeshtërta, e vërteta e plotë është krejt e ndryshme. Sali Berisha që dikur kërcënonte qeveritë, se i përmbyste me demokratët e Mamurrasit apo Laçit, tani rrëzohet në mes të Tiranës nga grushti i një kontigjenti të policisë, sikur kjo të qe një ngjarje e zakonshme kronike. Ky episod i fundit dëshmon shumë edhe për transformimin që ka ndodhur, jo vetëm në arenën e dukshme të politikës, por edhe në botën e nëndheshme. 

“Ajo që ndodhi është se ne nuk morëm vesh çfarë si dhe kush do të financohet me pr/buxhetin e vitit të ri. Sa dhe si do të financohet shëndetësia për ti mundësuar qytetarëve shqiptarë të shkojnë në spitalet e shtetit dhe të mos marrin kredi për tu shkuar tek privati për të shpëtuar kokën. Apo financimi i sistemit arsimor. Përmes tymit nuk ka transparencë. 

Pikërisht për këtë, dobësia e opozitës, disfatat e saj elektorale, pafuqia për të mobilizuar rrugën, pamundësia për të frenuar krimin parlamentar, nuk është një e keqe në vetvete, që lidhet vetëm me arsyet e saj të brendshme. Ajo është simptoma më e dukshme e një sëmundjeje më të thellë. Ajo është produkt i një shoqërie të jo të lirë që po atrofizohet dita ditës. 

Opozitës në vend i është vënë shkelmi në fyt. Për të vërtetuar këtë nuk mjafton të përmendësh vetëm historinë e përsëritur, se partia më e madhe mbahet prej dy vjetësh në kushte ilegaliteti, pa vulë, firmë, mundësi reale përfaqësimi në zgjedhje, financim publik etj. Kësaj mund ti shtohet, pa frikë, shkallmimi që iu bë ish LSI-së, duke i rekrutuar prej pushtetit, jo vetëm deputetët, ish kryebashkiakët, ish drejtorët, por edhe pjesën më të madhe të drejtuesve në provincë. 

Thelbi i çështjes qëndron në faktin se prej kohësh, në Shqipëri po shkelen dhe nëpërkëmben aspiratat e një mase të stërmadhe njerëzish, nga 600 deri në 700 mijë, që votojnë dhe shprehen hapur kundër politikave të Edi Ramës. Prej kohësh kjo politikë ka krijuar një ndarje, aparteid (jo racor) politik në mjedisin shqiptar. Kjo masë që mendon ndryshe është zhveshur nga çdo e drejtë. Prandaj kur shohim opozitën të humbasë, të shpërfillet, të mundet, të gjunjëzohet, neve s’kemi pse qajmë vetëm hallin e saj, por mbi të gjitha atë tonin, si pjesëtarë të një shoqërie, së cilës i kanë vënë thonjtë në fyt për të mbytur një demokraci në gërhimat e fundit.

Mes flakës, tymit dhe përplasjeve fizike të deputetëve të Berishës e Bardhit me gardistët, mazhoranca kaloi sot në parim projekt-buxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024. Seanca zgjati më pak se 5 minuta pasi deputetët të Rithemelimit vunë në zbatim planin e kaosit me karrige pirg në foltore, tymuese e flakë.

“Do të ishte e udhës që opozita të ngrinte flamurin e bardhë, të merrte pjesë në diskutim. Do të duhej që qytetarët të kuptonin më shumë çfarë pritet të ndodh me shpërndarjen e financave. Nuk e bënë”. Përmes kësaj opozita çoji ujin aty ku donte mazhorancës të miratonte në parim projektbuxhetin pa asnjë vërejtje. 

Në tre dekada pluralizëm, opozita nuk ka qenë ndonjëherë më e dobët se sot. Sali Berisha dhe deputetët e tij nuk e ndaluan dot një seancë surrogato që miratoi në mënyrë të turpshme, në vetëm 5 minuta, 7 miliardët e buxhetit për vitin e ardhshëm. Ndonëse e mbushën sallën e kuvendit me tym, ndonëse mjediset e parlamentit ngjanin me ato të bodrumeve të spitaleve në Gaza, asgjë nuk e pengoi shumicën socialiste të çonte përpara axhendën e saj. Të njëjtat skena përsëriten që prej mesit të tetorit, kur dy grupimet, ai i Foltores dhe ai i Gaz Bardhit, u bashkuan për të mos pranuar nënshtrimin e minorancës ndaj akteve të paligjshme. Ndër të tjera nuk fsheh as zhgënjimin për sjelljen e opozitës arsimor.. Unë si qytetar jam thellësisht i zhgënjyer nga sjella e opozitës. Nëse opozita do të kishte hequr dorë nga tymi e të diskutohej për pr/buxhetin dhe më pas ti rikthehej sërish agjendës së saj bllokues do të fitonte më shumë kreditë në opinionin publik  

Nga pluralizmi oligarkik kemi degraduar drejt monizmit, ku tashmë Edi Rama kontrollon jo vetëm arenën politike por edhe mediat edhe oligarkët edhe kriminalitetin edhe drejtësinë me një miratim herë të heshtur e herë konsensuale të ndërkombëtarëve. Mazhorancës i interesonte ta mbaronte këtë punë shpejt e shpejt dhe opozita ia krijoi këtë mundësi ta miratonte pa vërejtje asgjë prej gjëje.

Transparenca nuk ka të bëjë me rikthimin e besimit tek institucionet. Ajo ka të bëjë me sigurimin që institucionet janë të denja për besim. Në një demokraci, përgjegjësia përfundimtare nuk është ndaj politikanëve, por ndaj njerëzve. Transparenca është çelësi për të siguruar këtë llogari.

Ndërsa pluhuri parlamentar zbutet, qytetarët janë lënë të reflektojnë mbi gjendjen e demokracisë së tyre, duke pyetur veten nëse miratimi i buxhetit të rrufeshëm nga qeveria Rama është një dëshmi e efikasitetit apo një shenjë se sistemi i tyre politik është kthyer në një reality show me aksione të larta. Një gjë është e sigurt – në botën e piroteknikës parlamentare, gjithçka mund të ndodhë, dhe zakonisht ndodh.

“Në politikë, e vërteta errësohet nga tymi dhe pasqyrat e korrupsionit. Transparenca është fshesa që fshin rrjetat e merimangës dhe lë dritën e diellit të hyjë.” Ka shkuar disidenti i burgosur rus, Alexej Navalni

Përmes tymit nuk ka transparencë. 

Filed Under: ESSE

Mirënjohje

November 22, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Mirënjohja është virtyt kaq i lartësuar saqë disa vende kanë një festë të tërë të bazuar rreth saj. Megjithatë, kultivimi i një mendësie të përditshme mirënjohjeje mund të ketë gjithashtu ndikim të thellë në edukimin e marrëdhënieve dhe nxitjen e mirëqenies. Kur e pranojmë vazhdimisht mirësinë dhe mbështetjen që kemi marrë nga të tjerët, ne forcojmë lidhjet tona me miqtë dhe familjen dhe inkurajojmë një kulturë vlerësimi – ndjeshmërie. Mirënjohja është gjithashtu një mjet i fuqishëm për të rritur lumturinë tonë, për të përmirësuar shëndetin dhe për të zhvilluar elasticitetin emocional.

Mbajtja e një ditari mirënjohjeje, dërgimi i një shënimi ose emaili të sinqertë falënderimi ose përfshirja e vlerësimit në rutinën tonë të përditshme të vëmendjes mund të përmirësojë mirëqenien tonë mendore dhe emocionale gjatë gjithë vitit.

Shprehja e rregullt e falenderimeve na kujton lidhjet që ndajmë me njerëzit tanë dhe inkurajon akte mirësisë që mund të valëviten në të gjithë shoqërinë, duke kontribuar përfundimisht në një dhembshuri më të madhe.

Le të jemi mirënjohës ndaj njerëzve që na bëjnë të lumtur; ata janë si kopshtarët që e bëjnë shpirtin tonë të çelet.

Nëse më shumë njerëz do të ishin më mirënjohës për atë që kanë, në vend që të vajtojnë për ato që nuk kanë, shumë të mira do të vinin në botë. Pesimizmi ushqehet me vetveten. Po kështu edhe optimizmi. Mirënjohja është një emocion hyjnor; e mbush zemrën, por jo për të shpërthyer; e ngroh, por jo në temperaturë,thoshte Charlotte Brontë.

Kur një person nuk ka mirënjohje, diçka i mungon humanizmit të tij. Një person pothuajse mund të përcaktohet nga qëndrimi ndaj mirënjohjes. Falënderimi është forma më e lartë e mendimit; dhe

mirënjohja është lumturi e dyfishuar nga habia. Kaq shumë për të shijuar, aq shumë për të qenë mirënjohës. Dhe meqenëse nuk jam i sigurt për adresën në të cilën të dërgoj mirënjohjen time, e vendos atë në çdo gjë që bëj. Këtu është dhurata e mirënjohjes: Për ta ndjerë atë, egoja duhet të tërhiqet. Ajo që shfaqet në vend të saj është dhembshuria dhe mirëkuptimi më i madh. Dhe sa më mirënjohës të bëheni, aq më shumë duhet të jeni mirënjohës. Seneka shkruante se kush merr një përfitim me mirënjohje, e kthen këstin e parë të tij. Falënderimi për bollëkun është më i ëmbël se vetë bollëku. Bollëku jep shkujdesje; falenderimi sjell vigjilencë: kërko begati me rrjetën e mirënjohjes.

May be an image of 1 person, television, newsroom and text

Like

Comment

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 94
  • 95
  • 96
  • 97
  • 98
  • …
  • 609
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Shqiptarët dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe përgjegjësia evropiane
  • Në Ditën e Gjenocidit në Kosovë, nevoja e Kualifikimi Juridik Ndërkombëtar për Krimet e Kryera në Kosovë (1998–1999)
  • FUNDI I REZISTENCËS SË NACIONALIZMËS 1946-1947
  • ZBULOHEN KONGRESET E BALLIT KOMBËTAR
  • 15 janari është Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë!
  • Editori Diellit Dr. Athanas Gegaj përkujtohet në New York më 25 Janar 2026
  • Arsyet e vërteta pse ngriu procesi i vizave emigruese për në Amerikë për shqiptarët!
  • ERNEST KOLIQI ( 20 MAJ 1903 – 15 JANAR 1975)
  • SHQIPTARËT NË SANREMO!
  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT