• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KUJTESA- “REÇAKU”, MASAKRA QË TRONDITI BOTËN

January 14, 2021 by dgreca

Komandant Afet Bilalli “Qopa” i mbijetuar dhe luftëtar në betejën e Reçakut, në një rrëfim ekskluziv dhënë gazetarit Sokol PAJA, për gazetën “DIELLI”, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, rrëfen masakrën e tmerrshme të policisë e ushtrisë serbe mbi popullsinë civile e të pafajshme të Kosovës në Reçak, plaçkitjet e djegiet e shtëpive, vrasje të kafshëve, masakra ndaj popullatës civile, dhunime sistematike të civilëve të pa armatosur, plagosje, vrasje, dhunim kufome, dëbime dhe spastrim etnik.

SI NDODHI MASAKRA E REÇAKUT

Në fund të muajit qershor të vitit 1998 fshati Reçak për herë të parë bombardohet me granata e mitralozë nga forcat policore e ushtarake serbe.

Kështu që shumica e banorëve u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre. Në korrik të vitit 1998 forcat ushtarake dhe policore të Serbisë ndërmarrin ofensivë të gjër në Kosovë ndaj popullit shqiptar, kjo ofensivë është koduar “Toka e Djegur” që do të thotë gjithçka që është shqiptare të shkatërrohet. Plaçkitje të shtëpive, djegie të shtëpive, vrasje të kafshëve, masakra ndaj popullatës civile, dhunime sistematike të femrave dhe në fund spastrim etnik. Po ashtu fshati Reçak nuk ishte kursyer nga kjo ofensivë. Në fund të muajit gusht 1998 ushtria dhe policia serbe prapë hodhën granata dhe gjuajtën me mitralozë fshatin Reçak dhe pastaj hynë në fshat. Ata plaçkitën shumë shtëpi pastaj edhe i djegën ato si dhe shkatërruan të gjithë ekonominë familjare. Ushtria dhe policia serbe frikësuan, keqtrajtuan psikologjikisht dhe fizikisht banorët e fshatit Reçak dhe disa tjerë u arrestuan. Kështu që në fund të muajit gusht 1998 spastruan tërë fshatin Reçak. Në fshat janë djegur dhe shkatërruar qindra shtëpi si dhe janë dëbuar me dhunë mijëra banorë të fshatit Reçak. Të gjithë këto krime, masakra, dëbime, spastrim etnik, gjenocid kanë ndodhur në sy të botës – Bashkimit Europian.

NDËRHYRJA E SHBA NË KOSOVË

SHBA nuk qëndroi e heshtur ndaj këtij terrori dhe gjenocidi të paparë ndaj popullit shqiptar. Kështu që në tetor 1998 dërgoi emisionar special diplomatik që ishte arkitekti  i Dayton i ndjeri Richard Holbrook që pas shumë përpjekjeve dhe presioneve arriti një marrveshje armëpushimi me Sllobodan Millosheviqin (krye kasapin e Ballkanit). Nga kjo marrëveshje u lejuan hyrja e misionit verifikues të OSBE-së, gazetarëve, shoqatave humanitare ndërkombëtare e të tjera. Në krye të misionit të OSBE-se në Kosovë ishte caktuar ambasadori amerikan Ëilliam Valker. Unë si komandant i njësive të UÇK-se në Reçak gjatë takimeve që kisha në nëntor – dhjetor 1998 si dhe në fillim të janarit 1999 kemi diskutuar për çështjen e sigurisë dhe kthimin e të zhvendosurve (refugjatëve) në shtëpitë e tyre në fshat. Kthimi i të zhvendosurve ishte shumë i vështirë apo i pa mundur sepse shumica e shtëpive ishin të djegura, të shkatrruara plotësisht. Kthimi i një pjese të vogël civile u mundësua në numër të vogël (disa dhjetëra civilë).

SERBËT RIKTHEHEN PËRSËRI NË REÇAK

Ka fundi i dhjetorit 1998 policia dhe ushtria serbe dërmori një aksion për të hyrë në Reçak por u pengua nga njësitë e UÇK-se që të hynë në fshat. Si pasojë e këtyre luftimeve u plagos Zv. Komandanti im Ali Rakip Beqa që ishte nga Kaçaniku si dhe ushtari Mehmet Agushi (oca). Kështu që forcave serbe iu pamundësua hyrja në Reçak dhe u zmbrapsën. Pas disa ditë njësitë speciale diverzante serbe tentuan të hynë në fshat por prap nuk arritën. Ne vazhdimisht kemi informuar misionin e OSBE-së që ushtria dhe policia serbe po tentojnë të hynë në Reçak. Më 14 janar 1999 me mijëra forca ushtarake dhe policore serbe duke u mbështetur nga artileria e rëndë ushtarake si dhe brigada e motorizume zbarkuan në Shtimë konkretisht “Te pishat e Shtimës”. Po zbardh mëngjesi i 15 janarit 1999, Reçaku ishte në rrethim të hekurt nga ushtria dhe policia serbe. Ky operacion është quajtur nga forcat serbe “Kafshimi i miut” që do të thotë zhdukja e çdo gjurme. Në orët e hershme të mëngjesit të 15 janarit njësitë operacionale speciale serbe (JSO) u futën në prapashpinë duke filluar nga fshati Belinc arrin tek “Guri i Bagdashit” dhe vazhdojnë drejt vendit të quajtur “Gërkovë” mbi Reçak. Kurse nga kodra e quajtur ” Qesta” lëvizin brigada e motorizume ushtarake serbe e udhëhequr nga koloneli Krsman Jeliç. Ndërsa nga rrugët kryesore që të shpien në Reçak vinte policia serbe.

BILANCI TRAGJIK I LUFTIMEVE NË REÇAK

Në orët e hershme të mëngjesit (6 e 30 në mëngjes) filluan luftimet. Kështu që gjatë luftimeve të orëve të para të 15 janarit u vranë 9 ushtarë ndërta ishte Zv. Komandanti im Ali Beqa që ishte akoma me plagë të freskëta dhe komandanti i togës Shaqir Berisha. Ushtarët e tjerë të vrarë ishin : – Ismajl Luma

– Sadik Mujota

– Mehmet Mustafa

– Nazim Kokollari

– Skender Qarri

– Kadri Syla

– Enver Rashiti

Ndër të plagosurit ishin :

– Afet Bilalli

– Afrim Syla

– Zaim Jakupi

– Njazi Mujota

– Ramadan Hyseni

– Shaban Ndrecaj

– Adem Musliu

– Luan Salihu

Rreth orës 7 të mëngjesit duke tentuar për të thyer rrethin mbrapa shpine, unë u plagosa rëndë në afërsi nga raket hedhësi. Me vete kisha ushtarin Skender Qarri (Kaquli) që me thikën time e preu pjesën e mbrëndshme të jaknës së tij si dhe ma lidhi plagën. Pas 30 minutave ai më tha “Komandant më kan qëlluar” unë i thash erdha. Duke ia dhënë ndihmën e par ai ndërroj jetë në duart e mia. Kështu që aty morra dhe 5 plagë të tjera, qëndrrova në një prrua me ujë dhe akull dhe me shumë gjakderdhje. Në mbrëmje erdhen për të tërhequr Komandanti i brigadës 161 Ahmet Kaqiku si dhe z.v Komandanti i brigadës 161 Nebih Musliu «Abazi », Nustret Salihi «Zeneli », dhe personi i 4 që nuk po më kujtohet. Gjendja ime ishte shumë e rëndë përveç që kisha plagë shumë, kisha gjakderdhje dhe trupi im ishte i ngrirë. Pas gjithë këtyre luftimeve forcat ushtarake dhe policore serbe arritën të hynë në fshatin Reçak ku ishte gjithçka e organizuar dhe planifikuar nga qeveria e Serbisë që të masakrohej i tërë fshati Reçak si dhe të zhduken kufomat e masakrës së Reçakut. Plani ishte i përgaditur nga ministria e mbrojtjes, ministria e puneve të mbrëndshme, shtabi i përgjithshëm serb, shërbimi inteligent civil dhe ushtarak, ku në krye të këtij planifikimi ishte zv. Presidenti i serbise Nikola Shajnoviq. Ky plan i detajuar si dhe kodi “Kafshimi i Miut” iu është prezantuar presidentit të Serbisë Sllobodan Millosheviq ku ai e aprovoi. Në krye të kësaj ofensive është caktuar gjenerali i njësitëve speciale (JSO) Goran Radoslleviq i njoftur me nofkën “guri” i cili ishte i afërt i Nikola Shajnoviqit.

KRIMET BARBARE SERBE MBI POPULLSINË SHQIPTARE TË KOSOVËS

Edhe pse unë kisha shumë të vrarë dhe të plagosur, luftimet nuk u ndalën pasi që kishin ardhur përforcime nga Brigada 60 diversante vëzhguese pranë Shtabit të përgjithshëm të UÇK-së në krye me komandant Guri (Jetullah Qarri) si dhe komanda e brigadës 161 e vendosur në fshatin Mollopolc që komandanti ishte Ahmet Kaqiku dhe zv. komandant Nebih Musliu si dhe komanda e zonës operative të Nerodimës me seli në Mollopolc. Pasi që forcat serbe ishin futur në Reçak filluan të realizojnë planit e tyre për të masakruar të gjithë civilët që gjindeshin në Reçak. Forcat serbe arrestuan, identifikuan, i toruruan mizorisht pastaj i dërguan në vënd të caktuar në kodër (krye shpati) ku dhe i masakruan. Civilët ishin të masakruar në mënyrë barbare (nxjerrje e syve, prerje e veshëve, nxjerrja e organeve të mbrëndshëme : zemrës, mushkrive, mëlqive si dhe prerja e kokës të një i moshuari Banush Kameri i cili ishte me plis të bardh dhe morën kokën si trofe). Ndër të masakruarit kishte civilë me të meta psikike, kështu që nga kjo masakër nuk është kursyer askush për asgjë. Në orët e mbrëmjes së 15 janarit 1999 ushtria dhe policia serbe filloi të tërhiqet nga luftimet në Reçak por nuk arriti ti marrë (zhdukë) kufomat e masakrës së Reçakut sikur e kishin të planifikuar.

ED SULLIVAN  DHE AMBASADR WILLIAM VOLKER FUTEN NË REÇAK

Gjatë kësaj masakre kishin mbijetuar disa civilë ndër ta Nustret Shabani (dëshmitar i Tribunalit të Hagës për krime lufte), Rame Shabani, Imer Gashi, Bilall Avdiu. Në orët e vona të 15 janarit këta të mbijetuar të masakrës treguan për këtë masakër që ka ndodhur, kjo informatë iu është dhënë misionit të OSBE-së. Të nesërmen me 16 janar misioni i OSBE-së pas shumë përpjekëve hynë në Reçak dhe i pari ndër ta ishte Ed Sullivan nga New York-u bashkëpunëtor i ngushtë i William Volker dhe i kërkuan që të vijë në Reçak sepse aty kishte ndodhur diçka e tmerrshme që nuk kishte ndodhur që nga lufta e 2 botërore. Pa hezitim shefi i OSBE-se William Volker vizitoi Reçakun ku dhe e pa të vërtetën në vendin e ngjarjes dhe e tha të vërtetën se ky është krim kundër njerzimit. Ne më 16 janar ju kemi drejtuar me një kërkesë Tribunalit të Hagës që ta hetojë këtë masakër mirëpo Serbia nuk ka dhënë leje zyrtarëve të Tribunalit të Hagës (prokuror, hetues, gjykatës) të hyjnë në Kosovë – Reçak. 

SERBËT KTHEHEN NË VENDIN E KRIMIT

Më 17 janar 1999 filloi krimi i dytë ku forcat serbe filluan ofensivën tjetër për t’i marrë kufomat e masakrës së Reçakut. Ndërsa UÇK rezistonte për mbrojtjën e kufomave kështu që në vijën e parë të frontit bie heroikisht komandanti i Brigadës 161 Ahmet Kaqiku  dhe Vezir Jashari. Masakra e Reçakut tronditi botën e civilizuar dhe demokratike kështu që u thirr konferenca e Rambouillet (Paris) ku organizator të kësaj konference ishin: ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe sekretarja e shtetit amerikan Madeleine Albright. Delegacioni shqiptar nënshkruajti marrveshjen kurse Serbia refuzoi nënshkrimin e marrëveshjes. Kështu që me 24 mars 1999 filloi ndërhyrja e NATO-s ndaj pikave ushtarake dhe policore serbe. Masakra e Reçakut ishte fundi i terrorit dhe gjenocidit serb mbi popullatën civile sepse masakra e Reçakut mobilizoi komunitetin ndërkombëtar për t’i dhënë fund terrorit, gjenocidit dhe spastrimit etnik ne Kosovë.

AFET BILALLI KUNDËR KASAPIT SLLOBODAN MILLOSHEVIÇ

Tasht 22 vite kur e përkujtojmë masakrën e Reçak-ut asnjë prej planifikuesve, urdhëruesve dhe pjesëmarrësve nuk u arrestuan dhe as nuk u gjykuan për këtë masakër. Kjo është edhe një padrejtësi e madhe që po bëhet ndaj familjarve e të masakruarve në Reçak. Ngushllimi i vetëm për viktimat e masakrës dhe familjarve të tyre është nxerrja para drejtësisë e krimineleve të luftës. Për herë të parë do ta them publikisht se në vitin 2003 më kanë kontaktuar Tribunali i Hagës (prokuroria) dhe më kanë kërkuar që të jem dëshmitar i Tribunalit të Hagës për krime lufte ndaj Sllobodan Millosheviçit për masakrën e Reçakut.

Filed Under: Featured Tagged With: Komandant Afet Bilalli “Qopa”, Recaku, Sokol Paja

ROLI I LIDERIT TRANSFORMUES NE REALITETIN SHQIPTAR-IRIS HALILI

January 12, 2021 by dgreca

INTERVISTOI MARJANA BULKU/

1. Këtu në SHBA flitet shumë për rolin që ka lideri transformues si në politke po ashtu edhe në botën e biznesit. Cili është saktesisht tipari i ketij lloj lidershipi ?

Lidershipi transformues është në gjendje të sjellë transformime në një realitet, mendimi apo veprimi përmes një frymezimi, krijimi dhe realizimi të një realiteti të ri, krejt të ndryshëm nga i mëparshmi  dhe që u trashegohet brezave si vlerë . Sikur e thotë edhe vetë  fjala transformues ky lider është në krye të transformimit , por (dhe ky moment ka shumë rëndësi) ai bën shumë kujdes që ky transformim të jetë i konsoliduar deri në fund. Lideri transformues pikë  së pari flet me vlerat dhe aftesitë  tij personale, vlerat e karakterit apo të shkuares apo edhe të tashmes së pastër dhe janë pikërisht këto me të cilat ai hidhet në betejën  e transformimit. Ai i kerkon këto vlera tek ndjekesit e tij dhe tek bashkepuntoret e tij. 

2. A ka patur ndonjëherë Shqiperia lider transformues?

Une mendoj se pothuaj të gjithe lideret e Shqiperise në fillimet e  tyre kanë fituar besimin e ndjekësve  duke premtuar transformimin  dhe në të njëjtën kohë kanë qenë shumë të zotë të  percjellin një figurë bindese se do të jenë  lokomotiva e transformimit. Transformues ka qenë Skenderbeu, Ismail Qemali, Nënë Teresa, të gjithë këta të njohur për vlerat e tyre transformuese  shumë përtej kufijve shqiptare. Ashtu sikur mendoj se të gjithë lideret e mevonshem shqiptarë kanë bërë një hap transformimi në realitetin shqiptar apo kanë vënë një gur transformimi. Psh ne e dimë  që sejcili nga lideret e trazicionit vuri  një gur në transformimin e Shqiperise nga diktaturë komuniste  në republikë parlamentare pluraliste dhe këtu pa dyshim  roli i Dr. Berishes është më i spikaturi. Por nga ana tjeter të gjithë lideret e tranzicionit pa perjashtim kanë dështuar në  një pike, pikërisht në atë dramë  që e krijuan po vetë , atë dramë  ekonomike dhe sociale që është pjellë  e grykësisë  së tyre:korrupsionin. Ironia më  e madhe është se ndjekësit shqiptarë  kanë qysh në vitin 2002 që votojnë atë lider që u premton se do u luftoje korrupsionin, por fatkeqesisht pas çdo votimi kemi o më shumë korrupsion, o një korrupsion me fytyrë tjetër  por me thelb të njëjtë. Kështu njëri pas tjetrit dështoi “Katarsisi” i Fatos Nanos, dështoi  premtimi i Dr.Berishes me “Me duar të pastra”, dhe po kështu deshtoi dhe “Rilindja” e Edi Rames. Unë mendoj thjesht që edhe psikologjikisht për lideret e tranzicionit është shumë e vështirë të luftojnë atë që kanë krijuar  po vetë.

3. A e shikoni pjesën më të sëmurë të realitetit aktual shqiptar  tek korrupsioni?

Po. Unë mendoj se korrupsioni është metastaza që fillon me zgjedhjet që manipulohen në një forme a tjeter dhe më pas vepron në çdo instance tjetër  Se po u vodh e drejta e zgjedhjes të  tjerat jane rrjedhojë . Kjo është shumë poshteruese për çdo shoqëri. Nderkohe korrupsionI nuk po i le talentet dhe njerëzit e ndershëm të evidentohen, të gjejnë  punë , të konfirmojnë veten , apo sigurojnë të ardhurat  minimale për jeteseë  kjo është arsyeja kryesore e emigrimit masiv të shqiptareve.  Fatkeqesisht, sipas EUROSTAT vetëm në kohën e “Rilindjes”janë larguar 360.699 shqiptarë prej të cileve 140.390 të rinj.Këto  për Shqiperinë janë shifra tronditese dhe rrëfejnë se interesi për vendin ka shkuar dhe po shkon në zero. Kjo është drama më e madhe që ka sjellë korrupsioni.

Ky i fundit po edukon një gjenerate të tërë me antimoralin: “Po nuk bëre korrupsion nuk ke të ardhme, nuk mbijeton”. Në media bejne moral të korruptuarit dhe këta propozohen si mendjet virtuale që japin leksione morali kur e gjithe jeta e tyre ka qenë një korrupsion pasiv, pasi psh të mos jesh ekspert dhe të dalësh  në media dhe të bësh  ekspertin është korrupsion intelektual , është korrupsion shpirtëror  dhe mbi të gjitha është korrupsion informativ. Shqiperia është një vend i vogël. Gjithkush e njeh tjetrin, kështu që  kur moralin ta ben i korruptuari,ajo çka ka vdekur perfundimisht është shpresa se vlera dhe puna do vleresohet. 

Lideret e tranzicionit kanë dështuar në transformimin e premtuar pasi në realizmin transformues e rendesishme është të mos  transformosh aty këtu , por në të gjithë strukturën të krijosh vizionin dhe platoformen transformuese në çdo qelize të shtetit  dhe shoqerisë . Le të marrim një shembull aktual. Ne të gjithë e dimë  qe gjykatat kane qenë të korruptuara,  por ne të gjithë e dimë gjithashtu se të korruptuara nuk jane vetëm gjykatat, dhe nese ndër  vite perpiqesh të bësh reforma  vetëm me disa institucione  dhe le mënjanë të tjerat ,psh fjala vjen energjinë , arsimin apo mjekesinë , pra bëjmë  reforma transformuese në një kah dhe jo “hot stove” dmth menjeherë  në të gjitha sistemet, transformimi mbetet çalaman, pasi është  njësoj si të shërosh  një organ dhe të lesh të tjerat të vdesin pak nga  pak. Nëse ne mbyllim një media për evasion dhe e leme të shijë një media tjetër kjo nuk është reforme antikorruptive, përkundrazi ky është  një transaksion i rrezikshem dhe krijon premisat e vendosjes  së një  forme diktature moderne ku pushteti  perkrah vetem ato që  e favorizojne. Kjo krijon atë që kemi  quajtuar oligarki, apo drejtimin preferencial. Ky realitet ka sjellë  çoroditje  dhe apati totale tek ndjekesit. Kjo ka bërë që Shqiptaret të mos kenë më besim as tek politika dhe lidershipi i saj , por edhe as tek media dhe në pergjithesi në asnjë institucion shqiptar

4. Cili do të duhej të ishte roli i lidershipit transformues përkundër këtij fenomeni në realitetin shqiptar? 

Aktualisht ndjekësit  shqiptare nuk kanë  nevoje ti bindesh për dramen e korrupsionit në vend, pasi  ata janë  të goditur deri në palcë prejt tij dhe kjo do të thote se sot nuk ka nevojë  për  retorike politike. Të lodhur nga propaganda antikorrupsion që ka mbetur më shume e tillë dhe të gjendur midis dy alternativave  partiake që janë po njelloj ato që propozojnë dy stacionet që kanë  të njejtin realitet, ndjekesit shqiptare deri më tani kanë  vendosur të mos zbresin fare nga treni.  Lideri transformers êshtë  ai që duhet t’i bindë për stacionin e ri, dhe kjo bëhet nëse ai u tregon hartën e stacionit të ri me të gjitha detajet si do luftohet korrupsioni dhe kur do arrihet kjo me afate të qarta. 

Ajo që duhet të sjellë lideri transformues është  stimulimi intelektual që do të thotë përpara çdo vendimi apo platforme antikorrupsion të marrë mendimet e paleve të involvulara dhe interesuara për këto reforma. Këtu ka shumë rëndësi angazhimii i të gjitha grupeve sociale.

Lideri transformues pike së pari duhet të jetë personalisht i përkryer dhe i pastër në figuren e tij, së dyti të vijë me një platforme të qartë me pika transparente dhe të qarta që shkatërrojnë  statu kuo-në , dhe së treti që është  më e rendesishmja, të mbledhë rreth vetes të pakorruptuarit . 

5.Si e mendoni ju të ardhmen e lidershipit shqiptar duke parë historikun e deritanishēm  ?

Në pergjithesi në botën demokratike një lider protagonist pasi mbaron misionin që i është besuar nga ndjekesit largohet, shumë premtime i arrin, shumë jo, pasi nuk ka lider që të përmbushë  100 % nga ato që premton, gjithkush le një gur e kështu vendoset demokracia dhe respektohet e drejta e ndryshimit. Unë mendoj se e gjithe kasta e tranzicionit në politikën shqiptare e ka mbaruar misionin e saj deri diku të transformit  të vendit nga një sistem diktatorial në një sistem demokratik dhe pluralist. Duhet pranuar gjithashtu se ne vinim nga  një errësirë  totale dhe lideret tanë modern nuk mund të ishin vetem se amatore. Por tashmë tranzicioni duhet e perfundojë dhe që kjo të realizohet, lideret e saj duhet ti hapin rrugën  një  brezi tjetër të ri.

Unë mendoj se në thelb në Shqipëri vazhdon mentaliteti i partisë  amë .Dikur kishim nje Parti, tani kemi dy, por edhe lidhjen me  to e kemi pak a shumë njëlloj. Lideret e rinj duhet pikë  së pari të transformojnë këtë  mendim të gabuar. Nëse partitë  tradicionale nuk e pranojnë dhe kjo po duket qartazi që nuk pranojnë alternativa progressive, duhet parë për një forcë më vete. Në fakt një parti nëse në ide nuk ndryshon, nuk modernizohet,nuk sjell ide dhe individë progresive, ajo parti vdes. Unë mendoj se të dy partitë e mëdha shqiptare si dhe simotrat e lindura prej tyre  po shkojnë drejt këtij fundi.Operacionet” plastike” të tipit që kreu Rama kur u bë kryetar partie, apo partitë e vogla që dolën nga partitë amë nuk sollen asnjë ndryshim pasi imazhi i ri me njerez të njëjtë është  pa efekt të gjatë . 

6. A keni besim se Shqiperia që kemi ëndërruar në vitet 90 do të bëhet ?

Po, kam shumë besim. Kam besim tek rinia intelektuale atje, kam besim tek vitaliteti i shqiptareve që e ruajtën shqiptarizmën për 500 -vjet të gjallë, kam besim tek mendjet intelektuale dhe të hapura shqiptare, kam besim tek hapja globale e Shqipërisë që mbyt mentalitet e vjetra dhe formëson  pak nga pak apo riparon ato pjesë të kulturës që na ka lënë prapa, kam besim se lideret që i  duhen Shqiperise pas – tranzicionale do të vijnë. 

7. Edhe sa do të duhet të presim , apo…?

Kjo është  në dorë  të të gjithë shqiptareve progresistë.  Siç  na këshillon  Nënë Tereza “Jepi botës më të mirën që ti ke”. Çdo transformim fillon pikë  së pari nga vullneti individual ! 

Filed Under: Featured Tagged With: Iris Halili, Lideri, Marjana Bulku

“WOMEN ALB WORLD”, NJË ZË I FUQISHËM E FEMRËS SHQIPTARE NË ZVICËR

January 12, 2021 by dgreca

Mirela Mezani drejtuese e shoqatës Women Alb World (WAW) në Gjenevë të Zvicrës rrëfen ekskluzivisht dhënë gazetarit Sokol Paja për gazetën DIELLI, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, organizimin dhe aktivitet kryesore në bashkëpunim me rrjetin e bizneseve shqiptare në zvicër, projektet në përkrahje të femrave shqiptare në Zvicër dhe të mësimit të gjuhës shqipe. 

VËSHTIRËSITË E FILLIMIT TË KRIJIMIT TË WOMEN ALB WORLD

Women Alb World (WAW) është një organizatë shqiptare ndërkombëtare. Organizimi i saj lindi si një nevojë e pamohueshme. Unë kam ardhur në 2016 në Zvicër, vija me një CV dhe eksperiencë të pasur por pa asnjë njohje të Zvicrës qoftë edhe gjuhën. Pra kisha vetëm dëshirën për integrim. Qysh në 2016 fillova të trokas në çdo derë, individ të integruar, organizata të shqiptarëve, munda të futem në disa prej tyre tek njëra prej tyre jam edhe sot (Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër). Për këtë dua të falenderoj kryetarin e RRBSHZ z.Qamil Isufi që jo vetëm më pranoi të jap kontributin tim në rrjetin e bizneseve por ka pasur një rol mbështetës e inkurajues për ndërtimin e WAW më pas. Gjatë viteve 2016-2017 pasi kisha bërë mijëra km si brenda Zvicrës e nëpër Europë me Rrjetin e Bizneseve Shqiptare në Zvicër si përfaqësuese e medias, (për këtë një rol të jashtëzakonshëm ka pasur mbështetja e bashkëshortit tim), gjatë këtij rrugëtimi kam parë problematikat e mëdha që realisht  kishin e kanë  organizimet  në Diasporë: politizim i madh, mungesa femërore në gjithë mbledhjet e tyre (shumë organizata), pak bashkëpunim etj. Zvicra, një vend i pasur e social, të sjellësh në mbledhje të shoqatës një shqiptar të integruar duhet të jesh interesant për kohën që ai të fal (pra duhet seriozitet). E ardhur nga fusha e Biznesit e kuptova që kjo ishte «si thembra e Akilit» për funksionimin afatgjatë të një shoqate. Zhgënjimet nga e kaluara (pjessëmarrje në të tjera shoqata më parë) ishin bërë mure skepticizmi për shqiptarët me vullnet në këto shoqata që kishin ekzistuar. Një tjetër element që më ndihmoi për të njohur Diasporën me problematikat dhe kapacitetet që ajo ka ishte bashkëpunimi më TVSH3 e më emisionin URA.

ORGANIZIMI I BRËNDSHËM

Unë isha e jam e bindur që për të bërë një shoqatë (siç është WAW sot) duhen tre elemente: 1. Vullneti – Njerëz me Vullnet të mirë pozitiv pa mëri e zili në thelb të tyre që e duan bashkëpunimin e të mirën e përgjithshme të idesë, qëllimit që tentohet. 2. Profesionalizëm – Një shoqatë duhet të ketë shtyllën ligjore administrative të fortë që të arrijë të krijojë e menaxhojë anëtarësinë (gjithëpërfshirjen), pra duhen profesionist të fushës e sigurisht të kenë edhe vullnetin pozitiv. 3. Kapitali apo paraja – Sado vullnet të kesh, sado profesionist të jesh vjen një moment që duhet gjërat ti ndërlidhësh  e sigurisht kostot që krijohen gjatë një projekti duhen paguar derisa të rritet e të vetëprodhojë. Për këtë pjesë, më e diskutuara në fakt në çdo shoqatë, unë dola vetë finacuesja duke përcaktuar qartë edhe si do vazhdohej më pas: Anëtarësia e saj, donacione, sponsorizime të aktiviteteve, të ardhura nga shërbimet në kanalet marketing të WAW, financime nga projektet ndërkombëtare etj. Çdo anëtare e WAW që merr kartën e anëtarësisë përfiton shërbime me 10 % zbritje nga shërbimet e WAW apo të bashkëpuntorëve të saj. Sa i përket marrveshjeve me shtetin në Zvicër, kemi përfaqësues të tyre, jo marrëveshje të shkruara. Një veçanti e WAW ështē se të gjitha anëtaret e bordit internacional si dhe komitetit kanë firmosur për të qenë pjesë e WAW pasi ndodh rëndom të ketë përplasje me preteksin që organizata po shfytëzon imazhin e tyre. Në aspektin e drejtimit dhe të menaxhimit gjëja më e vështirë është të jesh gjithëpërfshirëse duke udhëhequr personalitete individuale në një të tërë.

WOMEN ALB WORLD NJË SHOQATË INTERNACIONALE

Women Alb World është një shoqatë Internacionale me seli në Gjenevë e rregjistruar sipas legjistacionit Zvicerian. Mbështetur në këto tre pika që ishin diskutuar e rrahur në një grup të ngushtë prej 5 vetash (komiteti), në datën 1 e 2 nëntor 2019 u bë hapja zyrtare publike e WAW. Ditën e parë bordi Internacional dhe ekspertët e politikes, barazisë gjinore, të ftuar nga të gjitha anët e botës bënë një vizitë në Parlamentin e Gjenevës e një pranë Kombeve të Bashkuara. Dita e dytë e hapur për të gjithë dashamirësit e anëtaret e bordeve, u fol për shoqatën, për misionin, qëllimin (të gjitha të mirëstrukturuara më parë). WAW kishte faqen e saj të webit, spotin e saj, logon e sloganin e saj. Ajo që spikati gjithashtu e tërhoqi vëmendjen ishte se WAW vinte me një panel bashkëpuntorësh me shumë integritet që në ditën e parë të saj. Pati sigurisht atë që edhe pritej, një sukses të madh, një shpresë se diçka e madhe pozitive po ndodh nga Gjeneva Internacionale. Për të thënë të vërtetën, si njeri i biznesit e di që e vështira vjen pas suksesit, të dish të ruash atë sukses apo prishmëri të anëtarësisë e dashamirësve. Tani nuk jam unë vetëm por kam një komitet (strukturë që vendos), ndaj sfida bëhet edhe më e vështirë. Unë jam e bindur që do të ruajmë dhe të realizojmë të gjitha ato që kemi hartuar në letër e janë publike në webin e në faqen tonë të FB Women Alb World vetëm nëse do dijmë ti gërshetojmë vullnetin e profesionalizmin për të prodhuar shërbime që çojnë tek gjithëpërfshirja, tek rritja e bazës së WAW sepse vetëm në këtë mënyrë do të realizohet qëllimi kryesor i joni. Qasja e standarteve të grave të mirë integruara profesionalisht në raport me pjesën e grave që kanë nevojë për shembuj të mirë.

AKTIVITETE QË SHËNUAN VITIN TONË

Edhe pse viti 2020 ka qenë një vit tejet i vështirë për mbarë globin, aktivitetet më kryesore të WAW që ishin në program por që u detyruam ti anullojmë ishin: Një panair-konferenë -argëtim në 8 Mars, një takim për informim të grave e vajzave shqiptare për të drejtat e punës në Suisse, një takim për këshillim të asurancave në Suisse, një mbrëmje për studentët shqiptar diplomuar  në Universitete etj. Arritëm të ishim prezent në disa konferenca në fund të 2019 e fillim të 2020 siç ishin:  Realizuam në 19 shtator të 2020 një takim (konferencë) për gratë e vajzat shqiptare në politikën  Zviceriane si shembull për të gjitha ato që duan të hyjnë në politikën Zviceriane si dhe për komunitetin shqiptar në Zvicër në përgjithësi. Sivjet për herë të parë, një shqiptare Ylfete Fanaj u vu në krye të një Parlamenti Kantonal. Xhevrie Osmani, Deputetja e Gjenevës vinte me një propozim të një projektligji “heqjen e të dhënave diskriminuese nga cv personale”. Këtë konferencë do ta dalloja për pjesëmarrjen e personaliteteve në politikë si shqiptar dhe të huaj (zviceriane), ndërthurje mes prezences e mesazheve audio për shkak të pandemisë. Më 12 dhjetor zhvilluam edhe asamblenë vjetore onlinë me praninë e bordeve dhe gjithë anëtareve të WAW .

WOMEN ALB WORLD DHE GJUHA SHQIPE

Ajo që e shoh si më të rëndësishme për tu përfshirë ndër aktivitet kryesore të diapsorës është lufta ndaj asimilimit kulturor e gjuhësor. Mësimi i gjuhës shqipe do të jetë prioritet në organizimet dhe nismat tona. Nuk është e lehtë për shumë arsye që duan kohë e arsyetime të gjata. WAW ka në bordit e saj internacional tri zonja që merren me gjuhën shqipe. Së pari po shohim të bëhemi pjesë e diskutimeve dhe më pas pse jo të bashkëpunojmë me institucionet përkatëse për të dhënë kontributin tonë në këtë fushë të rëndësishme për çdo shqiptar.

AKTIVITETET E PROJEKTET PËR VITIN 2021

Së pari urojmë që të jemi mirë e të largohet një herë e mirë, një orë e më parë ky virus tinzar. Në periudhën Janar – Prill jemi përfshirë në nje projekt të Ministrisë së Shëndetësisë për informimin e komunitetit shqiptar në luftën ndaj virusit. Në Mars aktivitetin e 8 Marsit (i përvitshëm), të gjitha aktivitetet e 2020 që janë anulluar si dhe po punojmë për Akademinë WAW. Një hapësirë tv për të trajtuar problematikat si dhe shembujt e suksesit të grave e vajzave tona në Diasporë.

Filed Under: Featured Tagged With: Mirela Mezani, Sokol Paja, WOMEN ALB WORLD

Shkolla Shqipe“Alba Life” filloi me një klasë të re semestrin e dytë në Online

January 12, 2021 by dgreca

Shkolla shqipe”Alba Life” përvec nxënësve nga New Yorku e rrethinat ka Online edhe 17 nxënës nga Halifax Kanada si dhe nga shtete të ndryshme të Amerikës dhe të Europës, së fundi dhe nga Chicago./

Nga Keze Kozeta Zylo/

Pas përfundimit të semestrit të parë me plot sukses dhe pushimeve të fundvitit, nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit filluan semestrin e dytë në Online për shkak të pandemisë.

Mësuesit, nxënësit dhe prindërit e Shkollës Shqipe “Alba Life” po vazhdojnë të sfidojnë Covid 19 i cili ka izoluar një botë të tërë.  Ndonëse kanë qenë pushimet e fundvitit, por për bordin e shkollës ka pasur punë me intensitet për ta vazhduar sa më normalisht mësimin e gjuhës shqipe.  Pranimi i nxënësve, bisedat me prindërit në Online, telefonatat, puna me mësuesit, regjistrimet, intevista me mësues të rinj, si dhe sensibilizimi i opinionit në media bënë që të arrihet dhe të vazhdohet rregullisht procesi mësimor në bazë të metodave pedagogjike shkencore që përdorin mësueset e kësaj shkolle. 

Kjo veprimtari si mësimdhënie dhe si kategori themelore e didaktikës kryhet me mjaft profesionalizëm në këtë institucion në Diasporë krijuar me aq mund dhe sakrificë duke vazhduar gjurmët e udhërrëfyesve tanëRilindas.  E krijuar para 14 vjetësh vetëm me një klasë në Staten Island, shkolla shqipe ka ardhur vetëm në rritje dhe në shtim të numrit të nxënësve duke u përfshirë në të gjitha lagjet e Nju Jorkut çka tregon seriozitetin, përmbajtjen mësimore, ndryshimet si dhe komponentët sistematike, krijues dhe interaktiv. 

Nuk është aspak e lehtë në këtë krizë botërore të ushtrosh mësimin e Gjuhës Shqipe në Online ne Diasporë në kushte krejt izoluese, ku ekrani është bërë si klasë, të bashkëpunosh në të gjitha drejtimet, dhe nga ana tjetër të punosh që të mbash familjen, pasi mësimi i gjuhës shqipe është vullnetarisht. 

Për mësimin e gjuhës shqipe kemi zgjedhur ditët e fundjavës duke filluar në mbasditen e të premtes dhe vazhdon me intensitet të plotë gjithë dita e shtunë duke filluar në orën 10 paradite deri në 7 të darkës në klasa, mësues dhe orare të  ndryshme.  Numri i madh i nxënësve klasat e shumta deri 13 klasa e ka rritur ndjeshëm punën, si dhe pjesëmarrjen e më shumë mësuesëve.  Disa mësuese kanë nga dy klasa, të cilët japin mësim në ditë të ndryshme.  Këtë semestër u hap dhe një klasë e re pasi në këtë shkollë u regjistruan disa nxënës nga Chicago një sfidë tjetër në Online, pasi kjo platforme të jep mundësinë për të regjistruar nxënës nga e gjithë bota. 

Për këtë klasë të re u pranua mësuesja Marinela Kondakçiue licensuar nga dy shtetet shqiptare dhe tëAmerikës e cila e mirëpriti me shumë dashuri bashkëpunimin dhe tha se do të punojë me zell të madh për t’ju mësuar fëmijëve të Diasporës Gjuhën Shqipe.

Ne kemi 17 nxënës nga Halifax Kanada si dhe nga vende të ndryshme tëAmerikës dhe të Europës, së fundi dhe nga Chicago.

Prindërit e presin me shumë përzemërsi dhe dashuri mësimin e Gjuhës Shqipe ndaj shpesh ata thonë se programi juaj i mban ata shumë aktiv duke mos i lënë të rrinë gjithë ditën para teleofonit, lojërave kompjuterike pa lëvizur.  Ata në këtë program marrin kulturën, dashurinë dhe krenarinë për Shqipërinë nëpërmjet gjuhës shqipe.

Një prind nga Chicago Eligerta Cuka tha se: “Ju falënderoj për pranimin e fëmijëve tanë! Fëmijëve u ka munguar shkolla Shqipe, presim me padurim për këtë eksperiencë të bukur në Online”.

Artisti i shquar nga Chicago, atdhetari Pajazit Murtishi frymëzoi me përshëndetjen e tij duke shkruajtur midis të tjerash se: “I nderuar miku im Qemal, më bëhet zemra mal, kur shoh që jeni të gatshëm të regjistroni fëmijë edhe nga shtetet e largëta të Amerikës, në rastin konkret në periferinë e Chicagos, që si pasojë e pandemisë shkolla jonë nuk funksionon, dhe fëmijëtanë të ndjekin shkollën tuaj, “Alba Life” sic edhe vetë emri ta perkthesh në gjuhën tonëështë: “Jeta Shqiptarre”dhe për këtë veprat dhe faktet flasin, dhe jo fjalët boshe, jeni të gatshem për sakrificen maksimale, që dhe fëmijët e shteteva tëtjera të ndjekin orët e mësimit.  Dhe në fund uroj që kjo nismë të jetë e mbarë, dhe nuk e di sa do t’ju ngelim borxh ju Familja Zylo, për këtë akt kaq atdhetar, deri sa rethanat të kthehen në normalitet. Dhe nëse do të nevojitet pjesëmarrja ime në këtë proces, mos më kurseni, se në shkollën tonë këtu në Chicago deri kur ishim hapur jepja orën artistike.

Mësimi në Online i bën sfidë izolimit

Mësimi i Gjuhës Shqipe me platformën në Online nëpër klasa të ndryshme filloi me shumë seriozitet dhe plot dashuri.  Sipas themeluesit dhe drejtorit të Shkollës Shqipe z.Qemal Zylo i cili ka një përvojë jetësore në mësimdhënie në Akademine Ushtarake, Tiranë si shef katedre dhe në shkolla për vizatimin teknik dhe Autocad midis dy kontinenteve observon të githa klasat pa ndërprerjedhe tha se mjaft nxënës vinë 5 deri 10 minuta përpara ekranit çka tregon për interesimin e tyre të madh për Gjuhën Shqipe.  Në përshëndetjet dhe urimet 15 sekondshe që dhamë për çdo klase ajo që më ngelet në mendje janë dëshirat e nxënësve që mezi presin të hapen shkollat publike për të bërë mësimin nëklasë dhe për t’u takuar me njeri tjetrin.

Kur unëiu thashe në një klase se patjetër që ne do takohemi në shtator nëpër klasa konkrete, Ariana nje nxënëse e mrekullueshme me shumë trishtim më tha se është shumë kohë e gjatë deri atëhere… Emigrimi i madh, përhapja e gjithësecilit sipas interesave familjare doemos sjellë një farë ndarjeje, mosnjohje direkte midis shqiptarësh.   Kjo shkollë sipas mësuesëve, prindërve dhe nxënësve është bërëjo vetëm njëinstitucion i mësimit të Gjuhës Shqipe, por dhe sinjë familje e madhe, pasi është nje mundësi dhe privilegj i madh që të njihesh sa më shumë me shqiptarë dhe të lidhesh përgjithmonë si motra dhe si vëllezër të një gjaku.Nga përvoja jonë dhjetra vjeçare janë shumë prej familjeve,mësuesëve, nxënësve që janë bërë miq të ngushtë dhe tëpandarë pikërisht në saje të njohjes në këtë shkollë dhe të drejtimit me seriozitet dhe tejet profesional. Me të drejtë te dy koordinatorët e shkollës znj.Arta Xhaferrri dhe Blerim Gjocaj thonë se Alba Life është si shtëpia jonë e dytë.

Mësuese Entela Muda në klasën e saj iu spjegoi nxënësve rreth tekstit, kuptimi i kësaj fjale. Ajo tha se çdo gjë që ne e shohim dhe e mendojmë mund ta shkruajmë ose ta tregojmë me një ose më shumë fjali.

Fjalitë duke u lidhur me njera tjetrën formojnë tekstin.

Teksti shpreh një kuptim të plotë.  Pastaj e vazhdoi me pyetjet se si i kaluan festat e fundvitit, dhuratën më të bukur, ose cilin libër lexuat?

Në klasën e Dr. Manjola Dulit,  z.Zylo pas mësimit të saj përfundoi se:Tema që mësuesja trajtoi sot ngjalli shumë interes tek nxënësit.Dr. Duli u ndal tek mbretëritë ilire, si banorët më të hershëm të Gadishullit Ballkanik, që e kanë origjinën nga Pellazgët.  Ajo spjegoi rreth fiseve ilire e mbretëritë e tyre si: Albanët, nga të cilët kanë marrë edhe emrin shqiptarët dhe e kishin qendrën në Albanopoli, sot Qyteti i Krujës dhe vazhdoi me Dardanët, Atintanët,Taulantët, Enkelejdët dhe Ardianët. Interesim e diskutime pati nga nxënësit, kur mësuan për mbretëreshën Teuta  e fisit të Ardianëve me qendër në Shkodër, emrin e të cilës e trashëgonte edhe nëna e një nxënësi. Ata mësuan për emancipimin e gruas në fiset ilire qysh në kohë të lashtë.

Veç të tjerash nëpërmjet platformës “Schoolme” nxënësit morën edhe mjaft njohuri gramatikore.

Mësuese Laçajnxënësve të saj në Brooklyn dhe Bronx iu spjegoi për Gjuhën e muzikës. Ajo tha se pse në koncertin e Vienës çdo Vit te Ri vinë nga vende të ndryshme të botes ata e kuptojnë njëlloj gjuhën e muzikës.  Në ekran shfaqej Viena kryeqyteti i Austrisë që shtrihet në Veripërëndim të lumit Danub.  Viena është shumë e njohur për kompozitorët e famshëm botërorë si Mozart lindur në Vienë dhe Bethoven nga Boni i Gjermanisë që vazhdoi rrugën e Mozartit atje, etj.  Për të parë koncertin shkojnë artdashës nga e gjithë bota.Ajo Vazhdoi duke i pyetur nxënësit për dhuratat e Vitit tëRi që ata kishin marrë.  Midis tyre më bëri përshtypje dhurata që kishte marrë Sofia një nxënëse fort e zellshme dhe që po e përmirëson gjuhën shqipe.  Asaj i kishin dhuruar një ditar. Dhurata e saj më emocionoi pamasë sepse jam adhuruese e ditarëve.  Në fund pasi mbaroi mësimi iu tregova ditarin tim dhe disa faqe të shkruara në këtë ditar nga vite të hershme…Ditari iu thashe është lirika ime e shpirtit, është memorja ime që këndohet ëmbëlsisht çdo ditë…

Mësuese Shiqerukaj në klasën e saj në Bronx iu dha nxënësve të zgjedhojnë fojen “luaj” në kohën e tashme.  Rrokjet që formohen me shkronje V, ndërkohë në ekran jepej një vajzë me emrin Valbona qëi kishte ftuar shokët dhe shoqet ne shfaqjen e saj duke luajtur në violinë.

Mësuese Veselajnë klasën e më të vegjëlve në Bronx iu dha shkronjën dh dhe ll si dhe shqiptimin e tyre.  Ajo iilustroi me fjalë të ndryshme duke aktivizuar nxënësit e ndryshëm për këtë tekst mësimor.

Ata e dëgjonin me kërshëri duke shqiptuar secili këto shkronja.

Mësuese Bulku iu dha tekstin me titull si “Dhurata e fëmijëve”.  Pastaj iu drejtoi pyetjen si: “Si i mori vesh Plaku i Vitit të Ri dëshirat e fëmijëve duke iu dhënë disa opsione.  Ju mund të shkruani dëshirën tuaj që keni për Vitin e Ri. Ajo vazhdoi mësimin se si duhen shkruar disa fjalësipas gjuhës së njësuar, duke i dhënë me shembuj konkret dhe korrekt, si: llamba dhe jo dhamba, e madhe dhe jo e modhe, molla dhe jo modha.

Mësuese Skënderi në klasën e saj spjegoi zanoret në gjuhën shqipe dhe e ilustroi me fjalët që përmbanin këto zanore.  Ajo gjithashtu iu mesoi për përdoriomin e mbiemrave në gjuhën shqipe, përdorimi ifjalëve nëaeroport, foljet jam, kam, flas në kohën e tashme.  Pastaj iu kërkoi që të përshkruanin me fjalët e tyre vizitat në vende të ndryshme në Shqipëri.

Mësimi me platformën në Online me 13 klasat me nxënësit dhe mësuesit e Shkollës Shqipe “Alba Life” sfidon izolimin dhe i bën ata të jenë aktiv dhe të lidhur me njeri tjetrin në emigrim në vendet kuna hodhi fati.

GJUHA SHQIPE NA BASHKON!

10 Janar, 2021

New York

Filed Under: Featured Tagged With: Alba Life, Keze Kozeta Zylo

JOE BIDEN-DY VIZITAT NË KOSOVËN E PAVARUR…

January 11, 2021 by dgreca

-…AMERIKA, GJITHMONË PËRKRAHJE…/

-Kosova pret që miku i madh Joe Biden ta vizitojë tashmë si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas dy vizitave si Nënpresident në Maj 2009 dhe në Gusht 2016, në të cilat solli mesazhe të fuqishme përkrahëse: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë bërë të qartë tashmë se njohja e pavarësisë së Kosovës përbën proces të pakthyeshëm” dhe “Kosova do të ketë gjithmonë përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rrugën drejt suksesit”…

Gazeta DIELLI-Speciale nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI

????????????????????????????????????

PRISHTINË, 10 Janar 2021/ Kosova pret që miku i madh Joe Biden ta vizitojë tashmë si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e uron për zgjedhjen edhe duke përkujtuar dy vizitat si Nënpresident, të parën pak më shumë se një vit pas shpalljes së Pavarësisë.

Në 20 maj 2009 raportoja se,  Kosova pret në festë Zëvendëspresidentin Amerikan, Joseph Biden në vizitën e nesërme të vlerësuar historike nga institucionet e vendit dhe populli, ndërkohë që përgatitjet për mikpritjen e mirëpritjen e madhe shihen kudo në Prishtinë , kryeqytetin e shtetit më të ri në botë.
Më tej, mes tjerash, theksoja se, në orët e pasditës së sotme, derisa punëtorët komunal të kryeqytetit kishin përfunduar punët në stolisjen e shesheve dhe rrugëve me flamuj të SHBA-ve dhe të Kosovës dhe në vendosjen në bilborda të fotografive të mëdha të Zëvendësprsidentit Amerikan Biden bashkë me përshendetjet e mirëseardhjes.
Ndërsa , në ditën e vizitës, në 21 Maj 2009 raportoja:

21 MAJ 2009 – ZËVENDËSPRESIDENTI AMERIKAN BIDEN NË VIZITËN E PARË NË PRISHTINË: NJOHJA E PAVARËSISISË SË KOSOVËS PËRBËN PROCES TË PAKTHYESHËM


Zëvendëspresidenti amerikan, Joseph Biden sot në Prishtinë në takim me drejtuesit më të lartë të vendit ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së se pavarësia e Kosovës përbën proces të pakthyeshëm.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë bërë të qartë tashmë se njohja e pavarësisë së Kosovës përbën proces të pakthyeshëm. Kjo nuk do të ndryshojë”, tha ai pas takimit me Presidentin Fatmir Sejdiu e Kryeministrin Hashim Thaçi.

“Së dyti, një Kosovë e tërë dhe e bashkuar është kusht minimal, për aq sa i përket qëndrimit të SHBA-ve. Një Kosovë e Bashkuar dhe e pandarë është absolutisht kusht esencial dhe themelor”, theksoi Biden.

“Gjëja e tretë që dua ta potencoj është se mendoj se qeveria ka arritur një progres të konsiderueshëm gjatë vitit të parë. Progresi që qeveria e ka arritur brenda një viti është i jashtëzakonshëm dhe unë mendoj se një element qenësor i suksesit të vazhdueshëm të qeverisë dhe i faktit që kjo qeveri është përqafuar nga bota është natyra vërtetë shumetnike e kësaj shoqërie, e këtij vendi dhe e kësaj qeverie”, tha Biden.

“Dhe unë jam i bindur se përkushtimi për këtë është i vërtetë dhe njëmend i përhershëm. Për aq sa të ekzistoj ky përkushtim, do të ekzistojë edhe mbështetja e vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, vijoi ai.

“Gjatë udhëtimit tim në Bosnjë, Serbi dhe tani në Kosovë, unë kam thënë se ky është një rast historik. Që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumica e shteteve evropiane kanë ëndërruar një Evropë të tërë, të bashkuar, të lirë dhe në paqe. E vetmja pjesë që i mungon kësaj gjëegjëze – ndonëse më herët thashë paqe – e vetmja pjesë që i mungon kësaj gjëegjëze apo tërësie është që, për herë të parë në historinë e tij, Ballkani të ketë rast të jetë tërësisht i integruar në BE. Kjo është mundësia që ne e kemi tani, ky është qëllimi i SHBA-ve, ky është qëllimi i këtyre liderëve dhe ky është qëllimi i – kujtoj unë – pothuaj të gjithë liderëve të rajonit. Kur kjo të ndodhë, ëndrra që ka lindur pas Luftës së Dytë Botërore do të bëhet realitet”, theksoi Zëvendëspresidenti Bajden.

Në vizitën e parë në Kosovë pas shpallljes së pavarësisë Biden tha se për të kjo ishte një ditë vërtetë e mrekullueshme.

“Bazuar në përvojën tonë, kur një vend është demokratik dhe kur është i bashkuar me vendet e tjera demokratike, të gjitha gjërat që e kanë pllakosur atë vend në të kaluarën tejkalohen dhe ofrohet një mundësi më e mirë për një të ardhme më të ndritshme, kështu që unë jam optimist. Jam optimist dhe edhe njëherë dua ta falënderoj qeverinë për mikpritjen dhe dua t’ju tregoj se sa kisha kënaqësinë të kthehesha në një Kosovë që po ndërtohet dhe zhvillohet. Pash njerëz nëpër rrugë që po buzëqeshin. Gjersa po fluturoja për në aeroport, pashë çati të shtëpive të tjera, të reja; pashë përparim, pashë se njerëzit po ecnin para. Për mua kjo është një ditë vërtetë e mrekullueshme, që pata rastin të kthehem. Dhe unë u jam shumë mirënjohës, jo vetëm qeverisë, por edhe tërë popullit të Kosovës”, përfundoi Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Biden.

Ndërsa, që në fillim të fjalës së tij, Zëvendëspresidenti Biden falënderoi për nderimin e tij nga Presidenti Sejdiu me Medaljen e Artë të Lirisë, duke e quajtur këtë si një nga nderet më të mëdha që i janë bërë ndonjëherë, raportoja, mes tjerash…

***

Në Ditën e Lirisë së Kosovës, 12 Qershor 2004 – në 5 vjetorin e hyrjes shpëtimtare në Kosovë të NATO-s së prirë nga Amerika në 12 Qershorin e vitit 1999, Presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova në akademinë solemne njoftonte se me rastin e atij përvjetori kishte vendosur të dekorojë me “Medaljen e Artë të Lirisë” burra shtetesh dhe personalitete të njohura të botës për meritat e tyre për mbrojtjen e lirisë së Kosovës dhe për ndërtimin e lirë të Kosovës.

Në tekstin e Dekretit Presidencial thuhej:

“Në pesëvjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s/KFOR-it në Kosovë, 12 Qershorit, Ditës së Lirisë së Kosovës, në bazë të fuqive kushtetuese të Presidentit të Kosovës me Dekret të veçantë kam vendosur të dekoroj me ‘Medaljen e Artë të Lirisë’ shefa të shteteve, të qeverive, senatorë, kongresmenë, deputetë, ushtarakë, ministra, personalitete të Amerikës e të Evropës për meritat e tyre për mbrojtjen e lirisë së Kosovës, dhe për ndërtimin e vendit të lirë të Kosovës, si dhe për integrimin e tij në bashkësinë e kombeve të lira të botës”.

22 Maj 2009: KOSOVË – AMBASADA E SHBA: BIDEN, I PREKUR NGA TË SHPREHURIT MASIV TË DASHURISË DHE RESPEKTIT

Në 22 Maj 2009 raportoja: Ambasada Amerikane në Prishtinë falënderon popullin e Kosovës për mirëseardhjen e ngrojhtë dhe zemërgjerë për Nënkryetarin SHBA-ve, Joseph Biden, gjatë vizitës në Kosovë, duke theksuar ai ishte i prekur nga të shprehurit masiv të dashurisë dhe respektit.

“Ambasada e SHBA-ve dëshiron të falënderojë popullin e Kosovës për mirëseardhjen e ngrohtë dhe zemërgjerë që ia ofruan Nënkryetarit Biden me 21 Maj. Gjersa Nënkryetari nuk pati mundësi të takohet personalisht me gjithë ata mijëra njerëz që shfaqën entuziazmin e tyre duke u rreshtuar pranë rrugëve të Kosovës, ai ishte i prekur nga të shprehurit masiv të dashurisë dhe respektit”, thekson deklarata e kumtuar nga Ambasada Amerikane.

“Kërkojmë falje për çdo vështirësi të shkaktuar nga mbyllja e rrugëve dhe masave tjera të nevojshme që ishin të lidhura me vizitën”, shtohet në kumtesë.

JOE BIDEN NË VIZITËN E DYTË, 17 GUSHT 2016: KOSOVA DO TË KETË GJITHMONË PËRKRAHJEN E SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS

Në vizitën e dytë në Kosovë Nënpresidenti i SHBA, Joe Biden, mbërrti në mbrëmjen e 16 Gushtit 2016, i pritur në Aeroportin e Prishtinës me ceremoni shtetërore, me nderimet më të larta e mirënjohjen e gjithëmonëshme.

Presidenti i Republikës Hashim Thaçi ka pritur në Aeroport Nënpresidentin Joe Biden dhe familjen e tij, siç është shprehur, për t’iu uruar përzemërsisht mirëseardhjen miqve të përjetshëm të Kosovës. “Partneriteti strategjik me SHBA-të na ka mundësuar të bëhemi shtet dhe gjithnjë e më shumë po na bën një shoqëri demokratike me mundësi të barabarta për të gjithë”, është shprehur Presidenti i Kosovës.

“Joe Biden, tash e dy dekada ka mbështetur luftën për lirinë, pavarësinë dhe integrimin e Kosovës në NATO e BE”, ka theksuar Thaçi duke shprehur falënderim.

Në pritjen në Aeroport të Nënpresidentit Amerikan Biden ishte edhe Majlinda Kelmendi, fituse e medaljës së artë në xhudo në “Rio 2016”, të parës medale olimpike të Kosovës shtet. 

Në Prishtinë, në 17 Gusht 2016, Nënpresidenti Amerikan Biden zhvilloi takime dypalëshe me Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryeministrin Isa Mustafa.

“Kosova do të ketë gjithmonë përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rrugën drejt suksesit”, deklaroi  në konferencë për shtyp pas takimeve Nënpresidenti Amerikan Joe Biden.

“Kosova ka shënuar progres dhe ka marrë njohje më të mëdha globale. Jeni në një pozitë ku bota po ju njeh po ashtu jeni duke bërë përpara nën emrin tuaj dhe duke garuar me flamurin tuaj”, tha Nënpresidenti Amerikan Biden në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidentin Kosovar Thaçi.

“SHBA do të qëndrojë përkrah Kosovës sepse ne besojme tek ajo. SHBA ka dhënë 2 miliardë dollarë ndihma dhe do vazhdojmë të ndihmojmë më tej Kosovën”, theksoi, mes tjerash, Nënpresidenti Amerikan Joe Biden.

Po në 17 Gusht 2016, nën patronatin e Qeverisë së Kosovës, Nënpresidenti Joe Biden dhe Dr. Jill Biden ishin për vizitë afër Kampit Ushtarak Amerikan “Bondsteel” për të marrë pjesë në cermoninë e emërimit të rrugës kushtuar djalit të tyre të ndjerë Joseph R. “Beau” Biden, III.

Për këtë, në 17 Gusht 2016 në raportimin në Gazetën DIELLI  theksoja:

NË KOSOVË RRUGA FERIZAJ-GJILAN EMËRTOHET BEAU BIDEN

Në Kosovë, emrin e Beau Biden, djalit të ndjerë  të Nënpresidentit Amerikan Joe Biden e mori sot rruga 35 kilometërshe që lidh dy qytete, Ferizajn e Gjilanin.“Ky është një moment i ëmbël, por edhe i hidhur, pasi po këtu në këtë vend isha me Beau para disa viteve”, tha nënpresidenti amerikan dhe shprehu falënderimet e tij dhe gjithë familjes Biden,  në fjalën e mbajtur në ceremoni, ku morën pjesë edhe krerët e shtetit të Kosovës dhe drejtuesit e komunave.

Beau Biden ka ndërruar jetë me 6 janar të vitit 2015. Beau Biden, ka punuar në Kosovë në vitin 1998-99 pas luftës, duke ndihmuar në trajnimin e prokurorëve dhe gjykatësve vendas për organizatën për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSCE).Beau Biden ishte edhe Prokuror i Përgjithshëm në Delaware ndërsa për një kohë kishte shërbyer edhe me Forcat Amerikane në Irak.

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari-Dielli, Dy vizitat e Joe Biden

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 157
  • 158
  • 159
  • 160
  • 161
  • …
  • 901
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kullat e familjeve të mëdha patriotike si objekte të trashëgimisë historike
  • ALARM SIGURIE DHE NDËRGJEGJËSIMI KOMBËTAR
  • Edith Durham – Shqiptarët dhe serbomalazezët në 1910-1912
  • Public Statement from VATRA
  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!
  • KOSOVA DHE PAVARËSIA E SAJ NË KËNGËT E ARIF VLADIT
  • Masakra e Tivarit – Një e vërtetë e shtypur për shumë kohë
  • Pasqyrimi në filateli i mbështetjes amerikane ndaj Shqipërisë gjatë L2B
  • MASAKRA E TIVARIT, 1945: HESHTJA ZYRTARE QË VAZHDON TË VRASË
  • DR.ATHANAS GEGAJ, EDITORI I “DIELLIT” NË OPTIKËN E DOKUMENTEVE ARKIVORE TË VATRËS (1963-1971)
  • Kujtojmë në ditën e lindjes patriotin e shquar Kostandin Çekrezi, figurë e rëndësishme e historisë dhe publicistikës shqiptare
  • Vasil Rakaj, malësori që ngjizi me shkëmb, metal, dru, baltë dhe shpirt, altarin e përjetësisë
  • “Ajo që pashë në Raçak më ndryshoi jetën”, ambasadori Walker rrëfen në Boston çfarë ndodhi në Kosovë
  • VATRA Boston dhe Kisha “Holy Trinity” promovuan librin “Saint Paul in Dyrrach” të profesor Thanas Gjikës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT