• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Në UBT u zhvillua Konferenca e Ekosistemit Inovativ (Under the Jim Xhema Highland), kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha fjalë rasti

February 17, 2024 by s p

UBT/

Në një ceremoni solemne, në Qytetin e Mençur të UBT-së, në Lipjan, u zhvillua Konferenca e Ekosistemit Inovativ (Under the Jim Xhema Highland), e cila mblodhi shqiptarë nga Amerika, arbëreshë të Italisë, studiues nga Austria, profesorë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, si dhe profesorë dhe studentë të UBT-së.

Në këtë ngjarje morën pjesë: Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, kryetari i Bashkisë së Shën Mitër Koronës (San Demetrio Corone), njëherit kryetar i Fondacionit të Institutit Rajonal të Komunitetit Arbëresh të Kalabrisë, Ernesto Madeo, kryetari i Federatës Pan-shqiptare “Vatra”, Elmi Berisha, Presidenti i Shoqatës “Korabi” nga Italia, Genc Podgorica, arkitekti, Gjon Radovani dhe ish-presidenti i Interportos dhe Acer-it, Dr. Alessandro Alberani.

Në fjalën e tij, Rektori Hajrizi falënderoi të pranishmit, si dhe i uroi ata për 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Ai tha se kjo është një ditë e veçantë dhe na bën të reflektojmë për të qenë të bashkuar në ndërtimin e një vizioni për të ardhmen.

“Bashkëpunimi ndërmjet nesh është me të vërtetë një arritje e mirë dhe për t’u vlerësuar. Faleminderit shumë për kontributin tuaj dhe për energjinë, dhe jeni një model i mirë për ne për t’u ndjekur. Me të vërtetë arbëreshëve iu desh të largohen vite më parë nga Shqipëria dhe Kosova, meqenëse siç e dimë këto dy vende gjithmonë kanë kaluar në periudha të vështira. Por, kjo neve sot na bën më të fortë dhe më të bashkuar për të ndërtuar të ardhmen tonë, në një zonë mjaftë të mirë”, ka thënë Rektori Hajrizi.

Dr. Ernesto Madeo tha se Arbëria i ka dhënë frymëzimin dhe shpirtin autorit tonë të madh, Jeronim de Rades. Ai tha se është detyrim të ndërveprohet edhe me universitetet dhe të krijojnë hapësira për studentët e interesuar për studimet italiane, arbëreshe dhe shqiptare.

“Dy presidentët, nga Kosova dhe Shqipëria, gjatë vizitës së tyre në Kalabri, shprehën gatishmëri për të bashkëpunuar. Një popull, një histori, një gjuhë. Gjaku ynë i shpërndarë nëpër botë. Ky është qëllimi i misionit tonë që po e çojmë përtej me ndihmën e shumë miqve dhe kolegëve. Kështu që kemi kënaqësinë të ndërveprojmë edhe me universitetet. Do të kemi kënaqësinë të krijojmë klasa të reja në bashkëpunim me kolegjin më gjithëpërfshirës në Itali, si ai i Sant’Adrianos, në të cilën kemi në dispozicion 40 vende, për të cilat do të donim të krijojmë hapësira për studentët për të ardhur dhe studiuar, dhe për të çuar më tej jo vetëm studimet italiane, por mbi të gjitha ato arbëreshe dhe shqiptare”, ka thënë Madeo.

Në fjalën e tij, kryetari i Federatës Pan – Shqiptare “Vatra”, Elmi Berisha tha se UBT për 22 vjet i ka dhënë Kosovës, një dritë, një të ardhme, inovacion dhe shpresë.

“Jam i nderuar të jem sot prezent këtu në mesin e vëllezërve dhe motrave tona, nga gjaku ynë, që vijnë për të vizituar këtë universitet shumë të veçantë, që për 22 vjet i ka dhënë Kosovës, Kosovës së re dhe të pavarur, një dritë, të ardhme, inovacion dhe shpresë. Përkushtimi i Rektorit Hajrizi, është premtues, dhe nuk duhet të shqetësohemi, sepse në një të ardhme shumë të afërt të rinjtë nuk do të largohen nga ky vend i mrekullueshëm. Dhe të gjitha këto janë thjesht sepse universiteti, ky si UBT, bën që kjo të ndodhë. Ne duhet të trajnojmë këta studentë të bukur që të përputhen me botën e sotme. Mesazhi im për këta studentë është që në këtë qiell, çdo gjë është e mundur, vazhdoni të studiojnë me vendosmëri, vazhdoni të punoni me zell, dhe arritjet tuaja do të shpërblehen”, u shpreh Berisha.

Genc Podgorica nga Shoqata “Korabi” u shpreh i emocionuar për prezencën e tij në UBT dhe theksoi se shqiptarët gjithmonë kanë dhënë gjithçka nga vetja dhe e kanë kthyer kokën pas çdo herë që është kërkuar.

“Jam shumë i emocionuar se po bëjmë ca hapa të mëdha po kemi ca shembuj shumë të mira që po vijnë nga jashtë. Ne atje po mundohemi të marrim shembuj të mirë, siç është UBT, dhe të aplikojmë edhe atje në Bolonjë të Italisë. Shqiptarët gjithmonë ikin, por kur është nevoja për ndihmën e vendit tonë, ata kthejnë kokën mbrapa. Si Jeronim De Rada që ishte i pari që vuri themelet e rilindjes kombëtare. Kjo është historia nga Skënderbeu, nga arbëreshët që kanë dhënë ndihmën më të madhe”, tha Podgorica.

Arkitekti, Gjon Radovani dhe ish-presidenti i Interportos dhe Acer-it, Dr. Alessandro Alberani shprehën gatishmërinë e tyre për të kontribuar dhe për të bashkëpunuar, ndërsa Marco Spinedi, Presidenti i Interportos nga Bolonja në Itali, përmes një video-mesazhi përcjelli përgëzimet e tij për këtë konferencë duke theksuar bindjet e tij se kjo do të jep rezultate konkrete në të ardhmen.

Kjo ngjarje ishte e rëndësishme dhe një shembull i mirë i bashkëpunimit dhe inovacionit në fushën e arsimit dhe zhvillimit të komunitetit.

Filed Under: Featured

16 vjetori i pavarësisë, Konsullata e Përgjithshme e Kosovës organizoi pritje festive me shqiptarët në New York

February 16, 2024 by s p

Sokol Paja/

New York, 15 Shkurt 2024- Për nder të 16 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Konsullata e Përgjithshme në New York organizoi një pritje festive madhështore me Shqiptarët e Amerikës në New York. Veprimtarë të çështjes kombëtare, diplomatë, aktivistë, artistë, media shqiptare, organiza, shoqata, patriotë të shquar, veprimtarë të dalluar, biznesmenë, profesorë e personalitete të larta shqiptare që jetojnë e veprojnë në Amerikë festuan së bashku ditën e shenjtë të pavarësisë së Kosovës. Nën moton “Kosovë, ne do të dalim Zot” në fjalën e mirëseardhjes, Ambasador Dr. Blerim Reka tha ndër të tjera se “përkulemi para bijëve e bijave tona që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Lavdi për dëshmorët e heronjtë e luftës së UÇK-së, mirënjohje për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO”. Në fjalën e tij Ambasador Reka përmendi bashkëpunimin, sfidat dhe sukseset e Republikës së Kosovës, partneritetin e ngushtë me SHBA, rolin e Serbisë si instrument i Rusisë dhe politikave destabilizuese në Ballkan, sulmin terrorist shtetëror serb në Kosovë ku u vra heroi Afrim Bunjaku e përpjekjet e vazhdueshme të Serbisë në dëm të Kosovës.

Ambasador Robert A. Wood, zëvëndës përfaqësues i Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara në fjalën e tij vlerësoi arritjet e shtetit të Kosovës, perspektivën auroatlantike të saj dhe e falënderoi Kosovën për bashkëpunimin e ngushtë me Amerikën, partneritetin, miqësinë dhe gatishmërinë për të qëndruar krah Amerikës. “Faleminderit për gjithçka që keni bërë për ne” tha diplomati i lartë si për të treguar se Kosova ka punuar ngushtë me SHBA në sfidat me të cilat ballafaqohet çdo ditë. Mbrëmja festive nën prezantimin e këngëtarit Ergin Oda, vazhdoi për disa orë bashkë me Mariza Ikonomin duke ndezur një atmosferë patriotike e kulturore mbresëlënëse.

Rroftë në shekuj të shekujve Kosova e lirë dhe e pavarur.

Filed Under: Featured

VATRA, EKSPOZITË ME RASTIN E 16 VJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËS

February 14, 2024 by s p

Sokol Paja/

New York, 13 Shkurt 2024- Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra me rastin e 16 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, në Selinë Qendrore organizoi një ekspozitë të Prof.as.dr Salih Krasniqit që trajton krimet serbe në Kosovë në fushën e mjekësisë. Përveç ekspozitës, në librin dhuruar Vatrës shfaqen në detaje vrasjet makabre të stafit mjekësor, fëmijëve e pacientëve prej forcave serbe në Kosovë. Një ekspozitë dhe libër që trondit opinionin publik mbi makabritetin e pashembullt të gjenocidit të forcave serbe mbi popullsinë shqiptare në Kosovë. Miqtë u pritën në Vatër nga editori i Diellit i cili ekspozoi rëndësinë dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Federatës Vatra e gazetës Dielli për çështjen kombëtare dhe Kosovën në veçanti. “Në çdo protestë, tubim, demostratë, organizim, nismë, fushatë për lirinë e Kosovës dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, Vatra e Dielli kanë qenë prijës të padiskutueshëm” u tha të pranishmëve editori i Diellit.

Prof.as.dr.Salih Krasniqi shprehu mirënjohjen për Vatrën si kështjellë shqiptarie në Amerikë dhe filantropin Ramiz Tafilaj e Safet Martinaj që ndihmuan në botim e librit, gjithashtu dhe Mehmet Mjekun si ndihmës dhe mbështetës i veprimtarisë së tij publicistike. Para të pranishmëve mbajti fjalë edhe autori Bajram Mehmeti i cili ekspozoi krimet e shërbimit sekret ushtarak serb. Bashkim Shehu veprimtar i komunitetit shqiptar në mërgatën e Amerikës u tha të pranishmëve se pavarësia e Kosova është ngjarje e shënuar që lumturon çdo shqiptar kudo ndodhet. Ai i falenderoi bashkëatdhetarët nga Kosova për punën e rëndësishme publicistike dhe aktivitetet në shërbim të zbardhjes së krimeve serbe në Kosovë.

Takimi u ndoq nga gazetari Zenel Hajrizi i RTK i cili vlerësoi Vatrën e Diellin si lider të shqiptarizmës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të pranishmit dhuruan libra për Vatrën dhe shkëmbyen urimet më të përzemërta për Pavarësinë e Kosovës: Rroftë përjetë e mot Kosova e lirë, e pavarur, sovrane, demokratike dhe europiane.

Filed Under: Featured

VATRA DHUROI ABETARE E LIBRA SHQIP PËR SHKOLLAT SHQIPE NË NEW YORK

February 4, 2024 by s p

Sokol Paja/

New York, 3 Shkurt 2024 – Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra dhuroi abetare, libra shqip dhe kopje të gazetës Dielli për nxënësit e shkollës shqipe “Alba Life” dhe “Children of the Eagle” në Bronx, New York. Delegacioni i Vatrës i kryesuar nga sekretari i Vatrës Dr.Pashko Camaj, anëtarët e kryesisë Bashkim Musabelliu e Ilir Cubi, anëtari i Këshillit të Vatrës gjeneral Asllan Bushati dhe Editori i Diellit. Vatranët shprehën falenderim, vlerësim e mirënjohje për punën e shkëlqyer të shkollave shqipe “Alba Life” dhe “Children of the Eagle” për ruajtjen e gjuhës shqipe, historisë, traditës, kulturës kombëtare dhe identitetit kombëtar shqiptar në mërgatën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Themeluesi i shkollës shqipe “Alba Life” z.Qemal Zylo falenderoi Vatrën e gazetën Dielli për mbështetjen dhe ekspozoi përpjekjet e shkollës shqipe prej 15 vitesh me mësues e prindër në zhvillimin e arsimit shqip. Delegacioni i Vatrës theksoi se puna e shkëlqyer e mësuesve dhe shkollave shqipe do të ruajë të pastër trashëgiminë kulturore shqiptare në brezat që do vijnë. “Nga këto klasa të mësimit shqip po rriten drejtuesit e ardhshëm të Amerikës, Vatrës e Diellit” tha z.Camaj, ndërsa z.Cubi këmbënguli në idenë se fëmijët shqiptarë të kenë modele referimi si George Uashington e Gjergj Kastrioti për tu ndjerë krenarë për origjinën e tyre dhe rrënjët e të parëve.

Themeluesja e shkollës shqipe “Children of the Eagle” znj.Drita Gjongecaj shprehu vlerësim të lartë për Vatrën dhe mirënjohjen për mbështetjen zhvillimit të mësimit shqip në Selinë Qendrore të Vatrës për vite me radhë. Editori i Diellit u shpreh se shkollat shqipe

“Alba Life” dhe “Children of the Eagle” janë ndër shkollat më dinjitoze në mërgatën e Amerikës duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për shqiptarinë. Z.Musabelliu dhe z.Bushati i cilësuan mësuesit e shkollave shqipe misionarë të shenjtë të kombit tonë. Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra e mbështet arsimin shqip e shkollat shqipe që prej vitit 1912 ku vetëm në vitet 1918-1940 Vatra dërgoi më shumë se 120 mijë libra në Shqipëri të shtypura në Shtypshkronjën e Diellit.

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra, nëpërmjet gazetës Dielli sot është kthyer në promotoren më të fuqishme të shkollave shqipe në diasporën e Amerikës e Europës. Me fillimin e vitit të ri mësimor, Federata Vatra synon të pajisë shkollat shqipe të Amerikës me Abetare.

Zoti i bekoftë dhe i shpërbleftë përpjekjet e shenjta të çdo shqiptari për gjuhë, komb e atdhe.

Filed Under: Featured Tagged With: Sokol Paja

Ramush Haradinaj, heroi i lirisë së Kosovës takoi shqiptarët e Amerikës te Vatra

February 2, 2024 by s p

Sokol Paja/

New York, 1 Shkurt 2024 – Ramush Haradinaj, dy herë Kryeministër i Republikës së Kosovës, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Deputet i Kuvendit të Kosovës, Ish-Komandanti i Zonës Operative të UÇK-së në Dukagjin, zhvilloi një vizitë të ngrohtë e vëllazërore në Federatën Panshqiptare të Amerikës VATRA.

Në takimin me shqiptarët e Amerikës ai foli hapur për sfidat shumëplanëshe me të cilat përballet shteti i Kosovës. Në takimin e përzemërt e vëllazëror në Vatër të hapur nga Sekretari i Vatrës Dr.Pashko Camaj, kryetari i Vatrës z. Elmi Berisha në fjalën e mirëseardhjes deklaroi se z.Haradinaj është personalitet i madh i kombit shqiptar, figurë e ndritur e kombit që me trimërinë e vet na zbardhi faqen historike të shtetit e kombit. Z.Haradinaj mbrojti pastërtinë e UÇK-së, luftës për çlirimin e Kosovës dhe kontribuoi për shtet-ndërtim në Kosovë. “Qeverisja e shkëlqyer juaja ka bërë krenar çdo shqiptaro-amerikan. Kosova duhet të jetë në NATO-s dhe BE” tha z Berisha dhe kujtoi kërkesën e Vatrës për politikën e institucionet në Kosovë që të krijojnë një trupë uniteti politik e kombëtar në Kosovë siç e themeloi presidenti historik Doktor Ibrahim Rugova. Z.Berisha theksoi se qasja e Vatrës në ndihmë të shtetit të Kosovës ka ndryshuar në raport me ngjarjet e sigurisë në Kosovë. Heroi i lirisë së Kosovës z.Ramush Haradinaj i ardhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për lutjet e mëngjesit i shoqëruar në Vatër nga prof.Besnik Tahiri, z.Harry Bajraktari, z.Rrustem Gecaj e personalitete të diasporës diskutoi rreth sulmit rus në Ukrainë, sulmin e Hamasit mbi Izrael, vrasje e tre ushtarëve amerikanë në Lindjen e Mesme dhe sulmin terrorist shtetëror serb në Kosovë. Në fjalën e tij z.Haradinaj diskutoi rreth rritjes së kapaciteteve të ushtrisë së Kosovës me standardet të NATO e Amerikës dhe zhvillimin e shoqërisë në Kosovën demokratike e europiane. “Anëtarësimi i Kosovës në NATO është interes jetësor kombëtar. Serbia po blen armë prej armiqve të Amerikës. Duhet me qenë aktiv dhe me qenë të fokusuar në Uashington për të punuar për interesat nacionale. Anëtarësimi në NATO sjell siguri të përjetshme. Në Departamentit Shtetit, Kongres e Senat, Këshill të Sigurimit kam zhvilluar takime shumë të rëndësishme për çështje të sigurisë kombëtare për Kosovën” tha ndër të tjera heroi i lirisë së Kosovës z.Ramush Haradinaj. Kjo ishte vizita e tretë zyrtare e z.Haradinaj në Vatër e cila u prit me interes të jashtëzakonshëm nga vatranët e shqiptaro-amerikanët. Përfaqësues të organizatave shqiptare në New York, New Jersey e më gjërë, shkrimtarë, aktivistë, artistët, mësues, veprimtarë e gazetarë e kthyen Selinë e Vatrës në një shtëpi mbarëshqiptare që rrezaton patriotizëm dhe dashuri të pakufishme për heronjtë e kombit si z.Haradinaj e çlirimtarët e luftëtarët e lirisë së Kosovës e kombit shqiptar.

Elton Shametaj kryetari i American Albanian Law Enforcement Association (AALEA) i dhuroi një uniformë z.Haradinaj ndërsa për të gjithë të pranishmit patrioti Toni Musaj shtroi një koktejl.

Filed Under: Featured Tagged With: Sokol Paja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • …
  • 901
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”
  • Përurim i “American Dream” në Vatër
  • Një vit që ka filluar mbarë për Vatrën në Chicago
  • Kategorizimi i qyteteve shqiptare sipas Sami Frashërit në vitin 1890
  • Abas Kupi, historia, e vërteta dhe dashuria për atdheun…
  • Kur karakteri tejkalon pushtetin
  • ABAZ KUPI DHE LUFTA ANTIFASHISTE NË SHQIPËRI
  • Fortesa Latifi: “It can be difficult to grow up when you’re constantly faced with a younger version of yourself”
  • ABAZ KUPI, I HARRUAR DHE I KEQTRAJTUAR NGA HISTORIA ZYRTARE
  • VATRA DHE FAMILJA KUPI ORGANIZUAN SIMPOZIUM SHKENCOR ME RASTIN E 50 VJETORIT TË KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT TË SHQUAR ABAS KUPI

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT