• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Bebe Rexha në Bubq…

December 2, 2019 by dgreca

-Kam gjak shqiptari, s’do e harroj kurrë nga vij/

Këngëtarja Bebe Rexha ka mbërritur në Shqipëri për të parë situatën postërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

Bebe aktualisht ndodhet në shtëpinë e Musa Dacit në Bubq, e shoqëruar nga vajza e Ilir Metës, Bora dhe aktori Bes Kallaku e Xhensila Myrtezaj.

Në një deklaratë për mediat, këngëtarja tha se pavarësisht famës që ka marrë nuk do ta harrojë kurrë origjinën e saj dhe se do jetë aty për Shqipërinë.

Ajo tha se do e fillojë punën e saj me ndërtimin e dy shtëpive dhe se dëshiron të kontribuojë në ndërtimin e shkollave.

Ndërsa bëri thirrje për donacione duke theksuar se njerëzit kanë nevojë më shumë se kurrë.

Bebe Rexha: “Dua të sjell ndërgjegjësim ndërkombëtar për çfarë po ndodh në Shqipëri. Jam shumë mirënjohëse ndaj atyre që kanë shpëtuar jetën e shqiptarëve në rrënoja.

Nuk ka rëndësi sa famë kam arritur, nuk do ta harroj asnjëherë nga vij, do kem gjak shqiptari dhe do jem aty për Shqipërinë. Është koha të bëhemi bashkë. E dua vendin tim. Të dua Shqipëri.

E gjitha që dua të them tani më e mira është çdokush të japë donacionin e tij. Nëse ju nuk ndihmoni askush tjetër nuk ndihmoj. Doja ta shihja me sytë e mi. Doja ta ndjeja dheun nën këmbët e mia dhe të kuptoja çfarë po ndodh.

Do filloj ndërtimin e dy shtëpive. Dua të siguroj që jam përfshirë. Dua të përfshihem edhe në ndërtimin e shkollave. Është e rëndësishme për brezat e rinj.

Njerëzit kanë nevojë më shumë se kurrë. “

Këngëtarja gjatë gjithë kohës ka treguar mbështetjen e saj për të prekur nga tërmeti dhe ka premtuar se do ndihmojë familjet e prekura.

Ajo udhëtoi nga SHBA në Bubq për të monitoruar nga afër situatën.

Ndërsa në Instagram shkroi: “Përshëndetje. Më në fund mbërrita në Shqipëri. Po shkoj në fshatin Bubq. Do shohim si janë gjërat dhe do ju mbaj të përditësuar.”(Kortezi-Ora News TV)

Filed Under: Featured Tagged With: Bebe Rexha-Bubq- Gjak Shqiptar

SHBA po bën gjithçka për të ndihmuar Shqipërinë

December 2, 2019 by dgreca

-Zv/Ambasadorja Leyla Mosess Ones në Durrës -/

Shtete e Bashkuara te Amerikes vazhdojne t’i qendrojne ne krah Shqiperise edhe gjate tragjedise se termetit.

E ngarkuara me punë e SHBA Leyla Mosess Ones vizitoi bashkinë e qytetit të Durrësit për të ndjekur nga afër të gjithë hapat që po ndërmerren për të përballuar situatën post tërmetit.

Në një prononcim për median ajo u shpreh e SHBA po bën gjithcka për të ardhur në ndihmë shqiptarëve. 

Nga SHBA k ardhur një grup inxhinierësh për vlerësimin e dëmeve.  

E pyetur nëse do të mbështesë SPAK për hetimin e dosjeve që kanë lidhje me pasojat e tërmetit ajo u shpreh.

“Nuk kam informacion specifik për dosjet qe do i kalohen SPAK por do të qëndrojmë psa cdo përpjekjeje për të mbështetur shtetin ligjor në Shqipëri”

Mbi situatën e krijuar në vend si pasojë e tërmetit që goditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit ka pasar nje reagim me heret nga Ambasada Amerikane, nderkohe qe zv/ambasadorja Leyla Mosess Ones ka qene sot ne terren dhe ka shprehur ngushellimet e Departamentit te Shtetit.

Ne një mesazh me heret permes një postimi në Facebook shkruhet:

“??️ | USAID ka dërguar dje inxhinierë strukturash nga Departamentet Zjarrfikëse të konteve Fairfax dhe Los Angeles, të cilët do të ndihmojnë në vlerësimin e dëmeve në godina dhe infrastruktura, si pjesë e mbështetjes së qeverisë së Shteteve të Bashkuara për rimëkëmbjen nga tërmeti. Ky ekip do të ndihmojë në përcaktimin e shtëpive, shkollave dhe ndërtesave të tjera që janë të sigurta për rikthimin e njerëzve.

Filed Under: Featured Tagged With: Ambasada ameriakne Tirane-Mesazh

SHQIPTARËT E BOSTONIT RRETH FLAMURIT- SY E ZEMËR PRANË PRANË SHQIPËRISË

November 30, 2019 by dgreca

-Dhimbje e solidaritet i shqiptarëve të Bostonit, i shprehur në ceremoninë e ditës së Flamurit.Brenda ditës u mblodhën 15 mijë dollarë , në ndihmë të familjeve të dëmtuara nda tërmeti. /

                                                                           Nga Fuat Memelli/

Shqiptarët e Bostonit dhe qyteteve rreth tij, ashtu si çdo vit, u mblodhën te sheshi para bashkisë , për të përkujtuar ditën e Pavarësisë si dhe atë të Çlirimit të atdheut. Vitet e tjerë kjo ditë ka qënë e ftohtë, me dëborë e shi, ndërsa sivjet koha mbajti mirë, megjithatë pjesëmarrësit ndjenin një “ngricë” tjetër. Ajo vinte nga dhimbja për viktimat e tërmetit të një dite më parë në Shqipëri. Simbolet e flamurit tonë kombëtar, i sheh kudo: te flamujt që mbajnë në duar, te shallet me këtë simbol, te stemat e vendosura në gjoks, etj. Te gazetari e shkrimtari Sami Milloshi, nuk vërej ndonjë simbol, prandaj me shaka e pyes: “Ku e ke simbolin e flamurit tonë?” Samiu më dha një përgjigje kuptimplote: “ E kam në zemër atë simbol” dhe vuri dorën në gjoks. Një thënie shumë e bukur! Vërtet simbolin nuk duhet ta kemi  vetëm në sipërfaqe, por mbi të gjitha  në zemër.

Takimin e hapi i riu Deni Hoxha, student në Universitetin e Harvardit. Duke folur për ditën e Flamurit, ai theksoi se kur u nisa për studime në Amerikë, ndër të tjera mora me vete një flamur të madh shqiptar, te cilin e kam vendosur në dhomë. Sa herë e hedh sytë te ai, më duket sikur më thotë:” Mos e harro Shqipërinë!” E mer pastaj fjalën kryetari i Shoqatës “Mass. Besa” , Mark Kosmo, i cili lexoi përshëndetjen e kryetarit të bashkisë së Bostonit, zotit Marty Walsh, ku ndër të tjera theksohej se komuniteti shqiptaro-amerikan, ka një kontribut të madh në diversitetin e historisë dhe kulturës së qytetit të Bostonit. Është një komunitet vital dhe dallohet përmes përpjekjeve të organizatave të ndryshme, bizneseve, etj. Mark Kosmo njoftoi se Shoqata “Mass.Besa” do dhurojë 5000 dollarë për familjet e dëmtuara nga tërmeti i rëndë.

Ishte një lajm i bukur ky që u duartrokit nga pjesëmarrësit. Në mikrofon afrohet pastaj shkrimtari e poeti i njohur, Namik Selmani. Fjala e tij ishte një prozë e bukur poetike:” Sot në festën e Flamurit të kombit tonë, na vijnë para syve fytyrat e patriotëve tanë  nga trojet e ndryshme shqiptare, të cilët nxitonin drejt Vlorës, pa e ditur se rruga e shtetit të ri do kalonte shumë sfida. Brenda dy luftrave, Shqipëria do mbetej pa dy gjymtyrët e saj, Kosovën dhe Çamërinë.”Nga lufta vijmë, në luftë shkojmë” do të shkruante më vonë Kadareja. Është një rastësi e bukur që festa jonë e Pavarësisë, qëllon pranë ditës së Falenderimeve të Amerikës. Në këto ngjarje të shënuara, ne ngremë monumentet e urimit për ditën e Pavarësisë dhe atë të Falenderimeve të popullit amerikan”.

Autori i këtij shkrimi, krahas urimit për ditën e Pavarësisë, theksoi se shpesh në veprimtaritë që organizojnë emigrantët shqiptarë për këtë ngjarje, harrojnë ditën e Çlirimit, që sivjet mbushen 75 vjet. Nuk duhet të harrojmë se për këtë ditë dhanë jetën mijra dëshmorë , krahas dëmtimeve të shumta. Në krahasim me disa vende të tjera të Europës që u ndihmuan nga aletaët, Shqipëria u çlirua me luftën e bijve të saj. Më pas ai recitoi poezinë kushtuar viktimave të tërmetit, me titull ”Loti na ngriu nga dhimbja”.

Ja disa fragmente të saj: …”Ditë zie ka sot Shqipëria/ në zi jemi edhe ne/ loti na ngriu nga dhimbja/ nuk ariti dot përdhe/hijerëndë sot flamuri/ gjysmë shtize po qëndron/nuk i qesh atij sot nuri/ mu në zemër i sëmbon/pranë na u gjendën/ vëllezrit kosovarë/ në Kosovë dyert hapën/ siç i hapëm ne më parë”, etj. Në emër të Shoqatës “Mass.Besa” dhe të Fondacionit Global Shqiptar, i cili është krijuar kohët e fundit, përshëndeti Ada Kokoshi, e cila theksoi  kontributin e “Mass. Besës “ për shkollat shqipe e plot veprimatari të tjera, si dhe synimin e Fondacionit për të mbledhur kontribute për Shqipërinë. Recitimet e bukura të fëmijëve të shkollës shipe, e zbukuruan atmosferën dhe morën duartrokitjet e pjesëmarrësve. Si çdo vit, edhe sivjet pjesë e veprimtarisë ishte edhe Shoqata “Kosova” e Bostonit. Krahas urimit, kryetari i saj, Nexhat Ibishi, theksoi se Shoqata e tyre ka dhuruar 1000 dollarë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti. Një folës tjetër nga Ulqini, i ardhur në Amerikë për vizitë, zgjodhi Bostonin për të festuar ditën e Pavarësisë. Quhej Ilir Çapuni dhe ishte kryetar i kuvendit komunar të Ulqinit. Familja e tij qe me origjinë nga Çamëria por ishte shpërngulur që andej në vitin 1844. Ndër të tjera ai theksoi:”Shumë herë gjatë historisë së tij, populli shqiptar është rrëzuar dhe përsëri është ngritur në këmbë. Kështu do ngrihet edhe nga pasojat e tërmetit të fundit”. Një përshëndetje e veçantë ishte sivjet nga Shoqata “Çamëria”, mbajtur nga veprimtarja e saj, Vera Gjata. Ndër të tjera ajo theksoi se Greqia interesohet për komunitetin grek në Shqipëri, por nuk e ka të njëjtin interesim edhe për komunitetin shqiptar në Greqi. Ajo nuk i lejon shkollat shqipe, nuk lejon flamurin shqiptar, nuk lejon çamët të shkojnë në trojet e tyre. Ata nuk heqin dorë nga Vorio Epiri dhe ndërhyjnë në zonën e Himarës e zona të tjera, duke vendosur emra në greqisht, kur ato vende kanë patur ndër shekuj emra shqip. I moshuari Sami Hajdini, ashtu si vite të tjerë përshëndeti plot pasion, ku ndër të tjera lexoi edhe një poezi të tij për flamurin:” Folë moj shqiponjë folë/aty ngjitur në flamur/gjithë botës i trego/ se ti shqipe s’shuhesh kur’/folë shqipe mos ki frikë/ se ke mik një Amerikë” etj…Me tingujt e falamurit amerikan dhe atij shqiptar, u mbyll kjo veprimtari përkujtimore e shqiptarëve të Bostonit, ku spikati dhimbja e solidariteti me Shqipërinë tonë, të plagosur nga tërmeti i datës 26 nëntor, por që me solidraitetin e shqiparëve në atdhe,  në trojet arbërore, në emigracion si dhe të miqve tanë nëpër botë, do t’i mbyllë plagët e shkatërimeve të tërmetit. Vetëm plaga e jetëve që ikën, nuk do të mbyllet.

Solidariteti i shqiptarëve të Bostonit, vazhdoi edhe në darkën e organizuar në restorantin “Alba”, me pronar shkodranin, Leo Keka. I zoti i lokalit shtroi darkën falas për pjesëmarrësit dhe nga shqiptarët e paranishëm u mblodhën 8000 dollarëtë cilat tok me 5000 dollarët e “Mas.Besës” dhe 1000 të shoqatës “Kosova”, bëhen 14 mijë dollarë, ndërkohë që u shtuan dhe 1 mijë dollarë më pas. Shuma prej 15 Mijë dollarësh do të shkojnë në Shqipëri, për të mbyllur qoftë edhe një plagë të tërmetit.

Filed Under: Featured Tagged With: Fuat Memelli- Shqiptaret e Bostonit-Sy e zemer- Prane Shqiperise

SOT- E SHTUNE, 30 NENETOR, LUTEMI NE VATER

November 29, 2019 by dgreca

-Ora 12.00 , takohemi në VATER.Lutje dhe ndihma për Tragjedinë e shkaktuar nga tërmeti/

E Shtunë, 30 Nëntor, Ora 12.00 , takohemi në VATER.Lutje dhe ndihma për Tragjedinë e shkaktuar nga tërmeti: 49 të vdekur, rreth 800 të plagosur…..5200 të pastrehë, 1200 shtëpi të dëmtuara….

Filed Under: Featured Tagged With: 30 Nentor-Ora 12-Takohemi en Vater

KOSOVA DHEMBJE E NDIHMA PËR SHQIPËRINË, 28 NËNTORI PA FESTIME

November 29, 2019 by dgreca

-Kosova plot dhembje të madhe për jetët e humbura dhe të gjitha pasojat nga tërmetet në Shqipëri, mobilizim për ndihma, 28 Nëntori pa festime e me shumë nderime Flamurit Kombëtar Shqiptar ngritur në kulme e maja e që mbushë edhe sheshet me valimet kuqezi/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 28 Nëntor 2019/ Në Kosovë ka plot dhembje të madhe për jetët e humbura dhe të gjitha pasojat nga tërmetet në Shqipëri, derisa vijon grumbullimi dhe dërgimi i ndihmave materiale e financiare, si dhe pritja e të pastrehëve nga zonat e prekura, edhe sot në një ditë që është për t’u festuar 28 Nëntori, por që nuk festohet, vetëm nderohet e lartësohet Flamuri Kombëtar ngritur në kulme e maja e që mbushë edhe sheshet me valimet kuqezi.

Në sheshet e Prishtinës e qyteteve tjera të Kosovës janë ngritur pika grumbullimi për ndihmat, të cilat mund të dorëzohen në kazermën e Ushtrisë së Kosovës në Prizren, e  prej atje u kalohen autoritetve të Shqipërisë, sipas një vendimi të njoftuar nga qeveria kosovare pas një mbledhje të jashtëzakonshme.

Sot ka nisur sistemimi i të zhvendosurve nga Shqipëria edhe në Parkun Inovativ Trajnues Kosovaro-Gjerman, në Prizren,  ku në mbrëmje shkojnë në vizitë kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Në mobilizimin për të ofruar gjithë ndihmën e nevojshme për strehim të shtetasëve të Shqipërisë të prekur nga tërmetet, Parkun Inovativ Trajnues Kosovaro-Gjerman e ka siguruar  Policia e Kosovës, ndërsa  Agjencia e Emergjencave ka dërguar ekipin adekuat, Ministria e Shëndetësisë dhe Komuna e Prizrenit janë kujdesur për ekipet mjekësore primare dhe sekondare, Ministria e Punëve të Brendshme ka dërguar ekipet adekuate për menaxhim të zhvendosjes, Shoqëria civile dhe qytetarët në koordinim me Komunën e Prizrenit kanë ofruar ushqim dhe materiale të tjera të nevojshme.

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë dhe Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar – GIZ janë në përkrahje të vazhdueshme në koordinim dhe në ndihma.

Në Kosovë, ndryshe nga ky 28 Nëntor 2019 pa manifestime festive, dita e madhe e gjithë shqiptarëve festohej edhe kur ishte e ndaluar dhe komunikimet si komb ishin shumë të vështira dhe me rreziqe, me sakrifica, me kufirin e hekurt që ndante nga Shqipëria. Në vitin 1968, Dita e Flamurit dhe e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntori, është festuar edhe me demontrata të fuqishme gjithëpopullore në kërkimin e të drejtave kombëtare dhe edhe viteve tjera drejt pavarësisë së shpallur në 17 Shkurtin historik 2008 – plotësim i pavarësisë shqiptare.

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari-Kosova-Pa fetse-Dhimbje-Ndihma

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 292
  • 293
  • 294
  • 295
  • 296
  • …
  • 901
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SHBA dhe arkitektura e re e paqes globale: Diplomacia strategjike dhe ndërtimi i rendit të ri ndërkombëtar në epokën e demokracive të avancuara
  • Isa Boletini, Rënia si Akt Themelues i Ndërgjegjes Kombëtare dhe Alarm i Përhershëm i Historisë Shqiptare
  • Kongresi i Lushnjës dhe periudha përgatitore për Luftën e Vlorës 1920
  • GJON MILI DHE EKSPOZITA MЁ E MADHE FOTOGRAFIKE BOTЁRORE E TЁ GJITHA KOHRAVE
  • Rezoluta-6411,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe  zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare
  • IBRAHIM RUGOVA: BURRËSHTETASI QË E SFIDOI DHUNËN ME QYTETËRIM 
  • Mbi romanin “Brenga” të Dr. Pashko R. Camaj
  • Presheva Valley Discrimination Assessment Act Advances
  • Riza Lushta (22 JANAR 1916 – 6 shkurt 1997)
  • Krimet e grekëve ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Luftën Italo-Greke (tetor 1940 – prill 1941)
  • Masakra e Reçakut në dritën e Aktakuzës së Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë
  • FATI I URAVE PREJ GURI MBI LUMIN SHKUMBIN
  • Skënderbeu, Alfonsi V dhe Venediku: në dritën e Athanas Gegajt
  • Abaz Kupi si udhëheqës ushtarak i çështjeve kombëtare
  • “Lule e fshatit tim” – Poezi nga Liziana Kiçaj

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT