• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KRYESIA E VATRËS SHTYNË KUVENDIN ME KËRKESË TË DEGËVE

September 30, 2019 by dgreca


-Kryesia vendosi: Afati përfundimtar i dorëzimit të kuotave të anëtarësisë  dhe listave është data 31 Dhjetor 2019./
 
Në datën 25 Shtator 2019 u mblodh Kryesia e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, e cila mori në shqyrtim disa cështje. Në mbledhje, ishte ftuar edhe Komisioni i Garancive të Kanunores, trup i pavarur i mandatuar nga Këshilli i Vatrës, si edhe këshilltarët e Federatës.  
1.       Degët dhe Pagesat e kuotave
Kryesia e Federatës VATRA ka nisur prej kohësh përgatitjet për Kuvendin e rradhës. Ky proces zhvillohet ngushtësisht me degët, të cilat përbëjnë shtyllën e kuvendeve të Vatrës. Prandaj, Kryesia e Federatës prej disa muajsh kërkon nga degët të dorëzojnë pagesat e anëtarësisë së bashku me listat përkatëse, me qëllim që në zbatim të Kanunores, Kryesia të bëjë të mundur thirrjen e Kuvendit. Kryesia ka botuar njoftimet e saj vazhdimisht në gazetën Dielli, si edhe ka kontaktuar me kryetarët e degëve lidhur me pagesat e pjesshme ose mospagesat e anëtarësisë dhe listat përfundimtare të anëtarësisë.
Shumica e degëve kanë paraqitur kërkesën për shtyrjen e afatit të dorëzimit të kuotave dhe listave përkatëse, të cilat janë materiali bazë për përgatitjen e kuvendit të rradhës. Kryesia u bën thirrje degëve që periudhën e mbetur ta shfrytëzojnë për shtimin e anëtarëve dhe hapjen e degëve me individë të rinj, të cilët të mund të sjellin energji dhe më shumë vitalitet në Federatën tonë. Kujtojmë se edhe Kuvendi 2017 u shty më kërkesën e degëve për të njëjtat arsye.
Sa më sipër Kryesia vendosi: Afati përfundimtar i dorëzimit të kuotave të anëtarësisë  dhe listave është data 31 Dhjetor 2019. Gjithashtu kërkohet të paguajnë kuotat e anëtarësisë edhe anëtarët e Qendrës që nuk kanë përmbushur këtë detyrim. Pas kësaj date nuk do të pranohet asnjë pagesë kuotë anëtarësie dhe përllogaritja e numrit të delegatëve për secilën degë dhe për Qendrën për kuvendin e rradhës do të llogatitet mbi kuotat e dorëzuara deri në 31 Dhjetor 2019.
2.       Fondacioni VATRA
Kryesia konstaton se megjithë interesimin e saj, nuk është zbatuar vendimi i Këshillit të Vatrës, dt. 3 Mars 2018, për emërimin e z. Besim Malota dhe z. Elmi Berisha si anëtarë të Bordit të këtij Fondacioni. Gjithashtu, megjithë kërkesat e Kryesisë nuk është depozituar akoma pranë federatës VATRA asnjë dokument i veprimeve financiare të tij. Në përsëritje të njoftimeve në gazetë, këto materiale duhen depozituar pranë Qendrës.
3.        Kandidatura e z. Marko Kepi, për Asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut.
Anëtari i Federatës sonë, njëkohësisht këshilltar i saj, z. Marko Kepi ka shpallur kandidaturën brenda Partisë Republikane si kandidat për Asamblenë e Shtetit të NY. Kryesia vendosi që Federata jonë, ndonëse jopolitike të ndihmojë bashkëatdhetarin tonë me të gjitha format e lejuara ligjore për arritjen e këtij qëllimi madhor, përmbushja e të cilit është krejtësisht e mundur nga statura dhe kapaciteti i z. Marko Kepi. 
Gjithashtu Kryetari Dritan Mishto informoi kryesinë mbi takimin më të fundit në Departamentin e Shtetit, i cili takim kishte si temë kryesore zhvillimet më të fundit në Shqipëri.
 

Filed Under: Featured Tagged With: Kryesia e Vatres- Kerkese e degeve-Shtyhet Kuvendi

Koncert madheshtor i Sopranos Inva Mula ne Michigan

September 29, 2019 by dgreca

SHKRUAN VALENTIN LUMAJ/



Ne sallen “Gjergj Kastrioti” prane Kishes se Shen Palit ne Rochester Hills,  komuniteti shqiptar ne Michigan pati nderin te prese sopranon e mirenjohur shqiptare te niveleve me te larta boterore, Nderin e Kombit, INVA MULA. 

         Ajo shoqerohej nga pianisti i shquar Genc Tukici dhe violinisti i talentuar Olen Cezari.Ne nje koncert te organizuar nga Keshilli i kesaj Kishe, kjo trio e famshme e muzikes klasike, shfaqi edhe nje here klasin e shkelqyer te performances.

Nder ta shkelqen sopranoja lirike Inva Mula, e cila me magjine e  zerit te saj, kumbon fuqishem ne salle, pllakos heshtjen apsolute, terheq shikimet e pandara dhe qeteson shpirterat e te gjithe te pranishmeve, ndersa fundi i çdo performance shoqerohet me ngritje ne kembe dhe shperthim te duartrokitjeve dhe ovacioneve te gjata ne shenje vleresimi dhe respekti.   

         Gjate koncertit, Inva kendoi me sukses disa nga kenget e saj lirike si dhe perla te njohura te muzikes boterore. Po ashtu terhoqi vemendje te veçante, nje kenge me tekst te nje letre te shkruar nga Nena Tereze per prinderit e saj dhe i kushtohej po asaj. Gjate koncertit pati edhe performanca solo te pianistit dhe kompozitorit Genc Tukici dhe Violinistit Olen Cezari, te cilat u priten me ngrohtesi nga spektatoret.

         Soprano Inva Mula i kushtoi nje respekt te veçante, mesueses se saj, kengetares se mirenjohur shqiptare Ermelinda Paparisto, e cila ishte e pranishme dhe te dyja bashke performuan nje kenge lirike per te pranishmit.

         Koncerti u moderua nga koreografja e talentuar Joli Agolli Paparisto. 

         Trioja e famshme mberrriti ne Michigan mbas disa koncerteve te suksesshme ne Kanada, nen kujdesin e veçante te Kryetares se Nderit te Shqoqates Shqiptaro-Kanadeze, Dr Ruki Kondaj.      

         Pas Koncertit mbremja vazhdoi me biseda dhe fotografi me artistet. Pjesemarrja ishte e kenaqshme ku spikatnin persona te kultures dhe artit. Megjithate, muzikante klasike te ketij niveli, kerkojne nje reklamim me te hershem dhe nje impenjim me te madh ne menyre qe i gjithe komuniteti te kete shancin qe te percjelle keto evente kaq te rralla.

         Te nesermen, Kryetari i Vatres ne Michigan, z. Mondi Rakaj pati nderin qe te shtroje nje dreke ne shenje mirenjohje per muzikantet e medhenj. Gjate drekes u ndane biseda te sinqerta, u shkembyen mendime dhe eksperienca si ne art, kulture dhe politike. Znj. Inva Mula kerkoi me shume informacion ne lidhje me Vatren dhe aktivitetin e saj. Kryetari i Nderit i Vatres Michigan z. Alfons Grishaj, e informoi mjaftueshem ne lidhje me rolin e Vatres ne komunitet dhe çeshtjet shqiptare ne vazhdimesi. Ndame mendime dhe premtime te ndersjellta per nje bashkepunim me te gjere ne te ardhmen e afert.  Soprano Inva Mula, me pranine e saj e pushtoi edhe kete takim miqesor. Ndersa zeri dhe talenti saj i kapercejne dimensionet njerezore, prapeseprape, njerezore mbetet tek ajo, modestia, thjeshtesia dhe çiltersia ne komunikim, virtyte keto te njerezve te medhenj.

         Soprano Inva Mula, kompozitor Genc Tukici dhe violinist Olen Cezari, keta muzikante gjeniale te tempujve te muzikes boterore, krahas kengetareve Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha, koreografit Angjelin Prelocaj, shkrimtarit Ismail Kadare e te tjere, me sukseset e tyre, sigurisht jane krenaria jone, po ashtu mbas te gjitha prapesive tona si shqiptare, mbeten nje identifikim i nevojshem dhe i sakte i shqiptareve si njerez te muzikes, kultures dhe te artit. Zoti i Bekofte!

Pak fjale per Muzikantet:

Soprano Inva Mula, “Nderi i Kombit”

        Kenget e saj nder vite kane rrokur dashurine dhe respektin e mbare publikut shqiptar dhe atij boteror dhe kane qene moto e disa gjeneratave. Inva mula, ka filluar karrieren e saj qe ne moshe te vogel duke ndjekur gjurmet e prinderve te saj, artisteve te shkelqyer Avni dhe Nina Mula.

         Ajo ka nje karriere te gjate dhe te suksesshme. Nder çmimet e saj permendim çmimin“George Enescu” në Bukuresht, çmimin “Butterfly” në Barcelonë, çmimin e madh  “Plácido Domingo” në Paris. Ne Vitin 2012, Presidenti Bujar Nishani i akordon asaj çmimin “Nderi i Kombit” si nje nga figurat me te larta te Kombit ne 100 vite shtet shqiptar.

         Inva Mula ka interpretuar opera te famshme si: “Opéra Bastille”, La Jolie fille de Perth, kryeveprën e Puccinit “La Rondine”,  Lucia di Lammermoor, La Bohème, Manon, luajti Norine-n e pare ne “L’elisir d’amore” ne Toulouse te Frances, “Pagliacci” te kompozitorit Italian Leoncavallo si dhe kujtojme rolin e saj si Violetta në “La Traviata”. 

         Inva njihet në mbarë botën për zërin e saj në filmin The Fifth Element në rolin e Diva Plavalaguna. Soprano Inva Mula me keto interpretime ka pushtuar ne shume vite skenat duke filluar nga me e vogla Teatri i Operas dhe Baletit ne Tirane deri tek skenat me te famshme boterore  ne Paris, Bruksel, në Mynih dhe Oslo Tokio, Bilbao, Orange, Trieste, Toronto etj

Genc Tukici, pianist, kompozitor, kengetar dhe autor.

         Genc Tukici vjen nga nje familje e johur muzikantesh shkodrane: i ati Ibrahim Tukici dhe i vellai David Tukici. Ai eshte dipllomuar dhe eshte profesor ne  Ecole Normale de Musique “Alfred Cortot” ne Paris. Si pianist, ai ka luajtur ne shume koncerte te famshme, duke përfshirë “Sommets Musicaux de Gstaad” në Zvicër, Salle Gaveau dhe “Salle Cortot” në Paris, Antikën e Arteve të ORA, ose CAMI Hall në New York City, te cilat i kanë fituar atë si një nga instrumentalistët me te shquar të gjeneratës së tij. Puna e tij shkelqen ne librin ne piano “Muzikë në 3D”, ndersa si kompozitor ne  krijimin e shume CD-ve dhe “paraphrase” muzikore në tema nga Puçini, Verdi dhe Offenbach. 

         Genc Tukici performon rregullisht me soprano Inva Mula dhe se bashku kane juajtur ne koncertin e kushtuar shenjterimit te Nenes Tereze ne Palermo. Po ashtu, se bashku me muzikantin David Tukici ka marre pjese disa here ne festivalet e kenges shqiptare ne RTSH.  

Olen Cezari, gjeni i violinës dhe një instrumentist eklektik.

         Olen Cezari ka lindur ne Durres. Ai diplomohet para kohe, në moshën 14 vjeçare në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Ne moshën 17 vjeçare diplomohet në Romë në Konservatorin e Shën Cecilies. Me pas diplomohet në Mozarteum në Salzburg.

         Ka interpretuar në skenat me te medhaja të muzikës botërore, si Teatri i Lashtë i Taorminës, në Wiener Konzerthouse të Vjenës, Carnegie Hall i New-York-ut, Auditorium Parco della Musica në Romë, Théâtre Le Palace në Paris, Teatromonumental RTVE të Madridit etj. Nga shfaqjet e tij më sugjestive, përmendet ajo e veçanta mbi shpatullën e statujës së Krishtit Shpëtimtar në Rio de Janeiro. Olen Çezari ka interpretuar edhe para personalitetesh të tilla të larta, si udhëheqës shtetesh, përveçse në prani të Papa Gjon Pali II, Papa Ratzinger dhe Papa Françeskut.

         Oleni ishte pjesë e cast-it të artistëve shqiptarë, të cilët morën pjesë së fundmi në koncertin e madh të datës 19 nëntor 2018 në Romë në Teatrin Argjentina, në nderim të Skënderbeut, në kuadër të mbylljes së vitit përkujtimor të Heroit tonë Kombëtar, duke u kremtuar në të njëjtën ditë, me një takim në vijim me Papa Françeskun.

Filed Under: Featured Tagged With: Valentin Lumaj-Koncert madheshtor -Soprano- Inva Mula ne Michigan

PËRSE DUHET TA MBËSHTESIM MARKO KEPIN, DUKE FILLUAR NGA KJO E DIELË?

September 26, 2019 by dgreca

– Do të jetë në Turpin tonë nëse nuk e nxjerrim Markon fitues në këtë betejë elektorale, jemi apo jo në zonën e tij elektorale. Le t’i kthejmë Marko Kepit një pjesë të borxhit Kombëtar,që i kemi në gjithë këto vite të aktivitetit të tij Kombëtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

– Jo vetëm Marko, por edhe komuniteti ynë, të Dielën, do të jemi në gjykimin e Partisë që përfaqëson Marko (Republikane), por edhe në sytë e medias amerikane, që teston dhe sheh forcën e kandidatit. Sa të organizuar do të jemi, sa shumë do të jemi në numër, çfarë do të prezantojmë të Dielën, do të vendos për qëndrimin që do të mbajë Partia Republikane ndaj kandidatit tonë, do t’i japë apo jo përkrahje.

              Bashkatdhetari ynë Marko Kepi duhet mbështetur në garën e tij për në Parlamentin e Nju Jorkut (Anasmbelman) sepse është djalë i aftë, i përgatitur, Shqiptar i Mirë, qytetar amerikan i respektuar. Kjo betejë që ai nis të Dielën me 29 Shtator, më shumë na shërben Ne Shqiptarëve se sa vetë Markos. Për të është më shumë se sa sakrificë.

Të gjithë jemi dëshmitarë për Atdhedashurinë e Tij.Ka më shumë se sa një dekadë që na prinë në Paradat e përvitshme, ku Avenjuja e Gjashtë në Manhattan dominohet nga Flamujtë tanë dhe nga Shqiptaria e zjarrrtë. Kush e ka organizuar atë! Marko me Rrënjët Shqiptare, me djemtë dhe vajzat që bëjnë më shumë se ç’bëjnë vetë shtetet shqiptare.

Do të jetë në Turpin tonë nëse nuk e nxjerrim Markon fitues në këtë betejë elektorale, jemi apo jo në zonën e tij elektorale. 

     Vetëm në zonën e tij elktorale në Staten Island dhe në pjesën e Brooklyn-it,thonë se jetojnë më shumë se 30 mijë shqiptarë! Markos i duhen vetëm 1500-2000 vota. Askush nuk do të na e falë dështimin, prandaj të gjithë duhet të ngrihemi në këmbë dhe të kontribuojmë.

          Shoqatat shqiptare, veçanërisht ato, që janë në atë zonë elektorale, por edhe të tjerat në trishtetshin, të Dielën duhet t’i kenë aty të gjithë anëtarët e tyre së bashku me familjet dhe fëmijët. Shkollat shqipe, po ashtu. Ka të bëjë shumë prezantimi i çeljes së fushatës, numëri i pjesmarërsve.

Jo vetëm Marko, por edhe komuniteti ynë do të jenë në gjykimin e Partisë që përfaqëson Marko (Republikane), por edhe në sytë e medias amerikane, që teston dhe sheh forcën e kandidatit. Sa të organizuar do të jemi, sa shumë do të jemi në numër, çfarë do të prezantojmë të Dielën, do të vendos për qëndrimin që do të mbajë Partia Republikane ndaj kandidatit tonë, do t’i japë apo jo përkrahje. Nëse ne jemi forcë e madhe të Dielën, gjërat do të jenë më të lehta më pas. I sillni dhe fëmijët në çeljen e fushatës së Marko Kepit. Do të jetë një ditë e veçantë; artistët tanë do të jenë aty për të performuar dhe për të ndezur fushatën.

Le t’i kthejmë Marko Kepit një pjesë të borxhit Kombëtar,që i kemi në gjithë këto vite të aktivitetit të tij Kombëtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

 NGA ZEMRA EUROJMË: FITOFSH DJALË I SHQIPTARISË!

MOS HARRONI: TË DIJELËN, 29 SHTATOR 2019, ORA 12.00 P.M.

ADRESA: 1196 HYLAN BLVD, STATEN ISLAND, NY 10305

Filed Under: Featured Tagged With: Marko KEPI-MBESHTETJE-dalip Greca

GAZETARJA , POETJA ELIDA BUÇPAPAJ NDEROHET NGA RUBEN DIAZ JR

September 26, 2019 by dgreca

Z.Ruben Diaz Jr, Kryetari i Bashkisë të Bronx, NYC nderon për kontributet e saj në gazetari dhe poezi Elida Buçpapaj.

Me anë të një proklamate, Ruben Diaz Jr, Kryetari i Bashkisë të Bronx, NYC  të datës 20 shtator 2019, shkruan se:“Duke patur parasysh se: Elida Buçpapaj është një gazetare dhe poete e mirënjohur e cila ka raportuar për momentet historike të historisë të Kosovës dhe Shqipërisë. Sot, ne jemi krenarë të njohim kontributet dhe sakrificat e saj për të informuar dhe ndriçuar popullin e Shqipërisë dhe të Kosovës, dhe;

“Duke patur parasysh se: Historia e bashkisë sonë me komunitetin shqiptar fillon në vitet 1930, në rrugët e Van Nest dhe Morris Park, ku është rritur Regis Philibin. Sot, nga Belmonti, në Pelham Parkway e deri tek Morris Parkt dhe kudo ndërmjet, Shqiptarët po ndihmojnë për të forcuar thelbin e Bronxit përmes komunitetit të biznesit, kulturës dhe organizatave jofitimprurëse. Zyra e Presidentit të Bashkisë të Bronx me partnerët e saj dhe organizatat shqiptare në të gjithë qytetin promovon suksesin e emigrantëve shqiptarë në zonat metropolitane të qytetit të New York – deri tani popullsia më e madhe shqiptare në Shtetet e Bashkuara, dhe;
Duke patur parasysh se: Bronx ka lidhje shumë të fuqishme me Shqipërinë, ne jemi krenarë për të ndarë trashëgiminë e një popullsie prej më tepër 20.000 vetë me origjinë shqiptare – më shumë se çdo bashki tjetër në New York City dhe komuniteti më i madh në Shtetet e Bashkuara dhe organizatat janë të përkushtuara për të vazhduar këtë traditë të jashtëzakonshme të patriotizmit e vlerave, dhe;Duke patur parasysh se: Për të festuar pavarësinë e Shqipërisë, në vitin 2018, Zyra e Presidentit të Bashkisë Bronx bëri që flamuri i Shqipërisë të valvitej, për herë të parë në histori, mbi Ndërtesën e Qarkut Bronx, dhe;
Duke patur parasysh se: Shoqatat, The Albanian American Society Foundation (Fondacioni Shoqëria Shqiptaro- Amerikane), Son & Daughters of Albanian in America (Bijtë dhe Bijat e Shqipërisë në Amerikë) dhe the Albanian Community Center (Qendrën e Komunitetit Shqiptar); së bashku me punën e palodhur të mikut tim, Esad A. Rizai, kemi krijuar një lidhje të fortë me bashkinë e madhe, duke na ndihmuar të festojmë pavarësinë e Shqipërisë çdo vit, duke përfshirë, për të parën herë, edhe ngritjen e flamurit të Shqipërisë mbi Ndërtesën e Qarkut Bronx në 2018,  dhe;
Prandaj, tani: Unë, Ruben Diaz Jr., Kryetari i Bashkisë të Bronx, më 20 shtator 2019, në emër të më shumë se 1.4 milion banorëve, nderojmë  dhe vlerësojmë  kontributet e Elida Buçpapaj, të Shqiptarëve të komunitetit Shqiptaro-Amerikan, të heronjve të tyre, duke kremtuar kontributin e pamasë ndaj kulturës dhe historisë që ata kanë dhënë dhe do të vijojnë të japin në qytetin dhe bashkinë tonë.Ruben Diaz Jr.”

Shënim i VOAL:Gazetarja dhe poetja Elida Buçpapaj së bashku me bashkëshortin e saj, shkrimtarin Skënder Buçpapaj, prej gati 3 dekada, kanë lidhje shumë të forta bashkëpunimi me komunitetin Shqiptaro-Amerikan në SHBA .Elida Buçpapaj ka raportuar nga Tirana për VOA – Voice of Amerika në vigjije të rrëzimit të diktaturës;Ajo po ashtu ka kontribuar për Gazetën Illyria, me seli në Bronx, në fillim të viteve ’90.Radio-Televizioni Shqiptar ku Skënder Buçpapaj ishte drejtues pati rol të veçantë në përmbysjen përfundimtare të monizmit, vënien e shoqërisë shqiptare në rrugën drejt demokracisë perëndimore dhe në promovimin e çështjes së pazgjidhur kombëtare, sidomos çështjes së Kosovës; Skënder Buçpapaj krijoi lidhje bashkëpunimi me Komunitetin Shqiptaro-Amerikan në SHBA, personalitete të këtij komuniteti si dhe me institucione të SHBA.
Gazeta Bota Sot, ku për dhjetë vjet, Skënder Buçpapaj ishte kryeredaktor dhe Elida Buçpapaj, kolumniste, kishte degë të redaksisë në Bronx, New York, SHBA, ku çifti Buçpapaj i kontribuoi sensibilizimit dhe  mirëinformimit, duke e kthyer në platformë politike lidhjen jetike që ekziston midis SHBA dhe Kombit Shqiptar.Të dy bashkëshortët, Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj kanë bashkëpunuar fort me ish Kongresmenin Joe DioGuardi dhe eksperten e Ballkanit, Shirley DioGuardi që drejtojnë lobin më të fuqishëm Shqiptarë-Amerikan, atë të Lidhjes Qytetare Shqiptarë-Amerikane.Të dy bashkëshortët, Elida dhe Skënder Buçpapaj, që tani janë botues të portalit Voice of Albanians – www.voal.chpo ashtu për tre dekada kanë bashkëpunuar dhe vijojnë të bashkëpunojnë me organizatën më të vjetër panshqiptare në SHBA, The Hearth – Vatrën,krijuar nga kokat e kombit Faik Konica e Fan Noli, aktualisht me qendër po në Bronx dhe gazetën Dielli (The Sun),si dhe me shumë shoqata dhe personalitete të Komunitetit Shqiptaro-Amerikan, duke përmendur Mikun  e tyre të nderuar, patriotin e palodhur Esad A.Rizai,që krijon ura besimi dhe vlerash me personalitete të administratës publike Amerikane dhe promovon vlerat shqiptar.

Filed Under: Featured Tagged With: Bucpapaj, Elida, elida bucpapaj

VATRA, DIELLI HONORED BY THE GOVERNMENT OF KOSOVO WITH THE GJERGJ KASTRIOTI – SKENDERBEU AWARD

September 26, 2019 by dgreca

Editorja e Diellit per gjuhen angleze Rafaela Prifti duke marre Medaljen”Gjergj Kastrioti-Skenderbeu” akorduar Gazetes “DIELLI” nga Kryeministri ne detyre i Kosoves z. Ramush Haradinaj/

Nga Rafaela Prifti/

The Consulate General of the Republic of Kosovo in New York hosted an evening for the Acting Prime Minister of Kosovo to greet the community. Mr. Haradinaj is attending the UN General Assembly meeting that is taking place in New York. Kosovo’s Ambassador Teuta Sahatqija welcomed all the participants to what she referred as ‘the most important meeting of Kosovo’s dignitaries given the sustained and unwavering support by the diaspora.” Mr. Ramush Haradinaj, who came promptly at 6 pm, related to every one in a personable manner. He stated that his main goal for meeting with the community was to extend his gratitude and appreciation. Drawing a comparison between his two visits in the United States, Mr. Haradinaj said: “One year ago, i was here. The visit was very difficult, and the arguments regarding the ways of proceeding with our dialogue with Serbia got heated. In question were the implications for the future of Kosovo. This year’s visit is different. The approach has shifted towards anticipating the next issues and steps rather get bogged down at every turn.” Speaking candidly and confidently, he said that politicians come and go but the country is forever. Then, he laid out a quick list of challenges that Kosovo faces specifically in the arena of the foreign policy, which makes the need for the support from our friends in Washington a great priority. The next point was the work towards a legally-binding bilateral agreement with Serbia, regarding the existing borders of the two countries. Then the Acting Prime Minister of Kosovo. turned his attention to the contribution of individuals, organizations and associations that devout their work towards the advancement of Albanians. “Tonight’s awards from the office of the Prime Minister of Kosovo are a small token of our appreciation,” said Mr. Ramush Haradinaj, who quickly remarked that “if any one is left out, we apologize in advance and assure you, that it is not intentional.” Among the individuals honored last night was Mr. Agim Rexhaj, Vice Chairman of the Pan-Albanian Federation of America, Vatra who received the Gjergj-Kastrioti Skenderbeu medal for his role in support of the Albanian cause and strengthening of the relations between the United States and the Republic of Kosovo. Mr. Haradinaj noted that the dispora has raised awareness with regards to the rights of the Albanians of Kosovo and has educated the American people to increase their understanding of the issues. “The diaspora has not ceased to carry out these tasks and I am very grateful to all of you.”

Vatra Federation was one of the organizations to receive the same honor. In the course of the evening, several activists and influential members of the community were recognized. (please read the report filed earlier online). Dielli Newspaper was recognized for its work for enhancing the relations between America and Kosovo. The Editor of Dieli Dalip Greca was out-of-town on assignment. The English Editor Rafaela Prifti, accepted and thanked Mr. Haradinaj for the award.                       

The Consulate General of the Republic of Kosovo and Ambassador Teuta Sahatqija were honored with the Skenderbeu medal.

At the end of the evening, Dielli congratulated the Head of the Consulate General and asked her a question:

The UN General Assembly is holding its sessions in New York. If you were given the podium today, what would you have said to the world leaders gathered there?

Ambassador Teuta Sahatqija answered: Becoming a member country of the United Nations is a dream of a peace-loving people and the opportunity that has been denied to them for centuries. Kosovo would be an added value to the world security, the world economy, and the world peace. 

Filed Under: Featured Tagged With: Rafaela Prifti-Kryeministri Haradinaj-Medalje per Diellin

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 308
  • 309
  • 310
  • 311
  • 312
  • …
  • 900
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT