• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

LUFTA PER TEATRIN-PRESIDENTI:SHEMBJA ANTIKUSHTETUESE!

July 24, 2019 by dgreca

– Ehe President Meta ne Mbrojtje te Teatrit/

-Robert Budina: Kjo është kalaja e fundit e demokracisë, ata kanë marrë çdo gjë/

Meta depoziton kërkesën për shpalljen antikushtetuese të ligjit për shembjen e Teatrit/

Regjisori Robert Budina është një ndër artistët që vijojnë të bëjnë rezistencë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, dhe mëngjesin e sotëm ndaj tij u shtrua dhunë nga policia e cila po përpiqej të lironte hyrjen kryesore të Teatrit.

Disa orë më pas artistët tentuan të hyjnë në Teatër por nuk u lejuan nga policët. Pati tension dhe përplasje mes tyre dhe policisë.  Budina u shpreh i vendosur se do të vijojë rezistencën për të mos lejuar shembjen e Teatrit Kombëtar.

Robert Budina i drejtohet policit: Ti po mbron mafiozin, unë po mbroj vendin dhe fëmijët e tu

Polici: Të lutem vazhdo

Robert Budina: Unë po mbroj vendin dhe fëmijët e tu

Polici: Të lutem zotëri

Robert Budina: Ti po mbron bukën e gojës, por me ne do marrësh më shumë. Do marrësh edhe një dinjitet, nuk do marrësh vetëm bukën e gojës.

Ne duam vetëm të shohim çfarë po ndodh me Teatrin Kombetar (TK), asgjë më shumë. Keni ardhur këtu pa asnjë urdhër, pa asnjë dokument.

Budina u drejtohet gazetarëve: I kemi kërkuar dokumentat pse vjen policia. Sepse policia duhe të vijë këtu vetëm në objekte të rëndësisë së veçantë dhe ky nuk është objekt i rëndësisë së veçantë. Kanë ardhur të na provokojnë, kanë ardhur të mbrojnë ‘me demek’ punëtorët e TK.

Gazetarja: Ju i njihni personat që u futën brenda?

Robert Budina: Është vetëm drejtori organizativ i TK. Të gjithë të tjerët që janë futur brenda janë të paligjshëm, nuk janë punonjës të TK dhe nëse u futën ata punëtorët që i kanë marrë për bukën e gojës, ne duhet të futemi brenda. Jemi njëlloj si ata.

Pse këta punëtorët e tjerë u lejuan mor zoti polic dhe ne nuk u lejuam? Ata ishin si ne, nuk janë punëtorë të TK.

Pra, ju e shihni që nuk e kanë një përgjigje dhe ne nuk po kërkojmë asgjë tjetër, përveçse të kuptojmë se çfarë po ndodh në TK. Çfarë po bëjnë zotërinjtë që janë futur brenda, që nuk janë punonjës të TK?

Po vënë bomba për ta djegur, siç dogjën atë tek Bashkia?

Do shkaktojnë ndonjë skandal? Çfarë është kjo punë?

Dhe kanë marrë njerëz që i përdorin si ‘mish për top’. Si ‘mish për top’ janë sot zotërinjtë policë, si ‘mish për top’ janë punëtorët e shkretë për ‘bukën e gojës’ dhe ne duam të kuptojmë se çfarë po ndodh. Këta nuk na lënë të futemi brenda.

Gazetarja: Z. Budina jeni pa këpucë dhe me bluze të grisur. U ushtrua dhunë?

Robert Budina: Jam pa këpucë, se m’i hoqën këpucët. U ushtrua dhunë, patjetër që u ushtrua dhunë. Është dikush që më vjen gjithmonë nga mbrapa dhe më ngre dhe ikën. Më thotë : “Nuk kam ikur” nja katër herë. Më grisës, më kapën, më shtynë…pak rëndësi ka, grisja nuk është asgjë para demokracisë, ia lejojmë vetes edhe ndonjë thyerje eshtrash, nuk ka problem.

Gazetarja: Z.Budina doni të hyni brenda?

Robert Budina: Duam të hyjmë brenda të shohim se çfarë po ndodh me TK, asgjë më shumë. Dhe kush janë njerëzit që janë futur? Janë sabotatorë sepse, duke patur parasys që këta duan ta shembin TK, këta mund të bëjnë edhe ndonjë ‘incident’. T’i vënë flakën nga brenda, sikur ra, sikur e dogjëm ne, kështu që, ne duam të kuptojmë kush janë këta njerëz, që nuk janë punonjës të TK që janë futur brenda.

Gazetarja: Sa kohë ka që nuk futeni në TK?

Robert Budina: Që kur është mbyllur vjet, ndërkohë që nuk ka një dokument që tregon se është jashtë funksioni TK. Është brenda funksionit, kanë ikur vetëm me urdhër. Drejtori i TK që ka ikur vetëm si rezultat i urdhrit të kryeministrit një ditë do të mbajë përgjegjësi pse e ka spostuar trupën atje sepse kjo nuk përbën rrezik. Nuk ka asnjë dokument nga Instituti i Ndërtimit që kjo nuk është në gjendje të mirë. Kjo është në gjendje të mirë.

Gazetarja: Ka materiale brenda që mund t’u nevojiten tek Art Turbina?

Robert Budina: U nevojiten vetëm skenografitë, rekuizitat. Pjesa tjetër: ndriçimi, karriget, janë aty dhe nëse lëvizin ato do të thotë që TK bëhet gati për t’u shembur.

Gazetarja: Ju shohim pa këpucë z.Budina

Robert Budina: Po m’i morën policët këpucët edhe më grisën policët edhe neve tani do grisim shtetin që ta shpëtojmë shqiptarin nga kjo dhunë, por janë të dorëzuar. Pavarësisht se na shtyjnë, janë të dorëzuar.

Ne po i ruajmë policët, janë vëllezërit tanë, por faktikisht shteti po i përdor për ‘mish për top’ dhe ju e shihni që ata janë jo me mjetet e nevojshme.

Gazetarja: Do bëni rezistencë?

Robert Budina: Patjetër që do bëjmë rezistencë dhe kjo nuk ka dyshim. Nuk ka dyshim, sepse kjo është kalaja e fundit e demokracisë. Ju e kuptoni që ata kanë marrë çdo gjë.

***

Presidenti i Republikës Meta depozitoi kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për të depozituar kërkesën për shpalljen antikushtetuese të ligjit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Presidenti e konsideroi vendimin për shembjen një proces kriminal dhe theksoi se është e nevojshme ndërpreja e këtij akti.

Në një deklaratë për mediat, Meta tha se do veproj drejtësia shqiptare ndaj rilindasve kombëtare dhe ndërkombëtare që e kanë lënë vendin pa gjykatë kushtetuese dhe morën vendimin për të shkatërruar teatrin.

Ilir Meta: “Në radhë të parë dua të theksoj rëndësinë e madhe që ka akti im sot që është në koherencë me përpjekjet e mia të vazhdueshme ne raport me Kuvendin, qeverinë dhe institucionet e përfshira në këtë proces kriminal, në kundërshtim me rendin e vendit, akteve dhe marrëveshjeve kombëtare dhe njëkohësisht në kundërshtim me interesat kombëtare të vendit. Ligji për shkatërrimin e teatrit është një kryevepër kryhet në një krim kushtetues, kombëtar dhe kulturor dhe vetëm në interes ‘rules of oligarks’.

Dua ti siguroj të gjithë se kam ardhur këtu për të garantuar që Republika e Shqipërisë do jetë një vend i sundimit të ligjit dhe popullit, boll me sundimin e oligarkëve. Është e domosdoshme ndërprerja e këtij akti që filloi sot në mëngjes, do veproj drejtësia shqiptare dhe ndërkombëtare ndaj rilindasve kombëtare dhe ndërkombëtare që e kanë lënë vendin pa gjykatë kushtetuese. 

Nuk jemi rastësisht pa gjykatë kushtetuese. Fajin nuk e ka reforma, ajo nuk e linte pa Gjykatë Kushtetuese vendin la ramaforma.

Drejtësia shqiptare dhe ndërkombëtare do veprojë një ditë për këtë krim që është shkatërrimi i teatrit kombëtar. Është përpjekje për të instaluar me dhunë ‘rules of oligarks’.

Nuk ka forcë në botë që më ndalon mua si president që të vë para drejtësisë rilindasve kombëtare.

Unë jam i lumtur për procesin dekorimit që ka filluar ndaj meje. Kam dy vite që jam betuar në Kushtetutën e Shqipërisë. Asnjë president nuk ka ardhur këtu. Drejtësia shqiptare dhe ndërkombëtare do veprojë. Drejtësia kombëtare është më kryesore.”

Ora13:08 – Meta mbërrin në Kushtetuese i shoqëruar zëdhënës presidenti, Tedi Blushi.

Ne nje postim ne Facebook pak me pare, Presidenti e quajti te turpshme rrethimin me polici te Teatrit dhe përplasjet fizike të policisë me komunitetin e artistëve. 

“Rrethimi me policë i Teatrit Kombëtar dhe përplasjet fizike me komunitetin e artistëve, të cilët janë aty në mbrojtjen e një prej vlerave të trashëgimisë tonë historike, kulturore e kombëtare, janë një ngjarje e shëmtuar dhe e turpshme.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit të respektojë artistët dhe të mos i dhunojë ata fizikisht në ushtrimin e së drejtës së tyre për të protestuar ndaj një vendimi abuziv e korruptiv për prishjen e godinës së Teatrit, dhe as t’i lëndojë ata shpirtërisht, në respekt të dinjitetit njerëzor dhe kontributeve të vyera që kanë dhënë për artin e kulturën kombëtare. As sampistët e Ramiz Alisë nuk e kanë prekur me dorë Edmond Budinën në dhjetor ’90!

Shumë turp! Shumë turp! Shumë turp!” 

Kortezi TV Ora news Albania

Filed Under: Featured Tagged With: teatri

Ramush Haradinaj mbrohet në heshtje

July 24, 2019 by dgreca

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, përfundoi të mërkurën paraqitjen para Prokurorisë së Posaçme në Hagë, që është një nga dy dhomat e Gjykatës së Posaçme që do të trajtojë pretendimet për përfshirjen e ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë.

“E kam kryer obligimin ligjor, si i dyshuar. Kam pranuar këshillën ligjore që të mos përgjigjem për çka jam pyetur..”tha ai pasi doli nga prokuroria.

Ai u paraqit në Hagë pak ditë pasi dha dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Kjo është hera e dytë që zoti Haradinaj jep dorëheqje nga posti i kryeministrit. Ai dha dorëheqje nga ky post më 8 mars të vitit 2005 për t’u dorëzuar vullnetarisht në gjykatën për krime lufte ne hapësirat e ish Jugosllavisë, prokuroria e së cilës e akuzonte atë dhe dy bashkëluftëtarë të tij për krime lufte.

Procesi kundër zotit Haradinaj filloi më 5 mars të vitit 2007 dhe përfundoi në prill të vitit 2008 me pafajësinë e tij. Zoti Haradinaj u rikthye ne rigjykim të pjesshëm në korrik të vitit 2010, që ishte rasti i parë i atij lloji në veprimtarinë e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë.

Më 29 nëntor të vitit 2012 ai sërish u shpall i pafajshëm.

Të premten e kaluar ai paraqiti dorëheqjen e pakthyeshme, meqë, siç tha, nuk dëshironte të çonte në Hagë shefin e qeverisë.

Të martën para se të arrinte në kryeqytetin holandez, ai shkroi në rrjetet sociale se “si Ramush Haradinaj, qytetar i Republikës së Kosovës, i përgjigjem ftesës për intervistim nga Dhomat e Posaçme në Hagë. Tërësisht në të drejtën e Kosovës, i palëkundur për vendimet e mia jetësore dhe i patrazuar e ballëlartë. Kosova ka ecur përpara në rrugëtimin euro-atlantik dhe është më e fortë se kurrë, në rreshtin e paqes dhe miqësi të përhershme me SHBA-në. Kosova është e gatshme të dialogojë me Serbinë deri në arritjen e një marrëveshjeje finale ligjërisht obliguese, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Por, tregun e japim vetëm për njohje…”.

Zoti Haradinaj refuzoi thirrjet dhe trysninë edhe të diplomatëve evropian e amerikan për pezullimin e tarifave me të cilat Beogradi kushtëzon rifillimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Beogradi sërish e ka përsëritur kërkesën për heqjen e tarifave si kusht për fillimin e bisedimeve, ndërsa ka theksuar se dorëheqja e zotit Haradinaj mund të zvarris edhe më tej procesin, meqë mund ta çojë Kosovën në zgjedhje të parakohshme.

Vet zoti Haradinja ka bërë thirrje për zgjedhje të reja dhe ka theksuar se partia e tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk do të jetë pjesë e asnjë ideje tjetër për daljen nga situata aktuale në Kosovë.

Edhe partitë tjera në pushtet, përfshirë Partinë Demokratike të Kosovës, pohojnë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja të cilët kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli, i cilësoi të “pashmangshme”. Opozita pret që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të fillojë këshillimet për të caktuar datën e tyre.

Por, presidenti Thaçi, i cili tha shkurt në një njoftim fundjavën që lamë pas se do të veprojë bazuar në kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore, për të cilat qytetarët e Kosovës do të njoftohen me kohë, nuk ka bërë asnjë veprim dhe asnjë koment rreth kësaj çështjeje.

Heshtja ka nxitur spekulime për ndonjë përpjekje tjetër për të tejkaluar situatën, ndonëse duket shumë e vështirë duke pasur parasysh qëndrimet e partive politike.

Thirrja në Hagë e zotit Haradinaj ndodhi në të njëjtën kohë kur thirrje të tilla morën edhe ish zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të kësaj ushtrie, Bislim Zyrapi, ish anëtari i këtij shtabi Sokol Bashota, ish shefi i një zonë operative të UÇK-së, Shukri Buja, por edhe pjesëtarë të tjerë të kësaj ushtrie.(Kortezi: Zeri i Amerikes)

Filed Under: Featured Tagged With: Haradinaj Ramush

Alpinistja nga Kosova në 5 maja të botës mbi 8,000m

July 23, 2019 by dgreca

Uta ngjitë edhe Gasheburum 1 (8,058 m), bëhet e para vajzë në Ballkan me 5 maja mbi 8,000m/

Me 12 qershor, rreth orës08:00, alpinistja Uta Ibrahimi ngjiti edhe majen “Gashurburum 1” (8,058 metra lartësi mbidetare), majen e 11-të më të lartë në botë, pjesë e vargmalit Karakorum, në Pakistan.

Rruga deri në maje të tilla asnjëherë nuk është pa të papritura, për shkak të terrenit të egër, motit të paparashikueshëm, akullnajave dhe orteqeve. Për të arritur deri në kampin bazë (5,200m), është dashur të ecë 150-160 km nëpër kampe të ndryshme, një shteg i përzimë me gurë (morane) e akullnaja.

Ngjitja prej Kampit bazë deri në Kampin 2 (6500m) ka qenë ngjitje krejtesisht pa litardhe mjaft e rrezikshme sidomos per faktin e cravasasve – mirëpo ngjitjet janë bërë me litar në mes të ngjitësëve të ndryshëm.

Për në Kampin 3 (7,200m), ngjitja ka qenë kryesisht teknike, me pjerrtësi prej 50-65% dhe gurë e akull.

“Ngjitjet nga kampi në kamp janë përgatitje e rëndë për sulmin drejt majes, por janë edhe mundësi e mirë për të takuar dhe biseduar me alpinistë nga e gjithë bota dhe kuptohet, për të ju treguar për Kosovën tonë, për malet tona. Me shumë prej tyre e vazhdoj bisedimin edhe pas ekspeditës, dhe në raste të njejta, disa edhe e kanë vizituar Kosovën.” – shprehet Uta Ibrahimi.

Nga Kampi 3 fillon edhe sulmi drejt majes (11 qershor, ora 18:30). Pjerrtësia prej 60% dhe mungesa e litarit e ka bërë ngjitjen më të ngadalshme sesa ishte planifikuar. Në 150 metrat e fundit, së bashku me ekipet tjera (10 persona), është fiksuar litari dhe është vazhduar ngadale drejt majes. Gjatë sulmit drejt majes ishte një acar i madh dhe gjatë gjithë natës kishte rreshje të shumta bore, dhe si rezultat, Uta dhe një pjesë e ekipit marrin ftofje të mushkërive. Por, prap se prap, Uta ngjitet në majen Gasheburum 1 (8,058m) në ora 08:00. 

“Kjo është maja e 5-të 8,000 metërshe që e kam ngjitur, çka zyrtarisht më bën alpinisten e vetme në Ballkan që i ka ngjitur 5 maje mbi 8,000 metërshe – duke e kaluar alpinisten nga Sllovenia (e cila i ka 4 maje të ngjitura). Kam ende maje për ti ngjitur (edhe 9 tjera), por nuk do të ndalem. Jam shumë e lumtur që vazhdoj të promovoj Kosovën nëpër ngjitje, të vendosi flamurin tonë kudo që ngjitem, dhe të ju tregoj botës për bukuritë tona natyrore që vlenë të vizitohen” – ka thënë Uta nga Islamabadi, Pakistan.

Maja Gasheburum 1 (8,058 m)është ngjitë për herë të parë prej Amerikanëve në 1958 nga një rrugë tjetër, dhe me pas ne vitin 1980 nga një ekspeditë japoneze, kah faqja veriore, shteg të cilin e ka ndjekë edhe Uta Ibrahimi. 

Kjo ngjitje është pjesë e ekspedites “14 majet e Himalajeve”, e filluar nga Uta Ibrahimi për të ngjitur gjithsejt 14 majet më të larta të botës – një ekspeditë që shumë pak e kanë realizuar në botë (deri mëtani 3 gra te vetme nga e gjithë bota).

Kjo ekspeditë është përkrahur nga: Ministria e Kultures, Rinisë dhe Sportit te Kosovës, Red Bull, Park Hote- Shkup, Aeroporti i Prishtines-Limak, Turkish Airlines dhe Familja Begeja.

*Per me shume fotografi shihni ne facebook(Dielli vatra)

Filed Under: Featured Tagged With: Alpinistja UTa-pushton maja

SHQIPTARËT E AMERIKËS PROTESTUAN PARA SHTËPISË SË BARDHË

July 8, 2019 by dgreca

– AGIM REXHAJ: JEMI PARA SHTEPISE SE BARDHE PER TE PROTESTUAR KUNDER DIKTATATURES SE FINANCUAR NGA MANJATI GEORGO SORROS/

           NGA DALIP GRECA /*

Ashtu sic e cilesoi dhe Zëri i Amerikës, Vatra nuk ishte organizatore e kësaj proteste, por iu bashkua organizatorëve, për të ngritur zërin kundër korrupsionit, kundër zgjedhjeve farsë të manipuluara, kundër autoritarizmit të qeverisë së korruptuar, ndikimit të grupeve kriminale në qeverisjen dhe zgjedhjet shqiptare, kundër autokracisë dhe pushtetit absolut që ka grumbulluar rreth vetes kryeminsitri socialist Edi Rama, si dhe kundër ndërhyrjes së Xhorxh Soros.

      Kronika: Të Djelën me 7 Korrik 2019, në mesditë, shqiptarët e Amerikës të ardhur nga Washingtoni, Virxhinia, Nju Jorku, Nju Xhersi, Pensilvania, Michigani, e shtete të tjerë, kanë protestuar kundër qeverisë së korruptuar të Edi Ramës, kundër rikthimit të diktaturës në Shqipëri,dhe ndikimit të manjatit George Soros në Reformën e Drejtësisë, e cila synon të kapë drejtësinë shqiptare me të ashtuquajturën Rama-Reformë. Sipas protestuesëve, fondacioni SOROS synon të minojë demokracinë në Shqipëri dhe ta kthejnë atë në një Edi Rama Diktaturë të ngjashme me atë të Enver Hoxhës.

Ervis Xholi, një nga organizatorët e protestës, i ardhur nga Michigani, tha për Diellin se shqiptarët e Amerikës protestojnë kundër qeverisë së korruptuar Rama, por dhe kundër ndërhyrjes së Xhorxh Sorosit, që ka hedhur para për të kualifikuar si pjesë të drejtësisë shqiptare kandidatë të kapur. Besnik Xhama nga Nju Xhersi, tha se Xhorxh Soros po financon të majtën në Shqipëri dhe po frenon proceset e reformes ne Drejtësi, ai duhet të largohet nga Shqipëria.

Shqipe Nebiaj kishte udhetuar nga Nju Jorku per t’i bashkuar protestueseve. Veprimtare te Diaspores si Ilir Demalia e te tjere gjithashtu ishin bashkuar me protestuesit per te ngritur zerin per cfare po ndodh ne Shqiperi, ku Demokracia eshte ne rrezik, madje dhe vete Shqiperia rrezikon te shembet ne greminen e politikes korruptive dhe percarese. Vera Matoshi, qe ka udhetuar nga Nju Jorku, tha se kishte ardhe te protestonte per lirine e popullit te vet, ku demokracia eshte e kompromentuar dhe rrezikuar.

Viron Xhavarra ka udhetuar nga Filadelfia. Ai kerkon me ze te larti pengimin e ndikimit te Xhorxh Sorosit, qe po invetson per mbajtjen e se majtes ne pushtet.

Në protestë kanë marrë pjesë edhe një grup vatranësh që kanë udhëtuar nga Nju Jorku, me nënkryetarin e VATRËS Agim Rexhaj, anëtarin e kryesisë së Vatrës Marjan Cubi me zonjën Dila, anëtarit të këshillit Muhamet Omari me zonjën Rita, Asllan Bushati, vatranit Bryen Kozi me vëllanë, editori i Diellit etj. Po ashtu dega e Vatrës në Michigan kishte dalë në përkrahje të protestës përmes një deklarate që publikoi Dielli online. Po ahstu edhe dega e Vatrës në Tampa-Cleawater.

 Folësit: Agim Rexhaj, Muhamet Omari, Marjan Cubi, Asllan Bushati e të tjerë, kanë denoncuar qeverinë Rama për korrupsion e dhunë, por mbi të gjitha ndikimin e manjatit Xhorxh Soros, I cili ka investuar për të kapur Reformën në drejtësi.Ata i janë drejtuar Presidentit amerikan Donald Trump për ndihmë, duke i kërkuar që të ndalë dorën e zgjatur të Sorosit në Shqipëri.

Z. Agim Rexhaj, që ishte dhe folësi kryesor i tubimit, e nisi fjalën e tij duke u kthyer 15 vjet pas, kur Shqipëria dhe Kroacia, parapërgatiteshin për të marrë ftesën për t’u pranuar në NATO së bashku me Kroacinë. Kisha një ftesë nga vetë Presidenti Georg W Bush, tha z. Rexhaj,për të qenë në ceremoninë e rastit, por unë dhe shokët e mi zgjodhëm të mos hynim në Shtëpinë e Bardhë për të duartrokitur Fatos Nanon, por dolëm pikërisht këtu ku jemi sot për të demaskuar politikën greko-serbe të Fatos Nanos.

Po publikojmë të plotë fjalën e z. Agim Rexhaj mbajtur gjatë protestës.

***

AGIM REXHAJ: JEMI PARA SHTEPISE SE BARDHE PER TE PROTESTUAR KUNDER DIKTATATURES SE NDIHMUAR NGA SPEKULANTI GEORGO SORROS

Të dashur Pjesmarrës,

Unë jam Agim Rexhaj, Nënkryetari i Federatës Pan Shqiptare të Amerikës “VATRA”

Falenderoj Organizatoret per mbajtjen e ketij tubimi.

Jam bashkë – drejtues i kësaj Federate që prej mëse 30 vjetësh. I jam bashkuar VATRËS sepse besoj tek Amaneti i bashkthemeluesit Te Federates VATRA, Imzot Nolit, qe eshte kthyer ne moto per Cdo Vatran dhe Shqiptar:

Mbahu nëno Mos ke Frikë

Se ke djemtë në Amerikë!

Kam tredhjet e pese vjet në Amerikë që luftoj për të drejtat e popullit tim, popullit shqiptar në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë e Bujanovc e nëCameri. Kam Tredhjet e pese vjet që i bashkohem të tëra protestave që i kontribuojnë të mirës së popullit tonë. Ishim ne që mbështetëm dhe e arritëm çlirimin dhe Pavarësinë e Kosovës dhe ia arritëm; Ne ndihmuam nxjerrjen e Shqipërisë nga kthetrat e Diktaturës dhe ja arritëm. Sot kanë ardhur kohëra të reja. Prapë duhet kontributi jonë dhe ne do ja dalim.  Ky i sotmi është një kontribut i vyer.

Prandaj  jam këtu për të protestuar kundër Edi Ramës, Narko – Kryeministrit të Shqipërisë i cili po e çon Shqipërinë drejt një Diktature të re – Diktaturës së Narkos, Diktaturës së Drogës, Diktaturës së ndihmuar nga Spekullanti George Sorros.

Jam këtu për të deklaruar dashurinë time ndaj Amerikës, vendit që na dha çdo gjë që na mungonte në vendin tonë dhe për ti shprehur Amerikës besnikërinë dhe devotshmërinë e qytetarit më të mirë të këtij vendi;

Por jam këtu për të shprehur edhe indinjatën time për përfshirjen në punët e brendshme të Republikës së Shqiprisë te Fondacionit Soros  të cilët kanë për qëllim:

· Të zhdukin demokracinë në Shqipëri dhe ta kthejnë atë në një EdiRama Diktaturë të ngjashme me atë të Enver Hoxhës;

· Të realizojë Kapjen e Shtetit nga një dorë e vetme, pinjoll i Diktaturës, djalë i një shërbëtori vrasës të Diktatorit Enver Hoxha.

· Të shkatërrojë sistemin e Drejtësisë Duke dorezuar çelsat e gjykatave tek Edi Rama.

· Të korruptojë tërë aktivitetin ekonimik të vendit nëpërmjet të një dorë të ngushte oligarkësh që i pinë gjakun shqiptarëve me vjedhjet e tyre.

· Të largojë Shqiptarët nga vendi i tyre dhe të sundojë lirshëm me trafikantët dhe drogmenët si Saimir Tahiri, Geron Xhafa, Grupi Habilaj, Gjiknuri, Ahmetaj, Spiropali.

· Të kriminalizojë tërë segmentet e shoqërisë shqiptare sic ka bërë deri tani;

· Të mos lejojë zgjedhje të Lira duke bërë këtë të kapë tërë pushtetet dhe ti korruptojë të tëra në shërbim të spekullantëve dhe në dëm të popullit duke venë në veprim grupet kriminale të drejtuara nga ai vetë më Damian Gjiknurin, Hulsi Manjan, Imer Lalën, Avdylajt, Vangjush Dakon, Taulan Ballën e sa e sa të tjerë;

· Të mbysë çdo zë opozitar dhe të bllokojë çdo Medja  që thotë të vërtetën – Të fusë në lojë tërë SORROISTËT ANTI DEMOKRATË Brenda dhe jashtë vendit madje edhe spiunë të rregjur të Miloshevicit nga Prishtina;

· Të denojë gazetarët dhe të kalojë ligje  kundër medias dhe kundërshtarëve të vet;

· Ta kthejë shtetin në një shtet policor të drejtuar nga një Gjeneral si Sandër Lleshaj;

· Të korruptojë individë të rëndësishëm të institucioneve Ndërkombëtare të akredituara në Tiranë sidomos ata të monitorimit të standarteve demokratike;

· Të korruptojë Ambasadorë, diplomatë, misionarë – të gjithë të infiltruar në shërbim të George Sorrosit dhe për rrjedhojë të Edi Ramës;

· Të përdorë tërë grupet kriminale në shërbim të vjedhjes së votave  – Modeli më i shëmtuar edhe se ai i Maduras në Venezuelë.

· Të xhvleftësojë dhe të tallë Instutucionet e Shtetti dhe shkatërrojë Opozitën duke përdorur të gjitha format që nga intimidimi deri tek blerja korruptive;

· Të fusë Shqipërinë në borxhe që nuk i paguan dot as për 30 vjet nëpërmjet të formave të tij të sofistikuara korruptive siç janë PPP – të dhe Konçesionet

· Të lejojë përhapjen e ndërtimit të fabrikave të prodhimit të drogave të forta nëpër Shqipëri si ajo e Xibrrakës, Hasit etj dhe ta kthejë Shqipërinë në një Lavatriçe të Parave të Pista të ardhura nga Drogat duke i kthyer në Pallate shumëkatëshe që po i zënë frymën  Tiranës.

Prandaj unë i kërkoj PRESIDENTIT TRUMP  të shohë me vemendje seçfarë bën George Sorros në Shqipëri

Të shpëtojë Demokracinë Shqiptare nga kthetrat e Spekullantit Sorros,

Të shpëtojë Kosovën nga Ndarja dhe coptimi e cila ka për qëllim që TREPCA dhe MITROVICA minierat më të pasura të Evropës të merrn nga Soros, nepermjet Vucucit, Rames dhe Thacit, 

Të shpëtojë Shqipërinë nga RAMA-REFORM që po i shkatërron Drejtësinë Shqipërisë dhe që e ka lënë:

· Pa Gjykatë Kushtetuese,

· Pa Gjykatë të Lartë dhe ngadalë dalë pa gjykata.

Ai e ka kthyer Shqipërinë në vendin e vetëm në botë pa këto Gjykata. Edhe Kim Jong – un në Korenë e Veriut ka Gjykata, por  Shqipëria i humbi ato falë Ramës dhe Sorrosit.. A mund ta lejojë këtë Amerika. JOOO, dhe JOOO sepse populli shqiptar është aleati më Besnik i Amerikës.

Të ndërpresë dorën George Sorrosit nga shkatërrimi i VENDIT MË TË DASHUR PËR AMERIKËN – Shqipërisë –  Vend antar i NATO – s duke destabilizuar dhe ndarë edhe Kosovën në përfitim të Serbisë.   

 Shoqëria e Hapur e George Sorrosit është Hapja e Shqipërisë dhe nënshtrimi i saj ndaj krimit, drogës, korrupsionit dhe për rrjedhojë DIKTATURËS së Edi Ramës. Kjo ka sjellë dëshpërim dhe Shqiptarët ikin më shumë në numër se Sirianët nga Lufta.  

Shoqëria e Hapur është Vdekja e Ngadalshme e Demokracisë në Shqipëri dhe ne e kundërshtojmë atë.

PRESDIENT TRUMP Get rid of this Cancer, Please!

Shqiptarët kërkojnë një demokraci të vërtetë dhe jo atë të pinjollëve të diktaturës si Edi Rama. 

Duke e përfunduar dua të falenderoj të tërë pjesmarrësit në këtë tubim dhe uroj që të bashkohemi dhe të luftojmë për të drejtat e Kombit tonë sa herë që ato preken. Ne jemi Populli që e do më shumë Amerikën.

Zoti e bekoftë Amerikën

Zoti e bekoftë Shqipërinë

Zoti i bekoftë shqiptaro – amerikanet

Falemnderit!

*-FJALA E Z AGIM REXHAJ, NE PROTESTEN E MBAJTUR PARA SHTEPISE SE BARDHE, TE DJELEN , 7 KORRIK 2019-

*Per me shume fotografi shihni ne Facebook(dalip Greca)

Filed Under: Featured Tagged With: Shqiptaret e Amerikes-Proteste-Shtepia e Bardhe-George Soros

Gjakova priti mikun e shqiptarëve Eliot Engel

July 6, 2019 by dgreca

Gjakova dhe Malësia e Gjakovës, kanë pritur sot mikun e madh të shqiptarëve, kongresistin amerikan Eliot Engel, të cilit i kanë rezervuar një pritje madhështore, ashti siç ishte madhështore edhe përpjekja e vazhdueshme e tij në shërbim të kombit shqiptar.Fillimisht kongresisti Engel, ka vizituar Qendrën Kreative “Bone Vet”, me ç ‘rast nga stafi i kësaj qendre dhe nga kryetari i komunës së Gjakovës është njoftuar për së afërmi me aktivitetin e përditshëm dhe misionin e “Bone Vet”

Më pastaj, kongresisti Engel i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, bashkëpunëtorët dhe dy veprimtarët shqiptaro – amerikan Harry Bajraktari dhe Rrustem Geci, është ndalur në pikën kufitare të Qafë Morinës, aty ku është zhvilluar ceremonia e emërtimit të rrugës Ponoshec – Bajram Curri, me emrin “Eliot Engel”, vendim ky i marrë bashkërisht nga komuna e Gjakovës dhe bashkia e Tropojës.Nga ana tjetër, presidenti shqiptar Ilir Meta, në fjalën e tij ka thënë se emërtimi i rrugës me emrin e Eliot Engel është më e pakta që shqiptarët kanë mundur të bëjnë për të nderuar kontributin e tij dhe të popullit amerikan, por ka shtuar se në aspektin emocional emri i Eliot Engel është jo vetëm në këtë rrugë, por në zemrat e të gjithë shqiptarëve në tërë botën.

Ndërkohë, duke folur para të pranishmëve, vet kongresisti Eliot Engel se përgjatë këtyre viteve ka dëgjuar për Shqipërinë dhe Kosovën dhe për mikpritjen e shqiptarëve, por tashmë është i lumtur që ka ardhur edhe personalisht t’i shoh këto dy vende të ta përjetojë këtë mikpritje.Ai ka rikujtuar ditët e vështira të shqiptarëve dhe faktin se ky popull nuk e humbi asnjëherë shpresën duke luftuar për liri e demokraci, prandaj edhe ka garantuar se me këtë frymë, aleanca dhe miqësia në mes të popujve shqiptar dhe atij amerikan nuk do të zhduket asnjëherë.Kongresisti Engel dhe delegacioni që po e shoqëron kanë zhvilluar një vizitë edhe në qytetin e Bajram Currit dhe në Luginën e Valbonës, për tu kthyer përsëri në Gjakovë, për të vënë kurora me lule në Pllakatin e vendosur në sheshin “Tom Lantosh” dhe për të zhvilluar një takim me kryetarin e komunës së Gjakovës Ardian Gjini.

Filed Under: Featured Tagged With: Gjakova-Eliot Engel-Rruga

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 323
  • 324
  • 325
  • 326
  • 327
  • …
  • 901
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KELETI UJSÁG (1931) / “NJË MUAJ PRANË MBRETIT ZOG, THEMELUESIT TË SHQIPËRISË MODERNE…” — INTERVISTA ME MÁRTON HOSSZÚ, PIKTORIN NGA KOLOZSVÁR-I
  • Si “Albanian Mafia” zëvendësoi Cosa Nostra-n dhe po rrezikon Shqipërinë
  • Për vendlindjen, komunitetin e kombin…
  • Kur liria e njërit, bëhet burgu i tjetrit 
  • Eleganca në mërgim – gruaja me mantelin e Shqipërisë
  • Çfarë na ka mbetur nga trashëgimia e Ismail Qemal Vlorës?
  • Përkujtojmë në ditën e lindjes poetin, shkrimtarin dhe dramaturgun e shquar Viktor Eftimiu
  • 𝐖𝐢𝐧𝐬𝐭𝐨𝐧 𝐂𝐡𝐮𝐫𝐜𝐡𝐢𝐥𝐥 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐞𝐭𝐚𝐧𝐭𝐚 𝐋𝐢𝐧𝐝𝐣𝐞-𝐏𝐞𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐢𝐦
  • DËSHMI LETRARE E NJË KOHE TRAGJIKOMIKE  
  • SHBA dhe arkitektura e re e paqes globale: Diplomacia strategjike dhe ndërtimi i rendit të ri ndërkombëtar në epokën e demokracive të avancuara
  • Isa Boletini, Rënia si Akt Themelues i Ndërgjegjes Kombëtare dhe Alarm i Përhershëm i Historisë Shqiptare
  • Kongresi i Lushnjës dhe periudha përgatitore për Luftën e Vlorës 1920
  • GJON MILI DHE EKSPOZITA MЁ E MADHE FOTOGRAFIKE BOTЁRORE E TЁ GJITHA KOHRAVE
  • Rezoluta-6411,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe  zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare
  • IBRAHIM RUGOVA: BURRËSHTETASI QË E SFIDOI DHUNËN ME QYTETËRIM 

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT