– Ehe President Meta ne Mbrojtje te Teatrit/
-Robert Budina: Kjo është kalaja e fundit e demokracisë, ata kanë marrë çdo gjë/
Meta depoziton kërkesën për shpalljen antikushtetuese të ligjit për shembjen e Teatrit/
Regjisori Robert Budina është një ndër artistët që vijojnë të bëjnë rezistencë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, dhe mëngjesin e sotëm ndaj tij u shtrua dhunë nga policia e cila po përpiqej të lironte hyrjen kryesore të Teatrit.
Disa orë më pas artistët tentuan të hyjnë në Teatër por nuk u lejuan nga policët. Pati tension dhe përplasje mes tyre dhe policisë. Budina u shpreh i vendosur se do të vijojë rezistencën për të mos lejuar shembjen e Teatrit Kombëtar.
Robert Budina i drejtohet policit: Ti po mbron mafiozin, unë po mbroj vendin dhe fëmijët e tu
Polici: Të lutem vazhdo
Robert Budina: Unë po mbroj vendin dhe fëmijët e tu
Polici: Të lutem zotëri
Robert Budina: Ti po mbron bukën e gojës, por me ne do marrësh më shumë. Do marrësh edhe një dinjitet, nuk do marrësh vetëm bukën e gojës.
Ne duam vetëm të shohim çfarë po ndodh me Teatrin Kombetar (TK), asgjë më shumë. Keni ardhur këtu pa asnjë urdhër, pa asnjë dokument.
Budina u drejtohet gazetarëve: I kemi kërkuar dokumentat pse vjen policia. Sepse policia duhe të vijë këtu vetëm në objekte të rëndësisë së veçantë dhe ky nuk është objekt i rëndësisë së veçantë. Kanë ardhur të na provokojnë, kanë ardhur të mbrojnë ‘me demek’ punëtorët e TK.
Gazetarja: Ju i njihni personat që u futën brenda?
Robert Budina: Është vetëm drejtori organizativ i TK. Të gjithë të tjerët që janë futur brenda janë të paligjshëm, nuk janë punonjës të TK dhe nëse u futën ata punëtorët që i kanë marrë për bukën e gojës, ne duhet të futemi brenda. Jemi njëlloj si ata.
Pse këta punëtorët e tjerë u lejuan mor zoti polic dhe ne nuk u lejuam? Ata ishin si ne, nuk janë punëtorë të TK.
Pra, ju e shihni që nuk e kanë një përgjigje dhe ne nuk po kërkojmë asgjë tjetër, përveçse të kuptojmë se çfarë po ndodh në TK. Çfarë po bëjnë zotërinjtë që janë futur brenda, që nuk janë punonjës të TK?
Po vënë bomba për ta djegur, siç dogjën atë tek Bashkia?
Do shkaktojnë ndonjë skandal? Çfarë është kjo punë?
Dhe kanë marrë njerëz që i përdorin si ‘mish për top’. Si ‘mish për top’ janë sot zotërinjtë policë, si ‘mish për top’ janë punëtorët e shkretë për ‘bukën e gojës’ dhe ne duam të kuptojmë se çfarë po ndodh. Këta nuk na lënë të futemi brenda.
Gazetarja: Z. Budina jeni pa këpucë dhe me bluze të grisur. U ushtrua dhunë?
Robert Budina: Jam pa këpucë, se m’i hoqën këpucët. U ushtrua dhunë, patjetër që u ushtrua dhunë. Është dikush që më vjen gjithmonë nga mbrapa dhe më ngre dhe ikën. Më thotë : “Nuk kam ikur” nja katër herë. Më grisës, më kapën, më shtynë…pak rëndësi ka, grisja nuk është asgjë para demokracisë, ia lejojmë vetes edhe ndonjë thyerje eshtrash, nuk ka problem.
Gazetarja: Z.Budina doni të hyni brenda?
Robert Budina: Duam të hyjmë brenda të shohim se çfarë po ndodh me TK, asgjë më shumë. Dhe kush janë njerëzit që janë futur? Janë sabotatorë sepse, duke patur parasys që këta duan ta shembin TK, këta mund të bëjnë edhe ndonjë ‘incident’. T’i vënë flakën nga brenda, sikur ra, sikur e dogjëm ne, kështu që, ne duam të kuptojmë kush janë këta njerëz, që nuk janë punonjës të TK që janë futur brenda.
Gazetarja: Sa kohë ka që nuk futeni në TK?
Robert Budina: Që kur është mbyllur vjet, ndërkohë që nuk ka një dokument që tregon se është jashtë funksioni TK. Është brenda funksionit, kanë ikur vetëm me urdhër. Drejtori i TK që ka ikur vetëm si rezultat i urdhrit të kryeministrit një ditë do të mbajë përgjegjësi pse e ka spostuar trupën atje sepse kjo nuk përbën rrezik. Nuk ka asnjë dokument nga Instituti i Ndërtimit që kjo nuk është në gjendje të mirë. Kjo është në gjendje të mirë.
Gazetarja: Ka materiale brenda që mund t’u nevojiten tek Art Turbina?
Robert Budina: U nevojiten vetëm skenografitë, rekuizitat. Pjesa tjetër: ndriçimi, karriget, janë aty dhe nëse lëvizin ato do të thotë që TK bëhet gati për t’u shembur.
Gazetarja: Ju shohim pa këpucë z.Budina
Robert Budina: Po m’i morën policët këpucët edhe më grisën policët edhe neve tani do grisim shtetin që ta shpëtojmë shqiptarin nga kjo dhunë, por janë të dorëzuar. Pavarësisht se na shtyjnë, janë të dorëzuar.
Ne po i ruajmë policët, janë vëllezërit tanë, por faktikisht shteti po i përdor për ‘mish për top’ dhe ju e shihni që ata janë jo me mjetet e nevojshme.
Gazetarja: Do bëni rezistencë?
Robert Budina: Patjetër që do bëjmë rezistencë dhe kjo nuk ka dyshim. Nuk ka dyshim, sepse kjo është kalaja e fundit e demokracisë. Ju e kuptoni që ata kanë marrë çdo gjë.
***
Presidenti i Republikës Meta depozitoi kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për të depozituar kërkesën për shpalljen antikushtetuese të ligjit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.
Presidenti e konsideroi vendimin për shembjen një proces kriminal dhe theksoi se është e nevojshme ndërpreja e këtij akti.
Në një deklaratë për mediat, Meta tha se do veproj drejtësia shqiptare ndaj rilindasve kombëtare dhe ndërkombëtare që e kanë lënë vendin pa gjykatë kushtetuese dhe morën vendimin për të shkatërruar teatrin.
Ilir Meta: “Në radhë të parë dua të theksoj rëndësinë e madhe që ka akti im sot që është në koherencë me përpjekjet e mia të vazhdueshme ne raport me Kuvendin, qeverinë dhe institucionet e përfshira në këtë proces kriminal, në kundërshtim me rendin e vendit, akteve dhe marrëveshjeve kombëtare dhe njëkohësisht në kundërshtim me interesat kombëtare të vendit. Ligji për shkatërrimin e teatrit është një kryevepër kryhet në një krim kushtetues, kombëtar dhe kulturor dhe vetëm në interes ‘rules of oligarks’.
Dua ti siguroj të gjithë se kam ardhur këtu për të garantuar që Republika e Shqipërisë do jetë një vend i sundimit të ligjit dhe popullit, boll me sundimin e oligarkëve. Është e domosdoshme ndërprerja e këtij akti që filloi sot në mëngjes, do veproj drejtësia shqiptare dhe ndërkombëtare ndaj rilindasve kombëtare dhe ndërkombëtare që e kanë lënë vendin pa gjykatë kushtetuese.
Nuk jemi rastësisht pa gjykatë kushtetuese. Fajin nuk e ka reforma, ajo nuk e linte pa Gjykatë Kushtetuese vendin la ramaforma.
Drejtësia shqiptare dhe ndërkombëtare do veprojë një ditë për këtë krim që është shkatërrimi i teatrit kombëtar. Është përpjekje për të instaluar me dhunë ‘rules of oligarks’.
Nuk ka forcë në botë që më ndalon mua si president që të vë para drejtësisë rilindasve kombëtare.
Unë jam i lumtur për procesin dekorimit që ka filluar ndaj meje. Kam dy vite që jam betuar në Kushtetutën e Shqipërisë. Asnjë president nuk ka ardhur këtu. Drejtësia shqiptare dhe ndërkombëtare do veprojë. Drejtësia kombëtare është më kryesore.”
Ora13:08 – Meta mbërrin në Kushtetuese i shoqëruar zëdhënës presidenti, Tedi Blushi.
Ne nje postim ne Facebook pak me pare, Presidenti e quajti te turpshme rrethimin me polici te Teatrit dhe përplasjet fizike të policisë me komunitetin e artistëve.
“Rrethimi me policë i Teatrit Kombëtar dhe përplasjet fizike me komunitetin e artistëve, të cilët janë aty në mbrojtjen e një prej vlerave të trashëgimisë tonë historike, kulturore e kombëtare, janë një ngjarje e shëmtuar dhe e turpshme.
I bëj thirrje Policisë së Shtetit të respektojë artistët dhe të mos i dhunojë ata fizikisht në ushtrimin e së drejtës së tyre për të protestuar ndaj një vendimi abuziv e korruptiv për prishjen e godinës së Teatrit, dhe as t’i lëndojë ata shpirtërisht, në respekt të dinjitetit njerëzor dhe kontributeve të vyera që kanë dhënë për artin e kulturën kombëtare. As sampistët e Ramiz Alisë nuk e kanë prekur me dorë Edmond Budinën në dhjetor ’90!
Shumë turp! Shumë turp! Shumë turp!”
Kortezi TV Ora news Albania