• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shteti serb do të përgjigjet për zhdukjen e Ukshin Hotit dhe….

May 16, 2019 by dgreca

…………..gjenocidin e kryer në Kosovë /

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë sot në Prizren në 20 vjetorin e zhdukjes së veprimtarit të shquar Ukshin Hoti, se ai ishte ideolog dhe vizionar i madh për të ardhmen e shtetit të Kosovës.  

  • Kosovë-Ndertesa e Ministrisë së Jashtme emërtohet me emrin Ukshin Hoti /
  • Kryeparlamentari Veseli tha se Serbia do të përgjigjet para drejtësisë për zhdukjen e Ukshin Hotit dhe gjenocidin që e ka kryer gjatë luftës në Kosovë.  “Andin, baba yt është baba i kombit tonë këtu në Kosovë. E vërteta për Ukshin Hotin dikush thotë se nuk dihet. Ajo dihet çdo ditë. Ai ishte veprimtar, intelektual dhe ideolog. Kur ka folur ai se Kosova duhet të ketë ushtri, shtet, pak kush ka guxuar të flas. Unë besoj shumë se kombi ynë ka perspektivë dhe do të jetë i fortë çdo ditë. Është  i përjetshëm kujtimi për të madhin Ukshin Hoti. Ne sot do të kemi seancë të veçantë në Kuvendin e Kosovës për të kërkuar drejtësi, për të gjithë ata mijëra qytetarë të vrarë, fëmijë, gra e pleq të cilët janë vrarë e masakruar nga shteti serb. Shteti serb ka kryer gjenocid. Kjo duhet të thuhet edhe më me zë dhe shteti serb do të përgjigjet ashtu siç e meriton “, tha ai. 

Ai tha se brezat e rinj të shtetit të Kosovës nuk duhet ta harrojnë sakrificën e gjeneratave të mëparshme që kanë bërë gjithçka për këtë liri që sot të gjithë e gëzojnë në shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. 

“Të dashur të rinj, besoni në shtetin e Kosovës, sepse kemi bërë shumë sakrifica. Kemi shumë e shumë njerëz që kanë dhënë  çdo gjë, edhe jetën e tyre për këtë shtet i cili sot e përgjithmonë do të ekzistojë. Unë besoj se kombi ynë ka perspektivë, se shteti ynë po ecë çdo ditë përpara për aq sa duhet të kemi besim tek njëri-tjetri për të ecur edhe më shpejt përpara. Ne do të ecim përpara ballëlartë dhe do të kërkojmë të drejtën tonë, do të kërkojmë drejtësi”, tha Kryeparlamentari Veseli.

***

Kosovë-Ndertesa e Ministrisë së Jashtme emërtohet me emrin Ukshin Hoti

-Komunikate për media dërguar sot nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës/

PRISHTINË, 16 Maj 2019-Gazeta DIELLI/ Nga sot ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme do të mbaj emrin e Ukshin Hotit. Këtë emrim e ka bërë ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.Ministri Pacolli ka thënë se këtë vendim e ka marr në ditën kur kujtojmë Ukshin Hotin, i cili ishte i burgosur politik nga regjimi i Beogradit dhe tash e 20 vite mungon dhe fati i tij nuk dihet ende. “Kujtojm se ai ishte një luftëtar i lirisë sonë, intelektual, diplomat dhe burrështetas modern.  Hoti ishte gjithashtu Sekretar Krahinor i Kosovës për Marrëdhëniet me Jashtë (ministër i jashtëm) dhe ne sot kujtojmë kontributin e tij ndaj kombit dhe në diplomaci, dhe për ketë unë kam vendosur të emërtoj ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme në emër të tij”, ka shtuar ministri Pacolli.Në të njëjtën kohë Ministria do të ndaj çdo vit çmimin Ukshin Hoti për Diplomaci.”Ne do të luftojmë për përgjigje se çka ka ndodhur me Ukshin Hotin. Serbia nuk mund t’i ikë drejtësisë”, ka potencuar Pacolli. /b.j/

Filed Under: Featured Tagged With: Ukshin Hoti-Serbia- Veseli

VATRA, PJESË E PËRKUJTESËS PËR REVOLTAT E SPACIT DHE QAFË BARIT NË WASHINGTON D. C.

May 15, 2019 by dgreca

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA do të jetë pjesë e veprimtarive përkujtimore dhe nderuse për viktimat e komunizmit, që këtë vit u kushtohet revoltave antikomuniste të Spacit dhe Qafë Barit, dëshmorëve martirë antikomunistë që humbën jetën në komunizëm, ish të përndjekurëve që vuajtën në diktaturën komuniste shqiptare. Veprimtari organizohet nga Shqiptarët e Amerikës, nen kryesimin e z. Pellumb Lamaj, në bashkëpunim me Fondacionin për Viktimat e Komunizmit në Washington D.C.

Përvjetorët e këtyre revoltave Vatra i ka organizuar edhe në mjediset e saj në bashkëpunim me të përndjekurit politikë, ndërkohë që ka ndërtuar një platformë të saj për denoncimin e krimeve të komunizmit dhe njohjen e brezit të ri me këto krime.

Në këtë veprimtari do të jenë të pranishëm edhe kryetari i Vatrës z. Dritan Mishto me bashkëpunëtorë. Vatra u bën thirrje vatranëv, që së bashku me familjet,degëve të Vatrës, që  të bëhen pjesë e këtij manifestimi përkujtimor, jo vetëm në shenjë respekti për dëshmorët e këtyre protestave, por edhe si sinjal për shtetin amerikan për harresën e krimeve nga qeveria dhe klasa politike shqiptare.

Veprimtari organizohet ditën e Hënë, 20 Maj 2019, duke filluar që nga Ora 10 e mëngjesit, pranë Memorialit kushtuar viktimave të Komunizmit, që ndodhet në kryqëzimin e Massachusetts dhe New Jersey ave në Washington DC.

Vatra e ka obligim nderimin dhe perkujtesen ndaj ish te perndjekureve nga martiret e saj qe u masakruan,u pushkatuan, u burgosen, u internuan nga diktatura komunist;

KUJTESA VATRANE PER MARTIRET E  ANTIDIKTATURE:

Koco Kota(ish kryetar i Vatres) – vdiq nga torturat e regjimit komunist ne burgun politik te Burrelit

Aqif Permeti(Komandant i Trupave vullnetare te Vatres, ish menaxher i Diellit) –– pushkatuar nga regjimi komunist.

Kole Tromara(Ish kryetar i Vatres) –pushkatuar nga regjimi komunist

Bahri Omari,(ish editor i Diellit) pushkatuar nga diktatura

Kristo Kirka(ish kryetar i besa-Besen, Menaxher i Diellit, nenkryetar i Vatres, deputet ne Parlament, nenprefekt ne Himare e Bilisht, kryetar Bashkie ne Korce) – vdiq ne burgun politik te Burrelit.

Aqile Tasi- ish Kryetar i Vatres dhe editor i Diellit, u masakrua ne burgun politik te Burrelit

Kole Rrodhja – vdiq ne burgun politik te Burrelit

Ali Kuci – vdiq nga torturat gjate procesit te hetuesise

Faslli Frasheri- pushkatuar nga regjimi komunist

Kristo Floqi- i burgosur nga regjimi komunist

Andon Frasheri- diplomuar ne Universitetin e Havardit –i burgosur nga regjimi komunist

Halit Qytetza – burgosur nga regjimi komunist etj….

Filed Under: Featured Tagged With: Spaci-Qaf Bari- Revolta, Vatra

VATRA NË HARTFORD ME KRYETAR TË RI

May 14, 2019 by dgreca

DEGA E VATRËS NË HARTFORD ZGJODHI KRYESINË E RE NËN DREJTIMIN E PROFESORIT MILAIM TAHIRI/

Me datën 04/20/2019 në një ambient të këndshëm dhe në praninë e një numri  të konsiderueshëm te anëtarëve dhe simpatizantëve të Vatres u mbajt Kuvendi Zgjedhor i degës së Hartfordit. Nga New Yorku kishin ardhur përfaqësuesit e Qendrës së Vatrës: nenkryetari z.Agim Rexhaj dhe anetari i Keshillit te Vatres  z.Ramadan Gashi. Mbledhja u hap nga z.Prend Qetta, i cili së pari të gjithë mysafirëve dhe të pranishmëve u uroi mireseardhje, dhe mëpastaj informoi për rendin e ditës.

            Më pas nënkryetari i degës z.Arben Zeqiraj duke i falenderuar mysafirët për ardhjen e tyre , vazhdoi fjalimin duke shpalosur aktivitetin e Vatrës që nga formimi i degës e deri me sot, ku në fokus ishte rëndësia e vazhdimësisë se Vatrës për promovimin e vlerave shqiptare, ruajtjen e gjuhes shqipe dhe tradivae si dhe promovimin e Kultures kombetare. Ai shprehu  një  vlerësim dhe falenderim të veqantë per punën e palodhshme të ish kryetarit z. Nesim Mucollari i cili për arsye personale ka dhënë dorëheqje. Me tutje ai falenderoi vatranët e Hartfordit që nga më i vjetri z.Andon Rrumbullaku, dhe gjithë bizneset qe ndihmuan në aktivitet e degës Vatra.

            Më pas fjala i u dha z. Agim Rexhaj i cili foli per historikun dhe rrugën qe ka kaluar Vatra gjatë viteve, si dhe aktivitetet dhe rolin e saj gjate historise deri ne ditet e sotme. Z. Agim Rexhaj e vlerësoi punen e deges së Vatres në Hartford dhe premtoj perkrahje nga Qendra e Vatres per degën tonë. Me pas z.Ramadan Gashi foli për rëndësinë e Vatrës dhe në vecanti për Gazetën Dielli dhe rrugën e saj 110 vjecare, duke vënë në pah rëndësinë e Diellit në pasqyrimin e gjitha ngjarjeve historike të shqiptarëve në 110 vjet të ekzistimit të saj.

            Më tutje u vazhdue me një diskutim  gjithëpërfshirës për mundësitë e realizimit të aktiviteteve të ndryshme në Connecticut dhe modalitet për realizimin e tyre.

            Procesi zgjedhor filloi me prezentimin e listës së anëtarëve nga ana e  sekretarit z.Ilir Gjomarkaj. Pas verifkimit te listave, diskutimeve për zgjedhjet dhe sqarimet e bëra lidhur me rregullat e përcaktuara në Kanunoren e Vatrës për zgjedhjet. Pasi u vlerësua se ekziston kuorum i mjaftueshem, u vazhdua me propozimet per kryesinë e re. Gjithnjë në një frymë shumë pozitive ashtu si u ka hije vatranëve, u bënë propozime për kryesinë e re, dhe u votua një për një kryesia e re qe do të drejtoj degën e Vatres në Hartford.

            Me votim unanim u vendos qe kryetar të zgjdhet z.Milaim Tahiri, profesor univerisiteti, i cili mori përkrahjën e të gjithë te pranishmëve. Më pas u vazhdue me zgjedhjen e anëtarëve të tjere të kryesisë, që do të drejtoi degën e Vatrës në Hartford.

Kryesia e re e degës së Hartfordit e votuar unanimisht nga gjithe te pranishmit:

1. Prof. Milaim Tahiri ( Kryetar)

2. Prof. Arben Zeqiraj (Nënkryetar)

3. z. Ilir Gjomarkaj (Sekretar)

4. Prof. Prend Qetta (Arkëtar)

5. z.Agim Cinxo (Anëtar)

6. Ing. Bashkim Bufi

7. Ing. Besmir Xhurxhi

8. Prof. Bujar Konjusha

9. Prof.Dr.Halil Xhimnica

10.Prof.Nijazi Jashari

            Pas votimeve z. Milaim Tahiri mori fjalen dhe falenderoj të gjithë për besimin e dhënë për drejtimin e Degës së Vatrës ne Hartford, dhe u lut per përkrahjen nga të gjithë te pranishmit në realizimin e aktiviteteve dhe angazhimeve me kryesinë e re. Kryetari i ri premtoi se do të punoj me organizatat tjera për të mirën e komunitetit dhe do të perfaqësoj me dinjitet Vatrën kudo që është nevoja.

            Mbledhja u mbyll me një koktej rasti me rastin zgjedhjes se kryesisë se re dhe njëkohësisht me rastin e 5 vjetorit te deges Vatra Hartford. Këtë koktej e bënë më madhështor  këngëtaret Engjell Koca dhe Paulin Gega qe kënduan disa këngë patriotike për të pranishmit.

Filed Under: Featured Tagged With: Dega e Vatres Hartford-Milaim Tahiri

Protesta e Opozitës dhe qëndrimi ndërkombëtarëve

May 13, 2019 by dgreca

Protesta e sotme u parapri nga një numër i madh deklaratash të ambasadës amerikane dhe selive diplomatike të vendeve kryesore të Bashkimit Europian të cilat i kërkuan zotit Basha dhe drejtueses së LSI-së Monika Kryemadhi, të dënonin dhunën e ushtruar gjatë protestës të së shtunës dhe përgjëgjësit e saj. Në fjalën e tij, zoti Basha i mëshoi pikërisht fjalës “dhunë” e cila sipas tij ishte “përgjigja e vetme e Edi Ramës ndaj votës së lirë”. . ..

Në Shqipëri, protesta e sotme(13 Maj 2019) e opozitës është parashikuar në formën e një marshimi përpara “disa istitucioneve që simbolizojnë ato që krimi u ka vjedhur shqiptarëve”, tha zoti Basha, në fjalën e mbajtur përpara manifestuesve të mbledhur para godinës së Qeverisë. Ndalesa e parë e opozitës do të jetë përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë “drejt institucionit që vetëm shtyp. Ne nuk duam një polici të krimit”, tha zoti Basha. Ndalesa e dytë do të jetë para Parlamentit “vendit që duhet të jetë tempulli i demokracisë me mesazhin se nuk e njohim Parlamentin e paligjshëm”. Më pas manifestuesit pritet të ndalen para Ministrisë së Brendshme “ku sundon një njeri që nuk e lidh asgjë me kushtetutën dhe ligjin, por vetëm servilizimi i verbër dhe shërbimi ndaj padronit të tij”, u shpreh zoti Basha duke njoftuar se ndalesa e fundit do të jetë përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës “ku mbahen me pa të drejtë vëllezërit e motrat tona”.Përpara se të niste marshimin, zoti Basha mbajti një fjalë në sheshin për godinës së Qeverisë, i cili dy netë më parë u kthye në një skenë të akteve të dhunshme ndaj godinave shtetërore, drejt së cilave u lëshuan një numër i madh bombash Molotov. Protesta e sotme u parapri nga një numër i madh deklaratash të ambasadës amerikane dhe selive diplomatike të vendeve kryesore të Bashkimit Europian të cilat i kërkuan zotit Basha dhe drejtueses së LSI-së Monika Kryemadhi, të dënonin dhunën e ushtruar gjatë protestës të së shtunës dhe përgjëgjësit e saj. Në fjalën e tij, zoti Basha i mëshoi pikërisht fjalës “dhunë” e cila sipas tij ishte “përgjigja e vetme e Edi Ramës ndaj votës së lirë”. Ai theksoi se “dhuna është e vetmja zgjidhje që ofron Edi Rama. Dhunë ndaj sipërmarrjes, ndaj administratës, dhunë ndaj të papunëve, ndaj të rinjve dhe vogëlushëve, dhunë ndaj vogëlushëve të Unazës. Jemi sot në këtë marshim për të thënë qartë dhe prerë: E refuzojmë dhunën e qeverisë dhe i përgjigjemi me besimin tonë tek vlerat europiane, me fuqinë e bashkimit dhe vendosmërisë. Nuk ka shqiptar që nuk e di se këtu kemi ardhur si rezultat i dhunës shtetërore, se dhuna shtetërore është produkt i dhunës zgjedhore. Sepse ajo është e vetmja mënyrë e Ramës për të marrë e për të mbajtur pushtetin”, deklaroi zoti Basha përpara mbështetësve të tij, të cilat sot nuk tentuan as t’i afrohen gardhit të punonjësve të policisë para godinës së Qeverisë duke u mjaftuar vetëm me lëshimin e shashkave dhe tymueseve.Në Shqipëri, ambasada amerikane i bëri sot thirrje kryetarit të Partisë Demokratike dhe drejtueses së Lëvizjes socialiste për Integrim Monika Kryemadhi të dënojnë dhunën në protestën e së shtunës dhe të sigurojnë se protestat e ardhshme do të jenë paqësore

Deklarata e ambasadës amerikane u bë sot pasdite para nisjes së protestës tjetër që opozita ka paralajmëruar për sonte në mbrëmje në Tiranë. Ambasada thekson se “forca dhe dhuna nuk kanë vend në një proces demokratik” dhe se ato dënojnë “dhunën e pranishme gjatë protestave të 11 majit në Tiranë dhe përgjegjësit e saj. Dhuna çoi në plagosje dhe dëmtime të pronës, përfshirë edhe dëmtim të vendbanimit së Ambasadorit të OSBE-së. Këto veprime të dhunshme ishin të paligjshme dhe jodemokratike”, thekson deklarata përmes së cilës i kërkohet drejtuesve të opozitës që “të bashkëpunojnë me çdo hetim që synon të identifikojë çdo person që i kreu ato dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë”.Ambasada nënvizon gjithashtu se “edhe autoritetet ligjzbatuese kanë përgjegjësi për të vepruar me vetëpërmbajtje, përfshirë edhe rastet kur iu përgjigjen provokimeve”. Sipas ambasadës amerikane “protestat e dhunshme po dëmtojnë përpjekjet e Shqipërisë për reforma demokratike dhe perspektivën e vendit për të bërë përpara në rrugën drejt Bashkimit Europian. Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët që të zmbrapsen nga përplasjet dhe të përfshihen në një dialog konstruktiv, që synon t’i japë fund ngërçit politik”, përfundon deklarata.Në linjë me qëndrimin e ambasadës amerikane, dhe deklaratat e ambasadave të disa prej vendeve kyçe të Bashkimit europian.

OSBE dënon dhunën në Shqipëri

Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) dënoi të hënën me forcë dhunën e ushtruar nga protestuesit në kryeqytetin shqiptar gjatë fundjavës.

Në një deklaratë të përbashkët të Kryetarit të Radhës së OSBE-së dhe Ministër i Jashtëm i Sllovakisë Miroslav Lajcak, të Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së Thomas Greminger, të Presidentit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së George Tsereteli dhe të Sekretarit të Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së Roberto Montella, thuhet se trazirat nuk mund të zëvendësojnë angazhimin politik demokratik.

Zyrtarët e lartë të OSBE-së dënojnë gjithashtu me forcë edhe kërcënimet dhe përpjekjet për frikësim ndaj Kreut të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, si dhe ndaj OSBE-së në përgjithësi. Deklarata u bën gjithashtu thirrje forcave të policisë që të tregojnë vetëpërmbajtje.

Drejtuesit e OSBE-së thonë se një zgjatje e mëtejshme e krizës do të dëmtonte prioritetet e politikës së brendshme dhe të jashtme të Shqipërisë. Ata shprehen se ka ardhur koha për krijimin e një platforme vendore të dialogut, ku do të përfshiheshin të gjitha palët, partitë politike, shoqëria civile dhe akademikët, për të dalë mbi dallimet dhe për të punuar së bashku për interesin më të mirë të Shqipërisë.

Fleckenstein – Kukan: dialogu rruga e vetme

Ndërsa dy eurodeputetët, Knut Fleckenstein, relator për Shqipërinë në Parlamentin Europian dhe Eduard Kukan Kryetar i Grupit të Punës për Ballkanin Perëndimor në Komitetin për Punët e Jashtme iu drejtuan po pasdite me një letër qtetarëve shqiptarë. Ata shprehen se “me shqetësim të madh kemi parë imazhet e dhunës në Tiranë të shtunën e kaluar, më 11 maj.

E drejta për të protestuar është thelbësore në çdo shoqëri demokratike, por kjo kurrë nuk e bën dhunën një instrument te ligjshëm”, thekson letra duke shtuar se “Ne, deputetët e Parlamentit Evropian, anëtare te familjeve të ndryshme politike evropiane, u bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në protestat e lajmëruara për ditët e ardhshme në Tiranë, të përmbahen nga të gjitha format e dhunës dhe të qëndrojnë larg nga ngjarje të dhunshme. Ne gjithashtu u bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve politikë që të tregojnë përgjegjësi dhe vetëkontroll”.

Fleckenstein dhe Kukan theksojnë se “Si deputetë të Parlamentit Evropian, ne nuk synojmë interferimin në ngjarjet ne vend. Duam thjesht t’ju kujtojmë se vetëm institucionet dhe proceset demokratike, dialogu parlamentar, procedurat ligjore, zgjedhjet e lira dhe të drejta – janë rruga e vetme përmes të cilës shoqëria shqiptare mund të zgjidhë sfidat serioze që përjeton. Është koha e duhur që t’i dërgoni botës një mesazh të qartë se Shqipëria dhe shqiptarët janë të aftë për t’i zgjidhur konfliktet e tyre në mënyrë paqësore dhe demokratike”, përfundon letra e dy eurodeputetëve.(Sipas VOA)

***

Gjermania e shqetësuar për gjendjen në Shqipëri

Në një deklaratë ekskluzive për DW dy deputetët gjermanë të grupit parlamentar CDU/CSU dënojnë dhunën në protestë në Shqipëri dhe ofrojnë ndihmë në kapërcimin e krizës. Edhe Ministria e Punëve të Jashtme dënon dhunën.

Zëvendëskryetari i grupit parlamentar të Unioni Kristiandemokrat / Unioni Kristiansocial (CDU/CSU) në Bundestag dhe njëherazi kryesues i grupit të punës së Ballkanit Perëndimor, Johann David Wadephul (CDU), si edhe raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Bundestagut për Çështje të Jashtme, Christian Schmidt (CSU), kërkojnë nga pozita dhe opozita në Shqipëri që të hyjnë në dialog pa kushte. Në një deklaratë të përbashkët, të cilën ata ia dhanë ekskluzivisht Deutsche Welle-s të hënën (13.05) pasdite në Berlin, të dy deputetët e këtyre dy partive simotra me Partinë Demokratike të Shqipërisë, i dënojnë ashpër trazirat e dhunshme në Shqipëri dhe ofrojnë ndihmën e tyre për kapërcimin e krizës.

Deklarata e plotë:

“Ne i dënojmë ashpër trazirat e dhunshme. E drejta e ligjshme e lirisë së demonstrimit nuk duhet keqpërdorur duke përdorur dhunën. Kjo duhet garantuar nga të dyja palët: Si udhëheqësit politikë edhe organizatorët e demonstratave, ashtu edhe forcat e sigurisë, duke përfshirë edhe Ministrin e Brendshëm, duhet ta sigurojnë këtë. Të dyja palët duhet të kontribuojnë për çtensionim. Por, mjerisht po ndodh e kundërta. Çtensionimi përfshin edhe vetëpërmbajtje në përzgjedhjen e fjalëve! Por kush flet për “luftë”, bën të kundërtën! Kërcënimi që i është bërë ambasadorit të OSBE-së, Bernd Borchardt, në shtëpinë e tij, është për ne i papranueshëm! Dhuna nuk mund të tolerohet aspak si mjet politik.

Qeveria dhe opozita tani duhet të hyjnë në dialog urgjentisht dhe pa asnjë parakusht dhe të jenë të gatshme për kompromise. Të dyja palët janë njësoj përgjegjëse për paqen e brendshme dhe për krijimin e kushteve për çeljen e negociatave të anëtarësimit.

Ata që nuk janë të gatshëm ta bëjnë këtë menjëherë, janë duke e çuar veten drejt izolimit politik. Ne jemi të gatshëm për të ndihmuar në kapërcimin e krizës”, përmbyllet deklarata e dy politikanëve gjermanë,.

Opinioni i grupit parlamentar CDU/CSU për Shqipërinë është vendimtar për Po-në gjermane për çeljen e negociatave.

Edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë në një deklaratë ekskluzive për Deutsche Welle-n bëri të ditur se po i “vëzhgon me shqetësim të madh zhvillimet në Shqipëri”, e sidomos “kërcënimin ndaj drejtuesit të zyrës së OSBE-së në Shqipëri”. Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë u bën thirrje organizatorëve të protestave që të heqin dorë nga kërcënimet dhe përdorimi i dhunës. “E drejta e demonstrimit është një element i rëndësishëm i kushtetutës demokratike. Dhuna, siç e pamë atë të shtunën e kaluar, është krejt e papranueshme”, përfundon deklarata e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ndërkohë nga Shqpëria pritet të martën(14.059  në Berlin ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, për disa takime me përfaqësues të partive të ndryshme për t’i bindur ata për ta mbështetur Shqipërinë për çeljen e negociatave. Cakaj do të takohet edhe me ministrin e shtetit për Evropën Michael Roth (SPD).(Sipas DW)

Filed Under: Featured Tagged With: Opozita-Protesta-Nderkombetaret

ELITA E HARRUAR E DIASPORES NE SHBA…

May 13, 2019 by dgreca

– Bisedë me prof.Fioralba Cakoni, mësimdhënësen e ndritur midis dy kontinenteve/

Fioralba : Matematika ka qenë “my little corner of escape where everything makes sense”./

Profesore Fioralba  Cakoni jep Matematikë në Rutgers University, New Jersey në nje nga universitetet e njohura në Amerikë.  Prof.Cakoni është një mësimdhënëse e ndritur midis dy kontinenteve çka na bën të ndihemi krenar për arritjet e saj dhe integrimin me plot kulturë dhe të një niveli të lartë intelektual.  Arritjet e saj në fushën e matematikës si shkencë egzakte në nivelet më të larta universitare në Europë dhe në Amerikë doemos që ja rrisin karatin Diasporës shqiptaro amerikane dhe për këtë arsye unë e intervistova për ta ndarë me ju këtë histori suksesi të një profesoreshe të nderuar. 

Ju lutem prof. Cakoni na flisni për fëmijërinë tuaj, si e keni përjetuar atë?

Unë jam lindur dhe rritur ne Elbasan, vajzë e vetme e dy prindërve intelektualë; mamaja ka qënë figurë e njohur e arsimit në Elbasan ndërsa babai llogaritar i edukuar prej vitesh në Itali. Pavarësisht nga kufizimet e sistemit të asaj kohe, kujtoj me mall vitet e fëmijërisë, gjatë së cilës kam qenë e lumtur, kam përjetuar dashurinë dhe kujdesin pa limite të prindërve të cilët më kultivuan etjen për dije, kuriozitetin dhe medimin e pavarur. Kam gjthashtu nostalgji  për shoqërinë e mrekullueshme të  familjes dhe timen të Elbasanit. Elbasani është shquar në breza si qëndër e dijes dhe progresit të mendimit. I detyrohem prindërve, edukuesve, dhe qytetit tim të fëmijërisë që më mësuan të dalloj gjërat thelbësore që formojnë një person, të ndjek pasionin dhe ëndrrat e mia, dhe të mos dekurajohem nga vështirësitë.

Nga shkolla e mesme çfarë keni mësuar më shumë dhe cilat jane lëndët që ju kanë tërhequr për jetën tuaj?  Cili mësues e dalloi dhuntinë tuaj dhe a ka qenë frymëzues si dritëdhënës për të ardhmen tuaj?

Shkollën e mesme e  mbarova në gjimnzin “Dhaskal Todri” të Elbasanit, një shkollë me traditë në shkencat natyrore dhe letërsi. Megjithëse isha mirë në të gjitha  lëndët, pasionin e kisha në lënët egzakte, veçanerisht në matematikë. Si gjimaziste dy herë (1981-1982) kam fituar olimpiadën kombëtare të matematikës. Pata fatin e mrekullueshëm të kisha mësuese të matematikës Zoja Bozgon për katër vjet në gjimnaz. Mësuese Zoja, e cila para se të emërohej në Elbasan ishte profesore universiteti, ishte ideali dhe inspirimi për mua  qe të ndjek rrugën e matematikës. Nuk kisha me dyshim – rruga ime ishte te vazhdoja universitetin në degen e matematikes.

Ju keni qenë pedagoge e matematikës në universitetin e Tiranës, sa e rëndësishme ka qenë matematika ndër studentët tuaj dhe a hasnin shpesh vështirësi në zgjidhjen e problemeve të ndryshme?

Po, sapo mbarova degën speciale  të Matematikës (quhej drejtimi 5 vjeçar) në Universitetin e Tiranës, në 1987 u emërova si pedagoge në të njëjtën katedër ku studiova, dhe dhashë mësim atje gati për 10 vjet. Me këtë rast do doja te theksoja se gjate viteve si studente dhe në vazhdim   si pedagoge, katedra e matematikës kishte vertetë profesorë të mrekullueshëm, të apasionuar ne mësimdhenje dhe matematikanë të talentuar. Matematika është degë e veshtirë, por gjatë pjesës më të madhe të mësimdhënies time atje, ne kishim akoma studentë te motivuar dhe të talentuar sepse dega e 5-vjeçarit ekzistonte akoma.  

Cilat  kanë qenësfidat me të cilat përballej universiteti i Tiranës kur ju keni dhënë mësim dhe në se hasnit sfida guxonin studentët të ngrinin zërin e tyre në dekanat apo më gjerë?

Unë u largova nga Universiteti i Tiranës ne 1997, pak a shumë gjate kohës së tranzicionit kur sfidat ishin të shumë-drejtimshme. Çdo gjë ishte në ndryshim. Ajo që përjetova unë sidomos në 3-4 vitet e fundit ishte humbja në emigracion e stafit pedagogjik, dhe rënia e nivelit dhe motivimit të studentëve të matematikës.

Kur keni ardhur në këtë kontinent dhe cila ka qenë rruga e ardhjes suaj deri në Amerikë?

Kur isha pedagoge në Universitetin e Tiranës u lidha nëpërmjet një burse Europiane me

Prof. Geoge Dassios në Universitetin e Patras në Greqi, i cili më udhëhoqi per doktoraturën dhe më futi në drejtimin e problemeve të anasjellta për ekuacionet diferenciale me derivate të pjesëshme. Megjithëse për arsye burokratike dizertacinin e mbrojta në Tiranë, punimi i tezes nën udheheqjen e Prof. Dassios u botua në disa revista ndërkombëtare dhe kjo më dha mundesinë të fitoja bursën postdoktoraturë prestixiose gjermane “Alexander von Humbold Fellowship” dhe shpenzova 2 vjet ne Univeritetin e Shtutgartit ne Gjermani duke bëre vetëm vëtëm kërkime shkencore në matematike. Aje fillova të bashkëpunoj me nje koleg nga University of Delaware në Amerikë, qe më dha mundësinë  të shkoja ne këtë universitet përsëri si kërkuese shkencore postdoktorature. Në University of Delaware pata fatin e madh të punoja me Prof. David Colton, një autoritet në specialitetin tim, që u bë mentrori im dhe bashkëpunëtori im me i afërt; kemi shkruar 4 libra shkecore bashkë dhe shume artikuj. Ngaqë puna ime ishte e suksesshme University of Delaware me ofroj pozicion në departamentin e matematikës fillimisht si assistant professor ku pastaj mora dhe titullin e profesorit.

Ju jeni profesore e matematikës në Rutgers University në një nga universitetet e mirënjohura në shtetin e Nju Xhersit dhe Amerikë ju lutem na flisni si u emëruat në këtë universitet dhe vështirësitë që ju mund të keni hasur derisa arritët në mësimdhënie nënivelin universitar dhe post universitar?

Ndërkohë qe isha në Univerity of Delaware, isha njohur si experte në fushën time të kërkimeve shkencore (siç e thashë më lart “Inverse Problems for Partial Differential Equations”). Dhe një ditë mora një email nga shefi i Departamentit të Matematikës në Rutgers University që më ftonte për një interviste pune. Kjo ështe praktikë e zakonshme që universitet e mira aplikojnë për emerimin e senior faculty. Mbas intervistës, Rutgers me ofroj posicion si Professor që e pranova me kënaqesi dhe leviza nga Delaware ne Rutgers ne 2015. Departamenti i Matematikës at Rutgers University, New Brunswick është i 16 ne botë. Une jam shumë e kënaqur të punoj këtu.

Mësimdhënia është vetëm një e treta e ngarkesës; udheheqja e studentëve te doktoratures, mentorimi i post-doktoranteve dhe kerkimi shkencorë përbejnë pjesën tjeter. Ky është pasioni im dhe vështirësitë qe dalin i shoh si pjesë e punës dhe forcë që me shtynë përpara.

Cilat janë disa nga punimet (librat) dhe prezantimet tuaja shkencore si e ftuar nderi në konferenca të ndryshme shkencore në botë?

Kam shkruar 4 monografi shkencore mbi 100 artikuj original shkencor, kam udhëhequr 5 studentë, puna ime shkencore suportohet me grants nga National Science Foundation dhe Air Force Office of Scientific Research, jam në bordin e editorëve te 5 revistave shkencore kryesore ne fushen time, jam ftuar mesatarisht 10 herë ne vit te jap leksione në konferenca ndërkombëtare dhe universitete ne Amerike, Canada, Europe, Hong Kong.  Jam me fat të bashkëpunoj me kolege dhe të punoj me studentë nga vënde të ndryshme të botës. Këtë vit pata nderin të marr titullin “Fellow of American Mathematical Society” http://www.ams.org/profession/ams-fellows/new-fellows me diçituren “For contributions to analysis of partial differential equations especially in inverse scattering theory”.

Në cilat revista prestigjioze i keni botuar punimet tuaja shkencore?

Librat i kam botuar ne Springer dhe SIAM Publications, artikujt në revista ndërkombëtare matematike me “peer review” dhe me influencë në fushën e ekspertizës time.

Duke qenë profesore e matematikës midis dy kontinenteve cilat janë disa nga dallimet midis mësimdhënies në Amerikë dhe Shqipëri, sepse matamatika duke qenë një lëndë egzakte doemos qëështë njëlloj, por në pyetjen time e kam fjalën në metodikën e mësimdhënies dhe ku ecën studenti mëshumë?

Metodika e mesimdhënjes  në nivelin universitar të përgjithshëm ne Amerikë ështe më shumë intuitive  dhe “recipe-based” në krahasim  me “theorem-proof” në Shqipëri. Por programi “honors” universitar dhe postuniversitar në Amerikë eshte shumë rigoroz. Ne këtu në Rutgers kemi studentë  impresues ne nivelin “honors undergraduate” dhe pasuniversitar.

Duket që matamatika , precizioni i saj, saktësia perfekte mendoj që ju ka bërë të eleminoni gabimet e jetës, kur të tjerët mund t’I keë bërë me pashë në jetë, sa e vërtetëështë që precizioni I saj, njohuritëabstrakte të ndërtuara me ndihmën e arsyetimeve logjike mbi koncepte të tilla si numrat, figurat, strukturat dhe transformimet nuk të le tëgabosh lehtë?

Jeta pa gabime nuk është reale dhe njerëzore (nuk po zbuloj gabimet e mia këtu). Matematika të bën të konkludosh me llogjike perfekte në vendimet kur përdor medimin. Shumë herë gabimet në jetë janë impulsive. Nganjëherë llogjika të krijon probleme me njeëzit jo-llogjikë të cilët nuk i shmang dot në çdo nivel të jetës. Për më tepër ne matimatikanët jemi “idealist”, “perfeksionist” dhe “praktikisht naivë”  – recetë për gabime.

Si e ndjeni shpirtërisht lidhjen e matematikës me letërsinë?

Letërsia dhe matematika “both touch at the finest of human creativity” dhe “both use the power of analytical thinking”. Më pëlqen të lexoj fiction dhe biography.  Por vajza shkruan poezi dhe prozë të shkurtër – kur flasim bashkë vëmë re që të dyja jemi në – “our own abstract world”

Matematika duke qenënjë mjet esencial në shumë fusha si inxhinieria, shkencat natyrore, mjekësia, financa dhe shkencat sociale, mendoni se mund të ndihmojë progresivisht dhe nënivelet më të larta të politikës, pse jo deri në presidencën e vendit tonë amë?

Teorikisht jam dakort. Ne fakt vendi ynë (si çdo vend tjetër) ka nevojë për njërez të mendimit të fuqishëm dhe llogjikës. Por nganjëherë pushteti të korrupton. Këtë e shikojmë shpesh në botë. Unë i rri larg politkës – kjo nuk do te thotë qe nuk pozicionohem për çështje të rëndësishme te shoqërisë – në fakt e mbaj veten të informuar dhe pëpiqem të influencoj ndryshime për mirë në shoqëri. Shpesh kur shikoj gjëra në Shqiperi dhe botë që nuk ia gjej kutimin, per mua matematika ka qenë “my little corner of escape where everything makes sense”.

Cili eshte komenti juaj për demonstratat e studentëve në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë si eksperte në këtë fushë për më tepër në matematikë ngase përfundimet tuaja të përgjithshme janë dhe rrjedhim logjik i aksiomave?

Nuk i di mire detajet dhe dinamikën e brëndeshme te këtyre ngjarjeve (shpesh shtypi ku merret informacioni është i njëanshem), kështu që nuk mund të jap opinion të informuar.

Kohet e fundit u mbajt Samiti i Diasporës në Tiranë, cilat janë disa nga mendimet tuaja rreth Samitit të Diasporës të organizuar nga Kryeministri Rama dhe Ministria e Diasporës?

Unë nuk isha e ftuar, asnjë nuk më kontaktoj në lidhje me Samitin – mesa duket rekordet e mia nuk më kualifikojnë si pjesë të elitës të diasporës (e ndjej sidomos kur ftohem nëpër bote, sepse më duket sikur vlerësohem nga çdo vend tjetër perveç vendit tim). Mund të them si vëzhguese e jashtme samitet nëse nuk shoqërohen me veprime konkrete nuk kanë vlerë. Janë aq shumë intelektualë shqiptarë te sukseshëm nëpër botë, dhe institucionet në Shqiperi duhet të lehtësojne konkretisht, sinqerisht, pa axhenda dhe paragjykime,  pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në fusha të ndryshme të jetës, arsimit dhe kulturës shqiptare.

Cila është familja juaj?

Kam bashkëshortin dhe një vajze. Bashkëshorti – Astriti – më ka suportuar në çdo hap të karrierës time, nuk është mërzitur nga orët e gjata të punës, udhëtimet për kohë të gjata, fundjavat e zëna dhe irritimet e mia kur nuk me ecte zgjidhja e problemit matematik.

Vajza, Annie është një studiuse dhe krijuese shumë e talentuar ne letërsi. Tani ajo studion sukseshëm në Rutgers University comparative literature and creative writing.  Shkruan në shqip dhe anglisht. Megjithëse erdhi e vogël në Amerike, gjuhën shqipe e mësoi vetë duke lexuar.

Pyetja e fundit cilat jane disa nga planet tuaja studimore dhe shkencore për të ardhmen?

Do vazhoj me projektet shkencore që kam dhe me detyrën fisnike të edukimit matematik të brezit të ri.

Bisedoi: Keze Kozeta Zylo, shkrimtare, publiciste, mësuese dhe themeluese e Shkollave Shqipe në New York

4 Maj, 2019 New York

Filed Under: Featured Tagged With: Fioralba Cakoni-Keze Kozeta Zylo

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 336
  • 337
  • 338
  • 339
  • 340
  • …
  • 901
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Garancia Publike për Emigrantët
  • Nëntë njohje de-facto për Kosovën
  • RIZGJEDHJA E PRESIDENTES OSMANI ËSHTË INTERES SHTETËROR DHE KOMBËTAR
  • Stuhi dimërore historike në SHBA: Mbi 10 mijë fluturime të anuluara, miliona qytetarë nën akull, borë dhe të ftohtë ekstrem
  • KELETI UJSÁG (1931) / “NJË MUAJ PRANË MBRETIT ZOG, THEMELUESIT TË SHQIPËRISË MODERNE…” — INTERVISTA ME MÁRTON HOSSZÚ, PIKTORIN NGA KOLOZSVÁR-I
  • Si “Albanian Mafia” zëvendësoi Cosa Nostra-n dhe po rrezikon Shqipërinë
  • Për vendlindjen, komunitetin e kombin…
  • Kur liria e njërit, bëhet burgu i tjetrit 
  • Eleganca në mërgim – gruaja me mantelin e Shqipërisë
  • Çfarë na ka mbetur nga trashëgimia e Ismail Qemal Vlorës?
  • Përkujtojmë në ditën e lindjes poetin, shkrimtarin dhe dramaturgun e shquar Viktor Eftimiu
  • 𝐖𝐢𝐧𝐬𝐭𝐨𝐧 𝐂𝐡𝐮𝐫𝐜𝐡𝐢𝐥𝐥 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐞𝐭𝐚𝐧𝐭𝐚 𝐋𝐢𝐧𝐝𝐣𝐞-𝐏𝐞𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐢𝐦
  • DËSHMI LETRARE E NJË KOHE TRAGJIKOMIKE  
  • SHBA dhe arkitektura e re e paqes globale: Diplomacia strategjike dhe ndërtimi i rendit të ri ndërkombëtar në epokën e demokracive të avancuara
  • Isa Boletini, Rënia si Akt Themelues i Ndërgjegjes Kombëtare dhe Alarm i Përhershëm i Historisë Shqiptare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT