DEGA E VATRËS NË HARTFORD ZGJODHI KRYESINË E RE NËN DREJTIMIN E PROFESORIT MILAIM TAHIRI/
Me datën 04/20/2019 në një ambient të këndshëm dhe në praninë e një numri të konsiderueshëm te anëtarëve dhe simpatizantëve të Vatres u mbajt Kuvendi Zgjedhor i degës së Hartfordit. Nga New Yorku kishin ardhur përfaqësuesit e Qendrës së Vatrës: nenkryetari z.Agim Rexhaj dhe anetari i Keshillit te Vatres z.Ramadan Gashi. Mbledhja u hap nga z.Prend Qetta, i cili së pari të gjithë mysafirëve dhe të pranishmëve u uroi mireseardhje, dhe mëpastaj informoi për rendin e ditës.
Më pas nënkryetari i degës z.Arben Zeqiraj duke i falenderuar mysafirët për ardhjen e tyre , vazhdoi fjalimin duke shpalosur aktivitetin e Vatrës që nga formimi i degës e deri me sot, ku në fokus ishte rëndësia e vazhdimësisë se Vatrës për promovimin e vlerave shqiptare, ruajtjen e gjuhes shqipe dhe tradivae si dhe promovimin e Kultures kombetare. Ai shprehu një vlerësim dhe falenderim të veqantë per punën e palodhshme të ish kryetarit z. Nesim Mucollari i cili për arsye personale ka dhënë dorëheqje. Me tutje ai falenderoi vatranët e Hartfordit që nga më i vjetri z.Andon Rrumbullaku, dhe gjithë bizneset qe ndihmuan në aktivitet e degës Vatra.
Më pas fjala i u dha z. Agim Rexhaj i cili foli per historikun dhe rrugën qe ka kaluar Vatra gjatë viteve, si dhe aktivitetet dhe rolin e saj gjate historise deri ne ditet e sotme. Z. Agim Rexhaj e vlerësoi punen e deges së Vatres në Hartford dhe premtoj perkrahje nga Qendra e Vatres per degën tonë. Me pas z.Ramadan Gashi foli për rëndësinë e Vatrës dhe në vecanti për Gazetën Dielli dhe rrugën e saj 110 vjecare, duke vënë në pah rëndësinë e Diellit në pasqyrimin e gjitha ngjarjeve historike të shqiptarëve në 110 vjet të ekzistimit të saj.
Më tutje u vazhdue me një diskutim gjithëpërfshirës për mundësitë e realizimit të aktiviteteve të ndryshme në Connecticut dhe modalitet për realizimin e tyre.
Procesi zgjedhor filloi me prezentimin e listës së anëtarëve nga ana e sekretarit z.Ilir Gjomarkaj. Pas verifkimit te listave, diskutimeve për zgjedhjet dhe sqarimet e bëra lidhur me rregullat e përcaktuara në Kanunoren e Vatrës për zgjedhjet. Pasi u vlerësua se ekziston kuorum i mjaftueshem, u vazhdua me propozimet per kryesinë e re. Gjithnjë në një frymë shumë pozitive ashtu si u ka hije vatranëve, u bënë propozime për kryesinë e re, dhe u votua një për një kryesia e re qe do të drejtoj degën e Vatres në Hartford.
Me votim unanim u vendos qe kryetar të zgjdhet z.Milaim Tahiri, profesor univerisiteti, i cili mori përkrahjën e të gjithë te pranishmëve. Më pas u vazhdue me zgjedhjen e anëtarëve të tjere të kryesisë, që do të drejtoi degën e Vatrës në Hartford.
Kryesia e re e degës së Hartfordit e votuar unanimisht nga gjithe te pranishmit:
1. Prof. Milaim Tahiri ( Kryetar)
2. Prof. Arben Zeqiraj (Nënkryetar)
3. z. Ilir Gjomarkaj (Sekretar)
4. Prof. Prend Qetta (Arkëtar)
5. z.Agim Cinxo (Anëtar)
6. Ing. Bashkim Bufi
7. Ing. Besmir Xhurxhi
8. Prof. Bujar Konjusha
9. Prof.Dr.Halil Xhimnica
10.Prof.Nijazi Jashari
Pas votimeve z. Milaim Tahiri mori fjalen dhe falenderoj të gjithë për besimin e dhënë për drejtimin e Degës së Vatrës ne Hartford, dhe u lut per përkrahjen nga të gjithë te pranishmit në realizimin e aktiviteteve dhe angazhimeve me kryesinë e re. Kryetari i ri premtoi se do të punoj me organizatat tjera për të mirën e komunitetit dhe do të perfaqësoj me dinjitet Vatrën kudo që është nevoja.
Mbledhja u mbyll me një koktej rasti me rastin zgjedhjes se kryesisë se re dhe njëkohësisht me rastin e 5 vjetorit te deges Vatra Hartford. Këtë koktej e bënë më madhështor këngëtaret Engjell Koca dhe Paulin Gega qe kënduan disa këngë patriotike për të pranishmit.